Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dy pėrvjetor tė Shqipėtarve; 134 vjet Lidhje,100 Vjet ndarje

Go down

Dy pėrvjetor tė Shqipėtarve; 134 vjet Lidhje,100 Vjet ndarje Empty Dy pėrvjetor tė Shqipėtarve; 134 vjet Lidhje,100 Vjet ndarje

Post by Naki Sun 24 Jun 2012, 01:22

Me rastin e kėtij pėrvjetori tė madh dhe ndėr mė tė rėndėsishmit tė historisė sonė, pėrveē rikujtimit tė datės sė formimit tė Lidhjes Kombėtare Shqiptare dhe Prizrenit si vend ku ajo lindi, me pietet duhet tė pėrkujtohen dhe nderohen krijuesit e saj tė devotshėm tė cilėt dhanė ēdo gjė nga vetja pėr ta shpėtuar popullin shqiptar nga kėrcėnimet serioze qė kishin vėnė nė rrezik ekzistencėn e tij, edhe pse kombi ynė sivjet plotėson njė shekull qė kur mbeti i ndarė nė disa shtete.
Heronjtė e Lidhjes ishin ata,tė cilėt nuk u ndalėn para asnjė sakrifice,vuajtje a sfide sado e madhe qoftė ajo pėr atdhe, pėrkundėr ndėshkimeve tė rėnda, syrgjynosjeve tė gjata, burgjeve drakonike, helmimeve dhe flijimit tė jetės sė tyre tė shtrenjtė. Asnjėra nga kėto figura tė ndritshme kombėtare, nuk kaloi pa persekutimet dhe pėrjetime nga mė tė hidhurat, tė cilat mundi ti shpaguante vetėm liria e arritur kombėtare si vlerė mbi vlerat e cila nuk ka ēmim dhe pėr tė ia vlen tė flijohet ēdo gjė, pėrfshi edhe jetėn.
Pas mė tepėr se 4 shekujsh robėrie,e para Lidhja e Prizrenit organizoi shqiptarėt rreth idesė sė madhe tė lirisė sė tyre dhe ēlirimit tė atdheut,duke bashkuar forcat mė pėrparimtare tė kohės si dhe intelektualėt mė tė njohur tė kombit. Ajo angazhoi ushtarakėt mė tė zot qė kishin trojet tona, ashtu si dikur Besėlidhja e Lezhės nė kohėn e lavdishme tė Skėnderbeut e cila i vuri nė veprim tė gjitha forcat aktive,duke krijuar pėr herė tė parė edhe njė platformė gjithėkombėtare politike dhe ushtarake tė veprimit,pėr mbėshtetjen me forcė tė ēlirimit dhe bashkimin kombėtar, pa projektin e tė cilės shqiptarėt vėshtirė se para 100 vitesh mund tė arrinin Shqipėrinė e lirė, dhe tani Kosovėn shtet
Heronjtė e saj ishin figurat mė tė ndritura tė kombit, tė cilėt vinin nga tė gjitha trevat ku flitej shqip; si Kosova, Shqipėria, Ilirida, Ēamėria, trojet shqiptare nėn mal tė zi,Kosova Lindore dhe shqiptarėve nė pėrgjithėsitė, tė njohur jo vetėm nga kėngėt patriotike qė atyre u kėndoheshin por pėr veprat e mėdha kombėtare qė ata arritėn ti realizonin.
Nga ata nisi dhe u jetėsua ēdo e arritur serioze qė ka tė bėj me mbijetesėn dhe ekzistencėn e kėtij populli, qė nga ringjallja e ndėrgjegjes sė mjegulluar kombėtare, zhvillimi arsimor dhe kulturor e deri te lufta pėr pavarėsi dhe krijimit tė shtetėsisė shqiptare.
Siē ėshtė pėrsėritur disa herė edhe gjatė historisė sė ekzistencės sonė,populli shqiptar nė tė gjitha kohėt kishte armiq tė shumtė tė cilėt pėrpiqeshin hapur pėr shuarjen e tij, ndaj nuk ishte vetėm robėria pesėshekullore - ajo, e cila shqiptarėt do ti sillte para asimilimit, por ishin edhe aleancat sllavo-ortodokse ato, tė cilat synonin me ēdo kusht zhdukjen e pėrgjithshme tė kombit tonė.
Nė krye tė kėtyre aleancave, printe gjithmonė Rusia e cila herė fshehtas e herė hapur, pėrmes marrėveshjeve me fuqitė tjera vendimmarrėse, qė nga marrėveshja e fshehur e vitit 1877 nė Budapest, parashihte okupimin e Kosovės nga Serbia, tė Ēamėrisė nga Greqia dhe viseve veriore tė Shqipėrisė nga Mali i Zi.
Marrėveshjet e saj tė hershme dhe tė vonshme si dhe aleancat sllavo ortodokse tė vendeve hegjemoniste fqinje, jo vetėm se do t'i qonin shqiptarėt nė prag tė njė shthurje tė rrezikshme territoriale por edhe tė shuarjes sė tyre kombėtare.
Pas marrėveshjes sė fshehtė tė Budapestit, mė 24 prill tė vitit 1877 do tė fillonte lufta Ruso-Turke e cila do tė pėrfundonte mė 31 janar tė vitit 1878, kurse rreth njė muaji mė pas pra mė 3 Mars tė atij viti, afėr Stambollit do tė nėnshkruhej marrėveshja e Shėn Stefanit, e cila jo vetėm se nuk do t'i pėrmendėte fare shqiptarėt por edhe trojet e tyre do tė ndaheshin sipas shijeve sllave.
P.Sh. Bullgaria, do tė pushtonte Korēėn, Pogradecin, Dibrėn, Gostivarin, Kėrēovėn, Tetovėn, Shkupin, Kaēanikun dhe Kumanovėn.
Serbia, kishte okupuar viset veriore tė Kosovės deri nė afėrsi tė Mitrovicės, kurse
Mali i Zi, Plavėn, Gucinė, Hotin, Grudėn, Anamalin, Rugovėn, Krajėn dhe qytetin e bukur bregdetar tė Ulqinit. Ndėrsa pjesa tjetėr e trojeve tona do tė ngelej edhe mė tej nėn perandorin turke.
Edhe pse shqiptarėt fuqishėm do ta kundėrshtonin pushtimin e tokave tė tyre dhe traktatin e Shėn Stefanit, rishqyrtimi i vendimeve tė tij do tė arrihej vetėm pas hedhjes poshtė edhe nga Fuqitė e mėdha, e sidomos nga Austro-Hungaria.
Ndaj pas mė tepėr se tre muajsh, nga 13 Qershor deri mė 13 Korrik tė vitit 1878 do tė mbahej Kongresi i Berlinit, nė tė cilin do tė silleshin vendime tė reja pėr vendosjen e kufijve nė Evropė dhe Ballkan, tė cilat as kėsaj radhe pėr popullin shqiptar, nuk ishin aspak fatlume.
Paralajmėrimi i mbajtjes sė Kongresit tė Berlinit, u bė njė shtysė mė tepėr pėr shqiptarėt qė tė bėnin njė organizim mė tė mirė kombėtar. Kėshtu qė mė 10 Qershor tė vitit 1878, para mėse 134 vitesh, do tė mblidheshin rreth 300 delegatė nga tė gjitha krahinat e popullit tonė nė Prizren ku do tė krijonin Lidhjen Kombėtare Shqiptare e cila edhe pse kishte atributet e njė qeveri tė mirėfilltė evropiane, pėrfaqėsuesit e shqiptarėve nuk do tė pranoheshin nė Kongresin e Berlinit, bile do t'u mohohej edhe fjala nė punimet e tij me arsyetimin se nuk ekzistuaka kombi shqiptar dhe Shqipėria na qenka vetėm njė shprehje gjeografike, siē do tė shprehej kancelari i atėhershėm i Gjermanisė Otto Bismarku para delegacionit shqiptar tė udhėhequr nga Abdyl Frashėri.
Ndaj, edhe nė Kongresin e Berlinit u vendos qė tokat e tyre tu epeshin shteteve fqinje, si p.sh;
Serbisė krahinat shqiptare tė Pirotit, Trenit, Vrajės dhe Nishit.
Malit tė Zi: Tivarin, Podgoricėn, Plavėn, Gucinė ,Rugovėn dhe Kolashinin, kurse,
Greqia pushtoi trojet shqiptare deri nė lumin Kalamas dhe Sele-mavria, qė pėrfshinte pjesėn mė tė madhe tė Ēamėrisė.
E sjellė para akteve tė kryera, Lidhjes Kombėtare Shqiptare, nuk do t'i mbetej rrugėdalje tjetėr pėrveē organizimit ushtarak, pėr mbrojtjen me luftė tė trojeve shqiptare e cila shumė herė u tregua e aftė dhe e zonja ti mbronte ato me grykėn e pushkės pėr ēka edhe fuqitė e mėdha do tė detyroheshin disa herė tė provonin (gjoja) gjetjen e zgjidhjeve alternative, duke bėrė zėvendėsimin e njė toke me njė tokė tjetėr, por gjithmonė shqiptare, pėr tua falė fqinjėve tanė hegjemonist e grabitqar.
Kėshtu do tė fillonte mbrojtja e organizuar ushtarake e trojeve tona etnike para 134 vitesh, pas 10 qershorit tė vitit 1878 kur do tė formohej, Lidhja Kombėtare Shqiptare njė pjesė e projektit kombėtar tė sė cilės do tė realizohej, rreth 34 vite pas krijimit tė saj, me datėn historike tė 28 Nėntorit tė vitit 1912, kur do shpallej pavarėsia e Shqipėrisė.
Ndaj, ky vit mund tė konsiderohet si viti i parė me fat pėr shqiptarėt ani pse edhe ai solli vetėm njė fat tė pjesshėm pėr shqiptarėt, ngase mė tepėr se gjysma e kombit dhe trojeve tona etnike pa dėshirėn e tyre edhe pėrkundėr luftėrave tė gjata qė ata zhvilluan pėr ēlirim, prapė do mbeteshin jashtė kufijve tė shtetit tė sapo krijuar kombėtar, pėr tė cilėt edhe pas rreth 500 viteve tė kaluara nėn sundim, pushtimet e huaja dhe robėria mbi ta nė disa pjesė tė etnisė sonė tash e 100 vite ajo vazhdon.
Ndaj, besoj se me tė drejtė,populli ynė kritikon mosveprimet e qeverive tė Shqipėrisė dhe Kosovės tė cilat nuk kanė bėrė asnjėherė sa duhet pėr bashkimin e kombit dhe trojeve tona etnike tė ndara pėr mėse njė shekull. Madje edhe ata individ apo grupe tė cilėt pėrpiqen pėr bashkim, tė dy qeveritė pėrkujdesen- qė pėrpjekjet e tyre tė shantazhohen dhe mbeten pa mbėshtetje, nė vend se para kėtij provimi tė madh edhe ata tė ndihmojnė e veprojnė kombėtarishtė dhe gjenden aty ku bėhet bashkimi.
Udhėheqėsit e Lidhjes,ndryshonin shumė nga politik-bėrsitė e sotėm shqiptar, ngase ata dhanė ēdo gjė nga vetja e shumė sish edhe jetėn e tyre tė shtrenjtė pėr lirinė dhe bashkimin e kombit,tė cilėt pėr kontributin qė dhanė u bėnė tė njohur si pėr historinė tonė ashtu edhe pėr atė ndėrkombėtare edhe pse shumė sish besnikėrinė ndaj kombit dhe atdheut, do t'i paguanin me jetėt e tyre tė shtrenjta.
Shembuj tė tillė ka shumė,por ndoshta do tė mjaftonte qė kėsaj radhe t'i kujtojmė disa nga ta:
Po fillojmė me, Sefė Kosharen i cili pas plagosjes nė luftė kundėr hordhive pushtuese turke do tė kapej nga turqit nė mes tė Slivovės dhe Shtimes, i cili edhe para litarit tė ngritur pėr varjen e tij, mė pėrpara do ta pranonte vdekjen se sa tradhtinė ndaj idealeve tė Lidhjes Kombėtare Shqiptare.
Madje luftėn e Lidhjes pėr ēlirim kombėtar, ai as me ēmimin e jetės, nuk do ta dėnonte, siē kėrkonte nga luftėtarėt shqiptar, Dervish Pasha, pėr tua falur atyre jetėn.
Ndaj edhe pse i plagosur rėndė heroi do tė varej nga Dervish Pasha nė njė lis nė mes tė fshatit, qė tė tmerroheshin edhe shqiptarėt e tjerė tė cilėt kėrkonin ēlirimin e Atdheut tė tyre nga Perandoria turke.
Mic Sokoli njėri ndėr udhėheqėsit mė luftarak dhe mė trima qė kishte Lidhja Kombėtare Shqiptare, do tė ngrihej nė Legjendė tė pavdekshme kombėtare: Ai nė shpirtrat dhe zemrat e patriotėve shqiptar jeton edhe sot, i cili do tė binte heroikisht nė dyluftimin trimėror me grykėn artilerike tė topit turk, qė vriste luftėtarėt e tij.
Ali Ibra njėri nga anėtarėt mė trima tė shtabit udhėheqės tė ushtrisė sė Lidhjes,nė luftimet kundėr forcave pushtuese tė perandorisė turke, do tė printe nė ballė tė betejave, i cili nuk do tė ndalonte luftimet mbi "vraē" tė zi as kur do tė plagosej rėnd, edhe pse do ti shkonte gjaku pėr zingji.
Abdyl Frashėri pas kapjes sė tij nga turqit, pranė Elbasanit, do tė dėnohej dhe syrgjynosej deri nė vdekje nė Stamboll, por as ai nuk do t'i dėnonte veprimet e Lidhjes Kombėtare Shqiptare, nė kėmbim tė faljes sė dėnimit nga sulltani.
Ymer Prizreni, edhe pas shuarjes sė Lidhjes, nuk do tė dorėzohej dhe pas njė qėndrimi disa mujor nė Malėsinė e madhe tė Ali Ibrės, Mic Sokolit, Mehmet Shpendit, Zeqir Halilit etj, i mundur nga mosha, do tė strehohej nė Ulqin, ku edhe pas burgosjes sė bashkėshortes dhe vajzave tė tij tė cilat do tė dėrgoheshin pėr vuajtjen e syrgjynosjes nė Turqi, nuk do tė pranonte kushtet e pushtuesit turk.
Ai madje nuk do tė mashtrohej nga premtimet pėr falje dhe nuk do joshej as nga ofertat turke pėr privilegje dhe pasuri pėrrallore qė i ofroheshin nga Perandoria,tė cilave si hero i dėshmuar kombėtar qė ishte dhe mbeti pėrgjithmonė, do t'u pėrgjigjej me shumė vendosmėri, se; edhe po tė mė vej- mbreti nė fronin e tij, nuk dua tė dėgjoj mė pėr Turqi.
Kėshtu qė Kryetari i devotshėm i Qeveris sė Lidhjes sė Prizrenit, do tė qėndronte nė Ulqin deri nė vdekjen e tij, e cila edhe pse ai tanimė ishte nė njė moshė tė shtyrė, do ti vinte nga njė atentat me mjete tė forta, tė kryer nga agjentėt Turq e malazez, mu para derės sė shtėpisė ku ai banonte.
Sylejman Vokshi me gjithė shpėrndarjen e Lidhjes nga Perandoria nuk do t'i ndalonte luftimet kundėr Turqisė nga kryengritja nė kryengritje deri nė kapjen e tij me tradhti, gjatė luftimeve qė zhvilloheshin nė Gjakovė nga rreth 3 mijė malėsor tė udhėhequr nga ai dhe Ali Ibra, tė cilėt pėrgatiteshin pėr tė ēliruar edhe Prizrenin.
Pra kėta ishin vetėm disa nga luftėtarėt dhe heronjtė e pa harruar tė kombit tė cilėt betimin e tyre pėr jetėsimin e idealeve tė Lidhjes sė Prizrenit e cila kishte organizuar luftėn pėr Liri dhe bashkim kombėtar tė tė gjitha trojeve etnike shqiptare, do ta qonin deri nė fund duke mos e ndalur betejėn pėr tė gjallė tė tyre.
Ata do tė mbeten pėrherė emra tė mėdhenj dhe tė pavdekshėm, tė cilėt nuk lejuan kurrė tė luhet me fatin e kombit dhe as pranuan ndonjėherė kompromise nė dėm tė tij. Qėllimi i luftės sė tyre tė shenjt ishte dhe mbeti formimi i njė shteti tė pėrbashkėt kombėtar, pėr tė gjithė shqiptarėt, i cili do tė shtrihej nė tė gjitha trojet tyre etnike siē ishin vilajeti i Prizrenit, Shkodrės, Manastirit dhe Janinės.
Nė luftimet e Lidhjes, edhe pse i ri, do tė merrte pjesė edhe heroi Isa Buletini i cili dha shembullin e njė atdhetari tė pėrkryer dhe luftėtari tė devotshėm kombėtar, qė nga 21 prilli i vitit 1881, si luftėtar 17 vjeēar dhe njėri nga ushtarėt mė tė ri tė Lidhjes sė Prizrenit, nė betejėn heroike tė Slivovės, tė udhėhequr nga heronjtė Mic Sokoli, Ali Ibra dhe Sefė Kosharja e Sylejman Vokshi, kundėr forcave pushtuese turke tė gjeneralit gjakatar tė Perandorisė Osmane, Dervish Pashės.
Ndaj, edhe pse Lidhja e Prizrenit do tė shuhej nė vitin 1883, pjesėmarrja e Isa Buletinit nė betejat e saj ishte edhe njė Garanci, se lufta pėr liri edhe pas saj do tė vazhdonte, deri nė ēlirimin definitiv tė trojeve tona nga Perandoria turke.
Ndaj, nė momentet mė tė vėshtira, pėrball problemeve pėr jetė a vdekje para tė cilave ishin vėnė shqiptarėt, kur pothuajse askush nė Evropė as Botė nuk interesohej pėr fatin e tyre, Isa Buletini me bashkėluftėtarėt dhe nxėnėsit e devotshėm tė Lidhjes Kombėtare Shqiptare, do tė ngriheshin si feniksi nga hiri i luftėrave shkatėrrimtare me perandorin turke, pėr ta quar luftėn idealeve kombėtare tė Lidhjes pėrpara deri nė ēlirimin definitiv tė atdheut dhe pranimin e shqiptarėve si komb nė historinė mė tė re tė kombeve qė krijoheshin nė fund shek. XIX dhe fillim shekullin -XX.
Lidhjes Kombėtare Shqiptare e Prizrenit,lindi si nevojė e kohės pėr shpėtimin e kombit, e krijuar me 10 Qershor tė vitit 1878, nga figurat mė brilante qė kishte vendi dhe trojet tona etnike kudo jetonin shqiptarėt.
Ato qė ishte pėrpjekur ti arrinte Abdyl Frashėri, Ymer Prizreni, Sylejman Vokshi, Mic Sokoli, Sefė Kosharja, Ali Ibra etj. para rreth 30 vitesh mė parė,tani kishte ardhė radha qė me luftėn e tyre ti jetėsonin Hasan Prishtina, Isa Buletini, Bajram Curri, Ismail Qemali, Mehmet Deralla, Luigj Gurakuqi, Zeqir Halili, Kadri Prishtina, Bajram Daklani etj, tė cilėt ishin po aq patriot sa edhe tė parėt.
Madje, edhe Idealet e Lidhjes, kėta do t'i qonin njė hap mė tej duke arritur me luftėn e tyre heroike ta ēlironin atdheun e shqiptarėve nga robėria turke. Megjithatė lirinė e arritur me gjak e mund dhe shumė sakrifica, do ta gėzonte vetėm njė pjesė e atdheut dhe pak nga heronjtė e saj, qoftė nga pushtimi i pjesėve mė tė mėdha tė tokave shqiptare nga shtetet hegjemoniste fqinje, qoftė nga luftėrat e brendshme qė kishin shpėrthyer pėr marrjen e pushtetit nė Shqipėri, nė gjysmė-shtetin atėhershėm ende tė pa konsoliduar shqiptar.
Pėrkujtimi i Lidhjes Kombėtare Shqiptare na rikthen edhe njė herė nė kohėn e para 134 vitesh, kujtim qė na bėn tė mendojmė thellė se ēfarė ėndrrash tė mėdha kishin shqiptarėt atėherė, dhe sa tė vendosur ishin ata atėbotė, pėr realizimin e idealeve tė tyre kombėtare, pėr njė popull tė cilit nuk i mungonte vetėm liria dhe shteti, por edhe mbėshtetja pėr to, kur Populli Shqiptar, i kishte tė ndaluara shkollat nė gjuhėn e tij, tė cilit i refuzohej kombėsia dhe e drejta pėr tė pasur shtet, si nga perandoria pushtuese turke, ashtu edhe nga shtetet hegjemoniste fqinje, duke mos harruar edhe shumicėn e fuqive tė mėdha tė cilat mbanin qėndrim shumė tė ashpėr anti-shqiptar.
Ndaj vetvetiu lind pyetja; Sa idealistė tė mėdhenj duhet tė kishin qenė ata heronj tė kombit tė cilėt luftuan me mish e me shpirt pėr lirin e popullit dhe krijimin e shtetit tė tyre kombėtar, tė cilėt pėrkundėr sfidave tė panumėrta dhe sakrificave tė mėdha, njė ditė arritėn qė nga lindja e ėndrrės sė tyre pėr liri tė realizonin edhe idealin kombėtar pėr pavarėsi, heronj qė e ardhmja do t'i bėnte krenar me kombin dhe atdheun e tyre tė ēliruar dhe tė njohur e pranuar ndėrkombėtarishtė tė cilin ne sot e gėzojmė, pėr aq sa ai ėshtė..
Dėshira pėr urimin e kėtij pėrvjetori historik dhe 100-vjetorin e shtetit shqiptar, edhe pas 134 vjetėsh nga formimi i Lidhjes sė Prizrenit dhe 100 vjetėve tė kaluara nga shpallja e Pavarėsisė sė Shqipėrisė,edhe sot na mundon nga padrejtėsitė tė cilat shqiptarėt i pėrcollėn gjatė gjithė historisė sė ekzistencės sė tyre si komb i ndarė dhe nėn sundimin e disa shteteve tė rajonit.
Madje edhe nė Kosovėn e shpallur shtet,pjesa veriore e saj edhe 13 vjet pas ēlirimit dhe katėr vite pas shpalljes sė pavarėsisė sė saj,mbetet e okupuar nga strukturat kriminale dhe policore tė Serbisė tė cilat gjatė kėtyre 13 viteve, asnjėherė nuk pushuan sė vepruari nė atė pjesė tė vendit tonė.
Organet pėrgjegjėse tė sigurisė vendore dhe asaj ndėrkombėtare, dėshtuan tė sigurojnė popullatėn shqiptare nė veri tė vendit nga e cila jo vetėm se janė pėrzėnė me forcė mbi 10 mijė shqiptar por dėbimet e heshtura tė tyre vazhdojnė edhe sot e gjithė kohėn pa ndalė edhe pse tė paktėn KFOR-i do duhej tė garantonte jetėn e shqiptarėve tė lėnė nė mėshirėn e fatit.
Atje bandat kriminale serbe jo vetėm se ende kanė fuqi tė krijojnė tensione por ata pėr 13 vite me radhė bėjnė ligjin e xhunglės nė veri duke terrorizuar shqiptarėt me vrasje, tentim-vrasje, bllokim rrugėsh e frikėsime nga mė tė ndryshmet pėrfshi tė gjitha format e mundshme tė dhunės dhe tė njė lufte tė pa penguar speciale,pėr shpėrnguljen e tėrėsishme tė tyre nga ato pjesė tė vendit.
Pėrveē formave tė cekura tė dhunės, klanet kriminale serbe tė veriut kanė gjetur edhe bashkėpunėtor shqiptar nga jugu, me tė cilėt pėr vite me radhė kontrabandojnė naftė dhe tė gjitha llojet e mallrave tė ndryshme nga Serbia duke dėmtuar buxhetin e Kosovės pėr dhjetėra e qindra miliona euro, dhe shkatėrruar ekonomin edhe ashtu tė varfėr tė shqiptarėve, gjatė kėtyre viteve.
Kurse Lidhja Kombėtare Shqiptare ishte ndryshe,ajo arriti ti bashkonte shqiptarėt nga tė gjitha trojet tona etnike, artikuloi drejtė dhe fuqishėm kėrkesat e tyre pėr pavarėsi dhe i parapriu krijimit tė shtetit tė tyre kombėtar, platforma e sė cilės u realizua pjesėrisht me aktin madhor tė shpalljes sė pavarėsisė sė Shqipėrisė mė 28 nėntor tė vitit 1912.
Ndėrsa tani, edhe pse shqiptarėt jetojnė nė kohė dhe kushte krejt tjera dhe shumė mė tė favorshme pėr bashkim,dhe shpesh na bie tė dėgjojmė edhe deklarata tė bujshme nga goja e politik-bėrėsve tė sotėm se kombi ynė ėshtė mė i fort se kurrė mė parė, mu ata anashkalojnė ēėshtjen kombėtare pėr tė promovuar vetveten dhe forcuar interesat e tyre personale.
Ndaj shikuar nga kjo perspektivė, me tė drejtė shumė nga bashkėkombėsit tanė brengosen se askush nė kėtė pjesė tė Ballkanit dhe tė Evropės, nuk do ta ketė mė tė gjatė dhe mė tė vėshtir rrugėn e bashkimit kombėtar sesa ne shqiptarėt.
Madje, fatkeqėsisht siē tregon pėrvoja e kohėve qė ne jetojmė, nuk janė vetėm udhėheqėsit politik ata qė pamundėsojnė bashkimin,por edhe njė pjesė e Elitės sė intelektualėve tanė nuk e ndihmojnė atė, tė cilėt jo interesat madhore dhe afatgjata kombėtare, por interesat e tyre personale dhe pėrfitimet vetanake qė u ofron momenti i kanė vėnė nė radhė tė parė.
Ndaj populli shqiptar nė tė gjitha trojet,njė herė e mirė duhet tė distancohet nga njerėz tė tillė tė cilėt pėr interesat e tyre tė ngushta mbjellin ndarje dhe pėrēarje ndėrshqiptare, pėr ēdo gjė dhe pėr gjithēka.
Ka ardhur koha qė mė nė fund tė zgjedhė udhėheqės tė cilėt kanė pėr ideal bashkimin e kombit, si rilindėsit tanė dikur. Ata tė marrin fatin kėtij populli dhe tė atdheut nė duart e veta dhe tė mos lejojė mė qė ndasitė ndėr-shqiptare dhe copėtimi arbitrar i trojeve tona, imponuar me forcė nga tė huajt, i cili pėr mėse njė shekull na u shndėrrua nė dyshek ku ne nuk bėmė gjumė tė rehatshėm kurrė nga plagėt e ndarjes, tani tė na kthehet nė lundėr tė pa qėndrueshme notimi, mbi ujėrat e rrezikshme dhe tė ndotura politike qė qarkullojnė edhe sot nė Ballkanin ende tė pa rehatuar me plot tė papritura pėr kombin tonė tė vogėl e tė pambrojtur.
Tė marrim shembull nga Rilindėsit tanė tė cilėt nė vend tė pėrēarjes krijuan bashkimin, duke tu kthyer nė heronj tė pavdekshėm tė kombit.
Ata tė cilėt si ushqim shpirtėror kishin vetėm ėndrrat hyjnore pėr liri dhe arma e tyre mė e fuqishme ishte dėshira e madhe pėr ēlirim nga sundimi huaj, rendėn natė e dit pa ndalė, kaluan tė gjitha pengesat e panumėrta dhe pėrballuan me sukses furtunat e njėpasnjėshme deri nė realizimin e idealit shumė shekullor tė kombit pėr pavarėsi.
Ndaj, me rastin e kėtij manifestimi kombėtar nė Prizren tė paktėn kėsaj radhe do duhej tė bashkoheshin tė gjithė shqiptarėt, pėr kėtė ngjarje nga mė tė mėdhatė historike. Pse edhe nė momente tė tilla kremteje,krijohet pėrshtypja se armiqtė e kombit jo vetėm qė pėr mėse njė shekull e mė tepėr, mbajnė tokat tona tė pushtuara, por ata kanė arritur ti edhe ti pėrēajnė e njollosin shqiptarėt deri nė atė masė sa t'i paraqesin me nam tė keq edhe para botės, nė vend se me rastin e pėrvjetorėve tė tillė,mė tepėr se kurrė tė simbolizohej bashkimi, solidariteti dhe uniteti ynė gjithėkombėtar....
Liria e atdheut nuk ėshtė e arritur e asnjė personi apo udhėheqėsi tė vetėm, por vepėr e shumė brezave qė luftuan dhe u sakrifikuan pėr kėto ideale tė mėdha, tė cilat tani duhet tė na frymėzojnė edhe neve pėr realizimin e pjesės sė mbetur tė detyrave tona si popull siē ėshtė bashkimi ynė kombėtar ku do tė ndjeheshim mė tė fortė, do tė frymonin mė lirshėm dhe do tė shpresonim pėr njė jetė mė tė mirė dhe njėherė e pėr gjithmonė do tė garantonim njė tė ardhme mė tė sigurt pėr tė gjithė shqiptarėt.
Me rastin e kėtyre pėrvjetorėve kaq tė rėndėsishėm, pėr historinė e popullit tonė, dėshirojmė qė pas njė shekulli ndarje, ku vitet pėr ne si komb i coptuar numėroheshin si para kohės sė Krishtit- mbrapsht, ky 100 vjetor tė bėhet pikėnisje e numėrimi tė viteve mbar, duke u kthyer nė Fillim tė Epokės pėr bashkim tė trojeve dhe Kombit Shqiptar.
Ndaj nė vend tė pėrfundimit tė kėsaj kumtese, urojmė qė Ideali i Lidhjes Kombėtare Shqiptare pėr bashkim tė realizohet sa mė parė dhe Shqipėria Etnike si atdhe i pėrbashkėt i tė gjithė shqiptarėve tė rrojė pėrjetė!

Gani Qarri
Cyrih, 16 Qershor 2012
/AlbaniaPress/
Naki
Naki

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9124
Kyējet nė forum : 25606
Regjistruar mė : 2007-05-29

https://naki.albanianforum.net

Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum