Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Si ishte Shqipėria e Madhe ?

Go down

Si ishte Shqipėria e Madhe ? Empty Si ishte Shqipėria e Madhe ?

Post by prima_dona Sat 09 Feb 2013, 22:16

Si ishte Shqipėria e Madhe

“Vėshtrim pėr potencialin ekonomik tė viseve qė iu shkėputėn shtetit shqiptar nė vitin 1913. Dhe, pasojat e copėtimit”. Ky ėshtė titulli i shkrimit, qė studiuesi i njohur i historisė ka pėrgatitur pėr ABC-nė dhe ku tregon sesa i kushtoi Shqipėrisė ndarja e frikshme e vitit 1913.

Prof. Dr. Marenglen Verli*
Instituti i Historisė

Potenciali ekonomik
Ndėr elementėt qė tregojnė drejtpėrdrejt ose tėrthorazi pėr potencialin ekonomik tė njė vendi dhe tė banorėve tė tij, janė padyshim sipėrfaqja e tij, pozita gjeografike, sipėrfaqja dhe cilėsia e tokės bujqėsore (e lidhur kjo edhe me rrjetin hidrografik dhe klimėn), pasuritė e nėntokės, niveli i infrastrukturės rrugore, pėrmasat e urbanizimit, struktura e degėve tė ekonomisė, pėrmasat dhe bilanci i tregtisė sė jashtme, standardi i jetesės, prodhimi dhe tė ardhurat e pėrgjithshme, rezervat valutore, ose (nė tė kaluarėn) rezerva e thesarizuar e monedhave tė punuara nga metale tė ēmuara etj. Natyrisht kanė peshė numri i popullsisė, mosha mesatare e saj, kualifikimi etj.
Nga njė kėndvėshtrim sado i pėrciptė del se potenciali ekonomik i viseve qė iu shkėputėn shtetit tė pavarur shqiptar nė vitin 1913 ishte i konsiderueshėm dhe nė shumė aspekte superior, krahasuar jo vetėm me viset qė u pėrfshinė nė Shqipėrinė politike, por edhe me rajone tė tjera tė Ballkanit. Le tė shikojmė disa elemente tė kėtij potenciali.

Sipėrfaqja dhe Popullsia
Trojet shqiptare nė vitin 1912 shtriheshin tė paktėn nė 55-60 mijė km2 e sipas disa autorėve nė 70-75 mijė km2. me copėtimin e Shqipėrisė nė vitin 1913 mbeti jashtė saj rreth gjysma e trojeve, pėrkatėsisht Kosova dhe Rrafshi i Dukagjinit, viset e Dibrės, tė Pollogut etj, tė Maqedonisė sė Sotme Perėndimore, viset e Ēamėrisė etj, si edhe vise tė shkėputura mė parė si Ulqini me rrethina, viset perėndimore tė ish-Sanxhakut tė Nishit etj.
Nė kėto vise (pa llogaritur humbjet nė fund tė viteve 70 tė shek.XIX si pasojė e luftėrave dhe e vendimeve tė Kongresit tė Berlinit), ku shqiptarėt pėrbėnin mesatarisht 75-80% tė popullsisė dhe nė vise tė tjera periferike ku ata, edhe pse nuk ishin shumicė, pėrbėnin njė pėrqindje tė madhe tė popullsisė, me njė mesatare prej 27%, pra nė tė gjitha kėto vise, tė cilat arrinin sė bashku njė sipėrfaqe prej mbi 40 mijė km2, jetonte mė shumė se gjysma e kombit shqiptar. Ėshtė i njohur fakti se nė 28 000 km2 tė Shqipėrisė sė pavarur, nė vitin 1912 jetonin 703 mijė shqiptarė (nė njė popullsi tė pėrgjithshme prej 740 mijė banorėsh), nė viset e aneksuara nga Serbia, Mali i Zi dhe Greqia mbetėn rreth 850-900 mijė, e ndoshta edhe 1 milion shqiptarė. (Zija Shkodra, nė monografinė “Qyteti shqiptar gjatė Rilindjes Kombėtare”, popullsinė e Shqipėrisė nė fund tė shek.XIX e vlerėson 2 milionė banorė nė 75 000 km2, nga tė cilėt mbi 2/3, nė trojet shqiptare dhe pjesa tjetėr nė viset periferike). Kurse nė “Historinė e Shqipėrisė”,botim i vitit 1984, shifrat minimale pėr numrin e shqiptarėve nė vitin 1912 japin tė paktėn 1 452 000 banorė. Sipas kėtij botimi nė rreth 20 000 km2 tė trojeve shqiptare tė aneksuara nga Serbia, 4 000 km2 tė aneksuara nga Greqia dhe 2 000 km2 tė aneksuara nga Mali i Zi, jetonin 550 mijė shqiptarė dhe rreth 160 mijė minoritarė serbė, maqedonė e grekė. Kurse nė viset periferike jetonin rreth 200 000 shqiptarė krahas 535 mijė pjesėtarėve tė kombeve tė tjera. Nė kuadėr tė katėr vilajeteve tė cilėsuara shqiptare, pėrkatėsisht tė Shkodrės, Shkupit, Manastirit dhe Janinės, pa llogaritur Sanxhakun e Selfixhes nė Vilajetin e Manastirit, qė nuk kishte shqiptarė, nė vitin 1912 jetonin 2 354 200 banorė, nga tė cilėt 1 452 000 ose 61,7% e gjithė popullsisė ishin shqiptarė. Shifrat e sipėrpėrmendura tregojnė se kombi shqiptar nga ana sasiore nuk dallohej nga kombet fqinje. Sipas tė dhėnave tė kohės nė fund tė shek. XIX Bullgaria kishte 96 000 km2 dhe 3,3 milionė banorė, Serbia 48 000 km2 dhe 2,37 milionė banorė, Greqia 65 000 km2 dhe 2,4 milionė banorė, kurse Mali i Zi 9 000 km2 dhe 227 mijė banorė.

Pozita gjeografike
Territoret jashtė Shqipėrisė politike, tė aneksuara nga Serbia, Greqia dhe Mali i Zi pėrbėnin rajonet lindore, veriore dhe jugore tė trevave shqiptare, tė cilėt kishin qenė gjithnjė ura lidhėse ndėrmjet tė gjitha viseve dhe kombit shqiptar, veēanėrisht tė viseve perėndimore bregdetare me viset qendrore e jugore tė Ballkanit e mė gjerė. Ato kishin shėrbyer pėr komunikimin njerėzor gjithfarėsh, ekonomik, kulturor, politik etj., midis shqiptarėve dhe popujve a kombeve tė tjerė fqinjė, me interes tė ndėrsjellė nė shkėmbim tė vlerave materiale e shpirtėrore. Madje ato kishin shėrbyer edhe si ndėrlidhėse tė kėtyre popujve me Evropėn perėndimore. Duke qenė pėrgjithėsisht vise me reliev tė butė, ato pėrbėnin bazėn e fondit tė tokės bujqėsore pėr trevat shqiptare, vlera e sė cilės ishte veēanėrisht e lartė pėr shkak tė njė rrjeti hidrografik dhe tė njė klime tė pėrshtatshme. Njėherėsh ky reliev ishte pa probleme edhe pėr mjetet e komunikimit apo tė transportit tė asaj kohe. Pėrmes tre koridoreve, apo linjave horizontale, prej shekujsh komunikohej me bregdetin Adriatik e Jon.
Pėrmes Tivarit-Ulqinit dhe Lezhės, Shkodra e fuqishme tregtare gjatė shek. XIX shkėmbente (duke ndjekur disa drejtime, por veēanėrisht rrugėn pėrgjatė Drinit) me Prizrenin dhe gjithė Kosovėn, me rreze qė shkonin edhe mė tej, deri nė Nish e Tetovė. Shkėputja e Ulqinit dhe e Tivarit, por edhe e Sanxhakut tė Nishit, ishte goditje fatale pėr rrugėn e veriut. (Sigurisht kishte edhe faktorė tė tjerė, si hapja e kanalit tė Suezit, ndėrtimi i hekurudhės Selanik-Mitrovicė, rritja e pasigurisė etj.). Tė gjitha kėto ndodhėn gjatė 40 viteve tė fundit tė shek. XIX.
Drejtimi i dytė ishte Durrės-Elbasan, me bigėzimin Dibėr-Ohėr, mė tej me zgjatimin drejt Manastirit etj., rrezja e tė cilit shkonte deri nė Bullgari. Kjo rrugė u shkurtua nė vitin 1913 nė mėnyrė drastike, duke mbetur njė arterie qė vdiste nė Qafėn e Thanės.
Drejtimi i tretė niste nga bregdeti i Ēamėrisė, me port kryesor Prevezėn, dhe pėrfshinte Janinėn, Korēėn, Kosturin, Follorinėn e mė tej, me rreze deri nė Thesali, duke pasur caqe tė vetat Selanikun dhe Stambollin. Ky korridor pėsoi goditjen fatale nė vitin 1913, kur jo vetėm u humbėn skela, por edhe rruga nga Saranda drejt brendėsisė, e ndėrprerė nga kufiri, mbeti nje segment qorr pa vijimėsi deri nė Korēė.
Pas vitit 1874 u forcua drejtimi i ri vertikal veri-jugė pėrgjatė linjės hekurudhore Mitrovicė, Prishtinė, Ferizaj-Shkup, por ai nuk do tė kompensonte shkatėrrimin e korridoreve tė sipėrpėrmendura dhe, madje pas vitit 1913 do tė ndikonte nė copėtimin e tregut unik shqiptar.

Sipėrfaqja bujqėsore
Duke qenė pėrgjithėsisht me terren tė butė, viset qė iu shkėputėn Shqipėrisė nė vitin 1913 ishin baza e kombit shqiptar pėr tokėn bujqėsore. Nė vitin 1912 nė trevat shqiptare ende brenda kufijve tė Perandorisė Osmane llogariteshin si tokė bujqėsore rreth 1 milion ha tokė, pa pėrfshirė kėtu sipėrfaqet nė Serbi, Bosnjė e Thesali, pronėsinė e tė cilave shqiptarėt e humbėn pjesėrisht qysh nė gjysmėn e parė tė shek.XIX dhe sidomos pas ndryshimeve kufitare nė fund tė viteve 70 tė shek.XIX, qė, sipas tė dhėnave jo tė drejtpėrdrejta, duhet tė kishin qenė diku midis 100-200 mijė hektarėve. (Ėshtė fjala pėr tokat nė pronėsi tė shqiptarėve nė Sanxhakun e Nishit, tė aneksuara nga Serbia, si edhe pėr pasuri tė tjera nė viset qė u pėrfshinė nė kufijtė e Malit tė Zi dhe tė Greqisė, sipas vendimeve tė Kongresit tė Berlinit). Nėse brenda Shqipėrisė sė pavarur tė vitit 1913 mbetėn afėrsisht 350 mijė ha tokė bujqėsore, jashtė saj mbetėn tė paktėn 2 herė mė tepėr. Vetėm nė Kosovė, nė kufijtė e saj tė sotėm konvencionalė, gjendeshin rreth 400 mijė ha tokė bujqėsore, kurse nė trevat e tjera shqiptare tė pėrfshira nė Serbi e nė Mal tė Zi (mė pas nė Jugosllavi) dhe nė viset periferike ishin nė pronėsi tė shqiptarėve edhe rreth 200 mijė ha tė tjerė. Po kėshtu dhjetėra mijėra ha tokė bujqėsore nė pronėsi tė shqiptarėve ndodheshin nė Ēamėri, nė viset midis Janinės, Konicės, Kosturit, Follorinės etj.
Nėse tokės bujqėsore nė trevat shqiptare (e cila duhet theksuar se pėrgjithėsisht ishte nė duart e shqiptarėve) i shtohen edhe sipėrfaqet nė pronėsi tė shqiptarėve nė viset e tjera periferike, si edhe pronat e tyre tė shpronėsuara arbitrarisht nė fund tė viteve 70 tė shek.XIX nė vendet e Perandorisė Osmane qė u kaluan tri monarkive ballkanike fqinje, nga disa llogaritje, qė nuk pretendohet tė kenė saktėsi tė plotė, del se shqiptarėt nė Ballkan nė vitet para Lidhjes sė Prizrenit kishin rreth 1,2 - 1,3 milion ha tokė bujqėsore dhe, gjithsesi, nė vitin 1912 zotėronin ende rreth 1 milion ha. Kjo sipėrfaqe kishte kapacitet tė prodhonte, llogaritur me rendimentet e kohės (5 kv/ha), rreth 0,5 milion ton drithėra, sasi kjo e mjaftueshme pėr tė ushqyer njė popullsi prej 3-4 milionėsh (sipas konsumit tė atėhershėm tė drithėrave pėr banor). Ndonėse pėr shkak tė pėrqindjes sė konsiderueshme tė djerrinave, veēanėrisht tė tokės nė pronėsinė ēifligare (deri 50%), formė pronėsie kjo qė nė viset shqiptare shtrihej nė rreth 620 000 ha, shifra e prodhimit tė drithėrave e llogaritur potencialisht nuk realizohej, pėrsėri sasia e realizuar i plotėsonte nevojat e popullsisė nė kėto treva pėr ushqim.
Tokat bujqėsore tė shqiptarėve, tė cilat mbetėn jashtė Shqipėrisė, jo vetėm ishin me sipėrfaqe 2-3 herė mė tė madhe se tokat qė u pėrfshinė nė kėtė shtet, por pėrgjithėsisht ato ishin pėr atė kohė mė tė bonifikuarat dhe me vlera mė tė larta prodhuese. Sipėrfaqet bujqėsore nė Kosovė dhe nė viset e tjera ishin prodhuese drithi mbi nevojat e konsumit. Me vlera eksportuese paraqitej edhe blegtoria dhe disa produkte tė tjera tė ekonomisė fshatare. Prodhimet e disa llojeve tė frutave, ku veēohej molla, tė duhanit etj., gjithashtu ishin tė pėrmasave ballkanike.

Rrjeti rrugor
Viset qė iu shkėputėn Shqipėrisė kishin edhe potenciale tė tjera me vlera ekonomike tė mėdha. Nė ato vise mbeti njė rrjet rrugor qerresh e karvanesh mjaft i plotė sipas parametrave ballkanikė (e favorizonte edhe terreni), mbeti gati gjysma e rrugėve detare, mbeti edhe e vetmja linjė hekurudhore nė segmentin Shkup-Mitrovicė, qė kalonte pėrmes viseve shqiptare. Vetėm rrugė qerresh tė shndėrrueshme lehtėsisht nė trase pėr automobila llogaritet tė kenė mbetur jashtė kufijve rreth 2 600 km. Gjatė Luftės sė Parė Botėrore vetėm brenda 28 mijė km2 tė shtetit shqiptar tė njohur, ushtritė pushtuese patėn mundėsi tė improvizonin rreth 1 000 km rrugė pėr nevojat e tyre, madje edhe njė rrjet dekovili prej 350 km. Tė mos harrojmė se nė trojet qė i mbetėn Shqipėrisė mbizotėronte njė terren mjaft i thyer malor nė krahasim me viset e copėtuara.

Qytetet
Nė vitin 1913 jashtė Shqipėrisė mbetėn edhe njė pjesė e madhe e qyteteve. Nė viset e copėtuara gjendeshin 25 nga gjithsej 56 qendrat urbane, ose 46% e tyre (16 ndėr 32 qytetet mė tė rėndėsishme), rreth gjysma e popullsisė qytetare (51%) prej 352 mijė banorėsh, gjithashtu mė shumė se gjysma e skelave dhe e limaneve shqiptare.
Ndėr qytetet kryesore qė mbetėn jashtė kufijve tė shtetit shqiptar ishin Prizreni, Peja, Gjakova, Prishtina, Tetova, Dibra etj., dhe, madje, qendrat kryesore tė 3 ndėr 4 vilajetet shqiptare, pėrkatėsisht Shkupi, Manastiri dhe Janina. Edhe pse me popullsi mjaft tė pėrzier, kėto qendra banoheshin nė masėn mbi 50% nga shqiptarėt, si nė Shkup, ose ata ishin mė shumė se ēdo popullsi tjetėr, si nė Manastir dhe Janinė. Shqiptarėt gjithashtu ishin pronarėt kryesorė, ose kishin nė duar nė njė masė tė madhe ekonominė e kėtyre qyteteve.
Jashtė kufijve tė Shqipėrisė mbetėn tė paktėn 12 skela ose limane shqiptare nga 22 tė tilla, qė pėrballonin 2/3 e lėvizjes tregtare (rreth 30 milionė franga). Disa nga kėto skela, ndoshta 6, si Tivari, Ulqini e Salahora (Arta) etj., ishin humbur qysh nė vitet 70 tė shek. XIX. Tė tjera si Preveza, e cila bėnte dyfishin e xhiros tregtare tė Vlorės, ose 1/3 e xhiros sė gjithė porteve shqiptare jugore, humbėn nė vitin 1913. Sipas prof. Z. Shkodrės nė vitin 1912 lėvizja e jashtme tregtare e disa skelave arrinte nė rreth 50 milionė fr. (Sipas dokumentacionit tė kohės nė shek.XIX skelat kryesore ishin Tivari, Ulqini, Lezha, Shėngjini, Durrėsi, Kavaja, Vlora, Porto Palermo, Saranda, Preveza, Salahorė (Artė), Gumenicė, gjithashtu Valdanosi (gji nė veri tė Ulqinit), gjiri i Kruēit, Porto Milena, Oboti, Vivari i Butrintit, Sajadha, Spalanca, Kataktos etj.).
Nga ky bilanc, sado i pėrciptė, del qartė se nė viset qė u bėnė pre e copėtimit, mbeti njė pjesė e rėndėsishme e tregut tė pėrbashkėt kombėtar, tė konsoliduar gjatė gjysmės sė parė tė shek.XIX e nė lulėzim deri nė vitet 60-70, por me shumė peshė nė rajon edhe mė pas, me gjithė goditjet qė pėsoi pas hapjes sė linjave tė reja tė komunikimit rajonal e mė gjerė, siē ishte vėnia nė punė e Kanalit tė Suezit (1869) dhe ndėrtimi i hekurudhės Selanik-Mitrovicė (1874). Pasojat e shkaktuara nga hapja e korridoreve tė reja tė lėvizjes sė mallrave, bashkė me thellimin e rėnies sė gjithanshme tė Perandorisė Osmane dhe tė rritjes sė pasigurisė pėr ēdo biznes tė kohės, ndikuan nė ērregullimin e drejtimeve tė vjetra tė tregtisė dhe pakėsuan vlerat portuale tė bregdetit shqiptar, si edhe tregtinė tranzite tė trevave shqiptare qė kishte aty bazėn e nisjes.
Nė viset e shkėputura prej Shqipėrisė mbeti mė shumė se gjysma e 16 921 njėsive zejtaro-tregtare, pėrkatėsisht 8 548 njėsi (ku ushtroheshin rreth 80 zeje), si edhe mė shumė se gjysma e 50 ndėrmarrjeve tė para industriale. (Sipas “Historisė sė Shqipėrisė”, botim i vitit 1984, nė Shqipėri, nė vitin 1913 kishte 33 ndėrmarrje prodhimi mbi baza kapitaliste. Shkupi me 20 njėsi tė tilla dhe Shkodra me 12-15 njėsi, kishin rol udhėheqės nė drejtimin e ri tė ekonomisė. Qytete si Prishtina me 5-6 njėsi, Tetova me 2 dhe me mbi 20 punishte manifakture, Ulqini me kantieret pėr anije, Preveza, Elbasani etj., me nga njė njėsi, sidoqoftė rreshtoheshin pas tyre).
Ndonėse nė prodhimin e ekonomisė sė qytetit mbizotėronin zejet e pėrpunimit tė metaleve, kryesisht pėr objekte me funksione zbukurimi ose pėrdorimi vetjak, pėrpunimi i lėkurėve, si edhe prodhimi i veshjeve dhe i produkteve ushqimore, kėto degė siguronin tė ardhura tė konsiderueshme nė kuadrin e gjithė degėve tė ekonomisė. Administrimi osman nė kėtė kohė pengonte zhvillimin e ekonomisė dhe ngadalėsoi mjaft hapat qė qenė hedhur nė fillim tė shek.XIX, kur nė pashallėqet e mėdha, me politikė mė racionale dhe veēanėrisht me shpenzimin nė vend tė tė ardhurave kryesore tė vjela nga tatimet, u arritėn tė tilla maja, sa qė p.sh. Shkodra tė kishte 40 000 banorė (fund shekulli e gjeti me 25 000), Prizreni 25 000 banorė etj., ndėrkohė qė Beogradi dhe Athina ishin mjaft mė tė vogla. (Sipas prof. Z. Shkodrės edhe nė fillim tė shek.XX Shkodra vazhdonte tė kishte 40 000 banorė dhe 2 500 dyqane, Prizreni 30 000 banorė dhe 1 427 dyqane, Gjakova 12 000 banorė dhe 1 000 dyqane, Peja 15 000 banorė dhe 660 dyqane, Vushtria 3 600 banorė dhe 130 dyqane, Prishtina 12 000 banorė dhe 512 dyqane, Tetova 9 750 banorė dhe 573 dyqane, Dibra 11 000 banorė dhe 462 dyqane, Ohri 16 000 banorė dhe 510 dyqane, Lezha 4 000 banorė dhe 127 dyqane, Durrėsi 5 000 banorė dhe 321 dyqane, Kavaja 5 000 banorė dhe 447 dyqane, Tirana 15 000 banorė dhe 700 dyqane, Elbasani 11 000 banorė dhe 800 dyqane, Korēa 13 000 banorė dhe 800 dyqane, Berati 15 000 banorė dhe 1 000 dyqane, Vlora 7 000 banorė dhe 242 dyqane, Gjirokastra 12 000 banorė dhe 410 dyqane, Janina 18 000 banorė dhe 1 300 dyqane, Preveza 8 000 banorė dhe 180 dyqane, Mitrovica 3 500 banorė dhe 365 dyqane, Struga 3 550 banorė dhe 236 dyqane etj.).
Por edhe pse dhjetėvjeēarėt e fundit i kishin shtuar problemet pėr shqiptarėt dhe koniunkturat ndėrkombėtare ekonomiko-politike kishin ndikuar negativisht duke frenuar ritmet e zhvillimit, edhe pse struktura e degėve tė ekonomisė nuk ishte mė bashkėkohore, edhe pse bilanci i tregtisė sė jashtme nga portet shqiptare erdhi duke u bėrė gjithnjė e mė pasiv dhe nė shpenzimet e jetesės sė popullsisė ndikonin dukshėm dėrgesat e emigrantėve (nė 1912 rreth 14-16 milionė franga. nė vitin 1912 vetėm nė ShBA, nga vinte njė pjesė e konsiderueshme e dėrgesave, llogaritet tė kenė jetuar rreth 50 000 shqiptarė), ose pjesėrisht konsumi i monedhave tė arta tė thesarizuara etj., pėrsėri potenciali ekonomik i viseve qė iu shkėputėn Shtetit tė pavarur shqiptar qe i madh dhe mund tė thuhet padyshim se ato ishin pjesa mė e begatė e viseve shqiptare sipas parametrave tė kohės.

Pasuritė minerale
Ndėr begatitė e sipėrpėrmendura nuk janė llogaritur pasuritė minerale nėntokėsore tė viseve shqiptare. Nė kėtė kohė shfrytėzohej vetėm sera e Selenicės dhe kromet nė Rrafshin e Siriniqit. Vlera e pasurive minerale tė Kosovės dhe tė viseve tė tjera tė shkėputura nga shteti shqiptar u ēmua pak mė vonė. Rezervat energjitike tė kėtyre viseve, me bazėn e tyre nė Kosovė (100 000 000 tonelata linjit sipas vlerėsimeve tė viteve 70 tė shek.XX), gjithashtu polimetalet me bazė plumb-zinkun, kromitet etj., etj., tė cilat kanė pėrbėrė 50-60% e mė shumė tė rezervave tė Federatės Jugosllave pėr kėto pasuri tė nėntokės, treguan se viset shqiptare tė shkėputura arbitrarisht nė vitin 1913 dhe veēanėrisht Kosova ishin dhe u vlerėsuan si trevat me nėntokėn mė tė pasur nė Ballkanin Qendror e Perėndimor dhe njė ndėr rajonet mė tė pasura tė Evropės e tė Botės.

Tatimet
Pėr potencialin ekonomik tė viseve tė shkėputura nga shteti shqiptar do tė dėshmonte edhe sasia e tatimeve qė mblidhte administrata osmane. Nė mesin e viteve 90 tė shek.XX, nga taksat themelore tė shtetit nė vilajetin e Janinės (527 000 banorė) nxirreshin 28,5 milionė groshė (vetėm 8 milionė shpenzoheshin nė vend) nė vilajetin e Manastirit (840 000 banorė) 46,7 milionė groshė (9,7 milionė shpenzoheshin nė vend), nė vilajetin e Kosovės (1 milion banorė) 53 milionė groshė (43 milionė shpenzoheshin nė vend), kurse nė vilajetin e Shkodrės (300 mijė banorė) vetėm 4,3 milionė groshė (1,7 milion shpenzoheshin nė vend). Kėshtu, siē shihet, nė tre vilajetet, qė u thėrrmuan nė interes tė shteteve fqinje nė shumicėn e territorit tė tyre, nxirreshin pėrmes taksave pėrkatėsisht 7 herė, 10 herė dhe 13 herė mė tepėr tatime se sa nė vilajetin e Shkodrės. Edhe pse nuk kam pasur nė duar tė dhėna tė hollėsishme pėr sasinė e tatimeve qė nxirreshin nga viset qė mbetėn jashtė Shqipėrisė nė vitin 1913, ėshtė e qartė, nga krahasimi i treguesve tė tjerė tė sipėrpėrmendur, se nė ato vise nxirrej sė paku gjysma e tatimeve tė tė gjithė trevave shqiptare.

Thesaret monetare
Sė fundi pėr begatinė e viseve tė shkėputura dėshmon edhe sasia e monedhave tė thesarizuara, qė nė kushte zhvillimi normal do tė ishte njė kapital i mirė pėr investime. Pėr fat tė keq, nė mungesė edhe nė kėtė rast tė tė dhėnave, duhet tė pėrdorim llogaritje jo tė drejtpėrdrejta qė vlerėsojnė edhe treguesit e tjerė ekonomikė tė njohur. Vetėm nė Shqipėrinė e pavarur mė 1922, pikėrisht pas 15 vjet destabiliteti e luftėrash tė egra, ekonomisti i Lidhjes sė Kombeve Alber Kalme ka vlerėsuar ekzistencėn e 60-100 milionė fr. nė gjendje monedhash me vlerė. Mund tė arsyetohet se nė vitin 1912 shifra ka qenė mė e madhe. E njėjta situatė duhet pranuar edhe pėr Kosovėn dhe viset e tjera tė copėtuara. Pėr shifrat e monedhave qė gjendeshin atje nė duart e popullsisė vetėm mund tė hamendėsohet, por sidoqoftė ato s’kanė qenė kurrė mė tė vogla se nė Shqipėrinė e vitit 1913.

Pasojat e copėtimit
Copėtimi i vitit 1912 ka qenė fatal pėr kombin shqiptar. Dėmet dhe pasojat negative ishin tė rėnda nė tė dy krahėt e kufijve: Kombi shqiptar nė tėrėsi humbi troje, njerėz, vlera ekonomike, u dobėsua nė peshėn e tij politike e ushtarake etj., dhe u rrezikua qenia e tij. Atij iu prish tregu unik, iu ulėn dukshėm ritmet e zhvillimit ekonomik, u bė argat i tipit kolonial ndaj fuqive tė ndryshme, nėn ndikimin ose pushtimin e tė cilėve hyri (Itali, Serbi). Pėr pasojė u desh tė pėrballohej njė konsum i madh energjish dhe mjetesh qė tė sigurohej vetėm qenia e tij dhe rrjedhimisht u imponua njė prapambetje dhe varfėri e dhimbshme.
Nė kėtė kuadėr shteti shqiptar u izolua ekonomikisht. Duke mos pasur mė pozitėn e bazės sė tranzitit tregtar me Ballkanin Qendror, ai nuk kishte mė mundėsinė e akumulimit tė mėparshėm tė kapitalit, tė thithjes sė teknologjisė, tė pėrvojės etj., etj., qė tė zhvillonte me parametrat normalė tė kohės industrinė dhe degėt e tjera prioritare ekonomike me rentabilitet. Shqipėrisė iu krijuan probleme deri pėr ushqimin e popullsisė (sigurohej vetėm 50-70% e ushqimeve), madje iu pakėsua ndjeshėm edhe fondi blegtoral i trashėguar. (P.sh. Luma nga rreth 500 000 bagėti tė imta qė kishte si krahinė nė vitin 1912, pėr shkak tė humbjes sė bazės kullosore dimėrore nė vitin 1939 zotėronte vetėm 50 000 krerė).
veēanėrisht pas vitit 1912 nė gjendje izolimi tė thellė mbetėn viset malore lindore tė Shqipėrisė.
Shteti i cunguar shqiptar gjithashtu humbi dy nga tre korridoret horizontale tė komunikimit me viset e tjera tė Ballkanit e mė tej dhe iu rrėgjua i treti qė niste nga Durrėsi.
Edhe mė tepėr probleme patėn viset shqiptare tė aneksuara. Politika specifike shoviniste e njohur, solli atje shpronėsime masive nė pronėsinė agrare, por jo vetėm agrare... (tė mos ndalemi nė shpronėsimin e 381 000 ha, gjatė viteve 1918-1941 nė viset shqiptare veriore e lindore tė pėrfshira nė Jugosllavi, nga tė cilat 192 000 ha vetėm nė Kosovė etj.). Varfėrimi i shqiptarėve me ēdo mjet, me trysni, dhunė, tatime e lloj-lloj arbitraritetesh u bė pėr gati njė shekull politikė zyrtare e Beogradit dhe e Athinės pėr viset pėrkatėse tė aneksuara.
Shpėrngulja ishte njė element tjetėr i politikės sė sipėrpėrmendur, qė zvogėloi ndjeshėm popullsinė shqiptare nė ato vise dhe forcat e saj prodhuese (300 000 tė shpėrngulur deri nė LDB dhe me gjithė tė dėbuarit e Sanxhakut tė Nishit, rreth 1 milion deri nė vitin 1966). Me kėtė rast nga popullsia aktive e vendit humbėn mijėra zejtarė, tregtarė etj., si edhe profesionistė tė vyer. Vise tė tėra periferike u spastruan etnikisht. Shembujt janė tė shumtė. Dukshėm ndryshoi edhe struktura etnike e qyteteve shqiptare.
Pasojė tjetėr e copėtimit pėr Kosovėn dhe pėr viset e tjera shqiptare lindore ishte humbja e porteve detare tė pėrdorura tradicionalisht dhe integrimi i dhunshėm i tyre sipas interesave tė pushtetmbajtėsve sllavė, ēka jo vetėm solli humbje ekonomike tė pallogaritshme por edhe filloi tė strukturojė ekonominė nė degė, qė, kur u bė bilanci i 90 vjetėve qė pasuan, doli tė kishin qenė jorentabėl. Qytetet e kufizuara artificialisht nga trevat e veta tradicionale ekonomike, si p.sh. qytetet e Rrafshit tė Dukagjinit, Dibra etj., kaluan disa dhjetėvjeēarė rėnie ekonomike. Pasuria e popullsisė shqiptare nė to, por edhe pėrgjithėsisht nė viset e copėtuara, nė mėnyra tė ndryshme u shkri masivisht deri nė nivelin e rezervave monetare. Psikoza e pasigurisė hoqi edhe dėshirėn pėr investime, ēka ēoi nė thellimin e dallimeve me fqinjėt. Shqiptarėt nėn sundimin e huaj u kthyen nė popullsi tė dorės sė dytė. Ata ishin paracaktuar pėr t’iu nėnshtruar dhunės shekullore shkombėtarizuese, pėr tė mbetur prapa nė fushėn e arsimit e tė kulturės kombėtare.
Tė gjitha kėto, qė natyrisht lidhen me politikėn e institucionalizuar shtetėrore tė Beogradit dhe tė Athinės, sollėn edhe acarimin e marrėdhėnieve nacionale, me pasoja tė ndėrsjella nė dėm tė stabilitetit, tė mirėkuptimit e tė bashkėpunimit ballkanik.

Pėrfundimi
Nė se do tė ishte realizuar pavarėsia pėr tė gjithė kombin shqiptar, do tė ishin krijuar mundėsi tė mėdha pėrparimi. Njė shembull jo tė plotė patėn dhėnė dy pashallėqet e mėdha, gati autonome, rreth njė shekull mė parė. Vetėm vendosja e rendit dhe e sigurisė dhe shpenzimi nė vend i shumicės sė tė ardhurave tė realizuara, patėn dhėnė aso kohe arritje tė dukshme. Ėshtė e qartė se potencialet ekonomike si komb i kemi. Ėshtė detyrė e qarqeve drejtuese kombėtare, kudo nė viset ku jetojnė shqiptarėt, t’i rikthejnė elementėt e munguar qė shtrojnė rrugėn e integrimit dhe tė zhvillimit ekonomik, arsimor, kulturor etj. natyrshėm ky ėshtė i vetmi drejtim qė ēon nė plotėsimin e aspiratave kombėtare.

Drejtor i Institutit tė Historisė. Titulli ėshtė i redaksisė

ABC nr.28-Prof. Dr. Marenglen Verli
16.03.2006
prima_dona
prima_dona

Shteti : Prishtinė
Postime : 122
Kyējet nė forum : 17369
Regjistruar mė : 2008-08-01

Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum