Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pse zgjoheni njė minutė para se tė bjerė alarmi

2 posters

Go down

Pse zgjoheni njė minutė para se tė bjerė alarmi Empty Pse zgjoheni njė minutė para se tė bjerė alarmi

Post by Nela Sun 18 Jan 2015, 20:51

Sa herė ju ka ndodhur tė zgjoheni njė minutė apo dy para se tė bjerė alarmi? Ja se pse ndodh kjo.
“Ndėrkohė qė aplikacionet dhe orėt e ndryshme duhet t’ju zgjojnė gradualisht, trupi juaj pėrpiqet ta arrijė tė njėjtėn gjė. Qė dita tė fillojė sa mė ngadalė, trupi nė fazėn e fundit tė gjumit prodhon pak mė shumė hormone qė lidhen me stresin, duke e pėrgatitur trupin pėr t’u zgjuar”, thekson profesori i psikologjisė, dr. Jan Born.
Gjatė studimit, Born dhe ekipi i tij kanė zbuluar se hormoni adrenokortikotropin prodhohet nė sasi tė mėdha, kur personi pret tė zgjohet nė njė kohė tė caktuar.
Nė kėtė eksperiment, vullnetarėt shkuan nė krevat nė mesnatė, ndėrsa atyre iu tha qė alarmi do t’i zgjonte nė mėngjes nė gjashtė, ndėrsa dy ditėt e ardhshme nė orėn nėntė.
“Kur prisnin qė alarmi do tė binte nė orėn gjashtė, kishte njė rritje shtesė tė prodhimit tė hormonit adrenokortikotropin, pak para se tė zgjoheshin, transmeton Koha.net. Tek vullnetarėt qė e prisnin zgjimin nė orėn nėntė kishte njė rritje tė kėtij hormoni”, shpjegoi dr. Born.
Edhe pse zgjimin pak para alarmit shpesh ia atribuojmė shprehisė qė tė zgjohemi herėt, si duket ėshtė krejtėsisht e kundėrta. Dr. Born shpjegoi se para zėrit tė alarmit mė shpesh zgjohen pikėrisht ata tė cilėt nuk janė mėsuar tė zgjohen herėt, transmeton Koha.net. Megjithatė, nuk dihet krejtėsisht se pse tek ata nė fazėn e fundit tė gjumit rritet niveli i hormoneve tė lidhura me stresin.
“Ēdo person ka njė orė tė ndryshme tė brendshme. Variacionet nė gjene vendosin se cili prej nesh do tė “kurdiset” natyrshėm pėr t’u ngritur herėt, dhe cili jo”, tha dr. Luciano di Tachio. /Telegrafi/
Nela
Nela

Shteti : Kosova
Postime : 17
Kyējet nė forum : 18282
Regjistruar mė : 2007-08-31

Back to top Go down

Pse zgjoheni njė minutė para se tė bjerė alarmi Empty Re: Pse zgjoheni njė minutė para se tė bjerė alarmi

Post by Ylli-1 Wed 21 Jan 2015, 08:23

Si skjarohet qe une psh ne ditet e rregullta te punes (nga e hena deri te premten) zgjohem fiks ne 6:00 (pas alarmit) dhe nese me duhet te punoj te shtunden, gjumi (pa alarm) me del ne 6:30-6:45?
Ylli-1
Ylli-1

Shteti : Kosove - Ferizaj
Postime : 156
Kyējet nė forum : 17348
Regjistruar mė : 2008-08-26
Profesioni : Inxhiner i Ekonomizuar

Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum