Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Udhėtim nė vendin e mirditorėve

Go down

Udhėtim nė vendin e mirditorėve Empty Udhėtim nė vendin e mirditorėve

Post by labinoti Thu 19 Mar 2015, 18:51

Sipas revistės franceze “l’Illustrateur des Dames”, 27 shtator 1863
Nga Eugene d’Arnoul
Mirditorėt, emri i tė cilėve nė gjuhėn perse do tė thotė guximtar, pėrbėjnė njė nga ato fise tė shumta tė pamposhtura qė ndodhen nė Shqipėrinė e Epėrme. Tė mbyllur brenda njė trualli tė padepėrtueshėm rrethuar nga male tė larta, ku mungojnė plotėsisht rrugėt e komunikacionit, ata krijojnė njė lloj republike, zanafilla e sė cilės ėshtė e panjohur. Popullsia e pėrbėrė nga rreth njėzet e njė mijė banorė njeh pėr prijės njė luftėtar qė mban titullin e princit. Tė rreptė, tepėr fanatikė pėr lirinė qė gėzojnė, ia mbyllin shtigjet ashpėrsisht ēdo tė huaji qė do tė kuturiste tė depėrtonte nė malet e tyre. Lord Bajroni, nė fillim tė kėtij shekulli, Pukėvili mė 1827 dhe Z. Hecquard, ish konsulli i Francės nė Skutari tė Shqipėrisė janė tė vetmit evropianė qė mė kanė paraprirė nė atė vend tė ēuditshėm.

Nga vjen ky popull? Sipas njė tradite tė zonės, ai e ka prejardhjen nga njė fis i madh, i quajtur Dukagjinėt, qė luftuan trimėrisht pėrkrah tė shkėlqyerit Skanderbeg nė vitet 1439-1463; i shpėrndarė pas vdekjes sė kėtij Njeriu tė madh, fisi hodhi rrėnjė nė troje tė tjera pėr tė krijuar fise tė tjera, njėra prej sė cilave duhet tė jetė ajo e Mirėditasve (Mirditorėve). Por pak gjasa ka tė ketė ndodhur kėshtu, sepse Mirditorėt duhet tė kenė njė origjinė mė tė lashtė, sepse qė nė kohėn e Skėnderbeut flitej tashmė pėr ta.

Sido qė tė ketė ndodhur, pranohet se nga tė gjitha popullatat qė pėrbėjnė fisin e madh shqiptar, Mirditorėt janė mė trimat dhe mė fanatikėt nga pikėpamja fetare. Tė dobėt, me shtat tė shkurtėr, ata kanė zhdėrvjelltėsinė e maces bashkuar me forcėn muskulore tė tigrit. Mėnyra e tyre pėr t’u sulur nė betejė ėshtė e tillė qė e pėrllogarisin hovin pėrherė sa duhet. Dhe nėse u duhet tė tėrhiqen, e bėjnė me sprapsje, pa e ndalur njė hop zjarrin. Andaj dhe Turqia i sheh me tė drejtė si ushtarėt mė tė mirė dhe u jep vazhdimisht poste tė nderuara nė ushtri.

Nė tė kundėrt, janė plaēkitės, dhe mund tė thuhet se janė plaēkitėsit e parė nė botė nėse malazezėt nuk do t’i tejkalonin nė artin e zėnies pusi dhe tė presė kundėr turqve. Plaēkitja ėshtė pothuaj mjeti i vetėm i tė jetuarit tė Mirditorėve, duke qenė se malet i kanė tė mbuluara me pyje tė dendura dhe kanė pak fusha tė kultivueshme; pėr mė tepėr qė atje, ashtu sikurse nė tėrė racat e krishtera tė Orientit, puna e dorės konsiderohet si e turpshme tek burrat, tė cilėt ia njohin kėtė punė tėrėsisht grave. Burri e shkon kohėn duke pirė njė raki tė keqe nxjerrė nga misri, duke ndjekur rite fetare dhe duke bėrė gjueti. Tre-katėr herė nė vit, Mirditasit mblidhen nė grupe tė vogla dhe sulen si njė tufė shqipesh mbi fushat e gjera tė Zadrimės, qė ndodhen pėrtej maleve tė tyre, nga ana e Shqipėrisė sė ulėt, duke bėrė shkretim tė plotė tė fshatrave turke [myslimane], pėr t’u kthyer plot me plaēkė. Por as qė janė dėnuar ndonjėherė pėr kėto keqbėrje, duke qenė se guvernatori i Shqipėrisė ka pėrgjithėsisht nė dispozicion tė tij njė numėr trupash fort tė kufizuar dhe Porta asnjėherė nuk ka dashur tė hyjė nė luftė me kėta malėsorė, ndaj tė cilėve madje as qė mund t’ia dalė dot mbanė. Nė kohėn e dyndjeve osmane, Mehmeti II, nė krye tė njėqind mijė turqve nuk arriti pėr dhjetė vjet me radhė tė nėnshtrojė Skėnderbeun, i cili luftonte atyre maleve vetėm me pesėmbėdhjetė a njėzet mijė luftėtarė.

Arrita nė vendin e Mirditėve mė 25 gusht 1862, shoqėruar nga udhėheqėsi i tyre shpirtėror, tė cilit oborri i Romės i ka njohur titullin e abatit tė mitruar. Koha ishte e shkėlqyeshme. Mirėditasit qė na shėrbenin si shpurė, tė lumtur qė ndodheshin nė prani tė abatit tė tyre, e shfaqnin gėzimin duke qitur pushkė herė pas here, gjithė gjeste e gjallėri, aq sa trembnin fort jo vetėm kuajt.

Mirditasi ėshtė i zgjuar, por me ēiltėrsi fėmijėrore, dhe shpesh naiviteti i tij tejkalon ēdo kufi. Njė ditė, njė prej tyre qė shkonte nė Shkodėr pėr herė tė parė, dhe qė nuk kishte marrė kurrė minare, ndaloi para njė prej kėtyre monumenteve, nė majė tė tė sė cilės po lutej njė hoxhė. I Intriguar, ai rri dhe vėshtron atė njeri, qė ishte ngjitur ēuditėrisht aq lart, kruan kokėn dhe vret e vret mendjen pėr tė kuptuar se ē’po bėnte tjetri atje lart, pėr mė tepėr se si ishte ngjitur gjer aty. Hoxha vazhdonte lutjen e vet me atė zė tė zvarrgur qė duket mė tepėr si njė britmė dėshpėrimi a qarjeje, se sa njė lutje e thjeshtė fetare. Befas, Mirditasi, qė e kishte vrarė goxha mendjen, qė e kishte shqyrtuar me hollėsi krejt minarenė, pa zbuluar kurrkund gjurmė shkalle, arrin nė pėrfundimin se i gjori Turk po qahej qė nuk zbret dot qė andej dhe se po lėshon klithma dėshpėrimi qė nuk po arrin tė zbresė nė tokė nga tėrė ajo lartėsi.

- O Virgjėreshė e Shenjtė, thotė Mirditasi, ja i gjori djall qė do bjerė qė andej e do thyej kokėn! Mė mirė t’i jap njė koqe plumb qė tė vdesė pa vuajtje para se tė bjerė kokėzhyt tėposhtė. Vėrtet ėshtė turk, po ama feja thotė se i duhet ardhur nė ndihmė qoftė edhe armikut.

E ahere, tek vuri nė zbatim idenė e tij pėr ta mėshiruar tjetrin, e vuri kėsisoj turkun nė shėnjestėr edhe i rrasi njė plumb nė kokė, pasandaj tek e pa tė bjerė nė tokė, thotė me kėnaqėsi:

- I shkreti! Ja ku shpėtoi nga tėrė ato vuajtje!

I arrestuar aty-aty dhe i shpėnė duarlidhur para kadiut, nisi tė shpjegojė veprimin e tij me aq zgjuarsi sa e lanė tė lirė.

Po e vėrteta ėshtė se gjėrat nuk janė gjithnjė po kaq tė thjeshta sa paraqiten. Ja njė histori tjetėr, ku minareja luan sėrish njė rol jo mė pak qesharak se sa historia e hoxhės sė shkretė.

Njė mysliman, i quajtur Tahir nga vendi i Bunės, tek zgjodhi nuse pėr djalė njė vajzė nga Shala, nė familjen Bobi, u nis pėr tė marrė nusen, sė bashku me tė birin dhe njė shpurė fisnore.

Sipas zakonit tė vendit, gėzimi pėr ngjarjen shfaqet duke qitur pushkė herė pas herė rrugės qė shkonin. Tė rinjtė, pėr tė treguar zotėsinė e tyre zgjedhin njė objekt, pėr shembull njė pemė qė u del pėrpara, pėr tė goditur nė shenjė. Mirėpo qėlloi qė djelmoshat e shpurės, duke kaluar pranė njė varreze tė krishterė, vanė e zgjodhėn pėr shenjė kėtė radhė kryqin qė lartohej mes varreve dhe shfryen si s’ka mė mirė duke shtėnė mbi tė.

Fisi i Shalės, kur mėsoi kėtė poshtėrim qė u ishte bėrė, vendosi tė hakmerrej. Gjithė tė rinjtė rrėmbyen armėt dhe u vunė nė ndjekje tė tė mallkuarve, tė cilėt arritėn t’u shpėtojnė; atėherė u betuan tė hakmerreshin ndaj familjes Bobi nė fshatin e tyre.

Kur mėsuan se tė rinjtė kishin dhėnė besėn pėr hakmarrje, pleqtė e Bobit u poqėn me njerėzit e fisit Shala duke kėrkuar njė javė afat para se tė shpėrthente gjakmarrja. Nėse gjatė kėsaj kohe fisi i Bobit nuk do ta kishte shlyer poshtėrimin ndaj kryqit, atėherė ata do dorėzoheshin pa armė tek Shalajt. Ranė kėshtu nė marrėveshje pėr tė mos pėrdorur armėt.

Tė nesėrmen, djelmosha nga fisi Bobi, pėr tė vėnė nė vend nderin e tyre, u nisėn drejt Bunės, ku vranė dy nipollė tė Tahir Malės. Pasandaj hynė nė xhami, vranė njė derr, lyen dyert me gjakun e kafshės dhe, si u ngjitėn majė minaresė, vendosėn nė parmak kokėn, me feēkėn drejtuar nga Lindja. Kur erdhi ora e lutjes, hoxha u ngjit nė minare Dhe sa u pėrkul drejt Lindjes, pa kokėn e pėrbindshme tė derrit qė dukej mu si t’i kish ngulur sytė. Kjo pamje i shkaktoi njė llahtari tė tillė sa humbi baraspeshėn dhe ra kokėposhtė nė kalldrėn tė xhamisė, ku u bė copė. Kėsisoj, tre vetė humbėn jetėn, ngaqė tė krishterėt morėn hak pėr kryqin dhe gjėrat arritėn gjer aty sa gati do shpėrthente lufta; por turqit nuk i shtynė hasmėritė mė tej dhe ēėshtja u mbyll me aq.

Ndėrkohė qė ndiqja kėto histori, mes breshėrisė tė sė shtėnave qė nuk rreshtnin, koha kishte kaluar dhe ja ku arritėm nė Araē, ku u pritėm nga prifti, i cili nuk i kurseu pėrshėndetjet e tij sipas mikpritjes shqiptare qė, krahas mirėsjelljes, ushtrohet nė mėnyrė tepėr bujare dhe fort tė pėrzemėrt. Ai prift i mirė, i quajtur Gjon, ishte njė burrė i shkuar nė moshė qė, veē tė thėnit tė meshės, nuk shkėlqente nė fusha tė tjera, me pėrjashtim tė faktit qė nuk e kishte shokun nė sajesa nuskash dhe barėrash kundėr fatit tė keq. 

 (Pėrktheu nga origjinali: Fotaq Andrea. Marrė nga “Tirana Observer”)
labinoti
labinoti

Shteti : Kosova
Postime : 68
Kyējet nė forum : 17286
Regjistruar mė : 2008-08-27

Back to top Go down

Back to top


 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum