Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fėmijėt e Rrėmujshėm Mėsojnė mė Shpejt

Go down

Fėmijėt e Rrėmujshėm Mėsojnė mė Shpejt Empty Fėmijėt e Rrėmujshėm Mėsojnė mė Shpejt

Post by Dardania Thu 09 Apr 2015, 20:05

Jeni tė lodhur prej fėmijės suaj qė ndot gjithēka teksa ushqehet? Shkenca i jep tė drejtė fėmijės, duke e justifikuar rrėmujėn si mėnyrėn pėr tė mėsuar mė shpejt.
Njė lajm i mirė pėr prindėrit qė e gjejnė veten duke pastruar gjithė ditėn tavolinėn, muret, rrobat nga ushqimi i tė vegjėlve tė tyre.
Njė studim i ri ka treguar se teksa bėn tė gjithė atė rrėmujė, fėmija juaj po mėson. Kėrkuesit nga Universiteti i Iouas hulumtuan sesi fėmijėt 16-muajsh mėsonin fjalėt e gjėrave jo tė ngurta, siē janė pėr shembull qumėshti ose masat e gjellės, qė zakonisht marrin mė shumė kohė pėr t’u mėsuar. Rezultatet treguan se ata qė luanin me substancėn i mėsonin fjalėt qė i pėrcaktonin ato mė shpejt.
Truri i fėmijės normalisht mėson mė shpejt fjalė qė i pėrkasin objekteve tė prekshme si blloku, molla apo babai pėr shkak se ata mund t’i prekin dhe ngacmojnė me duar. Pak mė tė komplikuara janė sendet jo tė ngurta.
Merrni pėr shembull supėn, ndonjėherė pėr sytė e fėmijėve tė vegjėl ajo ėshtė njė tas, ndonjėherė personifikohet me njė lugė dhe herė tė tjera ėshtė thjesht diēka e rėnė nė dysheme. Nėse fėmija nuk e prek apo shijon atė, ai do ta ketė tė vėshtirė t’ia mėsojė emrin apo ta dallojė nga ndonjė gjė tjetėr.
Pėr tė testuar sesi fėmijėt i mėsojnė emrat e substancave tė ndryshueshme, kėrkuesit paraqitėn pėrpara tyre 14 artikuj tė lėngshėm, gjėra qė fėmijėt mund t’i fusnin pa problem nė gojė.
Teksa studiuesit ua dhanė fėmijėve lėndėt, i mėsonin t’i quanin me emra tė sajuar. Pak mė vonė, ata i pyetėn fėmijėt nėse e dinin emrin e njė substance, qė iu prezantua nė njė pėrmasė apo formė tjetėr nga e fillimit.
Fėmijėt qė e mbanin mend emrin e artikullit mbėshteteshin te mė shumė sesa pamja. Kėshtu, tė vegjlit qė e kishin trajtuar nė tė gjitha format substancėn e dhėnė prej studiuesve, qė nga shijimi deri te hedhja e saj nė dysheme apo nė mure, arrinin ta kujtonin shumė mirė emrin edhe kur ndryshonte forma apo ena ku ishte hedhur masa.
E gjithė rrėmuja e shkaktuar, nė fakt bėhej pėr tė mėsuar. Ndihmonte shumė edhe fakti qė ata ishin ulur nė njė karrige posaēėrisht pėr fėmijė tė vegjėl. “Rezultoi se qėndrimi nė njė karrige pėr fėmijė, i rrit gjasat e rrėmujės, sepse fėmijėt e dinė qė aty mund tė bėjnė ē’tė duan”, tha profesoresha e psikologjisė, Larisa Samuelson.
Loja me ushqimin i lejon fėmijėt t’i mėsojnė mė shpejt emrat e ushqimeve apo objekteve, sidomos atyre tė lėngshme apo tė rrėshqitshme.
Ky fakt u mbėshtet edhe nga njė tjetėr kėrkim qė zbuloi se mėsimi i shpejtė dhe efektiv pėrfshin lirshmėrinė pėr tė provuar gjėra tė reja dhe tė ēuditshme.
Kėtu futet vėnia nė funksionim e shqisės sė tė prekurit dhe tė nuhaturit, qė ndihmojnė nė eksplorimin e gjėrave tė reja. Sa mė i hapur tė jetė truri ndaj njė informacioni tė tillė, aq mė shpejt mėsojnė fėmijėt pėr ambientin qė i rrethon, pėrfshirė kėtu edhe gjėrat qė ndryshojnė formė apo janė tė vėshtira pėr t’u kujtuar.
Nuk ėshtė e thėnė qė tė gjithė fėmijėt e rrėmujshėm do tė bėhen gjeni, por kjo ėshtė mėnyra mė efektive pėr tė mėsuar aftėsi tė reja nė njė fazė kaq tė hershme tė jetės.
Kėshilla pėr prindėrit e rinj? Lėrini fėmijėt tuaj tė bėjnė pis, do tė mėsojnė mė shumė sesa duke i kėshilluar nė gjuhėn qė ata e kanė tė vėshtirė ta mėsojnė.
Dardania
Dardania
Admin

Shteti : Gjermani
Postime : 2132
Kyējet nė forum : 17815
Regjistruar mė : 2010-11-08
Profesioni : Cia.... :)

http://www.dardania.msnboard.com

Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum