Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

SULEJMAN VOKSHI (1815 - 1890)

Go down

SULEJMAN VOKSHI (1815 - 1890) Empty SULEJMAN VOKSHI (1815 - 1890)

Post by Naki Mon 12 Jan 2009, 23:39

Veprimtar dhe figurė e shquar e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit (1878 ). Hero i Popullit. Lindi nė Gjakovė nga njė familje me tradita kombėtare. Veprimtarinė patriotike e filloi qė nė moshė djaloshare. Lidhja Shqiptare e Prizrenit e gjeti tė pėrgaditur nė tė gjitha drejtimet si luftėtar e udhėheqės i shquar popullor dhe me koncepte tė qarta politike. Ishte njė nga nismėtarėt e themelimit tė saj dhe gjatė veprimtarisė sė Lidhjes njė ndėr udhėheqėsit kryesorė politikė e ushtarakė, anėtar i Komitetit Qendror dhe pėrfaqėsues konsekuent i krahut revolucionar tė saj.
Qeveria e pėrkohshme e Lidhjes e ngarkoi me detyrėn e udhėheqėsit ushtarak tė forcave tė armatosura tė ushtrisė kombėtare tė saj. Ishte edhe kryetar i komisionit tė tė ardhurave dhe tė financave. Ishte drejtues i Degės sė Lidhjes pėr Gjakovėn dhe njė nga organizatorėt e ngjarjeve tė Gjakovės qė shpunė nė vrasjen e marshalit osman Mehmet Ali Pashė Maxharit. Si anėtar i Shtabit ushtarak tė Lidhjes, Sulejman Vokshi ishte njė nga udhėheqėsit e luftėtarėve shqiptarė nė betejat pė mbrojtjen e Plavės e Gucisė, qė shpunė nė shpartallimin e forcave tė Malit tė Zi. Forcat e Lidhjes nėn komandėn e tij brenda njė kohe tė shkurtėr e shtrinė pushtetin popullor-aministrativ e ushtarak tė Lidhjes nė: Shkup, Prishtinė, Lumė, Mitrovicė, Guci, Vushtėrri, Preshevė etj. Nėn drejtimin e tij si kryetar i shtabit tė forcave shqiptare dhe me pjesėmarrjen e tij direkte u zhvillua edhe lufta heroike pėr mbrojtjen e Lidhjes nė Shtimje e Slivovė, kundėr forcave osmane tė Dervish Pashės.
Edhe pas thyerjes sė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, Sulejman Vokshi e vazhdoi qėndresėn kundėr pushtuesit osman. U kap me pabesi. Pushteti osman e konsideroi si njė nga udhėheqėsit mė tė rrezikshėm tė Lidhjes, prandaj e denoi me vdekje. Por, para presionit tė Lėvizjes Kombėtare Shqiptare u detyrua ta lirojė pas burgimit.
Sulejman Vokshi radhitet ndėr udhėheqėsit e luftėtarėt konsekuentė tė popullit shqiptar nė luftėn pėr realizimin e sigurimin e unitetit kombėtar e shtetėror. Vdiq nė vitin 1890 nė Gjakovė.
Naki
Naki

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9124
Kyējet nė forum : 25606
Regjistruar mė : 2007-05-29

https://naki.albanianforum.net

Back to top Go down

Back to top


 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum