Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

BJESHKĖT E NEMUNA

Go down

BJESHKĖT E NEMUNA Empty BJESHKĖT E NEMUNA

Post by Naki Mon 23 Feb 2009, 11:28

Bjeshkėt e Nemuna pėr nga pėrbėrja gjeologjike, gjeomorfologjike, floristike dhe faunistike paraqesin masivin mė tė rėndėsishėm dhe mė interesant jo vetėm tė Kosovės, por edhe tė tėrė Gadishullit Ballkanik.
BJESHKĖT E NEMUNA Bjeshk10
Bota e gjallė e Bjeshkėve tė Nemuna (e shprehur pėrmes florės, vegjeta-cionit, faunės etj) ėshtė e begatshme dhe e llojllojshme, para se gjithash nga fakti se edhe bota jo e gjallė ėshtė gjithashtu e begatshme. Begatshmėria e botės sė gjallė ėshtė rezultat i proceseve historike si dhe evolucionit gjatė tė cilit Bjeshkėt e Nemuna, pėr shkak tė pozitės jugore nė Evropė, por dhe vet siujdhesėn Ballkanike (pra si rajon
submesdhetar) gjatė kohės sė akullnajave nuk ka qenė tė atakuara nga tė ftohtit dhe akullnajat nė masė tė madhe si nė Evropėn Veriore dhe tė Mesme. Si tė tilla kėto bjeshkė kanė qenė rajon i rėndėsishėm refugjial qė ka mundėsuar qė shumė lloje bimore e shtazore tė ruhen nė kėtė masiv malor. Se Bjeshkėt e Nemuna i ka pėrfshirė
koha e akullnajave, e veēmas majat dhe pjesėt e mesme tė tyre, dėshmojnė mbetjet
e periudhės glaciale, siē janė shumė liqene glacial ndėr tė cilėt mė tė njohur janė ata tė Leqinatit (2000 m), liqenet e Gjeravicės (2350 m), Ridit ( 1970 m) etj.
Bjeshkėt e Nemuna pėrfshijnė pjesėn perėndimore dhe veri-perėndimore tė Dukagjinit e cila ėshtė vazhdim i maleve prej Liqenit tė Shkodrės, Plavė e Guci deri nė luginėn tektonike tė Ibrit. Ato me masėn e tyre nė pjesėn lindore dhe juglindore lėshohen deri nė Pejė, Deēan dhe Gjakove. Bjeshkėt e Nemuna janė vazhdim i sistemit tė maleve Dinarike dhe bėjnė pjesė nė sistemin e maleve tė reja tė cilat kryesisht kanė pėrbėrje prej shkėmbinjve gėlqeror-dolomit tė cilėt tė shumtėn e rasteve mbėrrijnė trashėsinė edhe deri nė 1000 m. Kėto male me majat e larta tė thepisura hyjnė nė radhėn e maleve mė tė “egra” jo vetėm tė vendit tonė, por edhe tė Evropės.
Nė kėtė sistem malor dallojmė mbi 9 maja tė larta mbi 2000 m:
Gjeravica (2656 m),
Koprivniku (2377 m),
Negjinati (2341 m),
Malet e Lumėbardhit (2335 m),
Zhlebi (2352 m),
Rusolija (2381 m),
Hajla (2400 m),
Mokna (2155 m),
Kozhnjeri (2154 m) etj.
Lartėsia mesatare e Bjeshkėve tė Nemuna kalon mbi 1600 m, ndėrsa lartėsitė e kėtyre maleve nė pikėpamje strukturale janė tė pėrbėra prej shkėmbinjve gėlqeror tė strukturave tė ndryshme, ku mbizotėrojnė shkėmbinjtė e mezozoikut tė cilėt mbėshteten mbi formacionet paleozoike. Nė tė gjenden format e ndryshueshme tė cilat janė tė krijuara nga proceset fluvioglaciale, e si pasojė e tė cilėve ėshtė formimi i grykave tė thella. Nė kėto male mjaftė ėshtė i shprehur erozioni, pėr shkak tė pėrbėrjes strukturale tė tokės dhe reshjeve tė mėdha qė bėn shpėlarjen e shkėmbinjve. Sa i pėrket klimės ajo nė kuptimin makroklimatik dhe rajonal ėshtė variant e ndėrlikuar e tipit mesdhetar, pėrkatėsisht submesdhetar, por nė lartėsitė e mėdha ajo ėshtė krejtėsisht tjetėr, pėrkatėsisht nė variantin klimatik polar dhe subpolar. Ky gėrshetim i klimės ka krijuar njė kompleks tė ndėrlikuar tė kushteve ekologjike tė cilat kanė qenė edhe parakusht pėr paraqitjen dhe ekzistencėn e florės dhe faunės sė begatshme dhe tė shumėllojshme.
BJESHKĖT E NEMUNA Bjeshk11
Territori i Bjeshkėve tė Nemuna shquhet pėr shumėllojshmėri biologjike e peizazhore,
falė pozicionit gjeografik, kushteve gjeologjike, pedologjike, hidrologjike dhe
karakteristikave tė relievit e tė klimės. Relievi i thyer dhe vertikaliteti i theksuar ofrojnė kushte pėr ekzistencėn dhe ruajtjen e njė numri tė madh llojesh bimore dhe shtazore. Nė Bjeshkėt e Nemuna, sipas shumė studimeve, gjenden mbi 1500 lloje bimore, shumė prej tyre janė lloje relikte.
Naki
Naki

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9124
Kyējet nė forum : 25678
Regjistruar mė : 2007-05-29

https://naki.albanianforum.net

Back to top Go down

Back to top


 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum