Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

DĖBIMI I SHQIPTARĖVE

Go down

DĖBIMI I SHQIPTARĖVE Empty DĖBIMI I SHQIPTARĖVE

Post by Naki Tue 07 Apr 2009, 03:32

DĖBIMI I SHQIPTARĖVE ................ (Pjesa e parė)
nga Prof. Dr. Vasa Ēubriloviē
Memorandumi,paraqitur mė 7 mars 1937 nė Beograd

Dr. Vaso Ēubriloviē ka qenė kėshilltar i regjimit monarkist gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, pastaj ministėr, akademik, drejtor i Institutit tė Ballkanologjisė dhe anėtar i Lidhjes sė Komunistėve tė Jugosllavisė pas Luftės sė Dytė Botėrore.Memorandumi i tij "Dėbimi i shqiptarėve" qė iu paraqit qeverisė mbretėrore tė Stojadonoviē-it mė 7 mars 1937, ka shėrbyer dhe shėrben edhe sot e kėsaj dite si platforma kryesore pėr spastrimin etnik tė trojeve shqiptare nė ish Vilajetin e Kosovės.
Pėrmbajtja e lėndės:
* Problemi i Shqiptarėve nė Jetėn tonė Kombėtare
* Kolonizimi i Krahinave tė Jugut
* Problemi Ndėrkombėtar i Kolonizimit
* Mėnyra e Shpėrnguljes
* Organizimi i Shpėrnguljes
* Popullimi i Rajoneve tė Ē'populluara
* Aparati i Kolonizimit
* Mjetėt Financiare
DĖBIMI I SHQIPTARĖVE Shkavi10
Foto pamje nga shpernguljet me dhune.
Problemi i Shqiptarėve nė Jetėn tonė Kombėtare
Problemi i shqiptarėve nė jetėn tonė kombėtare dhe shtetėrore nuk ėshtė ngritur dje. Ai ka luajtur njė rol madhor nė jetėn tonė nė Mesjetė, por rėndėsia e tij bėhet edhe mė vendimtare nė fund tė shkullit tė XVII-tė, nė kohėn kur masa tė popullit serb u ēvendosėn nė veri tė territoreve tė tyre stėrgjyshore tė Rashkės dhe u zėvendėsuan nga malėsorėt shqiptarė. Kėta tė fundit gradualisht zbritėn nga malet e tyre poshtė nė fushat pjellore tė Metohisė dhe Kosovės. Duke depėrtuar nė veri, ata u shpėrndanė nė drejtimin e Moravės sė jugut dhe tė perėndimit dhe, duke kaluar Malet e Sharrit, zbritėn drejt Pologut dhe, qė kėtej, nė drejtim tė Vardarit. Nė kėtė mėnyrė, aty nga shekulli i XIX-tė, u formua njė trekėndėsh shqiptar, njė pykė me bazėn nė boshtin Dibėr-Rogozna qė u fut thellė nė territoret tona, duke arritur Nishin, dhe i ndau territoret tona tė vjetra tė Rashkės, Maqedonisė dhe Luginės sė Vardarit.Kjo pykė shqiptare e banuar nga elementėt anarkistė shqiptarė pengonte ēdo lidhje tė fortė kulturore, arsimore dhe ekonomike midis territoreve tona veriore dhe jugore nė shkullin e XIX-tė. Kjo ka qenė arsyeja kryesore pse Serbia ka qenė e pastabilizuar, deri nė vitin 1878, kur ajo mundi tė vendoste dhe tė mbante lidhje tė vazhdueshme me Maqedoninė pėrmes Vranjės dhe Malit tė Zi tė Shkupit, tė ushtronte influencėn kulturore dhe politike nė Luginėn e Vardarit. Kjo gjė pritej tė ndodhte pėr shkak tė lidhjeve tė favorshme gjeografike dhe rrugore dhe traditave historike nė kėto zona. Megjithėse bullgarėt e kanė filluar jetėn e tyre shtetėrore mė vonė se serbėt, nė fillim ata patėn sukses mė tė madh. Kjo shpjegon pėrse ka ngulime tė pėrhershme sllavėsh tė jugut nga Vidini nė veri deri nė Ohėr nė jug. Serbia filloi tė kėpuste copa tė kėsaj pyke shqiptare qė gjatė rebelimit tė parė, duke dėbuar banorėt shqiptarėt qė ishin mė nė veri nga Jagodina.Falė koncepteve tė gjera shtetėrore tė Jovan Ristiēit, Serbia kėputi njė copė tjetėr tė kėsaj pyke pas aneksimit tė Toplicės dhe Kosanicės. Nė kėtė kohė, rajonet midis Jastrebacit dhe Moravės jugore qenė spastruar nė mėnyrė radikale nga tė gjithė shqiptarėt.Nga viti 1918 e kėtej ka qenė detyra e shtetit tonė tė tanishėm tė shkatėrrojė mbeturinat e kėtij trekėndėshi shqiptar. Ai nuk e bėri kėtė gjė. Ka disa arsye pėr kėtė, por ne do tė pėrmendim vetėm mė tė rėndėsishmet prej tyre:
1)Gabimi kryesor i autoriteteve nė fuqi nė atė kohė ėshtė se, duke harruar se ku ndodheshin, ata deshėn t’i zgjidhnin tė gjitha problemet madhore etnike tė Ballkanit tė turbulluar dhe tė gjakosur me metodat Perėndimore. Turqia solli nė Ballkan zakonet e Sheriatit, sipas tė cilave, fitorja nė luftė dhe pushtimi i njė vendi tė jep tė drejtėn e jetės dhe tė pronės mbi subjektet qė e banojnė. Bile edhe tė krishterėt e Ballkanit mėsuan nga turqit se jo vetėm pushteti dhe sundimi shtetėror, por edhe shtėpijat e pronat janė tė fituara apo tė humbura si shpėrblim. Koncepti i raporteve tė pronėsisė private mbi tokėn nė Ballkan u zbut nė njė farė shkalle nėpėrmjet ligjeve, urdhėresave dhe marrėveshjeve tė tjera ndėrkombėtare tė lėshuara nėn presionin e Evropės, por ky koncept ka qenė nė njė farė shkalle leva kryesore e shtetit turk dhe e shteteve tė Ballkanit deri nė ditėn e sotme. Nuk kemi nevojė t'i referohemi njė tė kaluare tė largėt. Ne do tė pėrmendim vetėm disa raste tė kohėve tė fundit, shpėrnguljen e grekėve nga Azia e Vogėl nė Greqi dhe tė turqve nga Rumania nė Turqi. Ndėrsa tė gjithė shtetet e Ballkanit qė nga viti 1912 i zgjidhėn ose janė nė rrugėn e zgjidhjes sė problemeve tė pakicave kombėtare me anė tė shpėrnguljeve masive, ne kemi mbetur nė metodat e ngadalėshme dhe tė ngathta tė kolonizimit gradual. Rezultatet e kėsaj kanė qenė negative. Qė kjo ėshtė kėshtu e tregojnė mė sė miri statistikat nga 18 distriktet qė pėrfshijnė trekėndėshin shqiptar. Nga kėto shifra del se nė kėto krahina shtimi natyral i popullsisė shqiptare ėshtė mė i madh se rritja totale e popullsisė sonė nga shtimi natyral plus banorėt e rinj (nga 1921 deri mė 1931 popullsia shqiptare u rrit 68.060, ndėrsa ajo serbe tregon njė rritje prej 58.745, njė diferencė prej 9.315 vetėsh nė dobi tė shqiptarėve). Duke marrė parasysh karakterin e vėshtirė tė shqiptarėve, rritjen e theksuar tė numrit tė tyre dhe vėshtirėsitė gjithnjė nė rritje tė kolonizimit me metodat e vjetra, me kalimin e kohės ky ēpėrpjestim do tė bėhet edhe mė i madh dhe eventualisht do t'i japė fund kolonizimit tonė qė nga viti 1918 e kėtej.
2)Bile edhe metoda e kolonizimit gradual nuk u aplikua si duhet. Akoma mė keq, nė njė problem kaq tė rėndėsishėm, nuk ka pasur njė plan tė pėrcaktuar shtetėror, nė tė cilin do tė aderonte dhe tė cilin do ta aplikonte ēdo qeveri dhe regjim. Puna ėshtė bėrė me ndėrprerje, me hope, ēdo ministėr i ri ēbėnte atė qė kishte bėrė parardhėsi, ndėrkohė qė vetė nuk krijonte asgjė tė qėndrueshme. Qenė shpallur ligje dhe rregullore, por edhe ashtu tė dobėta, siē ishin ato nuk zbatoheshin. Disa persona, sidomos deputetė nga krahina tė tjera, kur nuk arrinin tė siguronin mandatin nė krahinėn e tyre, shkonin nė jug dhe merrnin me tė mirė elementėt jo nacionalė pėr tė siguruar mandatin, duke sakrifikuar nė kėtė mėnyrė interesat kombėtare dhe shtetėrore. Aparati i kolonizimit ishte jashtėzakonisht i kushtueshėm, i fryrė dhe i ngarkuar me njerėz qė ishin jo vetėm inkompetentė, por shpesh ishin pa skrupull, kėshtu qė veprimtaria e tyre pėrbėn vėrtet njė problem tė veēantė. Mė nė fund, mjafton tė mbledhim shumat e mėdha qė ka investuar shteti pėr kolonizimin dhe ta pjesėtojmė rezultatin me numrin e familjeve tė vendosura, pėr tė provuar se sa e kushtueshme ka qenė vendosja e njė familjeje tė re qė kur ka mbaruar lufta, pa marrė parasysh nėse kėto shpenzime janė bėrė nga kolonėt vetė apo nga shteti. Po ashtu, do tė jetė interesante tė krahasojmė shumat e paguara pėr shpenzimet personale dhe ato pėr materialet e pėrdorura nga kolonizimi ynė. Serbia ndaj kėtij problemi ka patur qėndrime krejt tė ndryshme nė tė kaluarėn. Karageorge gjatė kryengritjes sė parė, sikundėr Milloshi, Mihajllo dhe Jovan Ristiē nuk kanė patur njė ministri tė veēantė pėr reformėn e tokės, inspektorė tė pėrgjithshėm tė tokės ose ndonjė aparat tė kushtueshėm.
Naki
Naki

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9124
Kyējet nė forum : 25678
Regjistruar mė : 2007-05-29

https://naki.albanianforum.net

Back to top Go down

DĖBIMI I SHQIPTARĖVE Empty Re: DĖBIMI I SHQIPTARĖVE

Post by Naki Tue 07 Apr 2009, 03:35

DĖBIMI I SHQIPTARĖVE ................ (Pjesa e dytė)
nga Prof. Dr. Vasa Ēubriloviē
Memorandumi,paraqitur mė 7 mars 1937 nė Beograd

3)Madje edhe ato pak mijė familje qė u vendosėn pas luftės nuk u ngulėn aty ku ishin vendosur. Ka patur mė shumė sukses nė Kosovė, sidomos nė Luginėn e Llapit, ku Toplicanėt hynė nga veriu nė jug. duke u marrė vesh vetė midis tyre. Ngulimet tona mė tė vjetra dhe mė tė qėndrueshme, me elementė nga krahinat tona tė ndryshme, u vendosėn pikėrisht atje. Nė Drenicė dhe Metohi ne nuk patėm sukses. Kolonizimi nuk duhej tė ishte bėrė kurrė vetėm me malazezėt. Nuk mendojmė se ata janė tė pėrshtatshėm si kolonė pėr shkak tė plogėshtisė sė tyre baritore. Kjo mund tė thuhet vetėm pėr gjeneratėn e parė. Gjenerata e dytė ėshtė krejt tjetėr, mė aktive dhe mė praktike. Fshati Petrovo nė Miroc, sipėr Danubit, fshati mė i avancuar nė Krahinė, ėshtė i banuar pa pėrjashtim me malazez. Sot nė Serbi ka mijėra biznese tė pėrparuara, sidomos nė Toplicė dhe Kosanicė, qė kanė qenė krijuar nga malazezėt, tė cilėt janė pėrzier me elementė mė tė pėrparuar. Kjo vlen sidomos pėr Metohinė, ku zakonet e vjetra, duke qenė tė bazuara direkt nė origjinėn e tyre stėrgjyshore, kanė mundur tė mbijetojnė. Njė vizitė nė kafenetė e Pejės ėshtė e mjaftueshme pėr tė bindur ēdo njeri pėr kėtė. Kjo ėshtė arsyeja pėrse kolonizimi ka patur kaq pak sukses nė tė gjithė Metohinė. Duhet pranuar, nga ana tjetėr, se kėto koloni ishin vendosur shumė keq, nė njė tokė jopjellore, tė mbuluar me shkurre, dhe mbi tė gjitha pa asnjė agregat tė domosdoshėm bujqėsor. Kėtyre kolonive u duhej dhėnė mė shumė ndihmė se tė tjerave pėr shkak se ishin tė pėrbėra nga elementi mė i varfėr malazez.
4)Padyshim, shkaku kryesor qė kolonizimi ynė pati pak sukses nė kėto rajone ėshtė fakti se tokat mė tė mira mbetėn nė duart e shqiptarėve. E vetmja rrugė e mundshme pėr kolonizimin tonė masiv tė kėtyre rajoneve ėshtė t'u marrim tokėn shqiptarėve. Pas luftės, nė kohėn e rebelimit dhe tė veprimtarisė sė kryengritėsve, kjo do tė mund tė arrihej lehtė duke dėbuar njė pjesė tė popullsisė shqiptare nė Shqipėri, duke mos legalizuar uzurpimin e tyre dhe duke blerė kullotat e tyre. Kėtu ne duhet tė kthehemi pėrsėri tek gabimi i madh i konceptit tonė tė pasluftės lidhur me tė drejtėn e posedimit tė tokės. Nė vend qė tė pėrfitonim nga koncepti i vetė shqiptarėve lidhur me pronėsinė e tokės qė ata kishin uzurpuar (vėshtirė qė ndonjėri prej tyre tė ketė pasur tapi tė dhėna nga turqit, pėrveē pėr tokat e blera, pėr tė keqen e shtetit dhe kombit tonė), ne jo vetėm i legalizuam tė gjitha kėto uzurpime, por ē'ėshtė mė e keqja i mėsuam shqiptarėt me idetė evropiano-perėndimore lidhur me pronėsinė private. Mė pėrpara ata as qė mund tė kishin ide tė tilla. Nė kėtė mėnyrė, ne u dhamė vetė atyre njė armė pėr tė mbrojtur veten, pėr tė mbajtur tokat mė tė mira pėr veten dhe pėr ta bėrė tė pamundshėm nacionalizimin e njė prej rajoneve mė tė rėndėsishme pėr ne.Nga e gjithė kjo del se metodat e politikės sonė tė kolonizimit nė jug deri nė ditėn e sotme nuk kanė dhėnė rezultatet qė ne do tė duhej tė kishin arritur dhe tė cilat po na imponohen vetiu si domosdoshmėria mė e madhe shtetėrore.
Kolonizimi i Krahinave tė Jugut
Duke lexuar pjesėn e parė tė kėtij dokumenti, mund tė vėreshė menjėherė se duke shqyrtuar problemin e kolonizimit tė rajoneve jugore, problemi prek kryesisht rajonet nė veri dhe nė jug tė Maleve tė Sharrit. Kjo nuk ėshtė e rastit. Ky bllok shqiptarėsh rreth Maleve tė Sharrit ka njė rėndėsi tė madhe kombėtare, shtetėrore dhe strategjike pėr shtetin tonė. Ne tashmė e kemi pėrmendur mėnyrėn se si ai u krijua dhe rėndėsinė e kėtij rajoni pėr lidhjen e rajoneve pėrrreth Luginės sė Vardarit nė mė mėnyrė tė qėndrueshme me territoret tona tė vjetra. Forca mė e madhe e ekspansionit serb qė nė fillimet e shtetit tė parė serb nė shekullin e IX-tė ka qenė bazuar gjithmonė ne vazhdimėsinė e kėtij ekspansioni, sikundėr dhe nė zgjerimin e territoreve tė vjetra tė Rashkės nė tė gjitha drejtimet, duke pėrfshirė kėtu edhe zgjerimin e tyre nė drejtim tė jugut. Kjo vazhdimėsi ėshtė ndėrprerė nga shqiptarėt dhe deri sa lidhja e vjetėr e pandėrprerė e Serbisė dhe e Malit tė Zi me Maqedoninė gjatė tė gjithė shitrirjes sė saj nga Lumi Drin deri nė Moravėn e Jugut nuk do tė jetė rivendosur, ne nuk do tė jemi tė sigurtė pėr posedimin e kėtij territori. Nga pikėpamja etnike maqedonasit do tė bashkohen plotėsisht me ne vetėm kur ata do tė kenė mbėshtetjen e vėrtetė etnike nga ana e atdheut serb, e cila u ka munguar deri nė ditėt e sotme. Ata do ta arrijnė kėtė vetėm nėpėrmjet shkatėrrimit tė bllokut shqiptar.Nga pikėpamja ushtarake-strategjike, blloku shqiptar zė njė nga pozicionet mė tė rėndėsishme nė vendin tonė, pikėn nisėse nga e cila lumenjtė e Ballkanit rrjedhin nė Detin Adriatik, Detin e Zi dhe Detin Egje. Nga fakti se kush e ka kėtė pozicion strategjik pėrcaktohet nė njė shkallė tė gjerė fati i Ballkanit qendror, sidomos fati i vijės kryesore ballkanike tė komunikacionit nga Morava nė Vardar. Nuk ėshtė e rastit qė shumė beteja me rėndėsi vendimtare pėr fatin e Ballkanit (e Nemanjės kundėr grekėve, e serbėve kundėr turqve nė vitin 1389, e Huniadit kundėr turqve nė vitin 1446) janė zhvilluar kėtu. Nė shekullin e XX-tė, vetėm njė vend qė banohet nga njerėzit e tij mund tė mos ketė frikė pėr sigurimin e tij. Prandaj ėshtė detyrė imperative e ne tė gjithėve qė tė mos lejojmė qė kėto pozita me njė rėndėsi kaq tė madhe strategjike tė jenė nė duar armiqėsore apo tė elementit tė huaj. Aq mė tepėr qė njė element i tillė ka pėrkrahjen e njė shteti kombėtar tė tė njėjtės racė. Elementi ynė qė do dhe ėshtė nė gjendje tė mbrojė tokėn e tij, shtetin e tij, ėshtė mjeti mė i sigurtė kundėr kėtij penetrimi.Pėrveē kėtij blloku me 18 distrikte, shqiptarėt dhe pakicat e tjera kombėtare nė pjesėt e tjera tė rajoneve jugore janė tė shpėrndarė dhe si rrjedhim nuk janė aq tė rrezikshėm pėr jetėn tonė kombėtare dhe shtetėrore. Tė nacionalizosh rajonet pėrreth Maleve tė Sharrit do tė thotė tė varrosėsh pėrgjithmonė ēdo irredentizėm, tė sigurosh pėrgjithmonė pushtetin tonė mbi kėto territore.Kolonizimi nga veriu do tė reduktohet nė rajonet e banuara nga maqedonėt. Nė kėto rajone toka ėshtė e pakėt, kėto janė rajone tė qeta dhe, pėr kėtė arsye, maqedonasit i bėjnė rezistencė fluksit tė kolonėve nga veriu, aq mė tepėr qė nė kėto veprime ata shohin njė mosbesim nga ana jonė kundrejt tyre. E vėrteta ėshtė se kjo shkallė e vogėl kolonizimi na bėn mė tepėr keq se sa mirė. Nė rast se do tė dėrgohen njerėz nė jug tė Maleve tė Sharrit tė Shkupit, kėta njerėz do tė jenė nga Vranja, Leskovci, qė janė mė afėr maqedonasve pėr nga mentaliteti dhe kultura, dhe patjetėr njerėz nga rajoni Dinarik me temperamentin e tyre tė irritueshėm, tė pakontrolluar, sepse njerėz tė tillė nxisin urrejtjen midis popullsisė vendase. E pėrsėrisim se ky problem do tė zgjidhet vetėm kur kolonitė tona, duke avancuar nga veriu, pėrmes Kosovės dhe Metohisė, drejt Maleve tė Sharrit, Pologut, do tė takohen me ngulimet maqedonase.Problemi i Sanxhakut tė Novi Pazarit ėshtė duke u zgjidhur vetiu dhe nuk luan mė nė jetėn tonė shtetėrore rolin qė ka luajtur deri nė vitin 1912. Ne do tė kujtojmė vetėm se me shpėrnguljen e shqiptarėve ėshtė prerė lidhja e fundit midis muslimanėve tanė nė Bosnje e Novi Pazar dhe pjesės tjetėr tė botės muslimane. Ato janė duke u bėrė pakica fetare, e vetmja pakicė muslimane nė Ballkan, dhe ky fakt do tė pėrshpejtojė nacionalizimin e tyre.Para pak kohėsh Mali i Zi ėshtė bėrė njė problem mjaft i rėndė. Njė tokė e varfėr nuk mund tė mbajė njė popullsi qė ėshtė rritur 16 pėrqind nga viti 1912 deri nė vitin 1931. Gjatė shekujve, ky element turbullues dhe baritor ka kontribuar me karakteristika esenciale nė racėn tonė. I kanalizuar nė drejtimin e duhur, energjitė e tij nuk do tė jenė shkatėrrimtare, por do tė shfrytėzohen pėr tė mirėn e pėrgjithshme tė shtetit nė qoftė se ai do tė drejtohet nga juglindja.Shqiptarėt nuk mund tė dėbohen vetėm me anėn e kolonizimit gradual. Ata janė i vetmi popull, i cili gjatė mijėvjeēarit tė fundit mundi jo vetėm t'i rezistojė bėrthamės sė shtetit tonė, Rashkėsh dhe Zetės, por edhe tė na dėmtojė, duke i shtyrė kufijtė tanė etnikė mė nė veri dhe mė nė lindje. Pėrderisa nė mijėvjeēarin e fundit kufijtė tanė u ēvendosėn nė Suboticė nė veri dhe Kupė nė veriperėndim, shqiptarėt na dėbuan nga Shkodra dhe krahina e saj, ish kryeqyteti i Bodinit, nga Metohia dhe Kosova. E vetmja mėnyrė dhe tė vetmet mjete pėr tė qėruar hesapet me ta ėshtė forca brutale e njė shteti tė organizuar. Ne nuk kemi patur sukses nė drejtim tė asmilimit tė shqiptarėve nė favorin tonė. E kundėrta, pėr shkak se ata mbėshteten tek Shqipėria, vigjilenca e tye kombėtare ėshtė zgjuar dhe nė qoftė se ne nuk i lajmė hesapet me ta nė kohėn e duhur, brenda 20 30 vjetėve ne do tė pėrballemi me njė irredentizėm tė tmerrshėm, shenjat e tė cilit janė tashmė tė dukshme dhe ato nė mėnyrė tė paevitueshme do tė vėnė nė rrezik tė gjitha territoret tona tė jugut.
Problemi Ndėrkombėtar i Kolonizimit
Nė qoftė se nisemi nga hipoteza se shpėrngulja graduale e shqiptarėve nėpėrmjet kolonizimit tonė gradual ėshtė jo efektive, atėherė ne na ėshtė lėnė vetėm njė rrugė, ajo e shpėrnguljes sė tyre nė masė. Nė kėtė rast, ne duhet tė marrim nė konsideratė dy shtete, Shqipėrinė dhe Turqinė.Me popullsinė e saj tė rrallė, me moēalet e padrenazhuara dhe luginat e pakultivuara gjatė lumenjėve, Shqipėria do tė jetė nė gjendje tė pranojė disa qindra mijė shqiptarė nga vendi ynė. Me territoret e saj tė gjera dhe tė pabanuara dhe tokat e papunuara nė Azinė e Vogėl dhe Jurdistan, Turqia moderne ka mundėsi tė pakufizuara pėr njė kolonizim tė brendshėm. Megjithatė, pavarėsisht nga pėrpjekjet e Kemal Ataturkut, turqit nuk e kanė mbushur akoma vakuumin e krijuar si rezultat i shpėrnguljes sė grekėve nga Azia e Vogėl nė Greqi dhe tė disa prej kurdėve nė Persi. Qė kėtej del se mundėsia mė e madhe ėshtė qė pjesa mė e madhe e shqiptarėve tė shpėrngulur tė dėrgohet atje.Sė pari, ne theksojmė se nuk do ta kufizojmė veten vetėm nė hapat diplomatikė me qeverinė e Ankarasė, por do tė shfrytėzojmė tė gjitha mjetet pėr tė bindur Tiranėn pėr tė pranuar disa nga kėta njerėz tė zhvendosur. Unė besoj se kjo do hasė vėshtirėsi nė Tiranė, pėr shkak se Italia do tė pėrpiqet ta pengojė kėtė proces. Por paratė luajnė njė rol tė madh nė Tiranė. Nė bisedimet lidhur me kėtė ēėshtje, qeveria shqiptare do tė informohet se ne nuk do tė ndalemi para asgjėje pėr tė arritur zgjidhjen finale tė kėsaj ēėshtjeje. Eventualisht, nė mėnyrė sekrete zyrtarė tė lartė nė Tiranė mund tė binden se do tė kenė pėrfitime materiale nė rast se nuk do ta kundėrshtojnė kėtė pazarllėk.Sikundėr kemi dėgjuar, Turqia ka rėnė dakord tė pranojė fillimisht afro 200.000 pėrsona tė shpėrngulur prej nesh, me kusht qė ata tė jenė shqiptarė, gjė qė ėshtė shumė e favorshme pėr ne. Ne duhet tė konformohemi me kėtė dėshirė tė Turqisė menjėherė dhe tė nėnshkruajmė njė marrėveshje pėr shpėrnguljen e popullsisė shqiptare sa mė shpejt qė tė jetė e mundur. Lidhur me shpėrnguljen e popullsisė shqiptare, ne duhet tė studjojmė konventat qė Turqia ka nėnshkruar kohėt e fundit lidhur me kėtė ēėshtje me Greqinė, Rumaninė dhe Bullgarinė, duke i kushtuar vėmendje dy gjėrave: se Turqia do tė pranojė mundėsisht kontigjentin mė tė madh, ndėrsa nga pikėpamja e aspektit financiar do t'i jepet ndihma maksimale, sidomos nė fushėn e organizimit tė transportimit tė tyre sa mė shpejt qė tė jetė e mundur. Nuk ka dyshim se ky problem do tė ngjallė njė farė shqetėsimi ndėrkombėtar, qė ėshtė i paevitueshėm nė raste tė tilla. Nė njėqind vjetėt e fundit, sa herė qė tė ėshtė ndėrmarrė ndonjė veprim i tillė nė Ballkan, gjithnjė ka pasur disa fuqi qė kanė protestuar pėr shkak se veprime tė tilla nuk pėrputhen me interesat e tyre. Nė rastin e dhėnė, Shqipėria dhe Italia do tė bėjnė ndonjė protestė. Pėr sa i pėrket Shqipėrisė, e kemi theksuar edhe mė lart se duhen bėrė pėrpjekje pėr tė nėnshkruar me tė njė konventė lidhur me kėtė problem dhe nėse nuk e arrijmė dot kėtė, ne do tė bėjmė qė ajo tė heshtė lidhur me shpėrnguljen e shqiptarėve nė Turqi. E pėrsėrisim se njė aksion i kryer me mjeshtėri dhe paratė e pėrdorura si duhet nė Tiranė do tė jenė vendimtarė nė kėtė problem. Opinioni botėror, sidomos ai i financuar nga Italia, do tė zemėrohet pak. Megjithatė, bota sot ėshtė mėsuar me gjėra qė janė shumė mė tė kėqia se kjo dhe ėshtė e zėnė kaq shumė me problemet e pėrditshme sa qė ky aspekt i problemit nuk do tė jetė shkas pėr shqetėsime. Nė kohėn kur Gjermania mund tė dėbojė dhjetėra mijė ebrejė dhe Rusia mund tė shpėrngulė miliona njerėz nga njė pjesė e kontinentit nė tjetrėn, shpėrngulja e disa qindra mijė shqiptarėve nuk do tė shpjerė nė shpėrthimin e luftės botėrore. Por ata qė do tė vendosin duhet ta dinė se ēfarė duan dhe tė kėmbėngulin pėr arritjen e qėllimit, pavarėsisht nga pengesat e mundshme ndėrkombėtare.Italia padyshim do tė nxjerrė mė shumė vėshtirėsi, por nė momentin e dhėnė ajo ėshtė jashtėzakonisht e zėnė me problemet e veta lidhur me Abisininė dhe Austrinė dhe nuk do tė guxojė tė shkojė shumė larg nė kundėrshtimin e saj. Tė them tė vėrtetėn, rreziku kryesor qėndron nė mundėsinė se aleatėt tanė tė mėdhenjė, Franca dhe Britania, mund tė ndėrhyjnė. Atyre mund t'u jepet njė pėrgjigje e ftohtė dhe e vendosur se sigurimi i vijės Moravė-Vardar ėshtė nė interesin e tyre, gjė qė u konfirmua gjatė luftės sė madhe tė fundit, dhe ajo mund tė bėhet mė e sigurt, pėr ne dhe pėr ata, vetėm kur ne tė dominojmė plotėsisht rajonin pėrreth Maleve tė Sharrit dhe Kosovės.
Naki
Naki

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9124
Kyējet nė forum : 25678
Regjistruar mė : 2007-05-29

https://naki.albanianforum.net

Back to top Go down

DĖBIMI I SHQIPTARĖVE Empty Re: DĖBIMI I SHQIPTARĖVE

Post by Naki Tue 07 Apr 2009, 03:37

DĖBIMI I SHQIPTARĖVE ................ (Pjesa e tretė)
nga Prof. Dr. Vasa Ēubriloviē
Memorandumi,paraqitur mė 7 mars 1937 nė Beograd

Mėnyra e Shpėrnguljes
Sikundėr e kemi theksuar tashmė, shpėrngulja nė masė e shqiptarėve nga trekėndėshi i tyre ėshtė i vetmi kurs pėr ne. Pėr tė realizuar shpėrnguljen e njė popullsie tė tėrė kėrkesa e parė ėshtė qė tė krijohet njė mendėsi e pėrshtatshme. Ajo mund tė krijohet nė mjaft mėnyra.Sikundėr e dimė, masat myslimane pėrgjithėsisht influencohen lehtė sidomos nga feja, paragjykimet dhe fanatizmi. Prandaj, gjėja e parė qė duhet tė bėjmė ėshtė qė tė bindim klerikėt dhe njerėzit e tyre me influencė me anė tė parave ose kėrcėnimeve qė ata tė pėrkrahin shpėrnguljen e shqiptarėve. Duhet tė gjenden sa mė shpejtė qė tė jetė e mundur agjitatorė nga Turqia, nė qoftė se ajo do tė na i japė, pėr tė pėrkrahur shpėrnguljen. Ata duhet tė flasin pėr bukuritė nė tokat e reja nė Turqi, pėr jetėn e lehtė dhe tė rehatshme qė bėhet atje, pėr fanatizmin fetar dhe tė ngjallin krenarinė pėr shtetin turk midis masave. Shtypi ynė mund tė japė njė ndihmė tė jashtėzakonshme nė pėrshkrimin e shpėrnguljes sė njerėzishme tė turqve nga Dobruzha dhe se sa mirė janė vendosur ata nė tokat e reja. Kėto pėrshkrime do tė krijojnė midis masave tė shqiptarėve predispozicionin e domosdoshėm pėr t'u shpėrngulur atje.Njė mjet tjetėr do tė jetė shtrėngimi i ushtruar nga aparati shtetėror. Ligji duhet zbatuar deri nė njė pėr ta bėrė qėndrimin e shqiptarėve tė padurueshėm: gjobat, burgosjet, zbatimi i egėr i urdhėresave tė policisė, si ndalimi i kontrabandės, prerja e pyjeve, dėmtimi i bujqėsisė, lėnia e qenėve zgjidhur, puna angari dhe mjete tė tjera qė mund tė pėrdorė njė forcė policore me pėrvojė. Nga pikėpamja ekonomike: mospranimi pėr tė njohur tapitė e vjetra tė tokės, puna me regjistrimin e tokės qė duhet tė pėrfshijė menjėherė vjeljen e pamėshirėshme tė taksave dhe shlyerjen e tė gjitha borxheve private dhe publike, rekuizimi i tė gjitha kullotave shtetėrore apo komunale, shfuqizimi i koncesioneve, heqja e lejeve pėr ushtrimin e profesionit, pushimi nga puna nė zyrat shtetėrore, private apo komunale etj, do tė shpejtojnė procesin e shpėrnguljes sė tyre. Masat nė fushėn e shėndetėsisė: zbatimi me dhunė i tė gjitha dispozitave madje edhe brenda shtėpive, duke rrėzuar tė gjitha muret dhe gardhiqet rrethuese, zbatimi me rreptėsi i masave veterinare qė do tė rezultojnė nė ndalimin e shitjes sė bagtive nė treg gjithashtu do tė aplikohen nė njė mėnyrė efektive dhe praktike. Kur vjen puna tek feja, shqiptarėt janė shumė tė prekshėm, prandaj ata mund tė ngacmohen nė kėtė drejtim gjithashtu. Kjo mund tė arrihet me njė keqtrajtim tė klerikėve tė tyre, shkatėrrimin e varrezave, ndalimin e poligamisė, dhe sidomos zbatimin e rreptė tė ligjit qė detyron vajzat tė ndjekin shkollėn fillore kudo qė janė.Iniciativa private gjithashtu mund tė ndihmojė shumė nė kėtė drejtim. Ne mund t'u shpėrndajmė armė kolonistėve tanė sipas nevojės. Format e vjetra tė veprimit ēetnik do tė organizohen dhe do tė mbėshteten nė mėnyrė tė fshehtė. Nė veēanti, do tė organizohet njė vėrshim i malazezve nga kullotat malore pėr tė krijuar njė konflikt nė shkallė tė gjerė me shqiptarėt nė Metohi. Ky konflikt do tė pėrgatitet me anėn e njerėzve tanė tė besuar. Ai do tė inkurajohet dhe kjo mund tė bėhet mė lehtė nė kohėn qė shqiptarėt do tė jenė revoltuar vėrtetė, atėherė e gjithė grindja do tė paraqitet si njė konflikt midis klaneve dhe do tė shpjegohet me arsye ekonomike po tė jetė nevoja. Mė nė fund, mund tė sugjerohen rebelime lokale. Ato do tė shtypen me gjak me anė tė klaneve dhe tė ēetnikėve mė tepėr se sa me anė tė ushtrisė.Mbetet akoma njė mjet, tė cilin Serbia e ka pėrdorur me njė efekt tė madh pas vitit 1878, dhe kjo ėshtė djegia fshehurazi e fshatrave dhe lagjeve shqipare nėpėr qytete.
Organizimi i Shpėrnguljes
Nga harta e bashkėngjitur del e qartė se cilat rajone duhet tė pastrohen. Ato janė: Dibra e Epėrme, Pologu i Poshtėm, Pologu i Epėrm, Malet e Sharrit, Drenica, Peja, Istogu, Vuēiterni, Stavica, Llapi, Graēanica, Nerodimja, Dalovia, Podgori, Gora, Podrimja, Gjilani dhe Kaēaniku. Midis kėtyre rajoneve, qė pėrbėjnė tė gjithė bashkė pykėn shqiptare, mė tė rėndėsishmit pėr ne tani janė: Peja, Gjakovica, Podrimja, Gora, Podgori, Sharri, Istogu dhe Drenica nė veri tė Maleve tė Sharrit, sikundėr dhe Dibra e Epėrme dhe dy Pologėt nė jug dhe Malet e Sharrit. Kėto janė zona kufitare qė duhet tė pastrohen nga shqiptarėt me ēdo ēmim. Rajonet e brendshme si Kaēaniku, Gjilani, Nerodimja, Graēanica, Llapi, Vuēiterni etj, mundėsisht duhet tė dobėsohen, sidomos rajonet e Kaēanikut dhe tė Llapit, ndėrsa tė tjerėt duhet tė kolonizohen gradualisht dhe sistematikisht nė njė periudhė prej dhjetra vjetėsh.Mjetet e pėrmendura mė lart do tė pėrdoren nė radhė tė parė nė rajonet kufitare, nė rast se ne duhet t'i pastrojmė ato nga shqiptarėt.Gjatė ripopullimit duhet tė mbajmė mend kėto qė vijon:Nė radhė tė parė, ripopullimi duhet tė fillojė nė fshatra dhe pastaj nė qytete. Duke qenė mė kompaktė, fshatrat janė edhe mė tė rrezikshėm. Pastaj gabimi i shpėrnguljes sė varfanjakėve vetėm do tė shmanget: shtresat e mesme dhe tė pasura pėrbėjnė shtyllėn kurrizore tė ēdo kombi, prandaj ato duhen persekutuar dhe duhen pastruar. Duke mos pasur mbėshtetjen e bashkėpatriotėve qė janė tė pavarur ekonomikisht, varfanjakėt nėnshtrohen mė lehtė. Kjo ēėshtje ka njė rėndėsi tė madhe dhe po e theksoj kėtė pėr arsye se njė nga shkaqet kryesore qė kemi pak sukses nė kolonizimin tonė tė jugut ėshtė se tė varfėrit u dėbuan, ndėrsa tė pasurit mbetėn, kėshtu qė ne nuk bėmė pėrpara, sepse fituam fare pak tokė pėr vendosjen e kolonistėve tanė. Gjatė krijimit tė mendėsisė pėr shpėrnguljen, duhet tė bėhet ēdo gjė e mundur pėr tė shpėrngulur fshatra tė tėrė ose tė paktėn familje tė tėra. Njė gjendje e tillė, nė tė cilėn njė pjesė e familjes largohet kurse pjesa tjetėr mbetet duhet tė mėnjanohet me ēdo kusht. Shteti ynė nuk ka ndėrmend tė shpenzojė miliona pėr ta bėrė jetėn mė tė lehtė pėr shqiptarėt, por tė heqė qafe sa tė jetė e mundur mė shumė prej tyre. Pėr kėtė arsye blerja e tokave tė shqiptarėve qė shpėrngulen nga ata qė mbeten prapa duhet tė ndalohet nė mėnyrė absolute. Largimi i individėve dhe i fshatrave tė tėrė mund tė lidhet edhe me pyetjen nėse ata duan ta kenė mė tė lehtė procesin e shpėrnguljes.Me tė dhėnė pėlqimin pėr shpėrngulje, atyre u duhet dhėnė e gjithė ndihma e duhur. Procedura administrative do tė thjeshtėzohet, prona e tyre do tė paguhet nė vend, dokumentat e udhėtimit do tė lėshohen pa asnjė formalitet, dhe atyre do t'u jepet ndihmė pėr tė shkuar nė stacionin mė tė afėrt tė trenit. Trenat do tė jenė gati pėr t'i dėrguar deri nė Selanik, nga ku ata do tė hipin menjėherė nė anije pėr nė Azi. Ka shumė rėndėsi qė udhėtimi i tyre tė jetė i lehtė, i rehatshėm dhe i lirė. Mundėsisht udhėtimi me tren tė jetė pa para dhe ata tė ndihmohen me ushqime, sepse nga kjo do tė varet shumė nėse do tė shpėrngulen masa tė mėdha njerėzish apo jo. Frika e vėshtirėsive tė udhėtimit do tė jetė pengesa kryesore nė lėvizjen e tyre. Prandaj ajo mund tė kapėrcehet duke zgjidhur tė gjitha problemet e lidhura me udhėtimin shpejt dhe energjikisht. Njė kujdes i veēantė duhet tė bėhet pėr tė siguruar se ata do tė kenė sa mė pak vėshtirėsi nė udhėtim, sepse njerėzit e thjeshtė orientohen me vėshtirėsi. Prandaj do tė jetė e kėshillueshme tė studjohet sistemi i transportit nga agjenci tė mėdha udhėtimi dhe tė pėrdoret ky studim. Pėrsoni i shpėrngulur duhet tė kalojė nga dora nė dorė pa e ndjerė barrėn e kėsaj ēvendosjeje. Vetėm nė kėtė mėnyrė ėshtė e mundur tė krijohet ai vėrshim shqiptarėsh tė shpėrngulur qė do tė zbrazė jugun tonė prej tyre.
Naki
Naki

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9124
Kyējet nė forum : 25678
Regjistruar mė : 2007-05-29

https://naki.albanianforum.net

Back to top Go down

DĖBIMI I SHQIPTARĖVE Empty Re: DĖBIMI I SHQIPTARĖVE

Post by Naki Tue 07 Apr 2009, 03:39

DĖBIMI I SHQIPTARĖVE ................ (Pjesa e katėrt)
nga Prof. Dr. Vasa Ēubriloviē
Memorandumi,paraqitur mė 7 mars 1937 nė Beograd

Popullimi i Rajoneve tė Ē'populluara
Problemi i vendosjes sė kolonive nė rajonet e ēpopulluara nuk ėshtė mė pak i rėndėsishėm se shpėrngulja e shqiptarėve.Lind pyetja e parė: Kush do tė vendoset atje? Gjėja mė e natyrshme do tė ishte qė ato tė popullohen me elementin tonė nga rajonet pasive. Nė radhė tė parė mė tė pėrshtatshmit janė malazezėt sepse Metohia, Drenica dhe Kosova janė vendet mė tė natyrshme, ku ata mund tė vėrshojnė prej maleve tė tyre tė varfėruara. Rritja e popullsisė nė Mal tė Zi ka sjellė njė varfėri, e cila kohėt e fundit ka shkaktuar trazira tė vazhdueshme social-politike tė disfavorshme pėr fuqinė e shtetit tonė dhe shumė tė rrezikshme pėr ligjin dhe rregullin nė tė ardhmen. T'u japėsh atyre misėr dhe pensione ėshtė pa dobi. E vetmja zgjidhje ėshtė t'i dėrgosh ata nė rajonet pjellore tė Metohisė, Drenicės dhe Kosovės. Pastaj, meqėnėse ata janė tė afėrt me shqiptarėt pėr sa i pėrket mentalitetit dhe temperamentit, malazezėt janė instrumenti mė i pėrshtatshėm pėr t'i mundur ata. Sė pari, ata mund tė pėrdoren nė rajonet nė veri tė Maleve tė Sharrit. Ndėrkohė, krahas tyre, edhe disa njerėz nga Liēani, Krajsinca, Serbia, Kaēaku, Uzhica dhe Toplica duhet tė pėrdoren si kolonistė. Kjo ėshtė e domosdoshme pėr tė krijuar zakone mė tė mira pune dhe organizimi midis malazezėve, pėr tė thyer psikologjinė e tyre tė grupeve baritore dhe frymėn e kolektivitetit qė karakterizon malėsorėt me anėn e pėrzjerjes dhe tė ndėrmartesave me njerėz tė rajoneve tė ndryshme dinarike. Nė kėtė mėnyrė, do tė formohet njė tip i ri malazezėsh me njė kėndvėshtrim mė pak lokal dhe mė tė gjerė serb.Kushte tė pėrshtatshme do tė krijohen pėr emigrantėt serbė tė jugut qė banojnė nė rajonet nė jug tė Maleve tė Sharrit, kėshtu qė ata do tė mund tė vėnė nė posedim tokat pjellore. Ata janė njerėz tė ndershėm e punėtorė qė do t'i jenė mirėnjohės shtetit pėr gjithė jetėn nė qoftė se do tė krjohen pėr ta kushte tė pėlqyeshme jetese nė zonat fshatare. Serbėt fshatarė tė jugut nė pėrgjithėsi kanė tė drejtė tė presin mė shumė kujdes dhe vėmendje se ē'po u kushtohet sot.Kolonizimi i Pologut (i Epėrm dhe i Poshtėm) dhe i Dibrės me kėta paupers (varfanjakė, pėrkth.), si dhe dhėnia e kullotave atyre dhe jo shqiptarėve, do t'i bėjė ata qė ta ndjejnė se ky ėshtė shteti i tyre dhe do t'i mbrojnė kufijtė e tij.Pėrveē atyre, kolonizimi nė jug tė Maleve tė Sharrit dhe tė Malit tė Zi tė Shkupit mund tė bėhet me serbė nga Vranja, Leskovci, Piroti dhe Blasenica, sidomos me ata qė janė nga fshatrat malore pasive. E pėrsėrisim se dinarikėt nuk do tė lejohen tė shtrihen nė jug tė vijės sė formuar nga Mali i Zi i Shkupit dhe Malet e Sharrit.Gjatė kolonizimit tė fshatrave tė boshatisura nga shqiptarėt, ėshtė me rėndėsi tė mėnjanohen vonesat burokratike dhe formalitetet e mėrzitshme. Veprimi i parė i menjėhershėm ėshtė qė t'u jepet kolonistėve e drejta e posedimit mbi tokat ku janė vendosur. Njė nga arsyet kryesore pėr mossuksesin e kolonizimit ka qenė fakti se kolonistėt nuk e kanė fituar menjėherė tė drejtėn e posedimit dhe nė kėtė mėnyrė ajo ėshtė keqtrajtuar nė duart e zyrtarėve dhe politikanėve tė paskrupullt. Fshatarėt e ndjejnė veten tė sigurt nė posedimin e tokės vetėm kur ata e dinė se askush nuk mund t'i largojė mė prej saj. Prandaj, atyre do t'u jepet njė garanci e tillė menjėherė. Por nė tė njėjtėn kohė, ėshtė e rrezikshme t'u japėsh kolonistėve tė drejtėn e plotė tė pronėsisė mbi tokėn. Nė parim, ekonomitė e kolonistėve kanė misionin e tyre shtetėror dhe nacional, dhe ai qė merr njė ekonomi tė tillė duhet ta shpjerė misionin deri nė fund. Prandaj, ai nuk mund tė ketė njė pronėsi tė pakufizuar mbi kėtė pronė. Sepse ka njerėz mjaft tė ndryshėm midis tyre, si proletarė tė fshatit tė cilėt kanė humbur ndjenjėn e tyre tė pronėsisė mbi tokėn ose barinjė qė duhet tė pėrshtaten me bujqėsinė. Ata duhet tė lidhen me tokėn me anėn e forcės sė ligjit. Sepse ata mund tė fillojnė ta duan krahinėn dhe shtėpinė e tyre tė re dhe nėqoftėse ata vetė nuk mund ta arrijnė kėtė, sidoqoftė fėmijtė e tyre do tė mund ta bėjnė. Pėr kėtė arsye duhet tė mėnjanohet me anėn e ligjit qė kolonistėt tė fitojnė pronėsinė e plotė mbi tokėn nė jo mė pak se 30 vjet, megjithėse e drejta pėr posedim do t'u jepet menjėherė. Sipas ligjit tonė, gratė nė vendin tonė duhet tė pėrjashtohen nga trashėgimia nė tokat e kolonizuara, me pėrjashtim tė rasteve kur kolonisti nuk ka pasardhės meshkuj dhe gruaja ka ndėrmend tė sjellė njė dhendėr nė shtėpi. Pronat qė u janė dhėnė kolonistėve deri tani kanė qenė tė vogla. Duke patur parasysh metodat ekstensive tė bujqėsisė, rėnien e ēmimeve tė produkteve bujqėsore, sikundėr dhe familjet e medha tė kolonistėve, 5 deri 10 hektarė tokė janė tė pamjaftueshėm pėr tė siguruar kushtet pėr zhvillimin ekonomik tė kolonistėve.Ėshtė mė mirė tė popullosh njė rajon me njė numėr mė tė vogėl kolonistėsh me kushte mė tė mira zhvillimi se sa ta popullosh atė me njė numėr tė madh apo me gjysėmproletarė fshati. Ky gjithashtu ka qenė njė shkak madhor pėrse nuk kemi patur sukses deri tani nė kolonizimin e jugut dhe tė veriut.Elementė kaq tė pėrshtatshėm pėr kolonizim nė kushte kaq tė vėshtira qė kemi sot janė tė rrallė midis popujve tė tjerė. Kėto pak suksese qė kemi arritur nė politikėn e kolonizimit janė rezultat i kėtyre cilėsive kolonizuese tė racės sonė. Vetėm fshatarėt tanė, tė cilėt luftojnė me tokat e mbuluara me shkurre ose qė nuk kanė qenė punuar asnjėherė dhe janė zhvendosur nga njė mjedis nė njė tjetėr, kanė qenė nė gjendje tė mbijetojnė nė kushte kaq tė vėshtira. Ēfarė nuk do tė bėnin ata nė qoftė se shteti do t'u jepte gjėrat qė e ka pėr detyrė t'u japė.Me 10 shkurt 1865, qeveria e princit Mihajlos nxori njė ligj mbi vendosjen e tė huajve nė Serbi. Sipas kėtij ligji, qeveria serbe u dha kolonistėve tė varfėr nga krahinat fqinje 3 hektarė tokė tė punueshme dhe 3 hektarė tokė tė papunueshme, njė shtėpi, njė pendė qe, njė qerre, dy dhi ose dele, njė parmendė, veglat e nevojshme tė punės dhe 120 grosh para nė dorė. Pėrveē kėsaj, u dha mjaft misėr si ushqim deri nė tė korrat e para. Njė plug u dha pėr ēdo dy familje. Ky inventar i luajtshėm dhe i paluajtshėm iu dha kolonistėve nga ana e jonė pa tė drejtėn pėr t'i shitur pėr njė afat prej 15 vjetėsh. Nė fund tė kėtij afati ato u bėnė pronė e tyre. Nė 5 vjetėt e parė kolonistėt ishin tė pėrjashtuar nga tė gjitha llojet e taksave shtetėrore, pėr 10 vjet ata ishin tė pėrjashtuar nga shėrbimi i pėrgjithshėm ushtarak nė ushtrinė e rregullt dhe tė pėrjashtuar nga shėrbimi nė milicinė popullore pėr 5 vjet. Pėrgjigja nga tė gjitha anėt qe e tillė qė brenda disa muajve tė gjitha vendet u mbushėn dhe u kolonizua mė shumė territor se ē'kishim qenė nė gjendje tė kolonizonim ne gjatė disa vjetėve pas luftės. Nė qoftė se shteti kishte krijuar kėto kushte tė favorshme pėr kolonistėt pas vitit 1918, gjendja jonė si nė Vojvodinė ashtu dhe nė Serbinė e jugut nuk do tė ishte ashtu sikundėr ėshtė. Ja, pra, si duhet tė veprojmė nė tė ardhmen, nė rast se ne duam tė kemi sukses.Metoda e kolonizimit tė Toplicės dhe Kosanicės pas vitit 1878, kur shqiptarėt u dėbuan nga kėto rajone, ėshtė gjithashtu e mbushur me mėsime. Metoda pėr kolonizimin e kėtyre rajoneve u parashtrua nė ligjin e 3 janarit 1880. Me 3 shkurt tė tė njėjtit vit, Kėshilli i Popullit aprovoi ligjin mbi amendamentin e marrėdhėnieve agrare sipas parimit "toka fshatarėve". Pa hezitim, Serbia mori borxhin e parė tė huaj pėr tė paguar Turqinė pėr tokat qė kishte marrė. Ajo nuk formoi ndonjė ministri tė reformės agrare apo ndonjė aparat tė kushtueshėm pėr problemin e kolonizimit, por ēdo gjė u bė nė njė mėnyrė tė thjeshtė dhe praktike. Organet e policisė ua shpėrndanė tokat tė gjithė atyre qė donin ta punonin. Erdhėn njerėz nga Mali i Zi, Sjenica, Vranja, Kosova, Peja etj. gjatė 30 vjetėve pas vitit 1878. Toplica dhe Kosanica, dikur rajone shqiptare me reputacion tė keq, i dhanė Serbisė regjimentin mė tė mirė nė luftėrat e viteve 1912-1918, Regjimentin e Dytė tė Hekurt. Toplica dhe Kosanica paguan dhe stėrpaguan me gjakun e bijve tė tyre ato dhjetė milionė dinarėt qė Serbia pati shpenzuar pėr ripopullimin e tyre.Vetėm duke ndjekur kėtė shembull dhe duke ditur se ēfarė kėrkohet, duke mos kursyer as paratė as gjakun, mund tė krijojė shteti ynė njė Toplicė tė re nė Kosovė dhe Metohi.Qė kėtej del se nė qoftė se ne duam qė kolonistėt tė qėndrojnė atje ku janė, ata duhet tė jenė tė sigurt se do t'i kenė tė gjitha mjetet pėr tė jetuar pėr disa vite. Ne duhet tė ndalojmė rreptėsisht ēfarėdo spekullimi me shtėpitė dhe pronat e shqiptarėve tė shpėrngulur. Shteti duhet t'i rezervojė vetes tė drejtėn e pakufizuar pėr tė disponuar pronat e tundshme dhe tė patundshme tė njerėzve tė shpėrngulur dhe duhet tė vendosė kolonistėt e vet menjėherė pas nisjes sė shqiptarėve. Kjo duhet tė bėhet sepse do tė jenė tė rralla rastet kur do tė niset njė fshat i tėrė njėherėsh. Tė parėt qė do tė vendosen nė kėto fshatra duhet tė jenė malazezėt, qė janė njė popull arrogant, gjaknxehtė dhe i pamėshirshėm. Ata do t'i dėbojnė shqiptarėt e mbetur me sjelljen e tyre dhe kėtu mund tė sillen pastaj kolonistė nga rajone tė tjera.Ky dokument merret vetėm me problemin e kolonizimit tė Serbisė sė Jugut. Problemi i Vojvodinės, sidomos i trekėndėshit hungarez nė Backė, Senta-Kula-Backa Topola, nuk ėshtė mė pak i rėndėsishėm pėr ne. Pėr tė shkatėrruar kėtė trekėndėsh nė Vojvodinė ėshtė njėlloj si tė shkatėrrosh bllokun shqiptar pėrrreth Maleve tė Sharrit. Duke ndjekur ndarjen e pronave tė mėdha, atje mbesin dhjetėra mijėra ferma hungareze qė janė sot njė barrė e rėndė pėr fshatarėt e mesėm serbė dhe gjermanė tė Vojvodinės. Disa nga kėta punėtorė gjermanė apo hungarezė, qė janė punėtorė bujqėsie apo pronarė tė vegjėl, mund tė dėrgohen nė jug, sepse nė Backė, nė kufirin me Hungarinė, ata paraqesin rrezik, aq mė tepėr qė serbėt e Backės pėrbėjnė vetėm 25 pėrqind tė popullsisė. Nė Serbinė e Jugut, duke i mbrojtur pronat e tyre kundėr Shqipėrisė, ata do tė bėhen shtetas tė mirė, qė do tė integrohen me masat e popullit tonė dhe, ē'ėshtė edhe mė e rėndėsishme, duke qenė mė tė pėrparuar dhe nė njė nivel mė tė lartė kulturor se fshatarėt tanė, ata do tė japin shembullin e metodave tė pėrparuara nė kultivimin e tokės. Ne theksojmė nė mėnyrė tė veēantė se serbėt e Vojvodinės nuk duhet tė dėrgohen nė jug pėr kolonizim. Nė Vojvodinė ka akoma tokė pėr kolonizim. Prandaj atyre u duhet dhėnė tokė atje. Theksojmė gjithashtu se gjatė periudhės 1928-1929 atje pati njė lėvizje tė gjerė midis hungarezėve. Njė pėrpjekje tjetėr nė kėtė drejtim duhet tė pengohet dhe publiku ynė duhet tė udhėzohet si tė pėrkrahė njė lėvizje tė hungarezėve dhe tė gjermanėve nga Vojvodina dhe sidomos nga Backa nė jug.


Last edited by Naki on Tue 07 Apr 2009, 03:45; edited 1 time in total
Naki
Naki

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9124
Kyējet nė forum : 25678
Regjistruar mė : 2007-05-29

https://naki.albanianforum.net

Back to top Go down

DĖBIMI I SHQIPTARĖVE Empty Re: DĖBIMI I SHQIPTARĖVE

Post by Naki Tue 07 Apr 2009, 03:41

DĖBIMI I SHQIPTARĖVE ................ (Pjesa e Pestė)
nga Prof. Dr. Vasa Ēubriloviē
Memorandumi,paraqitur mė 7 mars 1937 nė Beograd

Njė rėndėsi tė veēantė pėr zgjidhjen e ēėshtjes qė po diskutojmė ka ekzistenca e njė aparati pėr ta drejtuar kėtė punė. Puna e dobėt e aparatit qė ka zbatuar politikėn tonė tė kolonizimit ėshtė nė njė shkallė tė madhe shkaku qė deri tani ne nuk kemi patur sukses. Pėr ta manjanuar njė gjė tė tillė nė tė ardhmen, duhet bėrė riorganizimi.Asnjė punė tjetėr nuk kėrkon mė shumė vazhdimėsi zbatimi sa ē'kėrkon kolonizimi. Ne kemi theksuar se njė nga arsyet kryesore tė mungesės sė suksesit nė kolonizimin tonė nė veri dhe nė jug ėshtė puna e pakėt dhe ndryshimi i politikės me ndryshimin e qeverive. Nė rast se kjo duam tė mėnjanohet nė tė ardhmen, kolonizimi duhet t'i besohet Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Ushtrisė. Pse? Thjesht pėr arsye tė mbrojtjes. Ushtria jonė ėshtė e interesuar nė vendosjen e elementit tonė pėrgjatė kufirit, sidomos nė sektorėt mė delikatė. Pėr kėtė qėllim ai do tė bėjė ē'ėshtė e mundur pėr tė siguruar kufijtė me anė tė njė kolonizimi sa mė tė qėndrueshėm. Shtabi i Pėrgjithshėm, si institucioni i paė i mbrojtjejes sė interesave tona kombėtare, mund tė kontribuojė shumė nė tėrė politikėn tonė tė kolonizimit. Shtabi i Pėrgjithshėm do tė dijė si tė mbrojė zbatimin e politikės sė kolonizimit nga ndėrhyrjet private tė atyre qė duan ta pėrdorin atė nė interesin e tyre dhe nga ēdo ndikim i jashtėm. Njė fakt tjetėr i rėndėsishėm ėshtė se do tė jetė mė lehtė pėr Shtabin e Pėrgjithshėm tė bindė institucionet me pėrgjegjėsi pėr rėndėsinė e ēėshtjes dhe t'i bėjė ata qė marrin vendimeve efektive. Kėshilli i Popullit do tė ketė mė besim tek ai dhe do t'i japė kreditė e nevojshme mė lehtė se tė tjerėve.
Shtabi i Pėrgjithshėm do tė udhėheqė tė gjithė punėn nėpėrmjet Kėshillit Shtetėror tė kolonizimit. Ky kėshill do tė jetė krejt i pavarur, por drejtėpėrdrejtė nėn kontrollin e Shefit tė Shtabit tė Pėrgjithshėm dhe do tė ketė tė gjitha organet e kolonizimit tonė nėn kontrollin e tij. Pėrfaqėsuesit e disa ministrive tė interesuara, shoqata kombėtare, organizma teknike dhe institucione shkencore do futen nė kėtė kėshill.Gabimi mė i madh i politikės sonė tė kolonizimit qėndron nė faktin se burokracia e pastėrvitur dhe jo kompetente ka thėnė fjalėn kryesore nė kėtė punė dhe ėshtė marrė me tė jo vazhdimisht dhe pa e eksploruar atė tėrėsisht. Le tė pėrmendim kolonizimin e vullnetarėve tanė nga Hungaria nė Ovce Polje, Kadrifikovo ose emigrantėt nga Istra dhe Gorica qė u vendosėn pėrreth Demir Kapijas. Kjo kėrkon njė lidhje tė ngushtė midis forcės sė shtetit, iniciativės private dhe institucioneve shkencore me politikėn tonė tė kolonizimit. Iniciativa mund tė veprojė nė shumė drejtime. Mbrojtja Popullore, Sokolasit, Shoqatat Ēetnike etj. duhet tė ndėrmarrin kundėr shqiptarėve veprime, nė tė cilat ėshtė mirė qė tė marrė pjesė edhe shteti. Shoqatat e agronomėve, doktorėve, inxhinjerėve, kooperativave etj. mund tė ndihmojnė shumė mirė nėpėrmjet kėshillave teknike pėr tė zgjidhur shumė probleme qė dalin gjatė procesit tė kolonizimit. Edhe shoqatat kulturale, si Prosveta nė Sarajevo, Matica Srpska nė Novi Sad, shoqatat Sveti Sava nė Beograd etj. gjithashtu kanė detyrat e tyre nė lidhje me kėtė ēėshtje.Nuk ka dyshim se institucionet tona mė tė larta shkencore kanė filluar tė humbasin prestigjin e tyre tė dikurshėm. Shaku kryesor pėr kėtė ėshtė se universiteti dhe Akadamia e Shkencave po largohen gjithnjė e mė shumė nga jeta reale dhe janė duke neglizhuar detyrėn Themelore qė kanė ata nė njė vend relativisht tė prapambetur si ky i yni, duke hapur rrugėn pėr zbatimin e realizimeve shkencore tė shekullit XX-tė. Miliona do t'i ishin kursyer kėtij vendi, shumė gabime do tė kishin qenė mėnjanuar, duke pėrfshirė dhe politikėn e kolonizimit, sikur problemet tė ishin studjuar me seriozitet dhe objektivitet nga punonjėsit tanė shkencorė kompetentė para se ato tė shtroheshin pėr zgjidhje. Politika jonė e kolonizimit po ashtu do tė kishte patur njė vlerėsim mė serioz, njė vazhdimėsi mė tė madhe dhe zbatim mė efektiv, sikur ekspertėt dhe punonjėsit tanė shkencorė tė jepnin paraprakisht mendimin e tyre. Nė radhė tė parė, Akademia Mbretėrore Serbe e Shkencave e Beogradit duhet tė marrė iniciativėn tė organizojė njė studim tėrėsor shkencor pėr tė gjithė problemin e kolonizimit tė vendit. Kjo do tė kishte qenė e mundur pėr shumė arsye. Nė universitet ne kemi ekspertė pėr ēdo ēėshtje qė ėshtė e lidhur me kolonizimin e vendit tonė. Mėsuesėt dhe akademikėt e universitetit janė punonjės tė pavarur, tė cilėt i nėnshtrohen mė pak ndikimeve tė jashtme politike. Ata tashmė kanė njė pėrvojė tė mirė nė njė punė tė tillė dhe veprimtaria e tyre shkencore ėshtė njė garanci e objektiviteti tė tyre. Prandaj ata do tė marrin iniciativėn pėr tė themeluar njė institut tė kolonizimit, detyrė e tė cilit do tė jetė angazhii nė studimin e kolonizimit. Shteti nga ana e tij do tė shkėpusė nga ministri tė ndryshme tė gjitha ato institucione qė kanė qenė tė angazhuar me kėtė problem dhe me to tė krijojė njė institucion tė posaēėm, Zyrėn e Inspektimit tė Kolonizimit.Zyra e Inspektimit tė Kolonizimit do tė kryesohet nga Inspektori i Pėrgjithshėm i caktuar me dekret me propozimin e Ministrit tė Luftės, Shefit tė Shtabit tė Pėrgjithshėm dhe Kryeministrit. E gjithė veprimtaria e institutit dhe e Zyrės sė Inspektimit tė Kolonizimit do tė zhvillohet sipas urdhėrave dhe mbikėqyrjes tė Kėshillit tė Shtetit, ndėrsa Inspektori i Pėrgjithshėm do tė pėrgjigjet para Shefit tė Shtabit tė Pėrgjithshėm.Instituti i kolonizimit do tė jetė i ndarė nė kėto seksione:
1) organizimi;
2) edukimi dhe kultura;
3) financa;
4) bujqėsia;
5) ndėrtimi;
6) higjena etj.
Nė marrėveshje me shoqatat shkencore dhe kulturore-edukative, seksionet do tė studjojnė problemet e kolonizimit dhe do tė pėratisin direktivat, duke e pajisur kėshtu politikėn tonė tė kolonizimit me njė plan tė shėndoshė dhe shkencėrisht tė pėrpunuar, i cili do tė shėrbejė pėr marrjen e vendimeve. Nė krye tė kėtij instituti do tė jenė njerėz tė emėruar nga Kėshilli i Shtetit, qė pėrbėhet ng pėrfaqėsues tė ministrive tė pėrmendura, universiteti, Akademia e Shkencave dhe ato organizata private, nacionale dhe kulturore-organizative qė do tė zgjidhen apo do tė emrohen nė kėtė kėshill. Nė kėtė rast duhet tė bėhet kujdes qė atje tė caktohen njerėz jo pėr tė fituar nder, por njerėz qė e duan dhe janė tė dedikuar nė kėtė punė.Kryetarėt dhe nėpunėsit e Institutit do tė caktohen nėpėrmjet konkurimit. Instituti do tė furnizojė Zyrėn e Inspektimit tė Kolonizimit me plane tė pėrpunuara shkencėrisht pėr zbatimin e politikės sė kolonizimit. Nė rast se do tė ketė pikėpamje tė ndryshme midis Zyrės sė Inspektimit tė Kolonizimit dhe instituteve lidhur me ēėshtje themelore, Shefi i Shtabit tė Pėrgjithshėm do tė vendosė.Zyra e Inspektimit tė Kolonizimit duhet tė ketė nėpėr rajoneorganet ekzekutive, tė pėrbėrė nga njerėz tė zgjedhur dhe tė gatshėm pėr tė bėrė punėn qofshin tė punėsuar apo jo nga shteti. Ata duhet tė zgjidhen mundėsisht me anė tė koknkursit dhe tė emrohen me propozimin e Shefit tė Shtabit tė Pėrgjithshėm, ndėrsa nė punėn e tyre Zyra e Inspektimit tė Kolonizimit dhe organet e tyre duhet tė shmangin formalitetet burokratike sa tė jetė e mundur mė shumė, duke mbajtur gjithnjė nė mendje njė gjė: tė bėhet sa mė shpejt qė ėshtė e mundur shpėrngulja e shqiptarėve dhe vendosja e kolonistėve tanė.Aparati policor do tė luajė njė rol tė rėndėsishėm nė kėtė ēėshtje. Prandaj ėshtė e domosdoshme tė zgjidhen oficerėt mė energjikė dhe mė tė ndershėm dhe tė dėrgohen atje. Transferimi i tyre do tė bėhet me aprovimin e Shefit tė Shtabit tė Pėrgjithshėm dhe pėr njė punė kaq tė vėshtirė ata do tė paguhen nga fondet sekrete. Masa tė ashpėra duhet tė merren kundėr tė gjithė atyre qė do tė tregojnė mosbindjen mė tė vogėl. Njė komisar i posaēėm qė do tė zbatojė urdhėrat e inspektorit shtetėror tė kolonizimit do tė caktohet pėr tė gjithė territorin tė pėrbėrė nga 18 distriktet e lartpėrmendur. Prefektėt e distrikteve mund tė pajisen me fuqi tė veēanta si pėr punėn ashtu dhe dhėnien e udhėzimeve. Partive tona politike u duhet thėnė qartė se rivaliteti midis partive nė zgjedhje ėshtė i ndaluar kategorikisht nė kėto distrikte dhe se e ndaluar kategorikisht edhe ēdo ndėrhyrje nga ana e deputetėve nė dobi tė shqiptarėve.Instituti Shtetėror dhe Zyra e Inspektimit tė Kolonizimit do tė pėrpunojė detajet teknike tė organizimit tė shpėrnguljes sė shqiptarėve dhe tė vendosjes sė kolonistėve tanė. Ndoshta nuk do tė ishte keq qė tė organizohej edhe njė organizatė tjetėr private, pėrveē kėtyre dy institucioneve zyrtare, qė do tė jetė e bazuar mbi shoqatat ekzistuese dhe do tė ketė pėr detyrė tė ndihmojė nė zbatimin e politikės sonė tė kolonizimit nėpėrmjet iniciativės private. Do tė jetė mė mirė nėqoftė se Liga e shoqatave tona kulturale-edukative ta ndėrmarrė njė punė tė tillė. Ajo do tė merret me koordinimin e veprimtarisė sė shoqatave priva me politikėn shtetėrore tė kolonizimit dhe do tė ndihmojė nė lidhjen midis tyre dhe Institutit tė Kolonizimit.
Mjetėt Financiare
Sado qė politika jonė e kolonizimit ėshtė kritikuar sepse ka patur pak sukses, mbrojtėsit e saj e kanė justifikuar gjithnjė veten dhe janė ankuar pėr "mjetet e pamjaftueshme financiare" qė shteti ka vėnė nė dispozicion pėr kėtė veprimtari. Ne nuk mund tė themi se kjo ėshtė e vėrtetė, megjithėse duhet pranuar se nė vendin tonė ėshtė shpenzuar mė shumė pėr mbajtjen e kėtij aparati dhe tė veprimtarisė sė tij se sa pėr kolonizimin vetė. Megjithatė, nė rast se shteti nuk ka dhėnė aq sa duhej tė jeptem kjo duhet tė kuptohet kėshtu: Ēdo shtet duhet tė sigurojė mbajtjen e rajoneve tė pasigurta nacionale duke i kolonizuar kėto rajone me elementin e vet nacional. Tė gjithė angazhimet e tjera nga rėndėsia vijnė pask kėtij angazhimi dhe kėsaj detyre. Pėr kėto probleme mjetet financiare mund dhe duhet tė gjenden. Ne tashmė e kemi pėrmendur borxhin e Serbisė gjatė kolonizimit tė Toplicės dhe Kosanicės dhe pėrfitimet qė patėm prej tij. Kur Mbretėria e vogėl Serbe nuk hezitoi tė bėjė sakrifica tė mėdha financiare, dhe vėretet ajo nuk hezitoi, si njė mbretėri e lirė dhe e pavarur, tė kėrkonte borxhin e parė pėr kolonizimin, mund tė themi se Jugosllavia e ditve tė sotme nuk ėshtė nė gjendje ta bėjė njė gjė tė tillė? Ajo mund dhe duhet ta bėjė kėtė, dhe nuk ėshtė e vėrtetė se ajo nuk ka mjete pėr ta bėrė. Le tė llogarisim afėrsisht se sa do tė kushtojė shpėrngulja e 200.000 shqiptarėve dhe vendosja e njė numri po kaq tė madh kolonistėsh.Shpėrngulja e 40.000 familjeve shqiptare, duke marrė njė familje tė mesme prej 5 anėtarėsh dhe njė shumė mesatare prej 15.000 dinarėsh pėr ēdo familje, do tė kushtojė tėrėsisht 600 milionė dinarė. Shpenzimet e kolonizimit pėr tė vendosur 40.000 familjet tona mund tė arrijė njė total prej 200 milionė dinarėsh. Ja pėrse:
1) Shqiptarėt e shpėrngulur do tė lėnė vetėm tokėn por edhe shtėpitė e veglat e tyre bujqėsore. Nė kėtė mėnyrė, shumica dėrrmuese e kolonistėve tanė jo vetėm do tė vendoset nė shtėpitė e shqiptarėve, por duke patur pak ndihmė me bagti dhe ushqime, ata do tė pėrfitojnė ekonomikisht dhe do tė bėhen tė pavarur. Pėr kėtė arsye ne theksojmė kėtu se speullimet private me pronat e lėna prej shqiptarėve nuk duhet tė lejohen nė asnjė mėnyrė. Ato duhet t'i marrė shteti dhe t'ua japė kolonistėve.
2) Gjatė vendosjes sė kolonive tė reja, forcat ushtarake do tė pėrdoren sa herė qė tė jetė nevoja, sikundėr ishte rasti me ndėrtimin e Sremska-Raca dhe me rindėrtimin e fshatrave tė shkatėrruar nga tėrmeti i vitit 1931 nė jug. Pėr kėtė qėllim, ushtrisė do t'i jepet e drejta dhe mundėsia tė krijojnė njė lloj shėrbimi tė punės sė detyrueshme pėr projektet publike, ashtu sikundėr Stamboliski krijoi nė Bullgari Trudova Pronist dhe Hitleri krijoi Arbetsdienst nė Gjermani, duke mobilizuar rezervistėt apo duke zgjatur afatin e shėrbimit ushtarak. Do tė jetė veēanėrisht mirė qė rinia jonė e stėrvitur, pas diplomimit nė universitet, tė ngrkohet me kėtė detyrė. Nė kėtė rast, duke marrė pjesė nė punėn ndėrtimtare pėr interesin e pėrgjithshėm, shumė prej tyre do tė bėhej mė tė ndėrgjegjshėm dhe do t'i shikojnė gjėrat nė mėnyrė mė realiste. Kjo mund tė xbatohen lehtėsisht duke u dhėnė epėrsi nė punėsimin punė shteti tė atyre tė rinjve qė kanė punuar njė farė kohe pėr zbatimin e politikės sė kolonizimit. Kjo gjė do tė pakėsojė gjithashtu papunėsinė midis intelegjencės sonė tė re, e cila ka filluar tė bėhet njė problem social gjithnjė e mė i mprehtė nė vendin tonė.
3) Nė marrėveshje me organizata dhe shoqata tė specializuara, duhet gjetur rruga mė pak e kushtueshme pėr pastrimin e tokave nga shkurret, kanalizimin, tharjen e kėnetave etj., sikundėr dhe ndėrtimin e shtėpive. Ndėrmarrjet private duhet tė informohen se gjatė aktivitetit tė tyre pėr tė siguruar materialet e nevojshme, shteti do t'i ndihmojė ata me anė tė doganave tė reduktuara dhe tarifat hekurudhore, kredi dhe mjete tė tjera, kėshtu qė nė kėtė veprimtari kaq tė rėndėsishme shteti ka tė drejtėn tė kėrkojė prej tyre furnizim me materiale me ēmimet mė tė ulura. Ēėsgtja e sigurimit tė materialeve do tė zgjidhet direkt nėpėrmjet karteleve dhe pastj, nė marrėveshje me to, shteti do tė pėrcaktojė sasinė, cilėsinė dhe ēmimet e materialeve pa pazarllėqe fiktive. Ndėrmarrjet shtetėrore, hekurudhat dhe sidomos ndėrmarrjet pyjore, si Sipas, do tė vendosen krejtėsisht nė dispozicion tė Kėshillit tė Shtetit pėr Kolonizimin.
Naki
Naki

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9124
Kyējet nė forum : 25678
Regjistruar mė : 2007-05-29

https://naki.albanianforum.net

Back to top Go down

DĖBIMI I SHQIPTARĖVE Empty Re: DĖBIMI I SHQIPTARĖVE

Post by Sponsored content


Sponsored content


Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum