Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Arkeologjia nėnujore: Ujrat shqiptare fshehin thesare

Go down

Arkeologjia nėnujore: Ujrat shqiptare fshehin thesare Empty Arkeologjia nėnujore: Ujrat shqiptare fshehin thesare

Post by Vizitor Sat 25 Apr 2009, 17:50

Arkeologjia nėnujore: Ekspedita shqiptaro-amerikane do tė punojė deri nė 2014. Arkeologjia nėnujore ka ngjallur interes tė veēantė pėr studiuesit shqiptarė. Viti qė lamė pas shėnoi edhe fillimet e punimeve nė zona tė caktuara, ku mendohet se ka gjurmė tė hershme tė historisė. Pėr njohjen e trashėgimisė arkeologjike nėnujore shqiptare u ngritėn ekspedita tė pėrbashkėta shqiptaro-amerikane, puna me tė cilėt do tė vazhdojė deri nė vitin 2014.

Kėshtu ka deklaruar sė fundmi bashkėdrejtori i ekspeditės, Ardian Anastasi. Puna e deritanishme e kėsaj ekspedite ka treguar se brigjet e Ilirisė sė jugut “rriheshin” nga njė flotė tregtare vendase, e cila nė tė njėjtėn kohė mbronte vektorin ekonomik mes Ilirisė dhe Greqisė sė lashtė.

Ndėrkohė, konfirmohen objektivat e ekspeditės pėr periudhėn nė vazhdim, tė cilat janė: testimi i brigjeve tė brendshme dhe tė jashtme tė Kepit tė Karaburunit, si dhe tė gjireve detare tė Gramės, Arushės, Shėn Janit, Shėn Vasilit etj., si edhe konfirmimi i pranisė sė disa sanktuareve antikė dhe mesjetarė.

Anija e specializuar amerikane, “Herkules”, e drejtuar nga George Robb dhe drejtori shkencor, Jeffrey Royal, nė bashkėpunim me specialistėt shqiptarė, ndėr tė cilėt edhe prof. Neritan Ceka, gjatė viteve 2007 dhe 2008, ka “skanuar” bregdetin jugor nga Kepi i Stillos deri nė gjirin e Kakomesė. Veē hartės sė detajuar nėnujore, ku janė fiksuar pikat e mundshme me interes arkeologjik, nė kėtė zonė janė zbuluar tre relikte tė anijeve tregtare, tė cilat datojnė nga shek. 6-3 p.e.s dhe qė i shėrbejnė punės shkencore tė arkeologėve shqiptarė lidhur me praninė e njė flote ilire, hipotezė qė mbėshtetet pjesėrisht edhe nga burimet e shkruara tė autorėve antikė.

Gjithashtu, ka tė dhėna se nė zonėn nėnujore tė Triportit ndodhen edhe dy anije tė tjera relikte, si dhe struktura ndėrtimore antike, kampionėt e tė cilave po analizohen nga specialistėt italianė tė Universitetit tė Foggias.

Zona ku ndodhen mbetjet e tė paktėn tre anijeve antike mund tė kthehet nė njė park arkeologjik nėnujor, ku vizitat e turistėve nė grup mund tė udhėhiqen nga guidat e specializuara.

Marr nga nje e perditshme shqiptare.
avatar
Vizitor
Guest


Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum