Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tradhetia e Vejushes

Go down

Tradhetia e Vejushes Empty Tradhetia e Vejushes

Post by Vizitor Sat 07 Nov 2009, 22:37

Njė grua, vejushė, kishte njė vajzė dhe njė djalė. U rrit djali dhe u bė 7 vjec. Sheh njė ditė nga cardaku i
shtėpisė njė burrė qė po sillej rreth bahces. Burri quhej Hasan. I thotė djali, Hasanit, qė tė mos binte mė rreth bahces se kishte tė jėmėn tė re dhe njė motėr duke u rritur e bota kishin filluar tė pėrflasin. Pėr tri javė Hasani nuk u duk mė andej. Fjalėt e botės qenė tė vėrteta.
E jėma e djalit nuk priti mė. U vesh e u mbath e ra nė pazar sė bashku me tė bijėn. Takojnė Hasanin pak pa mbritur atje.
Vejusha i foli me mall jaranit tė saj:
- Ku ke qenė dhe ku ke humbur tash tri javė.
- Ti mike ke tė drejtė, por kopili qė ti ke rritur ma ka ndaluar tė dalė e ti bie mė andej. -Ju pėrgjegj jarani
Pash atė Zot qė tė ka falur mos e dėgjo atė fėmijė,- foli Vejusha. Sa tė kthehem nė shtėpi do t’i shtirem djalit si e sėmurė. Do ta nis atė pėr nė Gurrėn e Mirė qė tė mė sjellė ujin cudibėrės. Nuk do tė ketė me vete as pushkė, as thikė. Aty ti Hasan zhduke atė.
Kur u kthye Lusha nė shtėpi u shtri shpejt nė dyshek si shumė e sėmurė, rėnkimi nuk priste rėnkimin aq sa ja drithėroi zemrėn tė birit Ymerit. Ai i shkon menjėherė pranė shtratit dhe e pyet
-A je e sėmurė nėnė? Ēfarė po tė dhemb?
-Oh unė e mjera - rėnkoi Lusha. - Mua po mė dhemb i tėrė trupi
-A tė thėrras heqim, apo tė kėrkoj doktor - vazhdoi me dhembsuri djali.
-Jo nuk dua heqim dhe mos kėrko doktor vazhdoi ajo- por nė e dac nanėn ngrihu nesėr herėt, merr katruven e tė shkosh tė mė sjellėsh ujė nga Gurra e Mirė, atje lart nė bjeshkė.Vetėm po tė pij atė ujė unė shėrohem.
-U cua djali herėt. U vesh e u mbath mirė e mirė. Mori katruven, E jėma e kishte porositur tė mos merrte as pushkė, as thikė dhe kėshtu u nis.
Kur po dilte i vėllai nga dera, motra i doli nė dritare dhe i tha;
Ku po shkon i paarmatosur o Ymer, o vėllai im. Nėnė zeza ty tė do tė vdekur.
-Tu thaftė goja ty mori motėr. Nėna ka hequr keq tė na rrit. Harrove qė jemi rritur jetima, me copa e me thėrrime - tha i vėllai
Vėllai nuk ja prishi motrės. I tha t’i nxirrte nga dritarja topuzin e vogėl.
Mori topuzin Ymeri u nis pėr te kroi nė bjeshkė. Eci gjatė. Pak pa mbritur te Gura e Mirė ndjeu erėn e tymit tė duhanit. Ymeri u tremb shumė lart te Gurra e Mirė njė burrė po pinte duhan. Ishte Hasani.Djali ju fal me shėndet. Ai nuk iu pėrgjigj. Atė cast mendja i shkoi tek perėndia dhe u lut:
-O ti zot qė mė ke fal, tė lutem mė ndihmo tė shpėtojė prej hasmit tim. Pa njė pa dy e vėrtiti topuzin nė drejtim tė
Hasanit dhe e la tė vdekur nė vend.
Mė pas Ymeri ra nė qytet dhe u drejtua pėr nga pazari. Blen katran pėr tė jėmėn; Shkoi tek rrobaqepsi
tė cilit i kėrkoi njė kostum qė tė ngjante si Hasan Jarani. Pai i mbaroi punėt sic deshi mori rrugėn e shtėpisė. Dalloi sė largu nė
cardak tė jėmėn qė kishte dalė dhe dicka hetonte pėr sė largu. Vejusha nga qė nuk e njohu tė birin foli:
-Oh si lumja unė po vjen Hasan Aga.
-Tu thaftė goja, mori e zeza nanė? Kaq shumė tė janė errur sytė? A nuk po e njeh ti Ymer Agėn.
Pa i mbaruar mirė fjalėt e motra ja mbriti nė shtėpi Ymeri. Ja si iu drejtua ai tė jėmės.
-Pse e paske shtruar odėn. Ēfarė sebepi kemi sot.
-Ti e di sa e sėmurė jam dhe shoqet mė kanė ardhur tė mė shohin - u shtir prapė Vejusha.
- Ja mė dėgjo ti mori nanė Unė derman pėr ty kam gjetė.
-Ka thirrur tėrė fshatin shokėt nė fushė tė mejdanit. E ka lidhė nėnė tek njė pishė, e ka lyer me katran dhe ka ndezur zjarrin me u nur nė teh tė thikės dhe e ka djegur tė jėmėn, vejushė.
----Balada kėrkon tenton tė trajtojė dy probleme tė mprehta shoqėrore atė tė fatit tė jetimėve dhe tė vejushės. Fabula e baladės ka nė qendėr konfliktin midis sė vesė dhe tė birit, qė i bėhet pengesė nė rizgjidhjen e fatit tė jetės. Pėrplasen
dy tė drejta: ajo e tė vesė ende tė re, qė do tė hap njė fat tė ri; dhe tė tė birit si trashigimtar i fisit qė i bėhet pengesė sipas tė drejtės zakonore tė kohės, qė nuk e lejon tė venė tė rimartohej nė rast se kishte djalė. Pėr tė konfirmuar tė drejtėn zakonore subjekti ndėrtohet mbi bazėn e njė zgjidhjeje absurde. Vejusha kėrkon ta ndėrrojė rrjedhėn e fatit tė vet mbi fatkeqėsinė e tė birit, e pėr mė tepėr, ajo projekton njė plan kriminal tė menduar nė detaje. Vėrtetėsia e kėtij detaji pėr mendimin tonė ėshtė e dyshimtė. Qėndrimi ndaj pėrpjekjes pėr rimartesė ėshtė kategorik nė mendėsinė kanunore shqiptare djali 7 vjec konsiderohet burrė. Ėshtė mosha mė tepėr kur fėmija ėshtė nė gjendje tė mbajė armėn. Intuita biologjike vlerėson si mė tė sigurt fisin me djem
tė kėsaj moshe, pėr mė tepėr kur ata mund tė pėrdorin dhe armėt (topuzin) me ndihmėn e zotit. Nė kėtė rast kemi tė bėjnė me tė drejtėn e moshės sė pafajsisė. Intoleranca e mendėsisė shoqėrore tė kohės vazhdon mė tej. Krimi i paramenduar ka ndėshkim dėnimin kapital, djegje pėrpara turrės sė druve. Natyrisht kjo ėshtė mė tepėr njė zgjidhje artistike se njė zgjidhje jetėsore. Kėtu paragjykohet si krim pėrpjekja pėr rimartesė.
Sic e pėrmendėm edhe mė lart ka dy dukuri shoqėrore
qė nė baladė kundėrshtojnė njėra tjetrėn. - Rimartesa - e vejushės dhe
fati i jetimėve. Mėnyra se si zgjidhet konflikti flet pėr faktin qė mė
preokupues pėr mendėsinė shqiptare ėshtė fati i jetimėve i shprehur
qartė te fjalėt e jaranit kur thotė: Mė ndaloi kopili qė ke rrit.
Intuita artistike popullore, vė re se fati i jetimėve merr njė rrjedhė
jo tė favorshme kur nė mes hyn njerku. Ndjenja e nėnės zbehet deri sa
dhe mund tė mohojė pjellėn e vet. Kėtu ai diku mbahet parasysh fakti qė
njeriu ėshtė njė qėnie egoiste dhe nė rrethana tė caktuara dominohet
prej egos. Intuita popullore shpreh njė realitet misterioz tė
subkoshiencės qė jo rallė mbizotėron arsyen, vetėdijen, dhe qė del
jashtė tejrrjedhave tė moralit tė kohės.
Ajo qė kėrkohet me insistim
nga vetė kėnga ėshtė patjetėrsimi i vetėdijes sė nėnės. Nė mendėsinė
popullore shqiptare konsiderohet si e patjetėrsueshme lidhja
nėnė-fėmijė. Brenda krijimeve artistike popullore kjo mendėsi merr
vlera universale, nė kushtet kur lidhja e gjakut konsiderohet si
dominuese e vlerave tė fisit.
Ekzagjerimi nė veprimet e nėnės,
vejushės bie ndesh me kėtė ligj. Pėr mendimin tonė thyerja e kodeve
morale kėtu ndėshkohet pėr tė ndėrgjegjėsuar femrėn si nėnė, jo pėr tė
sjellė njė ngjarje dramatike nėpėrmjet baladės.
Njė gjė ėshtė e
sigurt nė krijimtarinė popullore shqiptare qė vetėdija artistike operon
sipas ligjeve universale: Nėna ėshtė pėrgjegjėse nė ruajtjen e familjes
lindjen e fėmijės. Misioni i saj nuk pėrfundon nė aktin e ngjisjes dhe
tė lindjes por nė nxjerrjen e fėmijėve nė jetė. Kjo dhe pėr arsyen
tjetėr qė historikisht ėshtė ruajtur si unike ndoshta nė Ballkan pozita
dominuese e gruas shqiptare brenda familjes.
avatar
Vizitor
Guest


Back to top Go down

Back to top


 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum