Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Arti shkembor ne Shqiperi

Go down

Arti shkembor ne Shqiperi Empty Arti shkembor ne Shqiperi

Post by Vizitor Thu 18 Feb 2010, 21:28

Piktura e Lepenicės

Kjo pikturė ėshtė bėrė nė njė strehė shpelle, e cila
ndodhet nė shpatin verilindor tė malit tė Lepenicės nė rrethin e
Vlorės, nė njė lartėsi rreth 800 m. Mbi nivelin e detit mund tė
zotėrosh me shikim tėrė luginėn e mesme tė lumit tė Shushicės.

Ajo ėshtė realizuar nė tavanin e strehės sė
shkėmbit, e lartė 3,5 metra, mbi njė sipėrfaqe tė sheshtė tė ndarė nė
dy plane. Nė planin pėrballė (vertikal) janė vizatuar katėr figura
antopomorfe, tė cilat janė realizuar grafikisht shumė mirė. Format e
figurave njerėzore janė tė bėra me vija tė trasha dhe ndryshojnė nga
njėra-tjetra nga pozicioni i trupit e mėnyra e paraqitjes grafike tė
gjymtyrėve. Trupi ėshtė paraqitur me njė vijė tė trashė e tė shkurtėr.
Edhe qafa me kokėn janė dhėnė si njė vazhdim i linjės sė trupit. Nė
hapėsirėn qė krijohet midis katėr gjymtyrėve ėshtė vizatuar nga njė
pikė. Gjatėsia e figurave ėshtė 15-18 cm. Nė planin horizontal (tavanin
e strehės) janė vizatuar 15 figura antropomorfe me tė njėjtėn paraqitje
grafike, tė shpėrndara pa ndonjė rregull, nė tė gjithė sipėrfaqen prej
2,4m x 1,4m. Nė katėr anėt e figurave antropomorfe janė vizatuar 9
figura tė ērregullta gjeometrike, tė ndara secila nė kuadrate tė vegjėl
me njė pike nė mes tė ēdo ndarjeje. Tė gjitha figurat janė bėrė me vija
tė trashė, me bojė minerale nė ngjyrė kafe tė ēelėt, tė ruajtura mirė.
Nė pikėpamje tė paraqitjes grafike figurat antropomorfe tė Lepenicės
kanė ngjashmėri tė madhe me figurat antropomorfe tė pikturės shkėmbore
tė Zhlijebit (nė Bosnjėn Lindore), si dhe me ato tė artit shkėmbor
perėndimor, e para sė gjithash me ato tė Valcamonica-s nė krahinėn e
Brescia-s (Itali). Nė pikėpamje tė paraqitjes grafike dhe tė vėnies nė
qendėr tė pėrmbajtjes tė figurave antropomorfe, piktura e Lepenicės
pasqyron stadin e zhvillimit shoqėror tė kohės, shprehjen e koncepteve
tė krijuesve tė saj. Nė tė gjitha tiparet qė e karakterizojnė, ajo bėn
pjesė nė grupin e pikturave shkėmbore post paleolitike. Nė pėrpjekje
pėr njė pėrcaktim kohor mė tė saktė, vlen pėr t‘u vėnė nė dukje se nė
krahun e djathtė tė lumit tė Shushicės, ballė pėr ballė pikturės sė
Lepenicės, nė distancė ajrore rreth 6 km, ndodhet vendbanimi shpellor i
Velēės, ku ka lulėzuar njė kulturė e neolitit tė vonė, qė
karakterizohet nga njė qeramikė e pikturuar e cilėsisė sė lartė. Me
shumė gjasa piktura e Lepenicės ėshtė njė krijim i banorėve tė kėsaj
lugine gjatė mijėvjeēarit tė katėrt e tė tretė p.e.re.


Last edited by arla on Thu 18 Feb 2010, 21:31; edited 1 time in total
avatar
Vizitor
Guest


Back to top Go down

Arti shkembor ne Shqiperi Empty Re: Arti shkembor ne Shqiperi

Post by Vizitor Thu 18 Feb 2010, 21:29

Piktura e Rubikut

Informacionin e parė shkencor pėr pikturėn e Rubikut
e kemi nga profesor Dh. Shuteriqi, i cili pasi bėn pėrshkrimin e
pikturės, tė shoqėruar me dy foto dhe njė skicė, arrin nė pėrfundimin
se kemi tė bėjmė me dy simbole: kryqin, domethėnė feja, dhe harkun
domethėnė lufta, tė cilat flasin pėr luftėn fetare qė bėhej midis
kishave tė Perėndimit e tė Lindjes (revista "Monumentet", nr. 18, 1979
fq. 65-71). Shtimi nė mėnyrė tė ndjeshme i pikturave shkėmbore tė
zbuluara nė Shqipėri e bėri tė nevojshme rishikimin e pikturės
shkėmbore tė Rubikut tė publikuar 28 vjet mė parė, ndaj nė pranverė tė
vitit 2007 bėmė njė dokumentacion tė ri, vėzhgime tė hollėsishme, si
edhe njė sėrė krahasimesh me pikturat e tjera tė artit shkėmbor, tė
cilat na ēuan nė njė interpretim, nė njė datim tė ri. Piktura e Rubikut
gjendet 3,5 km nė perėndim tė qytetit tė Rubikut, nė periferi tė
fshatit Bulshizė e Epėrme, nė vendin e quajtur gryka e Xhudhenjve.
Piktura ėshtė bėrė nė strehėn e njė shkėmbi me faqe tė kthyera nga
juglindja. Faqja e shkėmbit ku ėshtė pikturuar nuk ėshtė plotėsisht e
sheshtė, gjė qė ka ndikuar nė ndarjen e saj nė dy pjesė. Nė pjesėn e
majtė, me njė sipėrfaqe prej 4mĀ², janė vizatuar dy rrathė me dy
diametra (A1.2), njė kryq me krahė tė barabarta, ekstremet e tė cilit
mbarojnė me pika (A5) dhe njė figurė qendrore e komplekse (A4) qė ka
gjatėsinė 33 cm dhe gjerėsinė 27 cm. Nė qendėr ka njė figurė
antropomorfe, ku dallohet koka nė formė pike, mbi tė cilėn qėndron njė
hark, kurse nė dy anėt e trupit janė vizatuar 12 ndarje tė vogla me
forma rrethore ose katrore jo tė rregullta, qė kanė pika nė mes. Nė
pjesėn e djathtė (B), nė njė sipėrfaqe prej 2mĀ², janė vizatuar tri
figura pranė njėra-tjetrės. Nė qendėr ėshtė figura antropomorfe (B 8)
me kokėn nė formėn e njė pike tė madhe qė mbulohet nga njė vijė
harkore, e cila bashkon dy rrathė tė vegjėl me pikė nė mes. Krahėt janė
dhėnė me njė tė vijė tė gjatė e tė trashė, qė mbarojnė me dy harqe, tė
cilėt gjithashtu nė mes tė ndarjeve kanė nga njė pikė. Nė pjesėn e
poshtme figura ka dy ndarje pa pika nė mes dhe pėrfundon me dy zgjatime
tė kėmbėve dhe njė zgjatim nė mes. Figura tjetėr (B7) ka formėn e njė
rrethi me dy diametra nė pjesėn e sipėrme tė sė cilit del njė pikė e
madhe me njė vetullore sipėr saj, e njėjtė me atė tė figurės qendrore.
Mbi figurėn qendrore ėshtė vizatuar forma e njė rrethi jo tė rregullt,
qė ka tetė ndarje jo tė barabarta, gjashtė prej tė cilave kanė pikė nė
mes (B6). Figurat e pikturės sė Rubikut janė bėrė me vija tė trasha 2-3
cm jo shumė uniforme, ku ėshtė pėrdorur bojė e bardhė. Mė mirė ėshtė
ruajtur figura A5, B6 e B8, kurse figurat e tjera janė tė dėmtuara e
mund tė plotėsohen mbi bazėn e gjurmėve qė kanė mbetur nė faqen e
shkėmbit. Figurat antropomorfe tė shoqėruara me pika, si dhe figura nė
formė rrethi me shumė tė ndara e pikė nė mes, e venė nė lidhje tė
drejtė pikturėn e Rubikut me atė tė Lepenicės, kurse rrathėt dhe kryqi,
si simbole tė kultit tė diellit, janė tė njėjta me pikturėn e Bovillės
dhe me incizimet e Reēit e tė Xibrit. Me kėta tregues piktura e Rubikut
ėshtė njė krijim i epokės prehistorike.
avatar
Vizitor
Guest


Back to top Go down

Arti shkembor ne Shqiperi Empty Re: Arti shkembor ne Shqiperi

Post by Vizitor Thu 18 Feb 2010, 21:31

Vizatimi i Reēit

Pėr tė mbėrritur te vendi ku ndodhet vizatimi i
Reēit, duhet tė marrėsh rrugėn nacionale Peshkopi-Kukės, e pasi tė
mbėrrish nė Zall Reē, duhet tė ndjekėsh rrugėn kėmbėsore pėrgjatė Grykė
Nokės dhe pas rreth dy orė rrugė malore mbėrrin nė Gjur Reē, ku ndodhet
njė masiv shkėmbor (Kepi i Keq), nė tė cilin ėshtė bėrė vizatimi i
Reēit. Motivet janė bėrė me vija tė thelluara nė faqen vertikale tė
shkėmbit, nė njė sipėrfaqe me pėrmasa 1,80 metra tė lartė dhe 1,75
metra tė gjerė. Nė vėshtrim tė parė mund tė dallojmė tri pjesė tė saj,
qė duhet tė jenė kushtėzuar edhe nga sipėrfaqja e shkėmbit, e cila ka
nė mes njė tė thelluar natyrore.

Nė pjesėn e sipėrme tė vizatimit ėshtė njė figurė nė
formėn e njė katėrkėndėshi tė ērregullt, me qoshe tė rrumbullakuara, me
pėrmasa 50 cm x 60 cm, i cili pėrshkohet nga vija tė thelluara qė e
ndajnė nė 14 pjesė tė barabarta. Sipėr katėrkėndėshit ėshtė njė rreth
me dy diametra me madhėsi 22 cm. Poshtė katėrkėndėshit e shumė afėr
njėri-tjetrit janė bėrė disa rrathė me dy apo mė shumė diametra me
madhėsi 10-11 cm dhe njė numėr i madh thellimesh nė formė kryqi disa
prej tyre marrin formėn e figurave antropomorfe. Nė krahun e majtė tė
katėrkėndėshit, nė njė sipėrfaqe mė tė vogėl, po shumė pranė
njėra-tjetrės, pėrsėriten po tė njėjtat incizime si rrathė, figura
njerėzore dhe njė katėrkėndėsh i vogėl i rregullt. Po nė krah tė majtė,
rreth 1,30 metra mė larg ėshtė realizuar njė grup tjetėr me dy rrathė e
disa incizime nė formė kryqi. Tė gjitha figurat e Reēit janė bėrė me
teknikėn e incizimit, me vija tė thelluara 2-5 mm e tė gjėra 1-2mm.
Linjat qė formojnė figurat janė tė rregullta e tė ruajtura mirė. Nė
qendėr tė kėtij vizatimi prehistorik ėshtė kulti i diellit, i
ndėrthurur me figurat antropomorfe dhe figurat e ērregullta
gjeometrike. Gjetja e disa fragmenteve qeramike tė epokės sė bronzit nė
rrėzė tė strehės sė shpellės na shtyn ta konsiderojmė vizatimin e Reēit
si njė krijim tė epokės sė bronzit.

Vizatimi i Xibrit

Pranė qytezės ilire tė Xibrit, e fshatit me tė
njėjtin emėr, nė rrethin e Matit, gjendet njė shkėmb masiv nė formė
strehe, rreth 40 metra i gjatė dhe 10-12 metra i lartė, me faqe tė
kthyera nga lindja. Streha e shkėmbit, nga shkėmbinjtė e tjerė dallon
qė sė largu pėr pozicionin qė ka. Pikėrisht nė kėtė strehė gjendet
vizatimi i Xibrit. Incizimet janė bėrė gjatė tėrė faqes, nė gjatėsinė
prej rreth 40 metrash. Ato fillojnė nė lartėsinė 0,90 m nga niveli i
tokės dhe arrijnė deri nė lartėsinė 1,75 m. Grupi kryesor i incizimeve
gjendet nė krahun e djathtė tė strehės dhe vazhdon nė mesin e strehės e
mė tej deri nė fundin e saj. Motivi kryesor i tė gjitha incizimeve
formohet nga njė rreth i thelluar nė shkėmb, qė pėrshkohet nga dy
diametra qė e ndajnė nė katėr pjesė tė barabarta. Rrethi, nė disa
raste, merr formėn e njė katrori me qoshe tė rrumbullakėta. Rrathėt
kanė madhėsi tė ndryshme me diametėr 21-23 cm, kurse rrethi mė i vogėl
e ka diametrin 6-7 cm.

Motivi nė formėn e rrathėve me diametrat qė priten,
ėshtė i njėjtė me incizimet e Reēit, vetėm se kėtu mungojnė figurat
antropomorfe. Motivin e rrathėve, ose po tė shprehemi ndryshe, motivin
e diellit nė formėn e rrathėve, e kemi edhe nė dy realizime tė tjera tė
artit shkėmbor, nė pikturėn e Bovillės dhe nė pikturėn e Rubikut.

Piktura e Bovillės

Tė shumta janė qendrat historike e arkeologjike nė
rrethinėn e kryeqytetit (shpella e Pullumbasit, kalaja e Dajtit, kalaja
e Persqepit, kalaja e Petrelės, kalaja e Prezės, kalaja e Ndroqit,
Kisha e Shėn Mėrisė nė Brar etj.), por mungesa e informacionit tė
nevojshėm e sidomos mungesa e infrastrukturės, ka bėrė qė ato tė njihen
e vizitohen shumė pak. Informacioni i qytetarit G.Reēi nė verėn e vitit
2006, mė ēoi nė zbulimin e pikturės shkėmbore tė Bovillės, e cila
ndodhet nė faqen e njė shkėmbi masiv nė kanionin e bukur tė Bovillės nė
afėrsi tė fshatit Babrru. Ajo ėshtė bėrė nė njė sipėrfaqe relativisht
tė madhe, rreth 60 mĀ² (11 m x 5.30 m) kushtėzuar nga sipėrfaqja e
shkėmbit qė ėshtė e pėrshtatshme pėr pikturim, rrjedhimisht e ndarė nė
dy pjesė (A e B).

Nė pjesėn A, nė njė sipėrfaqe 6 mĀ², janė vizatuar
14 figura tė bėra nga rrathė me kryq nė mes. Rrethi A3 ka diametėr 29 x
27 cm, i cili perimetrin e ka pjesėrisht tė dėmtuar dhe rrethi A6 me
diametėr 48 x 40 cm, me perimetėr tė ruajtur plotėsisht. Rrathėt janė
bėrė me bojė tė bardhė me vija tė gjėra 2-4 cm. Nė njė numėr mė tė madh
janė figurat nė formė kryqi (A 1,4,5,7,8,10,12) tė cilat kanė
pėrafėrsisht tė njėjtėn madhėsi me diametėr tė madh 15-20 cm, tė bėrė
me vija tė gjėra, por pa shumė kujdes. Disa prej tyre kanė gjurmė tė
rrathėve kufizues, qė dallohen me vėshtirėsi, mbasi janė tė dėmtuara.

Nė pjesėn B tė pikturės sė Bovillės, dallohet njė
rreth i madh me dy diametra me pėrmasa 69 cm x 68 cm, e gjerėsi tė
vijave 5-7 cm, i vendosur nė pikėn mė tė lartė tė gjithė pikturės 5.30
m nga niveli i tokės. Kjo figurė dallon nga tė tjerat edhe pėr cilėsinė
e vizatimit dhe pozicionin qė ka mbi gjithė figurat e tjera.

Motivi i rrathėve qė kanė tė brendashkruar njė kryq
ose dy diametra, i pikturės sė Bovillės ėshtė i njėjtė me atė tė Reēit
e tė Xibrit, tė cilėt janė bėrė me teknikėn e incizimit. Pėr sa i takon
pėrdorimit tė bojės sė bardhė, ngjashmėritė na ēojnė te piktura e
Rubikut dhe te piktura e Zhlijebit (Bosnjė). Motivi i kryqit dhe i
rrathėve me kryq nė mes ėshtė simbol i kultit tė diellit, i pėrfytyruar
nė tė njėjtėn mėnyrė grafike nga shumė popuj tė epokės prehistorike.

Piktura e Trenit

Piktura e Trenit gjendet nė territorin e Shqipėrisė
Juglindore, buzė liqenit tė Prespės sė Vogėl, mbi njė faqe shkėmbi
masiv qė lartėsohet madhėshtor mbi liqenin, nė afėrsi tė vendbanimit
prehistorik tė Trenit. Piktura paraqet njė skenė gjuetie tė vizatuar nė
siluetė dhe formohet nga tri pjesė. Nė pjesėn qendrore janė vendosur
tre kalorės tė armatosur me heshta dhe tre qen qė ndjekin njė dre.
Sipėr tyre, nė njė largėsi 60 cm, ėshtė figura e njė kalorėsi tjetėr
dhe e njė qeni. Nė krah tė djathtė tė grupit qendror, rreth 4-5 m larg
dhe poshtė tyre, ruhen nė gjendje jo tė mirė, figurat e dy kafshėve,
ndoshta e njė dreri dhe njė qeni. Figurat janė paraqitur nė siluetė dhe
nė pėrgjithėsi janė dhėnė nė raport tė drejtė me njėra-tjetrėn.
Vendosja e tyre nė grupe ėshtė kushtėzuar nga sipėrfaqja e shkėmbit.
Ato janė bėrė me bojė tė bardhė, qė mbush gjithė figurėn (M.Korkuti,
Piktura e Trenit, "Studime Historike 2", 1969, fq. 127-131). Piktura e
Trenit, vepėr e banorėve tė epokės sė hekurit tė shpellės sė Trenit me
shumė tregues tė saj qėndron shumė afėr me pikturėn e Lipcit (nė Mal tė
Zi), qė ėshtė e sė njėjtės kohė.

Piktura e Vlashnjės

Nė kuadrin e projektit tė pėrbashkėt midis
Institutit Arkeologjik Tiranė e Institutit Arkeologjik Prishtinė, gjatė
tri viteve tė fundit po bėhen gėrmime me karakter shpėtimi nė
vendbanimin prehistorik tė Vlashnjės, qė ndodhet 6 km nė perėndim tė
Prizrenit (Kosovė). Drejtuesit e projektit, A.Bunguri e Sh.Gashi, mė
krijuan mundėsinė pėr tė parė pikturėn dhe mė vunė nė dispozicion
dokumentacionin e nevojshėm grafik e fotografik pėr pikturėn shkėmbore
tė Vlashnjės, pėr tė cilėn i falėnderoj.

Piktura e Vlashnjės ndodhet 1,5 km nė perėndim tė
vendbanimit, pranė vendit ku lumi i Prizrenit bashkohet me Drinin e
Bardhė. Nė njė lartėsi rreth 30 metra nga niveli i lumit, mbaron pylli
me shkurre e lartėsohen tri masive shkėmbore, tė cilat me kontrastin qė
krijojnė me ambientin kanė njė bukuri tė veēantė. Pikėrisht nė strehėn
qė formon njėri nga masivet shkėmbore, mendja dhe dora e njeriut
neolitik ka ngulitur nė faqen e shkėmbit pjesė tė botės
mistiko-religjioze tė jetės sė tyre.

Piktura ėshtė realizuar nė tri plane, dy plane
vertikale dhe njė plan horizontal (nė tavan). Faqja e shkėmbit ėshtė nė
formė brezash-pllakash, gjė qė ka kushtėzuar edhe realizimin e pikturės
nė tri pjesė nė njė sipėrfaqe prej 16 mĀ². Nė tavanin e strehės janė
vizatuar 8 spirale tė bėra me vija tė trasha me bojė tė kuqe okėr.
Katėr spiralet e para janė vendosur nė grup nė njė distancė 20-40 cm
larg nga njėra tjetra. Spiralet qė janė ruajtur tė plota e kanė
diametrin maksimal 34 cm. Nė tė djathtė tė grupit tė parė, me largėsi
70 cm ėshtė vizatuar njė spirale dyshe, me diametrin e madh 80 cm dhe
tė voglin 37 cm.

Nė planin e parė (vertikal), nė njė sipėrfaqe prej
2,10m x 0,50m, janė vizatuar njė kaproll dhe dy spirale. Kaprolli ėshtė
dhėnė nė profil, nė gjendje qetėsie me bojė uniforme qė mbulon gjithė
trupin. Figura ka pėrmasat 30 x 28 cm. Nė planin e tretė, pjesa mė e
poshtme e faqes sė shkėmbit, nė njė sipėrfaqe prej 2mĀ², ėshtė vizatuar
me njė spirale dyshe qė nga pėrmasat ėshtė mė e madhja, me diametėr
maksimal 78cm dhe diametėr minimal 38cm. Trashėsia e vijave tė spirales
ėshtė 2,5-3cm.

Piktura e Vlashnjės ka nė qendėr simbolin e spirales
tė bėrė nė tėrė sipėrfaqen e pėrshtatshme pėr pikturim, e tė pėrsėritur
nė 12 raste. Spiralet janė teke dhe nė dy raste janė spirale tė tipit
gjyslykore. Ato janė bėrė nė tė njėjtėn mėnyrė, e me tė njėjtėn bojė,
po me madhėsi tė ndryshme, rrjedhimisht realizimi i tyre ka njė koncept
mistiko-religjioz, qė ėshtė i lidhur me kultin e diellit. Nė pikturėn e
Vlashnjės kemi tė realizuar edhe figurėn e njė dreri, kulti i tė cilit
ėshtė i pranishėm edhe nė pikturėn e Trenit (Korēė) dhe nė pikturėn e
Zhlijebit (Bosnjė).

Piktura e Vlashnjės ėshtė vepėr e banorėve prehistorikė tė kėtij vendbanimi

Nė njė vėshtrim tė pėrgjithshėm, veprat e artit
shkėmbor tė zbuluara nė territorin e Shqipėrisė (nė kohėn antike ishte
pjesa e Ilirisė sė Jugut e rrjedhimisht nė kėtė trevė hynte edhe
piktura e Lipcit nė Mal tė Zi), i takojnė njė zone tė pasur e tė
veēantė tė artit prehistorik me vlera tė spikatura pėr tėrė gadishullin
Ballkanik. Ato kanė nė bazė koncepte mistiko-religjioze tė pėrbashkėta,
qė i bėn ato krijime tė njė stadi tė caktuar tė epokės prehistorike nė
kufirin kohor nga mijėvjeēari i katėrt nė mijėvjeēarin e parė p.e.re.

Arti prehistorik i bėrė nė formėn e "shkrimeve
piktografike" na dėshmon pėr mitet e lashta, pėr besimet, pėr
veprimtaritė parėsore nė jetėn e banorėve prehistorikė, pėr veēoritė
individuale tė kuptimit e perceptimit tė krijuesve tė tyre.

Krijimet e artit prehistorik janė vepra tė popujve
autoktonė (nė kuptimin relativ), ndaj ato ruajnė vlera tė identitetit
kulturor etnik.

"Pikturat dhe gdhendjet nė shkėmb (shkruan E.Anati,
specialist i shquar i artit prehistorik botėror), ruajnė kujtimet e
shoqėrive prehistorike nė tė njėjtėn mėnyrė si katedralet dhe muzetė
arkeologjikė, ruajnė dėshmitė pėr shoqėrinė urbane". Ndaj ne kemi
pėrgjegjėsinė t‘i dokumentojmė, t‘i studiojmė dhe t‘i ruajmė kėto
krijime monumentale. Ato janė njė pasuri edhe pėr brezat e ardhshėm,
ndaj duhet t‘i mbrojmė nga dėmtimet qė u shkaktohen ēdo ditė nga
shpyllėzimet pa kriter, nga guroret e ngritura nė afėrsi tė tyre, nga
ndotja e ambientit, nga ndėrtimet e shumta etj. Ne duhet tė ruajmė ēdo
gjė qė kemi tė trashėguar nga arti prehistorik. Ky ėshtė edhe njė
obligim moral pėr tė zgjeruar e thelluar kėrkimet tona pėr artin
shkėmbor.
avatar
Vizitor
Guest


Back to top Go down

Arti shkembor ne Shqiperi Empty Re: Arti shkembor ne Shqiperi

Post by Sponsored content


Sponsored content


Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum