Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Peshkopia

Go down

Peshkopia Empty Peshkopia

Post by Vizitor Tue 20 Apr 2010, 23:01

Peshkopia

Ndodhet nė pjesėn verilindore tė Shqipėrisė. Fjala Peshkopi rrjedh nga greqishtja e vjetėr“episcopi”, qė do tė thotė residence e peshkopit. Pėr here tė parė ėshtė pėrmendur nė njė dokument tė shekullit tė XV. Qyteti ėshtė njė bazė pėr tė vizituar parkun kombėtar tė Lurės si dhe ėshtė i njohur pėr Llixhat ( ujrat termale te tij). Peshkopia ėshtė qytet nė Shqipėrinė e verilindore. Peshkopia ndodhet nė tė dy anėt e Lumit Drin. Lugina e Drinit ėshtė pjesa mė e ulėt e rrėthit. Nė afėrsi tė Peshkopisė ndodhet dhe mali mė i lartė i Shqipėrisė , Mali Korabit (2751m).
avatar
Vizitor
Guest


Back to top Go down

Peshkopia Empty Re: Peshkopia

Post by Gjimnazistja Wed 21 Apr 2010, 20:01

Peshkopia ka qene e banuar nga fisi Ilir i Penesteve. Banoret e hershem te Peshkopise banonin ne kodren qė quhet Gradishta e Peshkopise. Kjo koder ngrihet 698 m mbi nivelin e detit dhe shtrihet ne Perendim te fshatit Bugjenec, ne Veri te fushes se Dobroves dhe ne Jug te prroit te Belloves.

Aty nga mesi i viteve 527 – 560, Perandoria e Lindjes , per tu mbrojtur nga fiset barbare, ngriti nje system keshtjellash vigane ushtarake nga tuna ne Hellade. Ne kete kohe nje keshtjelle u ngrit dhe ne Gradishten e sotme te Peshkopise. Me qe gjuha zyrtare ne kete kohe, ne Perandorine e Lindjes , ishte greqishtja, historishkruesi i perandorit Justiniani, Prokopi i Cezares , e ka perkthyer kalane – qytezė Ilire KUNORE ne STEFANIAK.

“Nje keshtjelle i ri,, - ka shkruar studjuesi autoritar kroat , Milan Shuflai,- me emrin grek , asht Stefaniakon, prej te cilit merr emrin e vet Peshkopia Shqiptare e mevoshme”.

Kjo kala Ilire ka nje siperfaqe prej 1.5 ha (250m lindje – perendim dhe 60m veri – jug).

Ne vitin 1020, Dibra fiton statusin e nje qėndre episkopale , qė nė burimet bizantine njihet me emėrin Episkopata Stefaniakes.

Qendra e pare e Episkopates se Dibres ka qene Peshkopia.

Pavaresisht se katedra episkopale e Dibres nderroi seli dhe dy here te tjera , ajo idha emer qytetit te sotem te Peshkopise, duke lene emerin grek Stefaniakon analeve te histories.

LOKALIZIMI I Stefaniakes ne Gradishten e sotme te Peshkopise domosdoshmerisht zgjati duart ne anomastiken dhe toponimin historike ne lidhje me emrin “Shqefen” dhe “Peshkopi”. Emri “Shqefen” patronim , qe sot e mban nje fis perreth Stefaniakes se dikurshme , eshte nje transformim nga emri antic Stefaniak ne Shqefen. Pra kemi perputhje fonetike dhe territoriale te ketyre dy emrave topike Stefaniak dhe Shqefen.

Edhe emeri Peshkopi, eshte gjithashtu nje transformim fonetik i emerit “peshkopate”, te kishes te Stefaniakes, te ndertuar me 1020, ne mhallen e sotme “Bulke” te Dobroves. Edhe ne kete rast kemi perputhje fonetike me ate teritoriale.

Ne vitin Peshkopia fitoi “statusin” e nje kuvendi. Ne hartat bullgare te shek.XI-XIV, Peshkopia shenohet me emrin “Presolengrad” qe do te thote kryevend. Me vone Episkopata e Stefaniakes nis te quhet Kisha e Shqefnit, por dhe Kisha e Bulke.

Ne vitin 1864 Turqia Osmane beri nje organizim te ri administrative. Dibra u be qender administrative e sanxhakut , ndersa si trevė ndahej ne tri kaza: Dibra e Eperme me qender Oranikun, Dibra e Poshtme me qender Peshkopine dhe Reka me qender Rostushen.(6)

Pavaresisht se Peshkopia u be qender e kazes se Dibres se Poshtme , ajo shume pak ndryshonte nga fshatrat perreth. Ne vitin 1873 ne Peshkopi qe ngritur nje kazerme , dy kateshe, qe strehonte deri ne 800 vete. Qene ngritur dyqane ne anen e djathte te perroit te Belloves dhe ishte vendosur linje telefonike me Oranikun(Shehrin e Dibres) qe ishte qender administrative e sanxhakut te Dibres.

Ne vitin 1913 ne qytetin e Peshkopise verehet nje zhvillim i mire tregtar. Numeroheshin 26 dyqane, disa opingar, orendreqes, furrexhinje etj, qė i kishin dyqanet ne dy anet e sheshit te sotem “Bajram CURRI”.
Gjimnazistja
Gjimnazistja

Shteti : Ne hapsire!
Postime : 1550
Kyējet nė forum : 17528
Regjistruar mė : 2009-12-24
Profesioni : gjimnaziste

Back to top Go down

Peshkopia Empty Re: Peshkopia

Post by Gjimnazistja Wed 21 Apr 2010, 20:04

Kalaja Dibrane.

Punimet nė segmentin Maqellarė - Peshkopi, pjesė e Rrugės sė Arbrit kanė zbuluar gjurmė tė Kalasė sė Grazhdanit. Faza e parė e kėtij zbulimi arkitekturor konsiston nė gjetjen e gjurmėve tė hyrjes lindore tė kalasė, me njė sipėrfaqe prej rreth 1200 metrash katrorė.Sipas historianėve, kjo kala pėrfaqėson njė ndėrtim tė shekullit tė katėrt. Ky zbulim ka bėrė qė tė nisė njė projekt nga Ministria e Kulturės, pasi Kalaja e Grazhdanit nė Dibėr ėshtė njė nga kalatė mė tė mėdha nė vendin tonė, madje dhe nė Ballkan. Vendin kryesor nė kėtė areal, i cili rrethohet nga 18 kėshtjella, e zė qyteti i Grazhdanit, pėr vetė madhėsinė dhe problematikėn e komplikuar, qė ai pėrmban nė vetvete. Me njė sipėrfaqe prej 34 ha dhe mure rrethuese me perimetėr 3000 m, ai radhitet nė qytetet mė tė mėdha pėr antikitetin e vonė nė Shqipėri. Kėrkimet e filluara nė kėtė qendėr nė vitet 2000 e nė vazhdim kanė nxjerrė nė dritė elemente tė rėndėsishėm arkitektonike tė panjohur mė parė nė botimet e dhėna pėr kėtė qendėr, tė cilat konsistojnė nė ndryshimet planimetrike tė formave ndėrtimore tė hyrjeve, kullave dhe tė linjės sė pėrgjithshme tė fortifikimit, duke krijuar kėshtu njė pamje tė ndryshme si pėr planimetrinė e qytetit, ashtu edhe pėr elementė tė tjerė arkitektonikė, qė haset pothuajse nė tė gjitha kėshtjellat fushore ushtarake si nė Skampis, rruga 'Egnatia', Ulpianė, rruga 'Lissus' - Naissus etj., e njohur deri nė periudhėn e Konstandinit, datuar nė shek. IV. 


Last edited by Gjimnazistja on Wed 21 Apr 2010, 20:08; edited 1 time in total
Gjimnazistja
Gjimnazistja

Shteti : Ne hapsire!
Postime : 1550
Kyējet nė forum : 17528
Regjistruar mė : 2009-12-24
Profesioni : gjimnaziste

Back to top Go down

Peshkopia Empty Re: Peshkopia

Post by Gjimnazistja Wed 21 Apr 2010, 20:05

Grazhdani ėshtė njė kėshtjellė qė ndodhet 11 km nė juglindje tė qytetit tė Peshkopisė, nė mes tė dy pėrrenjve, Grazhdanit nė Veriperėndim tė qytetit me tė njėjtit emėr, si dhe Maqellarės nė Jugperėndim, tė cilėt derdhen nė lumin Drini i Zi, ndėrtuar nė njė terren kodrinor, 525-600 metėr mbi nivelin e detit.  Ka njė pozitė gjeostrategjike mjaft tė rėndėsishme nė pellgun e Drinit tė Zi, veēanėrisht pėr rrugėt tregtare-ushtarake qė lidhen provincat e Epirit tė Ri (Adriatikun), Dardanisė (Kosovė) dhe Maqedonisė II, qė realizoheshin nga Via Egnatia dhe Lissus - Naissus.  Pėr vlerat historike dhe arkeologjike, Kėshtjella e Grazhdanit ėshtė shpallur monument kulture qė nė vitin 1974.  Pėrreth kėshtjellės ndodhen disa monumente tė tjera tė kėsaj periudhe, si Kalaja e Gradecit, Videni, Gradishta e Peshkopisė, qyteza e Topojanit etj. Kjo qendėr bėn pjesė nė zonėn e Maqellarės, e cila lidh Maqedoninė me Dibrėn dhe Kosovėn.  Muret rrethuese janė rreth 3.5 m tė gjera, kanė perimetėr afro 3000 m, janė tė pėrforcuar nga 42 kulla tė tipave katrore, drejtkėndore dhe freskore, si dhe kanė tri porta tė tipit "propognaculum", fortifikuar nga kulla masive nė formė U-je, karakteristikė pėr njė shtrirje kohore qė nuk e kalon shek. IV e.s.. 
Gjimnazistja
Gjimnazistja

Shteti : Ne hapsire!
Postime : 1550
Kyējet nė forum : 17528
Regjistruar mė : 2009-12-24
Profesioni : gjimnaziste

Back to top Go down

Peshkopia Empty Re: Peshkopia

Post by Gjimnazistja Wed 21 Apr 2010, 20:19

Liqenet e Lures.
Me nje siperfaqje prej 1.280 hektare, parku ndodhet ne pjesen lindore te masivit malor te "Kunores se Lures". Me 14 liqenet e tij akullnajore ofron nje ambjent piktoresk dhe terheqes ne nje lartesi nga 1.350-1.720 m. Midis ketyre Liqeneve me te medhenjt jane: liqeni i Madh 32 hektare, liqeni i Pishave 13 hektare, liqeni i Zi 8 hektare dhe liqeni i Luleve 4 hektare. Ne dimer keto liqene jane te mbuluara nga akulli.
Ne pjesen jugore te parkut gjendet nje lendine e quajtur "fusha e Pelave" e cila te ofron nje peisazh qetesues, pasi bimesia e saj eshte e perbere me lule shumengjyreshe dhe e mbushur me peme halore. Ky park ofron shume mundesi per zhvillimin e eko-turizmit, sporteve dimrore, gara me kuaj etj.
Gjimnazistja
Gjimnazistja

Shteti : Ne hapsire!
Postime : 1550
Kyējet nė forum : 17528
Regjistruar mė : 2009-12-24
Profesioni : gjimnaziste

Back to top Go down

Peshkopia Empty Re: Peshkopia

Post by Gjimnazistja Wed 21 Apr 2010, 20:43

Peshkopia, ka nje klime kryesisht malore alpine, me dimer te acarte dhe me vere te fresket.
Kryesisht kultivohen dritherat dhe lajthite ne lartesi te konsiderueshme.
Gatimi tradicional mes shume te tjerash eshte edhe biriani dhe te famshmet jufka dibrane.
Per shume vite me rradhe ka sherbyer si qendra kryesore kulturore dhe tregetare ne rrethin e Dibres.
Gjimnazistja
Gjimnazistja

Shteti : Ne hapsire!
Postime : 1550
Kyējet nė forum : 17528
Regjistruar mė : 2009-12-24
Profesioni : gjimnaziste

Back to top Go down

Peshkopia Empty Re: Peshkopia

Post by Sponsored content


Sponsored content


Back to top Go down

Back to top


 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum