Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kukesi

Go down

Kukesi Empty Kukesi

Post by Vizitor Tue 20 Apr 2010, 23:43

Kukesi

Kukėsi ėshtė qytet nė Shqipėrinė verilindore, i shtrire ne koordinatat 42.09°V, 20.43°L. Para vitit 1925, fshati Kukes banohej kryesisht nga banore vendas, aktiviteti kryesor i te cileve ishte bujqesia dhe blegtoria e cila zhvillohej ne tedy anet e lumenjve Drin i Zi dhe Drin i Bardhe.

Kronologji:

Nė vitin 1571 shėnohet me emrin "Kukufic" me 12 shtėpi
Nė vitin 1610 rreth 50 shtėpi
Nė vitin 1633 pėrmendet Vau i Kukėsit
Nga fundi i shekullit XVII deri nga fundi i shekullit tė XVII rezultoi i braktisur.
Nga fundi i shekullit tė XVII e fillimi i shekullit tė XIX u riprodhua me banorė te ardhur nga Bicajt
Nė 1869 rishfaqet me emrin "Kukusa"
Nė vitin 1912-1921 u pushtua nga serbėt, bullgarėt dhe austriakėt
Dhjetor 1921 u pėrfshi nė administratėn e shtetit shqiptar
Nė 1923 u bė qender krahinore me 28 shtėpi e 186 banorė
Nė 1925 u bė qytet, qendėr e Prefekturės sė Kosovės, krahinė e bashki
Nė 1938 kishte 1800 banorė
Nė 1939-1943 ishte nėn pushtimin italian e 1943-1944 nėn pushtimin gjerman
Mė 18 nėntor 1944 u ēlirua nga forcat partizane
Mė 31 mars 1962 u vendos pėrmbytja e Kukėsit tė Vjetėr dhe ndėrtimi i Kukėsit tė Ri
Mė 22 korrik 1962 filluan punimet pėr ndertimin e Kukėsit tė ri
Nė prill tė 1965 filloi popullimi i tij
Nė 1970 kishte 6073 banorė
Nė 1978 Kukėsi i Vjeter ua la vendin ujėrave tė liqenit tė Fierzės
Nė 2000 kandidat pėr Ēmimin Nobel

Ekonomia

Para vitit 1925, fshati Kukės banohej kryesisht nga banorė vendas, aktiviteti kryesor i tė cilėve ishte bujqėsia dhe blegtoria e cila zhvillohej nė tė dy anėt e lumenjve Drin i Zi dhe Drin i Bardhė. Pas vitit 1925, Mbretėria Shqiptare i kushtoi njė rėndėsi tė vecantė kėtij fshati duke i dhėnė statusin e njė qyteti gjė qė u be shkak qė ai tė popullohet me banorė tė ardhur nga Shkodra,Prizreni,Gjakova dhe Gora. Ardhja e tyre shėnon dhe futjen nė jetėn e kėtij qyteti tė aktiviteteve tregėtare dhe prodhuese. Janė kėta banorė tė rinj qė i japin Kukėsit njė pamje tė re pėrmes ndėrtimit tė shtėpive tė reja dhe moderne dhe krijimit tė njė fryme tė re qytetare pėrmes aktiviteteve sportive dhe kulturore. Falė tyre, Kukėsi nis tė bėhet i njohur si njė nyje lidhėse dhe me rėndėsi pėr tė dy anėt e kufirit. Nė ato vite nisėn aktivitetin zeje tė tilla si: kafet dhe restorantet, tregėtia me shumicė dhe pakicė, prodhimet e ėmbėlsirave, fotografia, mjetet moderne te transportit (biēikletat, veturat, kamionat dhe autobuzėt) ngjyrosja dhe perpunimi i leshit, pėrpunimi i lėkurės dhe i mishit, prodhimi i rrobave dhe kėpucėve, shėrbimi postar dhe telegrafik, prodhimi i energjisė elektrike, pėrpunimi i metalit, prodhimet prej ari dhe argjėndi, arkitekturė dhe plan urbanistik, njė traditė e re gatimi dhe shėrbimi, etj. Ardhja e sistemit komunist shkaktoi dhe shkatėrrimin total tė kėsaj pėrvoje, grabitjen dhe sekuestrimin e pronave dhe tė pronarėve, shpronėsimin e banesave dhe objekteve tregėtare, nėpėrkėmbjen e tė drejtave dhe tė lirive elementare tė njeriut, degradimin e plotė tė elementėve kapitalistė etj. Kukėsi gjatė regjimit komunist ishte njė qendėr industriale nė Shqipėri. Deri nė vitet '90, Kukėsi kishte njė industri tė nxjerrjes dhe shkrirjes sė bakrit (teknologji sovjetike e viteve '60), nxjerrjes dhe koncentrimit tė mineralit tė kromit, nxjerrjes sė mineralit tė kuarcit, prodhimit tė materialeve tė ndėrtimit (materiale inerte, parafabrikate etj), pėrpunimit tė lėndės drusore dhe prodhimit tė mobiljeve, prodhimit tė qilimave dhe sixhadeve, prodhimeve ushqimore (pije alkoolike, prodhime tė qumėshtit, prodhime pėrpunuese tė frutave dhe perimeve, prodhimit te bukės etj.), mbledhjes dhe pėrpunimit tė bimėve mjekėsore, prodhime tė industrisė mekanike, shėrbim hotelier pėrmes dy hoteleve turistike tė cilat pritnin dhe pėrcillnin dhe disa qindra turistė tė huaj, etj.

Kukėsi ishte njė vend i njohur dhe me traditė nė rritjen dhe mbarėshtrimin e deleve. Cilėsia e mishit dhe e leshit tė deleve lumjane ishin tė njohura nė tė gjithė Ballkanin. Regjimi komunist dhe vėēanėrisht fushata antiekonomike e tufėzimit tė bagėtive, bėri qė numri i krerėve tė vijė vazhdimisht nė rėnje dhe kjo veē kėsaj ēoi nė ftohjen e dėshirės sė blegtorit pėr tė rritur e mbarėshtruar bagėti.

Kukėsi ishte gjithashtu njė qėndėr e njohur e transportit. Krahas llojeve tė tjera tė transportit, aty ishte i zhvilluar dhe transporti ujor, permes liqenit artificial tė Fierzės, i cili bėnte tė mundur transportin e mallrave dhe tė udhėtarėve. Njė pjesė e konsiderueshme e banorėve tė qytetit dhe tė fshatrave punonin nė zonėn nxjerrėse dhe pėrpunuese tė kromit nė Kalimash, nė minierėn e nxjerrjes sė bakrit nė Gjegjan etj.

Transformimet e domosdoshme ekonomike drejt tregut tė lirė pas viteve '90 bėn qė pjesa mė e madhe e industrisė sė lartpėrmėndur tė falimentojė tėrėsisht, sepse ajo industri ishte ngritur pėr tė funksionuar nė kushtet e njė ekonomie tė centralizuar dhe tė planifikuar. Mirėpo kjo shkaktoi shumė plage sociale, duke cuar nė krijimin e njė mase tė madhe tė papunėsh.

Moszgjidhja nė kohė e problemeve tė pronėsisė mbi tokėn (veēmas problemet e shumta tė krijuara nga shpėrngulja e detyrueshme e banorėve tė Kukėsit tė Vjetėr pas ndėrtimit tė HEC-it tė Fierzės) shkaktuan shumė konflikte pronėsore dhe bllokuan tėrėsisht nismat e biznesit vėndas dhe atij tė huaj, duke krijuar njė ngėrē absurd qė ende dhe sot e kėsaj dite vazhdon t'a mbajė tė mbėrthyer dhe nėn tension tė gjithė Kukesin.

Njė rol shkatėrrimtar pėr ekonominė e Kukėsit dhe nė acarimin e mėtejshėm tė problemeve sociale, ka luajtur ekzistenca e kufirit me Kosovėn, qė nga viti 1948 e mė tej pas viteve 90' dhe veēanėrisht embargoja e komunitetit ndėrkombėtar ndaj ish-Jugosllavisė, gjatė konflikteve etnike pas shpėrbėrjes sė saj. Shkak i tyre, sot njė pjesė e industrisė qė mund tė ringjallej, mbeti e bllokuar, duke ēuar nė rrėnimin total tė objekteve industriale, falimentimin e bizneseve tė vogla dhe nė njė shkallė shumė tė lartė tė papunėsisė. Sot ekonomia e qytetit tė Kukėsit ėshtė e mbizotėruar nga biznesi individual apo ai familjar dhe kryesisht ėshtė e bazuar tek tregėtia e vogėl. Degėt zotėruese tė ekonomisė ndėr tė tjera janė: transporti dhe shėrbimet.

Kukėsi zotėron dhe njė aeroport tė pėrmasave ndėrkombėtare (pėrfunduar sė ndėrtuari nė fund tė vitit 2004), mirėpo pėr dhėnje me koncension tė aeroportit "Nėnė Tereza" tė Rinasit, ai sot nuk funksionon. Kukėsit i mungon infrastruktura moderne dhe vėcanėrisht lidhjet me fshatrat dhe qytetet mė tė afėrta si: Peshkopi, Shkodėr, Krumė, Prizren etj. janė shumė tė dobėta. Lidhjet telefonike ndonėse janė pėrmirėsuar, ato janė ende nė njė gjėndje tė mjeruar, pėr tė mos folur pėr internetin, i cili ende nuk ka gjetur kushtet pėr t'u shtrirė nėpėr familje. Tė gjithė kėto faktorė, por dhe shumė faktore tė tjerė e kanė detyruar qytetarin e Kukėsit tė braktisė vendin e tė drejtohet pėr nė Tiranė e zona tė tjera apo edhe pėr tė emigruar jashtė vendit. Ky proces ka shkaktuar dhe njė largim nė pėrmasa dramatike tė njerėzve me arėsim tė lartė dhe me pėrvojė pune, duke shkaktuar kėshtu njė boshllėk shumė tė madh nė administratėn publike, nė arėsim dhe kulturė, shėndetėsi etj.
avatar
Vizitor
Guest


Back to top Go down

Back to top


 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum