Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Origjina e racės shqiptare

3 posters

Go down

Origjina e racės shqiptare Empty Origjina e racės shqiptare

Post by Kle@Love Tue 11 May 2010, 16:50

Origjina e racės shqiptare 1673.%20jpgProva gjuhėsore autoktonin e Racės Shqiptare – Zbulimet Arkeologjike – Mendimi i Antropologvet –Besimi i Diellit dhe Bestytni tė Sotshme – Pėrfundim.
Pesėvjetė mė parė, Shpend Bardhi pati botuar nė Pėrpjekjen Shqiptare njė studim sintetik mbi origjinėn e popullit t’onė. Duke marrė pėr bazė gjurmimet e linguistėve dhe t’albanologėve mė tė rėndėsishėm tė botės,
ai rrihte me radhė hipotezat e ndryshme qė mbėshteten sidomos nė gjuhė.
Kemi shumė rasje qė provojnė se origjina e gjuhės sė folur nga njė popull nuk ka asnjė lidhje me racėn sė cilės ky popull i pėrket. Kėshtu, pėr shėmbull, s’kanė tė bėjnė aspak me arjanizmin, e posaēėrisht me racėn nordike t’Anglosaksonėve, tė gjitha ato fise me ngjyrė tė ndryshme qė, nė tė pesė kontinentet e dheut, meren vesh nė mes tė tyre me anėn e anglishtes. Por, pėr Shqiptarėt gjak e gjuhė kanė burim tė njėjtė e prandaj studimi i Shpend Bardhit do t’i zinte me shumė tė drejtė faqet e kėsaj kaptine, sikur mos tė donim tė kėrkojmė edhe ndonjė burim tjetėr pėr tė provuar mė me siguri se ē’ėshtė kjo raca shqiptare duke nxjerė argumentat jo vetėm nga gjuha, por edhe nga arkeologjija, nga mitologjija e nga kėrkimet antropologjike.
Linguistėt ndahen nga njėri tjetri pėr origjinėn e gjuhės e tė popullit t’onė, me gjithė se kurrkush nuk mohon
prejardhjen e saj indo-europjane. Kjo prejardhje ėsht vulosur nga Franz Bopp-i ,qė nėpėr studimet filologjike, ka vėrtetuar preras karakterin arjan tė gjuhės e pra tė popullit t’onė.J. G. von Hahn-i, konsulli zė-madh i Austris nė Janinė, nė veprėn e tij “Albanesische Studien”, e gjen shqipen e sotshme bijė t’ilirishtes dhe Gustav Meyer-i, m’i madhi albanolog i shekullit tė kaluar, e pranon dhe mundohet t’a provojė kėtė hipothezė. Glotologė tė tjerė, ndėr tė cilėt Hirt e Pedersen, nuk e konsiderojnė gjuhėn t’onė tė rrjedhur nga ilirishtja, por nga thrakishtja; ndėrsa albanologu sėrb Bariq thotė pėr tė se ėsht njė thrakishte e ilirizuar. I famshmi studjonjės i shqipes, Norbert Jokl, tė cilit i detyron shumė Kombi i ynė dhe albanologjija, ėshtė i mendimit
se shqipja ėshtė njė gjuhė thrako-ilire.
Kėtyre mendimeve qė nuk qėndrojnė kaq shumė larg njėri nga tjetri, i janė shtuar edhe dy tė tjera krejt tė ndryshme. Njėri i August Schleicher-it qė ve shqipen nė njė degė indo-europiane bashkė me latinishten e me greqishten dhe i pėrmbledh qė tė trija nėn emrin «grupi pelazgjik»;tjetri i August Friedrich Pott-it qė thotė se shqipja ėshtė njė gjuhė iliro-pelazgjike para-indo-europjane.Por tė dyja kėto Origjina e racės shqiptare 87410 kanė gjetur kundėrshtime tė forta ndėr glotologė.E para ėshtė lėnė thuaj se mė nj’anė; e dyta ka shumė shkencėtarė
kundra dhe nė qoftė se brenda caqeve tė filologjisė ka ndonjė mbėshtetje, nuk pranohet n’asnjė mėnyrė nga shumica e historjanve dhe e arkeologve. Ndėr kėto kohėt e fundit as historjanėt as glotologėt nuk po flasin mė pėr njė gjuhė e njė popull pelazgjik para-indo-europian, por pėr njė popull proto-ilir arjan, 2) pėr tė cilin
as ata vetė nuk dinė se ē’ėsht me saktėsi. Vlejnė pra tė mirren nė shqyrtim tri hipotezat e para.Tė provosh nė se Shqiptarėt janė prej origjine thrake apo ilire ka rėndėsi tė veēantė pėr ne, sepse po tė pranohet njėra ose tjetra nga kėto hipoteza, do tė thotė tė vėrtetohet nėse Shqiptarėt kanė qėnė ngulur qė prej kohėve mė tė lashta nė viset qė zėnė afėr e ngjat edhe sot, apo janė tė shpėrngulur prej ndonjė treve tjetėr qė ndodhet mė afėr Detit tė Zi.
Shpėrngulja sjell me vehte edhe pėrzierje gjaku, sepse njė popull qė largohet prej njė toke e vendoset nė njė tokė tjetėr, duhet tė ketė pasur pėrpjekje, medoemos, mė parė me fiset q’e kanė dėbuar e pastaj me
fiset qė ka gjetur nė vendin e ri. Midis tij dhe kėtyre dy grupeve janė bėrė kryqėzime qė, nė pėrpjestim me kohėn e pėrpjekjes e me numrin e pėrbėrėsve tė fiseve tė huaja, kanė lėnė gjurmė shumė pak tė dukėshme nė brumimin e racės.
A kanė banuar, vallė, stėrgjyshėt t’anė nė viset ku stėrnipėt e tyre ndodhen edhe sot ? A po kanė ardhur kėtu prej njė treve qė gjėndet mė nga veri-lindja e qė kishte pėr qėndėr Nishin, domethėnė prej Dardanis qė pėrputhet me Kosovėn e sotėshme, ashtu si ē’thot Jokl-i ? A po, mė nė fund, pėrpara shkeljes sė Serbėve nė Ballkan, banonin mė afėr Detit tė Zi, nė trekėndshin Nish– Shkup – Sofie, ashtu si pohojnė Samdfeld-i e Weigand-i?
Ndėr kėto kohėt e fundme pesha ėshtė duke rėnduar mė tepėr nga ana e iliricitetit tė popullit shqiptar dhe nga anasija (autoktonija) ė kėtij populli. Njė albanolog i ri gjerman, Georg Stadtmueller, duke u mbėshtetur
gjithnjė nė gjuhė e duke shqyrtuar fjalėt e huaja greke e latine tė Kishės, qė kanė hyrė prej kohėsh mė shqipen, e gjen djepin e fisit t’onė nė njė vend qė duhet tė ndodhet patjetėr afėr Greqisė nga njėra anė dhe afėr Dalmacisė nga ana tjetėr, do me thėnė n’atė pjesė tė buzės lindore t’Adriatikut qė banohet edhe sot prej Shqiptarve. Bilé, siē do tė shohim edhe mė pas, autori i pėrmėndur ngul kėmbė pėr tė
provuar
se nė kohėn e shkeljes sė Sllavėve tė hershėm, hapėsira jetėsore
e
tė parėve t’anė, kufizohej nė bjeshkėt e Shqipėrisė sė veriut e,
pikėrisht,
nė malet e nė luginat e krahinės se Matit. 3)
Pėrkrahsi m’i madh i
origjinės ilirike dhe i autoktonisė sė
Shqiptarve ėshtė profesori i
Universitetit tė Palermos Francesco
Bibezzo, qė njihet prej tė
gjithė botės si autoriteti m’i lartė nė
studimet mesapo-japige.
Pėr
tė provuar marrėdhėniet qė nė kohė e nė hapėsirė lidhin shqipen me
ilirishten
e vjetėr dhe pėr tė vėrtetuar vazhdimin historik e gjeografik

shqiptarve tė sotshėm nga Ilirėt e lashtė, ai mbėshtetet nė
monumentet
dhe inskripsionet mesapike tė gjetura nė Pulje e nė Kalabri,

cilat kanė pėrgjasim tė madh me inskripsjonet e rralla ilirike qė
janė
zbuluar pėrkėtej detit Adriatik. Pėr shpjegimin e kėtyreve duhet
pėrdorur
patjetėr shqipja e sotshme e prandaj — arsyeton Bibezzo — kur
shqipja
dhe ilirishtja janė tė barabarta me njė gjuhė tė tretė, duhet tė

jenė tė barabarta edhe me shoqja-shoqen.
Nė kėtė studim shumė tė
vlershėm, tė cilit Shkencėtari i madh po i
kushton mund e djersė
prej vjetėsh, ai arrin duke ndjekur tri rrugė:
«I. Rindėrton nė tė
gjithė hapsirėn sipėrfaqen gjuhėsore t’ilirishtes sė
herėshme;
II.
shtrin dhe thellon mardhėnjet leksikore, fonetike e gramatikore tė
shqipes
me japigo-mesapishten; III. nė suazėn e pėrkatsive t’ilirishtes
intensifikon
kėrkesėn e ndonjė isoglose qė, edhe nė se numri i mbeturive

gjuhėsore ėsht i vogėl, tė lidhet posaēėrisht shqipja me dialektet e
folura
lashtė nė tokėn me iliricitet ethnologjik e glosologjik tė
provuar.
4) Nė lidhje me thrakishten, Gjurmonjsi i ēquar e thjeshtėson
mjaft
punėn, pse ai nxjer prova tė shumta pėr tė vėrtetuar se Thrakas e
Ilirė
kanė folur njė gjuhė ti vetme. 5)
Ēėshtja e selisė ku kanė zėnė fill
Shqiptarėt ka dalė nė shesh
rastėsisht ndėr fusha tė ndryshme
studimi dhe prandaj nuk ėsht rrahur aq
sa duhej prej shkencėtarvet.
Nė kėto kushte pėrfundimet nuk duhen
koinsideruar tė sakta, pse
pikat e nisjes kanė qėnė tė kuifizuara. «Nė
heshtjen e shkrimtarvet,
thot Ribezzo, problemi u zgjith, si tė thuash,
negativisht nga
Hahn-i n’Albanesische Studien I (1853 faqe 213 e tutje):
nė qoftė se
pėrjashtohet invadimi sllav, nė Mesjetėn e lashtė e tė ré
nuk ka
lajme pėr asnjė tjetėr migracjon qė tė ketė mundur tė ndryshojė
strukturėn
ethnike e gjuhėsore tė Shqipėris dhe tė cungojė kėshtu
vazhdimin e
evolucjonit tė shqipes prej ilirishtes. Ky pėrfundim nuk
ėsht
pikėrisht njė circolo vizioso, siē mendon H. Hirt, do me thėnė qė
shqipja
ėsht zėvėndėsja e ilirishtes vetėm pse Shqiptarėt ndodhen nė
selin e
Ilirvet. Sot, mbeturit e pakta gjuhėsore t’ilirishtes nė fushėn
toponomastike
kanė nisur tė gjejnė nė shqipen elemente pėrgjegjse edhe
pėr
etimologjinė edhe pėr fonetikėn e tyre.» 6)
Mė poshtė, njė soj si
Stadtmueller-i, Profesori i Palermos thot se
“po tė mendohet qė fisi
shqiptar vetėm nė kėtė krahinė (nė Shqipėrin e
sotėshme) ėsht nė
mardhėnje me helenizimin e vjetėr tė Maqedhonis e
t’Epirit, me
romaniziimin e krahinės danubiane e tė Dalmatis, me
sllavizimin e
Thrakės, rrjeth vetvetiu se kjo bėrthėmė (populli
Shqiptar) mbetet
nė vėndin ku gjėndej dhe ku historikisht e
linguistikisht mund tė
pritet, nė qoftė se ka lidhje kaq tė ngushta me
thrakishten dhe me
ilirishten, tė cilat ishin sipėrfaqe qė shtriheshin
pėr bri njėra
tjetrės nė kohėn romake.» 7)
Mė nė funt, pėrgjasimi i ilirishtes me
shqipen, nga njėra anė, dhe i
shqipes me thrakishten, nga ana
tjetėr, toponimet e pėrbashkėta dhe
qėnja e fiseve — si pėr shėmbull
Peonėt — qė thirren herė ilire herė
thrakase, tė bėjnė tė besosh se
Thrakėt dhe Ilirėt pėrfaqsojnė dy emra
tė njė ethnos-i tė vetėm tė
ndarė dysh vetėm politikisht e
gjeografikisht. Origjina e racės shqiptare Icon_cool
Tė shkojmė mė tutje nė rrjeshtimin e provavet gjuhėsore e
historike qė
vėrtetojnė iliricitetin e popullit shqiptar, do tė
zgjatemi shumė e do
tė kapėrcejmė qėllimin e kėsaj vepre. Pėr tė
pėrkrahur ndryshimin ethnik
nė mes tė popullit qė banoi dikur nė
Shqipėri dhe kėtij tė sotėshmit
nuk mbetet veē se tė pranojmė
hipothezėn e njė pushtimi tė huaj qė duhet
tė ketė ngjarė pas rėnjes
sė Perandoris sė Romės. Por arkeologjija na
jep prova tė mjafta pėr
t’a rrėxuar edhe kėtė pretendim.
Gėrmimet arkeologjike qė kanė tė
bėjnė me qytetrimin dhe me popullin
ilir janė shumė tė kufizuara.
Ato tė Feniqit,” tė Butrintit,
t’Apollonis, tė Durrsit e tė ndonjė
vėndi tjetėr nuk kanė rėndėsi tė
madhe pėr kėrkimet ilire, pse kėto
qėndra janė, nė pėrgjithsi, kollonira
tė themeluara prej Grekėsh qė
kaluan mė vonė nė dorė tė Romakvet e
prandaj pika ku, mbi njė
nėn-shtresė ilirike, vihen dy mbishtresa, njėra
helenike dhe tjetra
italike.
Por kėtė mungesė tė dukėshme e plotson, deri diku, Nekropoli
i
Komanit, zbuluar nė njė luginė tė Pukės qė pėrshkohet nga Drini.
Gjurmė
tė qytetrimit qė tregojnė varret e kėtij Nekropoli gjinden
edhe nėpėr
shumė krahina tė tjera tė Shqipėris, nė disa vise tė
Greqis dhe, ēa ka
pėr ne rėndėsi, n’Afionėn e ndodhur n’ishullin. e
Korfuzit. Englezi
Bulle, qė ka bėrė njė studim t’imtė mbi kėto
varret e fundit, nxjer
argumenta bindės pėr tė provuar se kėto,
pėrveē ndonjė pėrjashtimi tė
vogėl, i pėrkasin shekullit tė shtatė
e.s.. Varrezat e Komanit, si pas
kėtij Autori, janė pak mė tė reja
se ato tė-Korfuzit. 9) Dhe me tė
vėrtetė edhe arkeologėt e tjerė
kanė pranuar se grumbulli m’i math i
tumuleve 10) tė Komanit duhet
tė jetė i shekullit tė tetė e.s.; por ka
edhe mjaft asosh q’i
pėrkasin njė kohe shumė mė tė lashtė. Materjali i
mbledhur provon
hapėt se nė popullin ilir ka pasur njė vazhdim tė
qytetrimit
halstattjan, 11) qė ėsht pėrhapur an’ e kand tokės sė banuar
prej
fisevet tė tij. Rėndėsija e veēantė qė ka pėr thezėn qė po rrahim
Nekropoli
i Komanit rrjeth pikėrisht nga shkaku se varret qenė hapur
ndėr
epoka tė ndryshme. Arkeologėt qė kanė marrė nė studim materjalin e
mbledhur
mendojnė se njė pjes’ e tij rrjeth prej njė kohe pėrpara
shkeljes
sė Romakvet nė Shqipėri. Kemi, pra, njė vazhdim traditash dhe
ndikimet
e ndryshme qe ka pėsuar populli ilir mbrėnda njė periudhe
njėmij-vjeēare.
«Nelkropoli, prandaj, provon evolucjonin e qytetrimit
iliro-romak
krahinor dhe vazhdimin e elementit ethnik.» 12) Tė njėj
mendimi me
Mustilli-n janė edhe Nopcsa, Traeger, Zeiss e shumė studjozė

tjerė.
Ka ndonjė shkencėtar qė beson se nė varret e Komanit duhet tė
gjėnden
edhe pėrfaqsonjės tė popullsis sveve ose avare ose sllave.
Hipotheza e
parė ėsht rrėxuar prej dijetarvet mė tė rėndėsishėm,
megjithse ndonjė
shėnj’ e racės nordike gjėndet nė kėtė Nekropol.
Pėr Avarėt dihet me
siguri se n’ushtrin e tyre kishte shumė Sllavė.
Kėta nė shekullin e
gjashtė shkelėn Ballkanin dhe nė krye tė
shekullit tė shtatė elementi
sllav q’erdhi me ta u pėrhap nė tė
gjithė Gadishullin duke lėnė tė
paprekura vetėm qytetet e Dalmatis,
me pėrjashtim tė Salonės, bregdetin e
Egjeut dhe njė rrip toke rreth
e rrotull Konstantinopolit. Ėsht
vėrtetuar historikisht se Avarėt
vetėm tė shoqėruar nga Sllavėt kanė
shkelur nė tokėt t’ona dhe se
kėta tė fundit, pėr tė hyrė nė vise
shqiptare, kanė gjetur
vėshtirsira tė mdha, ēa vėrtetohet edhe nga numri
shumė i kufizuar i
mbeturive linguistike tė kėsaj epoke qė janė futur
nė shqipen. Ėsht
e vėrtetė se nė tumulet e Bosnjės, ku elementi sllav
zuri rrėnjė tė
thella, gjejmė shumė sende qė i u pėrngjaijnė atyreve q’u
zbuluan
nė Koman ; por dijetarėt janė tė sigurt se kėto sende janė mė

vjetra nga pushtimi sllav.
Qytetrimi i Komanit, pra, ėsht njė fazė e
mėvonėshme e qytetrimit tė
zbuluar nė Bosnjė. Ai i pėrket kohės
romake. Edhe sikur tė mos pranohet
se njė pjes’ e varrevet tė
zbuluara janė tė kohės romake, duhet
pėrjashtuar njė herė e mirė
mundėsija e njohjes sė pėrfaqsonjėsve tė
ndonjė fisi sllav ose avar,
t’ardhur nė Shqipėri nė mes tė shekujvet
gjashtė e shtatė e.s.,
ndėr tė vdekurit e Komanit. Pėrkundrazi, duket
krejtė e natyrėshme
qė ata t’i pėrkasin atij ethnos-i qė banonte nė kėtė
krahinė edhe nė
kohėn romake dhe qė kishte zėnė vėnt qė prej epokės sė
hekurit, nė
tė cilėn epokė gėrmimet arkeologjike vėrtetojnė pranin e
tij. 13)
Zbulimi i varrezavet ilirike tė Korfuzit nuk ėsht spjeguar
akoma ;
por ka tė ngjarė qė disa familje tė visevet t’ona tė kenė
shkapėrcyer
detin pėr hkaqe tė panjohura prej nesh dhe tė jenė vėndosur
n’ishullin
mė tė math tė Jonit.
***
Anthropologėt i akuzojnė pa prerė
arkeologėt, pse kėta, nė gėrmimet
qė bėjnė, nuk ēajnė kokėn pėr tė
ruajtur kafkat e mbeturit e skeletrave
tė njerzve qė zbulojnė.
Bėjnė, nė kėtė mėnyrė, njė mėkat tė math, pse
nuk i u japin rasje
pėrfaqsonjėsvet tė shkencės sė rėndėsishme
t’anthropologjis qė tė
ēfaqin mendimin e tyre mbi racėn qė ka banuar nė
njė vėnt. Kjo
mungesė kujdesi e arkeologve, pėr tė cilėn kaq dėndur
fshan Eugéne
Pittard-i, bje nė sy me njė herė nė gėrmimet e shumta qė
janė bėrė
nė Shqipėri. Nga kėto gėrmime, pėr fat tė keq, vetėm katėr
kafka
Shqiptarėsh tė lashtė janė mbledhur e studjuar gjer mė sot; qė tė
katra
janė nxjerė nga varret e Komanit, nė Kalan e Dalmaces afėr
Shkodrės.
Dy ndėr to vėrtetojnė dolikoqefalin e Ilirvet, kurse dy tė
tjerat
janė brakoide. 14) Por njė numėr kaq i vogėl nuk mjafton pėr tė
provuar
me njė farė saktėsije nė se Shqiptarėt e sotshėm janė apo jo
pasardhėsit
e Ilirvet. 15)
Origjina e racės shqiptare 16264_375781810353_135633570353_10305965_7826852_n
Kemi, veē, njė nekropol
tė vjetėr qė ka njė farė rėndėsije pėr ne:
ėsht ai i Glasinacit qė
gjėndet nė Bosnje 26 kilometra lark Sarajevės,
nė njė vėnt,
domethėnė, qė ndėr kohėt e moēme, banohej funt e majė prej
Ilirėsh.
Gėrmimi nė varret e tij ka nisur gjashtdhjetė vjetė mė parė.
Kafkat e
gjetura nė to janė studjuar qė mė 1907 nga Weisbach-u.
Pėrfundimi i
kėtyre studimeve vėrteton se midis sosh ndodhen disa tė
tipit
dolikoqefal, disa tė tipit mesoqefal dhe disa tė tjera tė tipit
brakiqefal.
Shifet pra, se tė paktėn dy raca tė ndryshme, ajo nordike e
ajo
dinarike pėrfaqsohen nė Nekropolin e Bosnjės. Si pas Schwidetzky-t,
numri
i kėtyre racave arrin nė tri: nordike, mesdhetare e dinarike. Tipi

nordik ose verjak
ēfaqet nė dy variante, nė njė trajtė me kafkė tė
lartė dhe nė njė trajtė
me kafkė t’ulėt. Ndėr kafkat mesoqefale
shihet qartė njė kalim drejt
tipit dinarik, sidomos nė trajtim tė
kafkės mbrapa. Pjesa nordike ėsht
m’e shumta (gati gjysma), pastaj
vjen pjesa dinarike (gati njė e treta),
kurse tipi mesdhetar ėsht mė
i vogli nė numėr.
«Po t’i ikqyrim rrashtat nė pikėpamje tė
kohės — shton
Anthropologu gjerman — shohim se kėtu kemi tė bėjmė me
rrashta tė njė
periudhe mjaft tė gjatė, pra tė kohėve tė ndryshme.
Racat atėherė na
tregojnė njė ēnordizim, domethėnė njė paksim tė
racės verjake nė dobi tė
racave tė tjera
. Raca verjake na
ēfaqet m’e rrallė nė grupet
mė tė reja». 16) Por, le tė flasim mė
vonė pėr kėtė ēnordizim qė nuk
vėrteton se kemi tė bėjmė me gjak
t’ardhur, por ėsht vetėm njė kalim
prej dolikioqefalije nė
brakiqefali, njė fenomen, pra, shkencorisht i
zbuluar, me gjithė se
nuk ėsht spjeguar endé.
Otto Reche, nė veprėn e vetė Raca dhe djepi i
Indo-giermanvet (1936),
duke pranuar se tė gjakut ilir kanė qėnė
edhe fiset qė banonin nė kohėt
e para tė metalit krahinėn Picenum
t’Italis lindore, merr nė shqyrtim
skeletet e nxjerra nga varret qė
janė zbuluar afėr Novilara, Belmonte
dhe Ancona. Kafkat janė, tė
gjitha, tė gjata e tė ngushta, me fytyrė tė
hequr e tė gjatė e me
hundė tė hollė. Gjatsija mesatare e skeletevet
arrin nė cm. 167,7.
Shihet ēiltas se i pėrkasin racės nordike. 17)
Njė dėshmi tjetėr mbi
racėn ilirike munt t’a nxjerrim nga sa kanė
shkruar kronikanėt e
vjetėr mbi nėntė nga perandorėt e Romės a tė
Bizancit qė kishin
arrijtur kulmin e hierarqis politike e ushtarake nė
buzė tė Teverit
ose tė Bosforit duke u nisur prej visevet t’ona. Kėta
janė Klaudi,
Apoloni, Probi, Valentiniani i Parė, Kostandini i Math,
Kostanci i
dytė, Juliani, Kostanc Klori dhe Kostandin Gali. Me
pėrjashtim tė
Julianit qė kishte flokė tė zezė, tė tetė tė tjerėt ishin
flokartė.
18) Historiani latin Taciti i pėrshkruan Ilirėt si njė popull i

fuqishėm, me flokė e me sy t’errėt, i pėrkurmė, i matur, guximtar,
kryelartė,
qė do mė shumė blegtorin se sa bujqėsin dhe nxjer ushtarė
shumė tė
mirė. 19) Po t’u hedhim njė sy mozaikvet tė Justinianit tė Madh
dhe
tė sė shoqes sė tij Theodhora, qė janė ndėrtuar nė Ravenna nė
shekullin
e gjashtė, i pari nė Kishėn e Shėn Apolinarit tė Ri dhe i dyti

kishėn e Shėn Vitalit, do
tė na bjenė nė sy me njė herė tiparet
dinarike tė Ligjvėnsit tė math
Kosovar, ndėrsa Perandoresha duket se
ėsht e racės mesdhetare. 20)
Nga kėto pak shėnime kuptojmė se
anthropologjija nuk ka nė dorė lėndė
tė nxjerė nga tumulet qė tė
mjaftojė pėr tė vėrtetuar origjinėn ilire
tė Shqiptarvet, me gjithė
se nuk e mohon n’asnjė mėnyrė kėtė tė vėrtetė.
As kronikat e vjetra
nuk na japin pėrshkrime qė tė kenė njė farė
rėndėsije nė kėtė
drejtim. Veē, qė tė gjitha kėto provojnė
katėrēipėrisht se Ilirėt
ishin indogjermanė me tipare q’i u pėrngjanin
pak a shumė nordikvet.
Por
antropologėt nuk mbėshteten vetėm nė matjen e tė vdekurvet pėr tė

shprehur mendimin e tyre mbi origjinėn e njė populli. Ata, edhe duke
vėzhguar
pėrfaqsonjsit e gjallė dhe duke bėrė analize tė holla, munt tė
thonė
se cilės race i pėrket njė popull. Kėshtu, pėr shėmbull,
Pittard-i,
i mbėshtetur nė pėrfundimet e anthropometris, thotė kėto
fjalė pėr
origjinėn t’onė: “Nuk e di nė se linguistėt kanė rėnė nė godi
pėr tė
caktuar origjinėn e gjuhės shqipe. Por besoj se anthropologėt do

mirren vesh shumė lehtė pėr tė caktuar vėndin e kėsaj race. Duket qė
tashi,
me gjithė se kėrkimet nuk janė nė gjėndje tė na e mėsojnė preras,

qė ne mund t’i vėndosim Shqiparėt nė njė nga suazat e klasifikimit tė
sotshėm
tė racave evropjane: n’atė tė racės dinarike. 21)
Nė racėn dinarike
hyjnė popujt qė banojnė, pėrveē viseve tė tjera,
Alpet Dinarike, qė
prej Istries gjer nė jugė tė Shqipėris, duke ndjekur
gjithkund
bregdetin lindor t’Adriatikut e prandaj popujt qė ndodhen nė
viset
ku mė parė banonin Ilirėt. Raca dinarike, ose adriatide e
Biasuttit
dhe raca ilirike janė sinonime. 22)
Nė parathėnjen e njė vepre tė
hartuar nga Lumo Skėndua, Pittard-i e
jep vėndimin e tij mbi
origjinėn e popullit t’onė me kėto f jalė:
“Shqiptarėt mė duken tė
jenė stėrnipat mė autentikė t’ilirvet tė
vjetėr.» 23)
Raca
shqiptare
Por, thuaj se tė gjithė anthropologėt kanė vėzhguar nė
popullin t’ėnė
tipare qė provojnė se duhet tė ketė, me doemos,
kryqzime me raca tė
huaja. Krerėt dolikoqefalė, syt e kaltėrt e
flokėt e verdhė, qė hasen
aty kėtu edhe ndėr ne, nuk janė veēorira
tė racės dinarike. Lindin, pra,
dyshime qė duhen sqaruar. Spjegimin
na e jep, deri diku, Marcello
Boldrini. Ky, me gjithė se nuk e
largon preras dyshimin e kryqzimevet,
qoftė edhe shumė tė kufizuara,
me racat sllave, thot se “kushtet
gjeografike, faktorėt ekonomikė,
ndryshimet e pėrgjasimet
anthropologjike me popujt fqinjė, gjuha,
zakonet pėrkrahin hipothezėn e
pėrzierjevet tė vjetra qė munt tė
kenė ndodhur edhe pėrpara vėndosjes sė
kėtij populli nė selin e
sotėshme…” 24)
Kush munt tė thotė, atėherė, se Ilirėt e
lashtė, kur zunė vėnt
nė Gadishullin ballkanik, nuk ishin, qė tė
gjithė, tė njė tipi tė vetėm
fizik, por kishte midis tyre individė
tė pajosur me te gjitha tiparet qė
shihen edhe sot nė popullin
shqiptar ?

Tashi duhet bėrė edhe njė pyetje me rėndėsi qė ka
lidhje vetėm me
tregonjsin qefalik: kur pėrshkrimet e vjetra dhe
kafkat e tė vdekurvet
thonė se llirėt kanė qėnė kokė-gjatė, si munt
tė spjegohet brakiqefalija
e fortė qė vihet ré nė Shqiptarėt e
sotshėm e, pėrgjithėsisht, edhe nė
pėrfaqsonjsit e tjerė tė racės
dinarike? Anthropologėt pėr shumė kohė
janė orvatur t’a spjegojnė
kėtė fenomen. Kanė thėnė nė krye se, kur nė
disa varre, si pėr
shėmbull nė Glasinac, shihen ndėr kohė tė ndryshme
kafka qė kalojnė
nga dolikoqefalija nė brakiqefali, ka njė popull
kokė-shkurtėr qė
vjen prej sė largu dhe pėrzihet me vėndėsit kokė-gjatė.
Bile, pas
njė hipoteze tė dytė — tė dalė gjithnjė nė kohėn kur
anthropologjija
gjendej nė shpėrgėnjt e foshnjėris — brakiqelalija
kishte origjinė
aziatike, domethėnė ngastrat qė popujt brakiqefalė zinin
nė kartėn e
Evropės ishin trevat ku popujt indo-gjermanė ishin pėrzierė
me
popujt jo tė gjakut arjan t’ardhur prej kontinentit lindor. Por sot

dyja kėto hipotheza janė rrėxuar preras dhe prej tė gjithė
shkencėtarėvet
ėsht pranuar se popujt kokė-shkurtėr kanė rrėnjė
kryekėput
evropjane. 25) Anthropologėt janė, gjithashtu, tė mendimit —
me
gjithė qė fenomeni nuk ėsht spjeguar edhé — se nė disa zona
tregonjėsi
qefalik vjen duke u rritur; po kalohet pra vazhdimisht prej
kafkave
dolikoide nė kafka brakoide pa patur pėrzjerje gjaku. Pittard-i
kėtė
fenomen e ka vėnė ré nė komunėn e Londrės dhe nė krahinėn e
Savojės;
26) Biasutti thot se kėtė shndrrim tė trajtės sė kokės nuk
-duhet
tė lodhemi pėr t’a kėrkuar ndėr gėrmime tė banesavet tė dikurshme

popujvet, pse sot, nė shumė krahina t’Evropės, nga tė cilat nė disa
lugina
t’Alpeve, ėsht e dokumentuar shtesa e brakiqefalis. 27)
Nė kohėn kur
Franz Bopp-i dhe shkolla e tij bėnin krahasime ndėrmjet
gjuhėsh tė
ndryshme pėr tė zbuluar nė to karakterin hindo-gjerman, njė
studjonjės
i math engles, Max Mueller-i, shkruante se popujt qė flitnin
gjuhė
tė njė rrėnje, kishin edhe besime qė i pėrngjanin mjaft njėri
tjetrit.
28) Theorija e tij qe luftuar prej shumė kuj pėr njė kohė tė
gjatė,
por mė vonė u kuptua se lufta qe e pavėnt. 29) U pranua gati nga

tėrė mithologėt se nė themel theorija e Max Mueller-it ishte e drejtė
e prandaj, edhe njė herė nisėn kėrkimet nė kėtė drejtim.
Ėsht pohuar
prej tė gjithvet se baza e mithologjis arjane ėsht besimi
i
diellit. Ky besim, si ndėr popuj tė tjerė tė lashtė me gjuhė arjane
ashtu
edhe ndėr Ilirėt, qe nė pah tė math dhe, pėr ēudi, pjesė tė tij
kanė
mbetur gjallė gjer nė ditėt t’ona nė popullin shqiptar.
Disa vjetė
mė parė u zbulua n’Austri kryeqyteti i krahinės Noricum qė
banohej
prej Ilirėsh.30) Thirrej Noreia dhe gjėndej nė malin
Lugenboden.
Ndėr sa ndėrtesa tė tjera u zbulua edhe pallati mbretror
dhe, jo
shumė lark kėtij, njė tempull i goditur nė tė tretin shekull
p.e.s..
Ky tempull ėsht i rrumbullakėt, 31) me tetė metra diametėr dhe i

rrethuar me njė postrehė, pullazi i sė cilės mbahej, si duket, me
shtylla
tė drunjta. Nė mes ishte altari, i pėrbėrė prej katėr rrasash tė

mėdha e tė rėnda, tė latuara e tė ngritura mbi tokė. Ndėn altar
ndodhej
vatra e zjarmit pėr flit qė truheshin. Ndonjė statujė Perėndije
nuk
u gjet nė kėtė vėnt tė shėnjtė, pse besimi i Ilirvet ishte pa ikona.
Por mėnyra e ndėrtimit tė kujton me njė herė tempujt e vjetėr tė Romės
ku
nderohej dielli.Nė majė tė njė kodre qė gjėndet pranė katundit Igls

malsi tė Tirolit, Zonja Miltner ka zbuluar njė tempull tjetėr ilir,

mes tė tė cilit u gjet shtrirė njė rras’ e madhe qė pėrbėnte altarin.
32) Nė mėngjes, kur dielli dilte pėr tė parėn herė nė buzė tė malit,
rrezet
e tij binin mu nė mes t’altarit duke-kaluar nėpėr njė gallustėr

hapur, pėr kėtė qėllim, nė pullas. Qė kjo ndėrtesė ėsht faltore nuk
duhet
tė kemi asnjė dyshim; varret rreth – e – rrotull sajė vėrtetojnė
se,
njė soj si sot, edhe Ilirvet tė moēėm i u pėlqente t’i varrosnin tė
dashurit
e tyre afėr tokės sė bekuar.
Ndėr popujt e tjerė tė vjetėr qė
banonin nė Ballkan, kulti i diellit
ka qėnė shumė i pėrhapur. 33) Ky
kult as nuk ka qėnė i njohur nė kohėn
greke arkaike e klasike me
pėrjashtim tė Helios-it nė Rodi; por edhe pėr
kėtė dyshohet se mos
ka origjinė tė huaj. Njė filozof platonik, Maksimi
prej Tiros,
tregon se fisi ilir i Peonvet adhuronte diellin nė trajtė

pafytyrzuar tė njė disku tė vogėl tė lartėsuar mbi njė shkop tė
gjatė.
Nė monedhat e mbretit Lykkeios tė Peonis, qė qe aleat i Ilirvet

tjerė e i Thrakasvet kundėr Mbretit tė Maqedhonis, shihet dėndur koka
e Apollit stolisur me dafina; ky ka qėnė perėndi qė pėrfytyronte
diellin.
Edhe
Thrakasit qė, si ē’thamė, janė tė njėj gjaku e gjuhe me Ilirėt, e

adhuronin diellin. Sofokliu, nė tragjedin e ēdukur Tereus, vė kėto
fjalė
nė gojėn e Thrakasit Orfé: “O Diell hyll shumė i nderuar prej
Thrakasvet,
miq tė kuajve.” Nė njė tragjedi tjetėr t’Eskilit,
Bassaridet, Orfeu
squhet qė me natė pėr t’u ngjitur pėrpara agimit nė
majėn e malit
Pangeo qė t’i falej Diellit, i cili pėr tė ishte Perėndija
m’e
madhe.
Nuk ka shėnja tė shumta t’adhurimit tė diellit anikonik nga
ana e
Thrakasvet. Por provohet mirė besimi i tyre ndaj Apollit, tė
cilit shumė
herė i ngjiten mbiemra vendės, si pėr shėmlbull
Sitalkas, ashtu si
ē’janė thirrur shumė nga princat e vėndit, dhe
Zerynthois qė pėrfaqson
emrin e njė fisi tė tyre. Fytyra e “kalorsit
thrakas” ka zakonisht rreth
kokės njė kurorė rrezesh, shėnj’ e
qartė kjo qė vėrteton lidhjen
shpirtrore tė popullit me diellin

pėrmėndim, me qėnė se ra rasja, edhe njė legjendė maqedhonase,
mbassi
edhe populli qė polli Lekėn e Math ėsht, si pas mendimit tė
shumicės
sė historjanvet, i njė origjine me Ilirėt. Perdika, themelonjsi
i
shtėpis mbretnore tė Maqedhonis, ishte m’i vogli i tre vllezėrve tė
cilėt,
nga toka e Iliris, kishin shkuar nė Lebaia dhe ishin marrė nė
shėrbim
si barinj’ prej mbretit tė vėndit. Kur mbretresha mbrunte bukėt,

kishte vėnė ré se kurdoherė buka e Perdikės bymehej dy herė mė shumė
nga
bukėt e tjera. I a kallxon kėtė gjė Mbretit dhe ky, i trėmbur prej
kėtij
farė paralajmėrimi, i dėbon tė tre vllezrit. Ata kėrkojnė rrogėn
q’u
qe caktuar, por mbreti nuk u a jep. Veē, u tregon kėtyreve diellin

n’atė ēast po hynte nė shtėpi nga njė bir’ e pullazit, dhe u thotė:
“kjo
ėsht rroga qė ju meritoni.” Dhe ja ku Perdika pėrgjigjet nė kėmbė e
nė dorė: “edhe ne e pranojmė” dhe, me njė thikė qė kishte me vehte,
shkroi
mbi tokė rrethin e diellit. Pastaj hyri tri herė mbrėnda kėtij
dielli
tė vizatuar pėr dhé e u largua bashkė me tė vllezrit. Vepra me
karakter
magjik dha pėrfundimin e pritur, pse Perdika, kur pushtoi tė
gjithė
Maqedhonin, u bė edhe zot i Lebaia-s. Legjenda dėshmon hapėt se
edhe
ndėr Maqedhonas dielli adhurohej.
Ndėrsa ky adhurim i diellit tregon
me saktėsi vulėn arjane qė mbante
populli ilir dhe popujt q’ishin
tė njėj gjaku me tė, traditat e mbetura
gjer mė sot ndėr Shqiptarė
flasin hapet mbi origjinėn ilire tė popullit
t’onė.
Populli i
malevet dhe i fushavet beson edhe sot me kėmbėngulje nė
diellin.
Njėzet shekuj krishterimi e myslimanizmi nuk kanė mundur t’i a
ērrėnjosin
kėtė besim. Ai vazhdon tė hetohet pėr diell e pėr rreze tė
tij. Njė
varg bestytnish (supersticjonesh) e lidhin me tė. Nė folklorin
t’onė
gjėnden pjesė tė shumta kėngėsh nė tė cilat kreshnikėt flasin me
diellin
si tė flisnin me njė vehtje tė gjallė, i kėrkojnė atij tė mira
dhe i
binden.
Por ka edhe mė. D. Nikollė Gazulli na tregon se Ilirėt
kishin pėr
simbol tė diellit kryqin me grepēa, atė qė kanė pasur
edhe tė gjithė
popujt arjanė dhe qė pėrfaqsonte zjarmin, flakėn e
gjallė. 34) Ky
simbol, na siguron Autori, ėsht i njohur edhe sot
ndėr malsit e
Snkodrės. Shumė gra e qėndisin kryqin me grepēa ndėr
xhubleta tė tyre.
Nė hetimet qė ai ka bėrė duke pyetur ato qė mirren
me kėto qėndima, ka
nxėnė se ky trashgim u ka mbetur prej plakash
tė moēme.
***
Tashi tė pėrmbledhim mendimet mbi origjinėn e
racės
shqiptare.

Pamė nė kėto faqe se Ilirėt janė
popull me gjak e gjuhė indo-gjermane
dhe se Shqiptarėt janė bijt e
tyre tė vėndosur nė krahinat e sotshme qė
nga kohėt mė tė lashta.
Nga
theorit e ndryshme linguistike, shkencėtarėt po pėrkrahin mė
shumė
atė qė thotė se gjuha shqipe ėsht njė gjuhė thrakoilire dhe, duke
qėnė
se po provohet se Thrakas e Ilir janė dy degė tė njė ethnos-i tė
vetėm,
duhet pranuar mendimi i Ribezzo-s, si pas tė cilit Shqiptarėt e
sotshėm
janė pasardhėsit e Ilirvet.
Kėrkimet arkeologjike na vijnė nė ndihmė
pikėrisht atje ku lajmet
historike mungojnė dhe provat gjuhėsore
nuk kanė fuqi. Ėsht njė periudhė
kur karta ethnografike e Ballkanit
ėsht pėrzier shumė, pse popuj tė
ndryshėm aziatikė janė dyndur mbi
tokėt e Gadishullit dhe popujt anas
(autoktonė) kanė qenė tė
detyruar tė ndryshojnė vėnt. Zbulimet e
tumuleve tė Komanit dhe ato
tė Afionės japin lėndė tė mjaftė pėr tė
vėrtetuar vazhdimin e
elementit ethnik qė nga shkatrrimi i Perandoris sė
Romės gjer nė
shekullin e tetė e.s.. Pas kėsaj kohe historija nuk flet
mė pėr
migrim fisesh tė huaja nė tokėn e banuar prej Shqiptarvet.
Anthropologėt
nuk kanė lėndė tė mjaftuarshme skeletrike pėr tė
vėndosur se
Shqiptarė e Ilirė janė njė racė e vetme. As kronikanėt e
vjetėr nuk
pėrshkruajnė gjė me saktėsi. Por nga studimet e bėra mbi
Shqiptarėt e
sotshėm provohet se kėta janė tė njė race tė vetme qė
thirret
dinarike ose ilirike dhe kanė afrim vetėm me ata popuj qė janė
vėndosur
nė vise ku historikisht provohet se ka njė nėnshtresė tė dėndur

Ilirėsh.
Mė nė funt, nga mithologjija nxjerrim gjith ato prova pėr tė

vėrtetuar se tė parėt t’anė ishin arjanė dhe se Shqiptarėt e
sotshėm
ruajnė edhe sot shumė besime nė lidhje me diellin. Kėto
bestytni na kanė
mbetur trashgim nga besimet e Ilirvet.
Origjina e racės shqiptare 16264_375782100353_135633570353_10305966_3736096_n

“Shqiptarvet
tė soēėm, thot Arturo Galanti, i u pėrshtatet, emri
neo-ilir, porsi
Grekvet tė rinj ai i neo-helenvet dhe Italjanvet,
Frėngjvet,
Spanjolvet, Portogezvet e Rumunvet emri neo-latin”. 35)
Krahasimi i
Auktorit italjan mbėshtetet mė fortė nė gjuhė e qytetrim se
sa nė
gjak. Shqiptarėt janė stėrnipėt e drejtė-pėr-drejtė t’Ilirvet, jo
vetėm
pse rrėnja e gjuhės sė tyre ėsht ilire dhe se qytetrimi i vėrtetė i
tyre mban shumė elemente tė qytetrimit tė kėtij populli, por mė tepėr
pse
nė venat e tyre lėviz po ai gjak qė dikur i u jipte jetė e gjallėri
IIirvet
tė lashtė.

Shenime:
20) A. A. VASILIEV : «Histoire de
l’Empire Byzantin», Paris, 1932, Tome I
faqe 173 e 201.
21)
PITTARD : “Les Races et l’histoire”, faqe 362.
22) Po tė bėjmė
korrigjimet e duhura nė lidhje me origjinėn ilirike tė
Shqiptarve,
mendimi i Mehdi Frashrit pėrkon plotėsisht nė kėtė pikė :
«kur thonė
anthropologėt raca dinarike, duan tė thonė raca ilirjane e
cila,
tue u pėrzierė me Thrakasit, dhe mbase me elemente tė mėparėshme,
formoi
racėn arbėrore ose shqiptare».
«Histori e Shqipėris, etj.», faqe
70-71.
23) “Les Albanais, me paraisse-nt etre les descendants les
plus
authentiques des anciens Illyriens». Shif parathėnjen e veprės
“Les
Albanais chez eux et a l’étranger”, Lausanne 1919, faqe 4.
16)
I. SCHWIDETZKY : “Ilirėt e Glasinacit si racė”, nė Bota Shqiptare,
1943,
faqe 101 – 102.
17) BOTA SHQIPTARE faqe 100.
18) BOTA SHQIPTARE
faqe 100.
19) BOLDRINI : «Op. Cit.», faqe 28.
14) R. BATTAGLIA :
“L’Europa Danubiano-Balcanica”, faqe 778-779.
15) Pastaj, nė lidhje
me trajtėn e kafkavet tė gjetura nė Koman, duhet
bėrė edhe njė veré
tjetėr : ky Nekropol ndodhet nė buzė tė Drinit, pra
nė tė vetmen
rrugė tė natyrėshme qė ka lidhur, qė nė kohėt e lashta,
Dardhanin me
Detin Adriatik. Kemi tė bėjmė me njė zonė transiti ku ėsht e

pamundur tė kėrkohet omogjenitet shumė i math anthropologjik. Rėndėsi

vėrtetė pėr ne duhet tė kishin skeletet e zbuluara nė ndonjė
sipėrfaqe
tė veēuar, nė ndonjė luginė tė rrethuar prej malesh, pėr
shėmbull.
Vetėm kėtu duhen kėrkuar tipet e vėrteta t’Ilirvet tė lashtė. —
Mbi
sipėrfaqet e veēuara e sipėrfaqet e transitit, shif MARRO :
«Primato
della Razza Italiana», faqe 44, 45, 46.
12) MUSTILLI : “L’illiricita
del Popolo Albanese”, faqe 37.
13) MUSTILLI : “L’illiricita del
Popolo Albanese”, faqe 39.
9) MUSTILLI : «L’illiricita del Popolo
Albanese», faqe 36, 37, 38.
10) Tumul, tumule nga lat. TUMULUS –
varre Ilirėsh tė rrumbullakta qė,
pėr dhėn e hedhur mbi to, i
pėrngjajnė njė kodrine tė lėmuar.
11) Qytetrimi halstattjan (nga emri
i njė qyteti tė vogėl qė ndodhet
n’Austrin e sipėrme, Halstatt, ku
janė zbuluar varre historike me
rėndėsi tė madhe) ka qėnė i pėrhapur
ndėrmjet shekujve IX e V p.e.s..
Ėsht periudha kur punohet sė
bashku hekuri dhe brunxi. Krijimin e kėtij
qytetrimi tė rėndėsishėm
gjurmonjsit i a mbėshtesin popullit ilir.
5) Fr. RIBEZZO : «Premesse
storico-linguistiche sull’autoctonia ilirica
degli Albanesi»,
Rivista d’Albania, viti 1940, faqe 139-140.
6) RIBEZZO : «Pramesse
storico-linguistiche ecc…», faqe 117.
7) RIBEZZO : «Premesse
storico-linguistiche ecc…»,, faqe 118.
Origjina e racės shqiptare Icon_cool MUSTILLI : «L’illiricita del Popolo
Albanese», Rivista
d’Albania, . viti 1942, faqe 31.
3) Georg STADTMUELLER : «Historija
Shqiptare nė pikėpamje tė Kombsis si
problemė gjurmimesh», pėrkthim i
Prof. Karl Gurakuqit, Hylli i Dritės,
1942, faqe 153.
4)
Francesco RIBEZZO : «L’originaria area etno-linguistica dell’albanese
e la sopravvivenza di una parola peonica in Italia», Rivista d’Albania,
Viti 1941, faqe 129.
2) Domenico MUSTILLI : “La civilta preistorica
dell’Albania”, Rivista
d’Albania, viti 1940, fasc. III, faqe 308-309
dhe nga i njėjti auktor
«Origini del Popolo Illirico», Rivista
d’Albania, viti 1940, fasc. III,
faqe 319-320.
1) Shpend BARDHI :
«Origjina e popullit shqiptar», Pėrpjekja Shqiptare,
Viti i dytė,
faqe 322.24) Marcello BOLDRINI : «Op. Cit.», faqe 44.
25) Renato
BIASUTTI : «La classificazione delle Razze Umane», faqe 276 e
301.
26)
PITTARD : «Les Races et histoire», faqe 19, 28, 29 e tutje.
27)
BIASUTTI : .L’Umanita attuale», faqe 229, 230.
28) J. EVOLA : «Il
Mito del sangue», faqe 9.
29) Raffaele PETTAZZONI : (Accademico
d’Italia) : «Antichi culti nella
penisola balcanica», Rivista
d’Albania, 1941, faqe 109.
30) GELASIUS : «Bindimi i Diellit ndėr
Ilirėt», Hylli i Dritės, 1913,
faqe 77.
31) THALLOCZY shkruan se
Ilirėt “kishin tempuj tė rrumbullakėt, tė
goditur pėrmbi bregore…”
Bota Shqiptare, faqe 106.
32) GELASIUS : «Op. Cit.» faqe 80.
33)
Mbi adhurimin e diellit ndėr Ilirė, Thrakas e Maqedhonas, shif
PETTAZZONI,
«Op. Cit.»
34) GELASIUS: (pseudonimi i D. Nikollė Gazullit) «Op.
Cit.» faqe 83 –
84. Kryqi me grepēa mbahet si emblema e Pantheonit
arjan dhe e
qytetrimit arjan. Gjermanėt e sotshėm e kanė vėnė atė nė
flamurin
kombėtar pėr tė kallxuar lidhjen e ngushtė shpirtrore tė
lėvizjes sė
tvre me traditat e mbetura trashgim prei stėrgjyshėrve.
avatar
Kle@Love

Shteti : Durres
Postime : 6659
Kyējet nė forum : 24018
Regjistruar mė : 2009-01-15
Profesioni : Arkitekte

http://www.klealove.com

Back to top Go down

Origjina e racės shqiptare Empty Re: Origjina e racės shqiptare

Post by Dode Progni Sun 16 May 2010, 15:47

SHQIPTARĖT E MĖDHENJ



Burimi: Jakov Milaj( RACA SHQIPTARE,1944 )



Historija mbi racėn e njė populli nuk do tė ishte e plotė nė qoft se do tė pėrmbante vetėm lėvizjet e sipėrfaqes tokėsore mbi tė cilėn kjo racė ėshtė pėrhapur ndėr kohė tė ndryshme dhe ndikimet qė ka patur gjat shekujve prej popujve me tė cilėt ka rėnė nė kontakt. Ēdo racė pėrveē dukjes sė jashtme ka dhe njė dukje tė brendėshme,shpirtėrore,njė farė psike tė vetėn qė i jep asaj vulėn mė tė fortė dallonjse dhe i cakton nė pjesėn mė tė madhe,rrugėn qė duhet tė ndjek nė histori.Kjo psikė e veēantė ėshtė e shpėrndar,pak a shumė,nė tė gjithė pėrfaqėsonjėsit e njė race.Por secili nga kėta pėrfaqėsonjės nuk i pėrmban tė gjitha veēoritė e mira shpirtėrore tė sajė. Kush nga kėta ka mė shumė e kush mė pak. E kur njė individ eshtė pajisur shumė mė tepėr nga shokėt e tij,me kėto veēori,kemi njė gjeni qė pėrfaqėson pėr bukuri racėn sėcilės i pėrket. “Gjenia nė tė vėrtetėn, thotė njė bijolog i madh italjan,nuk ėshtė veēse shprehja e cilėsive mė tė mira shpirtrore.racore e tė trashegueshme tė fisit,tė bashkuara nė njė njeri.” 72)
Ndofat ėsht i vogėl numri i bijve tė fisit tonė qė jan njohur prej tė gjithė botės si gjeni tė vėrtetė. Pse i vogėl ėshtė dhe numri i pėrgjithshėm i popullsisė shqiptare. Por njerėz tė medhenj qė kan skalitur emrin thellė emrin e tyre nė shėmbin e historiė sė pėrbotshme kemi kaq shumė sa cilido prej nesh duhet tė mburrėt e kėrkush nė botė nuk ka si tė na mohojė meritat. Njė nga intelektualet t’anė mė tė mirė,i ndjeri Vangjel Koēa,ka pas mbajtur njė konferencė tė rendėsishme me qellim qė t’i bėjė tė njohur botės sė huaj vlerat e kėsaj race. Me shpresė se kjo ligjeratė do tė pėrkthehet e do tė botohet edhe ne gjuhė shqipe,unė nuk dua tė shėnoj tė gjithė emrat e shqiptarvet tė mėdhenj qė numron historija,por po pėrmend vetėm thatas disa ndėr ta sa pėr tė treguar sa tė shumta e tė mėdha janė vetit me tė cilat ėshtė paisur raca jonė.. Kėrkush nuk ka mohuar, gjer mė sot,cilėsistė ushtarake qė kėmi nė gjak. Tė pėrmendim Lekėn e Madh,do tė gjenim ndokėnd qė do tė thoshte: kėta mendje-mėdhenj “kan dashur tė fusin nė familjen e gjerė ilirike tė tė parve tė Shqiptarve tė sotshėm edhe ngadhnjensin e madhe maqedonas,por nė kėto lavderime tė vonuara nuk asht historija qė rindėrton; janė endrrat poetike tė fantazisė qė zbukurojnė”73)
Por pėr vargun e perandorve tė Romės,ndėr tė cilėt Aureliani,Diokleciani dhe Konstandini i Madh,nuk besoj tė ketė njeri qė tė kundėrshtojė origjinėn ilire. Gjatė kohės sė mesme dhumė prijesa ushtarak duhet tė kenė qenė Shqiptarė. Reparte tė pėrbera prej Shqiptarėsh ka patur kudo dhe kudo janė dalluar pėr trimėri e qėndresė. Do tė mjaftonte vetėm emri i Gjergj Kastriotit pėr tė provuar se trimėrija e Shqiptarit nuk ėshtė treguar vetėm pėr tė ruajtur tokėn e vet dhe pasurinė e racės,por,kur ka qenė nevoja,edhe pėr tė mbrojtur gjithė krishtėrimin perndimor nga rreziku m’i tmerrshėm q’i kercėnohėj.
Gjatė kohėve tė vona kemi njė numėr shumė tė madh pashallarėsh me Qypėrlinjt nė krye,qė shpėtojnė nga rreziku Perandorinė osmane dhe mbajn lart emrin e Sulltanit. Arbėreshėt qė u hodhen nė Itali u shpėrndanė shpejt nepėr Evropė pėr tė sherbyer pran mbretėrve tė medhenj e batalionet e startioteve tė komanduar prej gjeneralėsh tė gjakut tė tyre si, Gjergj Basta. Lufta e mvetėsisė greke i u dha nam aq tė madh Arbreshėve tė vendit,ose atyre qė porsa kishin shkuar nga Shqipėria orthodokse pėr tė luftuar kundėr Islamit,sa qė historjani gjerman Stadtmǔller u detyrua tė thotė: “ Lufta greke pėr liri nuk mund tė mendohet pa elementin shqiptar” 74) ;njėsoj siē tha shoku i tij m’i vjetėr Fallmerayer-i njė shekull mė parė: “kryengritja greke e shek. XIX-tė,qė shpėtoi Greqin nga zgjedha turke,qe vepėr e Shqiptarve.” 75) Sikur vetėm nė fushėn e armėve tė binte nė sy Arbėreshi,gjithkush do tė kishte tė drejtė tė thosht: ja njė popull i citi vetėm pėr tė shkatėrruar,pėr tė vėnė nė zjarm e nė flakė,ēka bota me djersė e mund mbledh,ndėrton e rregullon. Por edhe ndėr fusha tė tjera ėshtė ē’quar raca e jonė.; ajo ka nxjerr udhėheqės popujsh e politikanė tė mėdhenj si perandorėt e Romės e tė Konstandinopolit,familjet princor Gjika e Lupu tė Rumanisė,Franēesk Cripsin e Italisė,tė gjithė pashallarėt e Egjyptit qė mė vonė u bėnė mbretėr e sa e satė tjerė. Raca jonė ka nxjerr njė perandor qė ka mbajtur gjallė Bizantin me organizatėn financiare qė krijoi, Anastasin e Durrsit 76), ligjėvenėsin mė tė madh tė botės,Justinianin77),projektonjėsin e tunelit tė Semmeringut Karl Gegėn,Nenkryetarin e sotėm t’Akademisė Mbretėrore t’Italis,shkencėtarin nė zė Prof. Valaurin78) nga Korēa. Shqiptarė ka qėnė pėrkthenjėsi i Ungjitllit nė latinisht Shėn Hieronimi,papa Klementi i XI dhe disa patriarkė tė Kishės Orthodokse 79). As nė letra e hartė Shqiptarėt nuk kan mbetur prapa sėtjerėsh. Arkitektat Mika Petrab prej Tivari,Aleksandėr Aleksi prej Durrėsi,ndėrtonjėsi i Xhamive mė tė bukura tė Stambollit,Mimar Sinani 80) prejSulove,piktori nė zė Franēesk Albani,humanistėt Gjon Gazulli,Marin Beēikemi,e Marin Barleti,skulptori Gjon Albani,poeti Mihail Eminescu 81),dramaturgu Viktor Eftimiu 82) ,dhe artisti mė i madh tragjik qė ka pasur bota nė kėta vjetėt e fundit Aleksandėr Mojsiu prej Durrėsi janė qė tė gjithė bij tė kėsaj race. Shihet nga kėta pak rreshta se raca shqiptare nuk ka nxjerr vetėm burra tė pushkės,por edhe njerėz tė mendjes e tė shpirtit,filozofė,ligjvėnės,burra shteti,shkencėtar,
letrarė,dijetarė,poet e artistė tė mėdhenj. Numri i njerėzve tė dėgjuar qė njihen si Shqiptarė,duhet t’i shtohet njė numėr tjetėr shumė mė i madh tė panjohurish,qė janė mbajtur si pjellė e ndonjė populli tjetėr dhe qė ne nuk u a dimė emrat. Kotributi qė kjo rac i ka sjell botės nė pėrpjėstim me numrin e me kushtet nė tė cilat ka jetuar nuk e vė prapa racave tjera fqinjė. Tregon, pėrkundrazi,se paja shpirtėrore e saj ėshtė e madhe dhe e shum-anėshme.



Referenca bibliografike:
72 – Alessandro GHIGI: “problemi biologici della Raca e del Meticciato”Nikola Zanichelli Editore,Bologna,1939,fq.30
73 – P.Fulvio CORDIGNANO: “L’Albania nella Storia e nella Vita,nė Revista d’Albania,Viti II,fashikulli I,fq.27
74 – Georg STADTMUELLER: “Historia Shqiptare nė pikėpamje tė Kombėsisė si probleme gjurmimesh”Perkthimi i Prof. Karl Gurakuqit,Hylli i Dritės,1942,fq.222
75 – A.A. VASILIEV : “ Historia de l’Empire Byzantin,Paris,1932,Tome I,fq.296
76 – VASILIEV : “Op. Cit.” Tom.I,fq.139-145 etj.
77 – CORDIGNANO,nė studimin e tij qė ka mmetur i famshėm pėr prapamendim,dyshon pėr origjinėn shqiptare tė Justinianit (fq.29),ndėrsa VASILIEV-i njė nga njohėsit mė tė thellė tė historisė bizantine,e vėrteton me dokumenta se Ligjėvensi i Madh ka qenė i racės ilirike.. Shif “Op. Cit.”tom.I,fq.169-170
78 – S’besoj tė ketė shkruar kush deri mė sot se Prof.Valauri ėshtė shqiptar. Pretendimin tim mbi shqiptarsinė e tije mbėshtes nė tė thėnat e zotėrinjve loni Xoxa nga Fieri dhe Prof. Naun Stralla nga Korēa. I ati i Valaurit (Ballaurit) larguar nga Voskopoja e Korēės,mirrej nė Brindizi me tregėti zhuke e gjėje tė gjallė qė i dėrgoheshin prej Myzeqeje. Dy tė bijet e tij,nga tė cilėt fizikanti i madh,janė pagėzuar prej sė motrės sė Z.Loni Xoxa. Nė Korēė edhe sot ka edhe sot shumė nga fisi i tij.
79 – FAIK KONICA : “Njė patriark shqiptar nė shekull tė XV-tė” nė Bota Shqiptare,fq.555
80 – Origjina shqiptare e Arkitektit Sinan ėshtė vertetuar nga Abdurrahman Sherif Beu,historiograf i madh dhe kryetar i shoqėrisė sė Historisė otomane. Shif Lumo SKENDO:
“Les Albanais chez euxet a i’etranger” Lausanne,1919,fq.25
81 – Mitrush KUTELI : Mihail Eminesku,Vjersha,konstancė,1939,fq.13,14,15.
82 – “ Bota Shqiptare”,fq.531
Dode Progni
Dode Progni

Shteti : Tirane
Postime : 78
Kyējet nė forum : 15709
Regjistruar mė : 2010-04-09
Profesioni : Historian-Pension

Back to top Go down

Origjina e racės shqiptare Empty Re: Origjina e racės shqiptare

Post by Luan_Valikardi Fri 11 Feb 2011, 13:10

Luan_Valikardi
Luan_Valikardi

Postime : 651
Kyējet nė forum : 15814
Regjistruar mė : 2010-08-06

Back to top Go down

Origjina e racės shqiptare Empty Re: Origjina e racės shqiptare

Post by Sponsored content


Sponsored content


Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum