Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

KULLA E MIC SOKOLIT

3 posters

Go down

KULLA E MIC SOKOLIT Empty KULLA E MIC SOKOLIT

Post by Dode Progni Mon 14 Jun 2010, 18:12

KULLA E MIC SOKOLIT

Nė anėn e djathtė tė lumit Valbona,pranė rrugės qė tė ēon nga qyteti Bajram Curri pėr nė hiderocentarlin e Fierzės,rreth 5 km larg kėtij qyteti,nė fshatin Bujan,ngihet madhėrishėm kulla trekatėshe e Heroit tė Popullit Mic Sokoli.E ndėrtuar nga fundi i shek. XVIII,kjo kullė guri,qė pėr nga tipologjia i pėrket banesės sė fortifikuar tė Malėsisė sė Gjakovės,sjell deri nė ditėt tona,jo vetėm vlerat kulturore tė kėtij tipi banesash,por edhe imazhin e shumė ngjarjeve historike. Kulla,muret e tė cilės jan goditur shumė herė nga predhat e pushtuesėve tė huaj,ėshtė njė dėshmi e qėndresės dhe pathyeshmėrisė sė malėsorve trima tė Malėsisė sė Gjakovės. Kėtu lindėn dhe u rritėn breza luftėtarėsh e prinjės popullorė tė kryengritjėvė antiosmane. Kėtu u lindi dhe u rrit Mic Sokoli,i cili me 22 prill 1881,nė betejėn e pėrgjakėshme tė Shtimje-Slivovės qė zhvilluan forcat e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit kundėr ushtrisė osmane tė komanduar nga gjenerali Dervish Pasha dha jetėn nė mėnyrė heroike. Pėr vlerat e saj kulturore e historike,kulla ėshtė shpallur monument kulture dhe restauruar nga Instituti i Monumenteve tė Kulturėsnė,nė vitin 1978. Punimet restauruese tė kryera nėn drejtimin e arkitektit tė talentuar Leonard Suli,i kan dhėnė asaj origjinalitetin e kullės sė fortifikuar tė Malėsisė sė Gjakovės. Ajo,sė bashku me stendat dhe eksponatėt muzeal tė vendosura kėtu,tė cilat pėrfshijnė shumė objektė dhe relikė tė Mic Sokolit dhe familjes sė tij, na njeh,jo vetėm me zhvillimin tipologjik tė banesės sė vjetėr tė kėsaj malėsie,por edhe me jetėn e Heroit Mic Sokoli dhe luftėrat e kėsaj krahine pėr tė mbrojtur trojet shqiptare nga pushtuesit e huaj.
Kulla na paraqet njė volum prizmatik prej guri dhe pjesėrisht prej druri,e cila kurorėzohet me ēati piramidale kater faqesh prej dėrrase. Pjesa e poshtme prej guri tė krijon pėrshtypjen e njė prizmi tė fortė solid ku mbėshtėtet pjesa e sipėrme e lehtė,plot dritė dhe me njė pėrpunim tė pasur arkitėktonik. Gjėja qė tė bije nė sy menjėherė sapo t’i afrohesh kullės, dhe tė krijon pėrshtypjėn e njė fortifikimi tė fuqishėm, janė rreth 90 frengji tė shpėrndara nė tė katėr faqet e saj,nga themeli deri nė ēati. Kati i parė me frengji njėshe,pa asnjė dritare ,ka kryer dy funksione:pėr strehimin e bagėtive dhe pėr mbrojtje. Ky komunikon me ambjentin e jashtėm me anė tė njė dere tė punuar me gurė tė gdhendur dhe tė harkuar nga sipėr ndėrsa me katin e dytė me anė tė njė dere tė hapura nė dyshemenė e tij. Kati i dytė,i cili ka sherbyer si ambjenti kryesor familjar,ka njė dhomė tė quajtur “soba e grave” dhe koridorin qė quhej “divanhane”. Nepėrmjet njė dere tė vendosur nė faqen prendimore,qė ėshtė dhe kryesorja e kullės, lidhet me ambjentin e jashtėm. Ndėrsa me bazamentin tokė,oborrin e kullės,ky kat lidhet me anė tė njė shkalle tė jashtme prej druri. Soba e grave ėshtė e shtruar me dysheme dėrrase dhe mbi tė ėshtė hedhur njė shtresė argjili 4-5 cm e tarshė. Pėrball derės ėshtė oxhaku dhe vatra e zjarrit. Dhoma ka vetėm dy dritare tė vogla (rreth 30x40 cm) dhe disa frengji dyshe dhe treshe. Nga koridori “divanhanja” e katit tė dytė,nėpėrmjet njė shkalle elegante tė brendshme prej dėrrase, ngjitesh nė katin e tretė. Kati i tretė,si nga jashtė edhe nga brenda,pėr nga vlerat funksionale e arkitektonike tė tij, ėshtė mjaft interesant. Pjesėt kryesore tė tij janė: “divanhanja”,”dysheklleku” dhe “soba e miqėve” ose “soba e burrave”. Dysheklleku prej druri,i vendosur nė lartėsinė e katit tė tretė,gjatė gjithė faqes prendimore e njė pjesė tė asaj veriore,i dalur rreth 20 cm nga faqja e jashtme e mureve perimetrale,dhe i pajisur me 17 dritare tė harkuara nga sipėr qė mbyllen nga brenda me kapak dėrrase,i jep kullės njė pamje impozante. Ky, sė bashku me divanhanen kan sherbyer kryesisht pėr ndenje. Nga koridori,nepėrmjet derės sė vendosur nė anėn prendimore,kalohet nė tė vetmen dhomė tė kėtij kati,nė “sobėn e miqėve”. Kjo nė krahasim me sobėn e grave ėshtė mė komode e mė e ngrohtė pėrsa i pėrket trajtimit dekorativ tė elementėve tė ndryshėm konstruktivė dhe funksionalė. Njė rrugicė e ngushtė qė fillon nga dera deri tek vatra e zjarrit e ndan dhomėn nė dy pjesė tė quajtura “markėza”. Nė markzėn e vogėl majtas rrinte i zoti i shtėpisė, ndėrsa nė markzėn e madhe djathtas rrinin miqtė. Dyshemeja ėshtė shtruar me dėrrasa dhe mbi to ėshtė hedhur njė shtresė argjili. Tavani ėshtė me dėrrasa lisi,ndėsa nė dy faqet e mureve qė komunikojnė me jashtė,ashtu si nė katin e dytė,ka dy dritarė dhe disa frengji dyshe dhe treshe. Funksioni kryesor i kėsaj dhome ka qenė pritja e miqėve. Duke qenė e tillė,ajo ka sherbyer dhe si vatėr kuvendesh e pleqėrishė, Shpėshherė burrat e Malėsisė kan ardhur nė kėtė kullė tė njohur pėr traditat patriotike tė brezave qė rriti,e pikėrisht nė kėtė sobė miqėsh kan biseduar e pleqėruar pėr problemet e jetės dhe tė organizimit tė malėsorėve nė luftė kundėr pushtuesėve tė huaj. Nė kėtė kuptim,me tė drejtė,kjo ėshtė quajtur dhe vatėr edukimi. Kėtu u rrit dhe u edukua dhe Mic Sokoli.

Nga Dodė Progni
Dode Progni
Dode Progni

Shteti : Tirane
Postime : 78
Kyējet nė forum : 15643
Regjistruar mė : 2010-04-09
Profesioni : Historian-Pension

Back to top Go down

KULLA E MIC SOKOLIT Empty Re: KULLA E MIC SOKOLIT

Post by Kle@Love Mon 14 Jun 2010, 18:32

I Nderuar Dod Progni te faleminderit shume per keto shkrimet e tuaja sepse na ben te kujtojme me te vertet se nga jemi edhe kush jemi
sidomos per ne emigrantet qe jemi jasht atdheut,, edhe mezi presim te kthehemi nje dite ne trojet tona ,,gezohem kur lexoj keto shkrimet shpresoj te lexoj e gjith historin e atdheut tone ne vazhdim,,, Faleminderit nga zemra me rrespekt Kle@Love
avatar
Kle@Love

Shteti : Durres
Postime : 6659
Kyējet nė forum : 23952
Regjistruar mė : 2009-01-15
Profesioni : Arkitekte

http://www.klealove.com

Back to top Go down

KULLA E MIC SOKOLIT Empty Re: KULLA E MIC SOKOLIT

Post by Acuja Thu 12 Aug 2010, 23:49

U inspirova nga ky shkrim dhe sot isha n'vizite. U ndjeva mire t'jem n'ate kulle edhe per disa momente e perjetova historin dhe madheshtin qe lidhet me ate vend. Shume njerz mikprites dhe t'gatshem te tregojne ate qe dijn per historin e Bujanit dhe ne pergjithsi t'atyre viseve.
avatar
Acuja

Postime : 11
Kyējet nė forum : 15077
Regjistruar mė : 2010-07-30

Back to top Go down

KULLA E MIC SOKOLIT Empty Re: KULLA E MIC SOKOLIT

Post by Sponsored content


Sponsored content


Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum