Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

ZEQIR HALILI I KRASNIQES

2 posters

Go down

ZEQIR HALILI I KRASNIQES Empty ZEQIR HALILI I KRASNIQES

Post by Dode Progni Sun 20 Jun 2010, 00:59

ZEQIR HALILI I KRASNIQES

U lind nė Bujan tė Malėsisė sė Gjakovės nė vtin 1853. Jeta dhe veprimtaria e tij na shfaqet e lidhur ngusht me ngjarjet e mėdha historike qė kaloi Malėsia dhe gjithė kombi shqiptar gjatė kohės qė jetoi ai (1853 – 1918). Vetėm 9 vjeē ishte,nė vitin 1862, kur kullat e tij nė Bujan pėrballuan gjylet e topave tė Maxhar Pashės,dhe pa forcat osmane tė zbrapseshin tė shpartalluara nėn goditjen e malėsorėve trima,pa arritur tė zbatonin reformat e tanzimatit. Nė odėn e kullės sė tij trekatėshe ,ku gjyshi Binak Alia priste e pėrcillte shumė miq e shokė atdhetarė,mori mėsimet e para mbi trimėrinė,urtėsisnė, besėn e bujarinė shqiptare.Pa mbushur akoma tetėmbėdhjetė vjet,nė njė takim tė pėrfaqėsuesve tė Malėsisė me vezirin e Shkodrės,ai do tė shprehte revoltėn ndaj gjendjes sė rėndė tė malėsorėve. Kėrkesės sė Vezirit: “pėr t’u treguar tė bindur ndaj pushtetit qėndrorė”, Zeqiri i qe kundėrvu duke i thėnė: “Me e pas pasuninė tande qė ti e derdhe dhe e len dam,unė e mbaj malėsinė pėr dy vjet... Ti flet nė emėr tė pasunisė, e une kam ardh kėtu tė flas si i pari i fukarasė”.
Vitet e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit dhe pjesmarrja nė disa beteja qė udhėhoqi ajo e burrėruan akoma mė tepėr,e brumosėn me tiparet e njė luftėtari tė vendosur pėr ēeshtjen kombėtare. Pjesėmarrja kundėr forcave tė Vesel Pashės (1885),nė ato qė udhėhoqi Lidhaj e Pejės “Besa-Besė” (1899 – 1903) dhe nė disa kuvende tė Llukės (1882-1908) e bėnė atė njė figurė tė njohur jo vetėm nė Malėsi po edhe nė Kosovė. Veēanarisht i rėndėsishėm ishte roli i Zeqir Halilit nė organizimin e udhėheqjen e malėsorėve gjatė kryengritjeve tė mėdha 1909 – 1912 ,tė cilat ēuan nė fitoren e madhe historike tė 28 nėntorit 1912. Rolin e tij tė rėndėsishėm, jo njė herė do ta vinin nė dukjė, epika historike dhe dokumentacioni e shtypi i kohės si,gazeta "Dielli","Shkupi",”Korēa”,’Drita” etj. Nė betejat e pėrpjekjet pėr lirinė dhe pavarėsinė e Shqipėrsė ai u lidh ngusht me masat popullore dhe kish formuar bindjen e patundur se,vetėm nepėrmjet luftės me armė nė dorė mundė tė arrihej shpėtimi i Atdheut. Ndaj nė pranverė tė vitit 1912 ai sė bashku me bashkeluftetarin e tij Niman Syla- oxhak i parė nė fisin e Krasniqes,i shkruajn letėr Ismail Qemalit ku midis tjerash i thonė: “Ismail Qemal Beut. Zotni! Ju falem me shėndet tė gjithėve. Jemi tuj ndigjue se ju po pėrpiqeni pėr shpėtimin (selametin) e Atdheut. Zoti ju dhashtė jetė! Edhe ne nuk do ta pėrkulim kurrė qafėn ndaj kėsaj qeverie tė poshtėr. Mirpo vetėm njė e katėrta e popullsisė sonė asht e armatosun,edhe kėta kan hallin e fishekve... Lavdi Zotit fuqia morale e popullit asht nė rregull – aq sa ushtarėt qė ndodhen nė llogore sulmojnė me sėpata. Prej jush kemi nevojė vetėm pėr disa gjana materiale. Kėto janė armė,fishekė e pak harxhllek (tė holla). E para nga kėto janė armėt...Mirpo qė tė mos na mbeten batall armėt qė kemi sot nė dorė,lutemi tė interesoheni me na dergue pak fishekė e harxhllek. Hallin tonė lutemi ja bani tė ditun Evropės. Nė qoftė e mundur ju lutem tė vini ju vetė nė Malėsi; jetėn tuaj jua sigurojmė me jetėn tonė e me nderin tonė. Kemi shpresė tė plotė qė ju tė na drejtoni... qysh do tė ja shpallim botės sė qytetnueme tė drejtat tona. Ju po tė deshironi,me emrin (famėn) qė keni fitue mundė tė bėheni shkak qė krejt Kosova me lidh njė besė...” Zeqir Halili ishte njė nga luftėtarėt dhe prijėsit e njohur,qė sė bashku me Hasan Prishtinėn,Bajram Currin,Isa Boletinin,Bajram Daklanin,Niman Sylės etj.nė pranverėn e vitit 1912,udhėhoqėn kryengritesit kundėr forcave osmane nė betejat e mėdha tė qafės sė Ramė Ahmatit dhe qafės sė Prushit,fitorja e tė cilave ,siē pohonte Hasan Prishtina,”i dhan shpirt e zemėr krejt popullit,pėr tė ecur guximshėm mbi Fushėn e Kosovės”,deri nė shpalosjen e flamurit tė lrisė nė Shkup me 14 gusht 1912. Edhe pas shpalljes sė pavarėsisė,ai u dallua si luftėtar i vendosur pėr mbrojtjen e shtetit tė ri shqiptar dhe tėrėsinė tokėsore nga sulmet e shovinistėve serbo-malazezė nė vitet 1913-1915. Qėndrimin e vendosur kunėrshtues ndaj grabitėqarve hileqar serbo - malazezė ai e kish shfaqur haptas qysh nė vitin 1911. Kur Knjaz Nikolla u kish kėrkuar disa pėrfaqėsuesve tė Kosovės e Malėsisė,tė dėrgonte nė Shqipėri ushtri malazeze,gjoja pėr t’i ndihmuar nė kryengritjet antiosmane,Zeqir Halili,qė pėrgjigjur prerė: “Jo Knjaz. Do tė luftojmė pa ju. Ne nuk duam tė heqim njė samar e tė vėmė njė tjetėr.” Nė korrik dhe gusht 1915 ai ishe nė krye te malėsorve qė luftuan kundės forcave serbo-malazeze tė pushtimit nė qafėn e Morinės e kudo nepėr Gash e Krasniqe. Me ato pak armė qė kishin dhe nė njė varfėri tė tejskajshme malėsorėt e Nikaj-Merturit, Gashit e Krasniqes nuk ua ndan pushkėm forcave pushtuese malazez deri sa nė fillim tė vitit 1916, i dėbuan nga Malėsia duke ju dhėnė mėsimin e mirė, jo vetėm atyre po dhe Fuqive tė Mėdha Europiane,se mlėsorėt e kėtyre anėve nuk do tė lejonin kurrė vendosjen e kufirit shqiptaro-serbomalzez nė lumin Drin,siē deshironin ata. Zeqir Halili nuk u pajtua as me regjimin e pushtimit qė vendosėn forcat austro-hungareze gjatė viteve 1916-1818.Ai ju kundėrvu veprimeve radikale dhe masve drastike qė ushtarakėt austro-hungarez ndėrmorėn kundėr popullsisė malėsore,siē ishin burgosjet intrnimet,turturat etj.Nė mėnyrė tė veēantė kundėrshtoi pėrpjekjet e pushtuesve pėr tė mbjell pėrēarje ndėrkrahinor. Ndaj nė njė mbledhje tė gjėrė,ku merrnin pjesė nga Gashi dhe Krasniqja,komandanti austro-hungarez duke ndjekur politikėn e pėrēarjes tha: “Po ua jap dorėn Krasniqes e jo Gashit”, (gjoja kėta tė fundit i njohim si mė kundėrshtar),Zeqiri i qe pėrgjigjur: “Gashi e Krasniqja janė si dy qč tė njė zgjedhe,qė njėri pa tjetrin nuk ban.” Dhe i revoltuar shtoi: “As ne mos na jep dorėn! Dhe dije se po nuk i lirove luzhjanėt qė i mban tė burgosur, nė t’errtė nata nuk tė ēel drita nė Malėsi!” Kėtė qėndrim tė rreptė dhe tė vendosur, komandanti austro-hungarez nuk do t’ia falte Zeqir Halilit. Prandaj nė njė ditė gushti tė vitit 1918,forcat ushtarake austro-hungareze tė ndihmuar dhe nga mercenarė tė shitur,pasi kishin ekzekutuar nė bjeshkėn e Policės dy nga burrat e njohur te Malėsisė sė Gjakovės,Bajram Manin dhe Bajram Nimanin, rethuan nė bjeshkėn e Gjarpnit tė Bujanit Zeqir Halilin dhe e ekzekutuan atė me dy plumba nė gjoks. Jeleku i tij ngjyrė vishnje,me dy vrima plumbash nė anėn e djathtė i cili ruhet nė njė nga vitrinat e muzeut historik tė Tropojės,na sjell mesazhin e ati burri trim tė Malėsisė sė Gjakovės, i cili na thotė: “Plumbat nė gjoks i morėm,por vendin s’ja lėshuam askujt”.

Nga Dodė Progni (Gazeta “Shkėlzeni”,gusht 1988)
Dode Progni
Dode Progni

Shteti : Tirane
Postime : 78
Kyējet nė forum : 15637
Regjistruar mė : 2010-04-09
Profesioni : Historian-Pension

Back to top Go down

ZEQIR HALILI I KRASNIQES Empty Re: ZEQIR HALILI I KRASNIQES

Post by Naki Sun 20 Jun 2010, 01:08

Tė lumtė dora i nderuari Dodė Progni me kėto shkrime qė po i sjell. Kam lexuar per keta trima te Malėsisė. Malėsorėt e Gashit dhe tė Krasniqes, me rreth 2 000 forca, tė komanduara nga Bajram Curri, Abdulllah Hoxha, Zeqir Halili e Shaban Binaku, zunė pritė nė Qafė tė Morinės pėr tė ndalur depėrtimin e ushtrisė nė Malėsi tė cilėn Shefqet Turgut Pasha e nisi . Ata i bėnė ballė njė divizioni tė tėrė (prej 15-18 batalionesh kėmbėsorie, disa skuadrash kalorėsie dhe 5 baterish artilerie), duke i shkaktuar atij humbje tė rėnda.
Naki
Naki

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9124
Kyējet nė forum : 25606
Regjistruar mė : 2007-05-29

https://naki.albanianforum.net

Back to top Go down

ZEQIR HALILI I KRASNIQES Empty Re: ZEQIR HALILI I KRASNIQES

Post by Dode Progni Sun 20 Jun 2010, 01:30

Ju lumshin duart edhe Ju z.Naki! Gjithmonė trgoheni i shpejtė i shkathtė dhe i zgjuar pėr tė paraqitur ēdo gjė bukur,si nė formė dhe nė pėrmbajtje,nė forumin prestiēioz "Hapėsira e Qiejve Shqiptarė". Respekte
Dode Progni
Dode Progni

Shteti : Tirane
Postime : 78
Kyējet nė forum : 15637
Regjistruar mė : 2010-04-09
Profesioni : Historian-Pension

Back to top Go down

ZEQIR HALILI I KRASNIQES Empty Re: ZEQIR HALILI I KRASNIQES

Post by Sponsored content


Sponsored content


Back to top Go down

Back to top


 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum