Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

MIKPRITJA E MALEVE

3 posters

Go down

MIKPRITJA E MALEVE Empty MIKPRITJA E MALEVE

Post by Dode Progni Sat 14 Aug 2010, 12:18

MIKPRITJA E MALEVE

Nga P. Bernardin Palaj,Hylli i Dritės,Nr.9 – 12,Viti 1942

A ka gja ma tė bukur ndėr malet e kanus se pritja qi i bahet mikut? “A don miq o i Zoti i shpis?” – thėrret miku te dera. “Mirė se ju ka pru Zoti” – pėrgjigjet ēdo njeri prej mbrenani. Vetė fjala e kanus: “Shtėpia e Zoti e e mikut” tregon se Shqiptarit tė maleve nuk i dhimet as gjaja as jeta pėr Zotin,qi e ka falė e pėr mikun,qi i bjen nė derė. Nė ēo shtėpi qi tė shkojsh nepėr malet t’ona,krčnsh a bajraktarėsh kėto kjoshin,sado bune a kure tė vorfna ato kjoshin,atje te votra,nė krye tė vendit,kč me pa gjithmon mikun tue e nderue i zoti e e zoja e shpis,atij tuj i sherbye plot njerzi,me tč fjalėt ma tė zgjedhunat tue shndėrrue e tue i vu para shka ma tė mirė i ka fal Zoti nė konak. Atyne s’u dhimset ē’ka kan nė shtėpi, shkrihen per mik,dhe ne ditė se rrin pa hanger vetė pėr shumė ditė mrapa. “Kur han miku, e shton Zoti.” “Nuk len kend Zoti pa miq e pa bukė” – thotė populli jonė. Kush ja mėsoi malsorit tė maleve,rrit me nji natyrė aq tė vrashtė; ndoshta nepėr do lera a nė ndoj humnerė tė shemtueshme,ato fjalė aq tė bukura,tanė njomsi njerzie,fraza qi bindin letrarin ma tė mirin,ku t’i bien tėrhjekse e sė pari nė vesh,e lakmi po me i pasė deri vjershtari ma i nalti pėr ato shprehje tanė zemėr e bujari e njomsi mendimesh,tė cilat ai i zgjedh e i rreshton retorikisht pėr me i ardhė rreth mikut e me ja ba disi ma tė kandshme atė kohė,nė tė cilėn mikut i tokon me e kalue buzė votrės sė tij? As kurrkush tjeter veē kanuja e tė parvet,qi nderimin ma tė madh mbas Zotit urdhnon me ja ba mikut,haj dheas a i fisit,haj mik a anmik ose i ēdo besimit ai kjoftė,kur t’i thėrras sė kundrejt ase te dera; asht miku i shpis,hija e Tynzot. Asnji fjalė e kanus nuk e pėrcakton pėrsonalitetin e Shqyptarit aq fčll e aq dukshėm,sa fjala miku i shtėpis. Nji dritare kjo,nepėr tė cilėn na shofim,se gjithshka ka Shqiptari ma pėr zčmėr; jetė,pasuni,gjije,nderė, besė e burrni brez mbas brezi,tė gjitha i a fal mikut,qi i ra te dera e shpis. Ma i madhi shnjerzim asht me kenė mikprem. Ai s’mund tė duket ndėr bashkime: ai s’ka shka ban ndėr shokė. Hije e zezė randon mbi tč e mbi vllazninė e tij deri ditėn qė tė laj vedin dhe mikun,pse gjaku falet edhe me kanu,por ndera s’i falet kuj. Shqyptari i maleve,po,gjithshka ka me tė falė,mikun kurr s’ka me t’a fal. Aq punė e poshtėr i duket burrit tė malevet me i ra kuj nė derė,pėr me ja fal mikun,sa ti nė ndoj natė qirit a festet tė madhe kč me pa krčn e bajraktarė e pari e fetarė,po deri ndrikullat tuj pėrmbys djepnat pėrpara kumbaret me ja fal djalin,a vllanė e vram,ase tatėn e vram,po jo kurr mikun e prčm. Pėr kėtė arėsye rruga ma e sigurta ishte ajo e mikut,qi pėrcjell me ndore fis nė fis e derė mė derė...Njaj qi thotė,se s’din shka asht miku,ai s’a i Shqiptar.
Dode Progni
Dode Progni

Shteti : Tirane
Postime : 78
Kyējet nė forum : 15652
Regjistruar mė : 2010-04-09
Profesioni : Historian-Pension

Back to top Go down

MIKPRITJA E MALEVE Empty Re: MIKPRITJA E MALEVE

Post by Jeta Love Sun 19 Sep 2010, 23:15

Pershendetje vella Dodė,
Te falenderoj shum qe na ke sjell ket tekst te pa shoq qe e kam lexu shum her, sepse kur e lexoj e gjej veten dhe familjen time ne te, keshtu ka ken dikur per familjet malesore.
Te uroj gjithe te mirat ...
flower
Jeta Love
Jeta Love

Postime : 199
Kyējet nė forum : 15271
Regjistruar mė : 2010-08-14

Back to top Go down

MIKPRITJA E MALEVE Empty Re: MIKPRITJA E MALEVE

Post by Naki Mon 20 Sep 2010, 01:39

Dode Progni wrote:
A ka gja ma tė bukur ndėr malet e kanus se pritja qi i bahet mikut? “A don miq o i Zoti i shpis?” – thėrret miku te dera. “Mirė se ju ka pru Zoti” – pėrgjigjet ēdo njeri prej mbrenani.
Shkrim shume interesant dhe teper domethenes. Mikpritja eshte shtylla kurizore e nje vendi, eshte ndergjegja kombetare, eshte ndershmeria reale. Nuk besoj se duhet vene ne dyshim tradita e njohur nga te gjithe per te pritur mikun ashtu dhe ate qe te trokiste ne dere. Shqiptari jo vetem qe e mirepriste, por dhe e merrte nen mbrojtje. Te luamshin duart z.Dode per keto shkrime qe po sjell.
Naki
Naki

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9124
Kyējet nė forum : 25621
Regjistruar mė : 2007-05-29

https://naki.albanianforum.net

Back to top Go down

MIKPRITJA E MALEVE Empty Re: MIKPRITJA E MALEVE

Post by Sponsored content


Sponsored content


Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum