Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

TROJET SHQIPTARE GJATĖ SHEK. XIX

Go down

 TROJET SHQIPTARE GJATĖ SHEK. XIX Empty TROJET SHQIPTARE GJATĖ SHEK. XIX

Post by Dode Progni Mon 23 Aug 2010, 15:42

TROJET SHQIPTARE GJATĖ SHEK. XIX



Trojet shqiptare. Rreth viteve 40 tė shek XIX,me gjithė disfatat e shpeshta qė kishte pėsuar nė tė kaluarėn,Perandoria Osmane zotėronte akoma territore tė gjėra nė Lindjen e Afėrme,nė Gadishullin Arabik,nė Afrikėn e Veriore dhe nė Gadishullin e Ballkanit. Me 1840,brenda kėtyre territoreve jetonin afėrsisht 40 miljon banorė. Nė Gadishullin Ballkanaik,Perandoria Osmane kishte humbur gjithashtu territore tė rėndėsishme. Prej tyre Hungarinė dhe Kroacinė i kishte marr Austria,Moldavinė dhe Besarabinė i kish shkėputur Rusia,kurse pak kohė mė parė Greqia kishte fituar, nė njė pjesė tė territorit tė saj,pavarėsinė kombėtare. Me 1840 nė viset ballkanike tė cilat ndodheshin akoma nėn kontrollin turk,banonin rreth 12 miljon frymė. Prej tyre,Mali i Zi,Serbia dhe Vllahia kishin fituar autonominė nėn suzernitetin e sulltanit. Viset e tjera,ku hynin edhe trojet shqiptare,ndodheshin nėn sundimin e plotė tė Perandorisė Osmane. Si dhe mė parė popullsia e perandorisė pėrbėhej nga njė mori kombėsishė,tė cilat ndryshonin nga gjuha,nga feja,nga zakonet dhe nga mėnyra e jetesės. Shteti feudal Osman vazhdonte tė mos pranonte konceptin e kombėsisė si njė komunitet njerėzish qė kan tė pėrbashkėt teritorin,gjuhėn dhe jetėn kulturore. Duke qėndruar e lidhur pas konceptit teokratik mesjetar,qė identifikonte kombėsisnė me fenė,Porta e Lartė vazhdoi t’i konsideronte shtetasit e vet pavarėsisht nga pėrkatėsia e tyre etnike myslimanėt si “osmanė”,ortodoksėt si “rumė”, katolikėt si “latinė” etj. Ajo nuk u kishte dhėnė asnjė herė rast atyre tė deklaronin tė paktėn gjuhėn e tyre amtare,as nė momentet e regjistrimit tė popullsisė. Pėr kėtė arėsye qeveria turke as mė parė,as mė pas nuk e shpalli ndonjė herė numrin e popullsisė sė saj sipas kombėsisė,rrjedhimisht as numrin e banorėve tė kombėsisė shqiptare. Qysh nė pjesėn e parė tė shek. XIX,nė lindjen e lėvizjes kombėtare tė popujve ballkanikė,filloi interesimi i qarqeve tė ndryshme evropiane pėr strukturėn ernike tė Perandorisė Osmane. Por nga mungesa e tė dhėnave zyrtare tė sakta,nga autorė tė ndryshėm u shpallėn njoftime qė binin nė kundėrshtim tė madh midis tyre. Kėshtu pėr shembull,ndėrsa me 1821,E.Genoude i llogariste shqiptarėt nė 1.050.000,njė vit mė vonė,E.Klein e zbriste numrin e tyre nė 690.000 vetė. Ndėrhynė pastaj tendencat nacionaliste tė qarqeve borgjaze greke,serbe ose bullgare tė cilėt pėr tė justifikuar pretendimet e tyre shoviniste,filluan t’i konsideronin shqiptarėt ortodoksė,nė Epir si grekė,nė Kosovė si serbė,nė Maqedoni si bullgarė,kurse shqiptarėt muslimanė tė kėtyre viseve,nė mos si turqė tė paktėn ,si grekė,si serbė apo si bullgar tė islamizuar dhe pastaj tė shqiptarizuar. Megjithatė, njė shumicė studimtarėsh dhe udhėtarėsh tė huaj,tė cilėt gjatė shek. XIX e njohėn nga afėr strukturėn etnike tė Gadishullit Ballkanik,nuk shkuan as pas koncepteve teokratike osmane,as pas pikėpamjeve shoviniste ballkanike. Ata vunė nė dukje se megjith sundimin katėr shekullorė osman,popullsia shqiptare e ruante gjithnjė tė paprekur individualitetin e kombėsisė sė vet. Kėtė individualitet nuk e kishte cėnuar as kthimi i shumicės sė shqiptarėve nė fenė islame,as politika turke e diskriminimit politik kundrejt shqiptarėve tė krishterė. Sikurse shėnonte udhėtari anglez J.C.Hobhoude,i cili e vizitoi Shqipėrinė nė vitin 1809,shqiptarėt e tri besimeve nuk e quanin veten e tyre,siē ndodhte mė popullsistė e tjera tė perandorisė,as “muslimanė”,as tė “krishterė”. Rreth mesit tė shek. XIX njohėsit mė tė mirė tė Ballkanit,siē ishin Ami Bouč me 1840 dhe J.Hahn,me 1862 e ēmonin popullsinė shqiptare afėrsisht 1.600.000 banorė. Kjo popullsis banonte gjithnjė nė ato troje ku kishte jetuar gjatė gjithė historisė sė vet – nė pjesėn prendimore tė Gadishullit Ballkanik,konkretisht nė viset Gegėrisė,Toskėrisė,Kosovės,Maqedonisė,dhe Epirit. Megjithatė shpėrndarja e popullsisė shqiptare nuk ishte e njėllojtė nė tė gjitha kėto vise. Gegėria dhe Toskėria,me pėrjashtim tė disa ishujve tė vegjėl vllehėsh e grekėsh,banohej pothuajse krejtėsisht nga popullsia shqiptare. Nė viset e Kosovės,pranė popullsisė shqiptare qė formonte shumicėn dermuase,kishte gjithashtu zona me popullsi serbe e turke.Shqiptarėt formonin shumicėn dermuese,nė krahasim me pakicat maqedonase,gjithashtu nė viset e Maqedonisė prendimore,sidomos nė zonėn e Dibrės,Rekės dhe Pollogut. Pėrtej kufijve jugorė tė sotshėm tė shqipėrisė,kishte po ashtu krahina si ajo e Ēamerisė,nė pjesėn veriorė tė Epirit,ku banorėt grekė,nė krahasim me shumicėn shqiptare,formonin njė pėrqindje tė ultė tė popullsisė vendase. Jashtė kėtyre trojeve kishte dhe vise tė tjera ku popullsia shqiptare formonte pakicėn, nė krahasim me popullsinė malazeze (nė Podgoricė,Zhabjak,Moraēė), boshnjake (Kolashin,Rozhaj,Suhadol),serbe (Vranjė,Leskovac,Nish),maqedone (Shkup,Kumanovė,Manastir,Ohėr) greke (Pargė,Artė,Prevezė). Trojet shqiptare u pasqyruan edhe nė harat etnografike tė gadishullit Ballkanik qė u pėrpiluan nga specialistė evropianė tė shek. XIX. Edhe pse kėto harta nė pėrgjithėsi nuk janė tė sakta,prap se prap,disa prej tyre,japin njė ide tė pėrafėrt tė strukturės etnike tė kėtyre viseve. Tė tilla janė pėr shembull hartat etnografike tė G.Lezhan (G.Lejaean,1961),i cili trojet shqiptare i ngushtuar pa tė drejtė nė veri ose i ka zmadhuar jashtė mase nė jug,si dhe harta e H.Kipert (H.Kiepert,1876) i cili megjith pėrpjekjet pėr ta pasqyruar sa mė drejt gjendjen etnografike tė Turqisė evropiane,pėrsėri ka lajthitur sepse krahinat shqiptare tė Himarės, Permetit dhe Kolonjės i ka paraqitur si zona greke. Si pėrfundim,trojet shqiptare kishin kufij natyrale,vetėm nga ana prendimore – detin Adriatik dhe detin Jon. Nga tri anėt tjera,si rezultat i kushteve qė njohu Ballkani gjatė njėmijė vjetėve tė fundit,ishte krijuar njė brez tokėsosr me popullsi tė pėrzjerė nga pikėpamja etnike. Nė kushtet e lindjes sė lėvizjes kombėtarė,kjo rrethanė u shfrytėzua pėr tė mbjell pėrēarje midis popujve tė Ballkanit,jo vetėm nga fuqitė e mėdha kapitaliste,po edhe nga vetė qarqet shoviniste tė gadishullit. Midis popullsive tė ndryshme tė Ballkanit, pasojat negative tė kėsaj politike,e cila filloi tė shfaqej qysh nė vitet 40 tė shek XIX,i ndjeu nė rradhė tė parė popullsia shqiptare.

Organizimi i vilajeteve. Pėr qindra vjet me rradhe trojet shqiptare,ishin pėrfshirė nga pikėpamja administrative,nė ejaletin e madh tė Rumelisė,i cili ishte krijuar qysh nė pjesėn e parė tė shek. XVI. Por sistemi i vjetėr administrativ osman,i ndėrtuar mbi parimet organizative tė feudalizmit ushtarak,ishte pėrmbysur nė viset shqiptare qysh nė gjysmen e dytė tė shek. XIX,pjesėrisht nga anarkia feudale qė pushtoi kėto vise,dhe kryesisht nga ekzistenca relativisht e gjatė e pashallekeve tė Shkodrės e tė Janinės.

Me 1814,Porta e lartė ishte orvatur tė organizonte nė kėto vise,njė rrjet tė ri administrativ. Sipas projektit tė Stambollit ejaleti i vjetėr i Rumelisė,i cili tashmė ekzistonte vetėm nė letėr,suprimohej. Viset shqiptare do tė hynin nė tre ejaletė tė rinj qė u krijuan formalisht me qendėr nė Manastir,Shkodėr e Janinė. Por nga kundėrshtimi qė pati prej Ali Pashė Tepelenės dhe Mustafa pashė Bushatliut,reforma administrative turke nuk u vu dot nė jetė. Projektin pėr organizimin e tre ejaleteve,Porta e lartė gjeti rast ta zbatonte vetėm me 1834,pasi u shtypėn pėrfundimisht dy pashalleqet shqiptare. Me organizimin administrativ tė ejaleteve,Porta synonte tė rivendoste kontrollin qeveritar nė mbarė viset shqiptare. Me qenė se tani regjimi feudal i timareve ishte i shthurur krejtėsisht,elajetet e rinj nuk u ndėrtuan sipas sisemit tė vjetėr feudal-ushtarak por mbi parimet centraliste – burokratike. Spas kėtyre parimeve guvernatori i ejaletit,nuk ishte si mė parė njėkohėsissht edhe komandant i forcave tė armatosura,por vetėm pėrfaqėsuesi mė i lartė i pushtetit qėndror nė atė ejalet. Ushtria e ejaletit tani kishte komandantin e vet,rregullisht oficer i karierės,i cili varej mė tepėr nga Stambolli se sa nga guvernatori i ejaletit. Si dhe mė parė,ēdo ejalet pėrfshinte disa sanxhakė dhe ēdo sanxhak disa kaza,kurse kazatė e mėdha kishin nė disa raste,nėn varėsinė e tyre, njė a mė tepėr nahije. Me qellim qė ta forconte mė tepėr pushtetin qendror dhe tė rrriste mė tepėr kontrollin e vet nepėr provinca,Porta e Lartė ndėrmori me 1864 njė reformė tjetėr administrative. Nė bazė tė kėsaj reforme,ejaletet u suprimuan dhe vendin e tyre e zunė vilajetet. Nė vazhdim tė kėtyre masave me 1868 viset shqiptare u ndanė midis 4 vilajeteve – nė vilajetin e Shkodrės,Janinės,Manastirit dhe Kosovės,i cili nė fillim e kishte qendrėn nė Prizren,pastaj nė Prishtinė (1877) dhe mė vonė nė Shkup (1888) Ndarja e viseve shqiptare nė 4 vilajete mbeti nė fuqi deri nė fund tė sundimit turk. Vilajetet mbetėn tė ndarė si dhe ejaletet,nė sanxhakė,kaza dhe nahije. Por ato ndryshonin nga ejaletet,sepse ato u ndėrtuan mbi bazėn e njė centralizmi mė tė theksuar shtetėrorė. Nėn kryesinė e valiut (guvernatorit),vilajetet u pajisėn me njė aparat burokratik tė plotė qė kishte pėr detyrė tė zbatonte me rigorozitet ligjet dhe urdhėrat shtetėrorė.Nė mėnyrė tė veēantė ky aparat kishte pėr detyrė tė vilte rregullisht taksat,tė nxirte rekrutėt pėr ushtrinė,tė suprimonte venomet tradicionale dhe tė denonte me ashpėrsi tė gjithė ata qė cenonin autoritetin perandorak. Sipas shembullit tė shteteve evropiane,nėn urdhėrat e valiut qėndronte Mexhlisi – kėshilli administrativ i vilajetit,nga i cili vareshin drejtoritė e financės,e vakufeve,e ekonomisė,e arėsimit,etj. Krahas mexhlisit qėndronin repartet ushtarake tė vilajetit nėn komandantin e tyre me gradėn,sipas rastit,gjeneral divizioni ose gjeneral armate,i cili tani varej dretpėrdrejt nga Sulltani nepėrmjet shtatmadhorisė sė pėrgjithshme tė ushtrisė osmane. Krahas tyre ekzistonin edhe njė varg organesh gjyqėsore dhe zyrat e sheriatit. Nė kėtė sistėm tė ri administrativ zinin njė vend tė rėndėsishėm organet e xhandarmėrisė e tė policisė,tė cilat vareshin drejtpėrdrejt nga valiu. Njė sistem administrativ pak a shumė tė njėllojtė kishte edhe sanxhaku me kazanė,me ndryshim se mytesalimi dhe komandanti i kazasė vareshin nga mytesarrifi dhe komandanti i sanxhakut,kurse kėta tė fundit nga valiu dhe komandanti i vilajetit. Asnjė nga tė katėr vilajetet nuk kishte nė gjirin e vet popullsi tė njė kombėsie tė vetme. Nė secilin prej tyre u pėrfshinė teritore tė banuara nga kombėsi tė ndryshme – nė vilajetin e Kosovės teritore shqiptare,serbe e maqedone,nė atė tė Manastirit vise shqiptare,maqedone e greke,nė vilajetin e Janinės krahina shqiptare e greke,kurse nė atė tė Shkodrės,teritore shqiptare e malazeze. Mė tepėr se kurdoherė tani nė Ballkan kishin filluar tė zhvilloheshin lėvizjet pėr ēlirim kombėtar,qellimi i Portės sė lartė ishte t’i mbante tė pėrēara popullsitė e ndryshme tė perandorisė. Bile ajo pėrpiqej tė vinte nė grindje midis tyre kombėsitė e ndryshme tė njė vilajeti dhe tė pengontė bashkimin politik tė popullsisė tė njė kombėsie tė vetme. Nė interes tė kėsaj politike,Porta bėntė shpesh herė ndryshime edhe nė kufijtė e vilajeteve. Pėr shembull nė fillim (1868) nė kufijtė e vilajetit tė Kosovės u pėrfshinė edhe viset serbe tė Nishit. Mė vonė (1875) ndėrsa teritoret e Nishit u shkėputėn,nė kufijtė e vilajetit tė Kosovės u pėrfshinė vise boshnjake tė Tashlixhės,tė cilat edhe kėto mė vonė u shkėputėn. Me 1888,ndarja e katėr vilajeteve nė sanxhake dhe sanxhakeve tė tyre nė kaza – ndarje e cila mbeti nė fuqi deri nė fund tė sundimit osman – ishte nė kėtė mėnyrė:

I – Vilajeti i Shkodrės: 1.Sanxhaku i Shkodrės (Kaza e Shkodrės,Lezhės, Pukės,Ulqinit,Tivarit,Mirditės,Malėsisė dhe Podgoricės. 2.Sanxhaku i Durrėsit (kaza e Durrėsit,Tiranės,Krujės dhe Kavajės).

II – Vilajeti i Manastirit: 1.Sanxhaku i manastirit (kaza e Manastirit,Follorinės,Kėrēovės,Pėrlepit). 2.Sanxhaku i Korēės (kaza e Korēės,Starovės,Kolonjės,Kosturit,Bilishtit,Hurupishtit dhe Oparit. 3. Sanxhaku i Elbasanit (kaza e Elbasanit,Gramshit,Peqinit,

Ēermenikės). 4. Sanxhaku i Dibrės (kaza e Dibrės,Matit,Radomirit dhe Rekės). 5. Sanxhaku i Ohrit (kaza e Ohrit,Strugės). 6.Sanxhaku i Serfixhės (kaza e Serfixhe,Kozhanit,Naseliēit,Lapsishitit,Grebenesė,Kailarit,Elasonės).

III – Vilajeti i Janinės: 1.Sanxhaku i Janinės (kaza e Janinės,Leskovikut,Konicės,Filatit,Paramithisė,Mecovės). 2. Sanxhaku i Gjirokastrės (kaza e Gjirokastrės,Delvinės,tepėlenės,Permetit,Himarės). 3.Sanxhaku i Beratit (kaza e Beratit,Vlorės,Myzeqesė,

Mallakastrės,Skraparit,Tomorricės). 4.Sanxhaku i Prevezės (kaza e Prevezės,Margėllėēit,Lorosit).

IV – Vilajeti i Kosovės: 1.Sanxhaku i Shkupit (kaza e Shkupit,Kumanovės,Kaēanikut,Velesit,Shtipit,Radovishtės,Koēanės,

Kratovės,Peēevės,Palankės, 2. Sanxhaku i Prizrenit (kaza e Prizrenit,Tetovės,Lumės).3.Sanxhaku i Pejės (kaza e Pejės,Gjakovės,

Gucisė,beranės,Tėrgovishtės). 4. Sanxhaku i Prishtinės (kaza e Prishtinės,Gjilanit,Mitrovicės,Vuēiternit,Preshevės).

5. Sanxhaku i Novipazarit (kaza e Novipazarit,Senicės,Akovės,Novavaroshit,Prepoljes).

Popullsia qė banonte nė teritoret e 4 vilajeteve ishte me 1850 afėrsisht 2 miljon e 200 mijė banorė,me 1912 rreth 3.220 mijė banorė. Pėr nga numri i banorėve,katėr vilajetėt kishin dallim tė ndjeshėm midis tyre. Popullsinė mė tė madhe e kishte vilajeti i Kosovės.

Pastaj vinin me rradhe vilajeti i Manastirit, Janinės,Shkodrės. Me 1912 popullsia e tyre ishte afėrsisht kjo:

- Vilajeti i Kosovės........ 1.150.000, - Vilajeti i Manastirit ...... 920.000.

- Vilajeti i Janinės ......... 720.000, - Vilajeti i Shkodrės .....440.000

- Shuma: 3.220.000

Sikurse shihet brenda 60 vjetėve popullsia e 4 vilajeteve ishte rritur mė pak se 50% (nga 2.200 mijė nė 3.220 mijė banorė). Kjo rritje shumė e ngadalshme pėrcaktohej nga niveli ekonomik e shoqėror shumė i prapambetur i vendit,konkretisht nga pėrqindja e lartė e mortalitetit tė fėmijėve,nga epidemitė e shpeshta qė pllakosnin Turqinė,nga mesatarja e ullėt e moshės sė popullsisė pas mesit tė shek. XIX. Sipas llogaritjeve tė pėrafėrta,pėrbėrja etnike e popullsisė nė 4 vilajetet ishte me 1912: - Shqiptarė....1.760.000. – Maqedonė....680.000.- Grekė...350.000. -Turqė....180.000. – Serbė....190.000. – Tė ndryėshėm ....60.000. Shuma gjithsej....3.220.000 banorė.

Shpėrndarja e popullsisė shqiptare nuk ishte e njėllojtė nė tė gjitha vilajetet. Numrin mė tė madh tė popullsisė shqiptare e kishte vilajeti i Kosovės (rreth 710 mijė frymė). Pastaj vinin me rradhė,ai i Janinės (370 mijė frymė),i Manastirit (360 mijė frymė dhe ai i Shkodrės (320 mijė frymė). Si rrjedhim shpėrndarja e popullsisė shqiptare nuk ishte e njėllojtė as nepėr sanxhakėt e

kėtyre vilajeteve. Midis tyre kishte sanxhakė me popullsi krejtėsisht shqiptare (sanxhakėt e Beratit,Durrėsit dhe Elbasanit,sanxhakė ku popullsia shqiptare formonte shumicėn absolute (sanxhakėt e Shkodrės,Gjirokastrės,Pejės,Korēės,Prizrenit,Prishtinės dhe Dibrės),dhe sanxhakė ku popullsia shqiptare formonte pakicėn (sanxhakėt e Novipazarit,Prevezės,Manastirit,janinės,dhe Shkupit). I vetmi sanxhak ku popullsia shqiptare nuk ēonte asnjė peshė ishte ai i Serfixhės,nė vilajetin e Manastirit.



Trojet shqiptare
Dode Progni
Dode Progni

Shteti : Tirane
Postime : 78
Kyējet nė forum : 15688
Regjistruar mė : 2010-04-09
Profesioni : Historian-Pension

Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum