Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Asdreni

2 posters

Go down

Asdreni  Empty Asdreni

Post by Kle@Love Fri 03 Sep 2010, 16:53

Asdreni
E shtune, 14-06-2008, 11:16am (GMT+1)




Asdreni
Poet i shquar, publicist dhe veprimtar patriot e demokrat. Lindi mė 11.4.1872 nė Drenovė nė njė familje tė varfėr fshatare. I mbetur jetim u detyrua tė braktiste shkollėn e mesme dhe tė mėrgonte nė Rumani mė 1889. Bėri punė tė ndryshme dhe kaloi njė jetė me shtrėngime. Mori pjesė gjallėrisht nė pėrpjekjet e kolonisė sė shqiptarėve tė Bukureshtit nė luftėn pėr ēlirimin kombėtar dhe u shqua si veprimtar i saj. Nisi tė shkruante poezi dhe publicistikė nga fillimi i shek. XX. Nė krijimet e para poetike, tė cilat i pėrmblodhi nė lļbrin "Rreze dielIi" (1904), Asdreni vijoi traditat e poezisė sė N.Frashėrit, lartėsoi dashurinė pėr atdheun, nxiti bashkatdhetarėt tė rreshtoheshin nė luftėn pėr ēlirim nga zgjedha turke. Vepra mė e rėndėsishme e Asdrenit, "Ėndrra e lotė" (1912) shquhet pėr pasurinė e motiveve, frymėn demokratike dhe nivelin e denjė artistik. Nė krijimet e kėtij vėllimi poeti demaskoi ashpėr pushtuesit e huaj, i kėndoi heroizmit tė masave popullore nė kryengritjet e armatosura tė v.1911-1912, fshikulloi parinė frikacake dhe oportuniste, e cila iu resht detyrės ndaj atdheut («Zėri i kryengritėsve», «Krerėve tradhėtorė», «Ēpėrblimi»). Te ky vėllim u pėrcaktuan tiparet themelore tė krijimtarisė sė Asdrenit: fryma luftarake, karakteri demokratik, interesimi pėr problemet shoqėrore, notat e ligjėrimit tė gjallė. Ajo shėnoi njė hap nė kalimin nga romantizmi te realizmi nė letėrsinė shqiptare. Nė krijimtarinė e Asdrenit motivi i luftės pėr ēlirim kombėtar u ndėrthur me idenė e luftės shoqėrore, nė shumė vjersha gjeti pasqyrim pakėnaqėsia e njeriut tė thjeshtė ndaj shoqėrisė borgjeze tė kohės.

Ngjarjet qė pasuan shembjen e shtetit tė lirė kombėtar shkaktuan tek poeti njė dėshpėrim tė thellė, qė u shpreh nė krijimet e periudhės 1914-1920 («Shqipėria mė 1914» etj.). Nė gjysmėn e parė tė v.20, nėn ndikimin e lėvizjes demokratike, poezia e Asdrent pėrjeton njė hov tė ri. Nė njė sėrė veprash tė kėsaj kohe poeti shprehu aspiratat e masave popullore pėr drejtėsi shoqėrore. Nė heroin e poemės "Burri i dheut" (1920), Asdreni mishėroi pėrfaqėsuesin e vegjėlisė qė derdhi gjakun mė 1920 pėr dėbimin e pushtuesve italianė dhe pėr njė tė ardhme mė tė mirė. Nė kėtė periudhė poeti shkroi njė radhė vjershash tė rėndėsishme. si «Hymni i festės», «Fisnikėt e Shqipėrisė», «Republika shqiptare», nė tė cilat demaskoi forcat e vjetra shoqėrore dhe antipatriotike, qė pėrvetėsuan frytet e sakrificave tė masave popullore nė luftėn pėr ēlirim dhe nisėn tė sundojnė vendin sipas interesave tė tyre. Dėshtimi i Revolucionit Demokratikoborgjez tė Qershorit 1924 e forcoi frymėn e pesimizmit dhe tė fatalizmit nė krijimtarinė e Asdrent (Psallme murgu, 1930, dhe njė varg krijimesh poetike tė viteve 30). Herė-herė poeti u pėrpoq tė ēlirohej nga ndikimet moderniste: nė poemėn «Trashėgimi» (1935) kritikoi regjimin ēifligaro-borgjez qė i kishte zhytur masat nė njė humnerė vuajtjesh. Vėllimin e vet tė katėrt Kambana e Krujės nuk e botoi dot me gjallje. Nė vjershat e viteve tė fundit tė jetės pėrshėndeti ngadhėnjimin e revolucionit popullor nė Shqipėri.
avatar
Kle@Love

Shteti : Durres
Postime : 6659
Kyējet nė forum : 23997
Regjistruar mė : 2009-01-15
Profesioni : Arkitekte

http://www.klealove.com

Back to top Go down

Asdreni  Empty Re: Asdreni

Post by Kle@Love Fri 03 Sep 2010, 16:54

Dashuro
E premte, 02-03-2007, 04:27pm (GMT+1)


Shėko lisi si me flet
Fjale t'embla si me ushton,
Deget unj e me therret
Dashuro, se koha shkon!

Maj' e plepit gjithėnje,
Kur tunt kryet me qorton,
Perpjek flete me ēon ze
Djale ē'pret e s'dashuron!

Er' e malit me nje ushtim
Dhe mburimi qe kullon,
Gjithe me thone plot gezim:
Dashuro, se koha shkon!

Kopeshtit vasha qe po pret
Si zog pylli qe kendon,
Buzeqeshur me therret,
Djale ē'pret e s'dashuron!

Mua zemera gjith me rreh
Brenda gjaku me valon
Ma ndes mallin me ve re
Dashuro, se koha shkon!

Ēdo gje rrotull me pyet
Djale ē'pret e s'dashuron
Ditet shkojn, jeta shket
Dashuro, se koha shkon!
avatar
Kle@Love

Shteti : Durres
Postime : 6659
Kyējet nė forum : 23997
Regjistruar mė : 2009-01-15
Profesioni : Arkitekte

http://www.klealove.com

Back to top Go down

Asdreni  Empty Re: Asdreni

Post by Luan_Valikardi Fri 03 Sep 2010, 18:21

I dashur Atdhe

Me vite jam larguar,
i dashur Atdhe,
por nuk te kam harruar,
se shume i embel je.

Kjo zemra me kendon
per ty, o Shqiperi,
por prape me lengon,
se je ne varferi.

Te fala te dergoj,
kendej ku jam Atdhe,
gjithnje po te kujtoj,
se birin tend me ke.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi

Postime : 651
Kyējet nė forum : 15793
Regjistruar mė : 2010-08-06

Back to top Go down

Asdreni  Empty Re: Asdreni

Post by Sponsored content


Sponsored content


Back to top Go down

Back to top


 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum