Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dhimitėr Xhuvanit...Shkrimtari qė vetėm dashuroi...

Go down

Dhimitėr Xhuvanit...Shkrimtari qė vetėm dashuroi... Empty Dhimitėr Xhuvanit...Shkrimtari qė vetėm dashuroi...

Post by E Dashuruar Sun 26 Sep 2010, 18:18

Dhimbja, pakėnaqėsia, protesta... ishin kėto disa prej arsyeve kryesore qė e motivonin tė shkruante. Jeta e tij kaloi sa nė njė vepėr, nė tjetrėn. "Njė stėrmundim i vazhdueshėm, i pėrgjithshėm" thoshte, sepse pėr tė e shkruara ishte vuajtje, shkrimtari i pėrjeton njėsoj vuajtjet e personazhit. Ky ėshtė shkrimtari, ky ėshtė Dhimitėr Xhuvani. Studioja ku qėndronte me orė tė tėra deri "sa mė dhemb koka", nuk do e presė mė personalitetin e shquar tė letrave shqipe. Dhimitėr Xhuvani ndėrroi jetė nė orėt e para tė ditės sė djeshme. Shkrimtari, dramaturgu, skenaristi dhe publicisti u nda nga jeta nė moshėn 75-vjeēare pėr shkaqe natyrale.


Dhimitėr Xhuvani u lind mė 23 maj 1934 nė Pogradec, nė njė familje intelektuale. Pas mbarimit tė shkollės sė mesme pėr mjekėsi, ka punuar pėr disa vjet me radhė nė zonėn e Librazhdit. Mė pas studioi nė Moskė pėr letėrsi. Pas kthimit nė Shqipėri, punoi nė shtypin letrar pranė Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve tė Shqipėrisė. Nė Pogradecin e dashur, vendin ku lindi, kthehej shpesh. Ishte "oazi" i krijimtarisė sė tij, vendi ku gjente qetėsinė, ku frymėzohej pėr tė pėrcjellė mė pas ndjesitė te lexuesi i tij. Debuton nė letėrsi nė vitin 1958, me vėllimin e tij tė parė me tregime, titulluar "Kambanat e fundit", pėr tė vijuar mė pas, nė vitin 1962, me vėllimin e dytė tė tij, "Midis dy netėve".


Romani i tij, i botuar nė vitin 1966, "Tuneli", do tė paraqiste gjendjen e vėrtetė nė Shqipėri nė ato vite, dhe pėr kėtė arsye shkrimtari u dėbua nga Tirana dhe punoi nė Cėrrik e nė disa fabrika tė qyteteve tė tjera. "Ishin pesė vite tė hidhura tė jetės sime", do tė shprehej nė njė intervistė vetė Dhimitėr Xhuvani. "Mė trembėn dorėn", ėshtė shprehur nė lidhje me kėtė pjesė tė jetės sė tij, e cila pati ndikimin e vet edhe nė krijimtari. Pas kthimit, Dhimitėr Xhuvani "i rehabilituar" botoi nė vitin 1970 romanin "Pėrsėri nė kėmbė". Ishte ky romani qė u dha kthesė zhvillimeve nė jetėn dhe krijimtarinė e tij. E megjithatė pati provuar qė ndryshimi tė vinte mė herėt se kaq me njė dramė tė shkruar pėr Gjergj Dimitrovin, si dhe me njė dramė pėr elektrifikimin e Shqipėrisė.


Mendoi se kėto dy tema do tė bėnin mirė pėr tė ndryshuar pak. Pas romanit "Pėrsėri nė kėmbė", Dhimitėr Xhuvani nisi punė nė Kinostudio, si redaktor skenarėsh. Pas kėtij romani, Dhimitėr Xhuvani vjen para lexuesit edhe me disa romane tė tjerė, si ai nė vitin 1976 me titullin "Zgjimi i Nebi Surrelit", nė vitin 1979 me romanin me titull "Do tė jetojmė ndryshe", nė vitin 1981 me romanin "Vdekja e zotit Kaloti", ndėrsa nė vitin 1984 me "Bota ime", "Dashuri e harruar", etj. Ndėrkaq, ai ėshtė angazhuar edhe me shkrimin e rreth 15 skenarėve, filmave artistikė dhe dokumentarėve. Skenarėt i shkruante shumė shpejt. Asnjėherė nuk i ka dhėnė dot shpjegim faktit se pėrse ato i pėrfundonte mė lehtė dhe mė shpejt se romanet. Thoshte se ndėr skenarėt qė ka shkruar, i pėlqente mė shumė "Mėngjese lufte",
"Rrugicat qė kėrkonin diell", apo "Dashuria e fundit". Vepra e fundit
kinematografike nė tė cilėn Dhimitėr Xhuvani ka qenė i angazhuar, ėshtė skenari "Lindje, Perėndim, Lindje". "Ėshtė njė histori tepėr e
thjeshtė", pat thėnė Xhuvani pėr skenarin, tė cilin e shkroi nė
bashkėpunim me tė birin, Gjergjin, dhe me Jani Durin. Ėshtė historia e
pesė ēiklistėve qė shkojnė jashtė pėr njė aktivitet, pas rėnies sė
Murit tė Berlinit. Kanė ėndrrat e tyre, kanė dėshirat e vogla tė tyre,
por kėto ėndrra shemben njėra pas tjetrės.


Ata nisen, arrijnė nė Trieste nė atė kohė kur shoqėria pothuajse u bllokua me eksodet e mėdha, ambasadat u shembėn, humbėn kontaktet, paratė iu mbaruan, anija qė i solli nuk kthehej mė, ishte e bllokuar nė mol dhe ata vendosin tė kthehen me biēikletat qė kishin. Duhet tė kalonin nga Jugosllavia pėr t‘u kthyer, por nuk kishin viza, kishin vetėm njė pėr nė Francė. Kėtu fillojnė peripecitė, kur mbėrrijnė nė kufirin e fundit arrestohen nga milicia e Jugosllavisė. "Hapja pėr Shqipėrinė nė atė kohė qe njė zhgėnjim, qe njė dhimbje, njė tragjedi", do tė nėnvizonte Dhimitėr Xhuvani. Artistė, shkrimtarė, regjisorė por edhe personalitete, miq, bashkėpunėtorė e tė njohur e kanė pėrjetuar shumė kėtė humbje tė madhe pėr letėrsinė shqipe.


Ministri i Kulturės, Ferdinand Xhaferri, zv.ministrja Suzana Turku; shkrimtarėt Dritėro Agolli, Teodor Laēo, Sabri Godo, Bardhyl Londo, Fatos Arapi, Fatos Kongoli, Musa Vyshka, Natasha Lako, Aurel Plasari; regjisorėt dhe aktorėt Dhimitėr Anagnosti, Vladimir Prifti, Mihallaq Luarasi, Saimir Kumbaro, Rikard Ljarja, Kristaq Skrami, Mevlan Shanaj, Drita Pelingu dhe Petrit Malaj i janė bashkuar kėsaj dhimbjeje tė madhe. "Vdekja e tij ėshtė njė humbje e madhe jo vetėm pėr familjen, por edhe pėr gjithė kulturėn dhe letėrsinė kombėtare dhe pėr ata mijėra lexues e shikues qė kanė ndjekur me interes e vėmendje veprat e krijuara gjatė gjithė jetės sė tij", janė shprehur nė njė letėr ngushėllimi tė pėrbashkėt ata.


"Me shpirtin krijues qė e karakterizonte, me dashurinė pėr letėrsinė dhe artin, me humanizmin e gjerė dhe tė pashoq, shkrimtari vazhdoi tė shkruante dhe tė botonte deri nė fund tė jetės sė tij", vijohet mė tej nė letėr.

Veprat e tij dėshmojnė pėr njė shkrimtar qė u vu nė radhėt e para tė asaj plejade shkrimtarėsh shqiptarė, tė cilėt bėnė pėrpjekje tė shumta pėr ta zhvilluar dhe emancipuar kėtė letėrsi, pėr ta zhvilluar atė mė tej. Xhuvani kaloi njė jetė tė cilėn ia kushtoi me pėrkushtim letėrsisė, dramaturgjisė dhe kinematografisė shqiptare, duke dhėnė njė kontribut tė vlefshėm pėr kulturėn kombėtare.
E Dashuruar
E Dashuruar

Shteti : Tetove
Postime : 2236
Kyējet nė forum : 18082
Regjistruar mė : 2010-05-20
Profesioni : Frizer (Salon Sun Shine)

Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum