Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Traditė/Elbasan: Guri i Fatit, Shpella E Shpresės Dhe Misterit

Go down

zzzz Traditė/Elbasan: Guri i Fatit, Shpella E Shpresės Dhe Misterit

Post by Naki Sat 09 Oct 2010, 22:33

Nė qendėr tė fshatit Tregan gjendet njė shpellė misterioze, tė cilėn njerėzit e vizitojnė me shpresėn pėr t'u shėruar nga sėmundje tė ndryshme. Shpella ka dy nivele. Niveli i parė ėshtė rrafsh me tokėn, ndėrsa nė brendėsi zbritet nė nivelin e dytė, nė qendėr tė sė cilės ndodhet njė gropė nė formė syri.
Vizitorėt qarkojnė tre herė "syrin magjik" dhe dalin me shpresėn e ndryshimit tė fatit pėr mirė. Vizitorėt janė kryesisht njerėz me probleme shėndetėsore, por herė-herė edhe psiqike. Shpella quhet Guri i Fatit. Njerėz tė dėshpėruar, nga njė gjendje e caktuar nė tė sotmen, me sa duket e kėrkojnė fatin e pėrditshėm nė njė traditė me origjinė pagane.
"Guri i Fatit vizitohet mė sė shumti nė 28 gusht, kur ėshtė edhe festa e Komunės,".Nė 28 gusht ėshtė festa e fshatit, vizitorėt bėjnė peligrinazh te shpella, edhe pa patur shqetėsime, por duke shpresuar te diēka mė e mirė. "Nė kėtė ditė banorėt bėjnė pelegrinazh nė shpellė dhe vizitat lidhen me faktin e tė pasurit fat dhe mbarėsi,". Sipas tij, rituali pėrfshin ndezjen e njė qiriri nė shpellė dhe qarkimin e trefishtė.
"Nė vitet e diktaturės, ishin tė rrallė nė numėr vizitorėt nė Gurin e Fatit, jo se nuk donin, por ruheshin nga fuksat," thotė Aliu, nga Tragani, i cili i therret ende fuksa, ata qė mendohej se ishin bashkėpunėtorė tė Sigurimit.
"Pas ardhjes sė demokracisė, numri i vizitorėve apo besimtarėve erdhi nė rritje. Nė fundjavė kėtu vijnė shumė besimtarė, jo vetėm nga Elbasani, por edhe Lushnja, Fieri, Librazhdi e Korēa," shton Aliu.
Pranė Gurit tė Fatit ndodhen shumė shtėpi, e mes tyre njė lokal. Pronarja e lokalit pret dhe dėgjon me qindra besimtarė tė cilėt vijnė thuajse nė ditėt e premte dhe tė diela nė kėtė vend.
"Kam dėgjuar shumė, por edhe kam parė shumė", thotė Elvira. Ajo kujton se njė herė kėtu erdhi njė vajzė e rreth tė 35-ve, e cila kishte dhjetė vjet qė nuk lindte.
"E mbaj mend, ajo vinte nga Erseka, dhe pasi kalonte tre herė nė shpellė, bashkė me bashkėshortin e saj, vinin e drekonin nė lokalin tim pėr t'u nisur sėrisht nė Ersekė," thotė ajo.
Edlira dhe nusja nga Erseka u bėnė shoqe, dhe para njė viti ajo mori njė telefonatė nga Erseka. Shoqja priste njė djalė.
Me besim nė kėtė vend, thuhet, janė shėruar me qindra njerėz gjatė viteve. Sėmundjet kanė qenė nga mė tė ndryshmet: depresioni, dhimbje trupi, koke, syri, etj. Edhe banorėt, siē shprehen vetė ata, shkojnė te Guri i Fatit, kur shohin se diēka nuk po ecėn nė shėndetin apo punėt e tyre.
Kryetari i Komunės thotė se vitet e fundit shpella vizitohet dhe nga shumė tė huaj, qė pėr ēudi, kur largohen habiten: "Si ėshtė e mundur njė gjė e tillė!".
Asnjė nuk e shpjegon dot faktin e ekzistencės sė kėsaj shpelle, por banorėt Traganit besojnė nė tė, dhe janė tė gatshėm tė drejtojnė atje vizitorėt qė nuk e njohin mirė vendin./ch/
Naki
Naki

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9124
Kyējet nė forum : 25678
Regjistruar mė : 2007-05-29

https://naki.albanianforum.net

Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum