Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dallgė tė ėmbla nėn avuj

Go down

Dallgė tė ėmbla nėn avuj  Empty Dallgė tė ėmbla nėn avuj

Post by Kle@Love Tue 02 Nov 2010, 21:41

Tregim

Fatmir Terziu

Ishte kohė tė korrash. Gruri ishte bėrė det. Koha mbante mirė. Avuj tė nxehtė dilnin nga grykat pėrqark dhe pastaj afshonin mbi pllajė. Arrėzat nga Kodra e Mavijosur dukeshin si njė det me dallgė tė ėmbla nėn avuj. Ne rrėkėllenim nga njė gotė raki thane, teksa njė zė e prishi qetėsinė. Ai zė shoqėrohej me njė jehonė grykash. Pastaj erdhi nė veshėt tona njė zhurmė. Pas asaj zhurme filloi njė fllad i freskėt. Njė puhizė. Njė shi i imėt.
“Eh shi, ky na duhej tani?!”- foli Rimi.
“Shi? Tė keqen e shiut thuaj, po breshėri. Breshėrit ē’do t’i bėjmė…”, - shtoi Lika.
Dhe prapė tek rakia. Rakia na shijonte. Rakia nisi tė pėrshtatej mė shumė me shiun. Mes atij flladi gllėnkat e saj nė fyt rrėshqisnin mė me nge. Shihja nė shishen e kristaltė prej qelqi se si rruzonte ajo. Pastaj ktheja sytė nga suleta e rezervuarit tė ujit se si pikat e ujit binin e cifloheshin nė stėrcifla tė vogla. Se si lexova pėr pak mes kėtyre rruazimeve dhe ciflave fatin e kokrrės sė grurit. Ah, thashė me vete sa ndryshe qėllon nė kėtė formatim. Kokrra e grurit tė ngjajė me kėto cifla uji, me kėto rruazime rakie? Dhe prapė instiktivisht sytė mė paliteshin herė mbi rruza rakie e herė mbi stėrkala tė cifluara shiu. Rruzat e rakisė jepnin e mernin me njėra-tjetrėn. Pėrplasnin njėra-tjetėrėn. Pastaj nė kėtė pėrplasje tentonin tė garonin ngjitjet nė majė tė poēit. Secila synonte tė ishte mė lart. Ēdo rruzė sakrifikonte deri nė zhdukje tė gjendej nė sipėrfaqe. Dhe pikėrisht aty ku binte nė sy ajo pamje rruzore, si nė njė valle rakie. Ndėrsa stėrkalat e shiut binin mbi ēimenton e betontė tė suletės dhe transformoheshin. Humbisnin deri nė identitet, teksa ngjiteshin mbi llamarinėn e valėt tė WC-sė sė kantierit tė Ndėrmarjes sė Ujėsjellėsit tė zonės. Aty mbi atė llamarinė tė ndryshkur pastaj gjeje mbetjet e kėtyre stėrkalave tė ciflosura. Trupi i tyre i kokėrzuar transformohej nė llamarinė dhe deri sa avullonte nėn atė vlagė Gushti, mbetej aty nė forma tė ndryshme. Herė pikturoheshin zhapikėr, herė krijesa gjithėfarėllojesh, veē pa emėr mos ti lije e herė grumbuj mizash. Ndėrsa nė ajėr bashkė me avullin qė dilte nga rakia dhe llamarina dukej sikur ato grumbuj e grumbuj mizash bėnin festė nė korr. Mizat e shiut pastaj zhdukeshin andej nga ku pllaja me grurė ngjante me njė det befasues. Grurin, nė fakt, veēse e imagjinoja. Imagjinoja se si ajo kokėrr gruri do tė ndjehej nėn kėtė pushtet laganak tė stėrkalave tė shiut. Aq mė keq nėn atė ushtri tė mbaruar mizash nė avullim.
“Do tė shkėrmoqet!”,- fola me zė, njė zė tė cilin e kisha lėshuar padashje, se nė fakt nuk doja tė meresha me ato rruza rakie nė poē qelqi e as me ato stėrkala shiu turfullak nė kohė tė korrash.
“Bereqeti, bereqeti…”, - thashė pastaj.
Rimi dhe Lika vazhdonin nė tė tyren. Kishin ngrehur njė makara me filispango nė veshėt e tyre dhe njėri nė njė anė dhe tjetra nė njė anė tjetėr po eksperimentonin se si zhurmojnė mizat. Kėtė e kishin kopjuar gjetkė nė leximet popullore dhe e kishin nė mendje ta bėnin eksperiment pėr shkencė. Ky ishte nė fakt sebepi i atyre rruzave nė atė poē qelqi. Herė-herė ata mblidheshin nėn atė poē, me ato rruza rakie qė xixėllonin dhe herė-herė nga avulli i rakisė kėrkonin zhurmimin e mizave. Dhe ashtu me makara nė dorė provonin shumė lloje zhurmash. Pastaj mbanin shėnime. Nė njėrin nga blloqet e tyre tė shėnimeve, aty ku mbanin poezi, tregime dhe shumė lloje prozash korespedence kishin edhe shėnimet pėr mizat. Tė dy ishin tė vonuar nė kėto eksperimente. Edhe pse diku kishin kohė qė trokisnin ‘miqėsisht’ t’u botoheshin shėnimet pėr zhurmat e mizave, ata ndjeheshin si tė vonuar tė nxituar pėr tė eksperimentuar pėr zhurmėn e tyre. Dhe pastaj flisnin ashtu me rruza rakie nėpėr gojė. Kur panė se eksperimenti u ngeci nė kodėr mes makarasė sė drunjtė qielli ishte pastruar. Dielli ishte sėrrish si saē mbi kokat e tyre. Dhe menjėherė zhurmat qė u dėgjuan andej nga Pllaja e Lirė ishin mes bereqetit. Po korrej.
“Ata filluan korrjet!”, - tha Rimi.
Lika tundi paksa balluket e saj tė zeza dhe nxorri njė bllok si me inat dhe nė vend tė fjalės lexoi njė nga poezitė e saj. Por edhe Rimi nuk dėgjonte mė. Ai e kishte dėgjuar aq shumė atė, sa kėto poezi tashmė i ngjanin si zhurma kungujsh tė tharė nė veshėt e tij. Ajo pastaj zhubrosi fletėn e bllokut dhe iu var kodrės tėposhtė, andej nga zhurmat e korrjeve vinin si jehonė dhe zhurmat e mizave ende i kishin zėnė veshėt.
Rimi mbeti vetėm. Nė heshtje mendonte tė rinte mė gjatė. Por kjo ndejtje i dukej e dyshimtė. Aq mė keq qė Lika ishte avulluar si stėrkalat e shiut qė avullonin nėn atė llamarinė banjoje kantieri. Herė fuste kokėn e herė e fshihte atė. Kjo e bėnte mė tė dėshtuar. Qėllimi i ishte zbuluar teksa edhe andej nga e kishin thėnė njė fjalė, tashmė po hezitonin pėr shpirtngushtėsinė e tij. Dhe kėshtu ia nisi prapė rakisė. Kėtė herė njė rakie tjetėr. Raki qė nė fakt i dukej sikur e pinte, por qė nė fakt e imagjinonte, aq sa pėr tė treguar se ai tashmė ėshtė ‘burrė’ mes ‘burrash’ tė letrave. E kėshtu bėri disa herė. Disa herė… Deri sa dėshtoi dhe me mizat. Kjo ėshtė njė mesele sa pėr tė qeshur aq edhe pėr tė ardhur keq pėr tė.

***

“Dushin! Shpejt dushin!”, - urdhėroi gruan.
Gruaja brofi menjėherė. Lėvizi perden. Gjithandej ishte errėsirė. Pastaj e mbuloi dhe u shtri prapė. Sytė iu mbyllėn menjeherė. Ishte pak pas mesit tė natės dhe deri atėherė ishte marė me tė.
“Qenka bėrė durduq!” “Qenka lagur!”
Dhe sa e zuri gjumi ishte sėrrish zėri i tij. Kėsaj rradhe nuk u mor vesh se ē’tha. Ajo fshiu sytė dhe lėvizi nga krevati. Ndezi dritėn dhe pa veten nė pasqyrė. Ishte mbytur nė djersė. Pastaj iu afrua atij. Ai ishte i ftohtė si akulli. E shkundi. Ai sėrrish foli.
“Mizat, mi…s…at”!
“E ku janė mizat, apo mos e ke fjalėn pėr misat qė tė shqetėsojnė?”, - tha ajo.
Ai ishte kapllosur nė botėn e tij. E lagura e ditės i kishte bėrė efektin e tejkaluar. Kjo e natės e bėnte mė tė akulltė shpirtėsinė e tij. Kėshtu efekti i saj ndjehej edhe nė atė natė errėsirė. Ndjehej edhe nė gjumin e tij tė ngarkuar me avuj.
E shoqja po bėnte xhiron e tretė nėpėr dhomė, kur ai foli sėrrish. Kėsaj here foli me rrokje.
“Ku – nguj”.
Dhe prapė nė tė tijėn.
“Llampat”.
“Ku-nguj”, “Ku-nguj”, “Ku-nguj”…
“Llampat…”
Ajo po mbyllte veshėt. Eh tha, pastaj me vete, si ore ky… S’donte ta nxirrte atė fjalė. “Po llampat pėrse i duhen… ah, se desh harrova kėto i ka nga profesioni i tij, ndaj i kujtohen edhe mes kėtyre avujve nė ikje.”, - foli ajo dhe mbylli veshėt me pambuk.
Qė nga ajo ditė atij tani avujt i janė bėrė pjesė e jetės. Dhe mes avujve a nuk ka tė drejtė njeriu tė ngatėrrojė veten me objektet qė e rrethojnė?
avatar
Kle@Love

Shteti : Durres
Postime : 6659
Kyējet nė forum : 23994
Regjistruar mė : 2009-01-15
Profesioni : Arkitekte

http://www.klealove.com

Back to top Go down

Back to top


 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum