Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Poezia, krijuesi, njohja dhe “ngatėresė-harresa”

Go down

Poezia, krijuesi, njohja dhe “ngatėresė-harresa”  Empty Poezia, krijuesi, njohja dhe “ngatėresė-harresa”

Post by Kle@Love Tue 02 Nov 2010, 21:46

Fatmir Terziu

Siē e kemi thėnė edhe mė parė, qė nga fillimet e saj e deri vonė letėrsia, krijimtaria letrare, ėshtė quajtur vetėm poezi. Kuptimi i saj pėrcaktohej pėrpos njėsisė poetike qė ishte forma e vargut ose metri, siē e quanin grekėt e vjetėr. Janė rreth 46 lloje poezish, qė lėvrohen sot nė botė. Tė gjitha lėvrohen nė fushėn e krijimtarisė poetike. Dhe thuajse gati tė gjitha kanė lakminė krijuese shqiptare sot. Dhe shpesh vetė poetėt apo krijuesit i “ngatėrrojnė” ato. Mė e “ngatėrueshmja” i pėrket poezisė sė quajtur “ABC poezi”. Kjo mė sė shumti ndodh nė mesin e krijuesve tė rinj tė Kosovės dhe Maqedonisė, tė cilėt kanė mbetur prapa atyre qė mė herėt e kanė lėvruar kėtė tip poezie me sukses. Kjo lloj poezie ka njė seri vargjesh qė krijojnė emocion, imazh apo edhe ndjenja. Vargjet janė ndėrtuar me fjalė dhe fraza. Fjala e parė e vargut tė parė fillon me germėn “A”, fjala e parė e vargut tė dytė fillon me “B” e kėshtu me radhė. Kjo lloj poezie lėvrohet nė krijimtarinė shqiptare kohėt e fundit dhe mjaft poetė janė dashuruar me tė. Poezi tė tilla ka krijuar Kallupi, Zeqo, Duka, Dalipaj, Ahmeti, Krasniqi, Bala e mjaft tė tjerė.
Njė poezi tjetėr qė shpesh bėhet e vėshtirė nė llojin e vet, por e ėmbėl nė lexim ėshtė poezia e quajtur “Analoge”, qė nė fakt ėshtė njė ngjashmėri midis gjėrave. Analogjia ėshtė njė krahasim midis dy gjėrave qė kanė tė njėjtėn lidhje. Njė nga shembujt e pėrdorimit me vend tė kėsaj lloji poezie ėshtė poet ii mirėnjohur kosovar, Sabri Hamiti. Poezia e tij “Trungu Ilir” ėshtė njė model qė ngjiz nė krahasimin midis gjėrave me tė njėjtėn lidhje. Kėtu nė kėtė poezi shfaqet portreti-peisazh i qytetit, ndoshta po aq mrekullueshėm sa “Mėngjes” i lasgush Poradecit. Tė dy kėta shembuj janė njė arsye mė shumė pėr shumė krijues qė tentojnė kėtė lloj poezie. Por nė poezinė e Hamitit “Peisazh Urban” ajo ėshtė tipike moderne dhe njė arritje qė duhet parė si model:

“Reja e kuqe endet mbi qytet.
Poshtė dheu i zi si futa.
Nė dritare tė soliterit,
Dielli shtramon vetveten,
E mbytet mbas kodre, vdes.
Reja u vra nga zemėrimi, u bė terr
E zbriti mbi rrugėt, shtėpitė.
Edhe veten vėshtirė po e njoh.”

Por Sabri Hamiti ėshtė edhe njė mjeshtėr i pėrdorimit tė Onomatopesė, ku fjalėt janė vėnė me mjeshtėri qė tė imitojnė zėrin. Tek poezia e tij “Telefoni” fjalėt “Alo! Alooo?” nuk janė thjesht njė artificė poetike, por njė fuqi potenciale e vargut. Poezia ushqehet ndjeshėm dhe lexuesi e sheh atė si njė lehtėsi e kuptueshme. Por njė mjeshtėr i kėsaj poezie ėshtė dhe mbetet Ali Podrimja.

Le tė lemė pak mėnjanė kėtė lloj tė poezisė qė tingėllon bukur. Njė lloj tjetėr qė unė mendoj ėshtė mė problematike ėshtė lėvrimi i njė poezie uniforme, tė cilėn e ka lėvruar edhe Shekspiri nė disa nga krijimet e veta. Kjo lloj poezie tashmė ka marė njė formė tė gjerė, sepse ėshtė e parimuar dhe me pesėrrokėsha (“pentametra”) iambike. Kjo lloj poezie lėvrohet nga shumė poetė sot qė krijojnė nė Shqipėri, Kosovė, Maqedoni e jashtė trojeve ku ata janė me punė e banim. Njė nga poetėt mė tė spikatur tė kėsaj gjinie ėshtė poeti Abdylasis Islami.
Poezia tjetėr ėshtė ajo e quajtur “Kanzone” (Kėngė) dhe ėshtė njė lloj poezie lirike italiane, me pesė apo gjashtė strofa dhe me njė strofė pėrmbyllėse tė shkurtėr. Kjo poezi e shėnuar nga poet ii famshėm Italian, Franēesko Petrarka, ėshtė e mirėnjohur nė krijimtarinė e Sulkuqit, Jorganxhiut, Doēit, Shehut, Lleshanakut, Traboinit, Alien, Jatru, Ahmetit e mjaft tė tjerėve. Poezia e Petrarkės ka sjellė njė dihatje tė kėndshme nė stimulimin krijues poetik.
Pastaj vijnė poezitė qė vijnė nga kultura japoneze si Haiku, Senriu dhe Tanka. Kėto lloje poezish kanė gjetur pėrdorim edhe nė mesin e poetėve shqiptarė. Pėrshembull Haiku ka tashmė vendin e vet nė poezinė shqiptare, por shumė nga krijuesit e tij e kanė keqkuptuar atė. Haiku ka rregulla tė strikta dhe ne kemi shkruar pėr tė edhe mė parė.
Por, mė kryesorja nė kėtė njohje tė llojeve tė poezisė ėshtė ajo qė lidhet me krijuesin, poetin, arritjet dhe vlerėsimet e tij. Shpeshherė ėshtė ‘xhelozia’ qė poeti Ali Podrimja e gjen dhe e zbulon si shkak nė disa ēmime e vlerėsime deri tek evenimenti poetik “Kurora e artė” e Strugės. Ali Podrimja kohė mė parė gjatė njė interviste nė lidhje me “Kurorėn e artė” poetike tė Strugės do tė shprehej: “Nė kėtė Pellg tė Ohrit ai qė e ka merituar “Kurorėn e artė” para sė gjithėve ishte princi i letrave shqipe, Lasgush Poradeci, por Lasgushi nuk ėshtė mė. Megjithate, mendoj se Kurorėn e artė ka mundur t'i takoj letėrsisė shqipe qė moti, por ekzistojnė edhe momente xhelozie mes kulturave dhe nuk mund tė pranohet ndoshta gjeniu krijues shqiptar. Disa nga ata qė e kanė marrė “Kurorėn e artė” unė i kam lexuar, pėr asgjė nuk kanė qenė mė lart me vlerat e tyre se bie fjala miku im Fatos Arapi, i ndjeri Azem Shkreli apo bardi ynė, Dritėro Agolli apo krijuesit tanė tė njohur ndėrkombėtarisht, Ismail Kadare dhe Xhevahir Spahiu. Pse nuk ėshtė marrė “Kurora e artė”: Lėre, ndoshta na kanė zili!” Nė kėtė lajtmotiv fjalėsh del qartė edhe arsyeja pse disa herė ato qė fitojnė bėhen tė harruar, apo edhe tė ngatėrruar. Sipas Podrimes ata janė tė tillė se ata pikėsėpari krijojnė, por harrojnė tė kuptojnė poezinė. Ata qė krijojnė dhe e kuptojnė poezinė janė pak. Po aq pak ėshtė edhe poezia e mirėfilltė nė tė gjitha llojet e saj tė zhvillimit sot. Duke vazhduar me Podrimen kuptojmė edhe anėn tjetėr: “Ėshtė e vėrtetė se kam pėrkrahur poetėt e rinj dhe atė e kam bėrė qė hapėsira e jonė mos jetė e zbrazėt, por tė shtohen emra dhe dėshiroja qė nga ēdo cep i vendit tonė tė shfaqet ndonjė yll qė tė bėjė dritė aty ku frymon. Nuk them se tė gjithė e kanė merituar njė pėrkujdesje tė tillė, por qėllimi im ka qenė thjesht qė fjala e bukur shqipe tė vihet nė lėvizje dhe tė mos harrojmė se vlerat megjithatė do tė shfaqen dhe do tė nxjerrin emra nė letrat shqipe. Gjithė kėtė e kam bėrė si redaktor i Shtėpisė botuese "Rilindja" qė kishte pėr qėllim qė nė letrat shqipe tė ketė emra tė rinj, ndėrkaq vlerat do tė shfaqeshin vetvetiu e kjo varet nga potenca krijuese e poetėve.”
avatar
Kle@Love

Shteti : Durres
Postime : 6659
Kyējet nė forum : 23946
Regjistruar mė : 2009-01-15
Profesioni : Arkitekte

http://www.klealove.com

Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum