Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

ZANAFILLA E GREQISĖ MODERNE ĖSHTĖ SHQIPTARE

Go down

ZANAFILLA E GREQISĖ MODERNE ĖSHTĖ SHQIPTARE Empty ZANAFILLA E GREQISĖ MODERNE ĖSHTĖ SHQIPTARE

Post by Dode Progni Mon 08 Nov 2010, 15:08

ZANAFILLA E GREQISĖ MODERNE ĖSHTĖ SHQIPTARE

Substanca jo’greke e grekėve dhe Greqisė

Obsesioni i sėmurė i Greqisė pėr tė pėrvetėsuar jo vetėm tė tashmen por edhe tė kaluarėn e moēme ėshtė qesėndisur nga gazeta si Neė York Times (1994) e cila i referohej pozicionit tė Greqisė si ‘histeri mbi historinė’. Kurse njė diplomat i panjohur perėndimor i cituar nė Neė York Times (1995) e pėrshkruante pozicionin e Greqisė si "tėrėsisht iracional". Klithjet histerike tė togės sė marincave grek qė pėrēarteshin se “grek lindesh, grek nuk bėhesh” jo qė janė qesharake por edhe janė tregues se ideologjia e sotme greke s’e ka haberin e domethėnėsisė sė termit “grek” nė lashtėsi dhe sot, qė pėr hir tė sė vėrtetės nuk duhen ngatėrruar nė asnjė mėnyrė. Mantra e ligjėrimit etnonacional nė Greqi ka tė bėjė me sajimin e mitit modern tė sė ashtuquajturės “vazhdimėsi e pakėputur” historike e kulturore nga ku grekėt e sotėm s’janė gjė tjetėr pos pasardhės vijėdrejtė tė Perikliut, Platonit e Solonit. Derisa sot nė Greqinė bizantine kanibalizohet e heretizohet verbalisht me tė qenurin shqiptar, para njė shekulli nuk ishte kėshtu.‘The Atlantic Monthly’ shkruante: “Tani nuk ka emra mė tė fismė e mė tė nderuar nė Athinė, nuk ka familje mė me ndikim nė qarqet politike, sesa ato tė prijėsve shqiptarė nė luftėn e 1821, Tombazisi, Miauli dhe Kundurioti” (1882:31). Nė tė vėrtetė zanafilla e Greqisė moderne ėshtė kryekėput shqiptare. Ēdo shkrimtar, kronikan apo historian i shekullit tė nėntėmbėdhjetė rregullisht ravijėzon fytyrėn shqiptare tė asaj qė sot quhet Greqi. C. M. Ėoodhouse shprehet: ‘Tė habit fakti qė prijėsit e mbrojtjes sė lirisė greke nė atė kohė ishin shumica jo-grek’. Sipas antropologut Roger Just, shumica e ‘grekėve’ tė shekullit tė nėntėmbėdhjetė, jo vetėm qė nuk e quanin vetėn helenė (kėtė etiketim e mėsuan mė vonė prej intelektualėve nacionalist); madje ata s’flisnin me qejf as greqishten, por mė shumė dialektet shqiptare, sllave apo vllahe. Misha Glenny, njė studiues i mbrehtė amerikan pėr Ballkanin vė nė pah se filohelenėt e Amerikės, Britanisė dhe Europės perėndimore thirreshin pėr njė shtet tė lirė grek, pėrpjekje kjo pasionante romantike pėr tė sjellė nė jetė kulturėn helene tė sė kaluarės. Pak prej tyre ishin nė dijeni tė ndryshimeve tė skajshme qė kishin zėnė vend nė tokėn e qytet-shteteve tė dikurshme greke. Shumica e tyre qenė zhgėnjyer keqazi nga mungesa e ngjashmėrisė fizike me helenėt e parafytyrimit tė tyre klasik. David Holden, autor i librit ‘Greece ėithout Columns: the making of the modern Greeks’ pohon: ‘Pėr mua, filohelenizmi ėshtė njė ēėshtje dashurie me njė ėndėrr qė e parafytyron ‘Greqinė’ dhe ‘Grekėt’ jo si njė vend aktual ose popull i vėrtetė por si simbole tė njė pėrkryerje tė imagjinuar’ (1972:12). Mė tej Holden vazhdon: ‘Shteti-komb grek ishte sajesė e ndėrhyrjes politike perėndimore - ‘ideja fatale’ siē e quante dikur Arnold Toynbee, ekskluzivisht njė nacionalizėm perėndimor qė godiste mbi traditat multi-nacionale tė botės lindore. Duke u rritur, prandaj, nė njėfarė shkalle teorike, ishte njė fėmijė i Rilindjes dhe racionalizmit perėndimor’.
Por cila ėshtė kjo shumicė jo-greke qė vazhdimisht pikaset nga po kėta perėndimor qė e bėnė Greqinė shtet?
George Finlay, njė nga historianėt mė tė flaktė filohelenik qė morri pjesė me armė nė dorė nė luftėn kryengritėse tė vitit 1821-31 jep njė pasqyrė tė shqiptarėsisė sė asaj qė mė vonė u quajt Greqi: ‘Maratona, Platsea, Leuktra, Salamisi, Mantinea, Ira dhe Olimpia, tani popullohen nga shqiptarėt dhe jo grekėt. Bile edhe nė rrugėt e Athinės, qė ndonėse pėr mė shumė se ēerek shekulli kryqytet i Mbretėrisė greke, gjuha shqipe dėgjohet ende midis fėmijėve qė luajnė nė rrugėt nė afėrsi tė tempullit tė Tezeut’ (Historia e Revolucionit Grek: 1861). Autorė tė tjerė vėnė nė spikamė ngjyrėn shqiptare tė shumicės sė popullatės nėpėr qytetet mė tė mėdha tė Greqisė sė asaj kohe. Edmond About me 1855 shkruan: ‘Athina, njėzet e pesė vjet mė parė, ishte veēse njė fshat shqiptar. Shqiptarėt pėrbėnin, dhe ende pėrbėjnė, thuajse tėrė popullsinė e Atikės; dhe brenda tri kategorive tė kryqytetit, gjenden fshatra ku greqishtja mezi kuptohet’. Edhe francezi Pukėvill pajtohet me ngjyrat shqiptare tė shumicės sė popullsisė sė Atikės. Edhe ‘Elefisi, gati nė mes tė rrugės midis Megarės dhe Athinės…ėshtė njė fshat i mjeruar i banuar nga shqiptarėt’ - shkruan Henry A. Dearborn me 1819. Me njė fjalė, duke u mbėshtetur nė pėrshkrimet e G. Finlay dhe F. Martin shqiptarėt popullonin tėrė Atikėn dhe Meseninė, pjesėn mė tė madhe tė Beotisė, krejt Salamisin, Korinthin, Argolisin dhe treva tė tjera tė brendshme tė Moresė (Peleponezit). John Hobhouse (1809), bashkohanik i Bajronit, duke folur pėr pėrmasat e shtrirjes tokėsore tė zotėrimeve tė Pashallėkut tė Ali Pashė Janinės thotė se nė jug pėrfshinin njė pjesė tė Tebės, tėrė Negroponten (Eubenė), trevėn e Livadisė, Atikėn, viset rreth Gjirit tė Lepantos (Korinthit) dhe sė fundmi edhe Morenė (Peleponezin), e cila i takonte njėrit prej djemve tė tij. Sami Frashėri nė enciklopedinė e tij shumėvėllimėshe ‘Kamus Al-alam’ ku sipėrfaq elemente biografikė tė shqiptarėve me nam, pėrmend nė zėrat pėrkatės se djemtė e Ali Pashė Tepelenės, pėrkatėsisht Muhtar Pasha dhe Veli Pasha ishin nė detyrat e mytesarrifėve tė Athinės (Muhtari) dhe tė Moresė (Veliu). Kjo do tė thotė se dhjetė vite para se tė formohej Mbretėria rioshe e Greqisė, ajo quhej Shqipėri jo vetėm nga aspekti politik por veēanarisht nga ai etno-linguistik. Nė mbėshtetje tė kėtij pėrfundimi vijnė njė shumėsi e panumėrt dokumentimesh etnografike tė kohės, tė cilat vėnė nė dukje karakterin shqiptar tė hapėsirave nė fjalė. Jakob Philipp Fallmerayer i cili udhėtoi mespėrmes Greqisė hasi nė Atikė, Beoti, dhe nė pjesėn mė tė madhe tė Peleponezit njė numėr tė madh shqiptarėsh tė vendosur, tė cilat nganjėherė nuk kuptonin madje as greqisht. Nėse dikush e quan kėtė vend Shqipėri e Re, shkruan i njejti autor, jep emrin e saj tė vėrtetė. Pėr tė, kėto provinca tė Mbretėrisė Greke janė tė lidhura me helenizmin aq sa janė malėsitė skoceze me trevat afgane tė Kandaharit dhe Kabulit. ‘Megjithėse teoria e Fallmerayerit si tėrėsi ėshtė pėrjashtuar, edhe nė ditėt tona ėshtė e vėrtetė se njė numėr i madh, shumė nga ishujt e Arēipelagut dhe thuajse e tėrė Atika gjer nė Athinė janė shqiptare’ shkruan A. Vasiliev, autor i volumeve tė tėra pėr Perandorinė Bizantine. Pikėrisht, kjo popullsi luftarake shqiptare (pėr tė cilėn flasin me admirim tė gjithė europianėt e kohės) do tė jetė avangardja e kryengritjes sė ardhshme e cila do tė kurorizojė njė Greqi tė mėvetėsishme. ‘Kunduriotėt - shkruan Misha Glenny - familja mė e fuqishme lundėrtare e ishullit tė Hidrės, qė i priu njė grupi domethėnės gjatė luftės pėr pavarėsi, ishin me prejardhje shqiptare’. Ėoodhouse veēon edhe prijėsin e qėndresės nė veri tė Gjirit tė Korinthit i cili ishte ‘sulioti Marko Boēari, pasuesit e tė cilit ishin shumica shqiptarė’. Edhe Lord Bajroni kur kėrkonte ca fakte bashkohore pėr tė dėftuar se shpirti i madh helenik nuk ishte zhdukur, u drejtua pikėrisht tek shqiptarėt suliotė. Bile nė pėrceptimin e asokohshėm europian, heleniku i vjetėr qė iluminoi me qytetėrim Europėn, shikohej tek shqiptari i asokohe. David Roessel thotė: ‘Kur Disraeli (kryeministri britanik - S.M) e bėri grek heroin shqiptar Skėnderbeun nė novelėn e tij Ngritja e Iskanderit (1831), ai nuk pėrpiqej tė rishkruante historinė ose tė shlyente identitetin shqiptar. Ai thjesht nuk i shikonte grekun dhe shqiptarin si terma pėrjashtues njėri me tjetrin’. Sė kėndejmi, ėshtė pėr t’u shėnuar pohimi i sinqertė dhe i pėrligjur i profesorit grek Nikos Dimous nė njė intervistė pėr Neė York Times: ‘Ne flasim shqip dhe e quanim vetėn rumė, por pastaj Ėinkelmani, Gėtja, Viktor Hugoja, Delakroiksi, na thanė neve, ‘Jo, ju jeni Helenė, pasardhės tė drejtė tė Platonit dhe Soktratit,’ dhe kėtė e bėnė’ (23 qershor, 2009). Pėrveē tė lartėpėrmendurve, nė kronikat e luftės pėr pavarėsi tė Greqisė, heronjtė, kapetanėt dhe ushtarėt ishin shqiptar. Nė tė mirė tė kėtij pėrfundimi flet fakti qė menjėherė pas pavarėsimit, nė kohėn e mbretit bavarez Otoni I, veshja emblematike shqiptare - Fustanella - u adaptua si veshje zyrtare e Greqisė, e cila pėrdoret edhe nga Garda e ushtrisė sė sotme greke. Prandaj, flamujt e mburrjes sė grekėve tė sotėm me ‘Ellinikotita’ (grek i vėrtetė) janė veēse njė tregues i falsitetit tė pretendimit tė tyre.
Thelbi jo'grek i emrit "Grek"
Vetė zanafilla e termit ‘Greqi’ dhe ‘Grek’ ėshtė ilire. Shumica e historianėve bashkohor pohojnė se termi ‘grek’ lidhet padyshim me emrin ‘Graikhos’ (Γραικός) pėr tė cilin i pari kumton Aristoteli (‘Meteorologica’ I. xiv), ndėrkaq interepretimi modern kumton se ky emėr ėshtė pėrdorur nga ilirėt pėr t’i shėnjuar dorėt nė Epir (pėr tė cilėt pranohet nė mjedisin historigrafik botėror tė kenė pasur pjesėrisht karakter ilirik) nga Graii, emėr autokton pėr njė popull tė Epirit. Irad Malkin (1998), historian nė Universitetin e Tel-Avivit thotė se termi ‘Graikoi’ u shpėrnda nė Italinė jugore nga ilirėt dhe mesapėt. Henry Ėelsford (1845) thotė se ishin Pellazgėt ata qė e sollėn emrin 'Graikoi'
(Γραικο ) nė Itali ndėrkaq Ėilhelm Ihne (1871) mendon se kėtė e bėnė Epirotėt. Nė kėtė rast, njejtėsia etnike pellazgo-iliro-epirote bėhet e pamohueshme pikėrisht falė faktit tė konfondimit tė vazhdueshėm tė Pellazgėve, Ilirėve dhe Epirotėve nga ana e studiuesve. George Grote nė Historia e Greqisė, thotė se ‘Graikoi’ ishin njė popull ilir, emri i tė cilėve nėnkuptonte ‘malėsorė’. Osborne Ėilliam Tancock (1874) thotė sė Graeci ishin njė fis i vogėl i vendosur nė bregdetin ilir. Mė vonė romakėt do t’i quajnė tėrė helenėt e vjetėr me emrin e pėrgjithshėm grek ose ‘Graeci’ mė konkretisht. Leonard Robert Palmer (1988) ėshtė i prerė nė atė se emri ‘Graeci’ ėshtė emėr ilir kurse Eric Partridge (1977) e quan emėr me ‘origjinė pellazge’. Malte Brun (1829) gjatė elaborimeve tė tij pėr tė dėshmuar ‘strukturėn helenike’ tė shqipes thotė se ‘Graia’ (Γραία) shpjegohet pėrmes fjalės shqipe ‘Grua’. Edhe profesori i letėrsisė greke nė Universitetin e Palermos, Xhyzepe Krispi (1831) mbėshtet zbėrthimin e propozuar nga Malte Brun: ‘Dhe pikėrisht Γραία do tė thotė grua plakė, madje mund tė merret fare mirė pėr zonjė shtėpie, nė kuptimin e gruas me pėrvojė. Sido qė tė jetė, grua ėshtė njė fjalė shumė e vjetėr’. Nicholas C. Eliopoulos (2002) pohon se nė perceptimin romak pėrmes ‘Graeci’ identifikohej identiteti matriarkal i tyre. Kjo pėrforcohet edhe nga dėshmitė e bollėkta tė autorėve greko-romak ku nė botėn iliro-epirote kishte njė nderim tė madh pėr gjininė femėrore, veēanarisht pėr gruan. Ėilliam Ridgeėay, historian britanik thotė se Aristoteli duhet tė ketė pasur nė mendje Ilirėt kur thotė se popujt luftarak dhe ushtarak, me pėrjashtim tė keltėve, kanė qenė nėn kontrollin e grave. Ilirėt kanė qenė nėn gineokraci (sundimi i grave) nė shekullin e tretė p.l.k ndaj nuk duhet parė si befasi fakti qė monarku mė i rėndėsishėm ilir ishte femėr. Kjo ishte Teuta, mbretėreshė ilire e cila me 228 p.e.s. vrau tė dėrguarit e Romės. Edhe nė ‘Encyclopaedia Britannica’ (1911) pohohet e njejta: ‘Duket qė gratė nė Iliri kanė pasur njė pozitė tė lartė nė shoqėri dhe madje tė kenė ushtruar fuqi politike’. Dėshmia e Pseudo-Skylaksit nė ‘Periplus’ (21) se liburnėt i nėnshtrohen pushtetit tė grave interpretohet nga njė sėrė studiuesish bashkohor si njė lloj matriarkati. Kurse, Stipēeviq (1974) beson se kemi tė bėjmė me ‘mbeturinat e njė institucioni tė stėrlashtė, rrėnjėt e tė cilit duhet kėrkuar nė periudhėn paranindoevropiane’. Straboni nė kumtin e tij (7.7.12) bėn fjalė pėr kastėn priftėrore tė Dodonės pellazgjike nė tė cilėn profetizonin tri gra ( στερον δ' πεδείχθησαν τρε ς γρα αι, πειδ κα σύνναος τ Δι προσαπεδείχθη κα Διώνη.) Edhe brenda kuadrit tė legjendave lashtėsore pellazgjike, veēmas nė legjenden e Perseut pėrmenden tri hyjneshat e quajtura GRAIAI tė cilat nė pėrfytyrimin mitologjik paraqiteshin si plaka tė vjetra, madje edhe tė lindura tė plakura. Pėr t’i dhėnė pėrligjje shkencore etimologjisė sė mėsipėrme ku ‘graia’ barazohet me ‘grua’ nė shqip, na shėrben mjaftueshėm kumtimi i Strabonit (VII, 2) se nė gjuhėn e molosėve dhe thesprotėve plakat quheshin ‘γραίας πελίας’ (graias pelias). Me fjalė tė tjera, zbėrthimi pėrfundimtar i emrit Grek - ‘Graikoi’ lidhet me fjalėn iliro-shqipe ‘gra plaka’ si referencė e drejtėpėrdrejtė ndaj kultit tė nėnės dhe gruas nė botėn e lashtė pellazgo-ilire. Nė llojshmėrinė dialektore tė shqipes gjejmė pėrkatėse pėr γραίας si p.sh gra (nė shumės), graria, granimi, etj. Edhe mė vonė, etnonimi ‘grek’ ose ‘graeci’ ka nėnkuptuar substancialisht shqiptarin. Vendbanimi ‘Piana del Greci’ nė trevėn e Palermos nė Sicili ėshtė banuar vijimėsisht prej shqiptarėve tė ritit ortodoks. Mė vonė gjatė viteve tė 30’ta tė shekullit tė kaluar emėrtimi i vendbanimit ndryshon nė Piana degli Albanesi (Hora e Arbėreshėvet).

Nga Salih Mehmeti,Prishtinė, mė 11 Gusht 2010

http://eltonvarfishqip.blogspot.com/
Dode Progni
Dode Progni

Shteti : Tirane
Postime : 78
Kyējet nė forum : 15637
Regjistruar mė : 2010-04-09
Profesioni : Historian-Pension

Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum