Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

AT ANTON HARAPI - MARTIR I SHQIPTARIZMIT

Go down

AT ANTON HARAPI - MARTIR I SHQIPTARIZMIT Empty AT ANTON HARAPI - MARTIR I SHQIPTARIZMIT

Post by Dode Progni Fri 19 Nov 2010, 00:01

AT ANTON HARAPI – MARTIR I SHQIPTARIZMIT

“A s’e dini se ēdo ndėrtese i vihen themelet nė dhe? Edhe pse nė varr,prandaj ne hijshėm duhet tė jemi gurėt e themelit tė njasaj binaje tė cilėn sot e quajm Shqipni”.
At Anton Harapi OFM,(1888 – 1946)
Njė natė tė errėt e tė vrerėt u hapėn gropa tė mėdha kolektive. U gjakosėn qielli e toka,u thanė trungje shumėvjeēare. U vranė nga komunistėt bijtė e kėsaj toke qė shquheshin pėr nga lartėsia shpirtėrore,pėr nga zgjuarsia e trimėria. Bashkė me shumė klerikė ishte dhe At Anton Harapi,qė rradhitet me Gjeēovin,Bardhin,Mjedėn, Fishtėn,Dodajn,Palajn etj. Nė kėtė mėnyrė historia njerėzore mbetet njė meteor qė shndritė pėr jetė veprėn e prelatėve tė kishės e tė kombit tonė tė mbisalvuar.
Kush ishte e mbeti At Anton Harapi?
Ai lindi nė Shirokė tė Shkodrės me 5 janar 1888. I biri i Loros dhe Ēiles,shtoi gėzimin e familjes qė jetonte buzė valėve tė liqenit piktoresk. Babai merrej me peshkim,tė cilin e kishte pėr traditė. Nė fėmijėri bashkėmoshatarėt e thėrrisnin Gaspėr,sepse ishte i pagėzuar me kėtė emėr. Qė nė moshė tė vogėl hyri nė Kolegjin e Jezuitėve dhe mė pas nė Kolegjin Franēeskan nėn drejtimin e At Gjergj Fishtės,qė ishin shtylla tė rėndėsishme tė kulturės e tė traditės sonė kombėtare,duke qenė pėrherė njė pikė referimi tė mirėfillėt pėr tė gjithė brezat e mėvonshėm,qė dolėn nga kjo qėndėr e rrezatimit tė fortė tė gurrės sė pashterrshme popullore... Vocrraku,aty mori njohuritė elementare tė teologjisė,pra gradualisht rriti cilėsinė e mendjes sė vet,duke fisnikėruar zemrėn me kulturė fetare,si dhe u mekua me dashurinė e thellė pėr Atdheun. Si fėmijė dallohej nė mirėsi,butėsi,pėrshpirtėri,duke qenė njė dashamirės,me vepra tė llojllojshme mėshire. Rezultatet e larta nė shkollė i mundėsuan adolishentit tė menēur Gaspėr qė tė vijojė studimet e larta nė disa qytete tė rendėsishme,si metropole tė rrezatimit tė kulturės sė lashtė dhe bashkohore botėrore tė Austrisė si nė Villach tė Tirolit,Salesburg dhe Shvarc pėr teologji. Pranė profesorve tė famshėm austriakė dhe traditės fetare,kėtu studioi pėr degėt adhuruese teozofi e filozofi,ku falė etjes qė kishte intelekti i tij,menjėherė pėrfitoi kulturė tė thellė oksidentale,dije tė qėndrueshme, pėrpikmėri tė dalluar tė stilit gjerman,qėndresė e shpirt tė hekurt franēeskan. Nga ky element i vlefshėm franēeskan rezulton se nė kėtė mėnyrė franēeskanėt,nė tėrėsi,pa kursim derdhin energjitė e tyre nė kulturė,dije,pėrparim,cilėsi,me vullnet pune dhe inisiativė tė lirė pėrsonale. Kėsisoj,mbi tė gjitha me unitet dominoi bashkimi i tė gjitha virtyteve pozitive,duke plotėsuar mė tej shpirtin e pastėr franēeskan me tė cilin ishin edukuar qysh nė fillim... Gaspėri i ri bėhet At Anton Harapi nė Shqipėri. Ėshtė e rėndėsishme tė theksojmė se,dijet e thella e tė gjera akademike qė ai kishte akumuluar nuk do ta tulatin kujtesėn e tij tė freskėt,por do tė shpėrthenin valė-valė,gjithnjė me nivele rritje,me njė dinamikė pėr t’u pasur zili,tė cilat falė aftėsive profesionale,do t’i reflektonte me finesė. Argumentėt qė buronin nė mėnyrė tė natyrshme,nė ēdo kohė dhe rrethanė,do t’i parashtronte me njė logjikė tė hekurt gjermane. Ishte ky njė gjeni i rrallė. Dhe njė njeri i tillė,dy herė nuk do tė pėrseritet nė tokėn shqiptare. Mbi freskinė dhe mendimin e gėrshetuar filozofik,pėr stilin e matur e karakteristik tė lidhur me rrjedhshmėri Don Kolec Prenushi,na ofron para 60 vjetėve,kėto rradhė vlerėsimi pėr At Anton Harapin: “...mendje dialektike qė shkruan kryeartikuj ndėr tė cilėt disa janė kryevepra.Dija e thellė,arsyetimi i lidhun,analizimi i holl,stili i peshuem dallojnė gjithė shkrimet e tija.Mundė tė jetė i thatė,i ftohtė,por ai ėshtė i drejtė e i pafaishėm ”.Pėr tė gjithė ata qė hodhėn vrerė pėr jetėn dhe veprėn e At A.Harapit,kėtij frati qė vraponte shpejt pėr tė pėrhapur paqėn,dashurinė pėr drejtėsinė midis tė gjithėve,do tė ishte me vend qė nga thellėsia e shekujve t’u pėrgjigjemi me njė fjalė tė urtė tė shkėputur nga njė fjali tė cilėn e ka formuluar Paskal: “Ndėrgjegjia ėshtė libri mė i mirė moral qė kemi dhe me tė cilėn duhet tė kėshillohemi mė shumė”. Si intelektual model,sillte me vete mentalitetin e misionarėve pėrparimtarė europianė,qė nė shumicė atėherė kishte nėn zotėrim shartet e Provincės Franēeskane,qė po hidhte shtat me palcė e fizionomi shqiptare tėrėsisht me taban solid,e cila gradualisht ishte nė lulėzim,ku esencialisht dominonte nė rezonancė fryma e ngrohtė franēeskane.
Veprimtaria fetare e atdhetare
Nė vitin 1910,At Anton Harapi kthehet nė Atdhe dhe shugurohet meshtar,duke qenė deri nė flijim si meshtar fisnik i fesė sė shenjtė katolike dhe i popullit qė e donte dhe e respektonte gjithmonė me veneracion. Punon si mėsues nė Kolegjin e Fretėnve,ku kishte mėsuar qysh i vogėl.Pra ende i ri,kishte ide dhe objeksione tė veēanta,duke kanalizuar nė njė shtrat tė vetėm formimin dituror tė rinisė sė ardhshmė,me metoda tė tilla ku dallohen universialiteti i dritės pėr t’i ndriēuar tė gjithė sė bashku pa dallim bindjesh,pėrkatėsie krahinore,origjinė edukimi,lloje shkollash,duke nisur qė tė edukojė kėsisoj njerėz me virtyte,ku mirėsia,dashuria,feja,kombi tė jetė bashkėudhėtar tė pandashėm gjatė gjithė jetės te ēdo shqiptar. Gjatė tetorit tė vitit 1912 deri nė prill 1916 ,si njė meshtar idevotshėm pėrkushtohet sherbesave fetare nė kishėn e Arrės sė Madhe Shkodėr. Nė kėtė lagje u njoh dhe u ballafaque me varfėrinė e tjskajshme,tė cilėn e pėrjetonte vetė,mes banorve pa dallim feje. Ndėrsa nė vitin 1916 pėr banorėt e malėsisė sė Dukagjinit ishte njė vit i vėshtir i sėmundjes sė epidemisė sė kolerės,ku njerėzit njeri pas tjetrit vdisnin dhe kurrkush nuk gjendej pranė nga frika e lėngatės. Por meshtari karizmatik,me shpirtė tė pastėr fisniku,u gjėnd si sherbėtor vullnetmirė pranė tyre pėr t’i ngushėlluar. Frati 25 vjeēar me ndjenja tė holla humanizmi,lėviztė nė kėmbė nė fshatra tė thella e tė ashpėra malore nė tė gjitha shtėpitė e bjeshkėve tė Dukagjinit,pėr tė shpėtuar malėsorėt,duke i ndihmuar drjtpėrdrejtė nga ana e profilaksisė dhe tė luftės kundėr kolerės,kėsaj sėmundje tė fillimshekullit qė kishte pėrpirė miljona jetė njerėzish nepėr botė... Nė vitin 1918,fratin e Urdhėrit tė Shėn Franēeskut,e gjeti famulltar nė fshatin Grudė. Binomi Fe e Atdhe qe aorta e zemrės sė tij,dhe se Gruda ishte terreni ku edhe njė herė shpalosi zgjuarsinė dhe dituritė e thella enciklopedike,tė cilėt spikatėn sipas mendimit tim,nė dy rrafshe: sė pari nė fushėn e gjerė politike,ku pėr interesa tė larta tė kombit pranoi tė flijohej pėr tė mirėn e pėrbashkėt; dhe sė dyti,edhe mė me sukses nė atė tė letrave shqipe, duke pasur pendė e mendim tė mprehtė tė cilat administroheshin nga qarqet pėrferuese tė sferės letrare e mė tej.Pėr tė tillė publicist, me polemikė rezultative dhe mendime tė reja, pohohet me tė drejtėn e qytetarisė se epoka e njerėzve tė mėdhenj vulos me gjurmėt e veta tė pashlyeshme,ku kėtu dallohen mirė njerėzit e ndritur qė i pėrfaqėsojnė,nė paradėn e sėcilės,bėn pjesė edhe meshtari i pėrvuejtur franēeskan At A.Harapi. Pa hyrė nė hollėsi dhe zgjatje tė tepėrta,nė kontekstin e kėtij shkrimi modest,duam tė nenvizojmė idenė e ndojnė mediokri,qė e trajton,apo vlerėson si sakriligj bashkėpunimin e kishės me problemet shoqėrore kombėtare (posaqėrisht politike),kur dihet historikisht se nė shekuj kemi tė pėrcaktuar parimet kryesore tė kėtij uniteti nga etėrit e dijetarėt e shquar tė kishės. Dhe pėr mė tepėr,nė kushtet kur populli ynė jetonte errėsirėn mė tė gjatė mesjetare dhe njėkohėsisht tė shoqėruar me plot kalvare pėrsekutimi,nėn okupimin mė tė egėr tė barbarėve otomanė,klerikėt,dhe nė veēanti,klerit katolik shqiptar,duhet pohuar se ka qenė sistematikisht gjatė shekujve vetėdija e kombit shqiptar. Dhe tashmė rezulton kryesisht mendimi i pastėr,nė kėtė kohė dhe mė vonė,shekull mbas shekulli,kultura shqiptare u ngrit nė nivele tė reja,brenda kishė sonė,por qė gjatė pėrbuzjes sė gjatė,zevendėsoi me dinjitet Akademinė e parė Shqiptare brenda vetė universit shqiptar.Sa pėr ilustrim po sjellim njė shembull,tė cilin,shkurtimisht,po e trajtojmė mė poshtė. Nė veprėn mė tė pėrkthyer nė gjuhėt e botės: “Angazhimi ynė shoqėror”,nė mėnyrė filozofike,autori i saj,prof.Giorgo La Piera (1904-1977),nenvizon: “Nga pikėpamja katolike,politika ėshtė veprimtaria udhėheqėse e jetės njerėzore qė ushtrohet nga shteti,gjinia ose nga klasat me plotėsinė e problemeve shpirtėrore dhe materiale tė individit dhe kolektivit”. Kėsisoj mendoj se kėto dije tė kohės i kishte si vizione tė qarta edhe At Antoni dhe pikėrisht kėshtu ai udhėtonte nė rrugė tė sigurtė. Ai pėrherė mendonte e vepronte nėn shembullin e idealeve qė i kishte si pika referimi,se, “...njerin e ban shpirti dhe ndėrgjegja,e parqet sjellja,e vlerėson puna; apostullin e rrit ideali,qėndresa e guximit; bamirėsinė e krijon zemėr-gjerėsija e vtėmohimi.Para plumbit, qi e rrėzoi pėrdhe,shqiptoi pa za: lumninė e ep deka,kunorėn e vėn varri”. – shkruan nė parathėnjen:”Mbi pėrsonalitetin e At Anton Harapit dhe veprėn e tij Andrra e Pretashit”,studiuesi Gjin Duka (At Daniel Gjeēaj). At Antoni,njohu me tė gjitha pėrmasat e saj zonėn e Grudės dhe tė Malėsisė sė Madhe,si dhe koloritin e gjallė tė zakoneve,vajet,dasmat,me epikėn,me psikologjinė origjinale tė trevave tė marra nė analizė nė veēanti nga penda e studiuesit dhe tė analistit tė hollė tė gurrės popullore tė malėsorėve kreshnikė,pra tėrėsinė klasike tė kulturės sė pasosur kombėtare ende tė palėvruar. Nė kėtė mjedis tė ri dhe tė pėrshtatshėm pėr mendjen dhe punėn e tij me pasion lindi dhe u rrit romani “Andrra e Pretashit” qė vlerėsohet tashmė nga vetė biografėt mė tė afėrt tė autorit si njė ndėr kryeveprat e dorėshkrimeve qė ai la si pasuri tė paēmuara Atdheut tė vet. Ai ruejti me mjeshtėri kompozimin unik tė njė vepre letrare. Midis malėsorėve tė zonės sė Bajzės sė Kastratit,spikat njohja e thellė e psikologjisė sė njerėzve,kultura e pasur dhe e gjerė fetarė,si bari i popullit kreshnik,duke qenė pėrherė nė sherbim tė tij,pėr t’i pajisur ata me nivele tė reja civilizimi pėrparimtar,ku zelli pėr kulturėn qytetare ishte pjesė e edukatės,falė aftėsive tė lindura e tė kultivuara nė fushėn pedagogjike pėr rininė shqiptare brenda famullisė,ku ai posaēėrisht kontriboi ēdo ditė nė formimin e tė krishterve katolikė tė ndėrgjegjshėm,tek e kthej atė nė qendėr tė rėndėsishme tė absorbimit tė kulturės fetare e diturive tė reja. Nė rrafshin politik,At Antoni mbeti njė zbulues i gjallė nė lidhje me fatin e kombit shqiptar. Nė kujtesėn e historisė kan mbetur tė pa shlyeshme shumė ngjarje qė gjithsesi kan emrin e kontributit tė meshtarit sa fetar,aq dhe atdhetar tė shqiptarizmės. Kėshtu nė kohėn e trubullirave politike,midis tė cilave ishte mbėrthyer kontinenti i plakur i Evropės,Fuqitė e Mėdha,aso kohe,hartonin harta tė reja,ku pa tė drejtė Shqipėris sė vogėl gjeografikisht,i cungoheshin arbitrarisht,njėra pas tjetrės,disa treva tė trungut amė. A mund tė heshte frati i urtė pėrball kėsaj masakre qė u bėhej tokave tė Atdheut?! Normalisht, qė jo. I veshur me zhgun,me nismėn e vet,organizon menjėherė tre bajrakė si,Gruda,Hoti e Triepshi,dhe pėrmes tyre i dorėzon Memorandumin e pėrgatitur nga ai vetė ne vitin 1918 komandantit francez nė Shkodėr. Mė tej,nė bashkpunim me liberatorin demokrat Luigj Gurakuqin dhe At Gjergj Fishtėn,harton njė peticion tė nenshkruar nga 200 pėrfaqėsues tė tre bajrakėve,drejtuar pėrkatėsisht Konferencės sė Paqės nė Paris,Ministrave tė jashtėm tė SHBA-sė,tė Anglisė,Francės dhe Italisė. Nė pėrkrahje tė negociatave diplomatike,pėrfaqėsuesit e Grudės,Hotit e Triepshit nė Shkodėr,
organizuan demostratėn te Ura e Maxharrit duke brohoritur: “Hot e Grudė kekan betue/pa gjak malet mos me i l’shue...” At A.Harapi,kishte miq dhe dashamirės tė shumtė duke baskėpunuar ngushtė veēanarisht me At Marin Sirdanin,At Shtjefėn Gjeēovin,Ēerēiz Topullin,Mustafa Qullin,Isa Boletinin,Nolin,Fishtėn,Dodėn,Prenushin,trimin Dedė Gjo Lulin,Hilė Mosin,Mehmet Shpendin etj.Nė ligjeratat e tij tė famshme tė mbajtura nė qytetin e Korēės ndėr tė tjerat u shpreh: “Jam fetar,por kam tagėr dhe detyrė shoqnore”. E rėndėsishme pėr At Antonin ishte fati i kombit dhe i martirėve,tė cilėt pėr vemendjen qė i kushtonte rėndėsisė sė tyre,ata ishin pjesė e jetės sė tij.Populli i Shkodrės,kurrė s’do ta harrojė pėrshėndetjen e fundit tė titulluar: “Dy lot e njė betim”,si shembull i oratorisė klasike shqiptare,nė pėrcjelljen e eshtėrave tė martirve nacionalistė Mustafa Qulli dhe Ēerēiz Topulli,ku midis tjerash theksoi: ”Por para se tė niseni, eni kėtu, e mbi kėta eshtėn, shembllesė ideali, forcė dhe bashkimi, t’i shtrījmė dorėn shoqishojt, Toskė e Gegė, muhamedanė e tė krishtźnė, e me besėn e burravet, me besėn shqiptare, tė lidhemi pėr t’i a mbajtė shqiptarit tė paprekun nji Zot tė vėrtetė, nji atdhé tė lumtun, pėr ta bām Shqipnin e re, tė fortė e tė madhnueshme, tė denjė pėr Skanderbén. T’i diftojmė, po, botės se shqiptarėt janė njimend burra; se mund tė jemi Toskė e Gegė, muhamedanė e tė krishtźnė, e njiheri shqiptarė tė njimendėt.” Ajo qė i jep konturet tė plotė portretit tė tij atdhetar dhe tė njė fetari shumė tė devotshėm, ėshtė se ishte e mbeti si teolog,konferencier me mendim tė freskėt e cilėsi tė spikatur, ku nė mėnyrė tė dukshme shquhet nė drejtime tė tij paqėsore,siē ishin fusha fetare dhe atdhetare.Gojtaria e tij ishte pėrherė e qartė nė mendimet e shprehura,arsyetimin e lidhur mbi bazėn e njė logjike tė kristalizuar e tė ngjeshur mirė,ku ēfarėdo qė tė lexosh,tė bije nė sy forma e kuptueshme dhe e pėrshtatshme e atyre veprave qė shkroi dhe kumtesave qė referoi para njerėzve me nivel pregatitje e dije tė ndryshme kulturore. Frati stoik,vazhdimisht ishte i prirur pėr njė bashkėjetesė paqėsore, vėllazėrore nė tri besimet fetare,ashtu sikurse ka vlerėsuar edhe biografi i pasionuar nė librin e tij, tė shkruar nė mergim nga studiuesi e publicist At Daniel Gjeēaj,ku nenvizon me tė drejtė : “Kjo ishte edukata harapiane. Ai ishte i kryqėzuem nė kryq pėr Fe e Atdhe”. Viti 1920 mbetet pėr At Harapin,si kohė e ingranimit tė tij nė lėvizjen atdhetare shqiptare,qė gjithėsesi nė kushte dhe rrethana tė reja falė energjive tė pashterrshme tė fratit atdhetar,mori njė shtytje dhe organizim tė ri,drejt aspektit progresist. Kėshtu,prej vitit 1921 – 1924 bėhet drejtues i grupit tė njohur atdhetar “Ora e Maleve”,sė bashku me poetin e njohur At Fishtėn,demokratin L.Gurakuqin,Don Lazėr Shantojėn,duke qenė njėkohėsisht edhe themelues,drejtues e botues i aftė i fletores me tė njejtin emėr,qė rregullisht filloi tė nxirrte grupi nė fjalė. Pėr mė tepėr At Antoni,liberalit tė madh demokrat i dedikon edhe veprėn e vet “Andrra e Pretashit”,ku shkruhet: “Luigj Gurakuqit – burrit vėrtetė burrė”. Ndėrsa nė vitin 1924 u zhvilluan zgjedhjet e para nė Shqipėri,ku Anton Arapi gjendet mes “opozitės” sė kohės pėrkrah Nolit,Gurakuqit,Bajram Currit,qė ishin pararoja e kėsaj lėvizjeje demokratiko-borgjeze,duke sjell nė kėtė kohė njė mendim e veprim mė tė pėrshpejtuar nė atė periudhė. Njė meritė tė veēantė e meshtarit pėrparimtar ishte pėrpjekja e tij pėr organizimin politik tė kristian-demokratėve shqiptarė,tė cilėt datojnė qė nga vitet e parlamentarizmit tė parė shqiptarė (vitet 1920) dhe qė lidhen pastaj me pėrpjekjet mė fisnike tė njė Partie tė re Demokristiane Shqiptare nga At Antoni,gjatė pėriudhės sė viteve 1930,e cila falė gurėthemelit tė mendimtarit europian,si njė grupim politik i hershėm i traditės shquhet pėr palcėn me tipare tė thella atdhetarie e humanizmi,duke pėrēuar dhe reflektuar parimet e shėndosha tė burimeve kristiane. E pėrmbledhur nė mėnyrė sistematike,mendoj se kjo lėvizje demokristiane qė kishte si pararojė dėshmorin e fesė e tė atdheut At A.Harapin,dėshmon nė rrjedhėn e historisė,se shqiptarėt nuk qėndrojnė pas kombeve tjera civilizuese,me tradita tė lashta politike,si italianėt e gjermanėt nė pėrputhje mė nevojat e kohės. Pra,shkurtimisht,me logjikė mė tė zhvilluar,demokristianėt e parė shqiptarė nė ide dhe shpirt,gjatė viteve 1946,ishin tė njėkohshėm me De Gasperin e Italisė dhe tė shquarin Audenauerin e Gjermanisė,ku shqiptarėt kristiandemokratė paraqitėn si alternativa mė shpresėdhėnėse nė periudha tė ndezura antifashiste dhe antikomuniste tė kombit tonė tė rrenuar nga Luftėrat Botėrore...Pas rrėzimit tė Qėverisė sė Nolit pėr shkaqet qė tashmė dihen mirė,sikurse shumė tė tjerė edhe frati demokrat arrestohet dy-tre herė dhe burgoset sė bashku me At Bernardin Palaj e vėllezėrit tjerė tė Urdhėrit Franēeskan,qė,qysh nė fillim,kishin pėrkrahur alternativėn e demokracisė sė popullit tė tyre. Mbasi lirohen nga burgu (sepse ata i bashkonte me opozitarėt e kohės ideali primar “Pėr njė Shqipni tė Lirė e tė Pėrparueme”),me vendosmėri e qartėsi ideore,vijon pa ndėrprerje misionin e tij tė shenjtė duke predikuar doktrinėn fitimtare tė Jezu Krishtit...Si i dėrguar i franēeskanėve tė Veriut,i kėrkon Qeverisė sė Tiranės haptas: “Flamurin Kuq e Zi,gjuhėn kombėtare,Lirinė dhe pavarėsinė e plotė tė popullit”. Edhe pse ai kishte detyrėn e rėndėsishme tė Provincialit,nuk e shkėputi pėr asnjė ēast veprimtarinė e tij fetare e atdhetare. Nė vitin 1933,ishte drejtues i Kolegjit franēeskan,drejtor i Liceut “Ilirikum” dhe pėdagog nė shkollėn normale femėrore tė Motrave Stigmatine pranė qytetit tė Shkodrės. Nė harkun kohor 1930-1936,ėshtė njė nga drejtuesit ose drejtor i sė pėrkohshmes prestigjioze nė Ballkan revistės “Hylli i Dritės”,si dhe bashkėdrejtues i gazetave “Posta e Shqypnisė”, dhe “Zani i Shna Ndout”,revistė fetaro-kulturore.
Veprimtaria me pendėn e fuqishme nė fushėn e letrave shqipe
At Anton Harapi krahas punės me pėrkushtim tė pėrhershėm fetar dhe vlerave tė ēmuara qė shpalosi nė veprimtarinė shoqėrore,dallon nė veēanti me po atė madhėshti,nė mėnyrė tė shkėlqyer nė disa drejtime tė rėndėsishme tė dijes njerėzore,si: filozofi,teologji,pedagogji,sociologji,publicistikė dhe nė lėmin e letėrsisė sė pasur artistike. Homelitė e kėndėshme,qė mbajnė peshėn e fjalėve frymėzuese tė At Antonit,si vlera autentike zbukurojnė letėrsinė e pasur fetare tė traditės gegė,ku nė tėrėsinė kulmoi erudicioni esencial i meshtarit plot elokuencė e me njė diksion tė qartė. Ai,nė mėnyrė tė rregullt,ndiqte rrymat e letėrsisė botėrore,lexonte nė origjinal autorėt e famshėm tė pedagogjisė si:Pestaloc,Hergert,Frobel,Forster,etj.Midis librave dhe pėrherė pranė librave,ai mendonte se mendja e tij dhe e ēdo njeriu,nė pėrgjithėsi bėn njė gjimnastikė tė mirė duke zgjeruar dritaret e diturisė njerėzore tė cilėt pėrherė duhet tė jenė tė interesuar pėr tė lejuar depertimin e njohurive tė reja bashkėkohore. Ai porosiste: “Gjimnastika e mendjes me ushtrimin e vullndesės duhet tė shkojė krahas me pendėn si krahėt e shqipes,qi kėtė e naltojnė n’ajri dhe e mbajnė nė drejtpeshim”. Si pasojė e njė akumulimi tė dijeve dhe tė pėrvojės si pedagog,nė vitin 1925 botoi veprėn e parė pedagogjike e cila njėherazi mund tė cilėsohet si njė pėrshtatje tė leksioneve tė pedagogut A.Hergert,si njė punim tipik mirėfilli shkencor,tė cilin e kishte pagėzuar me emrin: “Edukata ose mirėrritja e fėmijėve”. Synimi i fundit ishte qė tė modernizohej metoda,dialektika e shkollės sė re shqiptare,dhe,nė veēanti,kėtė rrymė tė shkollės kėrkonte ta shpėrndante me pasion nė veēanti midis moshės sė re,duke i paisur nė kėtė mėnyrė me njė kujdes e maturi,me parimet progresiste tė shkollės sė traditės sė hershme demokratike e kulturore tė Evropės Prendimore. Siē pohojnė biografėt mė tė afėrt tė tij,meshtari shkrimtar e studiues i vemėndshėm,nuk harronte tė ishte i vemendėshėm kur analizonte,se,mė e rėndėsishme nė shpirtin e shqiptarit ėshtė bindja si akti mė cilėsor,ku pėrherė kėshillat e herė pas hershme tė dobishme janė mė frytdhėnėse se sa dajaku e frika. Pikėrisht pėr kėtė, edukatori mė i afėrt i rinisė e kuptonte krejt mirė se forca fizike e thyen shqiptarin,por nuk e lakon porsi butėsia si njė mirėsi e pėrhershme. Duke qenė drejtues pėr shumė vjet me rradhė,i disa revistave,me dorėn e vet nenshkruan mbi 50 artikuj,qė tė ndarė nė tematika i pėrkasin disa lemijėve shkencorė. Ajo qė e lartėsoi mė shumė,ėshtė elokuenca nė gojtari dhe filozofi,aftėsi tė cilėn nė mėnyrė tė merituar e shfaqi nė qytetin e Korēės ku spikati dukshėm para intelektualėve. Me anė tė 6 ligjeratave tė mprehta tė kohės tė cilat falė kujdesit tė klerikėve kulturdashės u pėrmblodhėn nė librin: “Vlerė shpirtėrore”. Por ēfarė e shtyu autorin e kėtyre punimeve domethėnėse tė ndėrmarrė njė veprim tė tillė nė trajtėn e ligjeratave,si njė dukuri e re pėr kohėn? Duhet vėnė nė dukje se shtysė pėr autorin e kėsaj nisme tė guximshme gojtarie nė Korēė,ishte ēasti i njė krize tė spikatur shpirtėrore nė Shqipėri,dukuri kjo negative me rrjedhime shkatrrimtare. Aty autori referues analizoi nė hollėsi shkaqet e kėsaj krize,duke bėrė gradualisht njohjen me etilogjinė dhe terapinė e kėsaj sindrome kanceroze,ku,si epidemi e rrezikshme,kishte ndėrhyrė ideologjia shterpė dhe vdekjeprurėse e marksizmit edhe nė vendin tonė, shenjat e sėcilės i importoi pikėrisht nė vitet 1936 nė Shqipėri Ali Kelmendi me tė tjerė. Tashmė ndėrgjegja e shqiptarėve ishte paralajmeruar nga frati qė ndiqte me kujdes vėrshimet marramendėse tė reve qė mbillnin obskurantizėm,luftė civile,vese pėrverse tė njė sistemi antifetar,siē ishte komunizmi. Pra At Antoni,qė nė atė kohė me dekleratėn e tij zbuloi se: “Por u pa se nė Rusi,se si parimi i komunizmit nė vend qė tė zhdukte tė zezat u ba burim mjerimi”. Duke nuhatur dhe studiuar me kujdes rrezikun e shtrirjes sė kėsaj epidemie asfiksuese nė Shqipėri,At Antoni shpejt e kuptoi se Ballkani do tė pushtohet,mbasi po vėzhgonte me kujdes lajmet qė vinin me shpejtėsi nga Evropa Prendimore si alarėm se ēfarė po ndodhte nė stepat e Siberisė Lindore tė tmerrshme tė Rusisė,ku miljona rusė tė pafajshėm,klerikė tė besimeve tė ndryshme po pėrsekutoheshin pa mėshirė nga giotina e armėve tė vdekjes qė ishte ateizmi.Pra nga njė kėndveshtrim i veēantė synimi tjetėr i At Antonit ishte ai fisnik,ku fare mirė mund tė lexohet mesazhi i kohės tė ndėrtonte godinėn e re tė mendimit mė pėrparimtar kombėtar shqiptar. “Njė frat i thjeshtė renditet pėrkrah mendimtarve tė mėdhenj kombesh tė tjera”,vlerėson studiuesi dhe kritiku i mprehtė i sotėm,dr. Aurel Plasari. Frati i urtė e i menēur,pėr pasion kishte letėrsinė tėrheqėse artistike,dhe pėr zemėr ruante dashurinė pėr kryeveprėn e At Fishtės “Lahuta e Malcisė”,apo tė tjera si,”Bagėti e Bujqėsi”,tė Naim Frashėrit etj. Shkrimtari i veēantė kėto vepra poeike i recitonte pėrmendėsh shpesh,siē pohojnė bashkėkohėsit. Si qellim tė rrokjes sė pendės sė shkrimtarit,ishte shqyrtimi i portretit tė shqiptarit,lėndė tė cilėn e ka pėlqyer mė sė shumti nė tė gjitha punimet e tij tė lėna si trashegim. Kėtu zotėron dukshėm mendja e matur e njė psikologu tė urtė,duke peshuar me kujdesin e kohės idealet qė e kan pėrshkuar atė,duke mos anashkaluar idealet e njė qytetėrimi tė traditės sė vjetėr shqiptare me bazė e kulturė tė thellė,duke fshikulluar drejtpėrdrejtė tė metat negative tė kohės,si njė analist i hollė pėr tė hapur udhėn,ku idetė progresiste tė nxisin bashkėkombėsit drejt njė lirie tė sigurtė,pėr t’i pregatitur drejtė vetėdijes kombėtare.Mė konkretisht,kėto i shprehu nė prozė me njė stil tė kėndshėm,tė latuar e me kulturė tė gjerė e tė pasur,ku shquhet diversiteti dhe qartėsia e rrjedhshme pėrmes larmisė sė argumentėve qė parashtronte, nga ku me njė frymė kushdo mund t’i kundrojė me kėnaqėsi,falė lirisė e thjeshtėsisė sė tė shkruarit. Ndėrsa vepra e dytė “Andrra e Pretashit”,si roman i botuar pjesė – pjesė prej vitit 1933-1942,nė revistėn e njohur kulturore “Hylli i Dritės”,me nentitujt: “Urti e Burrni ndėr banorėt e Cemit” dhe “Valė mbi Valė”. Ajo u dėrgua pėr botim nė mergim sė bashku me veprat tjera tė letėrsisė shqiptare pranė Institutit tė Studimeve Shqiptare,nė Shtėpinė Botuese “Valecchi”,tė Firences,por shkaku i Lyftės sė II Botėrore,bėri qė kjo nisėm qellimmirė tė mbetet e pa plotėsuar. Disa vjet mė vonė,me 1959,ato u botuan nė Romė,nė saj tė kujdesit tė drejtpėrdrejtė tė prof. Zef Valentinit, prof. Ernest Koliēit dhe tė klerikut tė kulturuar At Daniel Gjeēaj.
At Anton Harapi – martir i shqiptarizmes
Martirizimin e klerikut tė nderuar veēse Shekspiri i madh do tė gjente forcė pėrshkrimi ta trajtonte nė mėnyrėn mė dramatike,si njė tabllo e vėrtetė e njė historie tė trishtuar,tė shkaktuar nga komunistėt,tė cilėt nuk deshtėn fjalėn e lirė tė klerikėve katolikė. Nė njė ēast tė caktuar tė historisė,pėr ridimensionimin e lirisė dhe tė drejtave tė njeriut nė tėrėsi,burri i shquar George Washington,u shpreh haptas para bashkėkohėsve tė vet amerikan me kėto fjalė: “Njė komb duhet tė jetė i virtytshėm,po tė dojė tė jetė i lirė”.Por Kjo fjalė “liri” aq e shtypur dhe e nepėrkėmbur nė Shqipėri gjatė monizmit kishte njohur veēse barbari. Kėsisoj,frati atdhetar e tepėr largpamės,ishte i mprehtė nė mendjen e tij tė hollė,pėr analizėn qė u bėnte ngjarjeve tė historisė sonė. “Vllavrasja ,asht rrenimi ynė fizik,moral,ekonomik dhe politik...Tė dhunojė shqiptari shqiptarin nuk asht zakon...”. Si zakonisht,Lufta Nac.Ēlirimtare nė vend qė tė drejtohej pėr ēlirimin e vendit,u kthye nė vllavrasje,duke devijuar nė kėtė mėnyrė nė njė luftė tė pėrgjakshme civile,skenaristėt e tragjedisė tė sė cilės ishin projektuesi e drjtuesi i drejtpėrdrejtė Enver Hoxha me suitėn e tij,qė me kohė kishin tradhėtuar idealet e larta kombėtare. Ai shpesh shtronte kushtrimin qė ēdo shqiptar i ēdo krahine,besimi ose shkalle shoqėrore t’i thėrrasin arėsyes qė tė mos humbasin si komb e si shtet,por tė ndjejmė me zemėr se jemi vėllezėr tė njė gjaku dhe tė njė gjuhė,miq, dashamirės,shokė,tė cilėt duhet tė na bashkojė njė shpirt i vetėm,shpirti shqiptar, pra duke pėrmbledhur nė njė fjali fjalėt kuptimplote; njė vend,njė zakon,njė interes dhe njė flamur. Gjuetinė mė tė madhe diktatori Hoxha e filloi me katolikėt meshtarė dhe laikė. Prof. Zef Valentini shkruan: “Duke qenė tė kulturuem me arsim shumė tė ngritun katolikėt shqiptarė gjithmonė u patėn ngjėllė zili disave...Vrasėsi antikatolik Hoxha e pranonte kėtė duke i ba nderė katolicizmit,por katolicizmi dhe nė veēanti kleri katolik ishin pengesa mė e madhe pėr triumfin e komunizmit”. Mendjehollėsia e franēeskanit kish paraēfaqur mesazhin e tij origjinal,qė si profeci u realizue nė pranverėn e vitit 1991,kur trokiti demokracia sipas sė cilės: “Shqipnia u fitue me gjak;me gjak dhe po mbahet e robnueme.Do tė vijė dita e me Paqė e Drejtėsi do tė fitohet”.Pa koment! Cilat janė rrethanat nė tė cilat ėshtė zbuluar At Antoni? Banori Gjon Verria nga fshati Plan i Dukagjinit,nė fillim tė kujtimeve tė tij,pėr mysafirin e ri tė shtėpisė sė tyre kujton portretin e tij,qė i ka mbetur nė kujtesė kur nuk ishte mė shumė se 15 vjeē: “Mbaj mend shumė mirė se At Antoni gjithėnjė mbante me vete njė ditar pėrsonal ku ēdo ditė shėnonte,por pa treguar asnjėherė se ēfarė hidhte nė shenimet e tij. Njė ditė ,si fėmijė qė isha e pyeta: -Ēfarė tė duhen kėto shenime At Anton? Ai m’u pėrgjigj: - Se, mund tė vij dita dhe mund tė duhen. Pikėrisht kėto shenime tė pėrditshme tė meshtarit nga Shkodra,i kisha ruajtur me kujdes nė shtėpi,mbasi ai m’i kish dhėnė qė t’i ruaja. Komunistėt,tė cilėt erdhėn nė shtėpinė tonė,e dogjen tri herė atė dhe se kėtė fat tė keq ka pasur edhe blloku i shenimeve tė At Antonit. Nė dimėr ai mbante tė veshur njė gozhup (triko tė leshtė),kurse nė kokė njė kapuē dhe se nė dorėn e vet kur delte nė mal kishte njė kėmesė. Lexonte shumė dhe librat i kishte miq tė vertetė”.”Njė ditė,mė kujtohet si sot, -tregon mė i vogli i kėsaj shtėpie Gjon Verri,- ishte ditė e premte dhe nė faqet e tij pash lotė mallėngjimi dhe keqardhje.Duke e parė nė kėtė gjendje si asnjė herė gjatė gjithė kohės qė qėndroi nė shtėpinė tonė e pyeta:”Pse po merzitesh? Nė atė gjendje tė thellė shpirtėrore siē ishte mė tha:”Dėgjo kėtu: -Kjo nuk ėshtė punė ditėsh,as muajsh as vjetėsh,por njė kohė e gjatė. Unė kam ndejt me vdek si shqiptar,se s’i kam ba keq kujt. Njė gja mė shqetėson ma shumė pėr ty,sepse ke me vuejt tanė jetėn dhe se djali i yt ka me u rrit dhe kan me t’ia vue edhe yllin”. Dhe vazhon: “Ai kurrė nuk ka dėgjuar pėr tė ikur,sepse shpesh mė pėrseriste se gjithēka qė e kam ba vetėm pėr Shqipni. Megjithse kan kaluar shumė vjet dhe ju po mė pyesni se kur ka ardh pėr herė tė parė At Antoni nė shtėpinė tonė. E kam tė freskėt nė mendje se At Anton Harapi,pėr herė tė parė nė shtėpinė tonė ka ardhur me 5 dhjetor e cila pėrkon me ditėn e Shėn Kollit dhe ne,si shtėpi, ishim pregatit pėr ta festuar. Pra,ishte viti 1944. Unė kam punue si ekonomist pranė motrave Stigmatine dhe nė kėtė rast kam pasur fatin e mirė qė tė njihem me tė madhin At Antonin. Me 8 qershor tė vitit 1945 ai ėshtė arrestuar. Pėrpara se tė vinte nė shtėpinė tonė ka kaluar njė natė nė fshatin Prekal dhe njė natė nė fshatin Kir,deri sa me 5 dhjetor tė vitit 1944 erdhi nė shtėpinė tonė...Ai ka qėndruar pranė nesh nėn dijeninė e disa banorėve,siē ishin nė atė kohė fshatari Prekė Ndou aso kohe me detyrėn e kryetarit tė kėshillit (dhe bajraktari i fshatit),Mark Kola kushėriri i kryetarit dhe ne tė shtėpisė sonė. Pra rrethi i njerėzve qė ishin nė dijeni pėr vendin ku ishte i strehuar ai ishte shumė i ngushtė dhe konspiracioni nė kėtė rast ishte shumė i madh...Pra ishte situata ku nė ēdo shtėpi tė fshatarėve shperndaheshin partizanėt. Kryetari qė merrej me organizimin e tyre asnjėherė nuk caktonte partizanė nė shtėpinė tonė pėr tė fjetur mbasi e dinte se tek ne ishte At Antoni.Nė kėtė rast,ai ruante veten dhe detyrėn,fratin mik dhe familjen tonė,qė ishte bėrė strehė e meshtarit i cili kėrkohej gjithandej pėr ta arrestuar.Pėr tė mos rėnė nė sy tė fshatarve tė tjerė,pėrpara se tė sillte partizanėt nė shtėpinė tonė,Preka,nė fillim na vinte nė dijeni dhe ne menjėherė merrnim masa pėr ta ruajtur ose fshehur nė podrum At Antonin qė tė mos diktohej nga partizanėt. Podrumi ishte i tillė,ku poshtė fshihej franēeskani dhe sipėr shtronim sanė dhe lidhnim lopėn,e cila kulloste e qetė. Nė shtėpinė tonė kan bėrė kontroll mbi 15 herė partizanėt dhe ai nuk ėshtė zbuluar asnjėherė.Nė katundin tonė,nė Plan tė Dukagjinit si famulltar ishte At Daniel Hjeēaj,dhe se ai e dinte shumė mirė se frati tjetėr ishte strehuar tek ne. Shpesh organizonim takime dhe vėllezėrit e Urdhėrit Franēeskan shkėmbenin korespondencat korespondencat”. Gjatė bashkėbisedimit me deshmitarin okular tė ngjarjeve qė kan ndodhur nė shtėpinė e tij,pėr tė saktėsuar edhe mė tej pyetjen se cilat janė rrethanat qė sollėn zbulimin dhe mė pas arrestimin e tij,deshmitari Gjon Verri kujton me hollėsi: “Kam mendimin se At Antoni nuk ėshtė arrestuar pėr shkak tė protezės sė dhėmbėve, porse ngjarja ėshtė zhvilluar ndryshe nga sa shkruhet nė njė serė artikujsh qė janė botuar pėr At Antonin.Me mision tė veēantė,batalioni i partizanėve ėshtė nisur nga qyteti i Shkodrės pėr tė arrestuar At Antonin. Mbaj mend se nga ora 1100 e natės, shtėpia jonė ka qenė e rrethueme nga ndjeksit komunistė. Mbasi i kan qėlluar qenit nė oborr,kan hyrė nė shtėpinė tonė dhe menjėherė mė kan kapur mua dhe tė gjithė anėtarėt e tjerė tė familjes.Mė kan pyetur se ku ėshtė prifti. Unė u thash se kėtu nuk kemi prift dhe menjėherė kan nisur tė qėllojnė pa mėshirė mbi mua.Nėna dhe vėllai qė ishin nė dhomėn tjetėr mbasi kan dėgjuar pėrplasjen e derės sė shkelmuar janė habitur.Mė pas,kan thyer derėn tjetėr dhe kan arrestuar vėllan e madh duke i vėnė nė vend prangat. E kan pyetur edhe atė se ku eshtė prifti.Nė kėtė mėnyrė kan nisur qė tė kontrollojnė edhe shtėpinė,por jo nė mėnyrė tė imėt. Kėshtu pėr vėllan e madh kan nisur turturat,dhe mua mė kan arrestuar,duke mė lėnė nė pyll ndėrsa nėnėn nė shtėpi. Komandanti i ndjekjes pohoi me gojėn e vet kryetarit tė kėshillit tė fshatit tonė se At Antoni ėshtė i paditur dhe se nuk shkojmė nė Shkodėr pa tė. Kėshtu na detyronin edhe ne tė tregonim mbasi ai ishte i paditur prej dikujt tjetėr. Unė kam nxjerr priftin nė njė pyll,pr mbasi mė vonė mua mė arrstojnė,siē trgova mė lart,frati gjatė rrugės mė tha: “E kam llogaritur kur kam ardhur kėtu”.Kemi shkuar nė pyll dhe ata e kan marr meshtarin dhe e kan hypur nė njė mushkė dhe nė njė mushkė tjetėr kan hypur Prekėn. Kėshtu sė bashku i kan ēuar deri tek kisha e Planit. Tė nesėrmen e kan dėrguar nė Kodėr tė Shėngjergjit. Me datė 10 kan ndaluar edhe nėnėn time,Mark Kolėn dhe Prek Ndoun (ku tė dyve ua morėn dhe armėt),motrėn dhe vėllain tim. Komunistėt kan djegur shtėpinė tonė,kan marrė lopė,dele,dhi,dhe gjithēka tjetėr qė gjendej nė shtėpinė tonė.Nė hetuesi kemi qėndruar rreth 5 muaj,pra e gjithė familja ime,kryetari i kėshillit dhe kushėriri ynė,qė sė bashku me nėnėn kandal nė gjyq nė vjeshtėn e vitit 1945. Pretenca e prokurorit ka qenė denim kapital,pra me vdekje,kurse vendimi pėr dy burrat e mėsipėrm ishte 101 vjet burg,ndėrsa nėna jonė 60 vjet.Franēeskani,hetuesinė speciale e ka bėrė nė Tiranė. E kan pyetur pėr armėt se ku i ka fshehur dhe At Antoni menjėherė ėshtė pėrgjigjur,duke nxjerrur librin dhe duke thėnė: “Kėto janė armėt e mia...” Portreti i tij fizik ka qenė ky: i gjatė,i thatė,me ballė tė gjerė,hundėn pak tė madhe. Pėlqente shumė tė vishej me kostum malėsorėsh,njėsoj sikur kishte lindur mes kėtyre maleve tė ashpėra. Nuk rruhej shpesh. Ka pasur dhomėn mė vetė dhe kėnaqej nė vetmi,duke shkruar shpesh nėn dritėn e kandilit. Ishte i merzitur dhe pėrherė mbante njė heshtje,ku me sa duket,merzitej se ku e kishte futur ideologjia e ateizmit vendin e qytetin e Shkodrės. Meshėn e thoshte shpesh nė shtėpi nė praninė e njerėzve tanė tė familjes. Pėr mė tepėr,letėrkėmbimin e kryente shtėpia jonė si nga Kuvendi nė vendin ku ishim ne dhe anasjelltas...”
Epilogu i historisė sė At Antonit ėshtė sa i dhimbshėm aq dhe i lavdishėm. Atė e kėshillojnė qė tė ik nga Shqipėria,sikurse bėnė shumė intelektualė kundėrshtarė tė regjimit tė ri. Fakti ėshtė se ai kėtė kėshill e hodhi poshtė prerazi duke thėnė: “Kam punue pėr Shqipninė ballafaq.Nuk pres shpėrblim,por as dėnim nuk ka pse mė pret. Bashkėatdhetarėt e dinė se kurrė nuk i tradhėtova. Me ta vuajta,pėr t’a punova,me t’a qindrova,me t’a gėzova. Me t’a edhe do tė des. Eshtnit e mi nė tokėn e tė parėve tė jenė testamenti em ”. Nė muajt e fundit tė jetės sė tij ai u strehue nė fshatin Kir,me parė,duke u shoqėruar me martirin e kombit Lef Nosin dhe pastaj nė fshatin Plan, nepėr malet e ashpra tė Veriut,nė mes tė cilėve kishte jetuar gjatė viteve tė famullisė, veēanarisht nė bjeshkėt e Dukagjinit. Kėshtu i ndjekur nga kriminelėt e kuq,u strehue ndėr shpellat e maleve,pėr njė kohė tė gjatė. Qėndroi me uratė nepėr duar dhe librin e uratės nuk e hiqte kurrė nga zemra e dora. Befasisht u zbulua nė fshatin Plan... Ai u gjykua dhe u dėnua nga Gjyqi ushtarak nė Tiranė,ku kryesonte procesin gjyqėsor kryetari i saj Koēi Xoxe dhe si prokuror gjeneral Bedri Spahiu,tė cilėt do ta pėsonin dhe vetė nga kjo bishė qė hante klyshėt e vet. Kjo u realizue nė mėnyrė tė pėrpiktė,me porosi tė drejtpėrdrejtė tė kryevampirit qė jetonte mes ekstazave tė sadizmit pervers,kryeterroristit Enver Hoxha,qė e donte patjetėr tė asgjesuar,mbasi ai pėr atė pėrbėnte njė rrezik pėr marrjen e pushtetit...Nė kėtė mėnyrė,pretencat ishin kulmi i njė poshtėrsie nė rritje tė njė sistemi qė i lindi...Por ēudia nuk soset me kaq. Dosja e fratit tė urtė,ėshtė e mbushur fillė e mbarim me akuza shpifėse,trillimi i sėcilės ishte pregatitur me kohė nga kuzhina e atyre,antihumanėve,antifetarėve,qė asnjė herė nuk e deshėn kombin dhe as vetė bashkėatdhetarėt e vėrtetė shqiptarė...
Ishte mėngjez i vrerėt. Binte shi.Nė orėn e parė tė datės 14 shkurt tė vitit 1946,u nxorr nga qelia e burgut tė vogėl,frati fisnik,qė me duart e bashkuara nė parmėz,me krye tė varur dhe sytė gjysėm tė mbyllur nga torturat e rėnda ndaj tė cilit me intensitet tė lartė ishin ushtruar pa ndėrprerje,qėndronte duke thėnė Lutjet e fundit,kur e ēonin nė rrethinė tė Tiranės pėr ta pushkatuar... I hidhte hapat me kujdes,duke ngritur herė-herė kindet e zhgunit pėr tė mos u stėrpikur nga balta qė e rrethonte. Njėri prej ekzekutorve barbarė i tha: “Mos ki dert o prift,se te balta ke me pėrfundue” Nė ēast rreagoi nga drita shpirti i tij shembullor: “Atje tek shkoi biri im,dua tė shkoj i panjollė,siē jam kenė tanė jetėn”.I bekoi vrasėsit e tij,i fali pėr aktin qė do tė kryenin nė shembullin e Jezu Krishtit. Kjo dėshmi feje tė deshmitarėve martirė,ku asnjeri nuk e mohoi fenė e pasuroi librin e Martirologjisė,duke i shtuar njė faqe tėshkėlqyer fesė sė kishės sė shenjtė katolike nė Shqipėri. Ky dishepull i pėrvuajturi Shėn Franēeskut,qė i ka tė tretura eshtnat e tij nepėr zallishtet e Tiranės,u fliste shqiptarėve me kėtė vepėr tė martirizimit pėr Fe e Atdhe. Po tė mos u zini besė fjalėve tė mia: “Ja tek keni veprėn time pėr peng sigurie”.
Burimi: Klajd Kapinova,”Me Kryq dhe Pendė”,1997
Dode Progni
Dode Progni

Shteti : Tirane
Postime : 78
Kyējet nė forum : 15637
Regjistruar mė : 2010-04-09
Profesioni : Historian-Pension

Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum