Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Trojet reale tė Shqipėrisė sipas historianėve dhe njerėzve tė shquar me famė botėrore

Go down

Trojet reale tė Shqipėrisė sipas historianėve dhe njerėzve tė shquar me famė botėrore  Empty Trojet reale tė Shqipėrisė sipas historianėve dhe njerėzve tė shquar me famė botėrore

Post by Naki Sat 20 Nov 2010, 22:05

Isuf Bajrami

Autorė tė ndryshėm dhe specialistė tė gjeografisė kanė shpjeguar me tė dhėnat e tyre pėr madhėsinė e trojeve shqiptare. Sami Frashėri thoshte se “Shqipėria ka njė sipėrfaqe prej 70000 km katėrorė”. Studiuesi francez L.Uelavitch thotė se “madhėsia e sipėrfaqes sė Shqipėrisė ėshtė 75000 km2”. Studiuesi tjetėr shqiptar T.Selenica na jep njė “sipėrfaqe tė Shqipėrisė prej 80000 km2”. Ndėrsa kufijt e vėrtetė etnik tė Shqipėrisė, ashtu siē na i pėrshkruan prof. A.Gashi, janė:

Trojet etnike shqiptare
Kufiri perėndimor
Nga kjo anė Shqipnija etnike kufizohet me detin Jon dhe fillon nga Preveza e mbaron nė pikėn Skepi i Zi. Gjatėsia e buzės nė kėtė anė ėshtė 651 km. Kufiri veri-perėndimor Ky kufi fillon nga pika Skepi i Zi e mbaron nga Ferro.

Kufiri veri-lindor
Ky kufi fillon nga veriu i katundit Shapoja, ecėn nga lindja deri te katundi Japor, pastaj varet nga jugu deri te kuota 1548 e pastaj kthen pėrsėri nė lindje tė Karakollit tė Osman Pashės nėn kuotat 1619-1931. Kjo vijė e kufirit pėrmbledhė qytetin e Kurshumlisė, Prokuples, Leskocit dhe tė Vrajes sė bashku me rajonet dhe katundet e tyre. Kufiri lindor Ky kufi fillon nga Gradnica dhe mbaron nė qoshin ku bashkohen dy lumenjtė Venetika e Vistrica me njė gjatėsi prej 342 km. Kjo vijė lindore fut pėrbrenda krejt viset e humbura mbas luftės ballkanike (1912), tė cilat pėrbėhen prej kėtyre kryeqendrave dhe krahinave: Gjakovė, Prizren, Kaēanik, Vranie, Gostivar, Tetovė, Shkup, Kumanovė, Preshevė, Dibėr, Kėrēovė, Strugė, Ohėr, Krushevė, Pėrlep, Resnie, Manastir, Follorinė, Kostur, Naselicė e Grebenė. Kufiri jug-lindor Kjo vijė fillon nga pika ku bashkohet lumi Bistricė me Venetikon e mbaron nė grykėn e lumit Artė me njė gjatėsi gati 180 km. Kufiri jugor Pėrmbledh brigjet detare tė gjirit tė Artės. Kėto brigje janė shume tė pėrthyeme e kanė njė gjatėsi prej mėse 93 km dhe duke filluar nga goja e lumit Artė mbėrrijnė te qyteti i Prevezės. Brenda kėtyre kufijve ndodhet Shqipėria, e cila shtrihet nė jug- perėndim tė siujdhesės ballkanike, mbi brigjet detare tė Adriatikut dhe tė detit Jon, nga jugu nė veri ndėrmjet skepave Skepi i Zi nė lindje tė Vrajės, gjatėsi lindore nga Ferro. Me luftėrat ballkanike dhe Konferencėn e Londres mė 1913 plotėsuan ėndrrat e shteteve fqinje, Greqisė, Serbisė dhe Malit tė Zi dhe u vendos kufiri i sotėm qė pėrmbledh mė pak se gjysmėn e Shqipėrisė sė vėrtetė. Shqipėria etnike para ardhjes sė turqve nė Ballkan zinte njė sipėrfaqe prej rreth 110000 km2. Nė periudhėn e pavarėsimit tė shteteve tė Serbisė, Malit tė Zi dhe Greqisė, Turqia u “fali” kėtyre shteteve rreth 5000 km2 tė tokės shqiptare. Pas luftės se vitit 1876-1877 me Rusinė, Turqia dhuroi nė interes tė popujve ortodoksė tė Ballkanit rreth 25500 km2 tė tokave shqiptare.

Shqipėria etnike nė fund tė shekullit 19
Nė fund tė shekullit XIX, dheu i Shqipėrisė etnike do tė tkurrej nė 80000 km2 me 2.5 milionė banorė, ndėrsa Konferenca e Paqes, qė u mbajt nė Versaje mė 1919-1920, do tė pranonte se dherat shqiptare nė vitet 1912-1913 zinin njė sipėrfaqe prej 90270 km2 me rreth 3 milionė banorė. Pėrkundėr kėtyre pohimeve, kjo Konferencė lejoji vendimet e Traktatit Paqėsor tė Londrės (1913), duke shkėputur nga trungu etnik shqiptar rreth 80000 km2 qė iu shpėrndau shteteve fqinje, kėshtu qė Shqipėrisė i mbetėn vetėm rreth 28700 km2. Ndėrsa sipas Vjetarit Shtetėror Statistikor tė Shqipėrisė, sipėrfaqja nė km2 e shtetit shqiptar ėshtė 28748km2.
Sipas dokumenteve historike tė botuara qysh herėt, Ilirinė e Jugut grekėrit e quanin Epir, ashtu siē e shihnin nga ishujt. Ėshtė njėlloj, vazhdojnė studiuesit, si peshkatarėt e ishujve Bohama ta quanin Floridėn “Kontinent”. Emėr qė s’ka asgjė tė pėrbashkėt me kombėsinė e popujve qė jetojnė aty. Nė pjesėn qė i kushtohet Greqisė, Straboni nuk e pėrmend Epirin, kurse Ilirinė dhe Maqedoninė i trajton sė bashku. “Pas epirotėve dhe ilirėve, thotė ai, vinė fiset greke”. Sipas veprės Iliada, kėto fise “barbare” jo helene nuk bėnin pjesė nė Lidhjen kundėr Trojės. Maqedonia dhe Epiri kishin njė gjuhė tė pėrbashkėt jashtėhelene, thotė Straboni dhe Plutarku. “Epirotėt e maqedonėt, pėrforcon studiuesi gjerman Hahni, qenė fise tė afėrta me njėri-tjetrin ose me prejardhje tė pėrbashkėt”. Skėnderbeu thoshte: “Nėse kronikat nuk gėnjejnė, ne quhemi epirotas” ndėrkohė qė Barleti e quante Skėnderbeun “Princ i epirotėve”. Ndėrsa Pirroja quhej “Shqiponja”. “Nė Epir gjatė lashtėsisė banonin vetėm popujt jogrekė, shkruante Tumman, qė flisnin gjuhėn maqedone ose ēka ėshtė njėsoj gjuhėn ilire”. Aristoteli, te vepra e tij “Politika”, i kushton vėmendje tė veēantė Kushtetutės sė Epirit, si e ndryshme nga ajo helene. Skylaki i lashtė, duke pėrmendur Ambrakinė thotė: “...prej kėtej nis Helada”. Aristoteli shkruan pėr ishullin Diomeda nė detin Adriatik: “...kur vinė kėtu helenėt...” dhe mė poshtė: ’’...kur vinė barbarėt qė rrojnė aty afėr...”. Tė gjithė autorėt e hershėm grekė gjuhėn e Epirit e quajnė pellazgjike, jo greke. Nė asnjė dokument a historian s’pėrmenden pėrkthyes nė bisedime mes popujsh “barbarė”. Pasi ata merreshin vesh pothuaj nė tė njėjtėn gjuhė tė tyre johelene. Rrėnjėt e fjalėve tė vjetra tė Epirit s’njiheshin nga grekėrit, sepse qenė tė kohės sė pellazgėve mė tė lashtė, me tė cilėt grekėrit trazuan gjuhė e kulturė.

Studiusit e huaj pėr Shqipėrinė etnike
Nė kėtė rrjedhė historike studiuesi suedez Martin P. N. Nilson thotė: “Epiri nga ēdo prirje del jogrek”. Perandori bizantin i shekullit X, Luani i Menēur thotė se: “banorėt e Epirit janė shqiptarė”. Studiuesi Lyber shkruan: “Ishulli i Korfuzit nė zanafillė banohej nga ilirėt”. Kronisti bizantin i shekullit XIV, Mihal Dukasnantari, i Shtėpisė Perandorake, tregon paanshėm se “sunduesi i Janinės, Thoma Preluboviqi, i mbiquajtur “shqiptar vrasės”, Janinėn e pastronte nga shqiptarėt nė njė mėnyrė tė tillė saqė dhėndrrit tė vet shqiptar, Gjin Bue Shpatės, i cili e rrethoi kėrcėnueshėm, i dėrgonte me cinizėm si dhuratė shporta me sy tė nxjerrė tė shqiptarėve”! Megjithate, osmanėt tė kujdesshėm nė regjistrime, Janinėn kur e pushtuan mė 1431 e quajtėn tokė shqiptare. Kėshtu, ata shkruan Delvinė, Grebenė etj., e jo Dhelvinon, Grevena etj., pavarėsisht se kishte ndodhur qė nė shekullin VI p.e.r. mbreti Tharip i Epirit nė administratėn e oborrit mbretėror kishte marrė me rrogė njė athinas, i cili gjeti rastin dhe e hapi greqishten si njė gjuhė tė dytė.

Holand, Epiri dhe suliotėt
Dr.Holand, nė vitin 1812-1813, shėnon nė shėnimet e tij: “Udhėtime nė Ishujt Jonianė, Shqipėri”. “Hyra nė Epir nė brendėsi tė Shqipėrisė”, shkruan piktori i shquar Levis. Nė vizatimet e veta, piktori I.Leiē shėnon mes tė tjerash: “Janinė, kryeqytet i Shqipėrisė; Qyteti dhe Kėshtjella e Paramithisė - Shqipėri; Varri i Ali Tepelenės – Janinė, Shqipėri; Kėshtjella e Pargės - Shqipėri; Lugina e Sulit – Shqipėri” etj. Nė ditarin e vet nė Qefalon nė gusht 1823, Bajroni shkruan: “Suljotėt qenė njė kastė ushtarake e tė krishterėve shqiptarė, qė rronin nė male tė larta, tė cilat sundonin rrjedhėn e lumit Akeron”. Pėr njerėz tė tillė Bajroni vazhdon: “...ka diēka tė trashėguar nga lashtėsia, diēka epike nga koha e Pirros”. Nė librin “Udhėzues pėr udhėtarėt nė Greqi” thuhet: “Shqipėri sot quhet tėrė Epiri i lashtė si dhe provincat jugore tė Ilirisė sė hershme qė arrijnė deri nė gjirin Rizonik, ose grykat e Kotorrit”. Marksi shkruan: “Duke zotėruar Durrėsin dhe bregdetin shqiptar nga Tivari tek Arta... ai popull flet nė gjuhėn e lashtė ilire qė bėnė pjesė nė familjen e madhe tė gjuhėve indoevropiane”. Koloneli Lik shėnon: “Shqipėria zė tėrė vijėn e bregdetit nė lindje tė Jonit dhe Adriatikut, e pėrfshirė nė paralelet 39–43”. Duke qenė nė Epir, ai shkruan se “...aty rregulloheshin punėt nė atė mėnyrė qė qe e pėrgjithshme nė Shqipėri”. Nė zgjatje tė Epirit mė nė Veri, Liku shkruan: “Asgjė nuk mund tė jetė mė tėrheqėse e mė piktoreske se pamja e Luginės sė Gjirokastrės... katundet e shumta tregojnė se ajo ėshtė njė nga rajonet mė tė lulėzuara tė Shqipėrisė”.
Dijetari Spencer bėn njė gjykim pėrgjithėsues: “Mund tė ndryshojnė emrat e njė sėrė rajonesh e t’i pėrfshijnė ato nė provinca tė tjera, por hartėn natyrore tė Shqipėrisė s’ka dorė njeriu ta fshijė, ndėrkohė qė banorėt e krishterė a myslimanė shquhen nga tė njėjtat tipare, zakone, doke dhe prej tė njėjtės gjuhė”. Dr.Holland gjatėsinė e Shqipėrisė e pėrcakton 250 milje; Lik e jep 30 milje nė skajin jugor dhe 100 milje nė pjesėt e tjera, ndėrsa kufijtė nė bregdet i jep gjer nė Prevezė dhe Sulin e quan rajonin e skajshėm tė Shqipėrisė. Ai plotėson mė saktė, duke thėnė se “Shqipėria nis me njė rrip toke tė ngushtė nga malet e Sulit nė Vai tė gjirit tė Artės, duke u zgjeruar me njė gjerėsi, qė ėshtė vėshtirė tė pėrcaktohet”; dhe vazhdon mė tej: “Gjiri i Artės mund tė quhet dalje kryesore pėr pjesėn jugore tė Shqipėrisė”.

Kufijtė e Shqipėrisė sipas Hobhauz
Shoku i shquar i Bajronit, Hobhauz, thotė se “kufijt e Shqipėrisė mbarojnė nė jug nė gjirin e Lepentos, ose sipas disave nė gjirin e Artės... E tėrė zona, duke pėrfshirė dhe Akarnaninė mund tė quhet pa gabuar Shqipėri”. Kur vizitoi fshatin Qestorat, tė Gjirokastrės, ai tha pėr shtėpitė e tyre: “...krejt ndryshe nga ē’kishim parė nė Shqipėrinė e sotme”. Tė njėjtėn gjė, por nga njė drejtim tjetėr, e pėrcakton ushtari anglez Paton: “Prej Novipazarit, 10 orė larg tokės sė Malit tė Zi... fillon shqipja, e cila qė kėtej shtrihet pėr nė jug drejt Epirit”. Dijetari Erkhart Janinėn e quan: “Kryeqytet i fiseve ēame”. Hjuz, duke e pėrcaktuar Janinėn nė Shqipėri, shton se kėsaj tė fundit “mund t’i shtohet Arta e Lura”. Mė tej Konicėn e pėrshkruan si: “...njė prej maleve mė tė mira tė qytetit shqiptar... ka 5000 banorė me dy tė tretat myslimanė, 600 shtėpi shqiptare, 200 greke”. Pastaj flet pėr peshkopatėn e Gjirokastrės Drinopollis (Dropulli i sotėm) me shkurtimin e emrit Fusha e Drinit. Para meje, shkruan Erkharti, kur doli pėrballė limaneve tė Artės “shtrihet toka e Pirros, e Skėnderbeut dhe e Ali Pashė Tepelenės”. Gjithashtu, gjatė vizitės sė tij, studiuesi Doduell shkruan: “Gjiu i Ambrakisė ndan Epirin nga Akarnania dhe nė anėn jugore tė tij ėshtė fillimi i Greqisė“. Regjistrimet osmane kanė qenė mbajtur tepėr saktėsisht, pasi lidheshin me interesat ekonomike e administrative tė tyre me rastin e krijimit tė nahijeve. Epirit i shėnojnė 617 mijė vetė, nga ku rreth 120 mijė grekė dhe 33 mijė vllehė dhe tė tjerėt i vė shqiptarė; pra, vetėm njė e pesta grekė. Statistikat e Sanxhakut tė Gjirokastrės nė mesin e shekullit XIX shėnojnė 148759 banorė; nga kėta 68915 myslimanė, 60872 krishterė, 18972 grekė, asnjė vlleh. Ēamėria kishte 212 fshatra tė krishterė dhe 80 myslimanė. Statistikat mė pas shėnojnė se mė 1913 nė Ēamėri 96% flasin shqip, ndėrsa mė 1940 bie nė 80%.

Pukėvili, Napoleoni dhe tė tjerė pėr Shqipėrinė
Pukėvili i njohur si filohelen shkruan: “Habitem shumė dhe nuk mund tė kuptoj si ka ndodhur qė nė Ēamėri dėgjohet vetėm gjuha shqipe, sikur shqiptarėt tė jenė kėtu vendės e jo grekėrit”. Napoleoni e quajti pashallėkun e Janinės: “...njė shtet i qėndrueshėm me popullsi e zakone tė tė gjithė shqiptarėve”. Pėr kėtė hapėsirė shqiptare i apelohet Papės sė Romės pėr tė ndihmuar Epirin, kur i shkruhet nga Shqipėria “pėr njė pjesė tė vendit... nga Gjiri i Artės nė portin e Vlorės, pėrfshi Manastirin nė kufi tė Maqedonisė e Mecovėn nė shpatet e Pindit”. Nė botimet e Pukėvilit lexojmė: “...me numrin e tyre tė madh, me guximin, zellin e veprimtarinė e tyre, shqiptarėt do ia ndėrronin njė ditė faqen Greqisė”. Studiuesja e shquar rumune me origjinė shqiptare Dora D’Istria, thotė pėr shqiptarėt nė Greqi: “Vetėmohimi e flija e tyre qenė ndihma mė e madhe nė kryengritjen greke pėr ēlirim. Mbi shkėmbinjtė e mbi zellin e Pargės gjenden ende tepricat e njė populli qė dha jetėn e vet pėr Pavarėsinė e Greqisė. Atje ndodhen edhe gjurmėt e gjakut tė martirėve”. Bashkėkohėsi i Ali Pashės, rusi i pranishėm E.Golubinski, thotė pėr tė: “Atdheu i tij qyteti i Artės, nuk gjendet nė Perandorinė e Konstandinopojės... por nė njė principatė tė lirė shqiptare. Ai qe pushtuar nga turqit mė 24.03.1449”. Kėto thėnie pohojnė atė qė Ali Pashė Tepelena i tha lirshėm Bessierit francez: “Unė e quaj shtėpinė time Butrintin, Pargėn, Prevezėn dhe Vonicėn”. Ēamėri quhet qarku i Shqipėrisė qė pėrfshinė krahinat e Paramithisė, Filatit, Pargės, Margėlliqit, Gumenicės etj. Topografikisht, etnografikisht, folklorikisht, Ēamėria pėrbėnė njė krahinė jo tė veēantė tė Shqipėrisė”. Po kėshtu thuhet edhe mė vonė: “Ēamėria ėshtė pjesa mė jugore e Shqipėrisė dhe jep tė dhėna pėr numrin e popullsisė nė myslimanė e ortodoksė”. Historiani grek Sathos shkruan se: “...nė Mesjetė, Thesprotia pėrmendet si krahinė e banuar kryesisht prej shqiptarėve”. Njė pėrcaktim tė tillė e jep edhe Enciklopedia italiane: “Thesprotia ėshtė emri grek i Ēamėrisė”. Edhe nė Konferencėn e Loussanos, nė janar 1913-tė pėrfaqėsuesi i shtetit grek, M. Cacllamanos, nė debatet e nxehta pėr Shqipėrinė u shpreh: “...shqiptarėt banojnė nė njė krahinė plotėsisht tė caktuar nė Epir”. Ē’ndodhi me tėrė kėta shqiptarė nė Epirin e tyre?! “Tretja” nga ēkombėtarizimi prej Patriarkanės dhe megalidesė motivoi parashikimin e diplomatit grek Stefano Skuludhis, shprehur me letėr ministrit grek tė Punėve tė Jashtme mė 18.02.1877, ku thuhet: “...shqiptarėt pa gjuhė tė lėvruar, pa arsim tė zhvilluar, pa fe tė pėrcaktuar, nuk do t’i ruajnė dot pėr njė kohė tė gjatė kombėsinė e tyre, po do tė asimilohen gradualisht prej grekėrve”…

Trojet pas Revolucionit Francez
Pas revolucionit francez, filloi njė epokė e re. Me likuidimin e copėtimit feudal lindėn tėrėsitė kombėtare. Njė ndėr shtetet qė lindėn pas kėsaj periudhe ėshtė Greqia (1831), e cila u garantoi shtetasve tė saj liritė civile, politike nė masė tė barabartė. Klauzola tė tilla u pėrcaktuan me Traktatin e Londrės mė 1829, tė Parisit 1856, tė Berlinit 1878, qė janė quajtur traktate “Minoritare”. Deri mė 1914 ishin bėrė jo mė pak se 30 traktate tė tilla ndėrkombėtare. Siē u tha edhe mė lart Pukėvili shkruan: “Ēamėt jetojnė nė jug tė lumit Kalama. Distrikti i tyre shkon deri nė Janinė. Vendbanimet e tyre kryesore janė: Suli, Paramithia, Luarati, Margariti, Parga dhe Agjia”. Ēamėria, pra, ėshtė njė zonė e banuar nga popullsia autoktone shqiptare. Ajo e cila e pėrbėnte pjesėn kryesore tė pakicės kombėtare shqiptare nė Greqi, nė njė sipėrfaqe me 1950 km2, u ēlirua nga pushtimi turk mė 1912, nė tė njėjtėn kohė si e gjithė Shqipėria. Kongresi i Berlinit (1878), Konferenca e Londres (1913) e mė pas Konferenca e Firencės, qė pėrcaktuan kufijtė e pjesės jugore dhe juglindore tė Shqipėrisė, vendosėn qė kjo trevė shqiptare tė kalonte nėn sundimin grek. Ajo pėrfshinte 189 qytete dhe fshatra me njė popullsi sipas regjistrimit turk tė vitit 1908 mbi 72.000 banorė. Pas caktimit tė kufirit shqiptaro–grek nga Protokolli Firencės, Fuqitė e Mėdha i kėrkuan Greqisė tė tėrhiqte trupat e pushtimit brenda njė muaji nga Shqipėria e Jugut.

Marre nga Panorama
Naki
Naki

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9124
Kyējet nė forum : 25606
Regjistruar mė : 2007-05-29

https://naki.albanianforum.net

Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum