Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Malci e Madhe - kryefjalė nė vite

Go down

Malci e Madhe - kryefjalė nė vite Empty Malci e Madhe - kryefjalė nė vite

Post by ekatarina Mon 17 Jan 2011, 01:41

Flamuri i Gjergj Kastriotit nė Bratile tė Deēiqit me 6 Prill 1911 ishte nji shkėndij pararendse e Shpalljes sė Pavarsis me 28 nandor 1912

Nga Klajd Kapinova.

Nė mėnyr tė pėrmbledhun e pa shum referenca tė tjera historike (tė cilat janė pjes e nji libri nė dorshkrim)* po paraqes punimin tim modest nė 93 –vjetorin e Kryengritjes sė Malcis Madhe tuj pėrshkrue shkurtimisht kontributin e shquem* qi ka dhan kleri katolik me prelatėt e vet nė shėrbim tė ēashtjes nacionale

Shqipnia* ka ken historikisht pėrher zemra e patriotve tė vėrtet tė djelminė tė Malsis Madhe* trevė e cila shpesh herė asht pėrmend* se ka gjenerue burra kuvendi e pushke; tuj i fal Atdheut e maleve kreshnike Dedė Gjo’ Lulin (1840-1915)* i njohun pėr burrni* urti e autoritet.
Me kėto cilsi* Deda pėrballoi me arm nė dor ushtrit pushtuese turke e sulmet malaziase* tuj ruejt me vendosmeni trojet e tė parve tan.
Kryengritja e fillimit tė dekadės dytė tė shek. XX* i tregoi Europės* se kishte ardhun koha tė shkundej nga soditja indiferente* qi i bante vėshtrimit tė ngjarjeve nė trungun e vjetėr tė Europės Juglindore* nė trajtimin e ēashtjeve shqiptare* paralajmėroi fuqit e ndryshme ballkanike* qi andrronin nji coptim midis tyne tė Turqisė europiane* se trojet abnore nuk do tė ishin nji kafshat e leht pėr t’u gėlltit nga orekset e tyne tė pangopshme.
Ajo i dha nji mėsim tė mir pushtuesit turk “tue provue nė gjuhėn e plumbave se kishte perendue tashma koha e ekspeditave ndėrshkimore dhe e raplezarjeve* tė udhėhequna nga gjeneral shum tė zot dhe tė sprovuem nė mizori* si Shefqet Turgut Pasha me shokė” (Shih* Tef Krroqi* “Hylli i Dritės”* vj.XXII* fq.11).
Nacionet* qi pėr shum shekuj kishin vuajt nė robnin turke* u gėzuan e nisen tė gjallnohen* tuj mendue* se po fillonte nji shpres e re. Jasht kėtij ndikimi jetdhans nuk mbeti as Shqipnia* e cila mbi kurrizin e saj kaloi keqtrajtime me plagė tė thella.
Mirėpo* nuk vonoi shum se xhonturqit* rinj porsa erdhen nė pushtet nisėn metodėn e kėrbaēit dhe tė mosprishjės sė “qetsis”* tuj vijue tė merrnin nepėr kamb nacionet* qi asokohe ende vegjetonin brenda pushtuesve osman.
Historiani erudis At Marin Sirdani (1885-1962)* tuj vlersue kontributin e elementit katolik shqiptar nė drejtim tė atdhedashunis* mbi lėvizjet shtypse tė xhonturqve tė rinj kundėr nacioneve* qi kėrkonin liri* cek ngjarjen e randsishme tė historis me 6 Prill 1911* kur shkruan: “Barbarit* mandej tė kryesum prej Xhavit Pashės e Shefqet Turgut Pashės pėr tė shtyp shqyptart ēuen pesh zemnat e shumkuj* e Leket e Malcis qi nuk ishin ken msue me u ba rajė e askuj* tue provue se vetem arma muejte me u sigurue gjan* mallin* nderen e tė drejtat qi kishin pas gzue per qindra vjet edhe nen Turki nisen me levis. Qysh n’prendveren e vjetit 1910 shifen faqe sheje paknaqsije: t’arratisunt shtohen e nė krye tė ēetave kryengritse asht “Kreshniku i Malcis” Ded Gjo’ Luli. Ky e Kol Toma* Bajraktari i Veles* ishij tė vetmit nė krahinen e Shkoders qi tuj mos zan bes njaj permirsimi me djelm t’vet e kushrit nuk kishin dorzue armt e ishin arratis. Kaloi gjith ajo vjet pa ndonji ngjarje me randsi* por me 24
marc 1911 zuni fill nji luftė e vertet kundra Turkis. Populli mbar i Malcis i lidhun me kryengrits* me pushk e pa pushk msyni njiherit tė gjitha postat qi gjindeshin brenda kufinit t’Malcis e me at yrysh n’e e nesre* pushtuen Tuzin* e ashtu t’forcuem me arm e me municion u drejtuen kah Shkodra e qendruen n’Koplik. Mali i Zi* i cilli mezi qi pritte me pa shtjellime nė Turki* tuj e pa se malcort ia kishin nis punes pernjimend* u vu me i mprojt e e bane kufinin e liri me hi e me dal. Lajmi se Malcia ishte ēue pesh e dojte me msye Shkodren e qiti ne mendim Bedri Pashen* valin e atij qyteti* e me shkak se ishte Dini ne rrezik rrejti muhamedanet e vendit* e kush kje i zoti i armve u bashkuen me asqer e duel ne luft kundra malcosve. Kta per me i diftue Fiqive t’Europes e shqyptarve qellimin e kryengritjes ban me 30 marc nji mbledhje n'Cetin e i ēun nji “Memorandum” Fuqive t’Mdha e Malit t’Zi. Ne ket tubim pos kremve t’Malcis muren pjes e u lidhen me ta edhe disa kren me randsi t’vendeve
tjera* t’krishtene e muhamedan”. (material nė dorshkrim).
Kush ishte Ded Gjo’ Luli?

“Pash* o Pash* t’ rrnoft bajraku*
Ndigjo Deden ē’asht kah flet:
Pėr pa rrjedh der n’sylah gjaku*
Knjazi vendin tem s’e shklet!
Ah! Qe prep don t’na dajn copa!
Prep mendimi i par asht ngjall!
Por ta marr vesht tan Europa:
Ded Gjo’Luli prap asht gjall!”

Ai ishte lind e rrit nė bjeshkt e nalta tė maleve tona* ku gurgullon uji i kristalt nga bora e shkrim* pyjeve* ku kumbueshėm dėgjohet zani nė kor i zogjve* njerzve* qi si lisa tė gjat hijeshojn* me shtepit e mbushuna plot me zanin gazmor tė fmijve* qi harlisėn lirshėm* tek shėtisin mbi ato shkrepa tė nalta e tė lam me gjak e lot trimash* ku Atdheu e feja e tė parve ilir u ruajtėn ma shum* se nė asnji vend tjetėr tė Shqipnis.
Portreti i tij mbetet fisnik. “Emri rron gjat nė veprat e medha”* thuhet nė nji fjal tė urt popullore. Ishte i pari midis tė parve* i barabart mes tė barabartve.
Ai* u dallua pėr aftsi tė madhe drejtuese* si nji ushtarak nė zemėr tė Alpeve tė nalta tė bjeshkve.
Ende jetojn nė zemnat e kujtesėn e malcorve vlersimet nga bashkohsit pėr Deden* ku* midis tė cilve Avni Rustemi e quajti “burr i pafrik e i panjoll i maleve tona”.
Deda* ishte jo ma shum se 38 vjeē si adjutant besnik i Ēun Mulės nė Lidhjen e Prizrenit* tuj ken pjesmarrs nė vjetin 1878.
Kryetrimi* ishte e mbeti shpirti dhe zemra e kryengritsve* tuj ken trim si tė gjith trimat e tjer tė malcis* qi me respekt e ndoqėn pas* pėr mbrojtjen e trojeve tė vendlindjes* tuj luftuar ball pėr ball bishėn osmane.
Nė betejėn e hatashme u vran trimnisht kelmendas* hotjan* shkrelas* koplikas* kastratas e shkodran* tė cilėt kjen tė ndihmuem shpirtnisht nga klerikėt katolik

Pikrisht* pėr hir tė sė vėrtetės sė dokumentuem nė shtypin e kohės* pėr llogari tė ekspeditave famkeqe ndėshkimore tė Turgut Pashės e Portės sė Nalt* brėnda ushtris pushtuese ishin tė veshun me rroba e pagueshin rregullisht (mercenar) disa trathtar shkodran* tė cilėt i shėrbenin me besnikri* tuj iu kundėrvue me arm nė dor (gjat ekspeditave ndėshkimore ushtarake turke)* fatosave tė Ded Gjo’Lulit* tė cilėt pa iu tremb syni mbanin me vendosmeni njeri pas tjetrit nė maj tė Deēiqit Flamurin Nacional tė Gjergj Kastriotit.
Tashma* dihet fundi i turpshėm i trathtarve* tė cilėt trimat e Ded Gjo’ Lulit nuk i vran* por i lan tė lir tė ktheheshin nė vendlindjen (nė kmish e brekushe)* qi e kishin trathtue.
Publicisti Risto Siliqi nė librin e parė: “Pasqyra e ditve tė pėrgjakshme nė tė pestin shekull Shqypnis tė robnueme”* Trieste* korrik 1912* shkruan: “Me 26 tė marsit* bashkue ushtarėt e Hotit* tė Kelmendit* tė Grudės* tė Kastratit* tė Shkrelit e tė Shalės* e tė sokoluem me fitime tė pėrditshme* i ranė me nji rreptsi ushtris sė pėrzieme me shkodran* sa mbas guximit e fatoshis tė rrall tė ktyne ushtarve shqyptar* kėta halldupa e pan se tė gjith po jesin me krye e ran gjall nė dor. Ndėr ta rob u xu dhe Abas Bekteshi* njaj trathtar qi nė kohė tė aksionit reformator ju pat kundershtue si shqyptar Shefqet Turgut Pashės* dhe pasi e patėn burgosun e dy herėsh* nė tė pamė tė gjith popullit t‘Shkodres* e patne shtrue n’dajak* e ky i poshtri u ēue me i ndihmue anmikut tė vet e me e vra me vllazėn
Pėr posė tij u xun rob dhe tjer* tė cilve mbasi armėt e fishekėt ia morėn* i lshuen lirė* tė cilėt ikėn me marrė kah Podgorica* prej kėtej me avullore pėrmbi liqe e shkuene n’Shkoder* ku ndoshta nana
e gratė e tyne do t’i kenė pritun tė padituna t’i ngjeshin furkat. Kėt ditė dhe prej Jusuf Gjokajve tė frugsuem prej plumbave tė shqyptarėve ikėn nė Podgoricė 70 vetė tė turkut. Ne nesre si plasi drita* fatosat ton psyne pėrsėri si luana dhe xune rob edhe 90 vet tė tjerė* i ēarmatosen e i nisen kah Podgorica
”.
Risto Siliqi* si gjith rilindasit patriot tė tjer tė penės e pushkės* e njihte mirė fytyren e trathtis. Me gjuhėn e fakteve historike dhe si dėshmitar* ai fshikulloi pamshir tė gjith trathtarėt e nacionit* qi iu kundėrvun me arm nė dor flamurit kuq e zi tė fatosa tė liris. Nga ana e tjetėr* studiuesi historian At Marin Sirdani* mbasi pėrshkruen pikėt kryesore tė “Memorandumit”* nėnvizon frymėn e bashkpunimin e ngusht qi ekziston midis malsorve pa dallim feje.
E randsishme ishte lufta e vendosun* kundėr pushtuesit tė pėrbashkėt* qi kishte shkel trojet tona. Nė shėnimet historike lexojm: “Ky ‘Memorandum’ kje i nenshkruem* pos dy kryetarve tė kryengritsve* Ded Gjo’Lulit e Sokol Bacit* edhe prej Muharrem Beg Bushatit (n’emen t’Shkodres)* Isa Beg Boletinit e Abdullah Agės (n’emen tė Kosovės)* Kapidan Preng Marka Kokes (n’emen t’Mirdites) e Mehmet Shpendit (n’emen t’Dukagjinit). Nji lidhje e atill dy elementash dukej n’e parė se do tė prodhojn nji dobi tė perbashkt* por muhamedanėt e Shkodres vijuen me u mbajt me qeveri turke* e kta me asqer e nalen sulmin malsorvet derisa u erdh nė ndihmė Shefqet Turgut Pasha me shtatdhet bataljona
” (material nė dorshkrim).
E* natyrshėm* askush ma mir* se gjaku i derdhun nuk mund tė flas pėr atdhetarizmin e fetarve e besimtarve shqiptar: Nė Deēiq e Kaēanik* trimat e Kosovės luftuan pėr Shqipnin e besuan Perėndin. Ded Gjo’Luli e Isa Boletini* Themistokli Germenji e Shtjefėn Gjeēovi kjen besimtar e fetar; Thimi Mitko e Papa Kristo Negovani* Sali Butka nuk kjen ateist e megjithat luftuan dhe dhan aq shum pėr atdheun e tyne. Jo besimi* por pėrkundrazi materializmi e dobson dhe e ligshton njeriun.
Mbi kryengritjen e Ded Gjo’ Lulit nė Malci* qi u ngrit menjiher nė kamb* tuj rrok armt pėr liri prof. Abaz Ermenji (1910-2003) nė veprėn e vet historike: “Albania - Vendi qė zė Skenderbeu nė historin e Shqipėrisė” (“Shqypnia e Lir”* Paris* 1968* fq. 279)* nėnvizon: “Valiu i Shkodrės Bedri Pasha* u gjet ngushtė se s’kishte forca tė mjaftueshme pėr t’iu bėrė ballė kryengritėsve. Prandaj u vu tė shfrytėzonte fanatizmin fetar tė myslimanėve duke iu thėnė se “Dini” ishte nė rrezik dhe duke i gėnjyer se gjoja tė krishterėt donin tė sillnin nė Shkodėr malin e Zi. Me kėto intriga mujti tė mblidhte njė turmė shqiptarėsh myslimanė prej Shkodre dhe t’i dergonte pėr tė luftuar kundėr vėllezėrve tė tyre katolikė. Por kėta “mbrojtės” tė “dinit” u shpartalluan shpejt; disa u bashkuan me kryengritėsit. Pėr fat tė mirė* ky dram i shemtuar vėllavrasjeje nuk u pėrsėrit mė nė Shqipėrinė e Veriut.”
Eshtnat e At Gjergj Fishtės*
Ded Gjo’Lulit etj.* hidhėn nė lumin Drin
Figura e Ded Gjo’ Lulit asht lan nė hije nga historigrafia moniste* tė cilin u munduen me e ba ateist e antiklerikal* kur dihet* se ai ka ken nji mik e bashkpuntuer me franēeskant e shquem tė vendit.
A nuk asht nji domethanie e madhe dhe fakt kuptimplot* pohimi ipeshkvit imzot Zef Simonit (ish-Sekretar i Arqipeshkvis sė Shkodrės gjatė kohės* qi po bahej kataklizma antifetare prej komunistve dhe ma von arrestohet e bani 12 vjet burg nė Spaē* Burrel* Sarand* etj.* shėnimi im K.K.)* nė ligjeratėn e tij nė Kuvendin Ndėrnacional “Krishtenimi ndėr shqiptar”* ku pohon: “
sėbashku me eshtnat e klerikve shkodranė* nxjerr nga diktatura* ishin edhe eshtnat e Ded Gjo’Lulit
Dom Mark Gjanit* tue e torturue* i kėrkuene tė mohonte Krishtin. Pėrkundrazi Dom Marku* tha fjalėt e fundit mes dhimbave “Rrnoft Krishti Mbret!”. Vdiq i varun nder shpatulla* tuj ia hjedh trupin qejve e mbeturinat e tij i lshuen nė prrue. Bash njiashtu si vepruen turqit me eshtnat e Gjergj Kastriotit e me prelatin e lavdishėm Imzot Pjeter Bogdanin* apo si vepruen ma vonė komunistat* tuej nxjerr prej vorrit eshtnat e Mons. Jak Serreqit* Mons. Lazėr Mjedjes* Mons. Gasper Thaēit* Mons. Ernest Cocit* Mons. Bernardin Shllakut e
At Gjergj Fishtės e sėbashku me atė* pa dijt gja* tė Dedė Gjo’ Lulit* eshtnat e tė cilit franēeskanėt i kishin ruejt nė vorret e tyne pėr t’i ba nji monument”. (Mons. Zef Simoni* “Persekutimi i Kishės Katolike nė Shqipni 1944-1990”* Shkodėr* 1999* fq.10).
Ky mik apo
i ktyne njerzve tė fes?
Si po e quajm tashma Deden?
Nga historishkruesit qi lam pas* Deda u pa gjithnji i shkputun nga bashkluftarėt e tij* tė afėrm apo tė largėt* bile edhe nga pasardhsit e Derės sė tij tė pėrmendun* ku* kėta tė fundit u ndoqėn e pėrsekutuan nė Shkodėr. Sikurse shkruan i ndjeri prof. dr. Simon Pepa nė lidhje me kėt ēashtje: “Dhe ėshtė pėr tė ardhur keq se kjo luftė* kėta heronj dhe vetė kryetrimi Ded Gjo’Luli pėr vjet e vjet u lanė nė harresė. Lufta dhe ngritja e Flamurit nė Deēiq* pėrmendej sa me thanė* emri i heroi vetėm sa citohej
Dhe ajo qė ėshtė rrėnqethėse ėshtė fakti se mjaft nga nipat e stėrnipat e Ded Gjo’Lulit* si dhe mjaft klerikė qė morėn pjesė me mendje e penė nė pėrpjekje pėr ēlirim u masakruan nė mėnyrė tė tmerrshme. Ata hynė nė rrugėn e mundimeve tamam si nė ferrin e Dantes”. (Libri: “Gjurmime kulturore”* Shkodėr* 2000* fq. 224)
Ai sistem mos vlerėsues veprash e vlerash* e la Ded Gjo’ Lulin vetėm me urdhnin “Pėr veprimtari patriotike” tė Klasit I-rė dhe vetėm nė vjetin 1962. Vetėm me kaq dhe asgja ma tepėr* kur mjaft figura tė tjera* natyrisht* secila me vlerėn e tyne* u pasuan me urdhna* medalje e ‘tituj’ tė shumt. Asnji pėrmendore (tė madhe apo tė vogėl)* asnji rrug a rrugic (veē Tironės)* asnji emėrtim tjetėr me emnin e Dedes* kur mjaft burra tė tjerė tė historis i kan kėto pengje nderimi. Pikėrisht* me 1962* shkodrani Jup Kastrati* boton librin: “Figura tė ndritura tė Rilindjes Kombėtare”* ku Deden e len nė vend tė fundit (ndėr 6 figura)* pas Isuf Tabakut* Daut Boriēit* Hodo Sokolit.
At Gjergj Fishta e Ded Gjo’Luli
Asokohe “Poeti Nacional” At Gjergj Fishta (1870-1940) pėrmes poezis epike* nė veēanti rroku figurat e ndrituna* nji prej tė cilve asht edhe Ded Gjo’Luli. Nė ato hapėsina poetike* Homeri shqiptar i kushton Fatosit tė liris* si peng nderimi kangėn prej 800 vargjesh* si rrall ndonji heroi tjetėr.
Pasi e lexon me andje* kupton dukshėm melodin poetike epike tė Fishtės* shpalosur me talentin e ngjyrave tė ndezuna* qi ruhet nė portretin e madh atdhetar* tek kryevepra e njohun “Lahuta e Malcis”.
Ai me pathos pasqyron ngjarjet e mėdha tė stuhishme nė faqet e poemes. Ato* gjithsesi* janė tė pėrcaktueme mir historikisht* tuj ruajt raporte tė drejta tė ngjarjeve me figurat historike* mbasi ai njihte shum mir historin dhe vendin e heronjve tė nacionit.
Nė hapėsinen e atdhetarizmit tė ndjeshėm* shquhen Ded Gjo’Luli* Oso Kuka* si dhe tė tjer malcor trima* si: Marash Uci* Tringa* Ēun Mula etj. Denjsisht Fishta* paraqet atdhetarin nė mėnyr figurative:
“N’at Malsi* n’at Rapsh t’Hotit
Ded Gjo’Luli* burr si motit*
me’ i qetė Lekė* bisha shkorretit*
ka nis pushkėn m’asqer t’Mbretit!”
Poeti* mbasi e quan trimin e Traboinit Ded Gjo’Lulin si ‘shpatė e gjallė’* i vė atij nė goj atė ligjeratėn e gjall e aq kuptimplote* drejtue Sulltanit* pėrmes Bedri Pashės* tuj e paralejmėrue* se nuk do t’i shėrbenin ma shqiptarėt:

“Se me sotjet* emni i Zotit!
Sa jem nipash t’Gjergj Kastriotit
e “Shqiptarė” qi thonė vendit
ma duva nuk i bajmė Mbretit”

Fishta si poet e Deda si lufėtar* e kan shum tė kjart* se si kishte jetue populli nė thundrėn e hekurt turke* tuj i sjell atij aq e aq telashe e rreziqe tė panumėrta* tė cilat vėrehen* kur autori flet shum pėrmes pendės sė poetit:
“Na shkoi moti si a’ma zi
ngran e pangran* e kryet nė gershan
bje prej sherrit n’taksirat”
ose vargzimet e maposhtme tė mbushuna me folje vepruese:

“Se ai s’po kish tjeter zanat*
veē pre e rep e digj e piq*
rrxo* rreno e vendin flliq”.
Kishte ardh fundi. Vargonjt e gjat shtrėngues tė zgjedhės sė huaj gjysmijvjeēari duheshin kput* sikurse edhe ngjau* sepse Atdheu kishte thirrun fatosat e vet tė lirisė* qi ta mbronin atė deri nė flijim.
Epilogu i luftės me fitore* dihet. Ngrihet Flamuri kuq e zi i Shqipnis* simbol i fitores mbulue me lumenj tė shumt gjaku* me thirrjen: “Rrnoft Shqypnia”.
Historia me fakte historike
“Historia asht mėsuese e madhe* njerzit janė nxanės tė kqinj”
Bismark
Preokupimi me historin asht i veēant. Ajo pėrjetohet e jetohet si kujtes* por edhe si ekzistenc-realitet. Historia* nė Shqipni asht kontrollue e fsheh vijueshmenisht. Nė fushatėn e fshehjes dhe falcifikimit sistematik* e ka pėsue pjesa ma e mir e saj* ngjarje e situata* individ e procese* tė cilat shqiptarėt tash duan t’i zbulojn e pėrjetojn intensivisht.
Diktatura e proletariatit* lufta ruso-kineze e klasave dhe koncepti i prolekulturės* ishin instrumente e mbules e mjaftueshme* qi atje tė bahen krime ndaj njerėzve dhe tė asgjėsohen dokumente* tė falcifikohen epoka e ngjarje tė historis* tė likuidohen pėrsonalitete e momente tė kulturės.
Kėsisoj atdhetarizmi ishte shndrrue nė fraza e etik* qi nuk thote asgja. Me kėt metod* stoliseshin ngjarje e situata* procese e pėrsonalitete* tė cilat sot historia po i harron shpejt ose mallkon rand.
Rizbardhja e ngjarjeve e individėve* asht nji pun e gjat dhe e vėshtir. Ai duhet tė kuptohet jo si gjest a pėrcaktim patriotik* jo si zhurm a retorik stilistikore* por si pun e moral shkencor. Historia e historiani* vetėm tuj ken tė sakt e kritik* krijojn dhe rrisin vetdijėn nacionle e historike.


& & &

Shpesh autorėt* qi kan shkrue pėr ngjarjen dhe figurėn e Dedes nuk janė thellue nė ‘studimet’ e ‘librat’ me tituj historik. Kshtu mund tė pėrmendim anglezen e njohur Miss. Edith Durham* Kamilio Libardi* major V. Lepetiē* atesheu ushtarak bullgar nė Cetin* etj.* pėr tė ardhu tek shkrimet e nėshkruem nga prof. Kol Martinaj Sekretar i Komitetit Shqiptar tė Podgoricės* Risto Siliqi Anėtar* Nikoll Ivanaj etj.
Nė librin e historis hartue pėr nxansit e shkollave tė mesme (me disa ribotime formale* ka ndryshue vetėm paraqitja* por jo pėrmbajtje* shėnimi im K.K.)* harta historike e ngjarjeve tė kohės* e hatue pėr t’u njohu nga brezat e sotėm* pėrsėri ka shum pasaktsina* ēka tė krijon pėrshtypjen se kemi tė bajm me nji kryengrije spontane.
‘Historianėt’ (para e pas vitit 1990)* kan ra tek idet e synimet e hartume (nė hart) nga turqit pushtues asokohe* mbasi e kan ngushtue ose qeth rrethin e zgjerimit tė kryengrijes.
Dhe kėto pėr opinionin tim* pėr dy arsye: sė pari* sipas marrveshjes sė pėrfunduem me kreshnikėt malcor* Qeveria turke ishte zotue tė paguante damet e shkaktueme nga lufta e nė kėt rast* Turkia* kėrkonte t’a hapte qesen e damshpėrblimit sa ma pak tė jet e mundun dhe se harta e paraqitur pėr damet e shkaktueme asht disa her ma e vogėl* formul kjo e njohun edhe ma par* nė shtetet e tjera* ku turqit kishin psue disfat.
Ja qi ‘historianėt’ tan e kan ‘harrue’ kėt argument qi burimet arkivore historike e njohin shum mir. Sė dyti* opinioni europian e botnor ishte i shqetėsuem pėr dhunėn* qi pėrdorte pa kursim Turkia kudo* e qi nuk donte tė tregotte tjetėrsimin* qi po psote Perandoria e ‘pathyeshme’. Kėt synim* ajo kėrkonte ta tregotte tuj i rrfye botės* se nuk ishte kryengritje e zemrimit popullor* por ishin disa ‘rebel’ joshqiptar malcor afėr kufinit me Malin e Zi.
Pėr fat tė mir* jehona e ngjarjes shqiptare gjeti pasqyrim nė shtypin e atėhershėm shqiptar dhe tė huaj. (Shih koleksionet: “Hylli i dritės” “Leka” (Shkoder)* “Corriere d’Italia” (Itali)* “Liri e Shqypnis” (Sofje)* “The Times” (London)* “Ora e Maleve”* “Cirka”* “Shqypnia e re”* “Ora e Shqypnis”* fletoret e qytetit tė Shkodres* dorshkrimet (e pabotueme tė klerikve katolik* tė cilat sot kan mund tė mbijetojn* Arkivi i Vatikanit* Austris* Britanis Madhe* Hungaris* Italis* Malit tė Zi* AQSH* fondi 270* Gjush Shedija “Historija e Shkodres” (dorshkrim i vjetit 1945) etj).
Kushdo e di* se Papa Leoni XIII* me 1880 vendosi tė hap dokumentet e Arkivit ‘Sekret’ tė Vatikanit* pėr tė gjith studiuesit* qi vinin nga e gjith bota* pa shikue se cilės besim a nacion i pėrkasin. Kėtu ekziston nji dokumentacion shum i pasun* qi pėrmban informata* jo vetėm tė karakterit kishtar e fetar* por edhe kulturės sė popujve* gjendjes sė tyne shoqnore* ekonomike* historis* gjuhės etj.
Kėt veprim me kurajo tė madhe* qė Kisha i jepte shkencės e kulturės botnore* studiuesit shqiptar duhet ta kishin shfrytėzue para se tė shfrynin dufin e tė ulin seriozitetin e ‘shkenctarit’.
Mbi luftimet e ashpra midis malcorve trima e taborreve tė armatosuna deri nė dhamb e tė stėrvitun pėr barbarizma antishqiptare* studiuesi At Marin Sirdani* shkruen: “Fletoret europiane t’asaj kohe i pershkruejn trimnit e tyne porsi ata t’herojve legjendar tė kohve tė hershme”.
Pas shpėrndamjes me forcėn e armve tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit dhe gjunjėzimit tė Turkis* pėrpara presioneve tė Fuqive tė Mėdha* qi ēoi ma von nė copėtimin e trojeve shqiptare* rrethet patriotike nė vend nuk ishin tė bindun* se Turkia po merrte rrukollisjen dhe se nėn ombrellėn e saj rrezikohej seriozisht ekzistenca e trojeve shqiptare.
Por* gjithsesi kishte nga ata* qi kishin vizione tė kthjellta iluministe* tė cilėt u shquan pėr veprimtari tė dendur atdhetare. Nė kėt proces historik kontributi i prelatve katolik shqiptar ishte i dorės sė par nė veprimtari praktike tė planit tė brendshėm* pėr njisimin e plot tė faktorit shqiptar.
Ndėrsa veprimtaria e planit politiko-diplomatik tė jashtėm* qėndronte nė mbėshtetjen e kualifikuem tė ēashtjes sė pamvarsis sė plot tė trojeve etnike shqiptare.
Tuj e analizue gjendjen e pėrgjithshme nė Shqipni* politikanėt europian paralejmėrojn nji shpėrthim trazirash nė pranverėn e vitit 1911. Urretja* qi kishin malcort kundėr regjimit xhonturk bani* qi revolta nė kėt pjes tė filloj ashtu siē e kishin mendue vet krent patriot malcor.
Nė Muzeun Nacional tė Kuvendit Franēeskan nė Shkodėr* klerikėt* me dashuni prindore ruajten pėr shum vite nė gji simbolin e liris shqiptare. Pėr kėt dėshmojn etnit franēeskan At Leon Kabashi* At Viktor Volaj* At Daniel Gjeēaj e At Zef Pllumi* tė cilėt pėr nji koh jan marr me mbarshtrimin e institucionit. Sikur tė mos ishte ngrit Flamuri dhe sikur tė mos kishte ekzistue ai Flamur* do tė kishin pas guxim etnit franēeskan me sajue nji gja tė till? Patriotizmi e ndėrshmnia nė pasqyrimin e ngjarjeve nacionale* kan ken ndėr shenjat dalluese tė franēeskanve shqiptar* prandaj edhe nuk mund tė vihet nė dyshim vėrtetsia e ngjarjes. Vertet u ngrit Flamuri nė Vlonė me 28 nandor 1912 nė Ditėn e Pavarsis* por edhe ma pėrpara valviti nė ajrin e pastėr tė maleve shqiptare veriore. I qendis prej duarve tė vajzave shqiptare* flamuri u mbajt lart prej duarve tė ashpra tė burrave kreshnik malcor. Dhe kishte pėrsri disa qi* nė urretjen e tyre tė papėrmbajtun* deshėn tė mohojn kėt ngjarje paraprirse tė
ngjarjeve tė mėdha tė Vlonės patriotike.
Pėr tė parė se sa ‘reaksionar’ e ‘antikombėtar’ ka ken kleri* po japim nji episod* pėr fatet e historis sė nacionit ton. Ishte dhjetori i vjetit 1919* kur shqiptart mėsonin pėr marrveshjen Titani-Venezellos* sipas sė cilės dy pjes shqiptare Korēa e Gjirokastra i ishin dhan Greqis. Me 12 dhjetor 1919 imzot Luigj Bumēi (Arqipeshkv)* do tė nisej pėr Romė* e nė pritjen qi i ban Papa Benedikti XV (1914-1920)* Ai i ban tė ditun rrezikun* tuj u zhvillue ky dialog:
Po shka tė baj pėr Ju? Me Itali* s’kam ēfar tė baj* se e di gjith bota si jemi. Me Franc marrdhaniet janė kputun. Ēfar tė baj? Unė kisha pėr tė thanė Shenjtni* se bota s’ka vetėm Itali e Franc. Ka nė botė Angli dhe Shtetet e Bashkueme tė Amerikės. Ke tė drejt. E pra* qysh nesėr do tė piqem me Ambasadorin e Anglis e e pasnesre me atė tė ShBA-sė. (Shih “Hylli i dritės”* fq. 219).
Qėndri i klerit ndaj Kryengritjes sė Malcis* ka ken dashamir e mbėshtetės pa rezerva* pėr trimat e prijsin e dashun Ded Gjo’ Luli.
Klerikėt e Malcis* tuj theksue nevojėn* qi tė rezistonin me bashkatdhetarėt e vet tė arratisun dhe popullsisė sė dėbuem* u larguan sėbashku me ta dhe qėndruan nė Mal tė Zi. Midis tyne ishte famullitari i Kastratit At Mati Prenushi. Pas disa viteve* nė kohėn* kur atij i bahej gjyqi komunist* i pyetun nga hetuesia* qi zhvilloi gjyqin* pikėrisht aty* ku kishte ken redaksia e revistės “Hylli i Dritės”* ndėr tė tjera pohoi: “Pėrveē muzikės me sakrifica tė mėdha* kam pėrshkue nga antikuari i bibliotekės edhe tė gjitha veprat qi flitshin pėr Gjergj Kastriotin nga populli shqiptar. Tė gjith kėto vepra jan kėtu edhe sot nė bibliotekėn franēeskane. Kur u ktheva nė Shqipni* kam shkue famullitar nepėr male. Kam marr pjes aktive nė kryengritje bashk me malcort e prim prej Ded Gjo’ Lulit nė vjetin 1911* e kam ndej disa koh me popullin i strehum nė Mal tė Zi
” (Shih* Zef Pllumi* libri me kujtime “Rrno per me tregue”* vėll.II 1944-1951).
Diplomacia e holl e gjuhės fine tė moderacionit* ka ken nji tipar karakteristik e mbizotnues nė pėrsonalitetin publik tė arqipeshkvit tė Shkodrės imzot Jak Serreqit. Misioni i tij* duhet tė pozicionohet kjart nė kontekstin e ēastit kohor tė zhvillimit tė kryengritjes.
Jemi nė korrikun e vjetit 1911* ku si rezultat i luftimeve tė ashpra disamujore* energjit fizike e njerėzore tė familjeve malcore po shkonin drejt nji kufini* pas tė cilit do tė kishin vetėm asgjėsimin fizik. A ishte vėrtet e arsyeshme* njerzore dhe kristiane pėr bariun shpirtnuer tė malcorve* tė ndėrmerrte nji vepėr ndėrmjetsimi* pėr tė shpėtuar popullin e tij nga asgjėsimi i barbarit?
Mendoj* se pėr nji patriot e figurė tė randsishme publike* siē ishte Jak Serreqi* nji veprim i till ishte krejtsisht i domosdoshėm dhe pėrbante nji detyr morale* pėr ēdo shqiptar tė arsyeshėm...
Abat Prend Doēi
prelat i ndritur i vlerave shqiptare
Nji ndėr punimet ma interesante e me shum baza agumentuese shkencore dhe historike mbetet libri jetshkrimor kushtue Abatit tė Mirditės Prend Doēit* shkrue me realizėm nga Pal Doēi kėto vitet e fundit...
Pėr prelatin katolik* me shpirt patriotik Abatin e Mirditės Prend Doēin* ka mendime e dokumente* qysh nė shekullin XIX* tuj bashkrendue doket e virtytet e mira amtare* me normat e kanunit tė maleve* qi asokohe zinte vendin e ligjit nė Mirdit...
Ai vuni rregull nė lutjen e festave* qi e rėndonin ekonomin e vorfėn tė mirditasve. Si prelat katolik* fetar e atdhetar i ditun* ai gzonte simpati e gjente mbėshtetje ndėr besimet e tjera nė Shkodėr* Lezhė* Mat* Dibėr e Lum. Ai nuk e fshihte kurr shpirtin e vet atdhetar. Nė ēashtjen nacionale meshtari i pėrvujt* kundėrvepronte gjithnji hapun e ashpėr* jo sepse ishte kryeneē* por sepse kje patriot i papėrkulun e i qendrushėm nė karakter.
Nė mėnyr qėllimkeqe e pa tė drejt* udhėtimi i Prend Doēit si Abat i Mirditės (tuj ken peng i Turgut Pashės)* gjat udhtimit nga Shkodra nė Orosh nė gusht tė vjetit 1910 asht pėrshkrue nga mjeku i shtabit tė ushtris sė Turgut Pashės* E. Jack.
Mirpo gjat faqeve tė librit nė turqisht* gjendet e ruejtun nji foto* ku aty kan dal Prend Doēi pėrpara nė kal tė bardh e Turgut Pasha me kal tė zi...
Pothuajse pjesa dermuese e autorve tė mavonshėm gjat komenteve tė tyne* kan marr pėr bazė tė dhanat e parashtrueme nga ky auktor* i cili nuk asht as politikan e aq ma pak ushtarak. Nė nji studim shum tė kujdeshėm e serioz tė studiuesit G.Robel me titull “Nopēa dhe Shqipėria” (G.Robel “Franz Baron Nopeza un Albanien” Uiesbaden* 1966* fq.71)* vihet nė dukje se: “Ka tė ngjar qi Jack tė mos e ket kuptue shahun dinak tė Doēit* por ka shkrue me hamendje”. E vėrteta asht* se prelati nuk i ka prir ushtris turke* pėr tė dal nė Orosh* por ishte pikrisht Turgut Pasha* qi e mori peng dhe e vuni pėrpara. Kushdo e kupton se tjetėr asht tė prijsh pėrpara e ndryshe asht me tė marr me forc e me tė nxjerr me dhun pėrpara.
Pse e mori peng dhe e vuni pėrpara imzot Doēin drejtuesi i ekspeditave ushtarake turke Turgut Pasha? Pėr dy arsye: sė pari* pėr tė sigurue veten. Tuj pasun pėrpara Abatin me influenc nė tan krahinen me besimtar besnik katolik* imzot Doēi* edhe po tė kalonte nė ndonji prit* askush nuk do tė shtinte nė tė. Sė dyti* pėr tė tregue forcėn e vet* pėr tė pėrul Abatin Prend Doēin* qi* ndonse ka pėrkramjen e shteteve tė Europės* e vuna pėrpara. (AQSH* Fondi 270* Dokumenti 53* fq.7.)
Madje* tėrthorazi* Turgut Pasha* donte t’i tregonte Austro-Hungarisė* qi gzonte tė drejtėn e mbrojtjes sė kultit* se jam vet zot mbi ‘shtetasit’ e mi. Por Turgut Pasha* megjithse e vuni nė pėrpara bariun shpirtnuer tė malcorve* nuk mundi tė arrestonte nė Mirdit asnji nga krent* qi ai kishte tė dhana* se jan strehue atje* pra parashikimi i tij nuk u vėrtetue; qėllimi fushatės nuk u arrit* mbasi vet fusha nuk u pėrligj.
Mbshtetja vetėm tek libri i mjekut Ernest Jack* qi i shėrbente pėrsonalisht Turgut Pashės don me than me marr si tė vėrtet nji pikpamje pėrsonale* subjektive tė nji tė hueji* madje aq ma keq tė nji njeriu jospecialist

Pra* sikurse shikjohet* kleri u pėrfshi pa ngurrim si shėrbestar i grigjės sė vet edhe atėher* kur cėnoheshin interesat e nalta nacionale* dhe jo sikurse ka shkrue bashkqytetari shkodran me banim nė Tiranė Prof. Dr. Gazmend Shpuza e disa profesor tė tjer Akademis sė ‘shkencave’ me nji urretje* se:
“Me veprimtarinė e vet pėrēarėse* kleri vėshtirėsoi bashkimin e popullit shqiptar nė luftė pėr liri. Pavarėsisht se nuk ia arriti* ai i pėrpoē tė fuste shqiptarėt nė njė luftė vllavrasėse. Meqė pushtuesit osmanė nuk mundėn tė shtypnin kryengritjen* kleri veproi me tė gjitha forcat pėr t’i mashtruar kryengritėsit qė tė hiqnin dorė nga kėrkesat e tyre kombėtare* ose pėr tė mbajtur larg nga kryengritja e popullsinė e krahinave tė tjera tė vendi
Reaksioni klerikal katolik me demagogji vazhdimisht qė tė spekullojė mbi luftėn e pareshtuar tė popullsisė katolike tė vendit tonė kundėr pushtuesve osmanė* pėr tė maskuar sadopak qėndrimin e vet reaksionar e bile antikombėtar. Prandaj jo mė kot shtypi klerikal* veēanėrisht me rastin e 25 vjetorit tė shpalljes sė Pavarėsisė* i ėshtė referuar luftės sė malėsorėve tė Mirditės dhe tė Mbishkodres. Por kleri katolik duke qenė nė shėrbim tė papatit e tė Perandorisė Austriake* ishte i detyruar pėr hir tė interesave tė padronėve tė vet qė tė vihej edhe
nė shėrbim tė autoriteteve osmane. Dihet pėrpjekjet dhe roli qė luajtėn klerikėt reaksionarė me nė krye arqipeshkvin e Shkodrės Jak Serreqin dhe Abatin e Mirditės Prend Doēin nė ndihmė tė Shefqet Turgut Pashės me 1910 dhe mė 1911 pėr t’i mashtruar e detyruar masat e malėsorėve qė tė ulin armėt dhe tė heqin dorė nga kėrkesat kombėtare tė Memorandumit tė Gėrēės. Pra lufta e malėsorėve tė udhėhequr nga Dedė Gjo Luli nuk ka asnjė tė pėrbashkėt me qėndrimin reaksionar klerikal
” (Prof. Dr. Gazmend Shpuza “Qėndrimi antikombėtar i Klerit ndaj Kryengritjes sė vitit 1911”* Akademia e Shkencave* Tiranė 1980).
Lavdia e njė ngjarje tė rėndėsishme shqiptare
Intensiteti i zhvillimit tė ngjarjeve flet* pėr shkallėn e nalt tė ndėrgjegjės politike nacionale tė malcorve* tė cilėt* nė tė gjitha mėnyrat ndihmuan kryengritjen.
Mirėpo* ka autor* qi pėrpiqen t’i shfrytėzojnė kėto veēori nė kahje tė kundėrt* kur e shtrijn at nė reduktimin e elementit tė ndėrgjegjės* pėr pavarsin ndaj Portės sė Nalt. A mund tė zvoglohen kėrkesat e mirfillta politike tė luftėtarve liridashės antiosman nė pamundsi* pėr ta mohue atė krejtsisht!? Duhet pranue* se autoritet shtetnore e sidomos osmane pushtuese asokohe e kishin tė kjart karakterin e vėrtet politik e zemrimin popullor tė mbledhun ndėr shekuj...
Vlera e populli matet me forcėn e ndėrgjegjės* aftėsin vepruese* nė mjedisin* ku jeton e punon* matet me forcėn e qindreses sė tregueme gjat etapave tė historis sė pafavorshme.
Nė rrafshin e pėrgjithshėm* intelektualėt rilindas shqiptar* kan organizue nė koh tė ndryshme nji radh protestash nė form kėrkesash me shkrim. Njerzit e kulturės e penės nė pėrgjithsi* jetonin me konceptin e shteteve me nivel kulturor disa her ma tė nalt* sipas sė cilės* duhet tė arrihet nji her qytetnimi i popullit shqiptar e pas ndėrgjegjsimit* populli do tė luftoj pėr pavarsi ose ēlirimin nga pushtuesit.
Situata nė tė cilėn gjendej populli ynė* me pėrshpejtimin e zhvillimit tė ngjarjeve* nuk prisnin gjersa tė ndryshohej mendsia e vonueme e shqiptarit. Vėshtirsit ishin tė brendshme e tė jashtme.
Sė pari* vėshtirsia e brėndshme ishte* nė pamundsin e mbledhjes e pėrdorimit tė enėrgjive tė nacionit shqiptar nė nji drejtim tė vetėm: 'nji nacion nji qėndrim'.
Sė dyti* vėshtirsia e jashtme qindronte tek Fuqit e Mėdha tė kohės* tuj pėrjashtue ato forca (ShBA)* qi ishin nė pėrkrahje tė ēashtjes shqiptare* tuj mos dashun t’a linin popullin ton si pjes pėrbase e Perandoris Osmane* nga e cila kemi trashegue prapambetje deri nė ditėt tona...
Turkia pushtuese* asnjiheri nuk lejonte formimin e nji nacionaliteti shqiptar* se mund t’i rrshqiste nga dora. Turkia edhe situatėn e tjetėrsimit tė saj tė brendshėm* donte ta mbante nė fshehsin e vet 5-shekullore.
A u mbėshtet kryengritja e Ded Gjo’ Lulit?
Nė rrethanat* kur kryengritja nė fjal nuk mund tė shndėrrohej nė njė kryengritje tė pėrgjithshme* kur Memorandimi i Grėēės ose ‘Libri i Kuq’ siē u quajt ndryshe* kryengritsit kėrkesat nuk i donin vetėm pėr vete* por pėr gjith Shqipnin* fjal kėto tė cilat* nė unitet pėrfaqėsojn mendimin e pėrhapun politik tė lėvizjes nacionale gjithpėrfshirse.
Zhvillimi i lėvizjes e ndikimi i saj nė popull* gjetėn shprehjen e vet nė formimin e rritjen e ndėrgjegjės nacionale. Nivelin cilsor* ku ishte ngrit kjo ndėrgjegje* e shpreh kjart pėrgjigja* qi i dha Ded Gjo’ Luli pėrfaqsuesit diplomatik tė Turkis nė Cetin* Satedin Beut* nė kohėn kur diplomati kėrkonte* qi t’i largonte malcorėt nga synimet e tyne tė mirfillta tė ēlirimit nacional. Deda* tuj mos pat frik deklaroi* se: “Tė drejtat e kerkueme nuk i dona vetėm pėr vet* e por pėr tan Shqypnin”.
Kryengritja e vjetit 1911* e drejtueme me aq urti* guxim e trimni nga Ded Gjo’Luli* nuk del si nji lėvizje e rastit* por si vijim i pėrpjekjeve tė pandėrprera tė malcorve e gjith popullit shqiptar* pėr tė jetue tė lirė nė trojet e veta.
Deda me bashkluftarėt e vet* ishin tė edukuem me ndjenja tė ngrohta atdhedashunie pėr liri* nė shkollėn e traditės popullore e familjare* nga e cila ata kishin mėsue ndėr tė tjera* qi tė ruanin gjuhėn e zakonet e tė parve* tė ishin tė gatshėm pėr tė flijue jetėn pėr liri e Atdhe.
Tronditja e themeleve tė nji Perandorie* qi kishte vite qi po tregonte lėkundje serioze* si pasojė e kalbzimit tė strukturave tė piramidės osmane* bani qi edhe shtetet e vogla si Shqipnia t’u sillnin shqetsime alarmuese.
Heroizmin e fatosave tė liris tė malcorve kreshnik* plaku i urt i Vlonės Ismail Bej Qemali* gjat vizitės qi i bėri Ded Gjo’Luli nė Vlonė (pas shpalljes sė Pavarsis me 28 nėntor 1912)* kryetrimin do t’a pėrshkruante me nji mendim tė pjekun: ‘Dedė Gjo’ Luli pushk e ngrehun pėr Shqipnin’.
Shkrimtari* folkloristi At Donat Kurti O.F.M. (1903-1983) (qi do tė zbulohej i braktisun e i vdekun nė nji kasolle tė zbuluem nė rrugicat e Shkodres* mes borės e acarit tė dimnit* shėnimi im K.K.)* nė pėrkujtim tė 50 vjetorit tė shkollės sė njohun franēeskane thotė: “N’at dit Shqyptari njimend mushi mushknit me frymėt’liris e brittė n’zemer t’vet: “Rrnoft Shqypnja’ tuj ba jeh nė ket mnyrė Flamurit t’Shqypnis tė ngrehun me guxim e trimni* po n’at vjet me 6 Prill 1911 prej Ded Gjo’Lulit nė Bratile t’Deēiqit”.
ekatarina
ekatarina

Shteti : Toka
Postime : 16
Kyējet nė forum : 16843
Regjistruar mė : 2009-01-19

Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum