Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

6 Prill 1911 ngritja e flamurit kombėtar nė kalanė e Deēiēit

Go down

6 Prill 1911 ngritja e flamurit kombėtar nė kalanė e Deēiēit  Empty 6 Prill 1911 ngritja e flamurit kombėtar nė kalanė e Deēiēit

Post by ekatarina Mon 17 Jan 2011, 01:58

6 Prill 1911
Klajd Kapinova
Flamuri i Gjergj Kastriotit nė Bratile tė Deēiqit mė 6 Prill 1911 ishte njė shkėndijė pararendėse e Shpalljes sė Pavarėsisė mė 28 nėntorit 1912
Shqipėria ka qenė historikisht pėrherė zemra e patriotėve tė vėrtetė tė djelmisė sė Malėsisė sė Madhe, trevė e cila shpesh herė ėshtė pėrmendur se ka xjerrė burra kuvendi e pushke; duke i falur Atdheut e maleve kreshnike Dedė Gjo’ Lulin (1840-1915), i njohur pėr burrėri, urti e autoritet.
Me kėto cilėsi, Deda pėrballoi me armė nė dorė ushtritė pushtuese turke e sulmet malazeze, duke ruajtur me vendosmėri trojet e tė parėve tanė. Kryengritja e fillimit tė dekadės sė dytė tė shek. XX, i tregoi Evropės se kishte ardhur koha tė shkundej nga soditja indiferente qė i bėnte vėshtrimit tė ngjarjeve nė trungun e vjetėr tė Evropės Juglindore, nė trajtimin e ēėshtjeve shqiptare, paralajmėroi fuqitė e ndryshme ballkanike qė ėndrronin njė coptim midis tyre tė Turqisė evropiane, se trojet shqiptare nuk do tė ishin njė kafshatė e lehtė pėr t’u gėlltitur nga orekset e pangopshme. Ajo i dha njė mėsim tė mirė pushtuesit turk “tue provue nė gjuhėn e plumbave se kishte perendue tashma koha e ekspeditave ndėrshkimore dhe e raplezarjeve, tė udhėhequna nga gjeneralė shumė tė zot dhe tė sprovuem nė mizori, si Shefqet Turgut Pasha me shokė” (Tefė Krroqi, “Hylli i Dritės”, vj.XXII, fq.11).
Kombet, qė nė shekuj kishin vuajtur nė robėrinė turke, u gėzuan e nisėn tė gjallėrohen, duke menduar se po fillonte njė shpresė e re. Jashtė ndikimit jetėdhėnės nuk mbeti as Shqipėria, e cila mbi kurrizin e saj kaloi keqtrajtime me plagė tė thella.
Mirėpo, nuk vonoi shumė se xhonturqit, rinj porsa erdhėn nė pushtet nisėn metodėn e kėrbaēit dhe tė mosprishjės sė “qetėsisė”, duke vijuar tė merrnin nėpėr kėmbė kombet qė ende jetonin brenda pushtuesve osmanė.
Historiani atė Marin Sirdani (1885-1962), duke vlerėsuar kontributin e elementit katolik shqiptar nė drejtim tė atdhedashurisė, mbi lėvizjet shtypėse tė xhonturqve tė rinj kundėr kombeve qė kėrkonin liri, cekė ngjarjen e rėndėsishme tė historisė mė 6 prill 1911, kur shkruan: “Barbarit, mandej tė kryesum prej Xhavit Pashės e Shefqet Turgut Pashės pėr t’shtyp shqyptart ēuen pesh zemnat e shumkuj, e Leket e Malcis qi nuk ishin ken msue me u ba rajė e askuj, tue provue se vetem arma muejte me u sigurue gjan, mallin, nderen e t’drejtat qi kishin pas gzue per qindra vjet edhe nen Turki nisen me lvisė.
Qysh n’prendveren e vjetit 1910 shifen faqe sheje paknaqsije: t’arratisunt shtohen e n’krye tė ēetave kryengritse asht “Kreshniku i Malcis” Ded Gjo’ Luli. Ky e Kol Toma, Bajraktari i Veles, ishij tė vetmit nė krahinen e Shkoders qi tuj mos zanė bes njaj permirsimi me djelm t’vet e kushrit nuk kishin dorzue armt e ishin arratis. Kaloi gjith ajo vjet pa ndonji ngjarje me randsi, por me 24 marc 1911 zuni fill nji luft e vertet kundra Turkis.
Populli mbar i Malcis i lidhun me kryengrits, me pushk e pa pushk msyni njiherit t’gjitha postat qi gjindeshin brenda kufinit t’Malcis e me at yrysh n’e e nesre, pushtuen Tuzin, e ashtu t’forcuem me arm e me municion u drejtuen kah Shkodra e qendruen n’Koplik. Mali i Zi, i cilli mezi qi pritte me pa shtjellime nė Turki, tuj e pa se malcort ia kishin nis punes pernjimend, u vu me i mprojt e e bane kufinin e liri me hi e me dal.
Lajmi se Malcia ishte ēue pesh e dojte me msye Shkodren e qiti ne mendim Bedri Pashen, valin e atij qyteti, e me shkak se ishte Dini ne rrezik rrejti muhamedanet e vendit, e kush kje i zoti i armve u bashkuen me asqer e duel ne luft kundra malcosve. Kta per me i diftue Fuqive t’Europes e shqyptarve qellimin e kryengritjes ban me 30 marc nji mbledhje n'Cetin e i ēun nji ‘memorandum’ Fuqive t’Mdha e Malit t’Zi. Ne ket tubim pos kremve t’Malcis muren pjes e u lidhen me ta edhe disa kren me randsi t’vendeve tjera, t’krishtene e muhamedan”. (dorėshkrim).
ekatarina
ekatarina

Shteti : Toka
Postime : 16
Kyējet nė forum : 16843
Regjistruar mė : 2009-01-19

Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum