Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

BETEJA E KOSOVĖS - 1389

Go down

BETEJA E KOSOVĖS - 1389 Empty BETEJA E KOSOVĖS - 1389

Post by Naki Tue 08 Feb 2011, 03:14

BETEJA E KOSOVĖS U ZHVILLUA ME TĖ 16 TĖ MUAJIT SHABAN DITĖ E MARTĖ E VITIT 791, KJO DO TĖ THOTĖ MĖ 10 GUSHT TĖ VITIT 1389 NĖ DITĖN E ALIGJYNIT E JO NĖ VIDOVDANIN SERB MĖ 28.06.1389.

Njėra ndėr betejat e shumėta qė bėnė kthesė vendimtare nė analet e historiografisė botėrore, ėshtė Beteja e Kosovės e 15 qershorit tė vitit 1389. Qė e bėnė dhe e zhvilluan popujt dhe shtetet ballkanike. Ku pas kėsaj beteje Perandorisė Osmane iu hapėn rrugėt e pushtimit nė drejtim tė Perėndimit,dhe nė katėr anėt tjera tė botės. Me kėtė marshim kolonialist tė Turqisė, shumė popuj tė Gadishullit Ilirik gjegjėsisht (Ballkanik), ranė dhe u bėnė vasalėt tė kėsaj perandorie tė fuqishme, duke i kaluar gati pesė shekuj nėn sundimin dhe robėrinė e saj.

Me kėtė betejė turqit e trasuan rrugėn e tyre kolonialiste pėr nė Romė dhe Paris. Ndėrsa Car Llazari, duke e vėrejtur se po i pėrgatitej njė uragan shumė i fuqishėm afėr kufijve tė principatatės sė tij. Kishte vendosur tė hynte nė aleancė me krerėt e tokave tė Bosnjės dhe Shqipėrisė, kundėr Sulltan Muratit, kėtė aleancė ballkanike princi Llazėr, do ta forconte me dėrgimin e njė delegacioni provokues ndaj Sulltanit. Porse, nė tė njėjtėn kohė edhe Sulltan Murati me suitėn e tij, ushtarake kishte filluar ta pėrgatiste dhe organizonte shumė mirė ushtrinė e tij perandorake, duke e paisur atė pėr herė tė parė me topa, thon burimet Turke.
Sulltan Murati pėr nė Betejėn e Kosovės, i ftoi edhe dy djemt e tij: Bajazitin dhe Jakupin tė cilėt gjer atėherė ndodheshin nė Anadolli. Nga shtetet tė krishtera evropiane, ai e priste pėrkrahjen nga krerėt sundues tė Serexhės dhe Qystendilit, porse jo nė njė masė tė madhe. Ndėrsa, sipas akademik Sima Qirkoviqit, ku thot: “Nisu svi Srbi bili na Srpskoj strani u Kosovskoj bici, bilo je Srba i među Muratovim vazalima”. “Tė gjithė Serbėt nuk kanė qenė nė anėn e Serbėve nė betejėn e Kosovės. Nė mesin e vazalėve tė Muratit ka pasur edhe serbė” .
Mė pastaj Xhahit Ramadani, vazhdon me konstatimet e tij historiografike se: “Rrugtimin pėr nė Kosovė, Sulltan Murati e kishte bėrė duke kaluar nga ana perėndimore e Gadishullit Ballkanik (Hemusit). Pjesėmarrėsit e kėtij rrugėtimi, gjegjėsisht luftėtarėt e kėtij rrugėtimi dėshmojnė se kanė kaluar nga ana veriore Ilire, dhe ditėn e tretė kan arritur nė Ihtiman tani qytet ky nė Bullgari. Nga ky vend rrugėt ndahen pėr nė Sofje, Nish dhe Sehirköy, kjo rrugė ishte me e pėrshtatshme pėr qarkullim, ndėrsa rruga tjetėr shpinte nė tė majtė dhe kalonte mbi shumė ujėra dhe prej asaj kohe kėto vende quheshin Sulludebren, e qė ēonin drejtė burimeve tė ujėrave termale dhe regjioneve kodrinore tė Ballkanit pėr nė Küstendil. Nga Ihtimani pas dy ditė pushimesh qė e bėnė nė Alaedin, ditėn e tretė ushtria e Sulltanit kishte arritur nė Küstendill. Ndonėse kjo rrugė ishte shumė e vėshtirė pėr qarkullim, Sulltan Murati e mori kėtė rrugė pas shumė sugjerimeve nga vasalėt e tij, si rrugė mė e shkurtėr pėr nė Kosovė.
Nė Küstendil vasali, dhe miku i dėshmuar i ushtris sė Sulltan Muratit, i bėri atij mikpritje madhėshtore me surle e daulle dhe ushqime tė lloj-llojshme dhe tė mjaftueshme, saqė nė sofėr nuk kishte munguar asgjė. Ndėrsa, pushimin e ardhshėm ushtria e Sulltan Muratit tė Parė, e bėri nė Luginėn e Madhe Ullu Ova, nga kėtu ushtria e madhe e Perandorisė Osmane u nis nė drejtim tė Kratovės” . Siē kemi thėnė edhe mė lartė se kjo rrugė kalonte dhe e ndėrlidhte kontinuitetin e nyjeve kryesore e cila vinte nga Prishtina pėrmes Karadakut,Preshevės, Bilaēit dhe malit Rujan, zbriste nė Pēinjė, dhe mė pastaj vazhdonte pėr nė Qystendil. Edhe M. Kostiqi thotė se:”Pėrmes kėsaj rruge Turqit kanė ardhur pjesėrisht nė Luginėn e Preshevės nga rrafshnalta e Nagoriēės dhe Miratocės, pastaj pėrmes Ostrovicės sė Preshevės dhe Zhupės (Famullisė) sė Moravės kanė arritur nė Kosovė. Si dėshmi tė kalimit tė ushtrisė Turke pėrmes Luginės sė Preshevės pėrmendet toponimi Muratovo Shatorishte-Ēadra e Muratit. Sipas kėtij burimi Sulltan Murati ēadrat i kishte hapur nė Jug dhe Perėndim tė Ēukarkės dhe Leranit” .
Beteja ishte zhvilluar nė Vidovdan mė 28. 06. 1389 nė Kosovė, sipas burimeve serbe, AS: MID;. Ndėrsa sipas J. V. Hammerit, beteja ishte zhvilluar mė 20.06.1389, kurse burimet turke thonė sipas takvim hesabi üzere, nė bazė tė llogarisė kalendarike, beteja ishte zhvilluar me tė 16 tė muajit Shaban tė vitit 791, d.m.th. mė 10 gusht tė vitit 1389, dhe atė nė ditėn e martė nė “Kosovė mejdan u zhvillua” .
Me tė arritur ballė pėr ballė me dushmanėt Sulltan Murati, menjėherė deshi tė hynte nė luftė. Por pėr shkak tė motit tė nxehtė pastaj edhe ushtarėt ishin shumė tė lodhur nga rrugėtimi i gjatė dhe i mundimshėm, Evrenos Begu kishte propozuar qė lufta tė zhvillohej tė nesėrmen.
Fusha ku ishte zhvilluar beteja ka qenė 5.000 hapa e gjerė, dhe 20.000 hapa e gjatė nga lumi i Sitnicės. Aty ishte pėrqendruar ushtria e madhe e Sulltan Muratit pėrballė ushtrisė sė vogėl tė Aleancės Ballkanike, e cila atėbotė i fliste shtatė gjuhė tė dinastive tė ndryshme tė pafeve (dinsėsve) tė popujve tė kėsaj aleance. Kėtė ushtri e pėrbėnin: Serbėt, Bullgarėt, Boshnjakėt, Shqiptarėt, Vllehtė dhe Polakėt. Sipas disa shėnimeve tė historiografėve vendor dhe ndėrkombėtar thuhet se nė anėn e Aleancės Ballkanike qė luftonin kundėr Turqve ishin edhe Grekėt. Pėrpos kėtyre popujve tė sipėrpėrmendur burimet turke thonė se nė anėn e Aleancės Ballkanike nė Betejėn e Kosovės, kan marr pjesė Maxharėt dhe Ēekėt.
Sipas J. V. Hammerit, megjithėse ushtria kundėrshtare ishte shumė mė e madhe, Sulltan Murati, konsultohet me gjeneralėt e tij, dhe propozoi qė ai ta bėnte sulmin mbi forcat e Aleancės Ballkanike. Disa prej gjeneralėve mendonin se turqit duhet t’i vendosnin devet e tyre pėrpara ushtrisė dhe me kafshėt ēfarė nuk janė mėsuar me i pa kundėrshtarėt, do t’i hutonin ata, dhe se devet do tė jenė njė lloj mbrojtjeje para ushtrisė turke. Kėtė ide e kishte kundėrshtuar biri i madh i Sulltan Muratit duke thėnė se pėr fitore nuk nevojiten kėso “marifetllėqe, dhe kėso lloj mashtrimesh, kėto e zvogėlojnė besimin nė vetvete dhe te Allahu. Kundėr armikut duhet luftuar me guxim pa fare mbrojtje “sy me sy” kishte mbaruar Bajaziti.
Veziri i madh e mori Kuranin e madhėrishėm, duke vendosur t’i lexoj ajetet aty ku do tė hapej vet libri i madhėrishėm dhe famėlartė: “O Pejngamber, lufto kundėr atyre qė nuk besojnė... shpesh ndodhė qė togu i madh tė jetė i mundur nga mė i vogli” .
Sulltan Muratit, iu ngritė morali nga ajetet e dėgjuara nga Kurani, ndonėse kishte ra nė kujtime (Padisah endi eye düshtü) pėr shkak tė erės qė fryente nga ana e armikut dhe pluhuri qė shkonte nė sytė e ushtarėve osman. Gjatė natės i bėri lutje edhe njėherė Zotit qė kėtė furtunė ta ndėrpriste. Me agimin mėngjesit tė ardhshėm era ishte ndalur dhe kishte filluar njė rigė e shiut flladitės-freskues.
Edhe nė taborin e Aleancės Ballkanike, mbaheshin kuvende dhe plane luftarake. Derisa Turqit, kishin vendosur qė herėt nė mėngjes lufta tė fillonte, nė taborin e aleatėve kishte ra propozimi qė armiku tė sulmohej natėn. Kėtė propozim ashpėr e kundėrshtoi Gjergj Kastrioti, gjyshi i Skėnderbeut, i cili e komandonte ushtrinė prej mė tepėr se 5.000 ushtarėsh, ai do tė thoshte: “Sikurse tė sulmonim natėn, nėn mbrojtjen e territ tė natės, shumica e myslimanėve do tė shpėtonin nga asgjėsimi, duke ikur nėpėr bjeshkė dhe djerrina” .
Pėrpos Josef Von Hammerit, qė e pėrmend Gjergj Kastriotin, gjyshin e tė Madhit Skenderbe, edhe burimet Turke si pjesėmarrės tė Luftės sė Kosovės e pėrmendin si: “Vu Arnavud Prensi Jorj Kastriyot” edhe Princin Arnavud Gjergj Kastriotin dhe Gjergj Balshėn e Dytė.
Si zakonisht vendin qėndror nė zemėr tė Betejės sė Kosovės e kishte zėnė Sulltan Murati, kurse princ Bajaziti e komandonte krahun e djathtė tė betejės, ndėrsa princ Jakupi e komandonte krahun e majtė tė saj. Ndėrsa nė qendėr tė ushtrisė aleate qėndronte Knjaz Llazari, kurse krahun e djathtė tė luftės e komandonte Vuk Brankoviqi, kurse krahun e majtė e komandonte mbreti i Bosnjes, Tvėrtko.
Sipas Xh. Ramadanit, i cili thotė se: “Lufta ka qenė e ashpėr dhe e rrufeshme. Gjaku rridhte si pėrrua. Nė Bujanoc dhe rrethinėn e tij, ekziston gojėdhėna se nga gjaku i madh u ngulfat viēi dy muajsh. Nė tė gjitha anėt kishte koka tė luftėtarėve shpata dhe diamante, kur krahu i majtė i osmanlinjve kishte filluar tė luhatej, gjegjėsisht dobėsohej si vetima nė ndihmė i vjen Bajaziti duke shkatėrruar para vetės shumė koka tė armiqve me buzdovan (topuz). Pėr shkak tė ardhjes sė tij, tė rrufeshme, turqit Bajazitit ia lanė nofkėn Jėlldėrėm Bajazit.
Sipas burimeve vendore dhe atyre tė huajve Millosh Obiliqi (Milush Kopiliqi), thuhet se ka qenė me origjinė shqiptare dhe ka qenė kopil (bastardh). Ai pėr mė tepėr nga Car Llazari ishte cilėsuar si tradhtar. J. V. Hammeri mes tjerash thotė se: “Nė vigjilje tė betejės, mbreti Llazar pinte me prijėsit e tij pėr shėndetin e vet.- Pi, pi, pėr shėndetin tim, edhe pse je i akuzuar pėr tradhti, i thoshte mbreti Llazar Milush Kopiliqit.- Tė faleminderit, tha ai dhe shtoi: Dita e nesėrme do tė dėshmojė besnikėrinė time. Tė nesėrmen nė mėngjes Milush Kopiliqi me kalin e tij tė madh u fut nė fushė betejė, duke e kėrkuar ēadrėn e Sulltan Muratit” ...
Kėtė vendim M. Kopiliqi, e kishte ndėrrmar pėr t’i demantuar thash e thėmet, duke e kėrkuar lejėn prej ēaushėve dhe truprojave tė Padishahut, qė t’i lejohej t’i afrohej ēadrės sė Sulltanit, pėr t’ia komunikuar njė lajm sekret dhe pėr tė kaluar nė anėn e tij. Kur Sulltan Murati u jep shenj 137 rojeve tė tija, qė ta lejojn me hy Milushin nė momentin kur ai gjendej para Padishahut. Ky shqiptar fisnik duke u pėrkulur para Sulltanit me tentim t’ia pullte kėmbėn, e ther nė bark me karamanjoll tė helmuar dhe fillon me ikė, shpejt dhe me hapa tė fortė dhe tė mėdhenj nė drejtim tė kalit tė tij, tri herė iu ikė rojeve tė Padishahut prej duarve.
Sipas Prof. A. Qeriqit, varjanti se si depėrtoi Milush Kopiliqi nė ēadrėn e Sulltan Muratit tė Parė: “Mendimet e historianėve janė tė ndara nė dy tabore. Gjerė sa historianėt turq zakonisht e pranojnė versionin se Milushi ishte ngritur nga grumbulli i kufomave, ndėrsa i plagosur pėr vdekje kishte kėrkuar t’ia merrte dorėn Padishahut. Kokėn dhe fytyrėn i fėrkonte me dhé e me gjak, duke u dridhur nė agoni, sikurse zogu i posa therur, u nis te flamuri i Sulltanit, qajti dhe duke u lutur tha: “ Unė jam bėrė mysliman, kam pėr t’ia thėnė njė tė fshehtė Sulltanit... Sado qė ēaushėt u pėrpoqėn ta ndalnin dhe ta kthenin me tė rėna tė kamxhikut, nuk mundėn ta kthenin nga ajo rrugė. Sulltani e lejoi qė Milushi t’ia puth kėmbėn dhe ai e nxori nga mėnga njė thikė tė helmuar, tė cilėn ia nguli nė bark Sulltanit” .
Njė pėrshkrim mė tė plotė kėsaj ngjarje ia ka bėrė historiani turk Enveriu, i cili nė vitin 1464, e shkroi nė vargje veprėn e quajtur “Libri i Vezirit”. Ky historian i pėrshkruan madje edhe zėnkat mes tė mbretit Llazar dhe Milush Kopiliqit, i cili duke qėnė i paditur pėr tradhti i thotė: Nesėr ke pėr ta parė se a jam njeri i drejtė apo tradhtar. Pa i shpjeguar rrethanat se si u gjend Milush Kopiliqi te ēadra e mbrojtur nga tė gjitha anėt e Sulltan Muratit, historiani turk Enveriu, kėshtu e pėrshkruan zhvillimin e ngjarjes. “I mallkuari Milush i ra kalit” dhe iu afrua Sulltanit dhe tha: Unė jam ban-Miloshi, do ta puthi dorėn tėnde dhe tash e tutje do tė futem nė fenė tėnde. Ai zbriti nga kali dhe tė gjith kujtuan se vėrtet do t’ia puthte dorėn Sulltanit, i cili kishte hipur njė atikėr. Milushi kishte fshehur njė hanxhar brenda rrobeve tė veta. E goditi Sulltanin me hanxharin e tij, dhe duke iu vėrsulur e rrėxoi nga kali. Mbas kėsaj ushtarėt iu hodhėn Milushit duke e goditur kush me ushtė, kush me naēake dhe biēake dhe e bėnė copa e grima . Kronikat osmane tė shekullit tė 15-tė japin njė variant tjetėr tė aktit tė vrasjes sė Sulltan Muratit nga Milush Kopiliqi: “Shumė ushtarė turq shkuan pėr ta ndjekur armikun dhe Padishahu mbeti nė njė vend me disa besnik tė tij. Mirėpo njė i pa fe, i lyer kėmbė e kokė me gjak, qėndronte i shtrirė dhe ishte fshehur midis kufomave. Ai e shihte Sulltan Muratin. U ngrit nga ku ishte shtrirė dhe e goditi mbretin me hanxhar .
Historiografia serbe e mbėshtetur nė mitologjinė mesjetare tėrė tregimin e ka mbėshtetur nė saje tė legjendės dhe tė rrėfimeve tradicionale popullore, tė cilat kanė mjaft pika tė pėrbashkėta edhe me rrėfimin popullor shqiptar. Sipas kėngės serbe me pėrbajtje tė Luftės sė Kosovės, Milush Obiliqi (trajta e vjetėr Kopiliq ėshtė pėrjashtuar madje edhe nga kėngėt popullore) ishte trim shqiptar, i akuzuar padrejtėsisht pėr tradhti ndaj mbretit Llazar. Ai, pėr ta treguar besnikėrinė e tij, nė ditėn e fillimit tė luftimeve nė Fushė Kosovė, me kalin e tij tė madh, i veshur me petka hekuri, qė nuk i shponte asnjė shigjetė e armikut, shpėrthen nė mesin e shumė tė plagosurve dhe arrin tė sulet nė ēadrėn e Sulltan Muratit. Pa vonuar, i hidhet dhe e ther me hanxharin qė e kishte fshehur. Edhe pse turqit ia shkurtojnė kokėn, ai e merr atė ndėr sqetull, i hip kalit dhe bėn tutje. Turqit duke e parė se ishte njeri i pa zhdukshėm e djekin nga prapa. Njė grua plakė iu tregon se Milushi mundet tė zhduket vetėm nėse i hiqet nga dora byzylyku. Nė kohėn kur po jepte shpirt ai kėrkon nga turqit qė ta takojnė me plakėn shkinė, tė cilėn e kafshon me dhėmbė dhe e hedh nė lum. Nė njė variant tė kėsaj kėnge, tė shėnuara nė fshatin Polac tė Drenicės, rrėfimtari popullor duke idealizuar figurėn e Milush Kopiliqit, stigmatizon me njė shkinė plakė, e cila para ushtarėve turq e zbulon fshehtėsinė e fuqisė sė kėtij trimi ngjashėm me fshehtėsinė e Akilit .
Ky element mjaft interesant i kėtij varianti ilustron mė sė miri faktin se Milushi tradhtohet nga shkiet, konkretisht nga njė shkinė plakė, e cila i dinte fshehtėsitė dhe kishte pranuar vullnetarisht tė rrėfente pikėn e dobėt (thembrėn e Akilit) tė kryetrimit tė Luftės sė Kosovės. Kėnga mė tej rrėfen si Milushi nė ēastin kur ishte kapur gjallė, kėrkon nga turqit t’ia sjellin para shkinėn tradhtare, sė cilės do t’ia linte njė porosi. Kur i afrohet shkina pranė, ai e kafshon me dhėmbė dhe nuk e lėshon derisa e mbyt. Nė atė ēast turqit ia prejnė kokėn me hanxhar .
Historiani i mirėnjohur austriak Josef Von Hammer kur shkruan pėr periudhėn e Perandorisė Osmane pėr Milush Kopiliqin thotė: “Milush Kopiliqi pas vdekjes ishte mė i lavdruar ndėr turqit se sa ndėr serbėt. Rrobat e tij, shpata dhe parzmorja e ēeliktė ruhen nė Muzeun e Stambollit .
Sipas shėnimeve tė Xh. Ramadanit, pėr Betejėn e Kosovės tė Aligjynit tė 15 gushtit 1389 thot mes tjerash: “Turqit kėtė ngjarje e shpjegojnė nė njė varjant tjetėr, ata pas aprovimit tė planit tė shkėlqyeshėm nga ana e harp mexhlis-kėshilli luftarak, pas tetė orė luftimesh tė pėrgjakshme me shumė viktima, osmanlinjtė shėnuan fitore tė madhe. Duke ikur nga fushėbeteja i rrethuar nga forcat osmane Car Llazari me tė birin dhe 1000 vetė zihet rob dhe ekzekutohet nga Turqit. Sulltan Murati i gėzuar qė ka korrur fitore tė madhe ndaj ushtrisė sė Aleancės Ballkanike, dhe duke e vėzhguar fushėbetejėn: “Jerali bir sirp asėlzade tarafinden hanēerlermishtir” -nga njė serb i vėrtet e i plagosur (asėllzade) u ther . kėtu historiografia turke, disi i ngatėrron gjėrat se ne Betejėn e Kosovės kishin mar pjesė edhe shqiptarėt dhe se Milush Kopiliqi nuk ėshtė serb i vėrtetė porse shqiptar i Drenicės, nga fshati Kopiliq i saj.
J.V. Hammeri, thotė se: “Sulltan Murati ndonėse i plagosur ka dhėnė urdhėresa gjer nė mbarimin definitiv tė luftės. Nė vendin ku u ther ai sot gjendet tyrbja e tij, kurse varri i gjendet nė Brusė tė Turqisė. Sulltan Murati, me plotė merita te turqit quhet, “Meshhed-i hudavendigjar”- Gazi-sundues dhe fitues” .

A ISHTE MILUSH KOPILIQI SHQIPTAR?

Si zakonisht historiografija sllavo-serbe, duke e pasur si objekt mitomaninė e saj gėnjeshtare, shumė e ka errėsuar dhe dezavuar historinė dhe realitetin shqiptar pėr periudhėn e mesjetės. Pastaj as historiografia kishtare serbe “Pomenl’k”. Nuk do tė mbetej mbrapa nė falsifikimin e tė dhėnave reale dhe konkrete pėr Milush Kopiliqin, pėr vendlindjen dhe pėrkatėsinė e tij etnike.
Vukanoviqi, nė librin e tij djallėzor, Drenica, Druga Srpska Sveta Gora (Drenica, mali i dytė i shenjtė serb), i botuar mė 1937. Thotė se: “ Milushi ishte njė djalė i njė gruaje me konstruksione trupore tė vrazhda “od kobile ždrebe rođen” (nga pela maz ka lindur) .
Mė pastaj nėpėr ato shėnime tendencioze tė T. Vukanoviqit, thuhet: “Car Dushani atė e kishte gjetur si fėmijė tė vogėl shtatė vjeēar, nė njėrin nga fshatrat e Drencės nė Kopiliq. Car Dushani kėtė fėmijė te gjetur jetim e pėrshkruan si fėmijė i lindur nga pela (atkinja), pastaj edhe rrėfimet popullore gojore, tregojnė se e kishte lindur njė nėnė me njė konstruksion trupor jasht masave normale, “saqė pėr tė lėvizur ēlirshėm, ajo detyrohej t’i shpėrvilte gjinjtė, duke i hedhur ato mbi supe” .
A. Qiriqi, thotė se: “Rrėfimtaria mitike serbe, tė ėmėn e Milush Kopiliqit e pėrshkruan si femėr vullgare, e egėr, me tipare fshatare uloke. Duke qenė se Milushi kishte mbetur jetim, dhe nuk dihej kush kishte qenė i ati, njerėzit e thėrrisnin, i biri i kopilit. Fjala kopil,, sipas zbėrthimit etimologjik qė i ka bėrė albanisti mė i njohur shqiptar, Eqrem Ēabej, ėshtė fjalė e gurrės shqipe, qė ka depėrtuar nė tė gjitha gjuhėt e Ballkanit, si nė gjuhėn greke, serbe, rumune madje edhe nė gjuhėn turke” .
Ėshtė me interes edhe njė faktor tjetėr. Pėrveē patronimit Kopil, nė historiografinė sllave, por edhe nė atė turke ėshtė shėnuar edhe trajta Kubiloviq, ose Milesh Kyble-Kobiloviq .
Trajta Kobiloviq, duhet tė ketė qenė e pėrhapur ndėr sllavėt nė pėrgjithėsi, meqė kjo lidhet me nofkėn pezhorative serbe: ”od kobile rođen”, (i lindur nga pela). Rrėfimtaria autentike shqiptare nuk e njeh kėtė pėrēmim racist qė i bėhet kėtij trimi famėmadh tė mesjetės”.
Pastaj as edhe rrėfimtaria gojore shqiptare nuk jep informata pėr pėrkatėsinė fisnore tė Milush Kopiliqit. Megjithatė nė njė kėngė tė vjetėr historike, tė shėnuar nė fshatin Polac tė Drenicės, paragjykohet prejardhja e tij llatine. Llatinka, sipas rrėfimit popullor shqiptar, ia lexon Milushit letrėn kėrcėnuese qė ia kishte dėrguar Sulltan Murati .
Mė pastaj A. Qeriqi thotė se: “Milushi sipas rrėfimeve tona tradicionale ishte trim i Drenicės, i cili qe betuar se do ta vriste Sulltan Muratin, meqė e kishte shkelur vendin dhe i kishte shtrirė mijėra e mijėra ēadra nė tėrė Rrafshin e Kosovės. Milushi ishte dhėndėr i mbretit Llazar, mirėpo ai nuk e duronte dot vjehrin, dhe as Vuk Brankoviqin, i cili po ashtu ishte dhėndėr i princit Llazar. Edhe ky nuk e duronte vjehrin dhe as suitėn e tij mbretėrore. Nė rininė e tij tė hershme, sipas disa rrėfimeve popullore serbe dhe shqiptare, ai ka marr pjesė nė beteja tė ndryshme, si mercenar. E tillė dhe heterogjene nga pikėpamja e pėrkatėsisė ishte pothuajse tėrė ushtria e asaj kohe. Ai me kalorėsit e tij nga Drenica, luftonte kudo ku i jepej rasti dhe korrte fitime, herė kundėr turqve, herė nė anėn e turqve: Pikėrisht pėr shkak tė aventurave tė tij kalorėsiake, ishte bėrė objekt dyshimi pėr princin Llazar dhe pėr suitėn e tij. Duke qenė se kishte natyrė kryengritėse, Milush Kopiliqit i pėrshkruhen shumė vepra trimėrie. Bashkėshortja e tij, Vukosava, rrėfen pėr trimėritė e burrit tė saj, Vuk Brankoviqi, nė ēastin kur Mara, e pezmatuar nga krekosja e motrės sė madhe, ia ofendon burrin, ajo ia pėrplasė shuplakė. Zėnkat e bijave i dėgjon Car Llazari, por tė pezmatuar mes veti ishin edhe dy dhėndurėt e tij, Vuku dhe Milushi, kėrkojnė leje nga Llazari qė tė dalin nė dyluftim. Princi Llazar e aprovon dyluftimin. Milush Kopiliqi, sapo nisi dyluftimi me njė goditje e rrėzon nga kali kundėrshtarin. I mllefosur dhe i gjindosur nga humbja e dy luftimit, Vuku e akuzon Milushin si tradhtar dhe si njeri i shitur te turqit prej asaj kohe, Vuku dhe Milushi edhe pse miq, do tė mbesin kundėrshtarė tė papajtueshėm .
Milushi ishte i vetmi ndėr princėrit e rangut tė lartė qė depėrtoi nė fushė betejėn e kampit armik, i vetmi qė ishte betuar se do ta vriste Sulltan Muratin. Dhe besėn e dhėnė, besėn e njohur shqiptare e ēoi nė vend, sepse pėrkushtimi pėr ta ēuar nė vend besėn, ishte pėrkushtim tipik i njeriut tė racės shqiptare. Thellimi i studimeve me kėtė segment do ta qetėsonte mjegullėn mesjetare, tė cilėn e ka shkaktuar mitologjia morbide serbe. Ajo,me apo pa qėllim, pėr Milush Kopiliqin ka dhėnė informacione tė gabuara pėr pėrkatėsinė e tij fetare,klasore dhe kombėtare, nė kuptimin mesjetar tė fjalės.
Zbėrthimi i nyjės Milush Kopiliq, pėrveē tjerash, i vetėdijėson serbėt e shekullit 21 se Kosova ka qenė, ėshtė dhe do tė jetė nė radhė tė parė shqiptare: “Dhe se kryetrimi i mesjetės dhe mė trimi ndėr princėrit e aleancės sė krishtere nuk ishte serb, por shqiptar ortodoks i fshatit Kopiliq tė Drenicės (Piemonti dhe Kartagjena shqiptare-v.a.), i cili u rrit nė pallatin e mbretit Dushan pėr shkak se ishte fėmijė bonjak. Pastaj, shqiptarėt e Kosovės nuk do tė lejojnė tė mbesin peng i njė historie tė falsifikuar, njė historie degjenerike qė ka mbjellė urrejtje, ndasi, pėrēarje, luftė e shkatėrrime ndėrė mė mizoret, kudo nė trojet e Ballkanit” .
Nriēimi i gjithanshėm i fuqisė sė Milush Kopiliqit, do tė ishte njė argument tjetėr i pakontestueshėm, pėr tė dėshmuar para botės se e drejta e ashtuquajtur historike pėr Kosovėn, nuk ėshtė e drejtė e natyrshme, por njė falsifikim i paprecedent, qė mbėshtetet pikėrisht nė historinė e mesjetės dhe pikėrisht nė personazhin e Milush Kopiliqit, trashėgimtarėt tė tė cilit janė banorėt e sotėm tė Kopiliqit tė Drenicės .
Pastaj nė fund, Prof. A. Qiriqi, drejtor i “Radio Kosovės sė Lirė” mes tjeras thotė: “Rikthimi nė vendin e merituar, rikthimi nė panteonin e trimėrisė tradicionale tė kėtij princi me gjak arbri ėshtė detyrė e historisė dhe e studiuesve shqiptarė, sepse trimėria tipike shqiptare e Milush Kopiliqit e kryer mė 15 gusht, nė ditėn e Aligjynit mė 1389, nė Fushė tė Kosovės, u ripėrsėrit pas 609 vjetėsh, mė 5, 6 dhe 7 mars tė vitit 1998. Ajo ndodhi nė kullėn e Jasharajve nė Prekaz, nė Drenicėn tonė trime, jo shumė larg fshatit Kopiliq. Kjo pėrsėritje ciklike e historisė, nė esencė ėshtė e njėjtė por e ndodhur nė kushte dhe rrethana tė tjera historike” .
Pastaj edhe lufta nėpėr gjashtė llogoret e pėrgjakura tė Zeqir Llaushės, “Prej Prokupje deri nė Nish”. Atje nė Shqipėrinė e Vjetėr Verilindore, tregon se popullata etnike e Milush Kopiliqit, kurra-kurrės, nuk e ndali luftėn kundėr invadorėve tė huaj qė shpesh herė i shkelėn tmerrshėm kėto troje tė shtetit tė Arbrit.
Kjo pėrsėritje ciklike e historisė, nė esencė ėshtė e njėjtė, por e ndodhur nė kushte dhe rrethana tė tjera historike. Sfida dhe sakrifica qė bėri kryetrimi i Shqipėrisė tė kohės sonė, legjendari Adem Jashari kundėr pushtuesit serb tregon se kush ka sakrifikuar dikur edhe sot, pėr t’i mbrojtur kėto troje nga invaduesit dhe konkvistadorėt, qofshin tė kohės sė kaluar, apo tė kohės sonė moderne .
Tė nxitura kurdoherė nga kralėt e Serbisė, me nė shtytjen dhe pėrkrahjen e carėve tė Rusisė. Drenica ky bastion shqiptar i Milush Kopiliqit, i Shote dhe Azem Galicės dhe i Adem Jasharit pėr asnjė ēast nuk e ndalėn luftėn pėr lirinė e mėmėdheut.

Reshat AVDIU
Burimi: AlbaniaPress
Naki
Naki

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9124
Kyējet nė forum : 25678
Regjistruar mė : 2007-05-29

https://naki.albanianforum.net

Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum