Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Eposi i Kreshnikeve' ne rrezik

Go down

Eposi i Kreshnikeve' ne rrezik Empty Eposi i Kreshnikeve' ne rrezik

Post by Kle@Love Sun 06 Mar 2011, 01:26

Komiteti Kombėtar i Trashėgimisė Kulturore dhe Shpirtėrore ka miratuar grupin e punės pėr hartimin e dosjes. Muzikologu Vaso Tole, njėkohėsisht kryetar i grupit, shprehet se eposi do tė kandidojė nė listėn e trashėgimive tė rrezikuara. Dosja duhet tė pėrfundojė nė mars tė vitit 2012.

Nga sot, njė grup pune do tė nisė punėn pėr hartimin e dosjes sė “Eposit tė Kreshnikėve” pėr nė UNESCO. Vendimi ėshtė marrė nė mbledhjen e djeshme tė Komitetit Kombėtar tė Trashėgimisė Kulturore dhe Shpirtėrore. Dosja parashikon kandidimin e eposit nė listėn e trashėgimeve tė rrezikuara. Sipas muzikologut Vaso Tole, kryetar i grupit tė punės qė pėrbėhet nga studiuesit Zymer Neziri nga Kosova, Shaban Sinani, Agron Xhangolli, Gjovalin Shkurtaj, Olsi Lafe dhe Esat Ruka, globalizimi dhe faktorėt ekonomikė rrezikojnė zhdukjen e kėtij eposi, veēanėrisht nė trevat shqiptare, ku lahutarėt nuk numėrohen mė shumė se dhjetė tė tillė. Lahuta, si instrumenti thelbėsor i muzikės sė eposit, gjithnjė e mė shumė po del nga qarkullimi. Grupi i punės brenda njė viti do tė hartojė njė dosje qė sipas Toles nuk do tė jetė thjeshtė teknike. Nė tė do tė parashikohen masat qė duhen marrė pėr mbrojtjen e kėsaj trashėgimie origjinale shqiptare, do tė parashikohen mundėsitė e popullarizimit tė eposit pėr masėn e gjerė tė popullsisė e po ashtu, realizimin e njė sėrė aktivitetesh qė do ta sjellin mė afėr kėtė trashėgimi shpirtėrore jo vetėm pėr publikun shqiptar, por edhe atė tė huaj.

Afati i fundit ėshtė marsi i vitit 2012, por Tole shprehet optimist pėr marrjen nė konsideratė nga UNESCO tė kėrkesės sė tyre. Nė fakt, kjo shėnon tė dytėn pėrpjekje pėr hartimin e njė dosjeje, pėrmes sė cilės do t’i propozohej UNESCO-s marrja nė mbrojtje e “Eposit tė Kreshnikėve”. Njė hap i tillė u nis qė nė vitin 2010, ku njė grup i pėrbashkėt pune me studiues kosovarė e shqiptarė nisėn punėn pėr hartimin e dosjes. Grupin e drejtonte studiuesi Zymer Neziri, i cili sot ėshtė pjesė e grupit tė ri tė punės. Puna e tyre hasi nė vėshtirėsi tė mėdha financiare, pėr shkak tė mungesės sė mbėshtetjes institucionale, ndėrkohė qė Tole shprehet se Kosova, duke mos qenė anėtare e OKB-sė, e rrjedhimisht as e UNESCO-s, nuk kishte tė drejta pėr propozime tė tilla. Sipas Toles, futja e “Eposit tė Kreshnikėve” nė listėn e trashėgimive shpirtėrore tė rrezikuara, do tė sillte rivlerėsimin e kėsaj tradite. Njė tjetėr vendim ėshtė marrė parimisht nė mbledhjen e djeshme tė Komitetit tė Trashėgimisė. Kėshillit tė Ministrave do t’i propozohet qė Festivali Folklorik i Gjirokastrės tė organizohet mė 2012, gjė qė pėrkon edhe me festimin e 100-vjetorit tė pavarėsisė. Nė fakt, kjo ėshtė nė njėfarė mėnyre njė pėrmbushje e kėrkesės qė festivali i Gjirokastrės tė realizohet njė herė nė tre vjet, e jo nė pesė vjet, siē ka qenė mė parė.

Zoti Tole, sapo ėshtė krijuar njė grup pune pėr hartimin e dosjes sė “Eposit tė Kreshnikėve”. Cilat do tė jenė detyrat e kėtij grupi?

Nė mbledhjen e djeshme, Komiteti Kombėtar i Trashėgimisė Kulturore dhe Shpirtėrore mori nė konsideratė propozimin qė njė nga dukuritė mė pėrfaqėsuese tė trashėgimisė shpirtėrore tė Shqipėrisė sė Veriut dhe jo vetėm tė saj, tė mund tė kandidojė nė njė nga listat qė ka UNESCO pėr kėtė trashėgimi dhe mė konkretisht tė veprave qė konsiderohen nė rrezik. Nga dje u ngrit njė grup pune, i cili nė pėrputhje me standardet e UNESCO-s do tė pėrgatisė brenda njė viti dosjen pėr ta paraqitur nė UNESCO. Grupi i punės pėrbėhet nga specialistėt mė tė mirė tė kėsaj fushe: studiuesi Zymer Neziri nga Kosova, studiuesi Shaban Sinani, Agron Xhangolli dhe Gjovalin Shkurtaj si pėrfaqėsues tė Qendrės sė Studimeve Albanologjike, Olsi Lafe si drejtor i Drejtorisė sė Trashėgimisė Kulturore nė MTKRS dhe Esat Ruka, si drejtori i Qendrės Kombėtare tė Veprimtarive Folklorike. Afati i fundit i paraqitjes sė dosjes ėshtė nė mars tė 2010-s.

Ēfarė do tė pėrmbajė dosja e Eposit tė Kreshnikėve?

Nuk do tė jetė njė dosje teknike, por nė tė do tė parashikohen ndėrmarrje qė kanė tė bėjnė me popullarizimin e kėsaj dukurie nė shtresat e popullatės, do tė parashikohen nė tė masat qė duhen marrė nė pikėpamje ligjore pėr mbrojtjen e kėsaj dukurie, si edhe do tė parashikohet organizimi i disa aktiviteteve qoftė tė karakterit popullarizues apo shkencor, pėr ta bėrė tė pranishėm Eposin e Kreshnikėve nė publikun vendas dhe tė huaj. Grupi i punės nuk do tė bėjė vetėm hartimin e dosjes, por do tė ndjekė edhe realizimin konkret tė kėtyre veprimtarive.

Ju synoni qė Eposi i Kreshnikėve tė bėhet pjesė e veprave nė rrezik. Pse keni zgjedhur kėtė kategori?

Arsyeja se pse Eposi i Kreshnikėve kandidon nė listėn e veprave nė rrezik ka tė bėjė me faktin qė globalizimi, arsyet ekonomike por edhe historike, bėn qė lahuta, kjo vegėl muzikore qė ėshtė nė esencė tė eposit, tė dalė nga qarkullimi. Besoj se regjistrimi nė kėtė listė do tė sjellė rigjenerimin dhe rivlerėsimin e kėsaj tradite qė ka ndikuar edhe nė formatimin e mėnyrave tė tė kėnduarit me ēifteli, sharki dhe nė krejt korpusin e muzikės veriore.

Cilat do tė jenė pikat e forta pėr tė argumentuar domosdoshmėrinė e marrjes nė mbrojtje tė kėtij eposi?

Eposi i Kreshnikėve ėshtė njė dukuri shumė origjinale e trashėgimisė shpirtėrore shqiptare, e cila ngėrthen jo vetėm njė dukuri muzikore, por edhe njė dukuri gjuhėsore, gjuhėn e kėnduar, mjedisin ku ka lindur dhe ėshtė unikale nė pikėpamje tė llojit. Ne do tė japim argumente tė forta dhe jam i bindur qė UNESCO, nė kėto raste reagon shumė pozitivisht kur sheh sensibilitetin e njė vendi pėr sa i pėrket ruajtjes sė njė dukurie qė rrezikohet pėr tė vazhduar jetėn e saj normale.

Nė Kosovė ishte ngritur mė parė njė komision ku merrnin pjesė edhe specialistė shqiptarė, pėr tė hartuar dosjen e propozimit tė Eposit tė Kreshnikėve nė UNESCO. Tashmė kemi njė komision tė ri. Pse ky ndryshim?

U mendua fillimisht tė bėhej kėrkesa, duke pėrfshirė edhe Kosovėn, por pėr arsye qė lidhen me faktin qė Republika e Kosovės duhet tė nėnshkruajė konventa tė UNESCO-s, tė cilat ende nuk janė nėnshkruar, nuk i njihet e drejta pėr tė bėrė kėtė kėrkesė. Nė fakt, te ne tradita e lahutarėve ėshtė mė e rrezikuar se sa nė Kosovė nė pikėpamje tė pėrhapjes. Kosova ka disa zona, kryesisht nė Malėsinė e Rugovės, ku kjo traditė ruhet goxha mirė. Kjo vjen pėr efekt tė ruajtjes sė fortė qė i bėhet jetės tradicionale nė atė zonė.
avatar
Kle@Love

Shteti : Durres
Postime : 6659
Kyējet nė forum : 23949
Regjistruar mė : 2009-01-15
Profesioni : Arkitekte

http://www.klealove.com

Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum