Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kryengritja nė Malėsin e Mbishkodrės

Go down

Kryengritja nė Malėsin e Mbishkodrės Empty Kryengritja nė Malėsin e Mbishkodrės

Post by Naki Thu 18 Aug 2011, 04:33

Pėrgatitja e kryengritjes
Kryengritja e Kosovės tregoi edhe njė herė nevojėn e bashkimit tė tė gjitha forcave tė vendit nė luftėn kundėr sundimtarėve osmanė. Drejt kėtij bashkimi i shtynė shqiptarėt edhe veprimet shtypėse tė qeverisė sė Stambollit. Ēarmatimi i pėrgjithshėm ishte njė nga masat mė tė rėnda qė morėn autoritetet xhonturke nė vitin 1910 e qė la mbresė tė thellė te shqiptarėt, sepse u hoqi atyre mjetet pėr tė kundėrshtuar politikėn shtypėse e arbitrare tė qeveritarėve xhonturq dhe pėr tė mbrojtur vendin nga synimet grabitqare tė shteteve fqinje. Por edhe nė kėto rrethana shumė malėsorė nuk pranuan t’u nėnshtroheshin urdhėresave qeveritare. Grupe tė shumta luftėtarėsh vijuan qėndresėn edhe pas shtypjes sė kryengritjes sė vitit 1910. Megjithatė, pėrballė forcave tė mėdha osmane, njė pjesė e mirė e kryengritėsve u detyrua tė kalonte nė Mal tė Zi. Midis tyre qenė edhe Ded Gjo Luli, Mehmet Shpendi, Sulejman Batusha, Isa Boletini, Hasan Budakova, Mirash Ndou e tė tjerė. Sipas deklaratave tė qeverisė malazeze, nė territorin e saj ndodheshin mė 1910 rreth 800 familje shqiptare tė arratisura me afėr 3 000 veta, ndėrsa nė Serbi u strehuan vetėm disa prej tyre. Qeveria malazeze, duke shprehur shqetėsimin pėr mundėsinė e njė sulmi tė malėsorėve kundėr trupave turke nga territori i Malit tė Zi, i largoi refugjatėt shqiptarė nė Nikshiq e nė Danillovgrad. Ndėrkohė rrethet atdhetare, brenda e jashtė vendit, bėnė thirrje pėr njė kryengritje tė re, gjatė sė cilės do tė kėrkohej autonomia e Shqipėrisė. Ky program u shpalos sidomos nė shtypin e kolonive, nė thirrjet e shoqėrive dhe tė komiteteve shqiptare. Nė tė gjitha kėto kėrkohej amnistia e pėrgjithshme pėr luftėtarėt e vitit 1910, liri e plotė pėr zhvillimin e gjuhės shqipe me alfabetin latin, krijimi i njė administrate me nėpunės shqiptarė dhe pėrdorimi i njė pjese tė mirė tė tė ardhurave tė vendit pėr zhvillimin ekonomik e kulturor tė Shqipėrisė.
Kryengritja e re filloi tė pėrgatitej sipas kėtij progami tė pėrbashkėt autonomist. Njė nga detyrat kryesore, ashtu si mė parė, ishte formimi brenda vendit i njė qendre tė vetme drejtuese pėr gjithė lėvizjen kombėtare. Njė qendėr e tillė e pėrbashkėt nuk ekzistonte as edhe jashtė vendit, ku kishte kushte mė tė favorshme pėr organizimin e lėvizjes. Krijimi i komiteteve jashtė Perandorisė ishte i dobishėm, sepse do tė tėrhiqte vėmendjen e opinionit publik dhe tė qeverive tė Fuqive tė Mėdha rreth kėrkesave e aspiratave tė popullit shqiptar, do t’u jepte mundėsi organizatave shqiptare tė siguronin tė holla pėr tė blerė armėt e nevojshme. Vendet mė tė pėrshtatshme pėr organizimin e rretheve atdhetare radikale mund tė ishin ato fqinje qė ndodheshin mė afėr Shqipėrisė, siē qenė shtetet ballkanike dhe Italia. Nė kėto rrethana, me nismėn e Nikollė Ivanajt, u krijua nė Bari njė komitet i kryengritjes, i cili u orvat tė vendoste lidhje me kolonitė e mėrgimit dhe me komitetet e fshehta brenda vendit. Gjatė dimrit tė 1910-1911-s nė Italinė fqinje, me nxitjen e rretheve atdhetare shqiptare dhe arbėreshe, u zgjerua lėvizja nė tė mirė tė luftės sė popullit shqiptar. Nė janar tė vitit 1911 u formua nė Itali Komiteti “Pro Albania”, rreth tė cilit u bashkuan republikanė, socialistė, demokratė dhe elementė tė tjerė pėrparimtarė. Midis tyre kishte edhe 60 deputetė. Komiteti filloi ta shtrijė veprimtarinė e tij me anėn e nėnkomiteteve nė vise tė ndryshme tė Gadishullit Apenin, duke synuar tė mblidhte ndihma nė tė holla dhe tė regjistronte vullnetarė pėr kryengritjen shqiptare. Ēėshtja shqiptare u pėrkrah veēanėrisht nga kolonitė arbėreshe, qė zhvilluan njė veprimtari tė gjerė nė tė mirė tė Lėvizjes Kombėtare Shqiptare. Edhe mjaft tė rinj italianė e tė vendeve tė tjera, studentė e punėtorė, shprehėn gatishmėrinė pėr tė marrė pjesė nė ekspeditėn e vullnetarėve, tė cilėn mendohej se do ta drejtonte i biri i Xhuzepe Garibaldit, Riēioti Garibaldi (Ricciotti Garibaldi). Atdhetarėt shqiptarė punonin pėr tė siguruar pėrkrahjen e qeverisė italiane. Por qarqet qeveritare italiane mbajtėn njė qėndrim tjetėr nga ai i popullit italian. Italia po pėrgatitej atėherė pėr luftėn pėr tė pushtuar Tripolin. Nė kėto rrethana Roma nuk ishte e interesuar tė ndėrhynte nė Shqipėri, sepse kjo do tė shkaktonte kundėrveprimin e rivales sė saj, tė Austro-Hungarisė. Nė shkurt tė vitit 1911 qeveria italiane e ndaloi ekspeditėn e vullnetarėve dhe mori masa pėr tė penguar ēdo ndihmė, qė mund t’u jepej kryengritėsve shqiptarė nga Italia. Nė kėto rrethana Riēioti Garibaldi deklaroi se hiqte dorė nga ekspedita e propaganduar me aq bujė, “meqė (ajo - shėn. i aut.) dėmton interesat diplomatikė tė Italisė”. Qeveria austro-hungareze, e shqetėsuar nga zhvillimi i ngjarjeve nė Shqipėri, vijonte tė kėrkonte nga Porta e Lartė qė tė ndiqte njė politikė tė urtė nė Ballkan dhe t’u bėnte lėshime shqiptarėve. Nė tė njėjtėn kohė Vjena ushtronte trysni ndaj shqiptarėve qė tė mos hidheshin nė kryengritje. Pėrgatitja e kryengritjes nė Shqipėrinė e Veriut shqetėsoi edhe shtetet ballkanike, sepse pėrmbushja e kėrkesave tė Lėvizjes Kombėtare Shqiptare binte ndesh me synimet e tyre aneksioniste ndaj tokave shqiptare. Pėrveē Malit tė Zi, i cili ngutej tė pėrfitonte nga kryengritja pėr tė shpėrthyer luftėn me Turqinė, shtetet e tjera tė Ballkanit, nuk e ndienin veten tė pėrgatitur pėr veprime tė armatosura kundėr Perandorisė Osmane. Nė shkurt tė vitit 1911 Mali i Zi iu drejtua Serbisė pėr tė pėrcaktuar qėndrimin e tė dyja shteteve ndaj njė kryengritjeje tė mundshme shqiptare. Por qeveria serbe e quajti tė parakohshėm njė veprim tė tillė.
Komitetet e fshehta shqiptare mendonin ta fillonin kryengritjen nė pranverėn e vitit 1911, pasi tė bėheshin tė gjitha pėrgatitjet e nevojshme. Komiteti i Manastirit udhėzonte atėherė komitetet e tjera qė tė formonin ēeta prej 50 vetash. Pėrpjekje tė shumta po bėheshin pėr tė futur armė nė Shqipėri. Ndėrkohė numri i refugjatėve nė Mal tė Zi nga Kosova, nga Malėsia e Mbishkodrės dhe nga vetė qyteti i Shkodrės, sipas njoftimeve nga Cetina, arriti mbi 7 000 veta. Shumica e tyre qenė strehuar nė Podgoricė, nė Ulqin, nė Nikshiq e nė vende tė tjera. Midis malėsorėve tė arratisur ishin rreth 400 veta nga Kastrati, tė prirė nga vojvoda Zenel Shabani, 400 tė tjerė nga Hoti me Dedė Gjo Lulin nė krye, 800 nga Shkreli tė kryesuar nga vojvoda Prend Marashi, dhe 400 tė tjerė nga Gruda me bajraktarin Dedė Nikaj nė krye. Pėrveē kėtyre ishin edhe 1 200 refugjatė nga Kelmendi, nga Selca dhe nga Postriba. Emigrantėt e pėrqendruar nė Mal tė Zi organizuan Komitetin e tyre nė Podgoricė, i cili merrej me mbledhjen e ndihmave, por edhe me organizimin e kryengritjes. Nė fund tė muajit janar dhe nė fillim tė shkurtit 1911 Komiteti organizoi njė miting, nė tė cilin u shpreh vendosmėria e shqiptarėve pėr vazhdimin e luftės kundėr sundimit osman dhe pėr pėrgatitjen e kryengritjes sė re nė pranverė. Nė rezolutėn qė u miratua nė kėtė tubim, theksohej se refugjatėt e strehuar nė Mal tė Zi do tė largoheshin prej andej vetėm kur Porta e Lartė tė plotėsonte kėrkesat e parashtruara nga shqiptarėt nė Kongresin e Dytė tė Manastirit, kur t’u ktheheshin armėt malėsorėve, kur tė pėrjashtoheshin shqiptarėt nga shėrbimi ushtarak dhe tė liroheshin tė burgosurit e dėnuar pėr faje politike. Njė punė tė madhe bėri Komiteti pėr sigurimin e armėve dhe tė municioneve. Ai u bė qendėr, ku u grumbulluan gjatė kryengritjes atdhetarė nga viset e ndryshme tė Shqipėrisė, si edhe nga kolonitė e mėrgimit. Komiteti u ndihmua edhe nga atdhetarėt qė ndodheshin nė Mal tė Zi, si Risto Siliqi etj., si edhe nga Nikollė Ivanaj, Hilė Mosi, Luigj Gurakuqi etj. qė shkuan mė pas nė Podgoricė. Pėrfaqėsues tė Lėvizjes Kombėtare Shqiptare bėnė pėrpjekje pėr tė siguruar pėrkrahjen e qeverive tė shteteve fqinje dhe sidomos tė Serbisė e tė Bullgarisė. Por si Bullgaria, ashtu edhe Serbia, nėpėrmjet pėrfaqėsuesve tė vet diplomatikė nė Romė, u kumtuan pėrfaqėsuesve tė Lėvizjes Kombėtare Shqiptare se, derisa nuk do tė cenoheshin interesat e tyre shtetėrorė dhe kombėtarė, ato do tė vijonin t’i pėrmbaheshin neutralitetit tė plotė. Nė kėto rrethana Komiteti i Podgoricės u pėrpoq tė shfrytėzonte ndihmėn e qeverisė malazeze, por pa rėnė nė kurthin e politikės sė saj grabitqare ndaj tokave shqiptare. Por kjo nuk ishte e lehtė tė arrihej. Prandaj nė krye tė Komitetit, pėr arsye taktike, ishte vėnė atėherė Sokol Baci, i njohur si njeri i krajl Nikollės. Qeveria e Malit tė Zi mori tė gjitha masat qė kryengritja tė mos fitonte karakter kombėtar, por tė kufizohej nė caqet lokale. Kjo do t’i jepte mundėsi krajl Nikollės tė ndėrhynte mė lehtė e ta pėrdorte atė pėr interesat e vet. Pėrveē kėsaj ai punoi qė kryengritja tė fillonte para kohe. Nė shkurt qeveria e Malit tė Zi njoftoi Portėn e Lartė dhe Fuqitė e Mėdha se nuk do t’i mbante malėsorėt mė gjatė se 28 marsi i vitit 1911. Ndėrkaq, Isa Boletini, nė njė takim qė pati me krajl Nikollėn, hodhi poshtė propozimin e tij qė veprimet luftarake tė malėsorėve tė mbėshteteshin nga trupat malazeze. Po kėshtu veproi dhe Dedė Gjo Luli. Komiteti i Podgoricės, pėr shkak tė pengesave qė i nxori qeveria e Malit tė Zi, nuk arriti tė bashkėrendonte veprimet e tij me krahinat e tjera tė Shqipėrisė. Lidhje tė tilla nuk arritėn tė vendoseshin as edhe me qytetarėt e Shkodrės, takimi me tė cilėt ishte lėnė tė bėhej nė Cetinė mė 4 prill ku do tė lidhej besa. Ndėrkaq, Mali i Zi, duke synuar t’i nėnshtronte me anė tė urisė, mė 14 mars ua preu ndihmat malėsorėve. Nė kėto rrethana malėsorėve tė arratisur iu desh ta fillonin kryengritjen para se tė lidhej besa me shkodranėt, ndėrsa vendosja e bashkėpunimit me viset e tjera qe pothuajse e pamundur.

Shpėrthimi i kryengritjes dhe veprimet luftarake (mars – fillimi i qershorit 1911)
Kryengritja filloi mė 24 mars tė vitit 1911 kur malėsorėt e Hotit, tė udhėhequr nga Ded Gjo Luli, nga Gjek Marash Gjeloshi e tė tjerė, filluan veprimet e armatosura dhe sulmuan fortifikatėn kufitare tė Rapshės. Lėvizja u shtri shumė shpejt nė Grudė, nė Kelmend dhe nė Kastrat. Shpėrthimi i kryengritjes shkaktoi panik tek autoritetet xhonturke nė Shkodėr. Autoritetet osmane menduan tė pėrdornin si mjet pėr ta penguar kryengritjen fanatizmin fetar, duke synuar tė nxisnin pėrēarjet e grindjet fetare ndėrmjet shqiptarėve myslimanė e katolikė. Nė tė njėjtėn kohė xhonturqit hapėn fjalė nė tė katėr anėt, se malėsorėt kryengritės ishin veglat e krajlit tė Malit tė Zi, domethėnė tė njė shteti tė krishterė. Pėr tė nxitur konfliktin ndėrmjet shqiptarėve, autoritetet osmane u shpėrndanė myslimanėve tė qytetit dhe tė rajoneve pėrreth 4 000 armė. Por popullsia myslimane e priti me shpėrfillje kėtė propagandė. Vetėm njė pjesė e vogėl e atyre qė morėn armė luftuan kundėr malėsorėve. Edhe kėta nuk i shqetėsonte pėrkatėsia fetare e Malit tė Zi, por synimet e tij tashmė tė njohura ndaj trevave shqiptare dhe vetė qytetit tė Shkodrės.
Kryengritja pėrfshiu menjėherė krahinat e Malėsisė sė Madhe. Numri i kryengritėsve arriti brenda pak ditėsh nė 3 000 veta. Mė 28 mars kryengritėsit morėn qytezėn e Tuzit. Garnizoni i vogėl ushtarak dhe qeveritarėt u detyruan tė mbylleshin nė kalanė e quajtur Shipshanik, qė ndodhej nė krye tė saj. Mė 30 mars 400 malėsorė sulmuan Koplikun, por u tėrhoqėn pėr mungesė armėsh e municionesh. Mė 30 mars u bė nė Cetinė mbledhja e udhėheqėsve tė kryengritjes, e cila miratoi njė memorandum drejtuar Fuqive tė Mėdha. Nė kėtė dokument kėrkohej paprekshmėria e territoreve shqiptare; tė njihej gjuha shqipe si gjuhė zyrtare nė tė katėr vilajetet, nė zyra e gjyqe dhe si gjuhė mėsimi nė shkolla; tė gjithė nėpunėsit nė Shqipėri tė ishin shqiptarė dhe tė njihej zyrtarisht kombėsia shqiptare; tė ardhurat buxhetore tė shpenzoheshin nė dobi tė vendit; ushtarėt shqiptarė tė mos shėrbenin jashtė trojeve shqiptare, me pėrjashtim tė rasteve tė luftės. Memorandumi ishte nėnshkruar nga Muharrem Bushati, Isa Boletini, Sokol Baci, Ded Gjo Luli, Abdulla Aga, Preng Kola dhe Mehmet Shpendi. Shtypi i kohės theksonte se, megjithėse kryengritja zhvillohej nė njė trevė tė ngushtė, tė banuar kryesisht nga katolikė, kryengritėsit dolėn me kėrkesa kombėtare. Ata nė thelb kėrkuan autonominė e Shqipėrisė. Mė 6 prill 1911 u zhvilluan pėrleshje tė ashpra ndėrmjet malėsorėve dhe forcave turke prej Tuzit deri nė Kastrat. Por luftimet mė tė rrepta u zhvilluan atė ditė pranė Deēiqit, ku u asgjėsuan 30 ushtarė, ndėrsa nga kryengritėsit mbetėn nė fushėn e luftės shtatė veta, midis tė cilėve ishte edhe prijėsi i tyre, Nish Gjelosh Luli. Mė 8 prill 200 malėsorė u bėnė ballė nė afėrsi tė Kastratit pėr gjashtė orė rresht 1 200 forcave xhonturke, tė cilat pas tėrheqjes sė kryengritėsve plaēkitėn dhe dogjėn Bajzėn e Kastratit.
Me qėllim qė t’i fuste shqiptarėt nė mes dy zjarresh, komanda e ushtrisė osmane dėrgoi nga Gjakova katėr batalione nėn drejtimin e Ethem Pashės. Kur po vinte nga Gucia, natėn e 16 prillit, ushtria osmane u sulmua te Hani i Gropės nga banorėt e Selcės. Ajo nuk arriti tė vazhdonte marshimin drejt teatrit kryesor tė luftimeve pėrreth Tuzit. Pėr tri javė rresht xhonturqit nuk mundėn jo vetėm t’i nėnshtronin malėsorėt, por as tė lidheshin me garnizonin e rrethuar tė Tuzit dhe tė pėrforcoheshin nė Deēiq. Fillimi i parakohshėm i kryengritjes nė Veri, qė ndodhi pėr shkak tė presioneve tė qeverisė malazeze, pengoi pėrhapjen e saj tė menjėhershme nė viset e tjera mė tė afėrme. Kryengritja e malėsorėve i gjeti kėto pjesė tė vendit ende tė papėrgatitura dhe tė paorganizuara pėr veprime tė armatosura tė pėrbashkėta. Trevat veriore tė vendit, sidomos Kosova, Mirdita e krahinat e tjera, ishin tė ēarmatosura nga ekspedita e vitit 1910. Megjithatė, Isa Boletini dhe Sulejman Batusha nuk hoqėn dorė nga pėrpjekjet pėr zgjerimin e kryengritjes nė viset e Rrafshit tė Dukagjinit. Nė kėto rrethana kryengritėsit e Veriut iu drejtuan shqiptarėve tė Jugut duke u bėrė thirrje qė tė bashkoheshin me ta. Mė 15 prill 1911 pėrfaqėsues tė Kosovės ēuan nė viset jugore thirrjen qė Isa Boletini e kishte lėshuar disa kohė mė parė (mė 23 mars) nga malet e Shqipėrisė, nė tė cilėn thuhej: “... Na i kemi marrė tė gjitha masat e nevojshme dhe nuk kemi frikė qoftė dhe sikur qeveria tė dėrgonte tė gjitha ushtritė e saj... Ju duhet sa mė shpejt qė tė jetė e mundun tė dėrgoni njerėz dhe tė pėrgatitni popullin ... Na nuk duhet ta humbim rasėn e favorshme qė kemi sot”. Kryengritja e Veriut vuri nė lėvizje edhe pėrkrahėsit e veprimeve tė armatosura nė jug tė vendit. U krijuan komitete tė reja, si “Shoqėria e Zezė pėr Shpėtim”, qė dėrguan pėrfaqėsuesit e tyre nė Kosovė. Nė Kolonjė u mbajt njė mbledhje e udhėheqėsve tė lėvizjes, ku morėn pjesė edhe emisarėt kosovarė qė sollėn letrėn e Isa Boletinit. Kėtu u vendos tė shpejtohej organizimi i ēetave dhe nė fillim tė qershorit tė niste kryengritja edhe nė jug tė vendit.
Pėrkrahėsit e veprimeve kryengritėse iu drejtuan popullit me kėto fjalė: “Vėllezėrit tanė, gegėt, po na ftojnė ne tė bijt e Pirros, qė t’u vijmė nė ndihmė, e prandaj ēdo shqiptar e ka detyrė tė marrė hutėn nė krah e tė bashkohet me kryengritėsit e tė mos lėmė tė na turpėrohet “Baba Tomori” i shenjtėruar qė po buēet. Duam, pra, lirinė dhe vetėqeverisjen e Shqipėrisė, duam tė drejtat tona dhe do t’i kėrkojmė gjersa tė shuhemi tė gjithė”. Nė vilajetin e Janinės, nė rajonet e Korēės, tė Elbasanit, tė Dibrės dhe tė Ohrit komitetet e fshehta filluan tė shpėrndanin armė dhe tė organizonin ēeta. Mė 16 prill u organizua nė Manastirin e Cepos njė mbledhje me krerėt e kryengritėsve tė Gjirokastrės, tė Delvinės dhe tė viseve tė tjera tė Shqipėrisė sė Jugut, tė cilėt u betuan pėr t’u ngritur nė luftė tė armatosur kundėr Perandorisė Osmane. Mirėpo, pėr shkak tė qėndrimit pritės tė elementėve tė moderuar e tė lėkundshėm dhe tė trysnisė sė faktorėve tė jashtėm, Komiteti i Manastirit i shtyti pėrgatitjet pėr kryengritje nė njė kohė tė pacaktuar, por gjithnjė brenda vitit 1911. Mė 17 prill zbarkoi nė Shėngjin gjenerali turk Shefqet Turgut pasha me tetė batalione, 5 000 ushtarė, dy bateri malore, njė divizion mitralier, 800 kuaj, 10 000 pushkė dhe materiale tė shumta luftarake. Nė tė njėjtėn kohė 20 000 ushtarė tė tjerė po mobilizoheshin nė Anadoll, pėrveē batalioneve tė rezervistėve qė do tė rekrutoheshin nė Rumeli, nė Turqinė Evropiane. Me Shefqet Turgut pashėn erdhi edhe Preng Bibė Doda, i thirrur nga Vjena prej xhonturqve pėr tė qetėsuar Mirditėn dhe pėr tė penguar bashkimin e saj me kryengritjen. Ushtritė osmane me rrugė detare erdhėn e zbarkuan nė Shkodėr mė 18 prill. Mbėrritja e forcave tė reja osmane nuk i ndali sulmet e kryengritėsve, nė radhėt e tė cilėve luftonin edhe atdhetarė tė tillė, si Luigj Gurakuqi, Hil Mosi e tė tjerė. Mė 22 prill dėshtoi kundėrsulmi qė forcat xhonturke ndėrmorėn nga ana e Shipshanikut dhe e Deēiqit. Nė proklamatėn e publikuar mė 1 maj 1911, tė shkruar nė shqip, frėngjisht, gjermanisht e italisht, kryengritėsit parashtruan edhe njėherė programin e tyre autonomist. Pasi flitej pėr vendosjen pas Revolucionit tė regjimit xhonturk, tė cilin e pėrkrahėn edhe shqiptarėt, nė proklamatė shpalleshin kėto kėrkesa tė kryengritėsve: 1) Shqipėria tė bėhej vetėqeverimtare me sigurim tė qeverive tė mėdha nėn hije tė Turqisė; 2) Shkollat shqipe tė mbaheshin prej qeverisė; 3) Ushtarėt shqiptarė tė mos dilnin jashtė kufijve tė Shqipėrisė, pėrveē se nė rast lufte. Ndėrkaq, pėrpjekjet luftarake u bėnė mė tė shpeshta dhe mė tė rrepta. Mė 3 maj u zhvillua njė nga pėrleshjet mė tė mėdha tė kryengritėsve me forcat osmane, pas sė cilės u hap rruga pėr nė qendrėn e vilajetit, nė Shkodėr. Luigj Gurakuqi shkruante ato ditė se “do tė kishim marrė Shkodrėn, po tė kishim pasė armė”. Ngjarjet e Kryengritjes shqiptare tė vitit 1911 patėn jehonė brenda dhe jashtė vendit. Me kryengritėsit u bashkuan, sado tė paktė, edhe vullnetarė nga Italia e Bullgaria. Shtypi i huaj shkruante pėr trimėrinė e grave shqiptare, pėr “amazonat shqiptare”, tė cilat, krahas burrave, prindėrve dhe vėllezėrve tė tyre, luftonin kundėr pushtuesve osmanė. Njė veprimtari tė gjerė nė tė mirė tė kryengritjes zhvilloi brenda vendit “Shoqėria e Zezė pėr Shpėtim”. Ajo punoi pėr mbledhjen e ndihmave pėr kryengritėsit e Veriut nė emėr tė Lidhjes “Pėr Liri o pėr Vdekje”.
Nė kolonitė e mėrgimit nė Amerikė, nė Bullgari, nė Rumani, nė Egjipt (Misir) etj., mbaheshin konferenca pėr Shqipėrinė dhe pėr luftėn e shqiptarėve kundėr sunduesve osmanė. Shqiptarėt e Amerikės mblodhėn pėr kryengritėsit njė shumė tė madhe tė hollash. U vendos qė 30 vullnetarė tė shkonin nga Amerika nė Shqipėrinė e Jugut (Toskėri) pėr tė shtrirė edhe atje kryengritjen. Fan S. Noli dhe atdhetarė tė tjerė u pėrpoqėn tė siguronin pėrkrahjen e Greqisė, por Athina pėrsėri, ashtu si mė parė, kėmbėnguli qė kryengritja shqiptare tė zhvillohej vetėm nė veri tė lumit Shkumbin. Gjatė muajit maj patriotėt shqiptarė tė grumbulluar nė Korfuz, si Nikollė Ivanaj, Themistokli Gėrmenji, Ismail Qemali, Pandeli Cale, Stefan Kondillari, Spiro Bellkameni e tė tjerė, krijuan njė degė tė komitetit shqiptar tė Barit. Ndėrkaq u shtuan pėrpjekjet pėr organizimin e kryengritjes nė Shqipėrinė e Jugut, ku po punohej pėr sigurimin e armėve. Mė 9 maj Shefqet Turgut pasha nė pėrgjigje tė proklamatės sė kryengritėsve tė datės 1 maj 1911, publikoi shpalljen, ku thuhej se udhėheqėsit e kryengritjes do t’i jepeshin gjyqit ushtarak, ndėrsa ata qė do tė dorėzoheshin brenda pesė ditėve, duke dhėnė armėt e duke iu nėnshtruar ligjeve e urdhrave tė qeverisė, do tė pėrfitonin nga mėshira e saj. Nė shpallje thuhej se, po tė qėllohej kundėr ushtarėve, do tė dėnohej sė bashku me fajtorin edhe pleqėsia e katundit. Urdhėrohej qė frėngjitė e kullave tė malėsorėve tė hapeshin njė kut tė gjėra e tė gjata ose tė mbylleshin krejt. Shpallja ra nė duart e kryengritėsve mė 11 maj, ditėn e vendosjes sė shtetrrethimit dhe tė krijimit tė gjykatės ushtarake nė Shkodėr. Shefqet Turgut pasha kishte kohė qė po merrte masat shtypėse, internonte familjet e pjesėmarrėsve tė kryengritjes dhe tė atyre qė dyshoheshin se kishin ndihmuar kryengritjen (pika 8 e shpalljes). Kryengritėsit iu pėrgjigjėn thirrjes sė Shefqet Turgut pashės me njė deklaratė qė u miratua nė mbledhjen e mbajtur nė Pikalė, tė nėnshkruar nga 60 udhėheqės tė tyre, e cila iu dorėzua konsujve tė huaj nė Cetinė. Nė kėtė dokument thuhej se qysh nga dita kur ushtritė osmane kanė rrėnuar e djegur shtėpitė e malėsorėve shqiptarė, kanė dhunuar nderin e shqiptarit dhe kanė mbytur fėmijėt, ata vendosėn “me qėndrue derisa t’u jesi ma e mbramja pikė e gjakut ndėr dej” dhe e “grishnin” gjeneralin turk “me dalė nė lamė tė luftės”. Pa pritur tė mbaronte ende afati i armėpushimit tė caktuar nė shpalljen e tij, Shefqet Turgut pasha mė 14 maj goditi befasisht malėsorėt. Ushtria osmane prej 6 000 vetash, e pajisur me artileri e mitraloza, u hodh sėrish mbi Deēiq. “Forcat morėn kėto pozita, - shkruante konsulli austriak nė Shkodėr, - duke i dėbuar rrebelėt pllambė pėr pllambė”. Pas kėtij operacioni turqit mundėn tė forcoheshin nė vijėn Tuz-Deēiq-Kastrat, ku vendosėn 6 000 ushtarė nė drejtim tė Shipshanikut dhe 5 000 tė tjerė nga ana e Koplikut. Nga ana e Gucisė vijonte tė ushtronte presion mbi kryengritėsit nė drejtim tė Selcės njė forcė e komanduar nga Ethem Pasha, e cila kishte arritur nė 8 batalione. Ajo i mbajti tė ngujuara forcat kryengritėse tė Kelmendit pa arritur tė bėjė asnjė hap pėrpara u detyrua tė kthehej nė Guci. Pėrballė kėtyre forcave osmane, pa llogaritur trupat e shumta tė dislokuara nė Fushė tė Shtojit pranė Shkodrės, qėndronin vetėm 2 000 kryengritės shqiptarė, tė pėrqendruar nė mes tė Dinoshės dhe Tuzit.
Shefqet Turgut pasha, duke pėrdorur artilerinė, shkatėrroi tė gjitha katundet qė bėnė qėndresė. Ushtria osmane nuk kurseu as malėsorėt myslimanė. Pėr t’u shpėtuar mizorive xhonturke, shumė familje malėsore, gra, fėmijė e pleq, vazhdonin tė kalonin nė Mal tė Zi. Ndėrkaq zhvilloheshin luftimet nė Shqipėrinė e Veriut. Mė 3 qershor 350 malėsorė sulmuan Lezhėn dhe e detyruan garnizonin osman tė mbyllej nė Atik-Kala. Midis mirditasve, qė morėn pjesė nė kėtė sulm, kishte edhe shqiptarė myslimanė nga Mati, nga Luma, nga Dibra, madje edhe nga Kosova. Kryengritėsit prenė komunikimet tokėsore e telegrafike midis Lezhės, Shkodrės dhe Shėngjinit. Por pas ndihmave qė ushtrisė osmane filluan t’i vinin nga Shėngjini, kryengritėsit u detyruan tė tėrhiqeshin nga Lezha. Zgjerimi i kryengritjes shkaktoi reagimin e qarqeve politike tė Shteteve tė Mėdha. Synimi i qeverisė malazeze pėr t’u pėrfshirė drejtpėrsėdrejti nė aksionet luftarake tė malėsorėve kryengritės nuk gjeti miratimin jo vetėm nė Serbi, por as nė Rusi. Qeveria cariste e kėrcėnoi Cetinėn se do t’i ndėrpriste subvencionet qė i jepte Malit tė Zi, nė rast se ndihmonte kryengritjen. Qeveria austro-hungareze, e shqetėsuar nga mundėsia e njė ndėrhyrjeje tė Malit tė Zi nė konfliktin shqiptaro-osman, ushtroi trysni mbi Cetinėn duke kėrkuar qė ajo tė qėndronte asnjanėse. Vjena bėri tė gjitha pėrpjekjet qė kryengritja tė mos pėrhapej nė viset e tjera. Pėr tė penguar sadopak zgjerimin e kryengritjes sė malėsorėve nė krahina tė tjera tė Shqipėrisė, Komiteti “Ittihad ve Terekki” (“Bashkim e Pėrparim”) organizoi udhėtimin e sulltanit plak, Mehmet Reshati V, nė Kosovė. Mendohej se ky udhėtim i sulltanit do ta lehtėsonte “kthimin nė vathė” tė atyre, qė ishin larguar nga “vėllazėrimi osman”. Udhėtimi u organizua nė formėn e pelegrinazhit nė varrin e sulltan Muratit I, tė vrarė nė Fushė tė Kosovės. Sulltani udhėtoi vetėm nė krahinėn e Kosovės pėr ta veēuar kėtė trevė nga kryengritja shqiptare nė Malėsi tė Mbishkodrės. Mė 15 qershor ai mbėrriti nė Prishtinė, ku u organizua njė paradė e madhe ushtarake, por nuk u mblodhėn aq njerėz sa pritnin xhonturqit. Nga frika se ceremonia nė Gazimestan (nė tyrben e sulltan Muratit) mund tė kthehej nė njė manifestim kundėrosman, ajo u mbyll shpejt me largimin prej andej tė sulltanit dhe tė personaliteteve qė e shoqėronin. Kjo ndėrmarrje e xhonturqve, siē pohojnė bashkėkohėsit, s’qe veēse njė komedi e inskenuar keq. Ndėrkohė lėvizja kryengritėse filloi tė zgjerohej edhe nė jug tė vendit. Nė qershor doli nė mal ēeta e Korēės (me dr. Haki Mborjen nė krye) dhe filluan tė veprojnė edhe ēeta tė tjera. Shtrirja e lėvizjes sė armatosur nė jug e shqetėsoi Athinėn. Gazeta ruse “Ruskoje sllovo”, nė njė korrespondencė nga Athina shkruante: “Shtypi grek, i cili gjer mė dje dėftente simpathi pėr kryengritjen shqiptare, sot nga qė u hap kryengritja dhe nė Epir, e quan veprimin e komitetit tė shqiptarėve dinak, se kėrkon mjeshtėrisht ta quaj atė provincė, qė ėshtė fjeshtė greke, tė shqiptarizuar”.
Mė 17 qershor Shefqet Turgut pasha nė emėr tė sulltanit shpalli edhe njė herė amnistinė pėr kryengritėsit qė duhej tė dorėzoheshin brenda 10 ditėve, duke premtuar gjithashtu 10 000 lira pėr shtėpitė e djegura. Nė shpalljen qė nxori me kėtė rast thuhej se qeveria turke do tė kujdesej pėr nevojat e vendit, pėr tė shlyer dėmet qė u ishin bėrė kohėt e fundit shqiptarėve, si edhe pėr tė siguruar tė mirėn e qetėsinė e popullit. Por nė shpallje nuk bėhej fjalė pėr asnjė nga tė drejtat kombėtare tė shqiptarėve. Pas shpalljes sė 17 qershorit xhonturqit disa herė u pėrpoqėn tė hynin nė bisedime me kryengritėsit, por dėshtuan, sepse ndeshėn nė vendosmėrinė e tyre pėr tė luftuar deri nė fund pėr tė drejtat e tyre kombėtare. Duke pasur parasysh qė pjesa mė e madhe e kryengritėsve tė Malėsisė sė Mbishkodrės ishin katolikė, Stambolli mendoi se njerėz mė tė pėrshtatshėm pėr tė hyrė nė bisedime me malėsorėt do tė ishin klerikėt katolikė. Pėr kėtė Porta e Lartė kėrkoi edhe ndihmėn e protektores sė kultit tė Austro-Hungarisė. Arkipeshkvi i Shkodrės, Jak Serreqi, qė u ngarkua me detyrėn e vėshtirė tė ndėrmjetėsit nė mes shqiptarėve kryengritės dhe Portės, e mori pėrsipėr kėtė rol, por me disa kushte. Autoritetet ushtarake e civile turke formuluan programin prej 8 pikash, me tė cilin do tė hyhej nė bisedime me malėsorėt. Kėto ishin shumė larg kėrkesave tė kryengritėsve, tė kėrkesės sė autonomisė sė shpallur nga krerėt e tyre qysh nė muajin mars. Prandaj pikat e propozuara nuk u pėrfillėn nga krerėt e kryengritjes. Nė kėto rrethana misioni i klerikėve, tė kryesuar prej Jak Serreqit, qė u dėrgua pranė malėsorėve kryengritės, dėshtoi.

Memorandumi i Greēės
Mbėrritjen e komisionit tė klerikėve nė Mal tė Zi dhe pėrpjekjet e xhonturqve pėr t’u marrė vesh me ta, kryengritėsit e shfrytėzuan pėr tė dalė para qeverisė osmane dhe Fuqive tė Mėdha sėrish me kėrkesėn e autonomisė sė Shqipėrisė. Me nismėn e Komitetit tė kryengritjes (tė Podgoricės), u mblodh nė pllajėn e Greēės, nė perėndim tė Selcės, nė Malėsinė e Madhe Kuvendi i Pėrgjithshėm i krerėve shqiptarė, i cili mė 23 qershor miratoi dokumentin mė tė rėndėsishėm tė kryengritjes, tė njohur me emrin “Memorandumi i Greēės”, i hartuar nga Ismail Qemali e Luigj Gurakuqi. Kėtė dokument, i njohur si “Libri i Kuq” (pėr shkak tė ngjyrės sė ballinės sė broshurės nė tė cilėn u shtyp) ia paraqiti Kuvendit tė krerėve tė kryengritjes Luigj Gurakuqi. Me kėtė akt kryengritja e armatosur e shqiptarėve tė veriut kishte tani njė program kombėtar nė tė cilin aderuan tashmė tė gjithė shqiptarėt. Nė hyrje tė memorandumit (“Librit tė Kuq”) flitet pėr ndihmėn qė dhanė shqiptarėt pėr tė sjellė xhonturqit nė fuqi. Disa privilegje qė u kishte njohur deri atėherė sulltani autokrat krahinave malore, theksohet nė kėtė dokument, nuk i penguan shqiptarėt tė ngriheshin e tė kėrkonin kushtetutėn pėr tė gjithė popujt e shtypur. Por shpresat e tyre te regjimi kushtetues nuk u pėrligjėn. Madje ishin xhonturqit ata qė me politikėn e tyre i shtynė shqiptarėt tė rrėmbenin armėt e tė luftonin pėr tė drejtat e tyre. Shqiptarėt, aleatė tė xhonturqve, u bėnė mė e para viktimė e politikės sė egėr nacionaliste e xhonturqve. Mbi shqiptarėt u turrėn taborret e Xhavit Pashės dhe tė Shefqet Turgut pashės. Por edhe pasi shqiptarėt i dhanė armėt, theksohej nė hyrjen e “Librit tė Kuq”, turqit e rinj nuk mendonin aspak t’i zbatonin reformat e premtuara.
Nė memorandum parashtroheshin kėto kėrkesa: t’u jepej garanci se nuk do tė pėrsėriteshin veprimet antikushtetuese nga qeveria qendrore dhe nga autoritetet lokale nė tė gjithė Shqipėrinė dhe se do tė respektoheshin fetė e zakonet e vendit; tė njihej kombi shqiptar me po ato tė drejta qė kishin kombet e tjera tė Perandorisė Osmane; tė kishte liri tė plotė pėr zgjedhjen e deputetėve shqiptarė, numri i tė cilėve tė ishte nė pėrpjesėtim me popullsinė; tė kishte liri pėr pėrhapjen e gjuhės shqipe dhe tė shkollave shqipe; tė bėhej bashkimi i vilajeteve, ku jetojnė shqiptarėt, sipas decentralizimit administrativ, dhe tė harmonizoheshin ligjet turke me tė drejtat zakonore tė vendit; nėpunėsit e lartė tė dinin gjuhėn e zakonet e vendit; tė gjithė nėpunėsit civilė dhe financiarė tė ishin shqiptarė, ndėrsa gjyqtarėt, xhandarėt e policėt tė ishin gjithashtu vendas; tė caktohej njė guvernator i pėrgjithshėm nga sulltani pėr njė periudhė tė caktuar; tė pėrdorej gjuha shqipe nė administratė, nė gjyqe e kuvende, pėrkrah turqishtes, qė mbetej gjuhė zyrtare e qeverisė qendrore; shėrbimi ushtarak i detyrueshėm pėr tė gjithė nė kohė paqeje tė kryhej nė vend, ndėrsa pėr banorėt e zonave kufitare tė organizohej njė shėrbim i veēantė ushtarak, qė do tė kryhej nė krahinat e tyre, pėr tė ruajtur kufijtė; tė pėrdoreshin nė vend, pėr ndėrtime rrugėsh, hekurudhash, shkollash e tė tjera, tė ardhurat fiskale me pėrjashtim tė atyre tė doganės, tė postės, tė telegrafės, tė duhanit, tė alkoolit dhe tė pullave, tė cilat ishin monopole tė shtetit ose u ishin dhėnė tė huajve sipas kapitulacioneve; t’u njihej fshatarėve e drejta pėr prerjen e pyjeve sipas njė takse; kėshillat e pėrgjithshme tė kishin tė drejtė tė jepnin vendime pėr buxhetin e vilajeteve dhe tė kontrollonin shpenzimet; tė jepeshin fonde tė nevojshme pėr rregullimin e shtėpive e tė dėmeve tė tjera tė shkaktuara nga operacionet e ushtrive osmane dhe t’u ktheheshin shqiptarėve armėt qė u ishin marrė. Memorandumi i Greēės parashtronte njė program tė plotė tė autonomisė sė Shqipėrisė, ashtu siē ishte konceptuar ajo nė platformėn e Lėvizjes Kombėtare Shqiptare qysh nga koha e Lidhjes sė Prizrenit. Ky memorandum kishte njė rėndėsi tė veēantė, sepse dilte nga gjiri i kryengritjes dhe nė formulimin tij morėn pjesė veprimtarėt atdhetarė tė krahinave tė ndryshme tė vendit e tė kolonive shqiptare tė mėrgimit. Pėrmbajtja kombėtare e kėtij memorandumi ishte njė argument i fuqishėm pėr tė kundėrshtuar trillimet e qeverisė turke dhe tė propagandės sė shteteve fqinje qė mohonin karakterin e vėrtetė kombėtar tė lėvizjes shqiptare dhe e paraqisnin kryengritjen e malėsorėve si kryengritje fetare pėr ruajtjen e venomeve tė vjetra lokale. Pranimi i kėrkesave tė Greēės, siē pohonte Ismail Qemali, do tė ishte njė fitore e nacionalizmit shqiptar. Kėto kėrkesa drejtoheshin njėherazi kundėr politikės sė qeverisė malazeze, e cila orvatej me anėn e agjentėve tė saj t’i bindte malėsorėt tė viheshin nėn mbrojtjen e Malit tė Zi. Memorandumi ushtroi ndikim tė fuqishėm edhe nė pjesėt e tjera tė Shqipėrisė dhe nxiti pėrpjekjet qė u bėnė pėr kthimin e kryengritjes sė Veriut nė njė kryengritje tė pėrgjithshme.
“Libri i Kuq” iu dorėzua nga pėrfaqėsuesit e kryengritėsve ambasadorit turk nė Mal tė Zi, Sadredin Beut, qė e pranoi atė pa dhėnė ndonjė pėrgjigje. Pėr tė pasur garancinė e Fuqive tė Mėdha pėr plotėsimin e kėrkesave tė tyre, njė delegacion i kryengritėsve, i pėrbėrė nga Luigj Gurakuqi, Dedė Gjo Luli, Sokol Baci etj., ua dorėzoi Memorandumin e Greēės pėrfaqėsuesve tė Fuqive tė Mėdha nė Cetinė. Ndėrkaq Shefqet Turgut pasha shpalli njė proklamatė tė dytė, me tė cilėn shtyhej afati i dorėzimit tė kryengritėsve edhe 15 ditė tė tjera, duke filluar nga 27 qershori. Malėsorėt lajmėroheshin gjithashtu se Porta kishte dėrguar njė vali dhe njė kajmekam, qė dinin gjuhėn shqipe. Por mė 9 korrik Stambolli u detyrua t’a shtynte pėr tė tretėn herė afatin e dorėzimit tė kryengritėsve edhe pėr 20 ditė tė tjera. Me gjithė kėrkesat kėmbėngulėse tė kryengritėsve, qeveria osmane nuk kishte ndėrmend t’i jepte autonominė Shqipėrisė. Ajo e quante kėtė tė papranueshme, si njė akt qė do tė sillte me vete shkatėrrimin e Perandorisė Osmane. Stambolli vijoi tė pėrdorte kundėr malėsorėve 50 batalione tė komanduara nga Shefqet Turgut pasha, me 70 000 ushtarė e 60 gryka artilerie me qitje tė shpejtė. Pėr tė pėrligjur luftėn e gjatė me malėsorėt dhe kėtė pėrqendrim tė forcave tė shumta nė Shqipėri kundėr njė grushti malėsorėsh, propaganda zyrtare turke shpalli se nė kryengritje ishin ēuar 20 000 malėsorė. Nė tė vėrtetė, gjithė familjet e kryengritėsve, qė ishin mbartur nė Mal tė Zi pėr t’i shpėtuar terrorit xhonturk, arrinin nė rreth 15 000 veta, ndėrsa nė radhėt e luftėtarėve ishin vetėm 4 000 kryengritės. Megjithatė, nė pėrpjekjet me kryengritėsit, Shefqet Turgut pasha la qindra tė vrarė. Ai u detyrua tė pranonte, se “... ēdo ditė janė bėrė pėrpjekje tė ashpra e tė vazhdueshme, kryengritėsit i kanė dalė zot ēdo shkėmbi, ēdo shtėpie dhe e kanė lėnė vendin vetėm duke dhėnė jetėn”. Pėrkrah burrave luftuan edhe gratė malėsore, ndėr tė cilat u dalluan Tringė Smajlja e Norė Kolja. Nė luftė merrnin pjesė gjithashtu tė rinj 16 vjeēarė dhe pleq deri nė 70 vjeē. Vetė udhėheqėsi i kryengritėsve Dedė Gjo Luli ishte 71 vjeē. Malėsorėve u dha dorė taktika e luftimit nė grupe tė vogla kundėr armikut shumė tė madh nė numėr dhe njohja e terrenit. Ata zinin shtigjet e qafat e pakalueshme. Sulmonin armikun aty ku ai nuk e priste dhe tėrhiqeshin nė rregull, pa dėme. Por lufta e kryengritėsve vėshtirėsohej nga mungesa e armėve, e municioneve dhe e ushqimeve. Lufėtarėt ishin gjysmė tė uritur. Ndihmat qė vinin nga kolonitė dhe nga vendet e tjera nuk mjaftonin pėr t’i mbajtur ata dhe refugjatėt e shumtė, qė qenė mbledhur nė Mal tė Zi.
Kryengritja e Malėsisė sė Mbishkodrės dhe kėrkesat e saj tėrhoqėn vėmendjen e diplomacisė britanike. Pėrfaqėsues tė kryengritėsve siē ishte Mark Kakarriqi iu drejtuan asaj nė mėnyrė tė posaēme. Duke pėrfituar nga memorandumi, qė kryengritėsit shqiptarė ua drejtuan Fuqive tė Mėdha, E. Grej, ministri i Jashtėm britanik, qysh mė 26 qershor kėrkoi tė ndėrhyhej kolektivisht pranė Portės nė pėrkrahje tė shqiptarėve, pėr tė kėnaqur kėrkesat e tyre pėr gjuhėn, shkollėn, ndėrtimin e rrugėve dhe pėr amnistinė e pėrgjithshme. Por ky propozim nuk gjeti pėrkrahje te Shtetet e tjera tė Mėdha. Gjermania e kundėrshtoi njė hap tė tillė, duke deklaruar se kjo do tė merrej nga Stambolli si ndėrhyrje nė punėt e brendshme tė Turqisė. Vjena iu pėrmbajt po atij qėndrimi tė mėparshėm, tė mosndėrhyrjes. Franca gjithashtu nuk u tregua e gatshme tė bashkohej me nismėn e Anglisė, kurse qeveria ruse shprehu dyshimin nėse shqiptarėt do tė kėnaqeshin me lėshimet e propozuara nga Grej, kur dihej se ata kėrkonin autonominė. Nga ana tjetėr, edhe shqiptarėt, duke parė interesimin e Forein Ofisit, nė njė memorandum tė veēantė qė i drejtuan qeverisė angleze, posaēėrisht E. Grejit, mė 12 korrik kėrkuan edhe njė herė autonominė e Shqipėrisė. Nė memorandum thuhej: “... na po bajmė fli pėr arsye tė nalta politike dėshirat e pavarėsisė qė frymėzojnė popullin shqiptar tash pesė shekuj, e lypim vetėm autonomi tė gjanė...”. Nė memorandum bėhej fjalė gjithashtu pėr terrorin qė ushtria osmane po ushtronte nė fshatrat e Malėsisė, ku plaēkiste, digjte e rrėnonte ēdo gjė. Ndėrsa shqiptarėt i lironin ushtarėt osmanė qė zinin rob, thuhej nė kėtė dokument, turqit hakmerreshin edhe mbi popullsinė e paarmatosur, mbi pleqtė, mbi gratė e fėmijėt. Nė tė flitej edhe pėr rastet kur njerėzit digjeshin tė gjallė nga ushtarėt.

Jehona e Memorandumit tė Greēės.
Zgjerimi i lėvizjes nė jug (korrik-gusht 1911)

Kur u duk se edhe nisma e qeverisė angleze nuk gjeti pėrkrahjen e fuqive tė tjera, shqiptarėt filluan tė punonin pėr ta shtrirė kryengritjen nė tė gjithė vendin, pėr ta kthyer atė nė njė kryengritje tė pėrgjithshme. Ndėrkohė, pėr ta detyruar Portėn e Lartė tė pranonte Memorandumin e Greēės si njė program qė shprehte aspiratat mbarėshqiptare dhe jo vetėm tė njė krahine a vilajeti, atdhetarėt mė tė vendosur u pėrpoqėn tė organizonin qėndresėn e armatosur edhe nė Shqipėrinė e Jugut. Kjo ishte e domosdoshme tė bėhej edhe pėr shkak se Porta e Lartė vijonte ta trajtonte Kryengritjen e Malėsisė sė Mbishkodrės dhe Memorandumin e Greēės si njė lėvizje lokale me kėrkesa qė i takonin vetėm njė krahine, asaj tė Mbishkodrės. Nė kėto rrethana atdhetarėt mė radikalė tė Shqipėrisė sė Jugut, duke pėrfituar nga kryengritja e malėsorėve, bėnė pėrpjekje pėr tė tėrhequr nė lėvizje edhe elementėt e moderuar. Memorandumi i Greēės i dha fund qėndrimit pritės qė kishin mbajtur deri atėherė disa komitete nė krahinat e tjera tė vendit. Anėtarėt e Komitetit tė Korfuzit menduan tė arrinin paraprakisht njė marrėveshje me qeverinė greke pėr tė siguruar edhe ndihmėn e saj. Pėr kėtė, tre anėtarė tė kėtij komiteti shkuan nė Athinė, ku u takuan me Venizellosin. Qeveria greke u rekomandoi tė merreshin vesh me “Shoqėrinė kombėtare”, e cila u bėri tė ditur se u vinte nė dispozicion shqiptarėve, pėr nevojat e kryengritjes, ishullin e Korfuzit dhe se do t’u jepte ndihma nė tė holla e tė tjera, por me kusht qė kryengritja tė zhvillohej nė veri tė lumit Shkumbin. Pėr shkak tė kėtij qėndrimi tė qeverisė greke, njė pjesė e anėtarėve tė Komitetit tė Korfuzit, duke mos i ndier shpatullat tė sigurta, u tėrhoq. Kėshtu u pengua organizimi i kryengritjes nė jug nė njė kohė mjaft tė favorshme pėr tė. Shtrirja e kryengritjes nė jug tė vendit do tė lehtėsonte atėherė edhe gjendjen e kryengritėsve tė Malėsisė sė Mbishkodrės. Pėrpjekjet pėr organizimin e kryengritjes nė jug tė vendit u drejtuan nga komitetet “Shoqėria e Zezė pėr Shpėtim”. Nė krye tė ēetave qė vepronin nė jug ishin Namik Delvina, Muharrem Rushiti, Musa Demi, Spiro Bellkameni, Qamil Panariti, etj. “Shoqėria e Zezė pėr Shpėtim” mendonte se mjeti mė i mirė pėr ta detyruar Turqinė tė njihte Memorandumin e Greēės ishin veprimet sulmuese tė armatosura, tė cilat filluan tė kryheshin nga ēetat. Kryengritėsit zhvillonin njėkohėsisht njė agjitacion tė dendur pėr autonominė e Shqipėrisė midis masave fshatare. Lidhje tė fshehta u vendosėn me repartet shqiptare tė redifėve qė ndodheshin nė qytete tė ndryshme tė vendit. Mė 17 korrik komitetet e jugut kishin vendosur qė ēetat e armatosura tė sulmonin Vlorėn. Por ky plan dėshtoi, sepse nė ēastin vendimtar, kur ēetat i qenė afruar qytetit, oficerėt turq zbuluan planin e veprimit tė ushtarėve redifė qė ishin lidhur me to. Megjithatė lėvizja e ēetave nė jug po zgjerohej. Pėrleshjet e tyre me ushtrinė osmane u bėnė mė tė shpeshta. Nė korrik ēeta e Ēamėrisė u ndesh me ta nė Smartė, nė njė luftim qė zgjati 6 orė. Nė Gjirokastėr kryengritėsit i bėnė atentat prefektit tė vendit.
Mė 21 korrik u mbajt nė Manastirin e Cepos, nė Malin e Gjerė, Kuvendi i pėrfaqėsuesve tė popullsisė sė Ēamėrisė e tė Labėrisė dhe tė tė gjitha kazave tė vilajetit tė Janinės, ku morėn pjesė rreth 800 veta, midis tė cilėve edhe pėrfaqėsues tė ēetave tė armatosura tė Shqipėrisė sė Jugut. Kėtu u diskutua pėr qėndrimin qė do tė mbahej kundrejt regjimit xhonturk nė kushtet e shpėrthimit tė kryengritjes sė Malėsisė sė Mbishkodrės dhe pėr pėrkrahjen e saj nga popullsia e Shqipėrisė sė Jugut. Kuvendi miratoi njė memorandum, i cili, duke pasur 43 nėnshkrime tė pjesėmarrėsve, iu dėrgua qeverisė xhonturke. Memorandumi u nėnshkrua nga pėrfaqėsues tė popullsisė sė Gjirokastrės, tė Delvinės, tė Kurveleshit, tė Himarės, tė Filatit etj. Nė memorandum pėrkrahej Kryengritja e Malėsisė sė Mbishkodrės dhe programi i saj i autonomisė sė Shqipėrisė. Kėrkohej qė qeveria osmane tė zbatonte njė administrim tė njėllojtė si nė veri, dhe nė jug, duke e parė Shqipėrinė dhe kombin shqiptar njė e tė pandarė. Reformat qė do tė zbatoheshin nė Malėsinė e Mbishkodrės tė shtriheshin njėlloj nė tė katėr vilajetet shqiptare, tė Shkodrės, tė Kosovės, tė Manastirit dhe tė Janinės. Me kėtė kėrkesė atdhetarėt mendonin tė shmangnin rrezikun qė vinte nga trajtimi i Kryengritjes sė Malėsisė sė Mbishkodrės si njė ngjarje lokale dhe t’i tregonin Stambollit se e gjithė Shqipėria ishte bashkuar me kėrkesat e saj. Prandaj kryengritėsit e Shqipėrisė sė Jugut kėrkuan qė, gjithė ato tė drejta qė do t’u jepeshin malėsorėve, ku pėrfshihej edhe autonomia politiko-administrative e parashtruar nė Greēė, t’i jepeshin edhe Shqipėrisė sė Jugut, pra gjithė Shqipėrisė. Kėrkohej gjithashtu amnisti e pėrgjithshme pėr pjesėmarrėsit e kryengritjes, liria e mėsimit tė gjuhės shqipe nė shkollat fillore dhe zhvillimi nė tė gjithė vendin i reformave administrative. Mendohej se sendėrtimi i tė gjitha kėtyre kėrkesave do t’i hapte rrugėn autonomisė sė plotė tė vendit. Meqė xhonturqit synonin tė merreshin vesh vetėm me malėsorėt dhe t’i ngushtonin kėrkesat e tyre autonomiste, komiteti i fshehtė i Janinės udhėzoi tė organizoheshin mitingje tė armatosura nė qytetet e Shqipėrisė sė Jugut, nė tė cilat tė mbėshteteshin kėrkesat autonomiste tė parashtruara nga kryengritėsit e Malėsisė sė Mbishkodrės. U vendos qė njė miting i tillė tė mbahej mė 23 korrik, ditėn e pėrvjetorit tė Revolucionit xhonturk. Shumė nga pjesėtarėt e ēetave i quanin kėto veprime si zanafillė pėr tė kaluar nė luftime tė drejtpėrdrejta kundėr ushtrisė osmane. Mitingjet e armatosura do tė mbėshteteshin edhe nga ana e ēetave, qė u ishin afruar qyteteve. Por mitingu i parashikuar pėr nė 23 korrik u pengua nga kundėrshtarėt e lėvizjes sė armatosur. Kjo ngjarje, si edhe mungesa e iniciativės nė gjirin e udhėheqėsve tė komitetit tė fshehtė tė Janinės, ēorientuan kryengritėsit e atdhetarėt e Shqipėrisė sė Jugut dhe ngjallėn, siē thuhet nė dokumentet e kohės, frymėn e mosbesimit ndaj tyre.
Nė fundin e korrikut ēetat e komanduara nga Qamil Panariti e nga Spiro Bellkameni, tė pėrbėra prej 18 vetash, u mblodhėn nė arat nė mes tė Orman-Ēifligut (afėr Korēės) dhe tė Setajt pėr tė sulmuar depot e armėve nė Korēė. Por xhonturqit dėrguan kundėr kėtyre ēetave 300 ushtarė e 100 xhandarė. Gjatė pėrleshjes qė u bė nė Orman-Ēiflig, natėn e 29-30 korrikut ēetat luftuan pėr pesė orė rresht duke lėnė 6 tė vrarė. Nga forcat qeveritare mbetėn tė vrarė dy oficerė dhe 13 ushtarė. Pas ngjarjes nė Orman-Ēiflig xhonturqit ngritėn nė Korēė gjyqin ushtarak qė filloi dėnimet e atdhetarėve. Nė fundin e korrikut njė ēetė prej 100 vetash vepronte rreth Beratit e nė rrethe tė afėrta, mblidhte nėnshkrime pėr njė memorandum me kėrkesa politike, i cili do t’u dorėzohej pėrfaqėsuesve tė shteteve tė huaja dhe autoriteteve osmane nė Vlorė. Komiteti Shqiptar i Vlorės dhe atdhetarė tė tjerė organizuan mė 31 korrik, tek Ura e Drashovicės, njė mbledhje ku morėn pjesė 3 000 veta, tė cilėt shprehėn solidaritetin e tyre me kryengritėsit e Shqipėrisė sė Veriut dhe kėrkuan autonominė e Shqipėrisė. Shumica e pjesėmarrėsve tė mbledhjes tek Ura e Drashovicės, gjatė rrugės pėr nė Qafė tė Sinjės, ku do tė takoheshin me ēetat e rrethit tė Beratit, ranė nė pėrpjekje me trupat osmane afėr Cakranit, ku u ndihmuan nga oficeri shqiptar i ushtrisė turke Ismail Haki Libohova. Pėr kėtė veprim ai u nxor para gjykatės ushtarake tė Janinės. Mė 1 gusht u mbajt nė Qafė tė Sinjės (Berat) njė mbledhje tjetėr e pėrfaqėsuesve tė kryengritėsve tė rrethit tė Beratit e tė Vlorės, qė pėrkrahėn tėrėsisht Kryengritjen e Malėsisė sė Mbishkodrės dhe u zotuan tė luftonin pėr zbatimin e 12 kėrkesave tė Memorandumit tė Greēės, domethėnė tė autonomisė territoriale-administrative tė Shqipėrisė. Megjithatė edhe kėto veprime tė atdhetarėve tė Shqipėrisė sė Jugut, qė pėrkrahėn programin autonomist tė Greēės, nuk arritėn ta ēonin vendin nė njė kryengritje tė pėrgjithshme. Ndėrkohė pėrfundoi pa sukses edhe veprimtaria e komisionit tė Jak Serreqit pranė kryengritėsve tė Shqipėrisė sė Veriut. Ai nuk arriti t’i bindte malėsorėt qė tė hiqnin dorė nga kėrkesat pėr autonomi. Mė 22 korrik, njė ditė para nisjes pėr nė Shkodėr, pėrfaqėsuesit e kryengritjes i dorėzuan njė notė prelatit tė lartė, me tė cilėn i kumtuan se nuk do t’i vazhdonin mė tej bisedimet, sepse ato nuk po zhvilloheshin mbi bazėn e Memorandumit tė Greēės.
Malėsorėt kryengritės qėndruan tė patundur nė kėrkesėn e tyre pėr autonomi. Por gjendja e 15 000 shqiptarėve tė grumbulluar nė Mal tė Zi po keqėsohej vazhdimisht. Ajo u rėndua edhe mė shumė pėr shkak tė vendimit qė mori Mali i Zi, mė 15 korrik, pėr tė mos u lejuar shqiptarėve tė kalonin kufirin. Ndėrkohė edhe qeveria xhonturke filloi tė manovronte. Meqė Shefqet Turgut pasha kishte fituar nė mes tė shqiptarėve njė emėr tė keq pėr shkak tė dy fushatave nė Shqipėri, Porta e Lartė, me qėllim qė tė lehtėsoheshin bisedimet me malėsorėt kryengritės, vendosi ta zėvendėsonte atė me njė komandant tjetėr, me Abdullah Pashėn.

Bisedimet e Podgoricės
Nė verėn e vitit 1911, gjendja e kryengritėsve po keqėsohej. Atyre u mungonin armėt e municionet, nė kohėn kur gjendeshin pėrballė njė ushtrie tė shumtė armike. Si luftėtarėt, ashtu edhe familjet e tyre vuanin pėr bukė. Gjendjen e malėsorėve e rėndonte edhe mė shumė qėndrimi i qeverisė malazeze, qė u bė mė armiqėsor kur kryengritėsit nuk pranuan tė vinin luftėn e tyre nė shėrbim tė politikės sė Cetinės. Meqė edhe Rusia nuk i lejoi Malit tė Zi ta pėrdorte kryengritjen shqiptare, si pretekst, pėr tė nisur luftėn kundėr Perandorisė Osmane, qeveria e Cetinės u mundua tė nxirrte ndonjė pėrfitim nga vetė Turqia. Stambolli ishte i interesuar tė merrej vesh sa mė shpejt me Malin e Zi, pėr shkak tė gjendjes qė ishte krijuar nė gjithė Shqipėrinė. Mali i Zi shpresonte, siē theksohet nė dokumentet diplomatike tė kohės, tė siguronte ndonjė “kompensim pėr shpenzimet e bėra pėr ushqimin e malėsorėve gjatė kryengritjes, i cili do tė kishte formėn e njė rishikimi tė kufirit nė dobi tė Malit tė Zi”. Nė kėto kushte, me ndėrhyrjen e Rusisė cariste dhe tė monarkisė Habsburge, u arrit mė 28 korrik marrėveshja ndėrmjet Turqisė e Malit tė Zi pėr rregullimin e konfliktit kufitar dhe tė ēėshtjes sė tė arratisurve shqiptarė. Nė po kėtė kohė Abdullah Pasha, komandanti i ri i trupave osmane, shpalli njė amnisti tė re, por vetėm pėr malėsorėt. Ai u njihte atyre disa privilegje, qė nuk ishin tė pranueshme pėr kryengritėsit. Prandaj, siē dėshmon mikja e shqiptarėve E. Durham, shqiptarėt nuk e pushuan qėndresėn.
Me 30 korrik 1911 ambasadori turk nė Cetinė, Sadredin Beu, shpalli nė Podgoricė pėrgjigjen me kundėrpropozimet e qeverisė turke ndaj kėrkesave tė kryengritėsve. Ato ishin shumė larg autonomisė, qė shqiptarėt kėrkuan nė Memorandumin e Greēės dhe kufizoheshin vetėm me zonėn e kryengritjes. Me kėtė dokument qeveria xhonturke shpallte amnistinė e plotė pėr tė gjithė pjesėmarrėsit e kryengritjes pa i dorėzuar armėt. Shėrbimi ushtarak do tė kryhej brenda vilajetit tė Shkodrės dhe vetėm njė vit nė Stamboll. Si drejtorė dhe anėtarė tė kėshillave administrativė do tė emėroheshin edhe bajraktarėt. Xhelepi do tė caktohej duke marrė parasysh gjendjen ekonomike tė popullsisė. Taksat do tė mblidheshin kur shqiptarėt tė ishin nė gjendje tė paguanin. Armėt do tė mbaheshin me leje tė posaēme. Do tė ndėrtoheshin nė malėsi, me mjetet shtetėrore, dy shkolla fillore ku do tė mėsohej gjuha shqipe. Do tė ndėrtoheshin rrugė, ura etj. Po mė 31 korrik qeveria shpalli nė Tepelenė edhe koncesionet pėr kryengritėsit e Shqipėrisė sė Jugut: faljen e kryengritėsve, hapjen e shkollave shqipe, ndėrtimin e rrugėve, tė urave etj. Propozimet zyrtare turke nuk u pranuan nga shumica e kryengritėsve nė veri dhe nė jug tė vendit. Kryengritėsit e Shqipėrisė sė Veriut u shtrėnguan, mė nė fund, tė ulen e tė bisedojnė me pėrfaqėsuesit e qeverisė, megjithėse ajo nuk donte t’i pėrfillte kėrkesat e shqiptarėve pėr autonomi. Malėsorėt ngulėn kėmbė nė 12 kėrkesat e Greēės, qė pėrmbanin autonominė e Shqipėrisė. Por qeveria malazeze ua kishte prerė furnizimin me bukė dhe po ushtronte presion mbi malėsorėt, qė tė pranonin propozimet xhonturke. Nė kėto rrethana malėsorėt pranuan tė bisedonin sipas propozimeve xhonturke, por ata pėrsėri, duke e parė kombin shqiptar si njė tė tėrė, kėrkuan qė tė drejtat, qė do t’u jepeshin malėsorėve, t’u njiheshin tė gjithė shqiptarėve. Meqė, me gjithė pėrpjekjet qė u bėnė, nuk u arrit qė kryengritja e Malėsisė sė Mbishkodrės tė shndėrrohej nė njė kryengritje tė pėrgjithshme, qė tė pėrfshinte gjithė Shqipėrinė e Veriut dhe atė Jugut, autoritetet osmane arritėn tė merren vesh veē me malėsorėt dhe veē me shqiptarėt nė jug.

Mė 2 gusht nė pėrfaqėsinė e Perandorisė Osmane nė Podgoricė u nėnshkrua, sipas propozimeve turke, marrėveshja e malėsorėve me pėrfaqėsuesit e qeverisė xhonturke. Pas 5 gushtit malėsorėt filluan tė kthehen nė grupe. Dedė Gjo Luli e disa tė tjerė nuk pranuan tė ktheheshin dhe vazhduan tė ngulnin kėmbė pėr njohjen e autonomisė. Dedė Gjo Luli nuk pranoi as shpėrblimet dhe as postet, qė i dhanė xhonturqit. Malėsorėt qė nuk pranuan tė ktheheshin, qeveria malazeze i internoi pėrtej Moraēės. Nėnshkrimi i marrėveshjes dhe njohja e disa kėrkesave tė pjesshme tė malėsorėve i shtyu edhe krahinat e tjera tė Shqipėrisė tė kėrkonin t’u jepeshin po ato tė drejta qė u ishin dhėnė malėsorėve tė Shqipėrisė sė Veriut.

Marrėveshja me kryengritėsit e Shqipėrisė sė Jugut
Nė ditėt e para tė gushtit qeveria e Stambollit iu drejtua me njė thirrje banorėve tė Beratit, tė Vlorės, tė Tepelenės, tė Fierit, tė Gjirokastrės, tė Delvinės etj., nė tė cilėn shpallte faljen e kryengritėsve qė ktheheshin nė shtėpitė e tyre pa armė, dhe premtonte hapjen e shkollave shqipe, pėrdorimin e alfabetit latin, pėrmirėsimin e gjendjes ekonomike etj. Por edhe kjo thirrje nuk i bindi kryengritėsit, qė nuk pranuan tė dorėzonin armėt. Edhe nė kėtė kohė kryengritėsit e Shqipėrisė sė Jugut, ashtu siē bėnė nė kėrkesat e parashtruara nė Manastirin e Cepos, synonin tė fitonin tė paktėn tė njėjtat lėshime qė iu bėnė edhe malėsorėve tė Shqipėrisė sė Veriut. Kjo kėrkesė pėr privilegje tė njėjta pėr tė gjithė shqiptarėt, nėnkuptonte njohjen e shqiptarėve si njė komb i bashkuar. Njė kėrkesė e tillė pėrfshinte edhe ēėshtjen, sa tė mprehtė po aq dhe delikate, siē ishte pėrcaktimi i kufijve, i territoreve ku do tė zbatoheshin dhe do tė shtriheshin kėto privilegje. Kjo do tė ishte njė nga mėnyrat pėr tė veēuar kombėsinė shqiptare nga fqinjėt, pėr t’u prerė rrugėn pretendimeve shoviniste tė shteteve ballkanike mbi trojet shqiptare. Kjo shihej nga shqiptarėt e Jugut si njė masė, e cila mund tė largonte sado pak rrezikun e copėtimit tė vendit. Kėtė kėrkesė e pėrkrahėn edhe shqiptarėt e mėrguar, shoqėritė dhe shtypi i tyre, qė kėrkuan nga qeveria xhonturke “t’u zbatojė tė tanė shqiptarėvet venomet qė iu dhanė malėsorėvet”. Por pas pėrfundimit tė kryengritjes nė Veri, Porta e Lartė hodhi trupa tė shumta ushtarake nė Shqipėrinė e Jugut. Nė kėto rrethana edhe kryengritėsve tė Shqipėrisė sė Jugut nuk u mbeti rrugė tjetėr veēse tė pranonin marrėveshjen me qeverinė xhonturke. Mė 18 gusht 1911 u mbajt nė Tepelenė mbledhja e pėrfaqėsuesve tė parisė dhe e komandantėve tė ēetave tė kėsaj treve. Nė mbledhje morėn pjesė, si tė dėrguar tė qeverisė, edhe Abdyl Ypi e Fejzi Alizoti, tė cilėt u pėrpoqėn t’i bindnin kryengritėsit “pėr rrezikun” qė do t’i vinte vendit “nga kėrkesat e tyre tė pamenduara mirė”. Shqiptarėt nė jug tė vendit u detyruan tė pranonin propozimet e qeverisė: amnisti e pėrgjithshme; mėsimi i gjuhės shqipe nė shkollat shtetėrore (me alfabetin latin); subvencionimi nga ana e shtetit i shkollave shqipe; caktimi i nėpunėsve, qė njohin gjuhėn shqipe dhe zakonet e vendit; kryerja e shėrbimit ushtarak nė kohė paqeje nė vend; caktimi i taksave tė popullsisė, sipas mundėsive tė vendit; rindėrtimi i disa urave; mbajtja e armėve me leje tė posaēme; rihapja e Shkollės Normale tė Elbasanit dhe caktimi i fondit pėr mbajtjen e saj. Me mbledhjen e Tepelenės dhe me dorėzimin e shumicės sė kryengritėsve iu dha fund pėrkohėsisht kryengritjes edhe nė Shqipėrinė e Jugut. Por edhe kėtu, pati shumė kryengritės, qė nuk e pranuan marrėveshjen me qeverinė.

Pėrfundime
Kryengritja shqiptare e vitit 1911 pėrfundoi me njė marrėveshje gjysmake pėr shkak se nuk arriti tė shndėrrohej nė njė kryengritje tė pėrgjithshme. Ajo nuk arriti ta detyronte qeverinė xhonturke tė pranonte kėrkesat autonomiste tė Memorandumit tė Greēės. Megjithatė u arrit tė vendosen kontakte midis kryengritėsve tė Shqipėrisė sė Veriut e asaj tė Jugut si dhe me kolonitė. Atdhetarė tė njohur nga krahina tė ndryshme tė Shqipėrisė, si Ismail Qemali, Pandeli Cale, Salih Hoxha etj., u gjendėn ato ditė nė Mal tė Zi, pranė malėsorėve. Nikollė Ivanaj, Themistokli Gėrmenji e Ismail Qemali shkuan gjithashtu nė kolonitė pėr tė siguruar ndihmėn dhe pėrkrahjen e tyre. Luigj Gurakuqi, Nikollė Ivanaj, Fadil Toptani e Themistokli Gėrmenji vajtėn edhe nė Korfuz pėr tė punuar qė andej pėr zgjerimin e kryengritjes nė jug tė vendit. Por, nė kohėn kur kryengritja e Malėsisė sė Mbishkodrės ishte nė kulmin e saj, krahinat e tjera ngurruan tė ngriheshin. Kosova, e cila nuk kishte kapėrcyer pasojat rrėnuese tė ekspeditės sė Shefqet Turgut pashės tė vitit 1910, e pati tė vėshtirė tė hidhej nė kryengritje, kurse Mirdita, nėn ndikimin e Preng Bib Dodės dhe e ēoroditur nga aksioni i Terenc Toēit, mbajti pėrgjithėsisht qėndrim pritės. Komitetet e Jugut, tė shqetėsuar nga qėndrimi armiqėsor i qeverisė greke, ngurruan tė fillonin kryengritjen qysh nė periudhėn e parė, nė maj - fillimi i qershorit, kur situata ishte mė e volitshme pėr shpėrthimin e saj. Lėvizja kryengritėse nė Shqipėrinė e Jugut shpėrtheu nisi nė korrik-gusht tė vitit 1911, kur kryengritja e malėsorėve tė Shqipėrisė sė Veriut kishte filluar tė binte e tė dobėsohej. Kryengritja u zhvillua nė kushte tė vėshtira brenda vendit dhe nė rrethana jo tė favorshme ndėrkombėtare. Shtetet ballkanike, duke e vlerėsuar autonominė e Shqipėrisė si njė pengesė pėr plotėsimin e synimeve tė tyre pushtuese ndaj tokave shqiptare, vunė tė gjitha forcat pėr ta penguar Kryengritjen e Malėsisė sė Mbishkodrės dhe pėr tė mos lejuar qė ajo tė kthehej nė kryengritje tė pėrgjithshme. Kryengritja e malėsorėve ndeshi edhe nė kundėrshtimin e shteteve evropiane, sidomos tė Rusisė e tė Austro-Hungarisė, tė cilat nuk donin turbullira nė Ballkan. Nė mėnyrė tė veēantė, u aktivizua monarkia Habsburge, e cila pengoi shtrirjen e kryengritjes nė tė gjithė vendin dhe u pėrpoq ta mbante lėvizjen shqiptare brenda kuadrit tė kėrkesave kulturore. Tė njėjtin qėndrim mbajti edhe Italia.
Megjithėse Kryengritja e vitit 1911 nuk arriti tė sendėrtojė objektivat themelorė tė Lėvizjes Kombėtare Shqiptare, ajo zė njė vend tė rėndėsishėm nė historinė e popullit shqiptar. Ajo shėnoi njė hap cilėsor pėrpara nė organizimin e lėvizjes kombėtare dhe ngriti nė njė shkallė mė tė lartė ndėrgjegjen politike tė shqiptarėve. Kryengritja e Malėsisė sė Mbishkodrės, si nga ana organizative, ashtu edhe nga ajo ideore, shėnoi njė hap tė madh pėrpara nė krahasim me kryengritjen e vitit 1910. Ajo u zhvillua nėn udhėheqjen e njė qendre tė vetme, tė Komitetit tė Podgoricės. Kulmin e saj kryengritja e arriti nė qershor, kur duke miratuar (mė 23 qershor) Memorandumin e Greēės, shpalli kėrkesėn e autonomisė sė Shqipėrisė, si program tė mbarė lėvizjes kombėtare. Megjithatė, udhėheqja e saj, pavarėsisht nga pėrpjekjet qė bėri, nuk mundi tė tėrhiqte nė kryengritjen e Shqipėrisė sė Veriut, krahinat e tjera tė vendit dhe ta kthente atė nė njė kryengritje tė pėrgjithshme. Kryengritja e vitit 1911 i detyroi pushtuesit osmanė tė hynin nė bisedime me shqiptarėt dhe t’u bėnin atyre disa lėshime. Megjithėse kėto lėshime ishin larg kėrkesave kombėtare tė shqiptarėve, pėrbėnin ndėrkaq njė mbėshtetje pėr kėrkesa mė tė pėrparuara nė tė ardhmen. Kryengritja nxori nė pah ēėshtjen shqiptare si njė problem ndėrkombėtar. Pėr kėtė dėshmon, krahas tė tjerave, edhe interesimi i diplomacisė angleze pėr kryengritjen dhe sidomos pėrkrahja prej Londrės e kėrkesave kombėtare tė shqiptarėve. Kryengritja e vitit 1911 mund tė mbahet si prologu i Kryengritjes sė Pėrgjithshme shqiptare tė vitit 1912. Qeveria xhonturke edhe pas kėsaj kryengritjeje vijoi politikėn e saj shtypėse nė Shqipėri. Ajo nuk u dha shqiptarėve as koncesionet qė u bėri gjatė marrėveshjeve me kryengritėsit. Sapo kryengritėsit u kthyen nė shtėpitė e tyre dhe u qetėsua disi gjendja, ajo rifilloi politikėn e mėparshme. Megjithėse kėrkesat pėr t’u dhėnė tė drejta tė njėllojta si tė malėsorėve edhe krahinave tė tjera tė vendit, u parashtruan nė ēdo anė tė Shqipėrisė, autoritetet zyrtare nė qendėr e nė provinca u pėrpoqėn ta ngushtonin hapėsirėn e zbatimit tė marrėveshjes me kryengritėsit shqiptarė. Nė fillim qeveria ia njohu kėto koncesione vetėm sanxhakut tė Shkodrės, pastaj vetėm zonės sė kryengritjes dhe, sė fundi, malėsorėve tė riatdhesuar nga Mali i Zi, por jo gjithė Shqipėrisė. Ndėrsa pėr shqiptarėt marrėveshjet me xhonturqit qenė vetėm njė armėpushim i pėrkohshėm i nevojshėm pėr tė mbledhur forcat e pėr t’i dhėnė goditjen pėrfundimtare sundimit osman nė Shqipėri.
Naki
Naki

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9124
Kyējet nė forum : 25678
Regjistruar mė : 2007-05-29

https://naki.albanianforum.net

Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum