Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Elbasan, historia e dashurisė qė u bė legjendė - Mali i Vashės

Go down

Elbasan, historia e dashurisė qė u bė legjendė - Mali i Vashės  Empty Elbasan, historia e dashurisė qė u bė legjendė - Mali i Vashės

Post by Naki Wed 16 Nov 2011, 19:12

Arif Cani 72 vjeē tregon historinė e Malit tė Vashės sė trashėguar brez pas brezi nga familja duke pėrcjellė edhe mesazhin e dashurisė sė madhe qė ka ekzistuar mes njė ēifti tė rinjsh edhe pse ishin bijė beu dhe biri i njė fshatari tė varfėr. “Ndoshta ishte e shkruar nga Zoti qė njė bujk, biri i njė fshatari tė varfėr nga Griqani i Labinotit Fushė tė binte nė dashuri me vajzėn e beut tė kėsaj ane. Fjala kishte marrė dhenė, se djali i pashėm i bujkut tė varfėr ishte dashuruar me vajzėn e bukur e tė pasur tė njė beu tė madh tė njė ane tjetėr po nė Labinot Fushė, ku edhe ėshtė zhvilluar kjo ngjarje. Zilija bėnte punėn e vet dhe gojė pas goje njė ditė fjala arriti nė veshin e beut. I turfulluar dhe me inat nė kokė beu i xhindosur kėrkonte tė bėnte gjėmėn. Dėrgoi sejmenė dhe shėrbėtorė qė t`ia sillnin djalin, tė dashurin e vajzės sė tij para sysh. Ndėrkohė qė vajzės ia kishte zhuritur shpirtin me fjalėt se nuk do ta lejonte kurrė njė martesė qė do ta turpėronte pėr jetė. Dha e mori, por nuk e nėnshtroi vajzėn e tij. Ajo me krenari rinore u betua para Zotit dhe para tė atit tė saj se nuk donte njeri tjetėr nė kėtė jetė, veē djalit qė i kishte fituar zemrėn.
Fshati i tėrė fliste pėr kėtė dashuri tė pazakontė, por tė bukur, tė padėgjuar, por tė veēantė, qė djali i njė bujku tė varfėr tė arrinte tė donte vajzėn e vetme e tė pasur tė beut tė madh. Dhe ndodhi njė ēudi. Krenar dhe i mbushur me dinjitet djaloshar, biri i njė familjeje tė thjeshtė, por tė pasur nė dinjitet e nė shpirt u paraqit pa iu dridhur syri beut nė fjalė. Njerėzit e morėn vesh, se haberi kishte marrė dhenė.
Edhe pse me inat tė sojit tė tij, beu pranoi t`ia jepte vajzėn kėtij djali, por duke i kėrkuar njė kusht, qė ai me vajzėn nė krah t`i ngjitej malit pėrpjetė deri nė majė.
Ishte njė mal me njė tė pėrpjetė tė madhe, por qė djali e kishte ngjitur me dhjetėra herė dhe s'ia bėnte syri tėrr. Gjithēka u pranua dhe ashtu u bė. Tė dy tė dashuruarit u pėrqafuan faqe njerėzisė dhe, duke e marrė nė krah, djali i mirė nisi betejėn e kėrkuar, duke marrė nė krah vajzėn qė donte. Rruga nuk ishte e gjatė, por e thyera e malit ishte e hidhur. Dihatja e frymėmarrjes sė vėshtirė nga pesha nuk e shqetėsonte djaloshin qė si me magji kishte realizuar ėndrrėn e tij. Po ashtu dhe vajza e kėndshme ia pėrkėdhelte dihatjen me fjalėt e ėmbla qė i fliste herė pas here. Kėshtu ngjitja pėr nė majė po realizohej, siē dėshironte. Kėtė ēudi po e vėshtronin me kureshtje dhe ankth shumė banorė tė fshatit Labinot Fushė, duke pritur se ēfarė do tė ndodhte. Vetėm kur ata tė ishin nė krye tė malit qė tashmė, sot e kėsaj dite, mban emrin “Mali i Vashės”, do tė kurorėzohej tėrėsisht njė dashuri, edhe pse e pabarabartė nė kushtet e jetės shqiptare. Por rruga drejt majės po bėhej e vėshtirė. Tashmė lodhja po bėnte punėn e vet. Zemra e djalit rrihte e rrihte pa pushim, si njė maratonomak. “Edhe pak, edhe pak”, i fliste vajza nė vesh dhe djali e dėgjonte sikur t`i flisnin zanat e malit tė Ēermenikės, tė cilat djali i ėndėrronte tek vajza qė dashuronte. Vajza ia dėgjonte edhe rrahjet e zemrės, ajo e ndjente edhe gjakun qė i vėrshonte, ashtu siē edhe shikonte engjėllin e saj qė lumturohej me tė nė krah.
Fundi erdhi. Djali e arriti majėn, gėzimi pėr tė u bė i pamatė. Pikėrisht nė kėtė kohė ndodhi edhe tragjedia. Ai u shemb pėrdhe, sepse zemra i plasi duke vulosur njė tragjedi.
Ndėrkohė vajza kujtonte se ai u shtri prej gėzimit, por shpejt kuptoi se njė dashuri e bukur dhe e dėshiruar pafundėsisht kishte marrė fund. Hidhėrimi pėrshkoi tėrė qenien e saj. Njė britmė e madhe oshtiu nė tė gjithė luginėn, duke ēarė malet tejpėrtej. Atė e dėgjuan tė gjithė ata qė pėr disa orė po ndiqnin me sy njė nga ngjarjet e rralla tė kėsaj ane. Dhe vajza me zemėr tė thyer, me shpirt tė pėrvėluar, me mendje tė vrarė, hipėn mbi shkėmb dhe si njė zog i bukur mali hidhet qė andej, vrik e pėrposhtė pėr tė vdekur dhe ajo bashkė me tė dashurin e saj.
Ishte njė tragjedi qė kish brenda dashuri. Tė gjithė panė fundin e njė dashurie tė pakurorėzuar. Edhe beu i egėr derdhi lot, jo vetėm pėr vajzėn e tij, ndaj dhe kėrkoi qė tė dy, si vajza dhe djali tė varroseshin bashkė nėn hijen e njė rrapi, pikėrisht atje nė rrėzėn e malit qe tashmė mban emrin “Mali i Vashės”.
Sa herė qė udhėtarėt kalojnė pėrgjatė rrugės qė shikohet me Malin e Vashės, tė gjithė flasin dhe kėrkojnė tė dinė pėrse e ka emrin tė tillė, por pa ditur se ėshtė historia e dy tė dashuruarve pėrjetėsisht.
Naki
Naki

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9124
Kyējet nė forum : 25606
Regjistruar mė : 2007-05-29

https://naki.albanianforum.net

Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum