Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ndėrron tradita e martesave

Go down

Ndėrron tradita e martesave Empty Ndėrron tradita e martesave

Post by Albina Kosova Fri 02 Dec 2011, 20:11

Mesiti mbetet jashte ‘lojes’ Tani shumica e martesave realizohen duke e zgjedhur vete njeriun e jetes, madje ka raste kur nuk perfillen fare traditat, pasi po shkohet drejt ne martese, apo, thene me mire, fejese-martese ne te njejten kohe
Periudha e tranzicionit neper te cilin po kalon vendi dhe shoqeria jone ka sjelle shume ndryshime, si ne menyren e te jetuarit ashtu edhe ne shume aspekte te tjera te jetes. Menyra e te jetuarit nga tradicionalja tek modernia ka ndikuar nder te tjera edhe ne menyren tjeter te zgjedhjes se bashkeshortit. Dikur, martesat jane realizuar permes shkuesve (mesiteve), te cilat per shkak te tradites se atehershme, me gjithe mosnjohjen e mire te ēiftit te ardhshem, martesat kryesisht kane qene te suksesshme dhe te rralla kane qene rastet e deshtimeve, kurse ne kohen e sotme po ndodh e kunderta. Tani shumica e martesave realizohen duke e zgjedhur vete njeriun e jetes, madje ka raste kur nuk perfillen fare traditat se pari fejese e pastaj martese, por shkohet drejt ne martese, apo, thene me mire, fejese-martese ne te njejten kohe.

Ndryshe ne rajonet rurale
Rrethanat e reja te krijuara nuk do te thote qe ne ditet e sotme anashkalohen shkuesit, por rastet e tilla jane me te rralla. Ky fenomen me i shprehur eshte ne zonat rurale, ku femra eshte e detyruar te martohet me ate njeri qe i propozon dikush nga te afermit dhe per nje gje te tille merr vendim prindi i saj dhe ndodh qe vajza nuk pyetet fare, vetem del takohet nje here apo dy here dhe vendos per martese. Por, akoma ma absurd qendron fakti se femrat ne rajonet e thella te Kosoves, te cilat nuk shkollohen, sapo t’i mbushim 14 apo 15 vjet, fejohen dhe bashkeshortin nuk e shohin deri ne diten e marteses. Lokja Hasime Ibrahimi, e cila eshte martuar para 50 vjetesh, rrefen se ajo eshte martuar ne moshe shume te re, kur i kishte vetem 13 vjet. Ate e kishte fejuar babai i saj dhe ajo thote se nuk e ka pare burrin e saj derisa eshte martuar ne naten e dhenderise.“Mua me ka martuar baba im kur i kam pas 13 vjet. E atehere ka qene kohe tjeter, na eshte dashur te durojme e punojme shume. Jemi ballafaquar edhe me skamje. Femijet e mi me shume jane rritur pa buke se me buke dhe kemi pasur durim”, eshte shprehur lokja Hasimja. Ajo thote se pas nje jave e ka kuptuar se babai i saj e kishe fejuar me nje djale me te vjeter se ajo plot 10 vjet.“Tash ka ardhur kohe tjeter moj loke, nuk kemi pas guxim me kundershtuar burrin per asgje, kurse nuset e sotme jane shume ma ndryshe nga ne. Ato zgjohen dhe dalin kur te done, nuk i pengon askush, kushtet per jetese i kane shume me te mira se ne atehere, edhe prape gjejne fjale. Ka humb moj loke edhe respekti edhe marrja mos vet me ēfare kohe po jetojme”, ka thene lokja Hasime, duke shtuar: “Mua me ka rrahur burri im kur ju ka tek dhe me eshte dashur te duroj, sepse ne vaktin tone ka qene marre mu nda apo me ia kthye fjalen burrit. Kurse sot s’ka me burra, ata nuk guxojne me ua prish qefin grave te tyre dhe bejne ēfare te thone ato”. Po ashtu edhe axha Shaban Hajdari, rreth te shtatedhjetave, ka potencuar se atehere ka qene kohe tjeter dhe martesat me mesit kane qene shume me te mira se ato te diteve te sotmet.“Bre axhe, martesat me mesit jane shume ma te mira se sa keto qe po behen vete, e po pajtohen vete dy te rinjte. I riu nuk di me menduar shume dhe nuk ia shikon fijet djalit apo vajzes, por vetem e njohin njeri-tjetrin dhe martohen. E pas disa vjetesh po i dalin telashet e po ndahen, po i lajne femijet rrugeve. Ka ardhur kohe e veshtire si per djem ashtu edhe per vajza, se nuk po mundesh me dite as ēka po merr e as ēka po e jep”, ka shprehur shqetesimin e tij axha Shaban.


Jeta moderne sjell risi
Sociologet potencojne se ne shoqerite tradicionale martesat me mesit kane qene shume te shprehura. Por, ne kohen e sotme, kur shoqerite kane kaluar ne nje faze transitore, nga tradicionalja ne moderne, martesat me mesit jane me te pakta, ato jane rralluar dhe kane dale jashte “modes”. “Ne mesin e shoqerive qe kane qene te perhapura keto martesa eshte edhe Kosova, ku shumica, e per te mos thene te gjitha martesat, jane bere permes mesitit. Edhe pse ēiftet bashkeshortore nuk kane qene te njoftuar paraprakisht, deri ne momentin e hyrjes se nuses ne shtepine e burrit, keto martesa kane pasur sukses dhe jeta bashkeshortore eshte zhvilluar normalisht. Tani, kur shoqerite kane kaluar ne nje faze transitore, martesat me mesit jane me te pakta, ato jane rralluar, ka potencuar sociologu Artan Hasani. Sipas tij, per te rinjte e kohes moderne eshte bere e papranueshme martesa me mesit, pa njohje paraprake te njeri-tjetrit.


Modernizimi ka sjell shume risi ne martese, duke e lene jashte “loje” mesitin.“Nese dikur i eshte kushtuar shume rendesi njohjes se familjes se ēifteve, prejardhjes dhe statusit familjar, ne ditet e sotme me shume kujdes i kushtohet njohjes se ēifteve ne mes vete e me pak njohjes se familjes. Duke i lene anash keta faktore dhe duke i kushtuar me shume rendesi njohjes mes tyre, sot kane lindur shume probleme shoqerore, meqe jeta eshte bere shume dinamike, krahasuar me tradicionalizmin”
Albina Kosova
Albina Kosova

Shteti : Kosova
Postime : 9
Kyējet nė forum : 13665
Regjistruar mė : 2011-11-26

Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum