Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

ARDHACAKĖT E BALLKANIT - Nga Traboini

Go down

ARDHACAKĖT E BALLKANIT - Nga Traboini Empty ARDHACAKĖT E BALLKANIT - Nga Traboini

Post by Naki Thu 08 Mar 2012, 20:39

Nė veprėn historike "KOSOVA The Albanians in Yugoslavia in light of historial documents", Safete Juka, 1984 , Nju Jork, dalin nė dritė mjaft dokumente historike, tė cilat i shėrbejnė edhe sot e kėsaj dite lexuesve anglishtfolės, historianėve shqiptarė dhe tė huaj, aq mė tepėr tani, kur Kosova ėshtė nė qendėr tė vėmendjes sė opinionit botėror, tė qarqeve diplomatike dhe tė qendrave tė vendosjes. Nė kėtė kuadėr, kjo vepėr vazhdon tė jetė aktuale dhe tė japė kontributin pėr zbulimin e sė vėrtetės mbi Kosovėn dhe ēmitizimin e asaj qė serbėt, nėpėrmjet mashtrimeve historike ende e quajnė si djepin e tyre. Nė kėtė kuptim, vepra e Safete Jukės mund tė konsiderohet si drita e sė vėrtetės shqiptare pėrballė errėsirės sė mashtrimit serb.
Njė pikė delikate nė studimin "Kosova Shqiptare e Jugosllavisė nėn dritėn e dokumenteve historike", ėshtė keqkuptimi qė ka sjellė tek ndonjė lexues shqiptar shtrimi i problemit tė dyndjes sė sllavėve.
Duke e trajtuar kėtė temė autorja nuk mund tė mos prekte, pėrveē fakteve tė dokumentuara, edhe hamendjet apo siē i thonė, hipotezat rreth disa gėrshetimeve midis ardhacakėve tė vonė (sllavėve) dh venedasve etnikė (ilirėve), natyrisht, me qėllim pėr tė ndriēuar tė vėrtetėn dhe kundėrshtuar mashtrimin.
Historikisht, fenomene tė kėsaj natyre njihen nė Europė. Duke u kapur pas kėtij fenomeni nė pėrgjithėsi, ka patur historianė tė caktuar qė i kanė mėshuar kėsaj ideje qė niset nga interesa pansllaviste, apo nga qarqe tė caktuara ku pėrpunohen teoritė e pansllavizmit ruso-serb. Qėllimi ka qėnė gjetja e motiveve pėr shtrirje ekspansioniste nė jug-perėndim dhe dalje nė det gjatė shembjes sė Perandorisė Otomane. Eshte e natyrshme qe ardhacaket kane gjetur ne terrenin ilir kulturen e traditat dhe popullsisė autoktone, dhe degė tė caktuara tė saj, nėn ndikimin e kulturės vendase tė kenė ndryshuar disi nė raport me fiset e tjera qė nuk i kanė patur kėto kontakte. Kėshtu, nė pjesėn perendimore tė Ballkanit, ardhacaket gjetėn njė kulturė tė lartė dhe zhvillim ekonomik mjaft tė pėrparuar pėr kohėn. Fakt ėshtė se njė pjesė e ardhacakėve pėrqafuan fenė katolike (Bregu Dalmat), ndryshe nga pjesa qendrore dhe lindore e Ballkanit, ku objektet e kultit vendas qė i pėrkisnin religjionit katolik u kthyen me dhunė nė faltore tė orthodoksisė bizantine dhe mė pas tė ortodoksisė sllave, duke u shpallur prej tyre si monumente kombėtare tė pansllavizmit.
Gjithkush e di ēfarė ka qėnė Raguza, Dubrovniku i sotėm, qendra mė e zhvilluar tregtare, ekonomike, kulturore e diplomatike nė Adriatik, qė kishte arritur tė bėnte zė nė tėrė Europėn. Ardhacakėt nė kėto rajone nuk arritėn ta shembnin kulturėn dhe traditat vendase, pėrkundrazi, pranuan pėr shkak tė inferioritetit nėnshtrimin kulturor. Pranuan fenė, krijuan lidhjet ekonomike, dhe u pėrpoqėn tė pėrshtateshin nė kushtet e njė qytetėrimi tė zhvilluar vendas. Kjo solli qė nė arenėn e historisė tė krijohej njė popullsi me emrin Kroate, e cila gjithnjė e mė shumė pėrpiqej tė largohej nga sllavėt e tjerė lindorė, madje duke i konsideruar inferiorė e tė pagdhendur. Ėshtė e natyrshme se, me krijimin e ndėrgjegjes kombėtare nėpėrmjet influencave perendimore dhe pėrfitimit tė traditave kulturore tė vendasve, ata kėrkonin me ēdo kusht motive me rrėnjė nė histori, pėr tė patur njė hendek me sllavėt e tjerė (veēmas serbėt) qė i konsideronin si tė pagdhendur, madje hera herės dhe armiq.
Ndėrkohė, serbėt, mitologjinė e tyre e kanė njė kapitull qendror qė ushqen ndjenjat e epėrsisė sė kėtij populli mbi fqinjėt. Cilėsia kryesore e vetlavdėruar e popullit serb, e lavdėruar deri nė atė masė sa t'i japė atij tė drejtėn t'i shohė fqinjėt vetėm nga lart, me misionin hyjnor pėr tė qėnė vetėm gjykues dhe ndėshkues, pra cilėsia kryesore qė i jep popullit serb kėtė epėrsi, ėshtė besnikėria qė ai ka treguar ndaj fesė ortodokse, shkruan autori Besnik Mustafa. Nė njė bisedė qė ky autor kish patur nė maj 1991 nė Zagreb, me njė nga politikanėt kryesorė kroatė, bashkėpunėtor i afėrt i Presidentit Tuxhman, ai i kishte tjerrė njė teori tė tėrė pėr tė cilėn nuk kish dėgjuar kurrė mė parė; kroatėt nuk ishin sllavė por ilirė tė sllavizuar. Mė solli dhe njė mori faktesh nga antropologjia dhe etnologjia, shkruan B.Mustafa, mbi tė cilat mbėshtetej kjo teori. Pra, ata kishin tė njėjtėn origjinė etnike me shqiptarėt. Kam dėgjuar edhe kroatė tė tjerė , edhe sllovenė tė tjerė, tė mė shprehen me njė lloj pėrbuzjeje raciste pėr serbėt: "Ata pėrfaqėsojnė barbarinė sllave tė zbritur nga Kaukazi. Europianėve u kanė ardhur e do t'u vijnė vetėm tė kėqia prej tyre".
Nuk kishte rėndėsi vėrtetėsia historike pėrpara realizimit tė qėllimit, prandaj ėshtė e natyrshme qė historianė kroatė tė kenė kėrkuar lidhjet historike tė popullit tė vet me ilirėt vendas, tė cilėt kanė arritur tė mbijetojnė edhe sot e kėsaj dite si arbėreshė tė hershėm nė Zare dhe tė njohur si Arbėreshėt e Zares (komunitet i vogėl por me identitet tė ruajtur dhe me personalitete tė shquara).
Ndėrsa nė librin e autores Safete Juka, nuk merret pėrsipėr tė trajtohen gjerėsisht kėto ide, por ajo pohon disa pretendime tė pjesės katolike tė ish-Jugosllavisė perendimore e cila, siē e thamė, duke qėnė me fe tė ndryshme nga serbėt, nivel tė ndryshėm kulturor, madje nė armiqėsi historike, nuk dėshironte tė indentifikohej si ata e, pėr rrjedhojė, kjo pjesė (katolike) ėshtė pėrpjekur tė tregojė ndryshimet duke bėrė aludime historike. Por gjithsesi, kur thuhet ‘popuj sllavė’ megjithė pretendimet e paraqitura prej degėzimeve tė ndryshme apo shartimeve tė pretenduara, padyshim nuk kemi tė bėjmė me ilirė por me ardhacakė tė vonė.
Nė ndryshim nga kroatėt, malazezėt asnjėherė nuk e kanė vėnė nė dyshim origjinėn e tyre. Kjo nė aspektin e politikės dhe marrėdhėnieve tė Cetinės me Beogradin, qė kanė qėnė tė kordinuara dhe nė bashkėveprim tė pėrhershėm me mėmėn e pansllavizmit, Rusinė. Megjithatė, historianė e arkeologė, studiues tė fushave tė ndryshme, arrijnė tė bėjnė nuancime sado tė lehta midis kėtyre dy popullsive. Madje, shkohet deri atje saqė shprehet mundėsia e sllavizimit tė njė pjese tė popullsisė shqiptare dhe, bashkė me tė, edhe tė folklorit gojor arbėresh pasi, nė traditėn popullore malazeze, gjen kėngė tė epikės legjendare dhe historike; madje me personazhe gati tė njėjtė, me instrument tė njėjtė, lahutėn. Thuhet se mes popullsisė sė Malit tė Zi gjenden familje me tė dhėna historike shqiptare, (kėtyre lidhjeve sipas gojėdhanave, nuk i shpėtoi as Mark Milani i Malit tė Zi, i njohur pėr luftrat e tij tė egra e ēfarosėse, por dhe njohės i traditave dhe cilėsive morale e luftarake tė shqiptarėve).
Po kėshtu, gjen fshatra tė thellė nė Mal tė Zi, me tradita mė tepėr tė ngjashme me malėsorėt tanė tė Veriut se sa me serbėt, saqė ka hipoteza tė caktuara qė i sjell ata si shqiptarė tė sllavizuar dhe mė pas tė harruar...Historianėt, gjithsesi, janė tė ftohtė ndaj fenomeneve dhe ndjenjave nacionale, siē mund tė jenė qytetarėt e zakonshėm bashkėkombas tė tyre. Pra e shohin historinė mė ftohtė nga ne. Nė kėtė pikpamje, pėr njė historian kėrkimi i lidhjeve midis shqiptarėve dhe kroatėve nė ish Raguzėn e vjetėr, tash Dubrovniku, ose me malazezėt, nuk ėshtė ndonjė ēudi e madhe, ndėrsa ne, kurrsesi nuk pranojmė tė hyjmė nė diskutime tė tilla edhe pėr shkakun se kemi njė kujtesė historike tragjike dhe lumenj gjaku mes sllavėve e shqiptarėve, Dhe kur themi sllav-shqa, ne i fusim tė gjithė nė njė kategori, pa arritur tė bėjmė nuancime historike dhe dallime midis ish popujve tė sė ashtuquajturės Jugosllavi. Mirėpo disa nuancime, tė cilat shprehin interesin tonė pėr tė patur aleatė qoftė edhe tė pėrkohshėm nė realizimin e qėllimit kombėtar, nuk janė punė pa dobi e kalli pa bukė.
Aq mė tepėr kur nėpėrmjet disa inkursioneve nė histori, siē ėshtė vepruar me shumė sukses nė rastin e studimit tė kishave, tė cilat para se tė bėheshin monumente kulti tė serbėve kanė qėnė faltore tė paraardhėsve tanė ilirė, mund t’i tregojmė opinionit ndėrkombėtar se shqiptarėt janė vendas nė kėto treva qė nė zanafillėn e kulturės dhe qytetėrimit tė njerėzimit.
Ndėrsa ardhacakėt, jo vetėm qė janė tė vonė, por kanė bėrė ēfarė ėshtė e mundur pėr tė pėrvetėsuar kulturėn vendase, monumentet e kultit, dhe janė pėrpjekur t’i shesin kėto si traditė dhe kulturė tė tyre, ēka nuk pėrbėn gjė tjetėr veēse njė mashtrim historik me qėllime shovene tė kėtyre ardhacakėve tė vonė tė Ballkanit.
Nga libri “E verteta pėrveluese e Aristidh Kolias” esč , K.Traboini, 2005
Naki
Naki

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9124
Kyējet nė forum : 25678
Regjistruar mė : 2007-05-29

https://naki.albanianforum.net

Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum