Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

NJĖQIND GĖNJESHTRA PA NJĖ TĖ VĖRTETĖ !

Go down

NJĖQIND GĖNJESHTRA PA NJĖ TĖ VĖRTETĖ ! Empty NJĖQIND GĖNJESHTRA PA NJĖ TĖ VĖRTETĖ !

Post by Naki Thu 05 Apr 2012, 01:26


Ishte njė herė njė baba me tre fėmijė qė s’kishte gjė tjetėr veē shpirtit dhe njė kasolle tė shkatėrruar, njė kalė, njė shalė dhe njė fre. Kur i erdhi ēasti i vdekjes, thirri tė tre bijtė e u tha:
-Unė jam duke vdekur dhe gjė e mall s’po u lė; por jetoni me nder, mos e lėshoni njėri tjetrin dhe, si mbas moshės qė keni, kalin ta marrė mė i madhi, i dyti tė marrė shalėn e i treti frerin.
Plaku dha shpirt. Mbas pak kohe vėllai i madh u tha:
-Po dal me kalin qė mė ra nė pjesė tė fitoj, mbase ia gjej edhe shalėn edhe frerin.
Del dhe piqet me njė tregtar tė madh:
-Puna e mbarė!
-Mbarė e paē! Ē’e mirė tė solli nga kėto anė? – e pyeti tregtari.
-Doja t’i gjeja kalit shalė dhe frerė – pėrgjigjet ai.
-Ti jap unė – i thotė tregtari – shalė e fre, nė qoftė se di tė mė rrėfesh njėqind gėnjeshtra pa njė tė vėrtetė; pėrndryshe kali qė ke bėhet imi.
-Mirė, e thėnė e bėrė – thotė vėllai i madh.
Fillon tė rrėfejė njėqind tė gėnjeshtėrta pa njė tė vėrtetė; por s’mundi tė rrėfente mė shumė se tridhjetė dhe kėshtu qė e humbi kalin.
Mbas pak kohe i shkon mendja vėllait tė dytė tė dalė me shalėn pėr tė fituar, qė t’i gjejė kalin dhe frerin. Takon tregtarin me tė cilin ishte ndeshur i vėllai.
-Puna e mbarė!
-Mbarė e paē!
-Kam ardhė - i thotė vėllai i dytė - tė fitoj; ndoshta i blej edhe kalin edhe frerin.
-Kalin dhe frerin t’i jap unė – ia kthen tregtari – nė qoftė se je i zoti tė mė tregosh njėqind tė gėnjeshtėrta pa njė tė vėrtetė; pėrndryshe shala bėhet imja.
-Mirė – i thotė vėllai i dytė.
Fillon tė tregojė njėqind tė gėnjeshtėrta pa njė tė vėrtetė; por s’mundi tė tregonte mė shumė se pesėdhjetė dhe kėshtu qė e humbi shalėn dhe u kthye nė shtėpi duarthatė.
Vėllai mė i vogėl ishte qeros, por shumė i zoti. Njė ditė prej ditėsh merr frerin dhe del pėr tė fituar pėr tė gjetur kalė e shalė.
Piqet nė rrugė me tregtarin e madh, qė ua kishte punuar tė vėllezėrve.
-Puna e mbarė!
-Mbarė e paē!
-Kam dėgjuar – i thotė qerosi – se ti fiton me gėnjeshtra dhe ti mė merr frerin, unė tė marr kalė e shalė.
-S’ka mė mirė – ia kthen tregtari – por nisja, nė qe se mė nxjerr njėqind tė gėnjeshtėrta pa njė tė vėrtetė.
“U ēova njė ditė, filloi qerosi, e s’ish ditė, kishte bletė e s’kishte, i numėrova e s’i numėrova, i numėrova e s’i numėrova e s’mund t’i numėroja; hyra dhe numėrova mizat e bletės e mė doli njė mė pak. U mėrzita edhe mė fort pse kishte humbė njė mizė blete, e mora njė gjėlpėrė dhe njė bėrthamė e shkova nė breg tė detit. Kur mbėrrita nė breg tė detit, kqyra mos e shihja kund mizėn e nuk e pashė; ngula atėherė gjilpėrėn nė tokė e hypa majė gjilpėrės e pashė pėrtej detit tė zi njė bujk qė po e lėronte tokėn me njė buall e me njė mizė blete. E njoha se ishte miza ime; por s’kisha si ta kaloja detin. Mbolla atėherė farėn e kungullit e u ula e fjeta.
Sa fjeta unė, fara kishte mbirė e kishte lėshuar njė degėzė tė hollė e tė gjatė mbi shpinėn e detit deri nė bregun pėrtej. U ēova prej gjumit e nėpėr degėz kalova detin e shkova te ai qė po punonte tokėn.
-Puna e mbarė!
-Mbarė e paē!
-Po si ma ke marrė mizėn e bletės e punon me tė? – i thashė. Be e rrufe ai, se “s’ta kam marrė, por ka ardhė vetė”.
-Mirė, - i thashė – nuk po prishemi pėr kaq gjė; por mė laj dėmin qė mė ke bėrė!
-Po ta laj, - m’u pėrgjigj –por prit sa tė mbjell farėn e tė piqet kjo qė mbolla, e ta korr, ta shij e ta hedh ndėr thasė.
Sa e mbolli edhe atė qė i pat mbetur, mbiu ē’ka hodhi, u rrit, u poq, e korri, e shiu e m’i mbushi thasėt.
-Ja, -tha, -grurin pėr dėmin dhe miza jote.
Ngarkova grurin nė tė dy anėt e mizės, hypa nė mes tė barrėve, u fala me bujkun e u nisa tė kthehem. Kur mbėrrita nė mes tė detit pashė se po rėndonte njėra anė e barrės, u ula nė det, e numėrova grurin kokėrr pėr kokėrr e mė del njė mė tepėr. Mora spatėn e e ēava mė dysh, i bėra barrėt baraz e u nisa pėr shtėpi. Kur hyra nė oborr, mora vesh se mė kishte lindur babai. Lumi kush po shkon, e lum kė po gjej. U gėzova fort e mendova t’i bėja djepin babait. Mora dyqind spatarė e i vura tė presin nė njė pyll: por s’dolėn dėrrasat pėr djepin; mora njė ashkėl, qė kishte mbetur nė teh tė spatės e doli e tepėroi edhe pėr njė stol tė vogėl. Duhej tė punoheshin edhe shpėrgėjt. Thirra dyqind qethtarė e i vura tė qethnin dymijė dhėn, por s’doli leshi. Kishte mbetė njė qime e vetme nė teh tė gėrshėrėve e me tė mbarova shpėrgėjt edhe njė brez.
Njė ditė mė erdhi mendimi tė dal pėr gjah. Kishim tri pushkė: dy tė thyera e njė pa ēark, e tre zagarė: dy tė ngordhur e njė pa shpirt. Mora pushkėn e paēark e zagarin e pashpirt e kėrkova nė mal e ndesha nė tre lepuj: dy tė ngordhur e njė pa kurrėfarė jete. Me tė parėn herė qė shtiva, vrava lepurin e pajetė e e vura nė krahė. Duke ecė rrugės gjeta tri shtėpi: dy tė rrėnuara e njėra kishte rėnė brėnda; hyra nė atė qė kishte rėnė brėnda e gjeta tri plaka: dy qorre e njė pa sy. Pyeta plakėn e pasy nėse shihte kund ndonjė enė e ajo mė dėftoi tre enė: dy tė thyera e njė pa bythė. Mora enėn pa bythė e zjeva lepurin e pajetė; mishi mė rrodhi, lėngun ma mbajti e hėngra vetė e hėngrėn tri plakat.
-Mjaft, mjaft! –tha tregtari, -se i ke kaluar njėqind gėnjeshtra pa njė tė vėrtetė. Ja kalin, shalėn, shtėpinė time e mallin tim e i gėzofsh me gjithė vėllezėr.
Vajti qerosi, mori edhe dy vėllezėrit e jetoi si mė i miri zotėri.
Pėrralla nė Lesh, shėndeti prej nesh.
Naki
Naki

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9124
Kyējet nė forum : 25678
Regjistruar mė : 2007-05-29

https://naki.albanianforum.net

Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum