Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pse lakuriqi del pėr gjah vetėm natėn?

Go down

Pse lakuriqi del pėr gjah vetėm natėn? Empty Pse lakuriqi del pėr gjah vetėm natėn?

Post by Naki Thu 19 Apr 2012, 13:09

Jetonte lakuriqi i natės nė shtėpizėn e vet dhe asnjė mbreti nuk pranonte t’i paguante taksė. Njė ditė mbreti i bishave, i inatosur, thirri pranė luftėtarėt dhe i urdhėroi: I shkoni nė shtėpi lakuriqit e i thoni tė mė paguaj taksat! Luftėtarėt vrapuan tė pėrmbushin urdhrin.
Arritėn te ai dhe i thanė: O lakuriq i natės, erdhėm t’i marrim taksat! Lakuriqi i ndėrpreu dhe u pėrgjigj: Taksat?! Vetėm kėtė nuk e kuptoj! I thoni mbretit tuaj se unė nuk jam bishė dhe nuk do t’i paguaj. A ka vallė ndonjė tjetėr kėshtu si unė, qė ka krahė, me tė cilėt fluturon nėpėr ajėr, dhe qė nuk ecėn nėpėr tokė, qė t’i paguaj taksa mbretit tė bishave? Unė nuk jam bishė, unė jam zog!
Mbreti u zemėrua shumė. Vrau mendjen ē’tė bėnte me tė dhe mė nė fund e gjeti. Thirri pėrsėri luftėtarėt e tij dhe u tha: I shpini mesazhin tim mbretit tė zogjve. Dhe tė nesėrmen mbreti i zogjve thirri luftėtarėt e tij dhe u dha urdhėr: I shkoni nė shtėpi lakuriqit tė natės. Ai ėshtė zog dhe duhet tė paguaj taksat. Ai vetė paska thėnė se ėshtė zog! Luftėtarėt fluturuan pėr tė pėrmbushur urdhrin. Fluturuan dhe i thane:- O lakuriq i natės, ne erdhėm pėr tė marr prej teje taksat!
Lakuriqi ndėrpreu sė ngrėni pjeprin dhe u pėrgjigj:- Taksat?! Vetėm kėtė nuk e kuptoj. I thoni mbretit se unė nuk do t’i paguaj atij taksat. A ka vallė ndonjė kėshtu si unė nė kėtė botė, i cili tė ketė dhėmbė dhe t’i paguaj taksa mbretit tė zogjve? Ju, a keni parė ndonjėherė qė tė kenė zogjtė dhėmbė?! Unė jam bishė nuk jam zog!
Mbreti i zogjve u zemėrua shumė vrau mendjen ē’tė bėnte me tė dhe mė nė fund e gjeti. Thirri luftėtarėt e tij dhe u tha:- I shpini mesazhin mbretit tė bishave. Ditėn tjetėr, pa e zgjatur punėn, u morėn vesh qė t’i ngrinin njė kurth lakuriqit dinak.
Qė nga ajo kohė luftėtarėt e mbretit tė bishave dhe mbretit tė zogjve ēdo ditė kėrkojnė atė anė e kėnd. Ja pse lakuriqi i natės ditėn fshihet, kurse ushqimin e kėrkon vetėm natėn.
Naki
Naki

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9124
Kyējet nė forum : 25678
Regjistruar mė : 2007-05-29

https://naki.albanianforum.net

Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum