Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

DR. Jusf Osmani : KOLONIZIMI SERB I KOSOVĖS

Go down

DR. Jusf Osmani : KOLONIZIMI SERB I KOSOVĖS   Empty DR. Jusf Osmani : KOLONIZIMI SERB I KOSOVĖS

Post by Naki Thu 19 Apr 2012, 15:29

Nė historinė e popujve tė Evropės, vėshtirė se mund tė gjendet ndonjė popull qė tė ketė qenė objekt i shtypjes nacionale siē ishte populli shqiptar, i cili jeton nė trojet e veta autoktone nė Kosovė e gjetiu. Mjeti mė drastik, pėrveē shtypjes, terrorit, dhunės, likuidimit fizik etj. ishte edhe spastrimi etnik i trojeve shqiptare dhe kolonizimi me elementin serb. Kėshtu, Kosova, edhe pse truall etnik i shqiptarėve, vazhdimisht u ballafaqua me pretendimet e pushtetit serb pėr kolonizim dhe kėshtu me dhunė tė ndryshohet struktura e popullsisė qė pastaj do tė bėnte sllavizimin dhe shkrirjen graduale tė popullit autokton shqiptar. Serbia gjatė historisė shfrytėzoi tė gjitha modelet e kolonizimit tė trojeve shqiptare, e nė veēanti tė Kosovės, e cila ėshtė edhe objekt trajtimi nė kėtė punim.
Kolonizimi i trojeve nė Kosovė ėshtė njė proces, qė pikėsynim kryesor i gjithė politikės dhe i makinerisė ushtarake serbe e pastaj edhe jugosllave, nė tė gjitha periudhat kohore, ka qenė sllavizimi i Kosovės. Ndėrkaq, gjatė historisė janė vėrejtur edhe oshilime, herė ngadalėsim e herė shpejtėsim i hovshėm tė procesit kolonizues, gjė qė varej nga rrethanat politike, ekonomike e shoqėrore qė ishin tė pranishme. Mirėpo, si proces, ai nuk ėshtė ndalur asnjėherė.
Pėr tė realizuar sllavizimin e territoreve shqiptare mbi popullin tonė u veprua me masa e me mjete tė ndryshme politike e ushtarako-policore, kuptohet edhe me ato ekonomike e sociale. Masat ishin sa antinjerėzore, aq edhe fashiste e tė egra. Ato shkonin nga ato tė ngacmimit e tė kontrollimit tė vazhdueshėm policor, deri tek rrahjet, vrasjet e zhdukjet masive tė vendėsve.
Pėr realizimin e qėllimeve pushtuese tė kolonizimit tė Kosovės me elementin sllav dhe dėbimin e shqiptarėve nga atdheu i tyre, nė politikėn e tyre antishqiptare ishin angazhuar akademikė serbė, politikanė, shkrimtarė, nobelistė, historianė, ushtarakė madhor, mėsues, pedagogė, diplomatė tė karrierės, tė cilėt nė bazė tė udhėzimeve tė kupolės sė piramidės shtetėrore serbe hartuan projekte, platforma, memorandume, programe, mbajtėn tribuna tė fshehta e tė hapura, u tubuan nė konferenca e simpoziume “shkencore”, organizuan tryeza tė rrumbullakta nė emėr tė “Serbisė sė Vjetėr”, ēuan mesha drejt qiellit, shenjtėruan ose mallkuan luftėtarėt serbė e shqiptarė, shkruan libra e monografi plot mllefe, shpėrndanė fletushka me subjekte tė trilluara dhe me ngjarje tė stisura, me heronj tė paqenė, me teza demagogjike qė profanonin popullin shqiptare dhe kulturėn, moralin dhe traditat e tij shekullore.
Pėrkitazi me shkrimet dhe deklarimet e tjera antishkencore tė historigorafisė serbe, nuk mjafton vetėm konstatimi se janė botime jo shkencore. Nuk mjafton tė thuhet se nuk meriton me merresh me tė. Ky supozim ėshtė i dėmbshėm, ėshtė pacifist dhe i papranueshėm pėr shkencėn e vėrtetė. Mirėpo, tė gjitha ato shkrime e vlerėsime paushale duhet tė argumentohen me gjuhen e fakteve dhe tė ndriēohet e vėrteta pėr tė kaluarėn historike tė tevave shqiptare. Pėr kėtė ekzistojnė shumė fakte e dėshmi tė dokumenteve arkivore qė i demantojnė plotėsisht vlerėsimet dhe botimet e shumė “studuesve” serbė por edhe disa tė tjerė qė ishin nėn influencėn e shkrimeve serbe.
Nė disa shkrime, studime, por jo tė mjaftueshme, studiuesit shqiptarė, historianėt, analistėt, shkencėtarėt tanė, u janė kundėrvėnė si propagandės serbe, ashtu edhe deformimeve e shtrembėrimeve qė akademikėt, shkencėtarėt, letrarėt, etj. serbė u kanė bėrė fakteve historike. Por, botimet serbe me trillime antishqiptare, me shpifje dhe me shtrembėrime tė fakteve historike janė aq tė shumta dhe nė tirazhe aq tė mėdha, sa kėtė tė keqe mund ta shlyejė vetėm njė punė vėllimore dhe e gjatė shkencore e me pėrkushtim atdhetar, e historianėve, e studiuesve dhe e analistėve tė paanshėm tė mbėshtetur nė tė vėrtetat historike, pėrkatėsisht tė akademive dhe tė institucioneve tona shkencore.
TREVAT E KOSOVĖS NĖ ANTIKĖ
Treva e Kosovės ėshtė e banuar prej kohėsh mė tė lashta. Shqiptarėt janė pasardhės tė fisit ilir, dardanėve. Dardanėt ishin njė nga fiset e mėdha ilire, qė kanė jetuar nė pjesėn qendrore tė Ballkanit. Zemrėn e trojeve dardane e pėrbėnte Kosova e sotme.
Tė dhėnat arkeologjike, historike, gjuhėsore, folklorike etj., dėshmojnė qartė pėr autoktoninė shqiptare, pėr vazhdimėsinė iliro-shqiptare. Prania e shqiptarėve nė kėto treva dėshmohet dhe vėrtetohet mė vonė edhe nė krisobulat e diplomat e sundimtarėve mesjetarė serbė, ndėrsa nė periudhėn e sundimit osman ekzistojnė dokumente tė hollėsishme dhe tė bollshme mbi popullsinė dhe vendbanimet e Kosovės.
Populli shqiptar ndėr popujt mė tė vjetėr tė Evropės, mbi tė cilin u vėrsulėn stuhi tė shumta dhe rrallė mund tė ketė ndonjė popull nė botė qė tė ketė pasur pushtime dhe pushtues kaq tė egėr, qė kanė njohur kėto troje tė banuara me iliro-shqiptarė. Nė tokat ilire, e mė vonė tė arbėrit tė paraardhėsve tė shqiptarėve, u vėrsulėn njė mori pushtuesish me qėllim qė tė gllabėrojnė pjesė sa mė tė mėdha nga trungu ilir. Ata pushtues, arsenalin e vet do ushtrojnė me masakra, vrasje, djegie, vjedhje tė kulturės shpirtėrore e materiale. Tė parėt nė kėto fushata qenė grekėt dhe romakėt, tė cilėt jo vetėm qė do tė robėrojnė banorėt vendės, duke i helenizuar e romanizuar, por do t’u plaēkisin ēdo gjė, duke zhdukur qenien ilire. Mė vonė gjithė kjo do t’u mundėsojė fiseve sllave qė posa kishin zbritur nga Karpatet, mė lehtė t’i nėnshtrojnė e mė lehtė t’i asimilojnė.
Nga kjo mund tė konstatojmė se pushtimi i tokave shqiptare dhe kolonizimi i tyre filloi qė nga koha e Ilirisė. Pushtuesit e tjerė shkuan, kurse serbet dhe malazezėt qė u vendosėn nė trojet etnike shqiptare, kėtu jetojnė edhe sot. Objekt i interesimeve tė pėrhershme tė pushtuesve nė Kosovė ishte pozita shumė e rėndėsishme gjeografike, pasuria natyrore, tokat pjellore si dhe kushtet e favorshme klimatike tė viseve shqiptare etj.
DEPĖRTIMI I SLLAVĖVE NĖ BALLKAN DHE VENDOSJA E TYRE NĖ TREVAT ILIRO-ARBĖRORE
Trevat iliro-arbėrore tė Kosovės, pas sundimit romak, pėrkatėsisht bizantin, e pastaj njė kohė edhe bullgar, kaluan nėn sundimin e shtetit tė Rashės nė krye me Stefan Nemanjėn (1165-1195), qė e pushtoi pjesėrisht edhe Kosovėn. Pushtimi i plotė i Kosovės u bė mė 1216. Bashkangjitja e Rrafshit tė Kosovės dhe tė Rrafshit tė Dukagjinit, nė administratėn shtetėrore tė Rashės shėnon fillimin e ekzistimit tė etnikumit serb nė kėto vise.
Duhet theksuar se nė shekullin VI-VII, kur sllavėt shkelėn Ballkanin, shumė sllavė u dyndėn nė Ilirik dhe shkaktuan fatkeqėsi tė papėrshkrueshme. Pasi kaluan njė kohė tė gjatė me grabitje, ata mbushėn rrugėt me trupa, robėruan shumė njerėz, plaēkitėn gjithēka. Nė tokat ilire ata rrėmbyen e vranė me mijėra njerėz, duke depėrtuar edhe nė vendet mė tė fshehura tė atyre anėve, prandaj banorėt e kėtyre vendeve u detyruan tė marrin malet dhe tė fshehen nėpėr pyje. Kėshtu, duke u lėnė lirisht tė trashėgojnė tė gjitha tė arriturat kulturore e shpirtėrore qė nėpėr shekuj i arritėn vetė. Kudo qė kalonin sllavėt, plaēkitnin, masakronin, varnin, digjnin vendbanime etj. Kėshtu ata, me zjarr e me hekur, arritėn tė tkurrin ndjeshėm hapėsirėn e banuar nga banorėt autoktonė tė Gadishullit Ballkanik.
Popullata serbe erdhi nė trevat shqiptare, pėrkatėsisht nė Kosovė si pushtues. Kėtu gjetėn popullatėn iliro-shqiptare autoktone, e cila jetoi shumė shekuj mė parė pandėrprerė nė kėto troje.
Nga Rashka, serbėt filluan tė depėrtonin nė shekullin XI-XII, mė parė nė Fushė-Kosovėn pjellore, madje nė viset e rrjedhės sė epėrme tė Moravės sė Jugut dhe tė Vardarit. Ēetat serbe kanė shkatėruar ēdo gjė. Zhupani i madh, Vukani ka djegur Lypianin dhe ka shkretėruar edhe viset tjera (1091). Kėshtu kanė vepruar edhe sundimtarėt tjerė. I biri i Stevan Nemanjes, Stevan Pervovenēani, ka shkruar mė 1190: “Nemanja ka okupuar pėrveē qyteteve tė Luginės sė Strumės .... edhe Prizrenin, Shkupin dhe qytetin Leshtak tė Pollogut tė Poshtėm... Kėto qytete i rrėnoi dhe i ērrėnjosi me themel, sepse nuk mbeti asnjė gur pa u rrėnuar....; tokat e pasuritė e tyre ia bashkoi pasurisė dhe famės tė sundimtarėve tė vet....”. Pastaj, thuhet: “se nė Serbi ėshtė shfaqur herezia e urrejtur dhe e mallkuar, Nemanja ka futur nė kuvendin shtetėror pėrfaqėsuesit e kishės e sundimtarėt dhe ka vendosur qė “herezia” tė ērrėnjoset me forcė. Nemanja ka dėrguar ushtrinė dhe disa i dogji, tė tjerėt i dėnoi me dėnime tė ndryshme, tė tretėt i dėboi nga shteti i vet, e shtėpitė e tyre dhe tėrė pasuritė ua mori dhe ua dha denonciatorėve dhe bashkėpunėtorėve; mėsuesit dhe kryeparit tė tyre ua shkuli gjuhėn nė gėrmaz...., kurse librat e tyre tė pandėrshėm i dogji dhe i ndoqi, duke u kėrcėnuar se ato rrėfejnė dhe pėrmendin nė tė gjitha anėt atė emėr tė mallkuar, dhe nė tė gjitha anėt ērrėnjosi atė besim tė mallkuar qė tė mos pėrmendet kurrsesi nė shtetin e tij”.[1] Me invadimin e sllavėve nė tokat shqiptare synim tė pėrhershėm kishin spastrimin etnik tė atyre trojeve. Qė tė sendėrtonin kėto synime, ata shfrytėzuan mėnyra dhe forma tė ndryshme tė veprimit, tė cilat kuptohet, vareshin nga rrethanat e brendshme dhe tė jashtme, nga rrjedhat politiko-shoqėrore, si dhe nga mundėsitė tjera, qė mund tė ndikonin nė sendėrtimin e kėtij synimi.
Vendosja e sundimit rasian nė Kosovė shėnoi fillimin e njė prej periudhave mė tė vėshtira pėr popullsinė shqiptare tė kėsaj treve. Kjo e fundit jo vetėm qė u privua nga ēdo e drejtė politike, por iu nėnshtrua edhe shfrytėzimit ekonomik tė hierarkisė shtetėrore rasiane-serbe dhe asimilimit. Trysnia asimiluese arriti kulmin nė kohėn e sundimit tė perandorit Stefan Dushanit. Njė rol tė veēantė luajti kisha serbe me seli nė qytetin e Pejės (Patrikana e Pejės), e cila duke pasur edhe mbėshtetjen e pakursyer tė shtetit, punoi sistematikisht pėr largimin e popullsisė shqiptare nga riti katolik, i pėrhapur gjerėsisht nė radhėt e kėsaj popullsie mė se njė mijė vjet mė herėt dhe orientimin e saj drejt ortodoksisė sllave. Nė kėto rrethana njė pjesė e mirė e popullsisė shqiptare tė Kosovės u shtrėngua tė pėrqafojė ritin ortodoks sllav.[2]
Nė kohėn e Perandorisė sė Dushanit, i cili e kishte shpallur vetėn “mbret tė serbėve, tė grekėve dhe tė shqiptarėve”, pushteti serbė, mė parė edhe pushteti bullgar bėn ndryshime toponomastike, ndėrtuan objekte tė veta (kisha e manastire), dhe marrė nė pėrgjithėsi, u pėrpoqėn qė viset e pushtuara t’i veēonin me tipare sllave. Gjithė kėtė veprimtari ata e shoqėruan me pėrhapjen e propagandės sė tyre, kinse pėr tė drejtėn e tyre historike dhe natyrore, veēanėrisht nė shtetet e krishtera. Duke vepruar kėshtu me kohė dhe nė mėnyrė tė vazhdueshme forcuan synimet e spastrimit etnik dhe trasuan rrugė tė tjera tė thellimit tė kėtij synimi.
Pushteti mesjetar serb, nė viset e pushtuara filloi tė organizojė jetėn fetare, duke marrė pėr bazė fenė ortodokse. Kisha ortodokse sllave, duke pasur aspirata tė dominimit, fillon asmimilim e popujve tė tjerė josllavė, e nė radhė tė parė tė arbėrve. Pushtetarėt rasianė merrnin masa drastike tė persekutimeve e ndėshkimit tė atyre, qė nuk ishin tė fesė ortodokse. Kishat shqiptare filluan t’i pėrvetėsojnė dhe t’i uzurpojnė si tė tyre, ose bėnė rrėnimin e tyre dhe nė themelet e tyre ngritnin kishat serbe, si psh. tė Banjskės, Deēanit, tė Graēanicės[3] etj. Prandaj, politika e sotme serbe nuk mund tė mbėshtetet nė tė dhėnat se ato kisha dhe manastire janė tė tyre, por tė pėrvehtėsuara. Kėtė e mbeshtet edhe fakti se gjatė tėrė kohės deri nė ditėt e sotme vetė popullata shqiptare i kishte ruajtur ato, pasi kishin qenė tė tyre.
Me ardhjen e sllavėve nė Ballkan, harta toponomastike e tij ndryshoi fytyrė rrėnjėsisht. Shumė emėrtime tė vjetra iliro-shqiptare u zėvendėsuan me emėrtime tė reja sllave. Pushtimet dhe sundimet e huaja sė bashku me rrjedhimet e tyre kanė shkaktuar qė hapėsira gjeografike, qė zinin shqiptarėt nė mesjetė tė jetė rezultat i njė ngushtimi territorial. Presioni i gjatė e i fuqishėm i shteteve dhe i kishave sllave, qė shoqėrohej edhe me kolonizim tė trojeve shqiptare nga sllavėt, veēanarisht tė Kosovės, ka bėrė qė hapėsira gjuhėsore shqipe tė vinte vazhdimisht duke u ngushtuar.
Megjithatė, orvatjet e mbretėrisė mesjetare rasiane (serbe) pėr tė ndryshuar fizionominė etnike tė trevės sė Kosovės nuk dhanė rezultatet e dėshiruara. Popullsia shqiptare i kundėrqėndroi me sukses trysnisė serbizuese, duke mbetur shumicė dėrrmuese nė strukturėn etnike tė kėtyre viseve. Vetė dokumentet e kancellarisė serbe tė shek. XIV-XV si dhe ato raguziane vėrtetojnė vijimėsinė e pandėrprerė tė etnicitetit shqiptar tė Kosovės gjatė sundimit mesjetar rasiano-serbė.
Naki
Naki

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9124
Kyējet nė forum : 25678
Regjistruar mė : 2007-05-29

https://naki.albanianforum.net

Back to top Go down

DR. Jusf Osmani : KOLONIZIMI SERB I KOSOVĖS   Empty Re: DR. Jusf Osmani : KOLONIZIMI SERB I KOSOVĖS

Post by Naki Thu 19 Apr 2012, 15:32

KOSOVA GJATĖ SUNDIMIT OSMAN DHE PLANET SERBE PĖR SERBIZIMIN E TROJEVE SHQIPTARE
Pushtimi osman i trevave shqiptare, pas vitit 1389, megjithėse solli me vete ndryshime tė rėndėsishme nė planin politik, ekonomik, shoqėror e ideologjik, nuk e ndryshoi nė thelb fizionomin e strukturės etno-kulturore tė nacionalitetit shqiptar nė Kosovė dhe nė Rrafshin e Dukagjinit. Vendosja e sundimit osman nė Kosovė, shėnoi njė ndryshim rrėnjėsor nė zhvillimet politike, ekonomike dhe shoqėrore tė kėsaj treve. U asgjėsuan strukturat e pushtetit rasianė-serb dhe bashkė me to edhe pushteti ekonomik i feudalėve serbė dhe atij kishtar. Me vendosjen e sundimit osman nė Kosovė, u shėnuan ndryshime thelbėsore edhe nė jetėn shoqėrore. Kėshtu, gradualisht njė pjesė e popullsisė shqiptare braktisi fenė e krishterė dhe pėrqafoi fenė islame. Njė ndėr faktorėt, qė e lehtėsoi depėrtimin e islamit nė masėn e popullsisė kosovare ishte prirja e saj pėr t’u larguar nga autoriteti fetar i kishės serbe. Ashtu si e gjithė popullsia shqiptare e islamizuar, edhe ajo e Kosovės, ndryshoi vetėm fenė, pa prekur qenien e vet etnike shqiptare.[4]
Nė gjysmėn e dytė shek. XVI njė pjesė e konsideruar e popullsisė arbėrore-shqiptare islamizohet dhe si rrjedhim, antroponimia e saj shndėrrohet nė antroponimi tė sferės fetare islamike. Prania e popullsisė shqiptare nė kėtė kohė pėrbėn nė vetvete njė dėshmi tė pakundėrshtueshme, qė provon se ajo ekzistonte aty edhe nė periudhėn e sundimit mesjetar rasian-serb, se ishte autoktone dhe vazhduese e popullsisė sė dikurshme ilire, se me sukses i kishte bėrė ballė procesit tė sllavizimit gjatė shekujve XII-XIV. Pėrveē kėsaj, pėr islamizimin e popullsisė shqiptare vepruan edhe faktorė tė tjerė ekonomikė e social-politikė.
Dokumentacioni i periudhės pas pushtimit osman tė Kosovės hedh dritė akoma mė mirė dhe jep tė dhėna mė tė shumta, qė dėshmojnė se ato banoheshin nga popullsia shqiptare, kurse serbėt tė ardhur si kolonistė dhe si shtresė sunduese gjatė kohės sė pushtimit rasiano-serb nė kėto troje, pėrbėnin njė pakicė tė parandėsishme, por sunduese politikisht.
Gjatė sundimit tė Perandorisė Osmane, pėrkundėr shpėrnguljes sė disa famljeve serbe nga Kosova, nė anėn tjetėr nė njėfarė mėnyre kishte vazhduar edhe vendosja e disa banorėve serbė si nga vetė Serbia, apo viset malore tė Malit tė Zi, kryesisht si ēifēinj nė trevat shqiptare. Kėshtu pushteti osman, pėrkatėsisht ēifligarėt, beglerėt i sillnin dhe i vendosnin duke u dhėnė tokė popullatės sllave nė pjesėt mė pjellore tė Kosovės, si p.sh. rreth lumit Sitnica, ku edhe sot ata janė tė vendosur nė disa vendbanime serbe. Ata kėtė e bėnin, sepse ajo popullatė ishte shumė e dėgjueshme dhe i shkonte pėrshtati beglerėve nė ēdo aspekt. Ndėrsa, te popullata shqiptare kėtė nuk ka mundur ta arrinte. Ata nė forma dhe mėnyra tė ndryshme pėrvetėsuan pushtetarėt osmanė dhe u bėnė zotėrues tė tėrthortė apo tė drejtpėrdrejtė tė vendeve dhe tė anėve tė ndryshme me shumicė absolute shqiptare, por edhe tė territoreve, tė cilat deri nė atė kohė nuk ishin tė banuara.
Nė bazė tė burimeve arkivore historike e tė tjera, tė cilat fatkeqėsisht janė tė pakta, por megjithatė dėshmojnė se nė trevat e Sanxhakut tė Nishit dhe mė gjerė qė nga antika e deri nė shekullin XIX ekzistonte njė kontinuitet i popullsisė shqiptare.[5] Kėtė e dėshmojnė edhe me faktin, se nė njė dokument arkivor tė datės 30 nėntor 1584, nė mes tjerash thuhet: “Krysheci me pesė fshatra dhe me 1500 frymė shqiptarėsh...”[6] Mirėpo, sikurse edhe nė trevat tė tjera, edhe kėtu kishte lėvizje tė mėdha tė popullsisė, e sidomos tė asaj shqiptare. Kjo lėvizje ishte pasojė e imigrimit dhe emigrimit tė popullsisė, qė ka qenė gjithnjė dukuri historike e kushtėzuar prej lloj-lloj shkaqeve, por qė ka mbizotėruar shkaku ekonomiko-social dhe shoqėror, por shpeshherė edhe ai politik.[7]
Siē dihet, nė vitin 1689, me nxitjen e perandorisė austriake, nė Ballan shpėrtheu njė kryengritje antiosmane e fuqishme. Njė ndėr krerėt e saj ishte arkipeshkopi Pjetėr Bogdani, i cili kishte lidhje tė drejtpėrdrejtė me gjeneral Pikolominin, pėrēuesin e ndikimit austriak pėr kryengritje nė Ballkan. Pas njė rezistence jo aq tė gjatė, disa mujore, Austria u tėrhoq dhe kryegritja dėshtoi. Porta e Lartė, si ndėshkim, e shpalli “zonė nėn ferman” njė pjesė tė mirė tė Kosovės. Pikėrisht pėr kėtė shkak, popullata e shpallur fermanlie, mė saktė pjesa kryengritėse e saj, e cila nė masė pėrbėhej prej shqiptarėsh, u detyrua tė largohej nga trualli i vet pėr t’iu shmangur diskriminimit. Burimet historike tregojnė se gjatė kėsaj tėrheqjeje popullsie, qė ra nė sy tė historisė, serbėt nuk pėrbėnin shumicė. Edhe serbėt u bashkuan me austro-hungarezėt pėr tė luftuar kundėr Perandorisė Osmane, por, mbasi kryengritja u shtyp, nuk pati shpėrngulje masive tė tyre. Ajo pjesė kryengritėsish serbė qė u detyrua tė largohej, ndoqi drejtimin e veriut dhe u vendos nė Vojvodinė. Shpėrngulje pėr shkak tė pjesėmarrjes nė kryengritje pati kryesisht nga luftėtarėt shqiptarė.
Pikėrisht kėtij momenti “boshllėku” fiktiv, kur prania shqiptare nė strukturėn demoetnike tė Kosovės pati rėnie relative, i referohet mė sė shumti dija serbe pėr tė provuar se shqiptarėt “u dyndėn” drejt veriut pėr tė zėnė troje tė tė tjerėve, nė fillim tė shekullit tė 18-tė. Ndėrsa e vėrteta ėshtė e thjeshtė: Kur, mė 1710, Porta e Lartė e hoqi regjimin “nėn ferman”, shqiptarėt kryengritės u rikthyen nė trojet e mėhershme. Shkenca serbe pikėrisht nė kėtė moment e fillon historinė: shqiptarėt e ripopulluan Kosovėn nė shekujt 17-tė dhe tė 18-tė, sepse Perandoria Osmane e favorizoi dyndjen e tyre si shpėrblim pėr ndėrrimin e fesė dhe si ndėshkim pėr serbėt fanatikė. Asaj nuk i intereson kronologjia absolute, mjafton njė kronologji relative, qė shqiptarėt t’i gjejė nė mungesė.[8]
Njė pjesė e popullsisė shqiptare qė ishte vendosur pėrkohėsisht nė viset malore tė Shqipėrisė Qendrore, pas pėrfundimit tė luftės austro-osmane qė zgjati gati 20 vite, filloi gradualisht pėrsėri tė kthehet nė vendbanimet e tyre tė mėparshm nė territoret e sotme tė Kosovės dhe mė gjėrė, qė atėherė administrativisht kryesisht jetonin nė Sanxhakun e Vushtrrisė, Prizrenit etj. Por njė pjesė e popullsisė shqiptare e besimit orthodoks si edhe tė asaj katolike qė kishte qenė e inkuadruar nė radhėt e ushtrisė austriake, nga frika e ushtrisė osmane u shtėrnguan tė dynden nė Vojvodinė e vende tė tjera tė asaj ane, e jo popullsia serbe qė numėrohej nė gjishtrinjė e njė fakt ajo ishte me prejardhje vllehe e serbizuar nė mesjetė, siē ishte serbizuar edhe njė pjesė e popullsisė shqiptare tė besimit tė krishterė.[9]
Pėrpjekjet e shqiptarėve pėr ēlirim kombėtar nuk pushuan asnjėherė, por pėrkundrazi ato vazhduan duke gjetur forma tė reja tė rezistencės, me qėllim qė tė ēlirohen nga sundimi i Perandorisė osmane.
Ēlirimi i viseve tė Pashallėkut tė Beogradit[10] dhe 6 nahijet[11] gjatė viteve 1800 e deri nė vitet 1875 ishte e drejtė legjitime serbe. Mirėpo, nė anėn tjetėr, ajo largoi popullatėn joserbe nga ato treva. Kėshtu sipas njė shėnimi historiografik nga periudha 1800 e deri nė vitin 1875 cek se qarqet ushtarake dhe qeveritare serbe i larguan nga viset e lartėpėrmendura dhe nga Lugina e Moravės, siē thuhet aty, rreth 150.000 banorė shqiptarė.[12] Regjimet e dinastisė sė Obrenoviqėve (1817-1903) vazhduan politikėn terroriste shtetėrore ndaj shqiptarėve e boshnjakėve e gjatė viteve ‘30 tė shekullit XIX, me qėllim tė spastrimit etnik. Nė frymėn e kėsaj politike, qeveria e Principatės sė Serbisė urdhėroi me 1832 qė ēdo shqiptari dhe boshnjaku, qė kapet nė territorin e Serbisė, t’i mėshohen nga 25 tė rėna me shkop, ndėrsa mė 1834 urdhėroi qė tė pėrdoret ushtria pėr t’iu djegur fshatrat.[13]
Politika e Mbretėrisė serbe pėrherė kishte pėr qėllim dhe synim tė pėrhershėm grabitjen e tokave shqiptare dhe zgjerimin e tyre. Serbia shpresonte qė tė shfrytėzojė rastin nė rrethanat e krijuara, pėr tė gllabėruar nė tėrėsi jo vetėm Kosovėn, por edhe tėrė Shqipėrinė bregdetare, pėr tė dalė nė detin e hapur. Qė nga viti 1844 ajo kishte pėrpiluar shumė programe, me tė vetmin qėllim pėr t’i shfarosė shqiptarėt si popull - pėr njė moment ose nė etapa. Ndėrsa, ato vise tė vendosen tė kolonizohen me elementin sllav. Ata pėr tė shkėputur pjesė nga trojet shqiptare intensifikuan veprimtarinė e tyre diplomatike. Pėr kėtė qėllim monarkia serbe, infensifikoi edhe shtypin, publikimet dhe aktivitetin shkencor, ku synonte t’i vinte njė mbėshtetje gjoja historike shkencore politikės grabitqare pushtuese tė borgjezisė serbomadhe ndaj tokave shqiptare nė Kosovė e gjetiu. Nė kėtė politikė ishte dhe ėshtė angazhuar edhe shkenca serbe, sidomos pėr sa i pėrket trajtimit tė sė kaluarės historike dhe autoktonisė sė popullit shqiptar nė viset e Ballkanit, ku jeton sot, para sė gjithash nė Kosovė dhe nė Maqedoni. Kjo “shkencė” nuk ka pasur pėr bazė normat dhe moralin shkencor, tė vėrtetėn shkencore, por vetėm interesat e politikės sė ditės, politikės antishqiptare. Shkencėtarėt e tillė pėrpiqen qė me ēdo kusht ta mohojnė prejardhjen ilire tė shqiptarėve. Ata kishin vetėm njė qėllim tė caktuar - mohimin e sė kaluarės historike etnike tė shqiptarėve, falsifikimin e historisė dhe tė autoktonisė sė tyre.[14] Pėr realizimin e kėsaj, ata pėrdorėn tė gjitha format dhe metodat diplomatike e “shkencore”, duke mos kursyer mė vonė edhe metodėn e dhunės e tė terrorit pėr spastrimin etnik tė Kosovės, shkombėtarizimin e saj dhe kolonizimin me elementin sllav.
Gati katėr dekada mė parė, nė Vilajetin e Kosovės bėnte pjesė edhe Sanxhaku i Nishit me kazatė e saj tė Vranjės, tė Pirotit, tė Leskocit ku prania e shqiptarėve ishte e konsiderueshme. Por Kongresi i Berlinit, Sanxhakun e Nishit ia dha Serbisė, pėr tė kėnaqur Rusinė, e cila e kishte fituar luftėn kundėr Perandorisė Osmane. Sė bashku me Sanxhakun e Nishit, Vilajeti i Kosovės pėrfshinte nė gjirin e vet troje etnike shqiptare. Kėtė e pohojnė, midis tė tjerėve, tre vezhgues tė huaj objektivė, tė cilėt disa dekada pėrpara Kongresit tė Berlinit, i vizituan kėto troje. Qė te tre kėta vėzhgues, njohės tė mirė tė Gadishullit Ballkanik, studimtari erodit freng Ami Boue mė 1810, analisti i mprehtė britanik E. Spenser mė 1847 dhe shkencėtari i njohur austriak J. Hahn mė 1853, kishin dhėnė nė mėnyrė tė pėrafėrt edhe konturet e trojeve ku shqiptarėt ishin tė pranishėm nė kohėn e tyre. Sipas tyre, shqiptarėt ishin tė pranishėm nė Veri deri nė Nish, Leskofc dhe Vranjė, nė Lindje deri nė Kumanovė, Perlep dhe Manastir, nė Jug deri nė Konicė, Janinė dhe Prevezė, pa qenė nevoja tė pėrsėritet se nė periferi tė kėsaj treve kishte pėrzirje etnish, ku shqiptarėt formonin diku pakicėn pėrball etnive tjera.[15]
Sa i pėrket pronave tė patundėshme, ato ishin kryesisht nė pronėsi tė begėlerve dhe agallarėve shqiptarė dhe ndonjė turq, e rrallė tė ndonjė nacionaliteti tjetėr. Shumica e banorėve punonin tė ta si ēipēinjė. Perandoria osmane pronarėve u lėshonte dėshmitė pėr pronat nė formė tė tapive tė regjistruara nė kadastėr e cila mbatej me njėsinė matėse dulum etj. Nuk kishte ndonjė matje kadastrale nga pushteti i atėhershėm osman. Sipas njė dokumenti arkivor i vitit 1874 (1290 H) tė proviniencės osmane qė ruhet nė origjinal nė Arkivin e Kosovės, dėshmohet se valiu i Selanikut, Ymer Fejziu nė te shkruan: “Nga pushtetarėt ushtarakė austriako-hungarezė janė caktuar pėr fotografimin e disa terreneve tė Rumelisė, Kembrug Hambukovic dhe baroni Magdeburg. Kėta dy duhet tė fillojnė fotografimin topografikė, andaj meritojnė tė jenė tė respektuar qė t’i kryejnė punėt e besuara dhe duhet t’iu ndihmohet pėr banim, t’i sigurohen kuaj pėr udhėtim dhe pėr bartjen e mjeteve”.[16]
Shekulli i XIX shėnon pėr shqiptarėt e tė gjitha trevave njė epokė tė re, atė tė Rilindjes Kombėtare, tė lėvizjes pėr emancipimin e tyre tė gjithanshėm ekonomik, politik dhe kulturor, pėr ēlirimin nga sundimi osman dhe pėr bashkimin nė njė shtet tė vetėm kombėtar. Nė kėtė periudhė shpėrthyen shumė kryengritje tė fuqishme nė tė gjitha viset shqiptare. Ndėrsa, nė anėn tjetėr politika hegjemoniste dhe nacional-shoveniste e pushtetit serb, ndėr qėllimet kryesore ka pasur shkombėtarizimin dhe sllavizimin e tokave shqiptare qė kur janė dyndur nė Gadishullin Ballkanik e deri nė ditėt e sotme. Ajo ka ndjekur gjithmonė njė linjė tė pandryshueshme, atė tė spastrimit etnik tė tokave shqiptare nga banorėt e saj tė lashtė iliro-shqiptarė, duke pėrdorur tė gjitha mjetet mizore si vrasjet, terrorin, shpėrnguljen e njė numri sa mė tė madh shqiptarėsh nga atdheu i vet dhe shkombėtarizimin e atyre qė mbeteshin deri nė asimilimin e plotė, si dhe nė anėn tjetėr kolonizimin e atyre trojeve me elementin serb. Gjatė gjithė historisė, pushteti serb bėri ēmos pėr t’i serbizuar viset etnike shqiptare.
Programi i politikės sė jashtme tė Serbisė pėr pushtimin dhe kolonizimin e viseve shqiptare u pėrpunua nė “Naēertanie” (1844) tė Ilia Garashaninit - politikan dhe mė vonė kryeministėr i Qeverisė sė Mbretėrisė sė Serbisė. Pėrmbajtja e “Naēertanies” mbėshtetet nė krijimin e tė ashtuquajturės Serbi Jugore me tė cilėn nėnkuptohej Kosova e Maqedonia me tokat shqiptare tė saj, por edhe Shqipėria Veriore, pėr tė krijuar kėshtu tė ashtuqujturėn “Perandori tė car Dushanit”. “Naēertania” rrezatoi nė shtetin serb, nė organet dhe nė institucionet e tij, sikurse edhe nė aktivitetet e pushtetarėve tė tij prej vitit tė pėrpilimit tė saj e deri nė ditėt tona. Nė objektivat e “Naēertanies” kanė gjetur mbėshtetje sidomos politika e gjenocidit tė pushtetit serb ndaj shqiptarėve. Format kryesore tė politikės gjenocidale tė pushtetit serb ishin dhe ngelėn dėbimi dhe deportimi i shqiptarėve nga trojet e veta dhe kolonizimi i kėtyre trojeve me popullsi sllave.
Pushteti serb mė 1856, me Marrėveshjen e Paqės sė Parisit kishte fituar njėfarė tė drejte qė t’i largojė tė gjithė shqiptarėt nga qytetet e Shumadisė, si dhe nga Hercegovina. Duhet theksuar se shqiptarėt deri kah fundi i shekullit XIX qenė tė vendosur nė shumicėn e qyteteve dhe qytezave, fshatrave tė Sanxhakut tė Nishit e mė gjėrė. Pjesa dėrrmuese e familjeve shqiptare ishin pėrqėndruar nė qarkun e Toplicės (Rrethi i Prokuplės, Dobriqit, Kosanicės dhe pjesė tė Jabllanicės e tė Pustarekės me Kurshumli), Qarkun e Vranjės (pjesė tė Rrethit tė Pustarekės dhe Jabllanicės, rrethi i Leskocit, Polanica, Gėrdelica, Masurica, Pqinja, Inogoshtė etj.), si edhe nė Qarkun e Nishit, e ndoshta disa edhe nė atė tė Pirotit. Banorė shqiptarė kishte edhe nė vende tjera, e sidomos nė qytete, si psh. nė Qupri, Paraqin, Uzhicė, Krushec, Aleksinc, Karanovc (Kralevė) e deri te Beogradi.[17]
Disa vendbanime, pėrbėheshin vetėm prej popullatės shqiptare, kurse te disa tė tjera, ajo ishte e pėrzier me popullatėn serbe (diē pak me atė ēerkeze, etj.).
Rrjedha e historisė sė Kosovės shqiptare, ndryshoi me pėrmasa tė tjera, pas Kongresit tė Berlinit mė 1878 me shkėputjen e Sanxhakut tė Nishit nga trugu i Vilajetit tė Kosovės. Nga ai Vilajet gjatė dimrit tė vitit 1877/78 u bė spastrimi etnik i shqiptarėve me masat mė radikale gjatė marshimit tė ushtrive serbe nė kėtė Sanxhak. U bė pastrimi i mė se 700 vendbanimeve shqiptare dhe tė pėrzira me popullatė tjera serbe, ēerkeze etj. me mė se 200.000 tė dėbuar dhe vendosja e tyre kryesisht nė trevat e sotme tė Kosovės por edhe shpėrngulja e tyre nė masė tė madhe nė trevat e sotme tė Turqisė.[18] Po ashtu gjatė viteve 1877/78 ushtria serbe kishte dėbuar nga shtėpitė e veta stėrgjyshore 350.000 shqiptarė tė Saxhakut tė Nishit, Pirotit, Jeni Pazarit, Plavės, Gucisė, Hotit e Grudės si dhe nga njė pjesė e Kosovės Veriore deri te periferia e Prishtinės.
Ushtarakėt serbė pėr tė realizuar qėllimin e dėbimit dhe tė kolonizimit kishin pėrdorur mjetet mė brutale tė likuidimit fizik tė shqiptarėve, duke mos i kursyer as fėmijėt, gratė e pleqtė. Mbi 35.000 shqiptarė tė moshave tė ndryshme gjetėn vdekjen nga zjarri i armėve, i bajonetave, nga djegiet pėr sė gjalli, nga ngrirjet nė dėborė e akulli. Pati edhe shumė nėna tė ngrira me foshnje nė gji. Pastaj ata plaēkitėn, dogjėn e shkatėrruan shumė fshatra shqiptare. Djegiet e shkatėrrimet e shtėpive tė shqiptarėve qenė tė pallogaritshme, gati tė gjitha fshatrat shqiptare u bėnė shkrum e hi nė kulm tė dimrit tė ashpėr. Vetėm nė njėrėn nga lagjet e qytetit tė Nishit qenė bėrė shkrum e hi 300 shtėpi shqiptare. Grabitjet e pasurive ishin masive, duke nisur qė nga stolitė dhe deri te mobiljet, shtrojė-mbulojė, veshjet, paratė, drithėrat, bulmetrat, bagėtitė etj.[19]
Dėbimi i shqiptarėve me dhunė nga Sanxhaku i Nishit u bė gjatė dimrit tė vitit 1878/78, nė kushte shumė tė vėshtira. Popullata e dėbuar gjatė rrugės kishte pėsuar mjaft. Shumė fėmijė, pleq e tė tjerė kishin vdekur nėpėr dėborėn e madhe, ndėrsa bagėtia kishte ngordhur. Kėtė e dėshmojnė shumė dokumente tė kohės. Shfarosja e shqiptarėve bėhej nė mėnyrat dhe me metodat mė mizore dhe mė barbare, pėr ēka dėshmojnė edhe vetė serbėt. “Disa familje shqiptare iknin dhe tėrhiqeshin nė luginėn e lumit tė Moravės Jugore, nėpėr tė ftohtit e madh, pranė rrugės, nėpėr grykėn e Gėrdelicės deri te Vranja dhe Kumanova, shiheshin fėmijėt tė hedhur dhe tė vdekur dhe pleq tė ngrirė. Tėrheqja ka qenė tragjike, kuajt dhe qetė tėrhiqnin ngadalė qerret nėpėr borė, sepse qerre kishte pak. Disa fėmijė tė hedhur, tė humbur apo gjysmė tė vdekur nga lodhja dhe uria kanė qenė tė enjtur dhe tė fryrė si daullja, disa i linte shpirti atėherė kur tanėt i ushqenin, ose pas ngrėnies”.[20] Mbreti serb Millan Obrenoviq, pėr tė arritur kėtė qėllim, ushtarėve tė vet serbė u kishte shpėrndarė proklamata, nė tė cilėn thuhej: “... sa mė pak shqiptarė qė tė mbetėn nė territoret e ēliruara nga Turqia, aq mė shumė do tė kontriboni pėr shtetin. Sa mė shumė shqiptarė tė shpėrngulur, aq mė tė mėdha meritat pėr atdhe.”[21] Shkrimtari serb Jovan Haxhivasileviq, shpjegon qėllimet e qeverisė serbe pėr pushtimin e territoreve nė jug. Ai shkruan se dėbimi i shqiptarėve u bė me qėllim “qė Serbia tė bėhej shtet i pastėr nacional” dhe tė krijohet mundėsia “qė aksioni serb nė tė ardhmen tė drejtohej kah pjesėt e Kosovės”... “Me ndjekjen e arnautėve, disa fshatra nė ato anė mbetėn plotėsisht tė shkreta. Disa fshatrave nuk u diheshin emrat, sepse nuk kishte kush t’i tregonte, prandaj ato fshatra tė shkreta tė Sanxhakut tė Nishit - Prokuple, Leskofc, Vranje duhet tė popullėzoheshin”.[22] Popullata e dėbuar shqiptare nga Sanxhaku i Nishit, kryesisht u vendos nė territorin e Kosovės sė sotme, disa u vendosėn nė territorin e Maqedonisė, e shumė prej tyre tė mjerė pėrfunduan jashtė Kosovės, tej Bosforit, nė shkretirat e Anadollit e mė gjerė.
Sipas statistikave turke okupatori serb nė sanxhaqet e Nishit dhe tė Pirotit do t’i pėrvetėsoj pėr koloėt sllavė 48.000 shtėpi tė shqiptarėve, 42.000 shtalla bagėtish, 18.000 hambarė drithėrash, 48.000 maxhe buke. Nga ēdo shtėpi serbėt kishn rrėmbyer nga Nishi deri te Prishtina prej 20 e deri nė 4000 dele, 3 deri 50 lopė, 40.000 kuaj, 50.000 qerre dhe mjete tė tjera shtėpiake tė shqiptarėve.
Duke u mbėshtetur nė Ligjin mbi kolonizimin e tė huajve, nga 2 marsi 1865, pushteti serb tė gjitha pronat e shqiptarėve do t’i kolonizojė me banorė serbė e malazezė, keryesisht nga viset e Malit tė Zi dhe nga pjesė e paokupuar e Kosovės. Pushteti serb me 3 janar 1880 nxjerr Ligjin pėr viset e reja tė kolonizuara. Me kėtė ligj regjimi serb e pėrligji plaēkitjen e cila ėshtė bėrė nė popullatėn shqiptare tė Sanxhakut tė Nishit. Pronat shqiptare pa kurrfarė kompenzimi u morrėn nga pushteti serb. Nė to u vendosėn shumė familje nga viset e ndryshme tė Serbisė dhe njė numėr vogėl edhe nga treva e sotme e Kosovės. Mė 1879 ishte themeluar komisioni pėr kolonizim. Secili sllav kishte tė drejtė tė shkruaj lutje pėr tė marrė tokė tė braktisur nė tė ashtuquajturin “Arnautllėk”. Lidhur me kėtė Franc Kanic, thekson se 7500 persona nė valėn e parė janė lajmėruar pėr kolonizim nė Toplicė deri tė Molla e Kuqe afėr Nishit.[23] Kolonizimi i kėtyre trevave shqiptare ishte bėrė kryesisht nga malazeztė nga Mali i Zi dhe nga disa banorė serbė tė ikur nė kėtė kohė nga Kosova. Sipas urdhėresės sė qeverisė serbe nga Kosova nė Sanxhakun e Nishit gjatė vitit 1979 janė vendosur rreth 5600 serb.[24] Kolonizimi vazhdoi edhe nė vitet e mėtutejshme. Nė fushatėn serbe pėr kolonizimin e Toplicės 1880-1899, pronat e shqiptarėve do t’i pėrfitojnė 5600 serbė nga Kosova dhe 9200 malazezė nga Mali i Zi.[Nė valėn e kryengritjeve tė pėrgjithshme shqiptare (1908-1912), qeveria e Serbisė e ka shpallur Programin e ri serbomadh me titull: ”Direktiva pėr punė me shqiptarėt” (Direktiva za rad sa Arnautima), duke dėshiruar qė tė shkatėrrojė tėrė njė popull. Nė atė program nė mes tjerash dedikuar opinionit evropian me titull “Arnauti i velike sile”, tė autorit Vlladan Gjorgjeviqit. Ai pamflet prej 188 faqesh, pushteti serb qė tė arrijė lejėn pėr likudimin e shqiptarėve, tė publikuar nė disa gjuhė, qė mė atė tė “dėshmon” se “shqiptarėt nuk e kanė gjuhėn, nuk i kanė librate veta (letėrsinė), nuk e kanė historinė e vetė, me ate sipas orientimeve (programeve) serbomadhe nuk kanė tė drejtė nė jetė, nuk kanė tė drejtė tė ekzistojnė, nuk kanė tė drejtė tė formojnė kurrfarė shteti”. Jo vetėm kjo, ministri i punėve tė jashtme tė Mbretėrisė sė Serbisė qartatas do tė kėrkojė nė Vjenė qė shqiptarėt “tė likuidohen sikurse janė likuiduar popujtė e Afrikės Veriore”.[26]
Sukseset e mėdha qė dolėn nga kryengritjet shqiptare nė fillim tė shek. XX i shqetėsuan pa masė shtetet ballkanike Serbinė, Malin e Zi, Greqinė dhe Bullgarinė. Prandaj ata nė mars-maj 1912 lidhėn Aleancėn Ballkanike me qėllim tė pushtimit tė trojeve shqiptare dhe qėllime tė tjera. Nikolla Pashiqi kishte hartuar projektin nė vitin 1912 –Ēka don Serbia?.. “Serbia don qė tė zbatohen ato urdhėra nga Kongresi i Berlinit, tė cilat po presin qė tė realizohen qė 34 vjet. Serbia don tė punojė nė frymė e Evropės. Ajo don qė tė realizohet dėshira dhe qėllimi i Fuqive evropiane. Ajo don qė edhe gjakun ta derdhė vetėm qė tė realizohet ėndėra e vėllezėrve tė saj. Ajo don qė nė rrezik dhe nė harxhime e saj tė realizohen vendimet e Fuqive evropiane..”[27] Trupat serbe shfrytėzuan dobėsimin e forcave osmane nga kryengritjet e shumta shqiptare, dhe duke lidhur aleancėn me shtetet ballkanike, ato hynė nė Kosovė.
Mė vonė, pėrkitazi me kėtė pushteti serbė pėrherė pėrgatitej pėr pushtim tė Kosovės dhe tė trevave tė tjera shqiptare. Nė vitin 1911 e kishte urdhėruar konsullatėn e vet nė Prishtinė dhe doganat nė Rashkė dhe nė Javor qė tė bėnin regjistrimin e popullatės serbe, aty kėtu edhe tė ndonjė vendbanimi shqiptar. Nė regjistrimin e popullsisė nė terren ishin angazhuar mėsuesit dhe priftėrinjt. Aksioni i regjistrimit ishte kryer nė 230 fshatra. Pėrveē tjerash, kėto shėnime pėr numrin e banorėve serbė dhe tė tjerė, shėrbente nė shfrytėzimin e tyre nė luftėn e ardhshme.[28]
Naki
Naki

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9124
Kyējet nė forum : 25678
Regjistruar mė : 2007-05-29

https://naki.albanianforum.net

Back to top Go down

DR. Jusf Osmani : KOLONIZIMI SERB I KOSOVĖS   Empty Re: DR. Jusf Osmani : KOLONIZIMI SERB I KOSOVĖS

Post by Naki Thu 19 Apr 2012, 15:35

KOLONIZIMI I KOSOVĖS 1912-1914
Politikėn e spastrimit etnik dhe tė kolonizimit tė trevave shqiptare, Mbretėria Serbe dhe ajo Malazeze e vazhduan edhe pas pushtimit tė Vilajetit tė Kosovės dhe tė viseve tė tjera shqiptare. Dihet se me vendimet e Konferencės sė Ambasadorėve tė Londrės tė vitit 1912/13 kėto vise mbetėn padrejtėsisht jashtė kufijve tė shtetit shqiptar. Ato iu nėnshtruan spastrimit etnik dhe kolonizimit. Pėr kėto qėllime qarqet politike serbo-malazeze shfrytėzuan pėrvojėn e mėparshme, ushtruan terror e dhunė tė pashembullt. Njėsitė e ushtrisė, tė policisė dhe “Narodna Odbrana” bėnin gara kush do tė likuidonte mė shumė shqiptarė, kush do tė rrėnonte shtėpitė e tyre, do tė plaēkiste ose t’i kthente ata pėrdhunisht nė fenė ortodokse sllave. Dhuna e terrori u kthyen nė metoda tė preferuara pėr tė frikėsuar dhe detyruar shqiptarėt tė shpėrnguleshin ose tė zhvendoseshin nė vende tė tjera. Kjo fushatė u shoqėrua me shpėrnguljen masive, me grabitjen e pasurive dhe me djegien e fshatrave tė tėrė shqiptare, si dhe me kolonizimin e ardhacakėve serbo-malazezė.
Qarqet politiko-ushtarake shoveniste serbo-malazeze (1912-1914) nuk u kėnaqėn qė shtetit shqiptar tė vitit 1912-1913 ia imponuan dhe ia shkėputėn pjesėn mė tė madhe tė tokave tė veta. Kėshtu, nga tė dhėnat kadastrale tė administratės osmane shihet se trevat shqiptare qė nga Mesjeta e hershme e deri mė 1912 kishin njė sipėrfaqe prej 115.000 kilometra katrorė. Nga ky territor, u krijua shteti shqiptar nė hapėsirė vetėm nė 28.748 kilometra katėror. Madje ato qarqe tentuan qė edhe viset e okupuara tė Kosovės, tė Maqedonisė Veriperėndimore dhe pjesė tė tjera tė aneksuara nga Mali i Zi, por sė bashku me shovenistėt grekė tentonin qė edhe Kosovėn dhe viset tjera t’i shndėrrojnė nė Toplicė e t’i zbraznin nga popullsia autoktone shqiptare, popullsi kjo qė ishte mė e vjetėr se kėto sllave sė paku dy milenium vjetėsh dhe nė vend tė tyre tė vendosin elementin sllav, kryesisht serb e malazez, siē edhe u veprua.
Kėto pushtime u justifikuan nė konferencėn e ambasadorėve tė mbajtur nė Londėr nė vitin 1913, ku jashtė shtetit shqiptarė tė shpallur mė 28 Nėntor 1912, mbetėn pjesa dėrrmuese e tokave shqiptare, si Kosova, Kosova Lindore, Maqedonia Perėndimore, pjesė tė Malit tė Zi, Ēamėria etj. Shteti shqiptarė u cungua. Nga 90.270 km² (Vilajeti i Kosovės mė 32.900 km², Vilajeti i Shkodrės me 10.270 km², Vilajeti i Manastirit mė 28.500 km² dhe Vilajeti i Janinės me 17.900 km²) u pėrfshinė vetėm 28.500 km² apo 32,24% tė tėrėsisė etnike tė tokave shqiptare, tregon qartė pėr padrejtėsinė qė i bėhej kombit shqiptarė qysh atėherė. Njėherit, nė saje tė okupimit tė tokave shqiptare, shtetet fqinje rritėn territoret e tyre nė kėto pėrmasa: Serbia zgjeroi territorin e vet pėr 82% dhe popullsinė pėr 55%, Mali i Zi territorin pėr 62% dhe popullsinė pėr 100%, Bullgaria territorin pėr 29% dhe popullsinė pėr 3%, ndėrsa Greqia territorin pėr 68% dhe numrin e banorėve pėr 67%. Prandaj, me pushtimin e 67,79% tė territorit shqiptar, u bė zgjerimi i territoreve tė shteteve orthodokse tė Ballkanit dhe zvoglimi katastrofal i territorit tė shtetit shqiptar.[29]
Me qėllim tė realizimit tė kolonizimit tė Kosovės dhe tė dėbimit tė shqiptarėve nga atdheu, menjėherė pas pushtimit tė tokave shqiptare, ushtritė pushtuese serbe, malazeze e greke, repartet e xhandėrmėrisė, si dhe formacionet ēetnike, tė krijuara e tė armatosura nga shteti serb, ndėrmorėn njė fushat tė pashembullt terrori e gjenocidi shfarosės, e cila u shoqėrua me shpėrngulje masive, me grabitjen e pasurisė dhe me djegien e fshatrave tė tėra shqiptare, si dhe me kolonizimin me ardhacakė serbo-malazez. Politika e dhunės, qė iu imponua shqiptarėve nė tė ashtuqujturat “viset e reja”, siē u quajtėn nga qarqet serbe nė atė kohė Kosova dhe trevat e tjera shqiptare tė aneksuara, synonte spastrimin etnik dhe shkombėtarizimin e tyre. Terrori antishqiptar u shoqėrua me njė sėrė masash ekonomike-administrative, me ndryshimin e sistemit tė taksave, tė cilat ēuan Kosovėn dhe popullin shqiptarė nė buzė tė greminės.[30] Politika antishqiptare u shoqėrua edhe me pėrpjekjet pėr ndryshimin e pėrkatėsisė fetare tė popullsisė. Jo vetėm mbi shqiptarėt e besimit mysliman, por edhe nė ata tė besimit katolikė, duke u munduar qė me dhunė t’ia imponon fenė ortodokse. Pėrveē vrasjeve, dėbimit dhe dhunės nga Kosova, ata ndėrmorėn aksionin e pėrgjakshėm pėr t’ua ndėrruar fenė shqiptarėve, pėr t’i kryquar dhe pėr t’i serbizuar, si shqiptarėt myslimanė, ashtu edhe ata katolikė. Kėtė masė tė konvertimin e ndėrmorri pushteti malazez nė Rafshin e Dukagjinit, nė pjesėn qė e kishte aneksuar. Pėrmes diktaturės ushtarake e policore “i tubonin shqiptarėt me dhunė, i vėnin nė rresht me flamur pėrpara dhe i ēonin nė kishė” U vranė e u pushkatuan me mijėra vetė. Kjo kryqėzatė e ushqyer me helmin e urrejtjes fetare e kombėtare, shekuj me radhė nga kisha e qeveritė e tyre, korri shumė viktima tė pafajshme. Fshatrat shqiptare rrethohen, plaēkiten dhe u vihet flaka. Fshatra tė panumėrta u rrėnuan pėr tokė, u shndėrruan nė grumbuj gėrmadhash. Oficerėt serbė shpallnin se “paqja efektive nė Shqipėri mund tė arrihet vetėm duke i shfarosur krejtėsisht shqiptarėt”. Urdhėri suprem i Beogradit ishte i prerė: “Duhet mėsuar ai popull i egėr pėr tė jetuar nė njė shtet modern”. Pastaj, nė gazetat serbe shkruante: “Duhet tė vdesin disa gjenerata tė shqiptarėve qė tė harrohet ēfarė bėnė serbėt ndaj tyre”. Ata kanė thyer dyert e shtėpive dhe kanė masakruar kėdo qė gjenin brenda, pa pyetur nė ishte i ri apo plak, burrė a grua. Njė dėshmi tjetėr qė dėshmon edhe kėte. Se nė tregun e Prishtinės, mė 18 tetor 1912 mė njė lirė ari tė Turqisė mund tė bliheshin 82 fesa turq. Mė 10 nėntor 1912, po nė kėtė treg, njė fes mund tė blihej me 82 lira ari. Ngritja kaq e lartė e ēmimit ishte bėrė pėr shkak se ushtria serbe likuidonte tė gjithė njerėzit me plisa tė bardhė, ndėrsa i kursente ata qė mbanin fesin turk nė krye.
Sipas tė dhėnave tė Komitetit tė Kosovės, nėpėr burgjet e Serbisė, Malit tė Zi e Greqisė, nė kėtė periudhė, janė mbytur ose kanė pėsuar rreth 23 mijė shqiptarė. Shoqata e imamėve myslimanė pohon se nė territoret etnike shqiptare, nė kėtė periudhė, kanė qenė 21 mijė varre dhe kufoma tė masakruara nga ana e xhandarmėrisė. (Nė kėto shėnime nuk janė pėrfshirė tė vdekurit gjatė luftės tetor-nėntor 1912). Nė Kosovė janė shėnuar pesė varreza masive. Vetėm nė Gazimestan nė periudhėn janar-maj 1913 janė likuiduar mbi 5000 shqiptarė etnikė. Pas okupimit tė Kosovė nga Serbia dhe Mali i Zi, pas vendosjes sė pushtetit ushtarak serb e malazez, nga nėntori i vitit 1912 deri nė qershor tė vitit 1914, Kosova u shkatėrrua mė shumė se gjatė gjithė pushtimit pesėshekullor osman. Serbia dhe Mali i Zi gjatė vitit 1913-1914 dogjėn e rrafshuan 235 fshatra shqiptare, 133 serbėt e 102 malazezėt”.[34] Leo Freundlich, shkruan: “Mijėra e mijėra burra, femra, pleq e fėmijė tė vrarė e tė mbytur me tė therrura, fshatra tė djegura dhe shtėpi tė plaēkitura, gratė dhe vajzat e ēnjerėzuara, njė vend i shkretėruar, i plaēkitur, i larė me gjak i turpėruar, dėshmon se serbėt nė Shqipėri nuk hynė si ēlirimtarė, por si vrasės tė shqiptarėve... Fshatra tė panumėrta u rrafshuan me tokė, u masakruan njerėz tė panumėrt nė mėnyrėn mė shtazarake. Vendi, ku gjeneratat e zellshme tė shqiptarėve tė varfėr, krijuan atdheun e tyre, u shndėrrua nė grumbuj gėrmadhash. Njė popull i tėrė u kryqėzua me gjak dhe Evropa hesht....”[35] M. Edit Durham, shkruan mė 1913: “Nė Shalė, myslimanėt ose duhet tė pagėzoheshin ose do tė mbyteshin. Njė njeri nga Peja rrėfente: “Ēdo ditė telalli thėrret nėpėr rrugė: - Qeveria do tė pushkatojė sot nja dhjetė vetė! Asnjeri nuk di se cilėt janė kėta njerėz dhe pėrse vriten. I shpiejnė pėrpara njė grope qė do tė jetė varri i tyre. Pastaj 12 ushtarė shtijenė mbi ta derisa bien pėr dhe. Atyre u hidhet dheu pėrsipėr, pa marrė parasysh se janė gjallė apo tė vdekur. Njerėzit hidhen nė ujin e akulltė tė lumit, e pastaj detyrohen tė qėndrojnė pranė prushti tė zjarrit deri tė kėrkojnė mėshirė. Dhe ēmimi pėr tė gjithė kėtė ishte tė kthyerit nė fenė e krishterė. Shumė nga kėta qė ishin pagėzuar nė tmerr, vinin tek unė”. Krahas metodave tė gjenocidit, vrasjeve, djegieve, rrėnimeve tė vendbanimeve etj. shqiptare, filloi edhe procesi i serbizimit tė trevave shqiptare tė pushtuara dhe tė robėruara, pėrkatėsisht kolonizimi i trevave shqiptare me elementin serb e malazez. Ērrėnjosja e autoktonėve shqiptarė dhe rrėnjosja e ardhacakėve serbė, pėrbėnte njė proēes tė gėrshetuar, tė organizuar e tė drejtuar nga Beogradi. Proces i shpopullimit tė shqiptarėve dhe popullimi me kolonė serbė e malazezė dhe proces i shpronėsimit tė shqiptarėve dhe pronėsimit tė kolonėve.
Me qėllim qė kolonizimi tė arrinte ritme tė larta e tė ngutshme ashtu si nė Jabllanicė, nė Leskoc, Pusta Rekė etj., nė vitet 1877-78, Mbretėria serbe i hapi rrugėn edhe emgiracionit serb jasht vendit, deri edhe jashtė kontinentit. Lidhur me kėtė fletorja e Beogradit “Ballkan”, nr. 6, e shkurtit 1914 njoftonte urdhėresėn pėr kolonizimin e “viseve tė reja”, sipas sė cilės “edhe serbėt qė banojnė nė Amerikė, me origjnė nga Mali i Zi, Bosnja, Serbia e nga Hungaria Jugore do tė merrėn parasysh. Nė fakt mund tė pėrfitojnė edhe serbėt me banim nė monarki” (Austro-Hungaria, J.O.) Ky proces gjenocidal ndaj popullatės shqiptare u shoqėrua me dėbimin e tyre nė Turqi e nė Shqipėri. Sipas disa vlerėsimeve nė periudhėn ndėrmjet viteve 1912-1914 nė Turqi u shpėrngulėn rreth 500.000 njerėz. Ndėrsa, vetėm nga Kosova prej vitit 1913-1915 pėr tė shpėtuar kokėn nga gjenocidi shtetėror serbomalazez u detyruan tė shpėrngulen mė se 120.000 shqiptarė.[38] Nė anėn tjetėr njė numėr prej mijėra kolonėve u vendos nė trevat e Kosovės, posaēėrisht nė tokat e shqiptarėve tė ikur nga atdheu pėr shkak tė dhunės e terrorit. Sipas disa shėnimeve, organet serbe sollėn nė Kosovė rreth 20 mijė serbė, shumica e tyre kriminelė. Ata u vunė nė funksion tė grindjeve dhe tė konflikteve ndėrnacionale, duke u rekrutuar nė xhandarmėri dhe nė provokatorė ndaj shqiptarėve. Ndėrsa, nė atė pjesė tė Kosovės, ku okupator ishte Mali i Zi, nėpėrmjet “Ligjit special pėr kolonizim”, nė pronat shqiptare nė Pejė e nė Gjakovė u vendosėn rreth 6000 kolonė malazezė.[39] Kėto toka pushteti menjėherė ose gjatė kohės sė Mbretėrisė jugosllave ato i pronėsoi nė duar tė ardhacakėve, kėshtu duke ndryshuar nė masė tė madhe gjendje kadastrale tė pronarėve faktik tė tokave.Kolonizimi i trevave shqiptare tė pushtuara me elementin sllavė, siē u tha kishte filluar menjėherė pas okupimit nė vitin 1912, ajo u sanksionua me dekretligje tė veēanta, qė dolėn nė tė dy mbretėritė nė fillim tė vitit 1914. Me kėto pėrligjeshin tė gjitha padrejtėsitė qė u ishin bėrė deri atėherė shqiptarėve. Kėto ligje u hartuan nė njė mėnyrė tė tillė qė tė arrihej efikasiteti sa mė i madh nė shpronėsimin e fshatrave shqiptarėvė dhe qė tė favorizoheshin e tė stimuloheshin kolonėt sllavė pėr tė jetuar nė viset shqiptare.
Mbretėria serbe, mė 17 shkurt 1914, ua ndaloi gjyqeve ta regjistronin tokėn perdėrisa tė shqyrtohej ēėshtja e patundshmėrisė si dhe derisa tė studiohet ēėshtja e tapive. Me kėtė, qeveria dėshironte tė injorojė realitetin e dikurshėm osman lidhur me pėrkatėsinė e pronės nė rrethanat e reja shoqėrore dhe politike. Pronat nė Kosovė para okupimit tė vitit 1912 ishin mė se 90% nė duar tė popullatės vendase shqiptare, kryesishtė nė duar tė belgerėve dhe agallarėve. Menjėherė, Serbia qė mė 20 shkurt 1914, nxori “Dekretligjin mbi kolonizimin e viseve tė posaēliruara dhe tė bashkuara nė Mbretėrinė e Serbisė”, i cili mė vonė u plotėsua. Po ashtu veproi edhe Mali i Zi, i cili kishte nxjerrė “Ligjin mbi kolonizimin e viseve tė posaēliruara” prej 27 shkurt 1914. Kėto dispozita ligjore, dhe shumė tė tjera, qė merren mė vonė, shėrbejnė si mbėshtetje pėr nxjerrjen e ligjeve tė mėvonshme nė Mbretėrinė SKS, pėrkatėsisht jugosllave, si p.sh. Dekretligji mbi kolonizimin e viseve tė reja jugore i vitit 1920, i cili nė vitin 1922 aprovohet si Ligj mbi kolonizimin e viseve tė reja, Ligji mbi kolonizimin i vitit 1931 dhe shumė tė tjerė. Me ato ligje tėrė toka shpallet pronė shtėtėrore, sidomos pėr ata qė nuk kanė pasur dokumente tė shkruara, edhe pse e punonin atė me vite sepse ato ishin shkatėrruar gjatė luftėrave ose marrė nė forma tjera nga pushteti. Pra, me kėto akte juridike legalizohet dhuna ndaj shqiptarėve, tė cilėve me anė tė vėnies nė lojė tė atyre tapive tė pakta qė i dispononin iu mohohet e drejta e tyre e pronėsisė shumėshekullore mbi tokėn. Me gjithė shpronėsimin e popullsisė agrare shqiptare dhe sjelljen e qindra familjeve tė kolonėve, qarqet politike serbo-malazeze nuk arritėn objektivat e caktuara: ndėrrimin e dukshėm tė pėrbėrjes etnike tė popullsisė nė dėm tė shumicės dėrrmuese shqiptare. Ky qėllim nuk u arritė pėr shkak tė rezistencės sė armatosur tė popullit shqiptar, ashtu edhe pėr shkak tė kohės sė shkurtėr tė sundimit tė kėtyre regjimeve, e veēanėrisht tė shpėrthimit tė Luftės sė Parė Botėrore, kur njė numėr i kolonėve u kthyen nė vatrat e tyre.
Naki
Naki

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9124
Kyējet nė forum : 25678
Regjistruar mė : 2007-05-29

https://naki.albanianforum.net

Back to top Go down

DR. Jusf Osmani : KOLONIZIMI SERB I KOSOVĖS   Empty Re: DR. Jusf Osmani : KOLONIZIMI SERB I KOSOVĖS

Post by Sponsored content


Sponsored content


Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum