Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kosova - Rruga tek Pavarėsia

2 posters

Go down

Kosova - Rruga tek Pavarėsia Empty Kosova - Rruga tek Pavarėsia

Post by Majlinda Fri 15 Jun 2012, 00:24

Kosova - Rruga tek Pavarėsia Wk3fyrLibri “Kosova, rruga te pavarėsia” i autorit Ibrahim Gashi, i cili u promovua dje nė Bibliotekėn Kombėtare tė Kosovės trajton procesin politik tė pėriudhės sė pasluftės dhe shtetndėrtimit tė Kosovės, ku nėpėrmjet analizave autori tenton t’ia shpjegojė publikut pozitėn e shtetit mė tė ri dhe zhvillimet qė pasuan me shpalljen e pavarėsisė.
Recensenti i librit, Bajram Kosumi, ka thėnė se autori ėshtė njė analist i cili mundohet tė shpjegojė proceset politike dhe se libri i tij hap rrugėn pėr ndėrgjegjėsimin e klasės politike nė raport me shtetin.
“Unė do tė ndalem nė njė aspekt tė librit dhe nė njė nga problemet mė tė theksuara. Ėshtė njė libėr i cili ėshtė shkruar nė vazhdimėsi pėrgjatė 10 viteve. Kryetema e kėtij libri ėshtė procesi politik i Kosovės prej vitit 2000 deri nė vitin 2010. Autori nė tė shpjegon proceset politike pėrse ndodhin ato. Ėshtė njė libėr i veēantė sepse autori tentoi tė sugjerojė dhe tė ndihmojė klasėn politike dhe ka kryer detyrėn e njė intelektuali“, ka thėnė Kosumi.
dėrsa drejtoresha e Institutit pėr Studime Evropiane, Eva Tafili-Hyskaj, ka thėnė se libri ėshtė njė shtjellim analitik me njė kėndvėshtrim historik dhe politik pėr rrugėtimin e Kosovės.
“Duke u futur nė brendėsinė e librit autori e pėrshkruan trajektoren qė ka ndjekur Kosova dhe populli shqiptar deri nė datėn sublime tė ēlirimit dhe mė pas tė shpalljes sė pavarėsisė, si sendėrtim i ėndrrės shekullore shqiptare pėr tė hequr tej zgjedhėn serbe”, ka thėnė Tafili.
Mė tej redaktorja e librit ka pėrmendur edhe ēėshtjen e identitetit kombėtar kosovar, tė cilėn Gashi e trajton nė libėr “Kėtė ēėshtje autori e trajton nė dy rrafshe, nė atė teorik, dhe nė tė praktik, tė cilėn e gjykon me argument. Pėr tė vazhduar mė pas me shtetndėrtimin, me sfidat qė ka kaluar dhe me ato qė shteti i Kosovės i ka pėrpara, dhe nė fund me “qershizėn mbi tortė” qė ėshtė anėtarėsimi i Kosovės nė OKB”.
Ndėrsa autori i librit, Ibrahim Gashi, ka shpjeguar se nė librin e tij, libėr ky i zhanrit publicistik, ėshtė njė pėrmbledhje e artikujve dhe vėshtrimeve politike tė botuara dhe tė prezentuara nė njė tekst tė vetėm, tė cilat, sipas tij, kanė tė bėjnė me kohėn kur Kosova arriti synimin e saj.
“Nė kėtė pėrmbledhje mė shumė nė cilėsinė e njė studiuesi dhe analisti kam shprehur tė gjitha opinionet dhe shqėtėsimet e mia pėr proceset politike qė kalonte Kosova deri te shpallja e pavarsisė sė saj”, ka thėnė Gashi.
Mė tej autori ka thėnė se nė kėtė libėr mė shumė nė cilėsinė e njė studiuesi dhe analisti ka shprehur opinionet, shqetėsimet dhe jo rrallė edhe rekomandimet pėr klasėn politike kosovare “Reflektimi im s’ėshtė tjetėr veēse shprehje pėrkushtimi e shqetėsimi dhe pėrpjekje pėr tė ofruar njė kontribut modest nė rrjedhėn e procesit tė pavarėsisė dhe ndėrtimit tė shtetit tė Kosovės”.
Majlinda
Majlinda

Postime : 323
Kyējet nė forum : 18681
Regjistruar mė : 2007-10-12
Profesioni : oficere

Back to top Go down

Kosova - Rruga tek Pavarėsia Empty Re: Kosova - Rruga tek Pavarėsia

Post by Detja Tue 08 Jan 2013, 05:04

Detja
Detja

Shteti : Kosove/Afghaistan
Postime : 4
Kyējet nė forum : 12434
Regjistruar mė : 2012-12-22
Profesioni : Administratore

Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum