Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Historia e Zhvatur nga Mbretėria Jugosllave

4 posters

Go down

Historia e Zhvatur nga Mbretėria Jugosllave Empty Historia e Zhvatur nga Mbretėria Jugosllave

Post by Naki Sun 24 Feb 2013, 16:27

Nė vitin 1930, ato janė marrė nga territori i Kosovės, atėherė ish-jugosllav, pjesa mė e madhe nga Peja, por edhe nga Mitrovica, Vushtrria, Ulpiana, Kaēaniku, Prizreni dhe rajone tjera. Kėtė e ka bėrė pushteti serb- Mbretėria Serb-Kroate- Slloven, e quajtur asokohe, mė pas e njohur si Mbretėria Jugosllave. Shumica janė dėrguar nė Kurshumli Han tė Shkupit dhe aty kanė qenė deri nė vitin 2010. Kėshtu thotė arkeologu Naser Ferri, duke iu referuar disa monumenteve prej guri, pėrfshirė kėtu mbivarrore, pėrkushtimore e tė tjera, tė cilat i pėrkasin periudhės antike prej shekullit I e deri nė shekullin III-IV tė erės sonė. Ferri, i cili ka kohė qė merret me ekspedita tė tilla e sidomos me kėtė rast, tregon se kėto monumente kishin pėrmasa tė mėdha, me lartėsi prej 1 deri nė 2 metra.
“Pjesa mė e madhe ėshtė marrė nga Peja, ku i kishin grumbulluar fretėrit e rendit franēeskan qė ishin prezentė asokohe nė Pejė dhe e udhėhiqnin famullin e Shėn Katarinės nė Pejė. Pėr fat tė mirė shumicėn e kėtyre monumenteve i ka parė, i ka regjistruar dhe i ka pėrshkruar (e nė disa raste edhe i ka fotografuar) Nikolla Vuliq, i cili edhe i ka publikuar ato nė disa numra tė revistės Spomenik SKA (Monumenti, Akademia Mbretėrore Serbe) tė Beogradit, prej vitit 1931 deri nė vitin 1948” tregon Ferri pėr “Zėri”.
Sipas tij, monumentet deri para 3 vjetėsh kanė qenė tė stacionuara nė Kurshumli Han, ndėrsa pas njė vizite qė ai ka bėrė me studentėt e tij, njė pistė tjetėr e re ka dalė nė dosjen e rastit.
“Atje konstatova qė gjatė restaurimit tė muzeut Kurshumli Han kėto monumente ishin zhdukur, edhe pse ndonjė do tė mund tė jetė zhdukur mė herėt. Asnjė nga kolegėt maqedonas nuk e kishte tė njohur vendndodhjen e kėtyre monumenteve epigrafike kosovare pas transferimit tė tyre, ose sė paku kėshtu deklaroheshin” thotė Ferri.
Sipas tij, kėto pasuri tė trashėgimisė kosovare sot mund tė jenė nė Muzeun Popullor nė Beograd ose nė muzetė rajonale pėrgjatė shtetit serb. Me temėn ėshtė marrė edhe Exhlale Dobruna-Salihu, e cila ka 2 vėllime mbi kultin dhe trashėgiminė shpirtėrore e objektet mbivarrore tė asaj kohe.
Salihu ka referuar edhe nė Seminarin e 30-tė ndėrkombėtar pėr Gjuhėn, Letėrsinė dhe Kulturėn Shqiptare me temė motivimin e dorės nė monumentet mbivarrore tė Dardanisė, si dėshmi e pranimit tė hebrenjve gjatė antikitetit nė kėtė trevė. Edhe pse ka hezituar tė japė detaje tė mėdha, e madje edhe tė citohet nga gazeta, ajo i ka thėnė gazetės se nga kontaktet qė ajo ka me kėtė kompleks nė Shkup, kėto monumente janė bėrė copė copė dhe gjenden nė Shkup e nuk janė dėrguar nė Beograd.
“Ato nuk t’i kthejė askush, e kemi shpatėn e Skėndėrbeut, tė cilėn Vjena e solli pėr pak ditė por e largoi. Ato nuk e ka pėr detyrė t'i kthejė askush, sepse asokohe as ne nuk e kemi pasur askė tė merrej me to. Kėto monumente pėr tė cilat ju po flisni unė i kam nė librin tim nė vitin 2003-2005, dhe ato me sa e di unė janė diku nė njė pjesė tė objektit, por tė thyera copė-copė dhe tė tilla nuk besoj se kanė shkuar ose kanė pasur arsye pėr t’u transferuar nė Beograd”, ka thėnė Salihu.
Pėr rastin nė fjalė, Ferri thotė se ka pasur dijeni edhe nga institucionet kosovare para e pas luftės, por nė tė dy periudhat nuk ėshtė ndėrmarrė asgjė pėr negocim. Shafi Gashi, drejtor i Muzeut tė Kosovės, ka konfirmuar pėr gazetėn se puna e kėtyre monumenteve dihet nga ky institucion, edhe pse pėrbrenda dokumentacionit tė Muzeut nuk ka mė shumė tė dhėna apo kartelė rreth kėtyre monumenteve, duke qenė se ato nuk bėjnė pjesė nė pasurinė e gjendur brenda vetė Muzeut. Ai pėrmend se kėto nuk janė tė vetmet qė regjimi serb i ka marrė nga Kosova nė periudhėn pas Luftės sė Parė Botėrore, prej vitit 1910 e tutje.
“Shumica kanė pėrfunduar nė Nish, Beograd e Shkup, kjo pėr faktin se Kosova asokohe nuk ka pasur asnjė institucion, i cili ka qenė i ngarkuar me detyrė pune pėr t’i mbledhur e ruajtur ato. Muzeu i Kosovės, por nė pėrgjithėsi edhe literatura arkeologjike i ka dokumentuar ato, ndoshta jo saktėsisht me vendndodhje por sigurisht me prejardhjen e tyre”, ka shtuar Gashi. Ai ka pėrmendur ministrin aktual tė Punėve tė Jashtme tė Republikės sė Kosovės, Enver Hoxhajn, qė sipas tij, ka pėrfunduar temėn e doktoraturės mbi kėto monumente, me fokus objektet e kultit dhe ato mbivarrore.
Ferri vazhdon historinė duke treguar se nė vitet e 80-ta bashkė me Adem Salihajn, asokohe gazetar i Radio Televizionit tė Prishtinės, kanė xhiruar edhe njė emision televiziv nė zonėn e Kurshumli Hanit nė Shkup, duke i shpjeguar e komentuar kėto monumente krejt kjo pėr ta sensibilizuar opinion dhe marrėsit qė t’i kthejnė ato.
“Natyrisht se ky tentim, pos njoftimit tė opinionit tė gjerė nuk kishte ndonjė rezultat konkret meqė askush nga kompetentėt nuk ndėrmori asnjė hap pėr t’i kthyer monumentet nė fjalė”, thotė Ferri.
Gashi, drejtor i Muzeut tė Kosovės, thotė se Konventa e UNESCO-s e viteve 70-tė merr pjesė nė vullnetin e mirė tė kthimit tė objekteve prej nga janė marrė, por nuk ka asnjė bazė ligjore qė njė shtet tė ndėrmarrė njė veprim tė tillė.
“Po tė kishte bazė ligjore, do tė shkohej edhe deri nė Greqi, kur tregtarėt e atėhershėm nė shekullin XII-XIII kanė marrė shumėēka qė na ka takuar neve. Kthimi i artefakteve dhe pasurisė qė e mban Beogradi duhet tė kryhet me njė vullnet dhe frymė tė mirė politike midis politikanėve kosovarė dhe serbė, midis institucioneve dhe vetė shtetit”, pohon Gashi. Ferri tregon edhe anėn tjetėr, atė tė fajit kosovar.
“Nė Beograd janė rreth 500 monedha ilire tė shitura nga vetė kosovarėt, jo tė vjedhura nga serbėt, kjo diku nė vitet 1961-1963. Ato janė punuar nė Apolloni, ndėrsa ndodhen nė muzetė e Beogradit”, thotė Ferri. Pėr fund, ai ka treguar edhe rėndėsinė e kėtij thesari arkeologjik.
“Pllaka mithraike nga Janjeva shembull ėshtė njė monument dhe dėshmi e rrallė e nderimit tė kultit tė hyjit persian Mithra nė Dardani, ndėrsa stelat i pėrkasin tipit tė quajtur "stela dardane" (qė paraqiten si tė tilla vetėm nė trojet dardane) dhe tė cilat i karakterizojnė hardhia e rrushit si element dekorues, veshja dhe stolitė dardane (kėmisha, shamia me tė cilėn mbulohej koka te gratė, qaforja karakteristike me 3 medaljone) qė paraqiten te bustet e tė ndjerėve dhe antroponimet dhe toponimet vendėse qė zihen ngoje nė tekste tė mbishkrimeve”, pėrfundon Ferri. Janė ende mbi 1200 artefakte kosovare qė shteti serb i mban dhe ekspozon nė kuadėr tė kulturės shtetėrore serbe. Shtatė tė tilla janė gjetur nė Gjermani dhe janė kthyer dje nė Kosovė.
burimi/zėri.info/
Naki
Naki

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9124
Kyējet nė forum : 25678
Regjistruar mė : 2007-05-29

https://naki.albanianforum.net

Back to top Go down

Historia e Zhvatur nga Mbretėria Jugosllave Empty Re: Historia e Zhvatur nga Mbretėria Jugosllave

Post by albi Fri 31 Jan 2014, 19:23

MRETRIA e athershne Jugosllave ka ba masakra  te mdhaja ndaj shiptarve por nuk ka  deshmi  sepse me shum deshmi  serbet i zhduken
albi
albi
Moderator

Shteti : mitrovice
Postime : 3375
Kyējet nė forum : 18679
Regjistruar mė : 2010-07-09

Back to top Go down

Historia e Zhvatur nga Mbretėria Jugosllave Empty sindromi i nenshtrimit

Post by kron kroni Thu 06 Mar 2014, 19:09

albi wrote:MBRETRIA e athershne Jugosllave ka ba masakra  te mdhaja ndaj shiptarve por nuk ka  deshmi  sepse me shum deshmi  serbet i zhduken
Po,mbreteria serbo-kroato-sllovene beri e cfare nuk beri per t“i fshirė nga faqja e dheut  shqiptaret nuk dua me hy ne detaje e analiza te thella sepse nuk m“ka ana...por nje pyetje qe tere jeten ua kame bėre shqiptareve kur nuk e kame gjetur pergjigjen!!!athua vallė neve jemi ba njehere thellesishte te vetedijshem, se dyhet te ngrihemi mbi vetveten dhe dhe te koridinohemi me frymen e politikes dhe te clirohemi njehere e mire nga sindromi i nenshtrimit,indiferences dhe shperfilljet e ideologjizmes apo te realitetit gjithe kombtare.Pra as Tirana e as Prishtina kur nuk punuan hakikat per teresin shqiptare si teritor(shqipnin etnike), e cila vetem qellimi i shenjet i shqipnis etnike do te na qetsonte neve shqiptareve dhe do ti egersonte me shume ata egersira te cilet kontribuan per ta ndar token shqiptare me ;1912,1913,1915.Po askush nuk foli kurr njehere dhe as qe kerkuan pergjigje nga ata qe e shkaktuan masakren e tivarit dhe i pushkatuan pabesish mbi 4000 djelm te rinje.Pse ndodhe keshtu, pse druajm nga nacionalizmi,pse drojm nga realiteti i gjendjes se atehershme dhe te tashme, athua mbahet shteti dukee ushqyer iluzione "alla evropjance"
avatar
kron kroni

Shteti : bllaca
Postime : 20
Kyējet nė forum : 11258
Regjistruar mė : 2014-02-17

Back to top Go down

Historia e Zhvatur nga Mbretėria Jugosllave Empty Re: Historia e Zhvatur nga Mbretėria Jugosllave

Post by Perparim Verbica Thu 06 Mar 2014, 19:25

Sllavet kudo qe shkelin lene gjurme. Trojet tona kane qene te pushtuara si nga serbet ashtu dhe nga bullgaret,dhe keta vune emra vetem ne fshatra ose pjese qe ndoshta mund te kene qene te pabanuara ne ato kohe dhe ashtu kane ngelur deri me sot, se shqiptari se ka marre kurre mundimin qe ti shqiptarizoje(deri me sot).Po keto toponime nuk tregojne asgje ne lidhje me vazhdimesine historike te shqiptareve ne keto troje...shume pushtues shkojne e vijne,por karakteri etnik ka mbetur i pa ndryshueshem
Perparim Verbica
Perparim Verbica

Shteti : Kosova
Postime : 1
Kyējet nė forum : 16337
Regjistruar mė : 2009-06-23

Back to top Go down

Historia e Zhvatur nga Mbretėria Jugosllave Empty Re: Historia e Zhvatur nga Mbretėria Jugosllave

Post by albi Thu 06 Mar 2014, 20:38

ne SHiptaret asnjeher ne histori nuk i rujtum vlerar tone  historike prej Ilirve  deri sote dhe askush nuk na ka fajin sepse ne sjem patriota  te vrtet dhe per ket jemi ku jemi ne SHiptaret jemi Popelle me te vjeter ne Ballkan  dhe kemi me bollek vlera historike
albi
albi
Moderator

Shteti : mitrovice
Postime : 3375
Kyējet nė forum : 18679
Regjistruar mė : 2010-07-09

Back to top Go down

Historia e Zhvatur nga Mbretėria Jugosllave Empty Re: Historia e Zhvatur nga Mbretėria Jugosllave

Post by Sponsored content


Sponsored content


Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum