Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tri gjėrat e thjeshta tė plakut

Go down

Tri gjėrat e thjeshta tė plakut Empty Tri gjėrat e thjeshta tė plakut

Post by Ali Sat 01 Mar 2014, 22:04

Njeriu njė jetė ka dhe ajo nuk i kthehet kurrė mė pėr sė dyti. Edhe plaku i moēėm, njė jetė pati, mbushi njėqind vjet dhe vdiq.
Po tregojnė se, para se t'i shuheshin qirinjtė nė gropat e syve, u tha djemve aty pranė shtratit tė lamtumirės:
-Bijtė e mi, njeriu ėshtė mysafir nė kėtė botė. Prandaj, po jua le me gojė qė, kur tė bujtni nė shtėpinė e tjetrit pėr mik, mbani me vete tri gjėra tė thjeshta: njė metėr, njė gur kandari dhe njė gjilpėrė.

-Pėrse njė meter, baba?! - foli djali i parė, ose gishti i madh i dorės, siē e quante plaku, pasi qe mė i madhi nė moshė se vėllezėrit dhe donte vend tė veēantė nė qoshen e vatrės. 
Plaku i hodhi njė vėshtrim tė zgjuar.
-Qė tė matėsh vendin kur rri mes tė tjerėve, biri im.

-Pėrse njė gur kandari, baba?! - foli djali i dytė, ose gishti i gjatė i dorės, siē i thoshte i ati, pasi qe mė i gjati nė familje dhe bėnte punėt mė tė rėnda. 
Plaku i hodhi njė vėshtrim tė matur.
-Ta peshosh fjalėn tėnde para se ta thuash, biri im.

-Pėrse njė gjipėrė, baba?! - foli djali i tretė, ose gishti i vogėl i dorės, siē e quante babai, pasi qe mė i vogli nė moshė dhe trajtohej gjithkund "pas tė tjerėve".
Plaku i hodhi nje vėshtrim tė menēur.
-Para se te thumbosh tjetrin me fjalė, ta provosh nė veten tėnde mė parė, nė tė dhemb apo tė djeg, biri im.

Dhe pėr tė fundit herė plaku foli gjuhėn e mėmės:
-Dhe tani, bijtė e mi, trupin tim ia fal tokės dhe mendjen time jua le juve...
Ali
Ali

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 29
Kyējet nė forum : 18156
Regjistruar mė : 2007-11-17

Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum