Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dy fjalė pėr Kosovėn

Go down

Dy fjalė pėr Kosovėn Empty Dy fjalė pėr Kosovėn

Post by Naki Thu 06 Mar 2014, 19:53

Dy fjalė pėr Kosovėn Dr-feti-mehdiu
Shkruan Dr. Feti Mehdiu
Emri Kosovė, sidomos pas Luftės sė vitit 1389 midis forcave luftarake tė koalicionit tė ushtrive ballkanike dhe forcave tė Sulltan Muratit, ėshtė bėrė i njohur pėr tėrė opinionin shkencor dhe kulturor. Beteja e Kosovės e vitit 1389 ėshtė njė nga ngjarjet mė tė rėndėsishme pėr historinė e popullit shqiptar pėr shkak se kontakti qė mori populli shqiptar me fenė islame ishte vendimtar pėr ta shpėtuar popullin shqiptar nga asimilimi i sllavėve tė jugut.
Gjithashtu shqiptarėt nė kėtė periudhė filluan pėr herė tė parė nė historinė e kulturės sė tyre tė shkruajnė gjuhėn amtare. Pikėrisht nė vitin 1492 ėshtė shkruar dokumenti i parė nė gjuhėn shqipe i njohur me emrin Formula e Pagėzimit.
Kosova sot ėshtė njė vend i vogėl me 10.877 km katrorė, dhe gjendet nė Ballkan – Evropa Juglindore. Kėtu jetojnė shqiptarėt, mė shumė se 90%, dhe pakica tė tjera: serbė, turq, etj.
98% e shqiptarėve qė jetojnė nė Kosovė i pėrkasin fesė islame, dhe vetėm 2% janė tė krishterė tė ritit romak – perėndimor. Deri nė fillim tė shekullit 20, nė luftėrat ballkanike – 1912, Kosova pėrbėnte tėrėsinė e Arnautllėkut dhe ishte nėn administrimin e Sulltanatit Osman, kurse pas luftėrave ballkanike Vilajeti i Kosovės dhe pjesė tė vilajeteve tė tjera shqiptare, pushtohen nga Serbia dhe kėshtu vazhdon deri nė vitin 1999.
Lufta e Parė Botėrore Kosovėn e la nėn mbretėrinė Serbo-Kroate-Sllovene, kurse Lufta e Dytė Botėrore mė 1941-1945, e la nėn okupimin e Serbisė, e cila quhej Jugosllavi.
Kosova gjatė administrimit tė Sulltanatit Osman ka pasur pozicione tė ndryshme administrative politike e kulturore. Nė shekullin e fundit Kosova ishte njė vilajet me disa sanxhaqe. Kosova si vilajet, bashkė me tre vilajetet e tjera: Vilajeti i Manastirit, Vilajeti i Janinės dhe Vilajeti i Shkodrės, pėrbėnin shtetin e quajtur Arnautlluk, i cili nė gjysmėn e dytė tė shekullit 19 pėrfshinte njė sipėrfaqe prej 60.000 km.2 Popullsia e kėtyre vilajeteve – shteteve – ka qenė me shumicė shqiptare me gjuhė tė veēantė, gjuhė e cila rrjedh nga ilirishtja, histori dhe tradita tė veēanta qė dallohen nga popujt e tjerė, kurse me pėrkatėsi fetare gjithashtu shumica i pėrkiste fesė islame. Njė pakicė e tyre ishin tė krishterė. Nė Vilajetin e Kosovės ka jetuar edhe njė numėr simbolik i hebrenjve.
Edukimi i pėrgjithshėm dhe arsimimi islam nė Kosovė
Gjatė periudhės sė administrimit osman nė Kosovė u ndėrtuan shumė objekte arsimore-edukative, disa prej tė cilave i kanė bėrė ballė historisė deri sot. Njohuri tė rėndėsishme lidhur me kėtė mund tė gjenden nė veprėn e dr. Hasan Kaleshit: Najstariji vakufski dokumenti u Jugosllaviji na arapskom jeziku. Nga kjo vepėr mėsojmė se nė qytetet Shkup dhe Shtip, tė cilėt nė vitin 1900 kanė qenė pjesė e Vilajetit tė Kosovės, kurse sot gjenden nė Maqedoni, pėrveē shkollave tė emėrtuara sipas rangut qė kishin: mejtep, medrese, ruzhdije, Idadije, ka pasur edhe shkolla speciale si darul-kurra dhe daru-l-hadith, kurse nė Prizren kishte edhe Daru-l-mual-limin. Njėra nga dėshmitė ėshtė edhe pėrdorimi i emėrtimit tė institucioneve arsimore-edukative tė cilat janė ruajtur dhe pėrdoren deri nė ditėt  e sotme, siē janė: Medrese, Mejtepi, Mualimi, Talebeja, Softa, etj.
Evlija Ēelebiu nė udhėpėrshkrimin e tij jep tė dhėna pėr disa qytete tė Kosovės sė sotme, nė tė cilat asokohe kishte medrese dhe dijetarė tė respektuar.
Kėtu do tė sjellim njė pasqyrė tė zhvillimit tė sistemit arsimor-edukativ duke u pėrqendruar nė Kosovėn e sotme, me vėshtrim tė veēantė nė edukimin dhe arsimin  fetar islam.
Arsimimi dhe edukimi islam nė Kosovė fillon nė fund tė shekullit 14 dhe fillimi i shekullit 15, me themelimin e institucionit dhe tė ndėrtimit tė xhamisė. Kjo dėshmohet nė bazė tė infrastrukturės pėrreth xhamive dhe me anė tė terminologjisė, e cila ėshtė kryesisht me prejardhje arabe – si themel i fesė islame ngase Kur’ani Kerim ėshtė nė gjuhėn arabe – por edhe me ndėrtimin e kėsaj terminologjie me mjete tė gjuhės turke-osmane ose perse. Ėshtė shumė e njohur se me ndėrtimin e xhamisė vijnė edhe hamami, shadėrvani, mejtepi, medreseja, abdesthaneja, gusulhaneja, dershaneja, muderrizi, mualimi, imami, muezini, talebeja, softa, qitapi, etj.
Nė Kosovė, qysh nga shekulli 16 ka shėnime tė mjaftueshme pėr gjendjen e arsimimit dhe edukimit tė popullatės. Kjo shihet mė sė miri nga Vakufnameja e Kukli Begut, nga e cila shihet se nė vitin 1538 nė Prizren, pėrveē imamėve, hatibėve, myezinėve kishte edhe mual-lim, myderrizė, katibu-l-huruf, kurse nėpėr shkollat e Prizrenit, pėrveē lėndėve: shkrim-lexim, fikh, Kur’an, matematikė, etj., mėsohej edhe Kur’ani pėrmendsh – qė do tė thotė kishte filluar kultivimi i hifzit.
Nė fund tė shekullit 19 dhe fillim tė shekullit 20, nė kazanė e Prizrenit kishte 30 shkolla fillore, medrese, rushdije, idadije, madje kishte edhe njė Daru-l-mual-limin, kurse kazaja e Prishtinės kishte 16 shkolla fillore, nga tė cilat nė qytetin e Prishtinės punonin 8 sibjan mektebe, njė shkollė Rushdije dhe dy medrese. Kėto qytete kanė pasur edhe biblioteka mjaft tė pasura me libra e dorėshkrime.
Nė periudhėn postosmane, Kosova deri nė vitin 1999 ka pėrjetuar njė kufizim tė skajshėm sa i pėrket arsimit dhe edukimit islam. Nė kėtė periudhė, sidomos pas vitit 1945, u ndalua rreptėsisht qė nė shkollat e Kosovės tė flitet pėr ēėshtjet fetare. Pas vitit 1950 Jugosllavia, formalisht ka dhėnė pėlqimin qė nė disa xhami tė organizohet  edukimi fetar, por kjo bėhej nė numėr shumė tė kufizuar, prej 10, 20 apo 30 nxėnės, ashtu qė nė tėrė Kosovėn kėtė mėsimin e ndiqte njė numėr shumė i vogėl fėmijėsh.
Ata qė nuk i pėrmbaheshin kėtij urdhėri, siē ndodhte nė Gostivar e Tetovė, ndėshkoheshin nga organet e pushtetit komunist dhe nuk u lejohej ta ushtrojnė kėtė veprimtari.
Medresetė e themeluara qysh nė kohėn e Sulltanatit Osman nė Kosovė, si Medreseja e Madhe nė Gjakovė, e themeluar nė vitin 1748, Mehmet Pasha nė Prizren, Medreseja Piri Nazir nė Prishtinė, pas pėrfundimit tė Luftės sė Dytė Botėrore, 1945-1948 u mbyllėn nga sistemi i ri komunist.
*          *          *
Nė territorin e Kosovės, sipas njohurive qė disponojmė deri tash, deri nė fund tė shekullit 20 nuk ka pasur institucion arsimor-edukativ mė tė lartė se Medreseja – por ka pasur, sipas disa normave vendase, Medrese tė Madhe, Medrese tė Ulėt dhe Medrese tė Mesme. Medresja e Mesme vepron edhe sot nė Prishtinė, qė ėshtė e njohur si medreseja ALAUDDIN.
Nė vazhdim, do tė pėrmendim edhe disa tė dhėna nga vakufnameja e Mahmud Pashė Rrotullės nga Prizreni, i cili nė vakufnamen e tij kishte caktuar shpėrblimet pėr tėrė personelin i cili do tė angazhohej nė arsimimin dhe edukimin e fėmijėve. Sipas kėsaj vakufnameje pėr mėsimin e fėmijėve nė mektep ai kishte caktuar shumėn 140 grosh, kurse pėr myderrizin e medresesė sė pėrmendur, haxhi Ali efendi, 1400 grosh.
Numri i shkollave dhe shtrirja nėpėr qytetet e Kosovės, mund tė shihet nga disa burime tė ndryshme, si Salnamet ose Kamus al-Alam, i Shemsettin Sami Bej Frashėrit etj.
Deri nė fillim tė shekullit 20 shkollat nuk ishin tė ndara nė shkolla fetare dhe laike siē janė edhe sot. Karakteri i shkollave mund tė shihej nga numri i lėndėve qė mėsoheshin nė ato shkolla. Po pėrmendim kėtu shkollėn shtetėrore Idadije nė Manastir, nė tė cilėn, sipas sallnames sė Vilajetit tė Manastirit pėr vitin 1896, mėsoheshin lėndėt: filozofi, histori e pėrgjithshme, gjeometri, gjeografi, arabisht, persisht, turqisht, algjebėr, histori natyre, frėngjisht, vizatim, gjuhė osmane, kaligrafi, ndihmė mjekėsore, njohuri me besimin fetar.
Ndėrkaq, ndėrmjet dy luftėrave botėrore dhe pas Luftės sė Dytė Botėrore nė Kosovė shkollat fetare vepronin tė ndara nga shkollat laike dhe numri i tyre u reduktua tėrėsisht, dhe nė Kosovė, pasi u mbyllėn tė gjitha shkollat fetare islame, nė vitin 1951, nė Prishtinė themelohet medreseja e pėrmendur Alauddin.
Pasi Allahu donte qė nė vitin 1951, nė Prishtinė tė fillojė punėn medreseja Alauddin gjendja e arsimit islam deri diku u pėrmirėsua. Nė fillim mėsimi zgjaste katėr vjet dhe si medrese e ulėt kuadrot kėtu kualifikoheshin dhe aftėsoheshin vetėm pėr tė kryer detyrėn e imamit. Nė kėtė medrese, pėrveēse nga Kosova, vinin nxėnės edhe nga Maqedonia, Mali Zi dhe nga Sanxhaku. Kėtu mėsoheshin lėndėt: Kur’an, akaid, gjuhė arabe, fikh, ahlak, histori islame, gjuhė turke, imamat, husnihat, imla arabisht, imla turqisht, kiraet arabisht, kiraet turqisht, qė kishin njė trajtim tė lėndėve fetare si edhe lėndėt qė i quanin shkencore e shoqėrore: gjuhė shqipe, gjuhė serbokroate, matematikė, histori, gjeografi, botanikė, vizatim, bukurshkrim, fiskulturė, fizikė, kimi, higjienė, paraushtarak, biologji, zoologji.
Nga kjo medrese, me kėtė planprogram, deri nė vitin 1963, dolėn 115 nxėnės, nga tė cilėt disa u bėnė imamė e disa vazhduan shkollimin e mesėm nė Sarajevė, e mė vonė edhe nė Prishtinė.
Qė nga viti 1962/63, nė Prishtinė, kjo medrese vazhdon punėn si Medrese e mesme, e cila vazhdon punėn edhe sot. Nga Medreseja e Mesme kanė dalė rreth  2000 kuadro me kualifikim tė mesėm. Nė fillim Medreseja e Mesme Alauddin ka qenė pesėvjeēare, kurse nga viti 1984 kthehet me sistem katėrvjeēar si dhe shkollat e tjera nė Kosovė. Sipas planprogramit tė miratuar nga Kryesia e Bashkėsisė Islame nė Prishtinė, kėtu mėsohen lėndėt vijuese: Kur’an, tefsir, Hadith, Akaid, Fikh, Ahlak, Usuli fikh, Imamat, Filozofi Islame, gjuhė shqipe, gjuhė arabe, gjuhė turke, gjuhė angleze, histori, gjeografi, histori islame, biologji, pedagogji-logjikė, psikologji, mbrojtje popullore, informatikė, edukatė fizike, matematikė, kimi dhe fizikė.
Me kėtė sistem tė shkollimit nė medresenė Alauddin, nxėnėsit vijnė pas kryerjes sė shkollės sė plotė fillore – d.m.th., pas tetėvjeēares. Kėtu fitohet kualifikimi i mesėm, shkalla e pjekurisė, e cila nė tėrė rajonin e Ballkanit quhet maturė. Pas pėrfundimit tė maturės njė numėr i madh i tyre vazhdojnė studimet nėpėr universitete tė ndryshme tė vendit dhe jashtė vendit. Njė numėr i madh prej tyre kanė pėrfunduar studimet nė universitetet e vendeve islame, si nė Az’har, Bagdad, Medine, Rijad, Stamboll, Ankara, Jordani, Kuvajt, Tunizi dhe nė kohėn mė tė re edhe nė Universitetet e Malajzisė.
Ata kanė arritur grada shkencore tė magjistraturės dhe tė doktoraturės nė shkenca tė ndryshme dhe kontribuojnė nė fusha tė ndryshme tė shkencave: Islamistikė, Filologji, Shkenca juridike, etj.
Me kontributin e kėtyre kuadrove mė vonė, janė themeluar edhe medresetė jashtė Kosovės, nė Shkup nė vitin 1984 dhe nė Jeni Pazar (Pazari i Ri) nė vitin 1990.
Nė Kosovė, Medreseja Alauddin pas vitit 1990, pas prishjes sė sistemit komunist, ka themeluar degėt e veta nė Prizren (1992) dhe nė Gjilan (1993), si edhe medresenė e femrave nė Prishtinė dhe nė Prizren. Vlen tė theksohet se medreseja e femrave nė Prizren ėshtė ndėrtuar me donacione tė bamirėsve nga Turqia.
Nė vitin 1992 nė Prishtinė fillon punėn Fakulteti i Studimeve Islame, intitucioni i parė pėr arsimimin e lartė islam nė hapėsirat shqiptare. Themeluesi i kėtij institucioni tė lartė arsimor-edukativ nga fusha e dijeve islame ėshtė Meshihati i Bashkėsisė Islame tė Kosovės. Studimet kėtu i vazhdojnė kryesisht  ata qė kanė kryer medresenė Alauddin, por mund tė regjistrohen edhe kandidatė tė cilėt kanė kryer shkolla tė tjera tė mesme, nėse nė provimin kualifikues arrijnė shkallėn e njohurive tė parapara nga rregullorja e Fakultetit.
Me gjithė faktin e demokratizimit tė Ballkanit, ku bėn pjesė edhe Kosova, ēėshtja e arsimimit fetar ka mbetur akoma thembra e Akilit.
Edhe mė tutje nė sistemin shkollor nuk ėshtė lejuar arsimi fetar nėpėr shkolla. Kjo ka vazhduar si nė kohėn e pushtetit komunist. Kjo do tė thotė se ata qė dėshirojnė tė marrin njohuri pėr fenė duhet tė organizohen nėpėr xhami, ose tė organizohen nga shoqata humanitare tė jashtme, tė ardhura nė Kosovė pas pėrfundimit tė luftės nė vitin 1999. Kjo veprimtari zhvillohet nė objekte private jo tė pėrshtatshme pėr kėtė qėllim dhe jashtė kujdesit e interesimit tė organeve kompetente arsimore e fetare.
Nė Kosovė arsimi dhe edukimi fetar nuk ėshtė pranuar nė sistemin shkollor.
Vlen tė pėrmendet fakti se nė Parlamentin e Kosovės kjo ēėshtje ėshtė vėnė nė rend dite pėr diskutim por nuk ėshtė zgjidhur pėr shkak tė pasojave qė ka lėnė sistemi komunist tek ata qė e pėrbėjnė Parlamentin e Kosovės. Duhet shpresuar se me pėrpjekje edhe mė tė mėdha e mė tė organizuara kjo ēėshtje do tė zgjidhet nė tė mirė tė arsimit dhe edukimit fetar nė shkollat e Kosovės.
Pas vitit 1999 falė luftės sė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės dhe Forcave tė Paktit Atlantikut tė Veriut – Paktit NATO, Kosova administrohet nga UNMIK (United Nation Mission in Kosova), dhe pikėrisht mė 10 dhjetor 2007 pritet njohja ndėrkombėtare e shtetit tė Kosovės: Shtet i pavarur dhe Sovran, pėr tė cilin akt ka nevojė dhe kėrkon ndihmėn e shteteve tuaja. Me ndihmėn e Allahut, kur ju tė ktheheni nga ky simpozium nė vendet tuaja do tė mbartni me vete kėtė porosi dhe sigurisht pėrkrahja juaj nuk do tė mungojė.
Stamboll, tetor 2007.
/Orientalizmi Shqiptar/
Ky artikull ėshtė botuar nė revistėn “URA”, nr. 3, Vjeshtė-Dimėr, Tiranė 2009, organ i “Qendrės Shqiptare pėr Studime Orientale”, acfos_albania@yahoo.com
Burimet dhe literatura
Dr. Zija Kazixhi, Historia e arsimit islam, Tiranė, 2001.
Dr. Jashar Rexhepagiq, Zhvillimi i arsimit dhe i sistemit shkollor tė kombėsisė shqiptare nė territorin e Jugosllavisė sė sotme deri nė vitin 1918, Prishtinė 1970.
Feti Mehdiu, Institucionet edukativo-arsimore islame nė Kosovė dhe nė Maqedoni (Educational-Islamic instiutions in Kosova and Macedonia), Perla nr. 1-4, Tiranė 2001.
Feti Mehdiu, Pasqyrė e shkurtėr mbi veprimtarinė e medresesė Alauddin nė Prishtinė, Edukata Islame, nr. 15-16, Prishtinė 1976.
Evlija Ēelebi, Shqipėria para tre shekujsh, Tiranė, 2000.
Evlija Ēelebi, Putopis, Sarajevo, 1973.
Glasnik VIS-a, nr. 1-3, 1959, Sarajevo, str. 57.
Hasan Kaleši, Prizren, Kao kulturni centar za vreme turskog perioda, Albanološka istraživanja, 1., Priština, 1962.
Hasan Kaleši, Najstraiji vakufski dokumenti u Jugoslaviji na arapskom jeziku, Priština, 1972.
Hasan Kaleši – Ismail Eren, Prizrenac Mahmud Paša Rotul, njegove zadužbine i vakufnama, Starine Kosova VI-VII, Pristina, 1973.
Sh. Sami Frashėri, Kamus al-Alam, I, 1889, Istanbul.
Manastir vilajeti mahsus salnamesi, 1314, Istanbul.
Feti Mehdiu, Institucionet arsimore nė vilajetin e Manastirit… nga fundi i shekullit 19, Gjurmime Albanologjike, nr. 30, Prishtinė, 2003, (seria e shkencave historike).
Feti Mehdiu, Nė shkolla nuk mėsohet pėr Zotin, por fėmijėt edukohen ashtu si e kėrkon Zoti, Epoka e Re, Prishtinė, 17.6.2003.
Feti Mehdiu, Kėrcėnim – jo, mirėkuptim dhe drejtinterpretim po, Epoka e re, Prishtinė, 9-10 mars, 2004.
Sadik Mehmeti, Tė dhėna arkivore pėr Medresenė e Piri Nazirit 1935, Vjetar, XXXI-XXXII, Prishtinė, 2004. (Arkivi i Kosovės)
Haki Kasumi, Shkollat fetare islame nė Kosovė ndėrmjet dy luftėrave botėrore, Gjurmime Albanologjike, nr. 12, Prishtinė, 1982, (seria e shkencave historike).
Osmanli arşiv belgelerinde KOSOVA VILAYETI, Istanbul, 2007.


Ky tekst ėshtė prezantuar nė vitin 2007 nė Stamboll, nė simpoziumin kushtuar arsimit dhe edukimit islam nė Sulltanatin Osman.
Naki
Naki

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9124
Kyējet nė forum : 25678
Regjistruar mė : 2007-05-29

https://naki.albanianforum.net

Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum