Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Elvira Dones: Lufta e vogėl e pėrkorė..

Go down

Elvira Dones: Lufta e vogėl e pėrkorė.. Empty Elvira Dones: Lufta e vogėl e pėrkorė..

Post by Vizitor Sun 16 Mar 2014, 13:39

Elvira Dones: Lufta e vogėl e pėrkorė.. Lufta-e-vog-euml-l-e-p-euml-rkor-euml_hd


Elvira Dones, shkrimtarja mė e mirė shqiptare, nė romanin “Luftė e vogėl e pėrkorė” rrėfen njė copė nga historia shumė e afėrt e Kosovės. Nė Itali, kritika dhe publiku e ka mirėpritur dhe pėlqyer shumė. Gjithashtu edhe lexuesi shqiptar por, kritika nė Shqipėri e Kosovė, pėr ēudi, ka heshtur!
Intervistoi: Flora Durmishi
Zonja Dones, cilat janė komentet qė keni marrė nė Itali, Shqipėri e sidomos nė Kosovė?
Tregu shqiptar dhe ai kosovar janė krejt tė ndryshme. Nė kėtė rast libri nė Itali kishte dalur njė vit e gjysmė pėrpara dhe eci jashtėzakonisht mirė. Eci mirė dhe unė jam shumė e lumtur pėr kėtė. Eci mirė edhe pėr sa i pėrket kritikave letrare qė janė shumė tė nevojshme gjė qė nuk ndodh nė tokat tona. Nė Shqipėri dhe Kosovė, kritika e mirėfilltė jo vetėm qė nuk ekziston por pėr kėtė libėr ka pasur njė heshtje tė madhe. Ėshtė nga ata libra impenjativ, ėshtė nga ata libra angazhues qė njeriu nuk e blen pėr ta lexuar nėn ēadėr gjatė pushimeve nė verė, pėrshembull. Pra, kush e merrte nė dorė njė libėr si ai “Luftė e vogėl e pėrkorė” duhet tė ishte njė lexues i mirėinformuar dhe i dėshiruar pėr tė ditur mė shumė.
Si e ndėrtuat rrėfimin, personazhet? Ju keni hulumtuar shumė seriozisht kėtu nė Kosovė. A janė tė vėrteta ngjarjet dhe personazhet qė pėrshkruani? A janė emra tė pėrveēėm?
Mua m’u deshėn vite, shumė vite pėrpara se vėrtetė tė vendosja ta shkruaja kėtė libėr edhe mbasi kisha akumuluar, mbasi kisha mbledhur gjithė materialin bazė, me hollėsinė mė tė madhe, me ditė me javė, me orė madje se ēfarė ndodhi nė Kosovė nė ato 87 ditė sidomos, tė bombardimeve. Personazhet nuk janė tė vėrteta me emėr dhe mbiemėr. Ky ėshtė vėrtetė njė hulumtim gazetaresk, por ama pastaj ėshtė shkruar nė formėn e njė romani tė mirėfilltė kėshtu qė, shumė personazhe janė tė ngjizur. Ėshtė njė copėz e kėtij personazhi me njė copėz tė asaj ngjarjeje qė ke vendosur ta fusėsh si shkrimtar brenda rrjetit tė tregimit tėnd. Atėherė, nė kėtė kuptim mund tė thuash qė ēdo personazh ėshtė njė, njėqind, dhe askush!Elvira Dones: Lufta e vogėl e pėrkorė.. Elvira_PPBW03_web(1)
Zonja Dones, mė keni thėnė nė njė rast qė, gratė tė cilat ju keni intervistuar, ju kanė rrėfyer nė vetėn e tretė. Njė numėr i tyre sot kanė filluar tė flasin nė vetėn e parė! Si e shikoni ju kėtė?
Fakti qė shpesh herė viktimat tregojnė nė vetėn e tretė ėshtė e vėrtetė, jo vetėm pėr hulumtimet e mia, pėr intervistat me viktimat gjatė shkruarjes sė romanit, gjatė mbledhjes sė materialit pėr romanin “Luftė e vogėl e pėrkorė” flasin nė vetėn e tretė, por kėtė e kam vėnė re edhe kur kam shkruar pėr trafikimin e grave, pėr trafikimin njerėzor. Me njė fjalė, shpesh herė viktima e largon atė qė i ka ndodhur duke folur nė vetėn e tretė. Plagėt do tė jenė gjithmonė tė freskėta sidomos pėr kėtė brez viktimash qė e ka hequr mbi lėkurė, qė e ka hequr mbi shpirt, qė i ka shkatėrruar jetėn, por edhe pėr fėmijėt e tyre. Nuk ėshtė e lehtė pėr njė fėmijė tė jetojė pranė njė nėne tė traumatizuar sado qė nėna tė mundohet ta menaxhojė atė traumė qė ka kaluar.
Unė jam shkėputur, ka disa vjet qė nuk kam ardhur nė Kosovė dhe nuk kam mundur tė vij dhe kjo qė ju mė thoni, ju si gazetare, qė sot po flasin nė veten e parė lumturohem pėr kėtė sepse ėshtė njė hap i madh. Ėshtė njė hap jashtėzakonisht i vėshtirė dhe ėshtė njė hap i domosdoshėm. Ato gra, nė momentin qė fillojnė tė flasin nė vetėn e parė dhe thonė: Mua mė ka ndodhur kjo! Ato janė ngritur mbi plagėn e tyre! Ato kanė ngritur nė kėmbė personalitetin e tyre, dinjitetin e tyre edhe sepse ai dinjitet do tė jetė gjithmonė i gjymtuar. Por, ama ka gjymtim dhe gjymtim.
Pėrmes kėtij romani, ju u keni dhėnė zė atyre qė nuk kishin zė pėr kohė tė gjatė. Vetėm tani sė fundi ka njė nismė pėr mbėshtetjen e grave tė dhunuara pėrmes njė Ligji pėr tė cilin ka shumė debate. Si e shihni ju kėtė dhe a keni ndonjė kėshillė, rekomandim?
Unė mendoj se Ligji pėr mbėshtetjen e grave tė dhunuara duhet aprovuar dhe kaq! Duhet miratuar dhe kaq! Duhet tė jetė i mbėshtetur nga ēdo mekanizėm i shtetit dhe jo vetėm nga shoqėria civile. Ėshtė e domosdoshme pėr Kosovėn, ėshtė e domosdoshme pėr ngritjen e dinjitetit tė njė vendi tė tėrė. Kjo ėshtė njė plagė e madhe pėr gjithė shoqėrinė! Gruaja ėshtė gjysma e shoqėrisė. Nėse gruaja ėshtė e plagosur atėherė gjithė shoqėria ėshtė e plagosur.
Elvira Dones: Lufta e vogėl e pėrkorė.. MaxresdefaultĒfarė keni mėsuar nga kėto gra?
Nga kėto gra, nė radhė tė pare, kam mėsuar dinjitetin. Nga kėto gra kam mėsuar forcėn. Pas luftės, kėtyre grave, iu desh tė kalonin mbi psikikėn e tyre, mbi dhimbjen e tyre, mbi plagėn e tyre tė madhe. Dhe, ato gra qė unė kam takuar, i kam ndjerė deri nė shpirt. Kam ndjerė bukurinė e tyre, forcėn e tyre.
A ka interesim qė tė bėhet film?
Po, nė fakt ishte njė grup filmi italian qė deshi ta bėnte njė film. Gjėrat avancuan pėrpara por me krizėn ekonomike nė kėtė moment tė bėsh njė film pėr njė luftė dhe njė luftė tė vogėl siē ishte ajo e Kosovės, nė Itali ishte njė mision pothuajse i pamundur. Nuk u bė filmi nė kėtė moment por u bė njė pjesė teatrale e cila u vu nė skenė nė Teatro Stabile nė Torino, nė Itali dhe u prit jashtėzakonisht mirė nga publiku. Ishte nė skenė pėr dy muaj tė tėrė me tė njėjtin titull Picola Guerra Perfeta. Regjisor ishte Domenico Kataldo.
Elvira Dones: Lufta e vogėl e pėrkorė.. Elvira_PPBW02_webJu keni vendosur tė shkruani pėr tmerret qė pėrjetuan motrat nga Kosova. Sa ka ndikuar emocionalisht te ju, gjatė kohės sa e keni shkruar romanin?
Nuk mund tė mos ndikojė emocionalisht. Pėr respekt tė asaj dhimbje, pėr respekt tė asaj qė ndodhi nė Kosovė u informova edhe mė tepėr se ē’mė duhej tė isha e informuar. Hulumtimi pėr mua mbetet gjithmonė, gjithmonė njė proces jashtėzakonisht i rėndėsishėm. Por ama, nė rastin e kėtij romani, pikėrisht pėr rėndesėn psikologjike, pėr rėndesėn emotive, ky proces ishte akoma edhe mė i gjatė. Ishte akoma edhe mė i vėshtirė.
Ju lutem mė veēoni ndonjėrin nga personazhet qė nuk ju hiqet dot nga mendja!
Njė nga personazhet qė nuk mė hiqet dot nga mendja ėshtė Blerime, njė personazh gjysmė i vėrtetė. Po ju them njė gjė qė ndoshta nuk e kam thėnė nė ndonjė intervistė apo ndoshta askush nuk ma ka bėrė kėtė pyetje sidoqoftė personazhi i Blerimes ėshtė marrė nga disa personazhe tė tjerė ose ėshtė i marrė mė shumė nga kronika e dhunės, e pėrdhunimit tė grave, e shumė vajzave tė tilla. Ėshtė njė shkėputje nė njė farė mėnyre e shumė personazheve tė tjerė. Mirėpo, ndėrrimi i emrit, ngatėrrimi i emrit tė saj nga mediet ėshtė diēka qė ka ndodhur vėrtetė dhe ka qenė njė lajm qė ėshtė publikuar nė Corriere de la serra nė fund tė luftės, nė kampet e refugjatėve. Prandaj ajo Blerime nuk mė hiqet dot nga mendja sepse pas gjithė asaj qė kishte ndodhur edhe emrin ia ngatėrruan.
Komunikimi ke personazhet, reagimi i tyre cili ka qenė?
Libri ka dalė nė Kosovė prej njė viti, por nuk mė kanė thėnė se ēfarė mendonin personalisht. Nuk e kanė komentuar ndoshta se brenda vetės sė tyre u dhemb akoma ajo pjesė lufte edhe, sepse nė qoftė se nuk e kanė pėrjetuar nė vetė tė parė tmerrin e llahtarshėm tė pėrdhunimit, sido qė tė jetė, e kanė marrė me gjak, e kanė marrė me ajėr, e kanė thithur nga gjithė ajo qė ndodhi nėpėrmjet motrave tė tjera, shoqeve tė tjera, nėpėrmjet tė gjithė asaj qė i ndodhi shoqėrisė kosovare. Por ajo qė mė ka pėlqyer shumė dhe mė ka dhėnė njė paqe brenda vetes ka qenė komunikimi me lexues tė thjeshtė, me disa gra kosovare tė cilat kanė gjetur veten, kanė qenė gra tė dhunuara dhe nuk kanė pasur guximin ta firmosin veten e tyre. Janė firmosur dy tri gra si anonime por mė kanė shkruar letra tė mrekullueshme
Ju jeni duke punuar nė njė roman tjetėr. A mund tė na zbuloni se pėr ēfarė bėhet fjalė dhe nė ē’gjuhė po e shkruani?
Jo! Parapėlqej tė mos flas pėr romanin qė kam nė duar. Po shkruhet nė gjuhė italiane. Titulli i romanit ėshtė “Ndoshta sonte”. Ngjarjet e kėtij romani zhvillohen kėtu ku unė jetoj. Zhvillohen nė mes tė San Franciskos dhe burgut San Quentin prison. Personazhet janė amerikanė, por ka njė personazh tė fortė dhe kontrovers shqiptar. Pra ky ėshtė libri qė po shkruaj por ndėrkohė kam njė vėllim me tregime tė cilin jam pakashumė nė mbarim e sipėr dhe po e shkruaj nė gjuhėn shqipe.
Elvira Dones: Lufta e vogėl e pėrkorė.. Foto%20te%20autor%C3%ABsia(1)
Tema tė forta vazhdojnė tė mbeten pėr ju temat sociale. Nuk jeni lodhur? Aty ka dhimbje, ka emocione tė forta. Si e pėrballoni? Unė ju njoh si njė grua sa e fortė aq edhe e ndjeshme dhe suptile.
Ėshtė pyetje e mirė qė mė bėnė Florė e dashur, mikja ime. Por ja edhe ju merreni me tema sociale, a nuk jeni lodhur? Dhe shume gra tė tjera kosovare qė merren me shoqėrinė civile, gazetare, aktiviste merren me ēėshtjet mė tė rėndėsishme tė grave kosovare sot dhe tė gjithė shoqėrisė kosovare. A jeni lodhur ju? Jo sigurisht. Ose ndoshta lodheni aty kėtu, por ama vazhdoni punėn tuaj sepse kėtė kemi vendosur tė bėjmė. Kėshtu edhe kjo puna ime. Ndoshta janė tema qė mė shumė mė pėrshtaten. Kam nevojė tė prek mė dorė atė pjesė tė njerėzimit qė ėshtė i shtyrė, i pėshtyrė, i pavėshtruar, i gjykuar keq, i paragjykuar, i marrė nėpėr kėmbė, i vrarė, i dėmtuar…
Ju punoni me ndėrprerje sa nė roman sa nė dokumentar. Si e zini fillin mė pas? Nė raste tė tilla personazhet ka mundėsi tė ju dalin dorėsh, tė marrin vetė rrugėn qė duan!
Ėshtė pyetje shumė e mirė kjo qė mė bėni. Siē e dimė tė gjithė, me letėrsi nuk jetohet. Nuk paguhet qiraja, nuk paguhet universiteti i vajzės, kėshtu qė gazetaria po mė merr njė pjesė tė madhe tė punės. Kjo ėshtė e vėshtirė pėr mua nė kėtė moment. Do tė doja shumė tė ulesha nė kėtė moment dhe tė merresha vetėm me romanin “Ndoshta sonte”, por me sa duket nuk ėshtė e mundur. Ja hyri nė mes dokumentari kėshtu qė pėrsėri do hidhem si pelivani pėrmbi tel. Por jeta ka gjėra mė tė vėshtira por jo, ka edhe gjėra shumė mė tragjike, ka dhe gjėra shumė mė dramatike kėshtu qė tė ankohesh pėr kaq do tė ishte mėkat i madh. /Telegrafi/
avatar
Vizitor
Guest


Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum