Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Iliriciteti i maqedonasve dhe i epirotėve

Go down

Iliriciteti i maqedonasve dhe i epirotėve Empty Iliriciteti i maqedonasve dhe i epirotėve

Post by Naki Wed 16 Apr 2014, 13:39

Epoka parahomerike

Popullsia parahelenike e “Greqisė sė Veriut“
Para se tė arrinin grekėt nė gadishullin Ballkanik, pjesa jugore e kėtij gadishulli ka qenė e banuar nga popuj tė panjohur. M. Sakellariu, duke u nisur nga tė 15 popujt e dėshmuar prej traditės greke, identifikon tre syresh: pellazgėt, dryopėt dhe haemonėt. Siē do tė shohim mė poshtė, edhe dryopėt e haemonėt do tė kenė qenė, gjithashtu, pellazgė.
Autorėt e vjetėr i konsiderojnė maqedonasit dhe epirotėt si barbarė, pra si popuj qė nuk flisnin greqisht. Mirėpo kėta barbarė, disa autorė i quajnė pellazgė, ndėrkohė qė tė tjerėt i emėrtojnė ilirė.


Pellazgėt, mitologjia
Nga kujtesa kolektive e grekėve, e cila pėrzien historinė dhe legjendėn, dijetarėt nxjerrin tė dhėna mbi historinė e pellazgėve.
Sipas mendimit tė historianėve, faktet mitikė janė ngjarjet e para tė historisė sė vjetėr. Ne jemi tė njė mendjeje me autorėt tė cilėt thonė se Homeri ka qenė i pari qė ka historizuar kohėrat mitike. Mė vonė disa historianė ia kanė aneksuar pėrfundimisht mitin historisė.
Sipas krahinave, miti paraqet ndryshime.
Pellazgu ėshtė heroi eponim i popullit “mitik“ tė pellazgėve. Ai ėshtė bir i Zeusit dhe i ati i Lykaonit. Siē dėshmon Pauzani (17, f. 223), tė 50 bijtė e Lykaonit janė heronj eponimė tė njė numri tė madh qytetesh dhe fisesh tė Greqisė parahelenike.
Nė traditėn thesaliote Pellazgu ėshtė bir i Poseidonit dhe i Larisės. Bashkė me tė vėllezėrit, Akain dhe Fthiun, ai shpėrngulet nga Peloponezi, vendi i origjinės sė tyre, dhe ngul cak nė Thesali. Kėta tre vėllezėr e ndajnė vendin nė tri pjesė: Pellazgi, Akai dhe Fthiotidė.


Tė dhėna historike
Autorėt e Greqisė sė vjetėr tregojnė se popullsia pellazge ka ekzistuar vėrtetė dhe se ėshtė pėrhapur nė Greqi, nė Azinė e Vogėl e nė Itali, pra nė vendet ku ėshtė i pėrhapur kompleksi kulturor ballkano-egjean i eneolitit (vitet 3000-2000 p.e.s).
Kjo popullsi indo-evropiane u pėrzie me autoktonėt anonimė. M. Sakellariu mendon se tre valė pellazgėsh kanė vėrshuar nė kėto vende. Dy valėt e para do tė kenė arritur nė fund tė neolitit dhe nė fillim tė bronxit tė hershėm. Kurse vala e fundit e tyre bėn pjesė nė dyndjet e mėdha etnike tė shek. XX p.e.s.
Grekėt e epokės klasike ruanin nė kujtesė faktin qė, vendi i tyre ka qenė banuar nga pellazgėt. Gjatė mijėvjeēarit III p.e.s, njė valė pushtuesish, tė cilėt grekėt i quanin pellazgė, ka vėrshuar nė Greqi. Kėta pushtues indoevropianė janė pėrzier me autoktonėt anonimė jo indo-evropianė. Historianėt u referohen gjurmėve qė pellazgėt kanė lėnė dhe qė ruhen nė gjuhėn greke, si fjala bie emra hyjnish e heronjsh, si dhe disa toponime me prejardhje jo greke.
Ja se ē’shkruan F. Braudel pėr pellazgėt dhe grekėt: “Tė porsaardhurit kanė ruajtur gjuhėn e tyre, por kanė bėrė shumė huazike te tė nėnshtruarit (pellazgėt)… Toponimia dhe onomastika e bėjnė shumė tė qartė kėtė fakt. Emrat e qyteteve aq tė famshėm si Korinthi, Tirynthi, Athina, ose mali i Parnasit… nuk janė grekė“.
Gjuha greke ruan terma tė tjerė qė u pėrkasin florės dhe faunės sė Mesdheut, terma kėto qė greqishtja i ka huazuar nga gjuha e paraardhėsve tė tyre.
Herodoti (I, 57) pėrdor termin helen pėr tė cilėsuar emigrantėt grekė, qė t’i dallonte nga popullsia e vjetėr vendase, tė cilėn e quan pellazge. Nė Historitė e veta, Herodoti kėmbėngul nė faktin se pellazgėt flisnin njė gjuhė barbare, si dhe faktin tjetėr qė, kėta kanė mbijetuar nė shekullin V, nė Italinė e Jugut, nė Kreston, nė Helespont e nė lindje tė Syzikės, ku pellazgėt e Thesalisė kanė themeluar dy qytete, Plakia dhe Skilake (Herodoti, i, 57).
Efori nuk e diskuton faktin se pellazgėt kanė zėnė vend qė nė krye tė herės nė veri tė Kalsidikės (Maqedoni) dhe nė Epirin lindor.
Disa krahina si Thesalia, Keosi e Beotia, si dhe ishujt e detit Egje, tė detit Jon e tė detit Adriatik, kanė qenė banuar nga pellazgėt. Nė kėtė rast autori i konsideron ilirėt, tė cilėt banonin nė bregdetin adriatik, si pellazgė.
Kohėt e fundit G. Rachet i atribuon V. Georgievit “zbulimin e njė gjuhe, e cila do tė ketė qenė pararendėsja e thrakishtes dhe e ilirishtes, tė cilėn e quan pellazgjisht“. Kjo gjuhė do tė ketė qenė formuar nė Thesali, prej ku do tė jetė pėrhapur kudo nė Greqi dhe nė ishujt e detit Egje.


Ilirėt
Tė gjithė historianėt modernė e lidhin protohistorinė e ilirėve me dokumentet e shkruara nga helenėt dhe romakėt. Ata pranojnė se nė mitologjinė dhe nė legjendat greke mund tė gjenden elementė tė mitologjisė sė ilirėve tė jugut, qė lidhen me pellazgėt, me ilirėt, me thrako-frygėt, etj. dhe, mė vonė, me grekėt.
Mitet pellazge dhe ato ilire pėrcaktojnė njeri-tjetrin dhe, ballafaqimi midis tyre lejon tė zbulohen struktura tė pėrbashkėta.
Historianėt modernė, pėr tė studiuar historinė e ilirėve, bazohen nė dokumentacionin e shkruar, qė kanė lėnė autorėt greko-romakė.


Autorėt greko-romakė
Herodoti (VIII, 137) ėshtė i pari historian, i cili pėrmend termin ilir (Illyris, Hyllirus).
Iliri ėshtė heroi eponim i ilirėve. Ai ėshtė bir i Kadmit dhe i Harmonisė, tė cilėt u larguan nga Teba pėr tė ngulur cak te enkelejtė, fis ilir qė banonte nė Ilirinė e jugut (Herodoti, VI, 61). Babi i historisė thotė se shtegtimi i Kadmeasve nuk ėshtė i pabesueshėm.
Simbas legjendės Teba dhe Enkeleis do tė kenė pasur lidhje shumė tė ngushta midis tyre. Nė krye tė herės Teba do tė jetė quajtur Enkeleis. Nė Iliri tregonin se varri i Kadmit dhe i Harmonisė ishte diku afėr Aoosit, nė jug tė Ilirisė sė jugut. Atheneu thotė se kėtė varr e tregonin edhe nė breg tė Drinit, nė Shqipėrinė veriore, si dhe nė Kylik, qytet i panjohur i Ilirisė.
Me sa duket, legjenda e Kadmit dhe e Harmonisė do tė ketė qenė ndėr mė tė pėhapurat nė Iliri e nė gadishullin ballkanik.
Lidhur me enkelejtė e vendosur nė veri tė Epirit, Pseudo-Skylaksi thotė se mė parė ata kanė banuar nė brigjet e Kotorrit (Iliri), ku i biri i Kadmit ka hedhur themelet e qytetit Rizon. Ky fakt shpjegohet me migrimin e njė pjese tė enkelejve nga bregdeti dalmat nė pjesėn jugore tė Ilirisė.
Plutarku (Pyrrhos, 5) pėrmend, nė gjirin e dinastisė eakide, njė princeshė epirote tė quajtur Kadmeia. Me sa thotė Stefani i Bizantit, dikur tregonin njė varr tjetėr tė Kadmit nė breg tė lumit, qė mbante emrin Kadmi.
Polidori ėshtė njė djalė tjetėr i Kadmit dhe i Harmonisė. I biri i tij, Labdaku, ėshtė gjyshi i Edipit.
Mirėpo, po tė vėrejmė me vėmendje tabelėn gjenealogjike, ne konstatojmė kontradikta. Sė pari, Danai nuk ėshtė pasardhės i Zeusit sepse, sipas mitologjisė, epoka e hyjnive ėshtė para epokės sė njeriut. Sė dyti, ilirėt dhe danajtė nuk kanė pasur tė njejtin paraardhės. Kjo tregon se pemėza gjenealogjike e danajve ėshtė “shartuar“ nė pemėn gjenealogjike tė ilirėve.
Sipas njė tradite tjetėr, Iliri dhe tė vėllezėrit, Gali e Kelti, janė bijtė e Polifemit e tė Galatesė, “vashės bardhavele“. Kėta tre vėllezėr janė respektivisht heronjtė eponimė tė ilirėve, galatėve dhe keltėve.

Marrė nga libri: “Iliriciteti i maqedonasve dhe i epirotėve“ i dr. Arsim Spahiut
Naki
Naki

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9124
Kyējet nė forum : 25678
Regjistruar mė : 2007-05-29

https://naki.albanianforum.net

Back to top Go down

Back to top


 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum