Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Komuna e Mitrovicės

Go down

Komuna e Mitrovicės Empty Komuna e Mitrovicės

Post by epanjohura Thu 24 Apr 2014, 10:46

Komuna e Mitrovicės ėshtė njėsi administrative nė pjesėn veriore tė Kosovės. Komuna e Mitrovicės shtrihet nė fushėn nė mes tė lumenjve: Ibėr, Sitnicė dhe Lushtė si dhe nė shpatijet e kodrave qė e rrethojnė.

Pozita e mirė gjeografike nė mes tė tre lumenjve Ibrit, Sitnicės dhe Lushtes kane ndikuar qė nė parahistori ky territor tė banohet. Me zhvillimin e xehetarisė kėtij territori i shtohet edhe njė komponentė e rėndėsishme nė ngritjen e nė njė qendėr tė rėndėsishme tė vendbanimit. Albaniku (Monte Argentraum) me pasurit e tija qė nga koha antike e deri mė sot ketė qendėr e kanė bėrė joshės pėr qėllime ekonomike. Sipas zbulimeve arkeologjike tė bėra nė ketė territor, lė tė kuptohet se banoret mė tė vjetėr ishin dardanėt te cilėt i tėrhoqi mundėsia e zhvillimit te bujqėsisė. Me ardhjen e romakėve shendohet nė njė postė ushtarakė dhe vend pėrpunimi i metaleve. Pas sundimit romak ky territor bie nėnė sundimin e Carit bullgar Simeonit (879-927) i cili sundim me vonė zėvendėsohet nga familja e Njemanjve. Gjate sundimit tė kėsaj familje ky territore mbushėt me ardhacakė sllave. Me ardhjen nė fuqi tė Car Dushanit vendasit fillojnė tė kalojnė nga riti katolik nė ritin orthodokės. Gjatė gjysmės sė dytė tė shekullit XIX, Mitrovica shėndrohet nė njė qendėr tė fuqishme. Nė rrethinėn e saj, nė Boletin, prodhoheshin gurė mulliri "kosovar".
Pozita gjeografike ėshtė e volitshme pėr shkak tė relievit. Korridori veri – jug pėrmes luginave Ibėr – Sitnicė ka rėndėsi ekonomike kulturore pasi e lidh atė me shumė vende tė ndryshme. Qyteti kufizohetnga shpatet e Kreshbardhės (Kopaonikut), RogoznėsMoknės dhe Qyqavicės. Territori i kėsaj komune kufizohet me komunėn e Zveēanit (nė pjesėn veriore), me komunėn e Besianės (nė pjesėn lindore), me komunėn e Vushtrrisė (nė pjesėn jugore), me komunėn e Skėnderajt (nė pjesėn perėndimore) dhe me komunėn e Zubin Potokut (nė pjesėn veriperėndimore). Nė drejtim tė Sitnicės lidhet me Rrafshin e Kosovės. Qytetin, nga ana jugore e ndan prej bazenit tė Kosovės kodrina tufoide eBajrit (520 m).
Nga niveli i zhvillimit, qė evidentohet pėrmes treguesve tė ndryshėm ekonomikė-socialė, Mitrovica, ndonėse vendi me rezerva mė tė mėdha tė plumbit e zinkut, gjatė periudhės 1913-1999 ka qenė rajoni mė i prapambetur. Shkaqet e kėsaj prapambetjeje nuk kanė qenė vetėm niveli fillestar i zhvillimit ekonomik-social, niveli profesional i prodhuesve kosovarė, por ndikimi negativ i faktorėve politikė dhe ekonomikė jugosllavė e besa edhe ndėrkombėtarė, politika shtetėrore e ndjekur ndaj Kosovės nė pėrgjithėsi dhe ndaj regjionit tė Mitrovicės nė veēanti. Qarqet drejtuese tė Beogradit edhe nė kėtė mjedis kanė bėrė trysni tė madhe pėr shkombėtarizim, pėr shpėrnguljen masive tė shqiptarėve dhe zėvendėsimin me kolonė sllavė.

Nga niveli i zhvillimit, qė evidentohet pėrmes treguesve tė ndryshėm ekonomikė-socialė, Mitrovica, ndonėse vendi me rezerva mė tė mėdha tė plumbit e zinkut, gjatė periudhės 1913-1999 ka qenė rajoni mė i prapambetur. Shkaqet e kėsaj prapambetjeje nuk kanė qenė vetėm niveli fillestar i zhvillimit ekonomik-social, niveli profesional i prodhuesve kosovarė, por ndikimi negativ i faktorėve politikė dhe ekonomikė jugosllavė e besa edhe ndėrkombėtarė, politika shtetėrore e ndjekur ndaj Kosovės nė pėrgjithėsi dhe ndaj regjionit tė Mitrovicės nė veēanti. Qarqet drejtuese tė Beogradit edhe nė kėtė mjedis kanė bėrė trysni tė madhe pėr shkombėtarizim, pėr shpėrnguljen masive tė shqiptarėve dhe zėvendėsimin me kolonė sllavė.

Pas Luftės sė Dytė Botėrore ėshtė hetuar njė rritje e zhvillimit ekonomik dhe industrial nė kėtė mjedis. Nė aspektin e punėsimit industria pėrfshinte 40 % tė sektorit shoqėror, apo gati gjysmėn e numrit tė pėrgjithshėm tė tė punėsuarve nė komunė. Mitrovica mori epitetin e qutetit tė minatorėve nė saje tė numrit mė tė madh tė tė punėsuarve nė “Trepēė”. Tradita shekullore e ripėrtėrirė me krijimin e ndėrmarrjes xehetare metalurgjike “Trepēa” nga fundi i viteve ’30, u finalizua nė dekadat e fundit me krijimin e Kombinatit Xehetar-Metalurgjik-Kimik me qendėr nė Zveēan pranė Mitrovicės. Qysh nė fillim tė viteve ’80 prodhimi vjetor i xehes sė plumb-zinkut kishte arritur nė rreth 2 milion ton. Mbi kėtė bazė Kombinati ka prodhuar dhjetėra mijė ton plumb tė rafinuar, zink, elekrtrolitik, argjend tė rafinuar, ar, bismut elektrolitik, klorid zinku, koncentrat piriti, kadmium, akumulatorė plumbi etj. Sidoqoftė, gjysma e prodhimit tė plumbit dhe pjesa mė e madhe e metaleve tė tjera kanė sjhkuar pėr pėrpunim tė mėtejshėm nė njėsitė e tjera tė Federatės, sepse degėt e industrisė finalizuese kosovare gjithnjė mbetėn me zhvillim tė pamjaftueshėm. Kombinati “Trepēa” deri nė fillim tė viteve ’90 ka qenė prodhuesi mė i madh i plumbit e zinkut dhe i akumulatorėve nė ish Jugosllavi. Kombinati “Trepēa” merrte pjesė me 50-60 % nė prodhimtarinė e tėrėsishme tė Pb nė ish-Jugosllavi. Bruto prodhimi i kėtij sistemi ekonomik para vitit 1989 kapte vlerėn prej afro 50.000.000 dollarė amerikanė, kurse neto fitimi arrinte nė 80.000.000 dollarė (paga, konsumi, akumulimi). Gjatė viteve 1990-1992 nga kombinati janė larguar me dhunė 12.000 punėtorė shqiptarė. 

Meqė Mitrovica ishte qytet industrial, ka qenė njė nga mjediset mė tė ndotura.

Pas pėrfundimit tė luftės (1999) nė Trepēė nuk ėshtė bėrė eksploatimi i xehes. Deri tash janė punėsuar njė numėr simbolik i punėtorėve pėr ta mirėmbajtur. Nuk punon mė as Fabrika e Akumulatorėve, as Fabrika e Plehėrave artificiale.

Nė Mitrovicė vazhdon tė punojė Fabrika e Betonit, Fabrika e Bukės, si dhe ndėrmarrje tė vogla private ku jaanė punėsuar njė numėr simbolik i punėtorėve.
Emri "Trepēė"
Ky emėr i lashtė ka prejardhje nga gjuha shqipe. Fillimisht ajo ne kohėn e lashtė kishte tri furra pėr shkrirje, po nga kjo arsye rrjedh edhe pjesa e parė emrit, pra TRE. Kurse pjesa e dytė PĒA rrjedh nga "poēa" (me pjekė), d.m.th "Tri pjekėset" apo "Tri furrat".

Sot thuhet: Trepēa

Nė territorin e sotėm tė trevės sė Mitrovicės janė zbuluar disa gjurmė ndėrtesash, njė nekropol ilir, statuja tė ndryshme prej balte e prej plumbi, njė sarkofag, figura e Terpsikorės (Muzės sė vallėzimit) etj
avatar
epanjohura

Shteti : Kosove
Postime : 753
Kyējet nė forum : 12134
Regjistruar mė : 2014-01-30

Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum