Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ku jane?

2 posters

Go down

Ku jane? Empty Ku jane?

Post by Vizitor Sun 10 Jun 2007, 11:58

Ishte mengjes, i ftohte janari,degjova hapa ne koridor dhe mbylljen e nje dere qe u mbyll per te mos u hapur ndoshta asnjehere.Se di ku shkoi ?, ne cilin drejtim kaloi?Ku eshte sot?Si eshte? Pse nuk flet me mua? Vetem ti degjoj zerin dua dhe ta dije se eshte mire?dhe pyetja qe pergjigjen nuk e jep as Zoti: A eshte gjalle?Keto jane fjalet e nje nene qe djali ka vite qe ka ikur rruges se mergimit , dhe buza i dridhet lotet qe kur nuk kane shteruar pushtojne mollezat e faqeve.Jeton me syte nga dera duke pritur te hapet dhe biri i saj te kthehet , e ti thote:- "nene ja ku jam"Dita e fillon me ngasherima dhimbjeje dhe malli, ne duart e saj nje fotografi e lare me lot sepse nuk i zgjat dot krahet dhe ta perqafoj.Po sa nena ka qe vuajne dhe jetojne me kete brenga te pashurueshme?Me mijra....... .
Cdo gje ketu ne vendin tone filloi ne kohen e trazicionit, ku regjimi komunist u zvendesua me lindjen e demokracise dhe mbyllja e kufijve qe egzistonte deri ne ate kohe u shoqerua nga ikja masive e shqipareve neper rruget e botes.Shkuan ne kerkim te endrres , te shuanin kuriozitetin se cfare kishte pertej atij deti qe ju dukej i pafund.Toka u mbush me lot dhe deti u be mal me njerez. Sot kane kaluar plot 17 vjet qe nga episodi i anijeve ose kalimit te kufirit me kembe duke shkelur neper malet vrasese,por asgje nuk ka ndryshuar, shume persona mungojne, nuk kane dhene asnje shenje jete.Nenat plaken po nuk vdesin, sepse presin bijte qe t'ju kthehen.
Nese ti qe jeton, punon, diku ne bote dhe rastesisht ndodh qe hap kete link, dhe te bie nder mend se ke dike ne kete bote qe nuk iken pa te pa dhe njehere , ler nje shkrim , te pakten qe je mire, dhe jam e sigurt qe do ti percillet atij personi ndoshta dhe nga mua personalisht.
avatar
Vizitor
Guest


Back to top Go down

Ku jane? Empty Re: Ku jane?

Post by Naki Sun 10 Jun 2007, 16:48

E Nderuara arla,

Per ta plotesuar sadopak mungesen e temave qe lidhen me ngjarje, dokumente dhe fakte nga fatkeqsit e popullit shqiptar, te pergezoj per temen e hapur.Me duket, se ne shqiptareve na pelqen te vihemi ne pozicionin e viktimave.
Naki
Naki

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9124
Kyējet nė forum : 25624
Regjistruar mė : 2007-05-29

https://naki.albanianforum.net

Back to top Go down

Ku jane? Empty Re: Ku jane?

Post by Kotelja Fri 03 Apr 2009, 11:47

....po behej gati te ikte larg. Ishte vetem 19 vjec. Ishte zbehur, nuk nxirrte fjale nga goja. Syte e tij me te thelle se deti ishin krejtesisht te humbur, kthjellesia e tyre ishte turbulluar. Me shterngonte fort, sikur donte ta ngrinte ne perjetesi perqafimin tone! Shpirti me ishte ndare ne mijera copeza, secila me e pervuajtur se tjetra. 'Kujdesu per prinderit' - me tha tek po me perqafonte deri ne mekat. Mezi u largua, duart nuk i shkepuste dot nga te miat. U degjua thirrja e fundit per nisje, sikur ra gongu!! Dalengadale u zhduk ne qiell, duke lene pas trishtimin, mallin...

Kaluan shume dite, shume muaj. Ai po behej i gjalle cdo dite e me pak. Jeta po e terhiqte zvarre. Ia kishin futur tmerrin ne palce. Frika e kishte ushqyer cdo qelize te trupit te tij. Malli me mbyste shume e me shume, atij ia kishte marre shpirtin qysh moti...
E kishin gjetur ne gjume, mbase po enderronte shtepine, familjen, femijerine e cila duhet t'i jete bere nje jete e larget. Shume here ia lane ne gjysme endrrat, deshirat... Shume here e bene te qante, edhe pse po behej burre e bukuria e tij te vriste syte! E derguan t'i bente shoqeri krimineleve, te semureve psiqik, te varferve, te cmendurve!!!
'Me ka zene policia' - u degjua dritherime e tij, qe nga largesia e madhe qe na ndante sikur u shua ngadale, mezi arriti deri tek veshi im... E kishin zhveshur, duke analizuar cdo pjese te trupit te tij. Mbi nje tavoline te zeze, kishin bere ekzibicione me zingjirin e tij. 'E kam nga nena ime, te vetmen gje!' - u kishte thene.
Ankthi po shtohej. Ai nuk behej i gjalle. Netet nuk u ngjanin me neteve! Cdo ze, cdo thirrje me pushtonte trupin. Doja te ishte ai! Malli dhe nevoja per te po me corodisnin! Po dilja nga vetja ime. Ai vuante tmerrin. Ndonjehere i bija me grusht kokes time, e cila padashje mendonte qe ai nuk jetonte me. Ne mendje e kisha te ngrire imazhin e tij. Doja ta thyeja ate imazh, ta prekja me duart e mia e ta zbusja mllefin qe po zgjeronte horizonte ne shpirtin tim. Ku ishte, valle?!
- ...jam une... vellai yt... po kthehem - nuk u besoja vesheve te mi!!! Ai po vinte. Ishte pune ditesh, tha ai. "Pune ditesh!!!", cfare ironie. Dite, qe sado te vogla te jene, ndryshojne jetera njerezish. Koha s'te fal! Nuk e fali as ate. Akoma e pres kthimin e tij. Duhet te jete lodhur shume nga rendesa e bagazhit mall! Vazhdon te me mungoje tmerrsisht. Gjysmen e zemres time vazhdon ta kete me vete! Cdo mbremje lutem per te, qe mengjesi te ma sjelle prane. Cdo mengjes lutem, qe perendimin e diellit ta presim bashke. Dielli lind e perendon, atje larg, sa ne njerin kend te qiellit ne tjetrin, duke shetitur horizontet... e jeta vazhdon te na terheq zvarre... te dyve!!!
Kotelja
Kotelja

Shteti : Nen rrenojat e dashurise!
Postime : 3139
Kyējet nė forum : 20268
Regjistruar mė : 2007-06-04
Profesioni : Viktoriane

Back to top Go down

Ku jane? Empty Re: Ku jane?

Post by Sponsored content


Sponsored content


Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum