Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

DY ASPEKTET KRYESORE TĖ MARTESAVE ME BASHKĖGJAKĖSI

Go down

DY ASPEKTET KRYESORE TĖ MARTESAVE  ME BASHKĖGJAKĖSI Empty DY ASPEKTET KRYESORE TĖ MARTESAVE ME BASHKĖGJAKĖSI

Post by Dode Progni Fri 31 Oct 2014, 09:47

Nga Dode Progni
Pėr tė dhėnė njė mėndim deri diku tė saktė mbi njė dukuri shoqerore apo shkencore,nė rallė tė parė kėrkohėt tė njohim pak a shumė studimet qė tė tjerėt kan krye pėr problemin qė marrim nė shqyrtim. Kjo ėshtė njė kėrkėsė e domosdoshme,pasi ndodh qė nė japim opinionin tonė,madje pėrpiqemi tė formojmė opinion tek tė tjerėt, nisiur nga hamendėsimet ose dijet tona tė pa mjaftueshme. Ne mėnyrė figurative mundė tė thuhet se,pėrpiqemi tė bėjmė njė “gropėz tė vogėl” me shat nė njė teren ku tė tjerėt kan bėrė njė “pus tė madh”. Pra,ėshtė mirė qė mendimet tona tė jenė tė mbėshtetura sa tė jėtė e mundur mė shumė mbi njė logjikė tė shėndoshė qė rrjedh nga tė vėrtetat shkencore tė provuara, dhe jo tė shprehemi publikisht pėr njė fenomen tė rėndėsishėm shkenor apo shoqėrore, vetėm nga fakti se kėshtu e dij unė,ose kėshtu mė pėlqen mua,kėshtu e tha ky hoxhe apo keshtu ka thėnė ky prift.Paraqitja e sa mė shumė argumentėve nė tė mire tė pikėpamjes tonė,ėshtė premisė kryesore pėr pranimin e sajė edhe nga tė tjerėt. Nė rastin konkret,edhe tema e debatuar “Martesa nga gjaku i njejtė”ose siē thuhet ndryshe “Martesa me bashkėgjakėsi” duhet diskutuar mbi bazėn e kėtyre parimeve. Se pari,mendoj se ēeshtja nė fjalė duhet parė nė dy aspekte kryesore: 
1- Nė aspektin moralo-fetar dhe tradicional-kulturor. Domethėnė sa janė tė moralshme martesat me bashkėgjakėsi.Dhe a janė ato nė traditen kulturore tė popullit shqiptar? 
2 – Nė aspektin shkencor.Qė do tė thotė: Ēfarė pasojash negative apo pozitive kan kėto martesa pėr ripėrtritjen dhe zhvillimin e shoqėrisė? I – Nė aspektin moralo-fetar dhe kulturor,pėr ”martesat me bashkėgjakėsi” ka mendime dhe qėndrime tė ndryshme. Disa popuj, nė vende dhe kohė tė ndryshme i kan pranuar dhe i pranojne edhe sot e kėsaj dite ato.Pėr ata,martesat me bashkėgjakėsi janė konsideruar dhe konsiderohen tė moralshme. Pra,nuk kan bėrė dhe nuk pėrbėjnė ndojė shkelje tė rrėgullave,parimeve dhe normave morale tė njė shoqėrisė tė caktuar. Ato,si shumė fenomene tė tjera shoqėrore janė bėrė traditė e kėtyre shoqėrive. P.sh. familjet e vjetra mbretėrore tė Egjyptit,po edhe disa Europiane, kinse pėr tė ruajt gjakun “e pastėr” mbretėror i bėnin martesat ndėrmjt kushėrinjėve, midis motrave dhe vėllezėrve.Madje nė Egjyptin e lashtė ka patur raste qė janė martuar edhe me nėnėn ose me vajzen e vet. Pėr ata, kjo ishte nje normė morale dhe kulturore e pranueshme.Ndoshta njė sistem i tillė do tė ishte bragtisur dhe bėrė i pamoralshėm qysh nė atė kohė po tė kishin kuptuar rritjen e anomalive ndėr pasardhėsit e kėtyre lidhjeve martesore. Pėr osmanėt,qė ishin besimtar islam,ishte i moralshėm ligji i vėllavrasjes, sipas tė cilit njė sulltan kishte tė drejtėn dhe detyrėn qė tė vriste tė afėrmit meshkuj qė kėrcėnonin stabilitetin e perandorisė.Madje,pėr tė marr pushtetin,ata shpeshhere kan ekzekutuar vėllezėrit, fėmijet e vet, madje dhe babain. Sulltanėt e konsideronin tė moralshme martesėn me skllave dhe me konkubine.Aty pranohej shitblerja e skllaveve - qė grabiteshin nga piratėt e detit ose nepėr vende qė pushtoheshin prej tyre.Kėto veprime ishin bėrė tradiconale nė kėtė perandori anipse Kur’an-i islam nuk i parashikon nė ajetet e veta.Nė kohėn e Perandorisė Otomane e mė pas,edhe ndėr shqiptar ka patur tek-tuk martesa nga gjaku i njejtė,por kėto kryesisht kan ndodhur nė disa familje tė mėdha dhe tė pasura, pėr tė ruajt ofiqet dhe pasurine brenda fisit tė tyre.Nė tė vertetė nė Shqipėri,ato asnjėherė nuk kan qenė masive. Pėrkundrazi, kan qenė mjaft tė rralla.Si tė tilla,ato, asnjėhėrė nuk janė bėrė normė morale e pranueshme e shoqėrisė shqiptare. Vetėkuptohet se,kėto lloj martesash nuk i pėrkasin martesave tradicionale tė popullit tonė.Si shume tradita tė tjera,shqiptarėt ndėr shekuj kan krijuar edhe traditėn tyre tė martesės.Pavarėsisht nga disa ndryshimeve tė vogla krahinore apo midis komuniteteve tė ndryshme fetare,ajo ka shumė veēori tė pėrbashkėta. Pothuaj masivisht aplikohet ekzogamia. Lidhjet martesore kalojne nė dy faza – nė fejesėn dhe martesėn.Pėr martesė ėshtė e deshiruar vajza/djali me cilėsi sa tė jetė e mundur mė te mira. Ai qė kėrkonte vajzėn pėr djalė,dhe anasjelltas – vajza qė synon tė martohet me njė djal,pėrpiqen qė tė zgjedh bashkėshortin nga njė familje e mirė,qė njihej pėr punė e gjalleri,ndershmeri, trimėri,besė, bujari, etje. Nė raste fejesash studjohei babai i vajzės/djalit,nėna,gjyshi, gjyshja,farefisi, deri edhe dajėt e babait e tė nėnės,sepse siē thuhej nė popull:” tė lind ēifti nė truell”.Se pari shihej miku,pastaj vajza,e cila duhet tė ishte e ndershme,punėtore,shtėpiake,dhe mundėsisht sa mė e shėndetėshme dhe pashme.Duket se pėrvoja shumė shekullore e lidhjeve martesore ju kish mėsuar shqiptarve edhe disa nga ligjet trashegimėrisė gjenetike,ndaj bėnin shumė kujdes nė zgjedhjėn e bashkėshortit/bashkėshortes. Edhe dasmat shqiptare,si ceremoniali mė i rėndėsishėm i martesės, me ritet e tyre interesante,kan mjaftė tė pėrbashkėta nė tė gjithė vendin,pavarėsisht dallimeve krahinore dhe fetare.Kjo do tė thotė se populli ynė ka njė traditė shekullore tė konsoliduar edhe nė lidhjet martesore,tė cila nuk duhet as nuk mund tė injorohet kurrsesi. Padyshim nga mė tė rėndėsishmet ėshtė tradita e martesave ekzogame dhe monogamia (martesa-njė burr me njė grua).Tė dya kėto aplikohen masivisht,madje dhe nė popullsinė muslimane shqiptare e cila pėrbėn shumicėen e theksuar tė popullsisė,anipse besimtarve musliman Kur’an-i ju lejon martesėn edhe me shtatė gra. Gjykoj se ėshtė tėrėsisht i gabuar mendimi i atyre qė thonė se,edhe nė krahinat e veriut kan ekzistuar martesa nga gjaku i njejtė.Nė fiset veriore tė Shqipėrisė, siē ėshtė pohuar nga dhjetra studiues mjaft seriozė,ka ekzistuaė njė ekzogami mė e rrepte se nė ēdo pjesė tjetėr tė vendit.Lidhur me kėtė,njė nga njohėsit mė tė mire tė zakoneve tė Veriut tė Shqipėrisė, Edith Durham,qė nė vitin 1909, thoshte: “Kėtu, ligji i ekzogamisė (martesa jashtė fisit) respektohet me rreptėsi. Kryefamiljari dinte pėrmendėsh tėrė gjenealogjinė e gjatė tė fisit tė tyre – nohuri qė kishte rėndėsi tė madhe,me qenėse martesat,ashtu dhe gjakmarrja rregullohen sipas bashkėsisė sė gjakut. Ne mundė tė jemi tė sigurtė –thoshte ajo,se grupet qė nuk martohen midis tyre rrjedhin nga i njejti stėrgjysh.” Po tė marrim vetėm krahinėn e Nikaj-Merturit,nė Malėsinė e Gjakovės (Tropojės) me mė shumė se 800 familje,deri nė vitin 1972, nuk ka patur asnje martesė brenda fisit. E kur themi brenda fisit ,duhet tė kemi parasyshe se “Fis”nė veri quhet nje bashkėsi e madhe njerėzish me lidhje gjakut qė shkojnė deri nė 16-17 breza e mė shumė. E njejta gjė mud tė thuhet pėr tė gjitha Malsėitė e Veriut,pėrfshir dhe Kosovėn. Se dyti,dihet se nė Malėsitė e Veriut ka vepruar Kanuni. Ai ka qenė kodi i tyre mė i besueshėm pėr shumė shekuj,i cili ka rregulluar edhe lidhjet martesore. Pėr martesat Kanuni shprehet qartazi: “Nė fejesė vajzash do tė shikojnė: - Tė mos jetė gjak e gjini. – Tė mos jenė tė njė fisi. – Tė mos ketė kumbari ndėrmjet familjeve. – Tė mos jetė vllaznue me gjak tė pim…Kanuja s’lejon martesat deri nė shtatė gjini.” Po aty ritheksohet se, “Kanuja s’e ban fejesėn e martesėn,kur tė ndėrmjetėsohen ndalimet e naltpėrmenduna, edhe nė katėrqind breza me kenė.(Me gabue kush kunder ketyne ndalimeve fisi i vet e giobit e qillon qi edhe shpin i a djeg )” Siē shihet,me kėto kufizime kaq drastike martesat brenda fisit nė Malėsitė e Veriut nuk mundė tė lidheshin,e aq mė pak, tė ishin tė moralshme as tradicionale. Antropologu ynė i njohur Jakov Milaj lidhur me kėtė problem thotė: “Prerja e tokės shqiptare prej maleve tė larta e lumenjve tė paklueshėm duhet t’i kishte detyruar,sidomos banorėt e malėsive qė krushqitė t’i bėnin vetėm brenda sipėrfaqeve tė kufizuara.Ky pengim i natyrės gjeografike bashkė me fenė,qė ndalon njerėzit pėr tė zgjeruar mė tepėr rrėthin e martesave,e me zakonet, qė ndryshojnė nepėr krahinat tė cilat janė larg njėra tjetrės,duhet tė kishte dhėnė shkas,zhvillimit tė endogamies, domethanė tė martesave nė mes tė farefisit.dhe ,bashkė me tė metat e shumta tė kėtij bashkimi,krijimit tė tipave tė ndryshėm karhinore. Po pėr fat,ndarja e pjesės mė tė madhe tė tokės shqiptare nė fise, dhe kuptimi qė u jipet kėtyre fiseve,sidomos prej malėsorve tė veriut,e ka zhdukur deri diku kėtė rrezik. Sipas traditės pjestarėt e njė fisi e quajnė veten vėllezėr e prandaj as s’marrin as japin nė mes tyre.Ata,pa marr parasyshė pengime e largėsi,gratė i kėrkojnė kurdoherė nė vise tė largėta e nė familje me tė cilat nuk kan lidhje fisi” Falė edhe traditės sė martesave ekzogame tė zbatuar ndėr shekuj, shqiptarėt kan mundur tė trashegegojnė nga brezi nė brez tiparet e racėen shqiptare duke e ruajt atė tė pastėr.Trashegimėria ėshte aftėsia e qėnjeve tė gjalla pėr tė ruajtur e transmetuar nga brezi nė brez vetitė fizike dhe veēoritė morale tė karakterit.Shumė nga traditat e popujve vijne nga lashtėsia dhe kan rrenjė shumė tė thella.Ato jane shumė mė tė herėshme se fetė .Shqiptarėt kan tradita qė vin qe nga koha e ilireve,atehere kur prej tyre nuk ishte prqafuar as feja kristjane,pa le ma feja islame qė u pėrqafua disa shekuj mė vonė.Pra,nė kuptimin e vėrtetė tė tyre, traditat kan tė bėjnė me identitetin e njė populli.Janė pikėrisht, kėto tradita ,kėto veti fizike,morale e shpirtėrore qė e bėjnė shqiptarin tė dallueshėm prej njė kombi tjetėr. Mbėshtetur mbi kėto tė verteta,mund tė pohojmė me plot gojėn se njė individ i lindur nga prindėr shqiptar i pėrket kombėsisė shqiptare dhe asnjė kombėsie tjetėr.Njė i porsalindur nuk ka fe,as ndonjė ideologji tjetėr,por pėrkatėsinė etnike e ka. Tė pretendosh,apo tė propogandosh ndėrrimin e traditave shqiptare,pėfshirė dhe traditėn e martesave,me njė traditė tjetėr- arabe,latinė,induse,kineze etj,edhe nė se vepron nė emer tė fesė,prap se prap nuk mund tė jetė e pėrligjur,pasi kjo tjetėrson kombin tend tė cilit i takon. Besimtarėt,pėrfshirė dhe hoxhet,priftėrinjt apo klerikė tė tjerė,para se tė jenė tė tillė ata i pėrkasin njė kombėsie tė caktuar,nė rastin konkret ata jan shqiptar.Pavarėsisht se kan mbaruar studimet teologjike nė Itali,Arabi apo ne ndonje vend tjėr,dhe kan marr diēka nga tradita dhe kultura e ati vendi,ata kan pėr detyre tė kryejn nė popull sherbesat fetare tė asaj feje qė i pėrkasin dhe jo tė propogandojnė ndrrimin e traditave shqiptare,pėrfshire edhe martesat tradicionale,me traditat dhe kulturėn e njė vendi tjetėr.Pėrpjekja pėr tė mohuar apo shvleftėsuar traditat shqiptare do tė thotė tė mohosh identitetin e popullit tėnd,mė sakt - tė punosh pėr shkombėyarizimin e tij. Vėnja e theksit pikėrisht mbi kėto aspekte ėshte i domosdoshėm, pėr faktin se, shpesh herė disa klerikė shqiptar,veēanarisht disa hoxhe,nė vend qė tė bėjnė punėn e fesė,merren me disa tradita te popullit toneė,pėr ti ndryshuar ato,kinse po rrenjosim nė vendin e tyre traditat islame. Njė nga kėto tradita qė ata po pėrpiqen ta tjetėrsojnė ėshtė tradita e martesės ndėr shqiptar.Disa hoxhallarė si Omer Bajrami nga Kosova,jo njė here e ka ngrit zėrin kundėr traditės shqiptare tė martesės,duke u pėrpjekur ta konvertojė atė nė traditėn islame tė martesės Ai,duke cituar dhe interpretuar disa ajete Kur’an-ore thotė se,edhe nė shoqėrinė shqiptare duhen aplikuar martesat brenda fare e fisit,midis njėrėzve me lidhje gjaku,siē janė martesat me vajzėn e axhės,tė hallės tė tezes etje. “Nuk mbetet asnjė dyshim – thotė Hoxhė Omer Bajrami ,se martesa me vajzėn e axhės ėshtė e lejuar, dhe nuk ka asnjė argument qė e ndalon atė,nuk ka asnjė prej dijetarėve qė e ka ndaluar njė martesė tė tillė, dhe kjo ėshtė ēėshtje e njohur nė Islam, edhe pse nė vendet tona, dhe sipas traditės tonė, njė gjė e tillė ėshtė absurde dhe e pamundshme, por ne duhet qė tė ndėrrojmė traditat duke u kapur pėr argumentet e Islamit, e jo tė ndėrrojmė vendimet e kėsaj feje tė pastėr, duke u kapur pėr traditat tona.” Eshtė pėr tu habitur se pse ky hoxhė kėmbėngul posaqėrisht tek ky problem, a thua se djemtė dhe vajzat shqiptare kan ngelur nė pike tė hallit pėr tė gjetur bashkėshortėt e tyre sipas traditės shqiptare,jashtė lidhjeve tė gjakut,dhe tani u dashka martuar benda farėefisit tė tyre?! Pse vallė Hoxhė Omer “Shpėtimtari” ka marr rolin e “sekserit”pėr t’i martuar ata me kushėrirat dhe mbesat e tyre?! Dhe kėtė e bėn duke e ditur fort mire se,Kur’an-i Islam nuk i kufizon as nuk i ndalon martesat midis njerėzėve pa lidhje gjaku me njėri-tjetrin,ēka ėshtė dhe nė traditėn tone.Por,edhe ne se ato lejohen nga Kur'an-i,kjo nuk do te thote aspak se behen te detyrueshme prej tij.Hoxhe Efendiu e din fare mire se,jo cdo gje qe lejohet eshte e detyrueshme per tu bere.Ndaj tingellon djallėzore dhe antishqiptare propaganda e tij nė favor tė martesave midis njerėzve me lidhje gjaku.Ajo,nuk i sherben aspak fese Islame,perkundrazi ka per qellim t'i kunderveihet hapur traditės shqiptaret te martesave,vetėm e vetem pėr ta shvleftėsuar dhe pėr ta zėvendėsuar ate me traditėn arabe te martesave.Madje ky hoxhe shkon deri ne absurd kur thote “se nuk ka asnjė prej dijetarėve qė e ka ndaluar njė martesė tė tillė…” Sikur Hoxhe Efendiu i paska lexuar tė gjitha ato qe kan thene dhe thonė shkencėtaret e dijetarėt biologė,antropologė,sociologė etje.nga e gjithė bota, lidhur me martesat,te cilat jan themeli i trashegimėrisė njerėzore. Kur ballafaqohemi me qėndrime tė tilla antishkencore dhe antishqiptare ,na duhet tė kujtojmė njė ligjeratė tė At Anton Arapit,i cili rreth nėntėdhjetė vjet mė pare thoshte: “Armiku i shqiptarit s’ka ėmėn,s’ka fe.Armiku i njerėzve tė lire asht ai qė me pushkė nė sy e me torbėn e grabitsit nė krah kalon kufijt e vizuem me gjak shqiptari. Ai qė shkel trashegimninė e ruejtun ndėr shekuj me dashuni e heroizėm; ai asht anmiku. “ Nė tė vėrtetė,prej kėtyre shqiptarve tė shkolluar jashtė vendit,nė lindje apo nė prendim,pėrfshirė dhe klerikėt,tė cilėt nuk i kemi tė pakte,Atdheu dhe kombi pret shumė. Ata,jo vetėm duhet tė ruajn si sytė e ballit vlerat e kulturės sonė kombėtare,po dhe tė punojnė me tė gjitha forcat pėr kombinimin e vlerave reale njerėzore, mbi tė cilat mbėshtetet kultura botėrore me vetitė dhe vlerat e shpirtit tė shqiptarit.Lidhur me kėtė At A.Arapin theksonte se, “Ne duhet tė bahemi njerėz nė kuptimin e vėrtetė tė fjalės,po dhe duam tė jemi shqiptar dhe jo kozmopolitė. Dom tė marrim kulturėn njerėzore, pshtetė ndėr parime tė pa luejshme tė ditunisė e tė moralit botėror,po duam qė edhe kultura njerėzore nė Shqipėri e nė shqiptarė tė pėrftohet e tė shfaqet me formėn,me frymėn,me shpirtin e me karakterin shqiptar. Duke pėrpajnė nė jetėn tonė parimet mbi tė cilat mbėshteten vlerat njerėzore,duhet tė shikojmė mirė,qė nė njėrėn anė tė mos humbasim vlerat tona si shqiptar,me zhdukjen e karkteristikės tonė,po pėrkundrazi t’i ngrejmė kėto karakteristika nė kulmet e zhvillimit,qė kultura shqiptare tė mundet tė hyj si gjymtyrė e shėndoshė e organike nė kulturėn e pėrbotshme.Ky ėshtė misioni ynė.Kjo ėshtė detyra jonė” II - Tani le ta shohim problemin nė pikėpamje shkencore,ēka ėshtė dhe mė e rėndėsishmja ,pasi efekti (pasojat) e kėtyre martesave janė tė pashmangshėm si pėr ata qė i quajn tė moralshme si pėr ata qė i quajn tė pa moralshme martesat me bashkėgjakėsi.Si pėr ata qė i kan tradicionale,si pėr ata qė nuk i kan tradicinale keto lloj martesash.Me njė fjalė,shkenca ėshtė shkencė dhe ka ligjet e veta tė paluejtshme. Si e till jep objektivisht frutet ose ndėshkimet e veta,duam apo nuk duam ne. Biologu dhe antropologu i madh Aleksandėr Ghigi ka studiuar gjatė nė kafshėt ibritizimin intėrspecifik,d.m.th atė trajtė ibritizimi qė rrjedh nga kryqėzimi i dy rracave shumė tė largėta ose midis dy specieve shumė tė afėrta. Nga kėto eksperimentė ka vėnė re se lindin metiēe (hibrite) dizarmonike dhe se njėri nga sekset ėshtė shterpė. Nėrsa shkencėtari francez Albert Pėrbal,nė vitin 1938,shkon edhe mė tej kur thoshte:“Metiēi* ėshtė i dėnuar me trubullime shpirtėrore,ėshtė shkak prapėsimi e shkatėrrimi,ėshtė njė plagė nė evolucionin e natyrshėm.” Deri nė fillim tė shek.XX,shumica e studiuesėve qė jan marr me ligjet e trashėgimisė njerėzore interesoheshin kryesisht pėr kėrkimėt farefisnore. Aspekteve tė tjera tė gjenetikės njerėzore,veē disa studimeve mbi pasojat e martesave ndėrmjet kushėrinjve (martesa me afėrsi gjaku),nuk iu kushtua rėndėsi. Njė nga shkencėtarėt qė u interėsua seriozisht pėr pasojat e martesave me bashkgjakėsi ishte Ēarl Darvini, i cili edhe vetė ish martua me kushėrirėn e tij tė parė. Rezultatet e eksperimenteve tė tij nė kryqėzimin e bimėve e ēuan atė nė pėrfundimin se, pasardhėsit e kryqėzimeve ndėrmjet organizmave pa lidhje farefisnore (pa bashkėgjakėsi) ishin mė tė fuqishme se sa ata tė kryqėzimeve brenda fisit (me bashkėgjakėsi). Ndėrsa neurologu francez Menier,me 1865,hodhi hipotezėn,sipas tė cilės “shurdhėsia ėshtė mė e shpeshtė te pasardhėsit e martesave me afėrsi gjaku”. Biologėt thonė se pjesa mė e madhe e pėrmirėsimit tė pjellės nė krahasim me prindėrit rrjedh nga mėnyra me tė cilėn bashkohen genet e prindėrvet. Genet* caktojne fatin e organeve tė trupit e tė zhvillimit fiziologjik e shpirtėror tė njeriut. Kur bashkohen dy vetė qė janė farefis,ka tė ngjarė qė genet e meta tė gjenden nė njė ēift tė pėrbashkėt,dhe si rrjedhim,fėmijėt tė lindin me tė meta. Kjo ėshtė arėsya kryesore pėr tė cilėn nga prindėrit qė nuk janė tė njė gjaku,e posaqerisht nga ata qė janė prej viseve tė ndryshme lind zakonisht njė pjell e mirė. Shumė nga sėmundjet qė kalojnė prej prindėrve tek fėmijėt nuk ndahen kurrė prej krahinave as prej klasave shoqėrore qė bėjnė martesa midis farefisit. Pėrveē tė tjerash,kėto popullsi vuajn shumė prej tė metave shpirtėrore e kretinizmit qė shoqėron lengatat e lidhura me gjendrėn tiroide. Duke shtuar se endogamia e shkaktuar prej veēimit gjeografik jep,ndofta lindje mė tė shumta,dhe prandaj nuk i sjell dėm shtimit demografik,por ėshtė provuar se nė kėto lindje ka numėr mė tė madh meshkujsh se sa femrash e parandaj, nga mungesa e barazisė nė sekse,lind nevoja e pėrdorimit pėr qellime martese tė tė gjithė elementėve tė seksit mė tė pakėt nė numėr,dhe nė qoftė se kėta elementė kan tė meta trupore oe mendore.Pėr rrjedhojė, do tė kemi pjell me tė meta trupore ose mendore qė shtohen prej njė brezi nė tjetrin.Gjithashtu studimet e shumta dhe tė hollėsishme kan vertetuar se ndėr pasardhėsit e martesave me bashkėgjakėsi ka njė rritje tė vdekshmėrisė pas lindjes,tė shpeshtėsisė tė keqformime dhe tė prapambetjes mendore. Pėr shkak se shfaqja e kėtyre anomalive nuk ėshtė aq masive sa tė bijere kollaj nė sy si njė rrezik i dukshėm,ka ēifte qė i pranojnė kėto lidhje martesore. Situata paraqitet shumė mė ndryshe nė se nė familje ka njė sėmundje recesive* (tipar i individve homozygote* pėr nje gen tė caktuar). Reziku qė dy kushėrinj tė lindin njė tė sėmurė ėshtė mė i madh se pėr bashkėshortėt pa bashkėgjakėsi. Pėrshembull nė se dy kushėrinjė kan njė xhaxha fenilketonurik* rreziku i tyre pėr tė lindur njė pasardhės tė sėmurė ėshtė 1/36,ndrėrkohė qė ky rrezik pėr bashkėshortėt pa bashkėgjakėsi ėshtė rreth 1/10000. Martesat ndėrmjet kushėrinjėve kan rrezik tė rritur,jo vetėm pėr lindjen e fėmijės homozigot* pėr genin recesiv defektoz,por edhe pėr lindjen e fėmijės me sėmundje shumėgjenetike.Nė rast se nė familje ka njė sėmundje recesive,rreziku i lindjes sė njė fėmije tė sėmurė nga martesa ndėrmjet dy kushėrinjve tė pare ėshtė shumė mė i lartė se martesa ndėrmjet njerėzve ēfardo nė popullsi.Pėr sėmundjet e rralla recesive,ėshtė vėnė re se shpeshhere prindėrit e tė sėmurėve kan bashkėgjakėsi. Afėrsia e gjakut shton mundėsinė qė individėt me bashkėgjakėsi tė kenė trasheguar tė njejtat gjene nga paraardhėsi i tyre i pėrbashkėt.Nė fakt probabiliteti qė dy kushėrnj tė pare tė bartin tė njejtin gjen ėshtė 1/8,ndėrsa pėr dy individ ēfarėdo ky probabiliteti ėshtė shumė mė i ulėt. Duke pėrmbledhur,mundė tė thuhėt se rreziku i lindjes sė fėmijėve mė anomali nga martesat ndėrmjet kushėrinjėve eshtė mė i lartė se nė martesat pa bashkėgjakėsi. Ėshtė provuar shkencėrisht se, rreziku pėr tė lindur fėmijė tė sėmurė nga martesa tė tilla(motėr-vėlla,prind-fėmijė,xhaxha-mbesė etj.) ėshtė shumė mė i lartė . Kėshtu,ky rrezik ėshtė rreth 1 me 4 pėr prapambetje tė thella mendore.,1/10 pėr sėmundje recesive dhe 1/15 pėr keqformime tė rėnda. Nje shembull tipik i shfaqjes se anomalive tė theksuara tek pasardhėsit e dy prindėrve me afėrsi gjaku eshte ai i Faraonit tė famshėm Egjyptian Tutankhamon i cili ishte pjella e dy prindėrve tė njė gjaku.Shkencėtarė biologė,arkeologė dhe antropologė pas studimeve tė gjithėanshme qė i kan bėre mumjes sė tij,pėrfshirė dhe analizat e hollėsishme gjenetike tė familjes sė faraonit , kan arritur nė pėrfundimin se Tutankhamon ishte fryt i njė incesti,prindėrit e tij ishin motėr e vėlla,dhe se kishte njė deformim nė kėmbėn e majtė,kishte gjoks femėror dhe dhėmbėt e sipėrme tė nxjerr. Nė pėrfundim ėshtė i rendėsishme tė kuptohet fakti se,kufizimet e raporteve gjinore tė burrit dhe tė gruas nuk vijnė vetėm si njė kėrkesė morale,zakonore apo fetare, por ato nė rradhė tė parė janė tė bazuara nė ligjet gjenetike.Sipas ligjit gjenetik burrit i ndalohet martesa me mbesėn dhe me tė gjitha femrat qė hynė nė tė afėrmit e brezit tė pare. Po kėshtu, femrės i ndalohet martesa me gjyshin,kushėrinjtė dhe me tė gjithė meshkujt qė hyjnė nė tė afėrmit e brezit tė pare tė saj. Pėr t’i bėrė ball kėtij rreziku qė i kėrcėnohėt racės sonė,duhet tė pėrdorim ēdo mjet propogande pėr pėrgjithėsimin e ekzogamisė,dmth tė martesave tė atyre qė s’jan prej njė gjaku ose qė banojnė ndėr krahina tė ndryshme. Kėtė parim duhet tė kėn ndėrmend edhe burrat e shtetit qė do tė mirren me kolonizimin e brendshėm. Nė zonat ku do tė bėhet ky kolonizim duhet tė mblidhen,me sa tė jetė e mundur mė shumė, familje tė katundeve, fiseve dhe tė krahinave tė ndryshme.Rėndėsi tė madhe pėr pėrmirėsimin e racės kan edhe martesat midis muslimanve dhe kristjaneve. Kėto, pėrveē se krijojnė ato lidhje shpirtėrore qė fuqizojnė bashkimin kombėtar,pėr shkak tė ekzogamisė sė sigurtė, ndalojne degjernerimin e racės duke nxjerr pjellė tė shėndoshė shpitėrisht e trupėrisht. Raca shqiptare ėshtė e bukur.Studimet antroplogjike e mbajnė si njė nga racat mė tė pastra e mė tė bukura t’Evropės.Veēanarisht thuhet se ka njė bukuri plastike te vecantė. Kjo,siē thotė antropologu J.Milaj,”ka fizionomi somatike e shpirtėrore qė na pėrmbledh nė gjirin e races ariane,nė kuptimin e matur e shkencor qė i jepet kėsaj race.” Nėrsa Ami Boue,vinte ne dukje se,”... shqiptarėt te kujtojnė tipat mė tė bukur tė malesorve sviceranė me fytyrė vezake,me hunden e gjatė e tė hequr,me trupin e tyre mė shumė tė hollė se tė trashė e me trajtat e hedhura.” Nė kohėn e sotme,kur gjaku i shqiptarit ėshtė mė i shprishur se kurrė ndonjė herė mė parė,dhe kjo ka ndodhur kryesisht pėr shkak tė emigracionit,secili shqiptar,kudo qė jeton e punon nė botė,ka obligimin e madh tė ruaj identitetin e tij shqiptar, racėn tonė tė bukur,doket dhe zakonet tona,dhe tė jetė shumė i kujdesėshėm nė lidhjet martesore.Njėqint e ca vjet mė parė albanalogu i njohur Ludwik Thalloczi thoshte me kėnaqėsi tė vertetėn e madhe se: “Nuk ka njė popull tjetėr nė Ballkan,as ai i Greqisė sė re,qė mundet me e ndjek historinė e fisit tė vet ashtu me rend gjenealogjik,qysh prej kohėve mė tė lasht e deri nė ditė tona,si populli shqiptar”. A nuk ėshtė kjo njė nga traditat mė tė bukura tė popullit tonė,tė cilėn duhet ta ruajmė? Ruajtja e saj do na ndihmonte pėr ruejtjen e identitetit tonė,pėr njohjen e vetėvetes dhe tė afėrmve tanė. Kjo,nga ana tjetėr do tė luante rol tė rėndėsishėm tek brezat e sotėm dhe tė ardhshėm pėr tė evituar martesave me bashkėgjakėsi,tė cilat munė tė ndodhin edhe pėr shkak tė mosnjohjes sė lidhjeve farefisnore.
Fjalorth:
*Koromozomi = Pjesė pėrbėrėse e bėrthamės sė qelizės qė ka rol pėrcaktues nė trashegimninė dhe nė zhvillimin e qenjes sė gjallė. *Geni = Pjesė e molekulės sė ADN-sė qė ėshtė njėsia bazė e trashegimėrisė. *Metiēet = Pjellė e kryqėzimit tė dy racave tė ndryshme tė njė specie. *Lokus = Vendi i njė geni nė kromozom. *Alele = Formė e ndryshuar e njė geni qė ndodhet nė tė njejtin lokus tė kromozomit homolog. *Homozigotė = Individ qė nė tė njejtėn lokus tė dy kromozomeve homologe ka te njejtat alele. * Recesiv = tipar qė shprehet nė individėt homozigotė pėr njė gen tė caktuar
*Fenilketonuria = Sėmundje gjenetike qe shfaqet me prapambetje tė thellė mendore dhe konvulsione tė shpeshta.
Dode Progni
Dode Progni

Shteti : Tirane
Postime : 78
Kyējet nė forum : 15673
Regjistruar mė : 2010-04-09
Profesioni : Historian-Pension

Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum