Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Xhindi

Go down

Xhindi Empty Xhindi

Post by Teuta_Pr Wed 21 Jan 2015, 21:59

Banorėt e njė fshati tė vetmuar ishin shumė tė shqetėsuar, veēanėrisht gratė dhe fėmijėt. Afėr, nė pyllin e tyre tė dashur, ku djemtė dhe vajzat humbisnin herė pas lulėshtrydheve, herė pas kėrpudhave, zuri vend njė “xhind”.  Sapo vinte nata, nėpėr pyll, endeshin tė qeshura tė forta, vėrshėllima, mjaullitje dhe britma tė frikshme, tamam sikur po mbytnin dikė. Tė qeshurat dhe thirrjet “au” tė ngrinin flokėt pėrpjetė. Fėmijėt jo vetėm natėn, po dhe ditėn trembeshin tė shkonin nė pyllin e tyre tė dashur, ku mė parė dėgjohej vetėm kėnga e bilbilit.
Mė nė fund kjo e mėrziti njėrin nga fshatarėt e rinj, Egorin.
-Pritni, moj gra, -tha ai. –Unė do t’jua sjell xhindin tė gjallė.
Priti Egori mbrėmjen mori thesin, pushkėn dhe u drejtua pėr nė pyll, duke mos i pėrfillur tė luturat e gruas sė tij frikamane. Gjithė natėn u end nėpėr pyll. Gjithė natėn nuk fjeti gruaja e tij dhe me tmerr dėgjoi xhindin tė qeshte fort dhe tė thėrriste “au” gjer nė agim.
Vetėm nė mėngjes u duk Egori tė dalė nga pylli. Ai zvarriste thesin, ku duhet tė ishte ndonjė gjė e madhe dhe e gjallė. Njėrėn dorė Egori e kishte tė lifhur me leckėvdhe nga lecka dukej qė ishte me gjak. Njerėzit nga tė gjitha anėt u mblodhėn nė oborrin e fshatarit dhe me frikė panė se si nxori ai prej thesi njė lloj zogu tė paparė kurrė, leshtor, me veshė, me sy tė mėdhenje tė kuq. Ai qėllon me sqepin e shtrėmbėr, lėviz sytė, me kthetrat e mprehta rrėmon tokėn. Laraskat dhe stėrqokat, porsa e panė pėrbindėshin filluan ta godasin. Zhurmė dhe britma tė frikshme u pėrhapėn.
-Bufi! – thirri njė plak. –Unė ju thashė se gjithė kėto ēapkėnllėqe i bėn bufi.
Teuta_Pr
Teuta_Pr

Postime : 54
Kyējet nė forum : 18171
Regjistruar mė : 2007-10-22

Back to top Go down

Back to top


 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum