Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mulliri shekullor i Hasit

Go down

Mulliri shekullor i Hasit Empty Mulliri shekullor i Hasit

Post by Naki Mon 06 Apr 2015, 00:26

Mulliri shekullor i Hasit 940x4610
Janė tė rrallė ata qė kalojnė pėr herė tė parė nėpėr shiritin e rrugės sė asfaltuar, qė lidh fshatrat e Hasit me Prizrenin dhe Gjakovėn, e qė diku nė mes tė kėtij boshti rrugor, tė mos e vėrejnė “Mullirin me Ujė” tė Kushninit, qė ruan karakteristikat e ndėrtimit tė vjetėr me gurė e tė mbuluar me rrasa, aty skaj rrugės. Nė anėn e majtė tė kilometrit 27 tė rrugės Prizren-Gjakovė qė kalon nėpėr Has, teksa ofrohesh jashtė dėgjon zhurmėn e rrjedhės sė ujit, ndėrsa nga brendia vjen ritmi i “ēakalleve” tė cilat i rrah rrotullimi i gurit, qė bluan drithin.
Mėnyra e ndėrtimit tė tij ėshtė unike, pasi ai punon nga uji qė rrjedh nga burimi poshtė malit Pashtrik. Mulliri ndodhet tek pėrfundon gryka e rrjedhės sė dy gurrave, asaj fshatit Kushnin dhe Kabash, bashkohen mes vete, ndėrsa rėnia e ujit pėrmes lugjesh vė nė lėvizje gurin i cili pastaj misrin e shndėrron nė miell. Bluarja ende vazhdon nė mėnyrė tradicionale, ndėrsa edhe disa pjesė si gurėt e lugjet kanė mbetur tė vjetra.
“Mulliri me Ujė”, siē njihet nga banorėt, tashmė ka disa hisedarė tė familjes Shatri, ndėrsa thuhet tė jetė ndėrtuar rreth 300 vjet mė parė. Selman Shatri,  plaku qė tashmė punon se bashku me djalin e tij, thotė se ai di pėr trashėgimtar deri nė pesė breza,  derisa si pronarėt e parė ka dėgjuar tė kenė qenė familja e Dull Musajve tė Morinės, tė cilėt nga bjeshkėt e Kushninit tė Shkretė, nė Pashtrik kishin zbritur poshtė nė fshat, ku gjenden edhe tash.
“I pari nga familja jonė ka qenė Din Avdyli. Tashmė jemi disa hisedarė, por pas vdekjes sė vėllait Rexhepit, qė ka punuar mė gjatė, askush mė nuk ėshtė i interesuar mė tė punojė nė mulli, kėshtu qė kam mbetur vetėm me djalin”, tha ai pėr “Zėrin”.
Nė mulli janė dy gurė tė cilėt ende bluajnė misėr. Shatri tregon gurėt janė harxhuar pak,  por ata punojnė dhe herė pas here i duhet t’i presė e cokat pėr tė bluar.
Ai tregon se mulliri ka punuar pa ndėrprerė, ndėrsa njerėzit kanė pritur deri nė dy javė nė rend pėr tė bluar. Mullisi, njė burrė afėr tė 80-ve thotė se tashmė klientėt janė jo vetėm nga rajoni i Hasit, por edhe nga ai i Gjakovės e Rahovecit. “Gjithnjė e mė shumė po rriten kėrkesat pėr tė bluar pėr bukė misri, qė sipas mjekėve po bėhet mė e shėndetshme nė kushtet aktuale”, tregon Shatri, duke shtuar se tashmė punon vetėm gjatė ditės, ndėrsa bluan 200 deri nė 300 kilogramė varėsisht nga sasia e ujit qė sjell lumi.
Pensionisti Gjafer Hamza, thotė se herė pas here shkon nė mulli, pasi i pėlqen mielli i bluar nė mėnyrė natyrale dhe buka e misrit, tė cilėn e preferon shumė, pasi nuk pėrmban asnjė preparat kimik, tė cilat janė tė dėmshme pėr organizimin. “Prindėrit tanė kanė ngrėnė kryesisht bukė misri dhe kanė jetuar pa ndonjė ankesė nga lukthi, ndėrsa tashmė po shoh disa tė rinj qė pėrdorin tableta kundėr dhimbjeve nė bark, qė mendohet se janė shkak edhe i bukės qė hamė sot”, shprehet ai teksa tregon se edhe vet ėshtė vital.
Nė mungesė tė ujit mulliri bėn punė sezonale. Verės nis punėn nė muajin nėntor, ndėrsa varėsisht nga reshjet punon deri nė qershor.
Pavarėsisht qė ėshtė njė nga objektet e rralla jo vetėm tė kėsaj natyre, por edhe nga ndėrtimi krejtėsisht me gurė, qė paraqet diēka tė rrallė pėr kohėn, deri tash ka munguar pėrkujdesja institucionale.
Samir Hoxha, drejtor i Qendrės Rajonale pėr Trashėgimi Kulturore (QRTK) nė Prizren qė ushtron pėrgjegjėsitė nė kuadėr tė MKRS-sė, ka thėnė pėr “Zėrin” se mundėsitė buxhetore kanė diktuar klasifikimin e prioriteteve, ndėrsa kėtė vit ėshtė riparuar “Mulliri i Tabakhanes” nė Prizren. “Pėr kėtė vit kemi hartuar njė numėr projekt-propozimesh pėr masat preventive, tė cilat janė paraparė si ndėrhyrje emergjente nė disa objektet tė trashėgimisė e ndėr to ėshtė edhe Mulliri i Rexhep Shatrit nė fshatin Kushnin”, ka thėnė ai, teksa ka treguar se e tėra varet nga buxheti.
Mullisi Shatri tregon ndėrkaq se pėr shkak tė dėmtimit, verėn qė shkoi i ėshtė dashur tė ndėrhyjė me mjetet vetanake pėr ta riparuar kulmin dhe derėn, ndėrsa mė tė nevojshėm po ashtu ka rregullimin e kulmit dhe tė lugjeve tė ujit.
Mulliri thonė se ka shėrbyer shumė jo vetėm pėr banorėt e kėsaj ane, por edhe pėr luftėtarė, pėrfshirė edhe ata partizanė e ballistė, si dhe sė kohėn e fundit edhe pėr ata tė UĒK-sė.
Mulliri i Kushninit vizitohet edhe nga tė huaj e vendas. Pėrveē nga Kosova, ka vizitorė edhe nga Gjermania e vende tė tjera, disa prej tė cilėve janė me mision nė vendin tonė.
Nė mulli ndodhet edhe dhoma e mysafirėve, e njohur si Oda e zjarrit. Nė rrjedhėn e lumit Dėshtica tė Hasit, ku derdhet uji i gurrave tė fshatit Kushnin, Kabash dhe Demjan ishte edhe Mulliri i Xharrės nė fshatin Ramajė, por nė mungesė tė pėrkujdesjes sė shtetit, vite mė parė ai ėshtė shkatėrruar./zeri.info/
Naki
Naki

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9124
Kyējet nė forum : 25642
Regjistruar mė : 2007-05-29

https://naki.albanianforum.net

Back to top Go down

Back to top


 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum