Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

NJĖ PEJAN NĖ NJU JORK - VALON LAJĒI

Go down

NJĖ PEJAN NĖ NJU JORK - VALON LAJĒI Empty NJĖ PEJAN NĖ NJU JORK - VALON LAJĒI

Post by Dardania Sun 12 Apr 2015, 18:15

NJĖ PEJAN NĖ NJU JORK - VALON LAJĒI U3_valon1
Nga BEQIR SINA, New York




Lajēi : ''Shpresoj se do tė vizitoj edhe vende tė tjera tė botės, por si Rugovėn nuk do tė gjej askund.''

BRONX - NEW YORK : Valon Lajēi ka lindur mė 20 gusht tė vitit 1988 nė Pejė tė Kosovės. Prindėrit dhe gjyshėrit e tij janė nga Rugova Pejės. Kujtimet e tij tė fėmijėrisė janė tė lidhur me gjithēka qė ka tė bėjė me qytetin e tij tė lindjes, saqė kurdo qė ta pyesėsh ai e quan veten rugovas dhe pėr kėtė ėshtė shumė krenar. Megjithėse fati e ka dashur qė si fėmijė, ai tė shėtis gati tėrė Evropėn, tėrė kontinentin e Amerikės Veriore, mirėpo asnjėherė, Valoni thotė: "S’e kam ndier veten si nė Rugovėn e gjyshėrve dhe prindėrve tė mi. Nuk kam parė vende mė tė bukura se atje. Shpresoj se do tė vizitoj edhe vende tė tjera tė botės, por si Rugovėn nuk do tė gjej askund.

Shaban Lajēi babai i tij i cili lėshoi vendin e tij dhe u vendos nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, ėshtė aktor, intepretues, instrumentist dhe recitues i talentuar, ai ka lindur nė fshatin Drelaj tė Rugovės - Pejė, ku kaloi fėmijėrinė dhe njė pjesė tė rinisė, pėr t'ju bashkuar artistėve shqiptarė dhe veprimtarive tė shqiptarėve tė Amerikės. 

Kur isha dhjetė vjeē, thotė ai pėr gazetėn kombėtare Bota Sot, fati e deshi qė ta braktisja Kosovėn. Ishte kohė lufte dhe unė isha nė shkollėn fillore "Xhemajl Kada" nė lagjen Fidanishtė tė qytetit tė Pejės. Sė bashku me prindėrit lėshuam atdheun. Ishte kohė lufte dhe represioni nga ana e regjimit serb. Njė pjesė e madhe e popullatės shqiptare u dėbua nga trojet e veta. Njė pjesė e madhe edhe u vra dhe u masakrua. Ende nuk dihet pėr fatin e mijėrave personave as sot, 12 vjet pas pėrfundimit tė luftės. Shumė shtėpi u dogjėn. Vendi ishte nė luftė dhe u shkatėrrua shumė.

Gjatė asaj kohe shumė shqiptarė tė Kosovės morėn rrugėn e arratisė. U larguan nga Kosova dhe mėsyen rrugėt e botės. Kush nė Europė e kush nė Amerikė. Fati e deshi qė edhe unė si fėmijė tė lėshoja vendin tim. Tokėn e tė parėve tė mi. Fillimisht unė dhe prindėrit e mi u vendosėm nė Belgjikė, por pas njė kohe vendosėm tė vinim nė SHBA.

Rruga pėr tė ardhur nė SHBA ka qenė e gjatė dhe e mundimshme. Valoni tregon se ai dhe familja e tij kanė pėrjetuar shumė vuajtje, shumė peripeti. Simbas rrėfimit tė tij thuhet se pasi qė ata shetitėn pothuajse gjithė SHBA-nė, arritėn tė vendosen nė njė lagje emigrantėsh tė New Yorkut - Bronx e cila ka dhe numėrin mė tė madh tė familjeve kosovare, sepse nė Bronx ata kishin shumė anėtarė tė familjes, shumė bashkėkombas, por edhe njė pėrparėsi pėr emigrantėt e rinj.

Kėshtu vazhdoi jeta ime. Vazhdova tė shkoja nė shkollė kėtu. Nė Bronx vazhdova shkollėn prej klasės sė 7-tė e deri nė vitin e dytė tė shkollės sė mesme. Pėrvec gjuhės angleze, mėsova edhe gjuhėn spanjishte dhe e pėrmirėsova gjuhėn frėnge qė e kisha mėsuar nė Belgjikė gjatė qėndrimit tonė atje pėr rreth dy vjet me radhė.

Shpėrngulja nga Nju Jorku nė Stamford tė Kenerikes ( Connecticut)

Nė fillim tė vitit tė dytė tė shkollės sė mesme, sė bashku me prindėrit ata shkuan nė qytetin e Stamfordit tė shtetit tė Kenerikės (Connesticut-it). Shkollė e mesme Valoni e vazhdon nė Stamford High Scholl, tė cilėn e mbaron nė qershor tė vitit 2006. Pasi qė mori diplomėn e kėsaj shkolle, tenton tė provojė dicka tė re nė Amerikė. Nga Stamfordi ai bartet me gjithė familje pėr nė Phenix tė Arizonės, me qėllim qė tė punoja dhe tė shkollohesha nė Arizona State University, njė kolegj shumė i njohur nė Vest Coast. Pas 6 muajve tė qėndrimit nė Phenix vendos tė kthehet pėrsėri nė Nju Jork.

Menjėherė pasi qė arrinė nė Nju Jork fillonė tė punoja nė njė kompani tė sigurimeve. Punėsimi nė kompani tė sigurimeve i mundėsoi tė punojė nė shumicėn e ndėrtesave qė ndodhen nė qytetin e New York-ut, Manhattan, nė disa prej tė cilave ėshtė si qendra tregatre e BMW, qendra financiare nė Wall Street, nė qendra tė njohuar tregtare e financiare nė Harlem, Midtown etj.

Valoni rrefehet se "Pasi hoqa merakun e punės nė kompaninė e sigurimeve, pashė qė kjo punė nuk ėshtė pėr mua. Ėndrrat e mia ishin shumė mė tė mėdha, tė cilat mund tė realizoheshin vetėm pėrmes shkollimit tim tė mėtejmė."

Kėshtu, ai vendosi tė vazhdojė studimet, me mbėshtetjen e plotė tė prindėrve. Duke u regjistruar nė Borough of Manhattan Community College, BMCC. Nė shtator tė vitit 2007 fillon studimet pėr biznes nė degėn e kontabilitet (Accounting).

Gjatė studimeve nė Stamford High School, dy vjet tė fundit kam studiur kontabilitetin dhe kjo ishte arsyeja qė zgjodha kėtė drejtim nė degėn e Biznesit. Tashmė isha i informuar pėr kėtė lėmi, por e kam pasur edhe pasion.

Gjatė studimeve nė BMCC, ishte aktiv nė Campus, me disa organizata dhe aktivitete, sic ėshtė Student World Assembly (Assamblea e Studentve tė Botės), Financial Litteracy Ambasador, Peer Mentor, dhe BMCC Accounting Club. 

BMCC Accounting Club, duket se ishte mė i favorshmi pėr pejanin Valon Lajēi. Aty ai ishte aktiv gjatė gjithė studimeve. Ka pasur edhe role udhėheqėse si, nėnkryetar, e gjatė semestrit tė fundit ai ka qenė edhe Kryetar i Organizates Studentore.

Kėtu nė New York fillon aktiviteti me komunitetin shqiptarė

I lidhur edhe ai si gjithė shqiptarėt e Amerikės, me vendlindjen e tij duke parė aktualitetin politik mendon se "Serbia duhet t’i kerkojėparparakishtė falje Republikes sė Kosovės, e pastaj duhet tė paguajė dėmet. Pastaj Serbia e Kosova mund tė fillojnė bisedimet ndėrshtetėrore si dy shtete tė pavarura dhe sovrane. Atėherė kur Serbia do ta njohė Republikėn e Kosovės, atėherė mund tė fillojnė bisedimet pėr tregti, siguri etj" shprehet qartė Valoni.

Nė verė tė viti 2009, Valoni sė bashku me disa shokė dhe shoqe shqiptare, nga Kosova Shqipėria dhe viset shqiptare morėn pjesė nė Paradėn e Imigrantve Ndėrkombėtarė. Duke pėrfaqėsuar Shqiperinė ata e quajtėn kėtė paradė "Paradė Shqiptare". Nė kėtė para morėn pjesė mijra vetė dhe ka qenė njė ndėr paradat mė tė mėdha qė e kan organizuar shqiptarėt nė SHBA. Nė paradė morėn pjesė edhe Joseph Diogradi, Sherely Cloyes Diogurdi, Ansambli Folkloik Rugova, Grupi Valltar i Waterburyit, Grupi Rozafati, Bashkimi Kombėtar, kėngėtarė, po ashtu kishim edhe yllin a njohur Tony Dovolani, etj.

Nė shtator tė vitit 2009, Valoni fillon vitin e tretė tė studimeve nė Kolegjin "Lehman".Tashmė mbasi ai kishte diplomuar nė BMCC, nė programin 2 vjecar nė Kontabilitet. Pas BMCC, ai ka aplikuar nė vetėm 3 Kolegje apo Universite, nė Fordham University, Baruch College dhe Lehman College. Ishte pranuar nė tė tri kėto institucione tė arsimit, por Valoni thotė se zgjodha Kolegjin "Lehman", pėr shkak tė degės sė Kontabilitetit qė kishte kryer dy vjet mė parė. "Kolegji na tha ai m’i patė pranuar tė gjitha kreditėt qė i kisha arritur nė BMCC, pastaj ai ėshtė afer vendit ku unė banoj, ka njė numėr tė madh tė studentėve shqiptarė, si dhe ka njė program shumė tė mirė tė Voleibollit, nė tė cilin edhe kam marrė pjesė." 

Menjeherė, pasi ai filloi studimet nė "Lehman", themelon organizatėn Bashkimi i Studentėve Shqiptarė (Albanian Students Union) ASU. ASU ėshtė njė organizatė e sudentėve shqiptarė tė Kolegjit Lehman. Ajo synon tė promovojė kulturėn, traditat dhe zakonet, dhe t’i informojė komunitetet tjera nė Kolegj po ashtu edhe tė tjerėt, pėr kulturėn shqiptare.

Si themelues dhe Presidenti i ASU, bashkė me tė tjerė studentė, Valoni me studentėt shqiptarė ka organizuar me sukses festimin e disa ngjarje kombėtare dhe disa mbrėmje kulturore. Fillimisht ata ftuan ish kongresmenin Joe DioGuardi, qė tė fliste pėr Kontabilitetin, Transaprencėn dhe sinqeritetin e raportimeve ndaj qytetarėve tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės.

ASU jo vetem qė krijoi komunitetin shqiptar nė Kolegjin Lehman, por bashkoi edhe studentė tė tjerė shqiptarė qė janė pjesė e sistemit tė City University of New York-CUNY. Ata janė studentė shqiptarė tė disa kolegjeve, si: John Jay Colleg, Baruch College, BMCC, City College, etj. 

Mė pasė ASU organizoi, mbrėmje festive pėr diten a Pavarėsisė sė Shqipėrisė, e po ashtu edhe tė Pavarėsisė sė Kosovės. Kėshtu ata kishin ftuar miq, aktivistė, profesionistė, aktorė, muzikantė tė njohur nė komunitetin shqiptar. Mysafirė ata kan pasur vazhdimisht: ish Kongresmenin Joe DioGuardi, Sherely Cloyes, Mark Gjonaj, Nick Markola, Besim Muriqi, kengetarja shqiptare DI-VA, Diana Vajushi, Agim Gerbeshi, Frederik Ndoci etj.

ASU nisi tė bashkėpunoi edhe me organizata tjera jo vetėn nė Lehman College, por edhe jashtė tij, sic ishte US Census 2010, me z.Ilir Hysa, qė tė informojė jo vetem shqiptarėt por edhe komunitete tjera qė gjenden nė rajon.

Valoni thotė se " Ėshtė shumė e rėndesishme qė tė gjithė tė njiheshin, sepse, pa marrė parasysh se cilit komunitet i takojnė, ata marrin ndihmėn qė meritojnė prej shtetit. Kėtu pėrfshihen spitalet, shkollat, rruget, ndryshimi i zonave elektorale, pėr tė prezntuar mė pas nė Kongres etj. ASU po ashtu shfaqi edhe filmin e njohur shqiptar, i prodhuar nga Z. Roko Markolovic, "My Destiny"." 

Si shoqatė e studentėve shqiptarė, ata morėn pjesė pėr herė tė parė nė njė mbledhje tė tė gjitha shoqatave shqiptare qė gjenden nė SHBA, nė prill 2011. Takimi kishte qėllim tė inicojė njė referendum qeverisė sė Republikes se Shqipėrisė qė tė merrte hapa demokratikė pėr zgjedhjet.

Nė Lehman College, ai mori pjesė edhe nė lojėra tė Volejbollit. Ekipi Lehman College fitoi vendin e tretė nė garėn e kampnioneve tė CUNY. Kjo ishte njė pėrvojė shumė e mirė, sepse Valoni ka pasur rast tė njohė shumė studentė dhe pėrkrahės gjatė lojės nė Voleiboll. Aqsa kur ai konkurroj pėr president tė Kėshillit Studentor (Student Government) ka marrė shumė vota prej atyre qė i njohu gjatė lojės nė Volejboll. 

Mė tej ai tregon se :" Nė vitin e katėrt tė studimeve, unė doja t’ia dorėzojė postin e presidentit dikujt tjetėr. Ishte njė eksperiencė shumė e mirė, por vendosa tė konkurojė pėr arkatar (Financial Planner) tė kėshillit tė studentėve. U emėrova nė kėtė detyrė dhe pėr njė vit, i menagjova afer 170,000 dollar , para kėto tė studentėve. Si arkatar i organizatės, sė bashku me studentėt dhe bashkėkombasit, ndihmuam Z.Dioguardi bashkėkombasin tonė gjatė fushatės pėr Senatin Amerikan.". 

Pėr Dioguardin Valoni mendon se ai kishte platformė tė mire, ide tė reja dhe tė mira pėr shtetin e NY dhe SHBA-tė. Ai ka mė shumė se 20 vjet eksperiencė nė fushėn e kontabilitetit publik, thotė Valoni eksperiencė nė fushėn e politikės. Ai kishte qenė kongresmen mė herėt. dhe na ka ndihmuar shumė ne shqiptarėve kur kemi pasur mė sė shumti nevojė, nė kohėn mė tė vėshtirė. Ka bėrė shumė pėr Kosoven dhe popullin shqiptar. Ai vazhdon tė punojė pėr ēėshtjet shqiptare nė Ballkan. Pėr kėto arsye ne e kemi ndihmuar dhe vazhdojmė ta ndihmojmė dhe ta mbėshtesim DioGuardin, fletė me shumė besim Valoni.

Nė fund tė bisedės studenti pejan nė New York, Valon Lajēi i tha gazetės kombėtare Bota Sot se :"Shpresoj dhe do tė punojmė qė nė tė ardhmen, komuniteti shqiptar tė ketė Paraden e vet ketu nė Nju Jork, sic e kanė tė gjitha komunitetet tjera. Ta pėrkrahim dhe t’i ndihmojmė Shoqatės VATRA, e cila ėshtė shoqata mė e vjetėr shqiptare kėtu nė SHBA prej vitit 1910. Me lejen dhe ndihmėn e Vatrės ne mund tė krijojmė Kongresin Pan Shqiptar kėtu nė SHBA, sepse ne shqiptarėve nė SHBA na duhet njė bashkim. Me Kongresin Pan Shqiptar ne do tė kishim me qenė mė tė bashkuar, mė tė avancuar nė fushata tė ndryshme nė teren. Po ashtu kishim me qenė tė respektuar nga komunitetet tjera, nga politikanė, po ashtu edhe nga qeveritė bashkiake, shteterore dhe kombėtare".

Pėr tė gjitha kėto Valoni i faleminderohet nė rradhė tė parė prindėrve tė tij dhe kėtij vendi tė bekuar SHBA mikut tė pėrjetėshėm tė Shqiptarėve.

NJĖ PEJAN NĖ NJU JORK - VALON LAJĒI U3_valon2



NJĖ PEJAN NĖ NJU JORK - VALON LAJĒI U3_valon3



NJĖ PEJAN NĖ NJU JORK - VALON LAJĒI U3_valon6



NJĖ PEJAN NĖ NJU JORK - VALON LAJĒI U3_valon8





NJĖ PEJAN NĖ NJU JORK - VALON LAJĒI U3_valon9
Dardania
Dardania
Admin

Shteti : Gjermani
Postime : 2132
Kyējet nė forum : 17854
Regjistruar mė : 2010-11-08
Profesioni : Cia.... :)

http://www.dardania.msnboard.com

Back to top Go down

Back to top


 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum