Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Josif Droboniku

Go down

Josif Droboniku Empty Josif Droboniku

Post by Dardania Sun 19 Apr 2015, 15:50

Josif Droboniku 220px-ALB_20070720_img_1472 Josif Droboniku (1952) ėshtė piktor, mozaiēist dhe ikonografik shqiptar, njė nga artistėt mė tė rėndėsishėm bashkėkohorė.
Jetėshkrim

Josif Droboniku u lind nė Fier mė 25 dhjetor 1952. Ndoqi liceun artistik dhe Institutin e Lartė tė Arteve nė Tiranė nė degėn e Pikturės Monumentale. Mozaikėt dhe afresket e tij i gjen nė Muzeun Historik Kombėtar dhe Pallatet e Kulturės nė Tiranė, Lushnje dhe Peshkopi. Arrin nė Ungra tė Kalabrisė nė vitin1990. Ungra, sė bashku me Horėn e Arbėreshėvet nė Siēili, janė zemra e bashkėsisė mė tė lashtė shpirtėrore tė Arbėreshėve nė Itali. Mbėrrin me bashkėshorten dhe kolegen e tij, Liljana Prifti dhe vajzat e tyre Mirlinda dhe Alba, si tė gjithė krijuesit shqiptarė qė dinin me siguri se ē'po linin prapa por qė pak prej tyre imagjinonin tė ardhmen e tyre profesionale nė njė vend tė ri.

Nė Shqipėri Droboniku lė pas njė krijimtari tashmė tė afirmuar nė nivel kombėtar, pas kryerjes sė studimeve fillimisht nė liceun artistik tėTiranės dhe mė tej studimeve tė kryera nė Institutin e Lartė tė Arteve nė Tiranė (sot Akademia e Arteve tė Bukura). Punon nė zhanre tė ndryshme tė artit pamor duke filluar qė nga filmi multiplikativ pranė Kinostudios dhe mė tej kryesisht nė fushėn e pikturės dhe mozaikut monumental. Mjafton tė pėrmendim bashkautorėsinė nė realizimin e mozaikut madhėshtor tė Muzeut Kombėtar nė Tiranė.

Nė Ungra, Droboniku, njeh peshkopin e eparkisė bizantine arbėreshe tė katundit, Imzot Erēole Lupinaēi. Nuk ju desh shumė peshkopit tė kuptonte se kishte pėrpara njė artist tė talentuar, atė tė cilit mund t’i besonte punimet pėr kishat e tyre bizantine. Ato punė tė para, qė filluan tė pasuronin kurrikulumin artistik tė Drobonikut, qė atėherė “i pasur” nė pikturė monumentale, bėnė qė Peshkopi dhe eparkia e Ungrės t’i besonin nė vite tė gjitha veprat artistike. Nga ky moment u reduktua gradualisht dhe ardhja nga jashtė e piktorėve ikonografė, qė deri atėherė pėrbėnin tė vetmin burim artistik pėr dekorimin e kishave tė zonės tė ritit bizantin-ortodoks.

Josif Droboniku, i shoqėruar profesionalisht nga bashkėshortja e tij Liljana, fillon njė rrugė artistike konstante, gjithmonė e mė tė rafinuar nė krijimin dhe interpretimin e veprave ikonografike, duke na zbuluar edhe njė herė njė skaj tjetėr krijues tė tij, si pėrsa i pėrket pėrvetėsimit tė teknikave tė reja pėr tė, si ajo e ikonės dhe sigurisht ekuilibrit tė gjetur kaq lehtėsisht, kaq mrekullisht midis kanoneve tė rrepta shumėshekullore tė ikonografisė dhe ekspresivitetit emocional kohor. Dhe sot ai ėshtė autor i mozaikut nė kupolėn e katedrales sė Lungros, plot 112 metra katrorė, i mozaikut nė fasadėn e brendshme, i titulluar "Gjyqi i pėrbotshėm (90 mq) i dhjetėra mozaikėve, afreskeve dhe ikonave nė kishat e vendeve arbėreshe nė Kalabria(Allimarri, Ēifti, Frasnita, Kantinela, Mbuzati, Picilia, Strighari, Shėn Benedhiti, Shėn Mitri, Shėn Sofia etj), nė Siēilia (Kundisa,Hora e Arbėreshėvet, Pallaci,Palermo, etj), nė kishat e arbėreshėve tė Apulias, Napolit e Romės.

Tė realizosh mozaikė, afreske, ikona do tė thotė dhe njė veprimtari sipėrmarrėse komplekse, pra marrėdhėnie me arkitektė, pėrgjegjės monumentesh kulture, raportesh politike me asesorate, mjeshtėria muratorė, magazina materialesh nga mė tė rrallat, instrumenta e vegla nga mė tė padėgjuarat, ngjyrat, penela, e mjete tė tjera klasike pėr piktorin e traditės sė lashtė. Pra krahas aftėsisė sė tij krijuese tė kultivuar nė vite, ai rezulton dhe si njė sipėrmarrės me intuitė dhe inteligjencė natyrale, me aftėsinė e tij tashmė proverbiale tė pėrshtatjes dhe integrimit social. Dhe sot ai ėshtė titullar i njė ndėrmarrje familjare prodhimesh artistike nė gjinitė e lartpėrmendura.

Nė mėnyrėn e vet Droboniku tashmė ka peshėn dhe hapėsirėn e vet si njė nga autorėt mė tė kėrkuar nė fushėn e vet nė nivel kombėtar. Dy kisha bizantine nė Romė i kanė porositur afresko e ikona. Sot Josif Droboniku ka studion e vet "tė quajtur "Arberart", nė Ungra me pėrmasat adekuate pėr dimensionet shpesh madhėshtore tė veprave tė tij, por vitrina e tij artistike mbetet laboratori i hapur nė Altomonte, qendėr tashmė e njohur e aktiviteteve kulturore nė nivel kombėtar nė Krahinėn e Kozencės.

Talenti i tij natyral, i shoqėruar vazhdimisht me me njė ecje pjekurie nė kohė nė interpretimin e ikonės realizon figurat e pasqyruara nė tė, duke respektuar me bindje kanonet tradicionale, duke i ringjallur ato dhe duke i bėrė pjesė e emocioneve mė intime tė shpirtit njerėzor universal. Nėse do t'ju bjerė rasti tė ndodheni pėrpara njė ikonostasi ose afresku apo mozaiku tė Drobonikut, me dimensione relativisht tė konsiderueshme, me siguri do tė provoni ndjesinė e harmonisė dhe solemnitetit, e cila transformohet sėbashku me ju nė njė liturgji figurash dhe ngjyrash qė kanė tė pėrbashkėt qiellin dhe dheun, nė njė liturgji kozmike ku ngėrthehet dhe pėrfshihet dhe njeriu, i transformuar nga spektator nė aktor, gati i murėzuar nė veprėn e artit qė ėshtė duke soditur. Dhe dihet se kur ndodh ky fenomen i quajtur "poezi", vepra artistike merr aromėn e lehtė tė pėrjetėsisė. Arti i tij ikonografik paraqitet si njė rizbulim i antropologjisė kristiane, si njė pikturė qė nė vetėdijen e tij paraqitet si njė rikthim i shprehjes sė shenjtė e destinuar drejt tregimit tė thellė dhe lutjes sė heshtur, nė ndjekje tė historisė personale tė Njeriut dhe Kishės, si ambasadore e njė tradite dhe kulture antike, ku hyjnė njerėzit e shpėrndarė nė tė gjithė botėn.

Tek ky artist tė ēudit para sė gjithash aftėsia krijuese shumėplanėshe. Ai arrin nė pak kohė tė kalojė nga aspekti monumental i artit tė ashtuquajtur realizėm socialist nė transfigurimin solemn tė figurave bizantine qė pasqyrojnė njeriun shpėrblimtar nė aspektin fizik dhe atė tė lumnėsisė sė tij. Sigurisht konvencionet kanė rezultuar gjithmonė si zinxhira tė rėndė pėr krijuesin dhe shpesh kur talenti ėshtė i bollshėm, i kapėrcen dhe ndryshimet me tė mėdha nė kohė rekord. Sigurisht dhe pėrdorimi nga ana e kėtij mjeshtri e linjės sė sigurt, aftėsia e kompozimit tė figurave tė shumta, pregatitja teknike dhe artistike e pėrgjithshme nė Akademinė e Arteve tė Bukura tė Tiranės, e kishin tashmė pajisur, pėr tu transformuar artistikisht (jo pa lodhje e mundim) nė artistin e ikonės, afreskut dhe mozaikut tė stilit neobizantin. Sigurisht aroma e artit bizantin nuk u ēfaq si risi pėr Drobonikun, ai lind dhe formohet nė Shqipėri nė njė ambient kulturor fatlum, pėr vetė faktin e ekzistencės sė artit tė ikonave tė shkollės sė Beratit tė shek XVI, tė themeluar nga Onufri dhe tė trashėguar dhe nga biri i tij Nikolla dhe dishepuj artistikė tė shumtė, njė stil ky i papėrsėritshėm nė gjithė ikonografinė botėrore, i cili sikur ridoli nga subkoshienca intime e mjeshtrit tonė, e transmetuar nga shekujt nė riprodhimin artistike tė Krishtit, shenjtėve apo engjėjve tė pėrjetshėm.

Sigurisht ardhja nė Kalabri dhe Siēili midis komunitetit arbėresh, i lejoi artistit tė rizbulojė edhe njė herė trashėgiminė shpirtėrore dhe kulturore tė lidhur nė mėnyrė intime me traditėn e ritit ortodoks, ku ai rinjohu njė traditė tė vjetėr siē ėshtė ikonografia, qė dikur nė errėsirėn e shekujve i takonte fort dhe tokės sė tij.

Nė krah piktorit qėndron qė nga bankat e shkollės dhe deri mė sot bashkėshortja e tij Liljana, njė piktore e talentuar, qė nė njė masė tė caktuar pėrbėn tė ashtuquajturėn "alter ego" tė tij, Dhe pėr kėtėt ėshtė shpesh vėshtirė tė dallosh me saktėsi ku mbaron vepra e Josifit dhe ku fillon kontributi i saj, sepse ėshtė evident fakti qė nė disa detaje tė veprės sė Drobonikut, ku finesa ėshtė tepėr femėrore, pa dyshim kemi tė bėjmė me kontributin e saj, me shijen dhe formimin e saj, me eksperiencėn e saj nė teknikėn e tekstilit. Dhe "veshjet" e figurave tė shenjta nė ikonografinė ortodokse janė aspekte tė pamohueshme tė njė arti tė aplikuar siē ėshtė teknika tekstile.
Dardania
Dardania
Admin

Shteti : Gjermani
Postime : 2132
Kyējet nė forum : 17854
Regjistruar mė : 2010-11-08
Profesioni : Cia.... :)

http://www.dardania.msnboard.com

Back to top Go down

Back to top


 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum